Publikohet udhëzuesi: Rregullat e reja që duhet të zbatohen në kopshte/çerdhe në 1 qershor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19. Ministria ka parashikuar hapjen e kopshteve dhe çerdheve më 1 qershor ndërkohë që rregullorja prej 7 faqesh është shpërndarë në të gjitha kopshtet e çerdhet.

Disa nga rregullat

-Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.

-Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.

-Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes.

-Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.

-Në momentin që fëmija hyn në institucion çdo ditë.

-Do i matet temperature me termometër digjital.

-Do i pastrohen duart me solucion higjienizues në momentin që hyn në çerdhe/kopsht.

-Nëse është e mundur të vendosen vaska me solucion dezinfektues me bazë klor për shuajt e këpucëve përpara hyrjes në çerdhe/ kopsht.

-Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit.

-Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.

-Fëmijët e një grupi do të qëdrojnë në të njëjtën sallë cdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *