Rrjeti “Lëviz për kopshtin tim”, zhvillon takimin e dytë me anëtarët e Bordit të Prindërve

 

Projekti “Rrjeti – Lëviz për kopshtin tim” i cili ka për qëllim të mobilizojë grupimet e qytetarëve për të ndikuar në rritjen drejt transparencës dhe mirëqeverisjes së pushtetin lokal, zhvilloi forumin e dytë me prindërit Anëtarë të Bordeve e kopshteve të Tiranës. Prindërit të cilët morën pjesë në takim, u informuan lidhur me standated fizike dhe buxhetimin e kopshteve të Tiranës. Në takim u diskutua gjithashtu,  mbi rolin e antarëve të bordit të prindërve dhe angazhimin e tyre,  politikat lokale lidhur me arsimin parashkollor, si dhe prindërit u vunë në dijeni për trajnimin që do të zhvillohet  në hapat e tjera të projektit,  ku ata do të trajnohen për advokim dhe lobim në pushtetin lokal.

Znj.  Manjola  prind në kopshtin numër 29, shprehu interesin për tu angazhuar vazhdimisht në aktivitetet e projektit si një mënyrë  për të qënë e informuar dhe për të dhënë më të mirën për fëmijën e saj dhe kopshtin ku ai do të jetë për 2 vitet e ardhshme.

Gjatë takimit u fol më gjatë lidhur me  bordin e prinderve , si funksionon ai, sa herë në rizgjidhen anëtarët dhe sa herë mblidhet për të diskutuar për problematikat me të cilat përballen fëmijët. Prinderit shprehën gjithashtu dëshirën për të marrë pjesë sëbashku me shoqatën “Together for Life”, në mbledhjet që zhvillon Këshilli Bashkiak i Tiranës, për t’u informuar mbi buxhetin e kopshteve.

Në përfundim të takimit u ndanë me pjesmarrësit materialet informuese të përgatitura nga shoqata “Together for Life”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *