Përshtati: Kesilda Gjoka
Disa strategji të ndryshme mund reduktojnë ankthin nga provimi dhe të rrisë performancën në ditën e tij.
Pak nervozizëm para provimit është normale dhe ju ndihmon që të fokusoni vëmendjen tek ai. Por me ankthin para provimit, ndjenjat si shqetësim dhe dyshimi në vetëvete mund të interferojnë me performancën dhe të dilni keq. Ankthi para një testi/provimi i ndodh kujdo, nuk ka rëndësi nëse je në fillore, në 9-vjeçare, student apo një punonjes që po kryen një test për të avancuar në karrierë ose për të marrë një certifikim.
Ja disa strategji se si mund të reduktojmë stresin:
Mësoni si duhet të studioni në mënyrë efikase. Shkolla juaj mund t’iu ofrojë leksione ose burime të tjera që mund t’iu ndihmojnë me teknika të studimit dhe strategjinë e dhënies së provimit. Ju do të ndjeheni më të relaksuar nëse studioni sistematikisht dhe praktikoni materialin që është në provim.
Studioni herët dhe në vende të ngjashme. Është më mirë të studioni më herët se sa ta lini t’iu mblidhen të gjitha në fund. Gjithashtu, nëse studioni në të njejtin vend ose vend të ngjashëm me vendin ku do mbahet provimi ju ndihmon të kujtoni informacionet që ju duhen kur do jepni provimin.
Krijoni një rutinë të qëndrueshme para provimit. Gjëni çfarë funksionon dhe ndiqni hapat sa herë që keni provim. Kjo do të lehtësojë nivelet e stresit dhe ju ndihmon që jeni të pregatitur.
Komunikoni me profesorin. Sigurohuni të kuptoni se çfarë do ketë në çdo provim dhe si të pregatiteni. Për më tepër, tregojini mësuesit tuaj që ndjeni ankth para provimeve. Ai/ajo mund të ketë sugjerime që mund t’iu ndihmojnë ta kaloni me sukses.
Mësoni teknika relaksi. Për t’iu ndihmuar që të qëndroni të qetë dhe konfident para dhe gjatë provimit, praktikoni teknikat e relaksit, siç janë frymëmarrje e thellë, relaksimi i muskujve herë pas herë ose mbyllni sytë dhe imagjinoni një rezultat pozitiv.
Mos harroni të hani dhe pini. Truri juaj ka nevojë të ushqeheni që të funksionojë. Mos dilni pa ngrënë ditën e provimit dhe pini sa më shumë ujë. Shmangni pijet me sheqer dhe pijet me gaz pasi ju shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak dhe më pas të ulet, ose pijet me kafeinë siç janë pijet energjetike ose kafe që shton ankthin.
Kryeni aktivitet fizik. Ushtrimet e vazhdueshme aerobike dhe ushtrimet ditën e provimit mund të ulin tensionin.
Flini mjaftueshëm gjumë. Gjumi lidhet drejtëpërdrejt me performancën akademike. Fëmijët dhe adoleshentët sidomos duhet të kenë një gjumë të rregulltë dhe të pandërprerë. Dhe të rriturit duhet të flenë sa më mirë për një performancë sa më optimale në punë.
Mos injoroni çrregullimet e të nxënit. Ankthi para testit mund të përmirësohet nëse i adresohemi një kushti që ndikon në aftësinë për të nxënë, të fokusimit ose të përqëndrimit. Për shembull, mungesa e përqëndrimit/ çrregullimi i hiperaktivitetit (ADHD) ose dileksia. Në shumë raste, një student i diagnostikuar më çrregullim në të mësuar është vendosur të ndihmohet teksa kryen provimin, siç mund të ketë më shumë kohë, të kryeje testin në një dhomë më vete pa shpërqëndrime ose t’i lexohen pyetjet me zë të lartë.
Konsultohuni me një keshilltar profesionist nëse është e nevojshme. Flisni me një psikolog ose një profesionist në këtë fushë që t’iu ndihmojë të kaloni këto ndjesi, mendime dhe sjellje që shkaktojnë ose përkeqësojnë ankthin. Pyesni nëse shkolla juaj ka shërbim të këshillimit ose pyesni nëse punëdhënësi ofron këshillim përmes një programi asistues.