Shpërthimi në çerdhen nr. 14, nuk ka fëmijë të lënduar


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Një nga problematikat e trajtuara nga projekti “Lëviz për kopshtin tim”, ka qenë dhe siguria në institucionet e arsimit parashkollor. Shumë nga godinat e çerdheve dhe kopshteve ndodhen në hapësira të papërshtatshme dhe për pasojë fëmijët dhe stafi mësimor përballen me incidente si ai i datës 16 gusht.

Çerdhja 14 në zonën e ‘Ali Demit’ në kryeqytet u trondit gjatë natës së kaluar nga një shpërthim që hodhi në tokë një pjesë të saj. Policia sqaroi se shkak u bë rrjedhja nga një bombul gazi që mbahej në ambientet e pasme të ndërtesës. Shpërthimi u shoqërua me një zjarr që nuk pati pasoja.

“Forcat zjarrfikëse kanë ardhur menjëherë në vendngjarje, kanë bërë shuarjen e flakëve që kanë qenë në fazën fillestare të saj”.

Pavarësisht rënies së një pjesë të ndërtesës çerdhja u hap normalisht në orët e para të mëngjesit nga edukatoret. Ambientin ku rrinë fëmijët e ndan vetëm një mur nga magazina ku ndodhi shpërthimi.

Drejtuesja e çerdhes, tha për mediat se zjarri nuk kishte lidhje me kopshtin dhe se mesimi vazhdon si normalisht pa asnje problem.


Notice: compact(): Undefined variable: limits in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Notice: compact(): Undefined variable: groupby in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Leave a Reply
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Your email address will not be published. Required fields are marked *