Sot ka përfunduar regjistrimi i fëmijëve në kopshte.
Stafi i “Lëviz për kopshtin tim” ishte në terren për të parë nga afër përfundimin e këtij procesi. U vu re se nuk pati rradhë të gjata prindërish konfuzë, siç është raportuar vitet e mëparshme.
Në terren, drejtuesit e kopshteve u pyetën lidhur me ecurinë e punës.
“Procesi i regjistrimit në kopshte këtë vit ka qenë i qetë. Kjo sepse dokumentacionet janë kërkuar që në fillim. Prindërve iu është komunikuar lista e dokomentave të nevojshme që në krye të herës, dhe nuk ka patur rrëmujë në këtë drejtim”, u shpreh një prej drejtuesve.
Stafi i “Lëviz për Kopshtin Tim” ju uron suksese të gjithë fëmijëve dhe stafit edukativ në vitin e ri arsimor 2019-2020!
*“Edukimi është lëvizje nga errësira në dritë.”- Allan Bloom