Situatë problematike në kopshtin Bajkaj, fëmijët bashkëjetojnë me lagështirën çdo ditë

Gjatë monitorimeve të bëra nga shoqata “Ajmmi Agency” në kopshtin i cili ndodhet në  fshatin Bajkaj, sarandë u identifikua se kushtet në të cilat ndodhet kopshti janë të papërshtatshme për fëmijët që frekuentojnë kopshtin.

Gjendja fizike e godinës me lagështirë, deri më sot e paevituar, dëmton jetën e fëmijve që frekuentojnë këtë godinë dhe sipas edukatoreve të pranishme, janë bërë vetëm disa ndërhyrje të pjesshme të cilat nuk e kanë përmirësuar situatën.

Mobilje të vjetra, lodra të shkatëruara, mungesa në bazë materiale, mungesa e një vendi në hapësirën e jashtme të kopshtit ku fëmijët të mund të argëtohen, ishin vetëm disa nga ptoblematikat e kopshtit. Ajo që u vu re nga procesi i monitirimit ishin kushet e vështira higjenike, ku banjot nuk ishin të përshtatshme për fëmijët dhe nuk ishin të pajisura me peshqir apo sapun për secilin prej lavomanëve.

Sipas personelit të kopshtit, prindërit ankohen, por përsëri i sjellin fëmijët, kjo për faktin se asnjë prej tyre nuk ka zgjidhje tjetër, pasi janë në punë gjatë gjithë ditës. Pas kontaktit të kryetarit të fshatit lidhur me situatën në fjalë, ai premtoi të marrë pjesë në një diskutim të hapur me komunitetin e prindërve i cili do të zhvillohet në muajt në vijim për të dëgjuar kërkesat e tyre dhe për ta çuar drejt zgjidhjes situatën e vështirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *