![]()
Përshtati: Kesilda Gjoka
Kur vajzat fillojnë shkollën fillore ose 9-vjeçaren ato mund të humbasin “entuziasmin” e tyre për shkak të presionit dhe pritshmërive të larta. Ja çfarë duhet të bëni të formoni një vajzë me vetëbesim dhe më elastike për vitet që do vijnë.
Inkurajoni që të jenë sa më shumë këmbëngulëse
Mësoni vajzës suaj të shprehë çfarë duhet për t’u rritur dhe të jetë e vendosur përballë moshatarëve të saj. Nëse një moshatar tregohet i keq me të, inkurajoni të thotë, “Nuk më pëlqen mënyra se si më flisni”.
Tregohuni specifikë për komplimentat
Përdorni shembuj real kur i thoni fëmijës suaj sa të zgjuar apo të bukur që janë. Ka më shumë vlerë të thoni, “Je kaq e zonja me numrat”, sesa një “Bëre një punë të mirë” e përgjithshme.
Lavdërimet duhet të jenë reale
Vajza juaj e di që nuk është një gjeni i muzikës ose artistja më e mirë në botë, prandaj mos thoni që është. Ajo do të vlerësojë më shumë nëse ju vini re përmirësimet ose komentoni se si ajo është përmirësuar nga performanca në performancë.
Ndihmojeni të kuptojë përse ajo ndonjëherë përjashtohet nga grupet
Shpjegoni vajzës që nuk është ofendim nëse nuk e kanë ftuar në një festë ose të bëhet pjesë e lojës. Tregojini që kur një fëmijë thotë, “Ti nuk mund të luash,” ka të bëjë me humorin e keq të fëmijës dhe jo me vajzën tuaj personalisht.
Inkurajoni sfidat
Mos nxitoni t’i shkoni në ndihmë sapo vajza has në vështirësi. Kur ajo ju kërkon ndihmë, sugjeroni asaj të mendohet për një zgjidhje dhe pak minuta. Do të ndjehet shumë mirë dhe që ka arritur diçka të madhe kur gjen vetë një zgjidhje. Kështu ajo do të kuptojë që është më e zonja nga sa mendonte.
Inkurajoheni të luaje sporte të ndryshme
Në ditët e sotme vajzat mund të luajnë të gjitha llojet e sporteve në shkollë. Mos vendosni ju çfarë sportesh të luaje. Është më mirë të vendosë për veten kështu do të jetë më entuziaste gjatë lojës, dhe praktikimit të sportit. Të qënurit pjesë e një skuadre sporti do ta ndihmonte me aftësitë sociale dhe të paturit të një jete të shëndetshme.
Mos bëni supozime për pikët e forta dhe të dobëta
Fakti që fëmija juaj është vajzë nuk do të thotë që do ketë vështirësi me thyesat dhe do të ketë sukses me leximin. Gjithashtu nuk do të thotë që ajo nuk do të shkojë për kamping apo për peshkim. Mundohuni të punoni me të në përmirësimin e pikave të saj të dobta.
Inkurajoni një ushqyerje të shëndetshme
Në revistat, videot muzikore dhe reklamat po promovohet imazhi i vajzave dhe grave elegante, sensuale dhe “përsosura”, nuk është e çuditshme që vajzat po shqetësohen për paraqitjen e tyre të jashtme që në moshë të hershme. Sigurohuni që t’i thoni vazhdimisht vajzës suaj që është e bukur kështu e inkurajoni të ketë besim në vetëvete. Kur komplimentoni paraqitjen e saj, përpiquni të theksoni edhe veprimet: “Ishe shumë e hijshme sot në orën e gjimnastikës” ose “Të shkëlqyen sytë në skenë”.
Do të ndihmonte shumë dhe vajzat më të mëdhaja në moshë të dëgjojnë që dhe modelet dhe aktoret që dalin në revista nuk janë ashtu në jetën reale. Mësojini vajzës suaj që të jesh aq e dobët nuk është shumë e shëndetshme
I flisni pë barazinë gjinore
Edhe sot e kësaj dite ka njerëz që mendojnë që vajzat nuk mund të merren me shifrat apo gjëra të tjera që i bëjnë djemtë. Nëse vëreni që vajza juaj sheh emisone apo filma ku vajzat qëndrojnë në hije ndërkohë që djemtë shpëtojnë botën, flisni me të dhe shpjegojini se në realitet gjerat janë ndryshe. Thenksojini vajzës që asgjë nuk është e paarritshme.
Shfrytëzoni çdo mundësi teksa shihni lajmet apo lexoni gazetat për t’i treguar vajzës suaj që gratë mund të bëjnë çdo gjë. Tregoni asaj gra politikane, doktoresha dhe atlete në njohura dhe të suksseshme.
Të lexuarit të librave ku personazhi kryesor është një grua është një mënyrë shumë e mirë për të dhënë mesazhin pa qënë e nevojshme të mbash leksione.
Burimi: Baby Center
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387