TFL trajnon prinderit e bordeve të kopshteve në Bashkisë Tiranë

Shoqata Together for Life zhvilloi trajnimin me prindër dhe anëtarë të bordeve nga disa kopshte të Bashkisë Tiranë. Ky trajnim kishte në fokus njohjen me të drejtën e informimit, procedurën dhe afatet ligjore dhe raste në praktikë se si prindërit mund të rrisin transparencën dhe përgjegjshmerine e pushtetit vendor. Pjese e ketij trajnimi ishte dhe njohja me pergjegjesite ligjore që ka bashkia për të siguruar trajtim dhe edukim të fëmijëve në përputhje me standardet.

Trajnimi u mbajt nga eksperti Ligjor Andi Muratej, i cili theksoi për prindërit se “Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore”. Duke i nxitur prindërit të kërkojnë informacion mbi çështjet që prekin mirëfunksionimin e kopshteve që frekuentojnë fëmijët e tyre, Muratej trajnoi prindërit se si të plotësojnë dhe dërgojnë një kërkesë për informacion.

Në takim morrën pjesë prindër nga kopshtet 31, 19, 25, 24, 6, 20 të cilët shprehën dëshirën të japin kontributin e tyre në përmirësimin e cilësisë të sistemit të arsimit parashkollor.

Pas përfundimit të trajnimit, prindërit ngritën dhe disa çështje problematike si mungesa e sigurisë për ushqimin që konsumojnë fëmijët në kopshte, mungesën e hapësirës, si dhe mungesën e psikologut dhe mësueseve ndihmëse.

Trajnimi u zhvillua ne kuader te projektit “Rrjeti Leviz per Kopshtin tim”, mbeshtetur nga Leviz Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *