Ditët më të ftohta të dimrit fëmijët i kalojnë me ngrohës alternativ

Pranë profilit tonë “Lëviz për Kopshtit Tim” në Facebook kanë ardhur disa ankesa për sa i përket ngrohjes së ambienteve të kopshteve. Shumë prindër të zonave të ndryshme kanë raportuar që në kopshtet e fëmijëve të tyre nuk ka ngrohje, ose kaldaja ndizet me orare ose ka defekt.

Ky është kthyer në një shqetësim të madh për prindërit, pasi ndikon në shëndetin e fëmijës së tyre, si dhe pengon ata në angazhimet e tyre ditore, pasi disa prej tyre detyrohen t’i marrin fëmijët në shtëpi.

Në mesazhet në faqen e ‘Leviz Për Kopshtin Tim’ një prind shkruan: “Ngrohja në kopshtin e fëmijës tim nuk funksionon. Kaldajat nuk ndizen që para vitit të ri. Po të shihni edhe pjesëmarrjen e fëmijëve shumë e dobët. E çoj në mëngjes me shpresën se janë rregulluar (se na kanë thënë që ka defekt) dhe e marr serish mbrapsht sepse aty thahen fëmijët… kanë dy ngrohëse që edhe t’i prekësh me duar nuk të djegin…. vetëm ndriçojnë 2 shufra halogjene ….”

Ndërkohë drejtuesit e kopshteve kanë pranuar që ka defekte me kaldajat, por që tani gjithçka është nën kontroll.

Drejtoresha: “Ka patur defekt dhe është rregulluar pasi është punuar nga mbyllja e orarit të kopshtit deri në darkë vonë dhe gjatë kohës që kaldaja nuk ka punuar kemi përdorur ngrohës të tjerë alternative”.

Për sa i përket virozave, kopshti nr. 41 në bashkëpunim me mjeken kanë afishuar në derën e çdo grupi këshilla dhe rekomandime për fruthin dhe linë. Ndërsa raportohet që nuk ka fëmijë me grip kjo pasi as prindërit nuk i sjellin në kopsht.

Sipas studimit të bërë nga Shoqata Together For Life “Monitorimi fizik i kopshteve të qytetit të Tiranës” ka rezultuar që:

  • 24% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 9 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) kanë vetëm ngrohje për mbajtjen e temperaturës konstante në ambientet e tyre.
  • Fëmijët e 7 prej kopshteve të monitoruara (nga të cilat nuk ka të nismës “Adopto një kopsht”), (17%) nuk kanë në ambientet e tyre as ngrohje e as ftohje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *