Monitorohen 16 kopshte në rrethe, mungesë vëmendje dhe investimi

Punoi: Kesilda Gjoka

Shoqata “Together for life” ka zbatuar një projekt me në fokus arsimin parashkollor. Qëllimi i këtij projekti ka qenë monitorimi i standardeve fizike të kopshteve të Tiranës, të Pogradecit, Sarandës dhe Delvinës.

Projekti ka zgjatur 2 vite. Monitorimi i kryer bazohet në “Standardet e Projektimit të Kopshteve”, të hartuara nga Ministria e Zhvillimit Urban, si dhe në standardet aktuale mbi të cilat vepron Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar.

Në vitin e parë është kryer monitorimi i 43 kopshteve të Tiranës. Të dhënat e dala janë botuar (kliko linkun) dhe prezantuar edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës në praninë e të gjithë aktorëve.

Në fazën e dytë është kryer monitorimi fizik i ambienteve të kopshteve në rrethet Pogradec, Delvinë dhe Sarandë, prej të cilave janë nxjerrë konkluzionet dhe rekomandime të cilat synojnë përmirësimin e gjendjes së evidentuar.

Por, si ka rezultuar gjendja e këtyre kopshteve? A kanë qenë ata në fokus të investimeve dhe a plotësojnë standardet (qoftë edhe minimale) për t’u quajtur institucione të denja për fëmijët e parashkollorit?

Përmes portalit “Kopshti im”, shoqata “Together for life” do të bëjë një prezantim hap pas hapi të rezultateve të dala. Veç njohjes së qytetarëve me situatën, gjithashtu kjo do të shihet edhe si një mundësi për të ngritur zërin dhe kërkuar një vëmendje më të madhe për kopshtet nga institucionet shtetërore përgjegjëse, edhe jashtë vijës së verdhë të Tiranës.

Monitorimi i fazës së dytë ka përfshirë 16 kopshte publike. Monitorimi na tregon për mungesë të hapësirave të nevojshme për mirërritjen e fëmijëve në kopshtet, mungesë edukatores apo staf ndihmës, si edhe grupe mikse.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *