Reagon pushteti vendor: U morën masat për riparimin e defekteve të kopshteve në Ksamil

Situata e kopshteve të fëmijeve në njësinë administrative Ksamil të Bashkisë Sarandë, me një popullsi të regjistruar prej mbi 10.000 banorë , ka vijuar të jetë në vëmendje të monitorimeve nga Agjencia AJMMI- partneri lokal i “Together for Life”- në kuadër të projektit të mbështetur nga Leviz Albania.

Administratorja e Ksamilit Valbona Oruçi, bëri të ditur për “Together for Life”, nëpërmjet partnerit  lokal AJMMI, se problematikat kryesore të evidentuara  në kopshtet e fëmijëve në Ksamil, janë rikuperuar.

Gjatë takimeve dhe vëzhgimeve në terren si edhe në takimet me edukatoret dhe drejtueset e këtyre institucioneve ishin evidentuara disa mangësi që dëmtonin procesin normal të  funksionimit të kopshteve. Të tilla sipas vëzhgimeve në terren në mjedise të kopshteve Nr.1 dhe Nr. 2 ishin ato që lidheshin me papërshtatshmërinë e  mjediseve hidrosanitare po edhe  prania e lagështirës në një pjesë të  mjediseve të Kopshtit Nr.2- Ksamil.

Znj .Valbona Oruçi vuri në dukje se pjesa më e madhe e problematikave të evidentuara si nga takimet me personelin e kopshteve të Ksamilit, ashtu edhe në  verifikimet drejtpërdrejtë të mjediseve  në  këto institucione; janë riparuara, janë rikuperuar edhe sot mund t’i konsiderojmë si të papercyera.

Sipas Administratores, “Jo se nuk njiheshin problemet e konstatuara dhe të shndërruara në objekt të punës riparuese; por se ato-veçanërisht pas tryezës së organizuar nga AJMMI dhe “Together for Life”, në prani të prindërve, edukatoreve dhe përfaqesuesve të bashkisë Sarandë u përfshinë në ndërhyrje  konkrete duke ripartuara si lagështirën ashtu edhe përshtatjen e tualeteve ekzistuese për fëmijët e  kopshteve.

Për një periudhë gati 3 mujore kopshtet e Ksamilit ishin pjesë e punës verifikuese  në kuader të projektit të mbështetur nga Leviz Albania. “Lëviz për kopshtin tim”.

Fotografimi, monitorimi dhe evidentimi e ballafaqimi i problemeve të hasura, gjeti mirëkuptimin dhe angazhimin e stafeve të vetë kopshteve të fëmijëve dhe të stafit të NJA-Ksamil. Bashkëpunimi me ndërmarrjen e shërbimeve publike të Bashkisë- dhe mbështetjen e stafit drejtues të bashkisë – tha administratorja Valbona Oruçi-bëri të mundur që të kapërceheshin problemet dhe të niste mbarë viti 2019.

“Ne falenderojmë si “Together for Life”, ashtu edhe shoqatën AJMMI këtu në Sarandë dhe Leviz Albania për impenjimin e ndihmesën sensibilizuese për frymën e bashkëpunimit që besoj do të vazhdojë edhe gjatë 2019-s,- tha Valbona Oruçi, Administratore e Ksamilit.

Vasilika Ifandi– AJMMI


Monitorimi i Kopshteve të Saranës dhe Delvinës, u realizua nga Agjensia Ajmmi si organizatë partnere e shoqatës “Together for Life”, në kuadër të projektit rrjeti “Lëviz për Kopshtin tim”, mbështetur nga LevizAlbania.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *