Përshtati: Kesilda Gjoka
2 vjeçarët ndryshojnë shumë nga mënyra se si flasin dhe sa janë të kuptueshëm. Në përgjithësi, mendohet të kuptohet gjysma e asaj çfarë fëmija thotë. Artikulimi vjen natyrshëm me maturimin e aftësive gjuhësore.
Nëse nuk arrini të kuptoni fëmijët teksa flasin mundohuni të perceptoni mesazhin e tyre pa u shkaktuar stres. Përpiquni të mos thoni, “nuk ju kuptoj.” Pasi do t’i bëni të ndjehen të frustruar. Nëse ju kërkojnë diçka përpiquni të hamendësoni. Nëse përsëri nuk arrini të kuptoni atëherë kërkoni që t’u tregojnë objektin që duan. Mundohuni të mos i bëni presion ose të kuptojnë që jeni të frustruar.
Për t’i inkurajuar që të flasin sa më qartë shqiptoni fjalët me kujdes teksa flisni me ta. Kur ata tregojnë një objekt, thoni emrin dhe kërkojini ta përsërisin. Ose tregoni një objekt dhe pyetini fëmijët për emrin, pas pauzës tregoni emrin e objektit.
Është normale që një 2-vjeçar të shqiptoj fjalët gabim, apo të mos artikulohet mirë. Nëse përsëri nuk arrini t’i kuptoni kur ata mbushin 3-vjeç, atëherë mund të kenë nevojë të bëjnë terapinë e të folurit ose mund të kenë probleme me dëgjimin. Konsultohuni me pediatrin ose me edukatoren për rekomandimet e tyre. Sa më herët të gjendet problemi aq më i lehtë është trajtimi. Shumë probleme me të folurin mund të trajtohen gjatë moshës së hershme (viteve parashkollore) kështu fëmija nuk do të ketë probleme në të ardhmen.
Burimi: Baby Center
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387