Situatë kritike në kopshte, pranohen në klasa fëmijët me variçelë

Denisa Canameti

“Jo pak fëmijë me shenja shumë të qarta të variçelës (lisë së dhenve) ishin sjellë prej prindërve në lokale, të cilët vinin vërdallë e luanin me fëmijët e tjerë pa asnjë shenjë klinike të kësaj sëmundje”, ishte kjo situata që mjeku Tritan Kalo përshkroi në rrjete sociale, duke iu bërë thirrje prindërve për ndërgjegjësim.

“Kjo sëmundje ende mbetet ngjitëse, infektuese edhe për së paku dy (2) javë. Shoqërisht dhe moralisht të dënueshme për të tjerët, por pse jo edhe për fëmijët e tyre, që mundet të mbiinfektohen ose të rëndohen”.

Pas kësaj thirrje pati një reagim të menjëhershëm nga kolegë të cilët shprehen të njëjtin shqetësim, si dhe i bënë thirrje ISHP-së, inspektoriateve të shëndetësisë për marrjen e menjëhershme të masave. Veç kësaj, u evidentuan edhe shumë problematika të tjera veçanërisht për kopshtet dhe çerdhet.

“Situatë e njëjtë është edhe në çerdhe e kopshte. Ka fëmijë me variçelë që frekuentojnë institucionet e mësipërme duke rënë në kompromis me prindërit. Vërtet variçela është një sëmundje infektive të cilën perqindja më e madhe e fëmijëve e kalojnë pa ndërlikime ,por ka edhe fëmijë në komunitet me imunodeficiencë të cilët rrezikojnë jetën nga ky infeksion. Prindër argëtoni fëmijët tuaj me këtë sëmundje në hapsira të pa populluara dhe të pastërta pasi ky infeksion shpërndahet edhe në rrugë aerogene , dhe me anë të kontaktit. Kujdesuni për higjenën pasi komplikacionet janë të shumta dhe ndonjëherë edhe fatale,” shkruan mjekja Luljeta Mati.

I njëjti pretendim është ngritur edhe nga kolegë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *