
Kopshti nr. 19 i nismës “Adopto një kopsht” është ndërtuar që në vitin 1953 dhe në 2016 është rikonstruktuar nga bashkia. Si pjesa më e madhe e kopshteve të Tiranës edhe kopshti nr. 19 ka mbingarkesë të grupeve duke patur dyfishin e fëmijëve në grup në krahasim me kapacitetin. Kjo sjell vështirësi ndaj stafit për mbajtjen nën kontroll dhe menaxhimin e situatave që mund të krijohen por njëkohësisht shumë fëmijë mund të mbeten pa vëmendjen e nevojshme. Shoqata Together for Life me mbështetjen e “LëvizAlbania” ka kryer monitorimin e 43 kopshteve publike të Tiranës në vitin 2017. Të cilin e ka konkluduar në studimin “Monitorimi i standardeve të infrastrukturës fizike të kopshteve të Tiranës”. Nga studimi kanë dal këto të dhënat për kopshtin Nr. 19:
Kapaciteti i kopshtit – 110 fëmijë
Të regjistruar – 170 fëmijë
Kushtet e plotësuara
- Energji elektrike pa ndërprerje
- Ujë i rrjedhshëm dhe pa ndërprerje
- Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës me ujë
- I rrethuar me mure ndarëse
- Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
- Stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
- Ka sistem ndriçimi emergjence
- Ka sistem ndriçimi evakuimi
- Dritare pa skara hekuri në rast zjarri
- Sistem detektimi i zjarrit
- Impiante për shuarjen e zjarrit
- Sirenat e zjarrit
- Ka sistem detektimit të zjarrit
Kushtet e paplotësuara
- Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternativ
- Temperatura konstante funksionon vetëm për ngrohjen
- Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
- Nuk ka sinjalistikë të daljeve të emergjencës
- Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë sipas standardeve
- Nuk ka kamera sigurie
- Mungon mjeku pediatër
- Mungon psikologu
Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387