Nuk mund të edukohet fëmija me dhunë, gënjeshtra, dhe të folur jo të zgjedhur.

Nga Lira Gjika

  • Kur je i nxehur mos e prek fëmijën me dorë sidomos kur je në rrugë. Nervozizmi është një energji që ti vetë nuk arrin ta kontrollosh. Ti reagon në mënyrë të dhunshme jo nga veprimi i fëmijës, por për shkak të situatës së turbullt emocionale brënda teje.
  •  Fol me fëmijën pasi të jesh qetësuar dhe ke mundësi të kontrollosh nervozizmin.
  • Kur bën një veprim të keq ndaj fëmijës, kur qetësohesh, të paktën kërkoi të falur.
  • Edukimi nuk ndodh kur i rrituri urdhëron. Kjo mënyrë krijon vetëm frikë dhe përsërit të njëjtën mënyrë të sjelluri.
  • Edukimi nuk mund të realizohet kur të rriturit janë nervoz dhe urdhërues.
  • Kur flisni me fëmijën, uluni në gjunjë që të barazoheni me të dhe të mos flisni në pozicion nga lart- poshtë. 
  • Kur flisni me fëmijën mos e shkundi apo kapni për krahu apo veshi, janë veprime që gjymtojnë.
  • Kur flisni me fëmijën, flisni me drejtshkrim. Dialekti duhet përdorur pasi është dhënë këshilla më parë me drejtshkrim. Fëmija duhet ta njohë edhe dialektin.
  • Mos e gënjeni fëmijën as për arsye madhore. Përpiquni t’ia thoni të vërtetën fëmijës, sa më kuptueshëm edhe kur është një vjeç.
  • Ëmbëlsoni zërin kur flisni me fëmijën.
  • Nuk mund të ketë edukim të mirë me dhunë, gënjeshtra, dhe të folur jo të zgjedhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *