Studimi: 110 fëmijë mbikapacitet në kopshtin nr. 26 në Tiranë

Nga studimi i kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e Lëviz Albania mbi monitorimin e infrastrukturës së kopshteve në Tiranë, kanë dal shumë problematika. Njëra nga kopshtet e monitoruara për të cilin do të flasim sot është kopshti “Dielli” i cili ndodhet në adresën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Kopshti nr. 26 “Dielli” është pjesë e nismës “Adopto një kopsht” është rikonstruktuar në 2016. Kopshti ka 210 fëmijë të regjistruar, kapaciteti i kopshtit është 100 fëmijë, 110 fëmijë mbikapacitet dhe stafi përbëhetë nga 8 edukatore.  Kjo sjell mbipopullimin e grupeve dhe vështirëson punën edukatoreve dhe mësinxënien fëmijëve.  Për më tepër lexoni më poshtë situatën e kopshtit  sipas ndarjes kushte të plotësuara, kushte të paplotësuara:

Kushtet e plotësuara:

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje (i ngrohtë dhe i ftohtë )
  • Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
  • Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Oborri i mbuluar me gjelbërim dhe bimë të shkurtra
  • Stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
  • Ka sistem detektimi zjarri
  • Ka sirena të zjarrit
  • Ka impiante për shuarjen e zjarrit
  • Edukatoret dinë si t’i përdorin në rast zjarri

Kushtet e paplotësuara:

  • Muret nuk janë të rrethuara me mure ndarëse
  • Mungon aksesi për makinat që furnizojnë kopshtin me material
  • Nuk ka sistem ndriçimi emergjence
  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternativë
  • Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi (sinjalistika për evakuimin e ndriçuar)
  • Nuk ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit
  • Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Nuk ka sinjalistikë të daljeve të emergjencës
  • Dritaret janë me skara hekuri
  • Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë
  • Mungojnë tabelat për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut (E kuqe, E verdhë/ Portokalli, Bojëqielli, E gjelbër)

Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *