Një vajzë e re shuëmdimensionale, një frymëzim për çdo të ri që synon të përfshihet në mbrojtjen e kauzave më të mprehta sociale. Nertila Çelestina, njihet nga publiku i gjërë si kantautore dhe aktiviste e shoqërisë civile, edhe pse ka përfunduar studimet për Diplomaci. Pa mundur t’i ndajë nga njëra – tjetra ajo shprehet se i bashkon mesazhi i dashurisë. Nertila rrëfen për gazetën “Shëndet +” , si lindi pasioni për këngën dhe cilat janë të veçantat e teksteve të saj dhe flet më gjatë për sistemin shëndetësor në shqipëri dhe identifikon pikat më të dobta. Sa i beson ajo shprehjes se një mollë në ditë mban doktorin larg, cila është sfida më e madhe dhe çfarë e bën të lumtur, mund t’i lexoni në intervistën më poshtë…
Nertila, për të gjithë që duan të dinë më shumë për ty, mund të rrëfesh pak më shumë për veten?
Së pari ju falenderoj për hapsirën që po më jepni me këtë intërvistë. Jam 29 vjeçe, me origjinë nga Malsia e Madhe,Kelmend por jam lindur e rritur në një fshat shumë të bukur mes malit, fushave e lumit Drin, në fshatin Kakarriq të Lezhës. Kam mbaruar shkollën tetëvjeçare ne Gjadër Lezhë, gjimnazin e përgjithshëm të qytetit Lezhe dhe vijuar studimet në Tiranë, Diplomaci/Drejtësi.
Muzikë dhe aktivizëm… çfarë i bashkon të dyja tek ti?
I bashkon pasioni, mesazhi i dashurisë, forcës së shpirtit dhe misioni për kauzat e mëdha shoqërore.
Si ka lindur pasioni për muzikën? E sheh më shumë si një hobi apo një punë që të sjell të ardhura të mira?
Ky pasion ka lindur herët që nga kengët kur mami i këndonte në shtëpi për ne. Mami dikur u kërkua për festivalin e Gjitokastrës por mentaliteti i kohës bëri që mos të shkonte nga familja.U zhvillua në heshtje ky pasion derisa u zgjerua në korin e Kishës Katolike në fshatrat e zonës, në koncerte lokale bamirësie, në Tirane më tej në grupe pasionante kitaristësh dhe per të përfunduar në studion muzikore “Global Records” si ortake kompozimi. Aty kolegët vunë re nuancat e vecanta profesionalisht të zërin tim sipas tyre, dhe më vunë në dukje që duhet ti përdor ne stilin rock, rock-baladë dhe house. Eksperimentova në rryma tjera në ulje e ngritje dhe u fokusova tashmë aty ku ndihem në shtëpinë time,house/rock. Kam patur një shkeputje rrerh 10 vjet nga këndimi live duke u marr vetëm më kompozim për të tjerët.Tashmë kam rifilluat të këndoj, të kompozoj dhe të realizoj së pari për pasion atë që më mbush më fort:Të punoj në muzikë për kauzat sociale. Cdo kengë e imja do ketë një mesazh të fortë në vidio dhë tekste që vetë i punoj.Kënga e parë u fokusua tek divorci, ndarja më e rendë dhe forca e grave për t’ja dalë e vijuar jetën pa mallkime.
Si aktiviste e shoqërisë civile, si mendon sa përfshihen shqiptarët në kauzat që i prekin?
Mendoj që shqiptarët fatkeqësisht kanë kaluar në një shoqëri depresioni masiv duke pësuar sindromën e Stokholmit ndaj së keqes. Janë të paktë ata që thonë të vertetën, ngrejnë zërin e luftojnë me guxim për zgjidhjet. Një kulturë frike dhe servilizmi i pashoq, qe buron si nga fakti e kemi qenë popull gjithnjë i shtypur e pushtuar si nga të huajt por edhe politikanët. Mendoj që e vetmja përiudhe e mirë e shqiptarëve nga ana e tendencës për vetërealizim identitar dhe zhvillimor, ka qenë periudha e Rilindjes Kombëtare.
Ti ke studiuar për Diplomaci e thelluar më tej në Drejtësi.Si e gjen veten në këtë fusha, mendon se një ditë karriera jote do të përqëndrohet në fushën për të cilën je diplomuar?
Nëse një ditë do ta përdor fushën e diplomacisë do ishte në funksion të bashkëpunimit më të fortë ekonomik-kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Bashkë Shqipëria e Kosova pa barrierat aktuale, do të ishin vendi më i zhvilluar në Bashkimin Europian. Mos harrojmë çfarë burimesh ekonomike ka Shqipëria që po pasuron koncensionarët ndërkombëtarë. Ekonomia dhe kultura Shqipëri-Kosovë, është çelësi i zhvillimit të shqiptarëve e integrimit të tyre. Në fushën e Drejtesisë, që vijoj të studioj më tej, nëse do ta përdorja diplomën një ditë, do të doja të ishte në sektorët e antitrafikut, korrupsionit dhe krimit në familje. Por shpirti më shumë më thotë të jem profesoreshë në të dyja këto degë.Nuk më pëlqejnë dogmat: Dua te bëhem gjyqtare/prokurore/avokate apo diplomate. Dua të jem një profesioniste e mirëpërgatur dhe ta bëj me pasion punën time në sektorët që mbulojnë studimet e mia. Fatkeqësia e rinisë shqiptare është se besojnë të gjithë në dogmat që cilësova më lart, e synojnë vetëm poste për figurë, karrierë mekanikisht e pushtet.
Ç mendim ke për sistemin shëndetesor në shqipëri? Cilat janë mangësitë që duhet të përmirësohen?
Sistemi shëndetsor është totalisht në propocion të zhdrejtë më politikat e drejta sociale.Nuk ka studime ose fshihen qëllimisht. Ky sistem është një sistem i mirë ç’organizuar. Përmbi të gjitha mua më shqetëson fakti qe ekonomia e shqiptarëve nuk mund të justifikojë kostot e shërbimeve shëndëtsore.
Mendon se shqiptarët kanë kulturë shëndetësore dhe a bëjnë vizita të rregullta tek mjeku ?
Më thënë të drejtën kemi mangësi kulture po aq sa kemi mangësi ekonomike për të qenë të gjithë të kujdesshëm në një shtrirje homogjene kombëtare.
“Një mollë në ditë mban doktorin larg” Sa kujdesesh ti për ushqimin që konsumon dhe a mendon se ushqimi kuron?
Ushqimi për mua është problemi bazë të këtë vend për sëmundjet e shumta, sidomos ato kanceroze. Importi në ketë vend i ushqimeve, ka sjellë një mungesë kontrolli real dhe ne nuk e fimë cfarë fusim në gojën tone, trupin e gjakun tonë. Është e nevojshme në mënyrë urgjente të rritët kultura e të ushqyerit dhe sidomoa kontrolli i ushqimeve. Sektorët për mbrojtjen e konsumatorëve i bie të jenë inegzistentë përderisa jemi kaq te prekur nga semundjet. Ushqimi jam e sigurtë se kuron.E kam praktikuar vete selektimin e ushqimeve e kujdesin më të madh pas informacionit dhe jam ndjerë gjithnjë e më mirë dhe analizat rutinë në gjak kanë dalë me diferencë me të madhe pozitive pas ndjekjes së regjimit të caktuar ushqimor.
Çfarë do të thotë për ty lumturi?
Për mua lumturi është liria.Liria të jetojmë të sinqertë me njëri tjetrin.Liria për të pranuar se jemi të gabueshem të gjithë por jo të pakorrigjueshem.Liria për të luftuar për ëndrrat tona.Liria për të thënë te vërtetat pa frikë.Liria për të bërë gjithcka që nuk e ndalon ligji dhe respekti për institucionin e familjes e shoqërisë së zhvilluar.
Çfarë të frymëzon?
Sytë e time bije, ëndrrat që kam shkelur dikur dhe mbrojtja e me të dobtëve të shoqërisë.Dhunimi i tyre fizik apo social, është një referim i fortë për të më frymezuar që ti jap më shumë kuptim qëllimit të jetës sime.
Sfida jote më e madhe?
Të jem një nënë e mirë për vajzën time
Një mesazh për ata që të ndjekin dhe e pëlqejnë shembullin tënd?
Jini të lirë së pari me veten! Binduni se është e vertëtë se të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore, e të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe,është qëllimi më i bukur me të cilin mund ti japësh e marrësh njësoj kenaqësi jetës…Unë besoj tëk filozofia e Shën Nënë Tërezes dhe tek shprehja e pavdekshme “I have a dream”. Ju rekomandoj ti bëni pjesë të jetës suaj! Falemindërit!