Në studimin e publikuar nga shoqata “Together for Life”, i cili u bazua në monitorimin e 43 kopshteve publike të Tiranës një hapësirë e veçantë ju kushtua sigurisë. Siguria që ofrojnë kopshtet e monitoruara si institucione të mirërritjes së fëmijëve parashkollorë është trajtuar në disa aspekte. Ndër to ishin:
Mungesa e hapësirave të nevojshme për mirërritjen e fëmijëve në kopshtet e kryeqytetit.
Një katalizator i rëndësishëm i ofrimit të një shërbimi cilësor, të krahasueshëm me standardet e projektimit të kopshteve, është sistemi i kontrollit të brendshëm.
Sistemi i ndriçimit të emergjencës. 36.6% e kopshteve të qytetit të Tiranës nuk kanë sistem ndriçimi emergjence. 2 kopshte e kanë sistemin jo funksional. 8 kopshte të rikonstruktuar sipas nismës “Adopto një Kopsht” nuk kanë sistem ndriçimi emergjence.
Sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit. Nga monitorimi i kopshteve të qytetit të Tiranës u vu re:
20 kopshte (nga të cilat 14 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sirena alarmi për lajmërimin e ndonjë zjarri të mundshëm.
92.7% e kopshteve (nga të cilat 24 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) i kanë dyert që hapen në drejtimin “brenda – jashtë”, duke vështirësuar daljet sa më emergjente në situatë zjarri.
Sistemi CTV dhe Njoftimi Zanor Gjatë monitorimit të seksionit të sigurisë, ishte e rëndësishme edhe pjesa e kamerave të sigurisë dhe njoftimit zanor. Nga 41 kopshte të monitoruara, vetëm në 2 prej tyre, të cilat janë të nismës “Adopto një kopsht”, ekziston dhoma e serverit ku është i vendosur sistemi CTV. Duke rezultuar në 37 kopshte (nga të cilat 23 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) pa dhomë serveri dhe pa sistemin CTV.
Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387