Në 2017 shoqata “Together For Life” me mbështetjen e “Lëviz Albania” konkludoi në një studim monitorimin e 43 kopshteve publike në Tiranë. Nga ky monitorim kanë dal shumë problematika siç janë mbikapaciteti, mungesa në kushtet bazike, mungesa të daljeve të sigurisë, mungon sistemi i detektimit të zjarrit etj.
Kopshti nr. 11 Cicërimat është pjesë e nismës “Adopto një kopsht” e ndërtuar në vitin 1960 dhe e rikonstruktuar në 2016. Ajo ka një kapacitet prej 100 fëmijësh, por nga monitorimi doli që kopshti kishte 43 fëmijë mbi kapacitet. Stafi i edukatoreve në këtë kopsht është 8.
Kushtet e plotësuara
- Energji elektrike pa ndërprerje
- Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
- Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
- I rrethuar me mure ndarëse
- Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
- Ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative
- Ka sistem ndriçimi emergjence
- Impiante për shuarjen e zjarrit
Kushtet e paplotësuara
- Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative
- Nuk ka sinjalistikë daljet e emergjencës
- Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
- Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë sipas standardeve
- Nuk ka sistem detektimit të zjarrit
- Mungojnë sirenat e zjarrit
- Nuk ka kamera sigurie
- Mungon mjeku pediatër
Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387