Rregullat e reja që duhet të zbatohen në kopshte dhe çerdhe nga 1 qershori

Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e cerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi disa ditë më parë:

Duke filluar nga 1 Qershori, në vend do të hapen edhe kopshtet dhe çerdhet. Draft-protokolli i specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik përcakton rregulla strikte përsa i përket dorëzimit të fëmijëve si dha masave mbrojtëse për personelin e kopshteve dhe çerdheve”.

“Tv Klan” ka siguruar draft protokollin e specialistëve të  ISHP-së, ku përcaktohet se si do të bëhet hapja e kopshteve dhe çerdheve. Fëmijët nuk do lejohet të dorëzohen dhe merren nga gjyshërit, vetëm nga prindërit. Këta të fundit nuk do mund të hyjnë brenda institucionit, por duhet ta dorëzojnë fëmijën tek edukatorja, në derën e kopshtit apo çerdhes.

Po ashtu në draft është përcaktuar se nuk do lejohen në mënyrë kategorike fëmijët që mund të kenë probleme shëndetësore. Madje edhe të vegjlit që do të futen brenda kopshtit apo çerdhes do t’u matet temperatura dy herë në ditë.

Përsa i përket personeli, ata duhet të jenë të pajisur me doreza dhe maska. Po ashtu edhe kuzhinierët duhet të jenë me masa mbrojtëse.

Në draft thuhet se nuk do të ketë kufizime për numrin e fëmijëve, por do të përdoren të gjitha hapësirat e kopshtit dhe çerdheve për të krijuar distancë mes fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *