Lira Gjika
Prindër, lexojini fëmijës para se te flejë. E para, do te rrini bashkë. Fëmija ka nevojë për këtë ritual, të lexoni së bashku, të rrini së bashku. Pikërisht në këto çaste të ditës, ndërtohet ai intimitet cilësor, që është i domosdoshëm për fëmijën, sepse e siguron që nuk është vetëm.
Janë këto lexime dhe biseda, kokë më kokë, me nënën apo babain, që ndërtojnë etikën e sjelljes të të rriturit, të së nesërmes. Padurimi i prindërve, apo nxitimi i tyre, që fëmija të shkojë të flejë, pa kryer këtë ritual, ushqen rrëmujën dhe konfuzionin, që ekziston në psihën e fëmijës, sepse është i parritur. Siguria dhe besimi ndërtohen pikërisht në fëmijëri.