
Pershtati : Kesilda Gjoka
Vendosni rregulla të qarta se si dëshironi që të sillet fëmija juaj. Ndihmojini të marrin përsipër përgjegjësi për veprimet.
Nuk i llastoni fëmijët duke i dhënë shumë nga koha apo afeksioni juaj. Për më tepër, nëse ata do të ndjejnë dashurinë dhe vlerësimimin që ju keni për ta do jetë më i lehtë “disiplinimi” i fëmijës. Kjo sepse ata kanë tendencë t’u besojnë drejtimit tuaj nëse ndjehen të lumtur dhe të sigurtë.
Ju mund t’i tregoni që respekti është shumë i rëndësishëm për çdo marrëdhënie duke i dëgjuar teksa komunikohet qetësisht dhe duke patur parasysh ndjenjat e tyre.
A duhet t’u japim fëmijëve të bëjnë punë shtëpie?
Jepini fëmijës detyra të thjeshta kështu ata mësohen me idenë e përgjegjësive. Në këtë mënyrë fëmijët mësojnë se bashkëpunimi është i rëndësishëm dhe është ndjesi e mirë kur ndihmon të tjerët.
Gjithashtu, jepini detyra të cilat mund të kryjë vetë, siç është vendosja e këpucëve në vendin e vetë. Përfshijini fëmijët në punët e shtëpisë që ata mund të bëjnë.
Mund të ketë dëshirë t’iu kalojë rrobat e lara nga koshi tek ju për nderjen e tyre. Falenderojeni kur kryen këto detyra dhe tregojini se sa shumë ju ka ndihmuar.
Sa herë duhet t’i japë dhurata?
Mundohuni të limitoni dhuratat e mëdha për raste të veçanta siç janë për ditëlindje dhe Krishtlindje. Ndonëse është mirë të dhuroni nuk është e thënë të bëni dhurata në çdo herë që dilni më fëmijët.
Nëse fëmijët presin dhurata gjithë kohës, atëherë nuk do t’i vlerësojnë shumë. Dhe nëse është mësuar me shumë dhurata nga ju, atëherë ata mund të tregohen mosmirënjohës kur dikush tjetër i dhuron diçka.
Kur i bëni dhurata mësoni fëmijëve të thonë “faleminderit” dhe të kujdesen për dhuratën e marra. Mundohuni të shmangni premtimet që do t’i blini diçka nëse ata pastrojnë dhomën e tyre apo një detyrë tjetër. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund t’i dhuroni diçka si shpërblim për sjellje të mirë, ose sepse ishte një ndihmë për ty apo dikë tjetër në familjen tuaj.
Nëse ata kanë shprehur dëshirën për një lodër të veçantë, ju mund të vendosni një tabelë vlerësimi me yje të cilat i marrin kur ata sillet mirë. Do të ketë më shumë domëthënie fakti që ka punuar fort për ta arritur dhe mund ta trajtojë më mire (lodrën).
Si të di nëse duhet të them “po”?
Nëse nuk jeni të sigurtë nëse duhet të thoni po, pyesni fëmijët tuaj përse mendojnë që është një ide e mirë për të pasur diçka apo për të vepruar siç ata dëshirojnë. Nëse dëshiron vërtetë të kalojë kohë para televizorit dhe ka pastruar dhomën nga të gjitha lodrat e hedhura, është më e lehtë që ju t’i thoni po.
Kjo do ta ndihmojë të kuptojë që e menduara në mënyrë të pavarur dhe sjellja e mirë shpërblehen.
Nëse nuk keni arsye të pengoni fëmijën atëherë lejojeni. A ka problem nëse hidhet në një pellg me ujë rrugës për shtëpi, ose dëshiron të vesh pizhama për në këndin e lojrave? Zgjedhja e “betejave” mund ta bëjë më të lehtë t’i qëndroni “jo-së” kur është e rëndësishme, siç mund të jetë rasti i kërkimit të një lodre që ju nuk mund ta blini.
Si të mos dorëzohem?
Kur fëmija të kërkon të konsumoj një tjetër biskotë pasi i keni thënë që mund të haje vetëm një, është shumë tunduese të dorëzoheni vetëm që ata të jenë të kënaqur. Në fund të fundit, çfarë dëmi mund të bëj një biskotë e dytë?
Megjithatë, dorëzimi juaj bën që fëmija të mendojë që gjithmonë mund të fitojë. Kjo mund të çojë në grindje, shpërthim inati dhe ankim.
Përpiquni të mos dorëzoheni por kini në konsideratë dhe kujdes ndjenjat e fëmijës: “E di që dëshiron dhe biskotën tjetër por ne ramë dakort që do të haje vetëm një. Më vjen keq që nuk mund të kesh dhe tjetrën tani.”
Çfarë e bën fëmijën të lumtur për një kohë të shkurtër mund të mos jetë e mirë më vonë. Prandaj kini parasysh pse po merrni këto vendime dhe tregoji dhe fëmijës: “E di që dëshiron të hash të gjithë vezët e Pashkës tani. Por nëse të lejoj ta bësh atë ti do ndjehesh keq më vonë dhe nuk mund të luajmë në park.”
Si të ndihmoj fëmijën të kalojë zhgënjimin?
Është e vështirë të shohësh fëmijët tuaj të mërzitur kur nuk merr diçka që ai dëshiron dhe është mëse normale të kërkosh ta bësh të lumtur. Por është e rëndësishme që të mësohet me zhgënjimin herë pas here.
Prandaj kur qan kur nuk merr një lodër kur dilni në qendrat tregtare ofrojini keqardhjen tuaj dhe tregojini që kjo ndjesi (zhgënjim) nuk do të zgjasë përgjithmonë. Pastaj përpiquni t’ia hiqni vëmendjen, për shembull, duke i treguar se çfarë do bëni sapo të arrini në shtëpi.
Kur ju duhet t’i thoni “jo” jepini një arsye për vendimin që morët kështu ata nuk do të ndjejnë që ju po e kontrollini sepse mundeni. Gjithashtu, mbani parasysh që ata mund të ngarkohen emocionalisht kur përjetojnë ndjesi jo të këndshme, kështu ata mund të kenë shpërthime të inatit kur gjërat nuk shkojnë siç dëshirojnë.
Burimi: Baby Center
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387