Si të informohemi përmes portalit “Kopshtiim.com”

 

Në kuadër të projektit Rrjeti “Lëviz për Kopshtin tim” zbatuar nga shoqata “Together for Life” dhe mbështetur nga LevizAlbania është aktivizuar dhe portali kopshtiim.com,  i  cili synon të informojë dhe të përfshijë qytetarët në çështjet e qeverisjes vendore dhe në veçanti të standardeve të shërbimeve në arsimin parashkollor.

Portali Kopshtiim.al përmban disa kategori si:

Ligje dhe rregullore, ku mund të lexoni ligjet dhe të drejtat që lidhen me kopshtet, Lajme, ku mund të informoheni për të rejat më të fundit që kanë lidhje me fëmijët, prindërit, institucionet arsimore. Kategori të tjera për t’u lexuar janë Aktivitete ku mund të njiheni me aktivitetet më të fundit që zhvillon shoqata “Together for life” dhe organizatat partnere,  Raporto dhe Denonco, ku  mund të dërgoni rastet ku vini re shkelje të ligjeve, standardeve, apo të drejtat e fëmijëve, si dhe rubrikat Media dhe Publikime në të cilat gjeni emisionet televizive, kronikat e realizuara nga media të tjera lidhur me aktivitetet e ndryshme të projektit.

Në faqen kryesore gjendet dhe kategoria Profil ku mund të gjeni intervista me personazhe frymëzuese. Në portal mund të gjeni gjithashtu  disa nënkategori të cilat ofrojnë informacion lidhur me shëndetin, edukimin, argëtimin si dhe  adresarin, ku ndodhen adresat e kopshteve të monitoruara nga shoqata “Together for Life”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *