Psikologia e njohur, Denata Toçe, ka reaguar ashpër në lidhje me materialet fotografike të publikuara së fundmi në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Toçe evidenton përdorimin e imazhit të fëmijëve, duke luajtur me ndjeshmërinë që ata krijojnë tek publiku, gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe e quan këtë një shkelje të pastër të të drejtave të fëmijëve.
Ky fenomen është një shqetësim tejet i madh i evidentuar lehtësisht nëse sheh profilet e politkanëve, si kryeministri Edi Rama apo kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Postimi i plotë:
Nuk durohet më!!!!
Mjaft përdoret fëmijët për reklamimin e “ndjeshmërisë” dhe “empatisë” farse që ju karakterizon, sidomos në fushata elektorale. Sapo pash foton e rradhës, këtë herë nga Ministresha e shëndetësisë, që mbulon dhe çështjet sociale.
Zonja na kishte dalë nëpër njesitë bashkiake. Padiskutim mund të takohet me grupet e interesit, me adultë që zgjedhin të jenë pjesë e punës së tyre madje dhe të bëjë foto me fëmijët (me lejen e prindit), por në asnjë rast, e theksojë, në asnjë rast nuk mund të publikojë në media apo rrjete sociale fotot e tyre. E para, keni shkelur të drejtat e fëmijëve.
E dyta, përdorni në shkelje të plotë të etikës për përdorimin e fëmijëve në media dhe e treta, keni shkelur rregullat zgjedhore. Duket se ju është regjur lekura duke abuzuar mbi të drejtat e njeriut apo ligjin, por kur vjen puna te fëmijët, e keni qelbur fare. Mjaft më!/ Marrë nga Faxweb