Ministria e Arsimit: Nga nesër nis mësimi rregullisht

Ministrja e Arsimit,  Besa Shahini përmes postimin në profilin e saj të facebook ka lajmëruar që nga nesër rihapen dyert për të gjithë nxënësit e shkollave dhe vogëlueshve që frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet. Zonja Shahini, shkruan që vetëm dy shkolla nuk do të hapen nesër por që është gjetur zgjidhja. Dhe që shpreson që të gjithë fëmijët dhe prindërit e tyre të jenë qetësuar.

 “Siç njoftuam edhe dje, të gjitha shkollat janë gati për të rifilluar mësimin. Aty ku ka patur plasaritje, janë mbyllur dje nga ekipet që punuan deri natën vonë. Dy shkolla vartëse nuk do të hapen nesër, por nxënësve u është siguruar transport për tek shkolla qendër. Shpresoj që nxënësit dhe prindërit pushuan dhe u qetësuan sot. Nesër të gjithë në mësim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *