Kopshti është vendi ku fëmijët kalojnë një pjesë të madhe të kohës dhe çdo prind dëshiron të dijë cilat janë kushtet e tij dhe nëse plotëson standardet apo jo. Sipas një studimi të bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin Bregu i Lumit, pjesë e nismës “Adopto një kopsht” në Tiranë ka 90 fëmijë të regjistruar mbi kapacitet. Kjo sjellë mbingarkesë të grupeve. Grupi i parë ka 80 fëmijë kur kapaciteti është 15 dhe për ta kujdesen vetëm 2 edukatore.
Më poshtë gjeni situatën e kopshtit sipas ndarjes kushte të plotësuara, kushte të paplotësuara:
Kushtet e plotësuara:
- Ka energji elektrike pa ndërprerje
- Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
- Kopshti është i rrethuar me mure ndarëse
- Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
- Oborri është i mbuluar me gjelbërim dhe bimë të shkurtra
- 25% e lojërave në oborr mund të luhen në hije
- Akses për makinat që furnizojnë kopshtin me material
- Ka sistem ndriçimi në rast emergjence
- Ka sistem ndriçimi evakuimi (sinjalistika për evakuimin e ndriçuar)
- Ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit
- Ka dalje sigurie në holl dhe korridore
- Ka sistem detektimi i zjarrit
- Ka impiante për shuarjen e zjarrit
- Ka infermier & psikolog
Kushtet e paplotësuara:
- Mungon ftohja për temperaturë konstante
- Mungon ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
- Mungon ujë i ngrohtë dhe i ftohtë pa ndërprerje
- Mungojnë stolat për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
- Nuk ka akses të karrocave të fëmijëve
- Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative
- Nuk ka sinjalistikë daljet e emergjencës
- Dritaret janë me skara hekuri
- Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë
- Nuk ka tabela për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut? (E kuqe, E verdhë/ Portokalli, Bojëqielli, E gjelbër)
- Nuk ka sirena zjarri
- Kamera nuk janë funksionale në hyrje të kopshtit
- Mungojnë altoparlantë në korridore
Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.