Artistët krijojnë së bashku


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Arti ka fuqinë e papërsëritshme që të flasë me gjuhën e secilit. Arti informon, frymëzon dhe bashkon njerëz nga e gjithë bota.

ACT – Artistët Krijojnë së Bashku, një projekt i zhvilluar në 5 shtete të ndryshme, vjen edhe në Shqipëri, për të frymëzuar të rinjtë përmes artit dhe kulturës.

Përmes formave të ndryshme të artit, muzikës, historive frymëzuese, muraleve, artistë model dhe të rinj shqiptarë arritën të përçonin mesazhe dhe vlera brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në përmbylljen e këtij projekti, të mbështetur nga Ministria e Jashtme Holandeze, Qendra Act for Society, implementuese e projektit për Shqipërinë, ka organizuar një konferencë virtuale, ku kontribuuesit e projektit ndanë eksperiencat e këtij rrugëtimi të veçantë, ku ndezën skenat, pikturuan murale, organizuan takime për të rinjtë dhe me të rinjtë, duke tërhequr sa më shumë interesin e të rinjve dhe jo vetëm.

ACT konsiston në 4 shtylla të rëndësishme: Artistë model që frymëzojnë të rinjtë, ku përmes një performance të jashtëzakonshme, këngëtarja shqiptare Olta Boka dhe artisti holandez Roel Van Velsen bën thirrje për paqe dhe dialog. Storytelling- 800 vajza nga 5 shtete të ndryshme ndanë historitë e tyre frymëzuese, treguan për pritshmëritë dhe frikërat e tyre, si dhe ëndrrat për një të ardhme më të sigurt. Walls of connections – fuqia e vizualizimit përmes muraleve, për të shprehur ëndrrat e të rinjve brenda një komuniteti. Janë krijuar 40 murale në 5 shtete të ndryshme që vizualizojnë ëndrrat për një të ardhme më të mirë. Si dhe janë zhvilluar samite, konferenca dhe workshope me të rinjtë për të diskutuar mbi krijimin e një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë”.

Projekti ka gjetur mbështetje edhe nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Bashkia Tiranë, Bashkia Pogradec, Qendrat Rinore në Tiranë dhe Pogradec, si dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë.

Infektohet me COVID-19 edukatorja dhe 10 punonjëse shfaqin simptoma, mbyllet kopshti


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kopshti publik në Peqin është mbyllur, pasi edukatorja është infektuar me COVID-19.

“Panorama” mëson se edhe 10 punonjëse kanë shfaqur simptoma të virusit, por ende nuk u ka dalë përgjigja e tamponit.

Sot në të gjithë vendin u testuan pozitivë 302 persona, ndërsa në rrethin e Elbasanit ishin të infektuar nëntë persona.

Fatkeqësisht betejën me virusin e humbën tre pacientë, ndërsa u shëruan 54 qytetarë.

Mbyllet kopshti nr. 31, gjysma e stafit pozitiv me Covid-19


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kopshti numër 31 në  zonën e Bllokut është mbyllur pasi një pjesë e personelit ka rezultuar e prekur nga COVID-19.

Burime për Kopshti Im bëjnë me dije se janë infektuar me COVID-19 gjysma e stafit.

Për pasojë është marrë vendimi për mbylljen e ambienteve të kopshtit për një periudhë të paktën 2- javore.

Drejtoresha, edukatorja dhe sanitarja me COVID-19, mbyllet kopshti nr. 41 në Tiranë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kopshti numër 41 në kryeqytet është mbyllur pasi 3 persona prej personelit kanë rezultuar të prekur nga COVID-19.

Burime nga drejtoria e kopshteve në Bashkinë e Tiranës bëjnë me dije se janë infektuar me COVID-19, drejtoresha e kopshtit një edukatore dhe një sanitare.

Për pasojë është marrë vendimi për mbylljen e ambienteve të kopshtit për një periudhë të paktën 2- javore. Pjesa tjetër e stafit do qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Denoncimi i PD: Skandal tek kopshti ‘4 Stinët’ në Tiranë, bashkia fshehu rastin me COVID-19, prokuroria të hetojë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387


Partia Demokratike i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë në lidhje me rastin e mbylljes së kopshtit ‘4 Stinët’ në Tiranë, pas rasteve që u shfaqën me koronavirus.

Në një dalje për mediat nga jashtë kopshtit, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar këtë fakt, ndërsa akuzoi bashkinë e Tiranës se ka tentuar që të fshehë rastin në fjalë.
“Prokuroria ka për detyrë të kryejë një hetim të plotë dhe të vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që fshehën me vetëdije të plotë infektimin e një punonjëseje me COVID-19. Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, përhapja me dashje e sëmundjeve infektive dënohet me burg dhe kjo duhet të jetë masa që duhet të merret për të gjithë ata që vendosën që kopshti të bëhej një vatër infeksioni për familjet e fëmijëve që ishin këtu dhe të punonjësve që ishin këtu. Mendoni që gjithsecili nga ne është i rrezikuar, nëse nuk reagojmë ashtu siç duhet.”, tha Zhupa.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Ndodhemi këtu përballë kopshtit “4 stinët”, kopsht publik në qytetin e Tiranës. Këtu ka ndodhu një krim institucional nga Veliaj, bashkia Tiranë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Në këtë kopsht, ka patur një punonjëse me tampon pozitiv COVID-19 dhe kjo është mbajtur e fshehur me vetëdije nga institucionet, që e kanë në varësi këtë kopsht, siç është Bashkia Tiranë.
Ne pamë me zë dhe me figurë në emisionin “Boom”, sesi drejtoresha e Bashkisë Tiranës ishte në dijeni të plotë të faktit që një nga punonjëset kishte rezultuar me tampon pozitiv COVID-19, se si punonjëset e tjera të këtij institucioni ishin në dijeni të këtij fakti dhe mbanin të fshehur me urdhër nga drejtoresha e tyre. Po ashtu edhe drejtoresha e këtij kopshti, ishte me raport dhe mund të jetë edhe ajo një nga të infektuarat me COVID-19. Prindërit e fëmijëve në këtë kopsht nuk kishin asnjë dijeni për këtë gjë dhe këtë ia shprehën edhe gazetares.

Kjo ishte situata që kishin krijuar me vetëdije institucionet përgjegjëse për këtë kopsht. Ata e mbyllën pasi rasti u bë publik. Nëse rasti nuk do të ishte bërë publik, ky kopsht do të vazhdonte aktivitetin, duke u shndërruar, siç është tashmë prej një jave, një vatër infeksioni për fëmijët, për familjet e tyre, për punonjëset e këtij kopshti dhe për familjet e tyre gjithashtu.
ISHP e ka për detyrë që, pavarësisht prej papërgjegjshmërisë së Bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt, të vazhdojë të kryejë hetimin epidemiologjik për të nxjerrë se sa raste të tjera janë infektuar pikërisht nga lënia hapur, pasi u zbulua punonjësja me COVID-19 në këtë institucion.
Sot ne kemi 4 të vdekur nga COVID-19 dhe 93 të infektuar, 62 nga Tirana. Le të na tregojnë institucionet sa raste vijnë si pasojë e mos reagimit ndaj këtij kopshti? Sa raste vijnë nga mos reagimi i ISHP-së në Berat? Sa raste kemi ne sot, sa të infektuar kemi ne sot që vijnë pikërisht nga keqmenaxhimi i qeverisjes qendrore dhe qeverisjes lokale për të fshehur rastet?
Sepse duan që të mos tregojnë se institucionet e tyre në varësi njerëzit preken nga COVID-19. Erion Veliaj do të ruajë propagandën e tij të paprekur. Manastirliu dhe Rama duan të mos tregojnë se kanë dështuar me shëndetësinë, që nuk kanë teste, që kanë vetëm një laborator, i cili është i pamjaftueshëm për të kryer hetime për gjithë popullsisë dhe për të kryer hetime edhe rrethet e ngushta që vërtetë kanë kontakte me njerëz me COVID-19.
Në rast se këto hetime do të kryheshin, sot do të kishim më pak të infektuar, sot do të kishim më pak të vdekur. Por shmangia nga përgjegjësia e njerëzve që na qeverisin që nga Rama, Manastirliu, Veliaj na ka çuar në këtë situatë ku ne përditë kemi shumë e më shumë raste.
Unë jam nënë e një fëmije, i cili është në moshën për të shkuar në çerdhe dhe si gjithë nënat sot e ndjej që papërgjegjshmëria e këtyre institucioneve na ka çuar në një situatë jashtëzakonisht shumë të rrezikshme, përsa i përket shëndetit të fëmijëve tanë, që është gjëja më e shtrenjtë që ne kemi dhe shëndetin e familjeve tona.
Ne sot të gjithë bashkë duhet të reagojmë që të mos kthehemi në njerëz të infektuar, në njerëz që do të përfundojmë në shtretërit e spitalit Infektiv të Tiranës.
Askush nuk do të donte të përballej me këtë situatë dhe prindërit nuk kishin asnjë dijeni për këtë situatë që të mund të merrnin masat, sepse u mbahej e fshehur nga institucioni.
Partia Demokratike i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë në lidhje me rastin e mbylljes së kopshtit ‘4 Stinët’ në Tiranë, pas rasteve që u shfaqën me koronavirus. Në një dalje për mediat nga jashtë kopshtit, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar këtë fakt, ndërsa akuzoi bashkinë e Tiranës se ka tentuar që të fshehë rastin në fjalë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA.
Ndodhemi këtu përballë kopshtit “4 stinët”, kopsht publik në qytetin e Tiranës. Këtu ka ndodhu një krim institucional nga Veliaj, bashkia Tiranë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Në këtë kopsht, ka patur një punonjëse me tampon pozitiv COVID-19 dhe kjo është mbajtur e fshehur me vetëdije nga institucionet, që e kanë në varësi këtë kopsht, siç është Bashkia Tiranë.
Ne pamë me zë dhe me figurë në emisionin “Boom”, sesi drejtoresha e Bashkisë Tiranës ishte në dijeni të plotë të faktit që një nga punonjëset kishte rezultuar me tampon pozitiv COVID-19, se si punonjëset e tjera të këtij institucioni ishin në dijeni të këtij fakti dhe mbanin të fshehur me urdhër nga drejtoresha e tyre. Po ashtu edhe drejtoresha e këtij kopshti, ishte me raport dhe mund të jetë edhe ajo një nga të infektuarat me COVID-19. Prindërit e fëmijëve në këtë kopsht nuk kishin asnjë dijeni për këtë gjë dhe këtë ia shprehën edhe gazetares.

Kjo ishte situata që kishin krijuar me vetëdije institucionet përgjegjëse për këtë kopsht. Ata e mbyllën pasi rasti u bë publik. Nëse rasti nuk do të ishte bërë publik, ky kopsht do të vazhdonte aktivitetin, duke u shndërruar, siç është tashmë prej një jave, një vatër infeksioni për fëmijët, për familjet e tyre, për punonjëset e këtij kopshti dhe për familjet e tyre gjithashtu.
ISHP e ka për detyrë që, pavarësisht prej papërgjegjshmërisë së Bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt, të vazhdojë të kryejë hetimin epidemiologjik për të nxjerrë se sa raste të tjera janë infektuar pikërisht nga lënia hapur, pasi u zbulua punonjësja me COVID-19 në këtë institucion.
Sot ne kemi 4 të vdekur nga COVID-19 dhe 93 të infektuar, 62 nga Tirana. Le të na tregojnë institucionet sa raste vijnë si pasojë e mos reagimit ndaj këtij kopshti? Sa raste vijnë nga mos reagimi i ISHP-së në Berat?
Sa raste kemi ne sot, sa të infektuar kemi ne sot që vijnë pikërisht nga keqmenaxhimi i qeverisjes qendrore dhe qeverisjes lokale për të fshehur rastet?
Sepse duan që të mos tregojnë se institucionet e tyre në varësi njerëzit preken nga COVID-19. Erion Veliaj do të ruajë propagandën e tij të paprekur.Manastirliu dhe Rama duan të mos tregojnë se kanë dështuar me shëndetësinë, që nuk kanë teste, që kanë vetëm një laborator, i cili është i pamjaftueshëm për të kryer hetime për gjithë popullsisë dhe për të kryer hetime edhe rrethet e ngushta që vërtetë kanë kontakte me njerëz me COVID-19Në rast se këto hetime do të kryheshin, sot do të kishim më pak të infektuar, sot do të kishim më pak të vdekur. Por shmangia nga përgjegjësia e njerëzve që na qeverisin që nga Rama, Manastirliu, Veliaj na ka çuar në këtë situatë ku ne përditë kemi shumë e më shumë raste.
Unë jam nënë e një fëmije, i cili është në moshën për të shkuar në çerdhe dhe si gjithë nënat sot e ndjej që papërgjegjshmëria e këtyre institucioneve na ka çuar në një situatë jashtëzakonisht shumë të rrezikshme, përsa i përket shëndetit të fëmijëve tanë, që është gjëja më e shtrenjtë që ne kemi dhe shëndetin e familjeve tona

Ne sot të gjithë bashkë duhet të reagojmë që të mos kthehemi në njerëz të infektuar, në njerëz që do të përfundojmë në shtretërit e spitalit Infektiv të Tiranës.
Askush nuk do të donte të përballej me këtë situatë dhe prindërit nuk kishin asnjë dijeni për këtë situatë që të mund të merrnin masat, sepse u mbahej e fshehur nga institucioni.
Prokuroria ka për detyrë të kryejë një hetim të plotë dhe të vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që fshehën me vetëdije të plotë infektimin e një punonjëseje me COVID-19. Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, përhapja me dashje e sëmundjeve infektive dënohet me burg dhe kjo duhet të jetë masa që duhet të merret për të gjithë ata që vendosën që kopshti të bëhej një vatër infeksioni për familjet e fëmijëve që ishin këtu dhe të punonjësve që ishin këtu. Mendoni që gjithsecili nga ne është i rrezikuar, nëse nuk reagojmë ashtu siç duhet.

Bashkia e ka për detyrë që të rrisë dezinfektimet në kopshtet dhe çerdhet shqiptare. Qeveria ka për detyrë të rrisë testimet masive dhe të kryejë të gjitha hetimet epidemiologjike, kur bëhet fjalë për rastet e evidentuara, si në rastin e kopshtit në fjalë apo institucioneve të tjera që kanë dalë njerëz të infektuar me COVID-19. Papërgjegjshmëria po na çon në një situatë tragjike për shëndetin e shqiptarëve. Shëndeti i një fëmije dhe shëndeti i një shqiptari sot është shumë më i shtrenjtë sesa posti i një prokurori apo karrigia e një kryebashkiaku kriminel. U bëj thirrje qytetarëve që të kujdesen vetë për shëndetin e tyre dhe të kërkojnë sa më shumë llogari institucioneve në mënyrë që të mos përfundojnë nga kjo qeverisje, në rastin më të mirë të intubuar në spitalin Infektiv.Bashkia e ka për detyrë që të rrisë dezinfektimet në kopshtet dhe çerdhet shqiptare. Qeveria ka për detyrë të rrisë testimet masive dhe të kryejë të gjitha hetimet epidemiologjike, kur bëhet fjalë për rastet e evidentuara, si në rastin e kopshtit në fjalë apo institucioneve të tjera që kanë dalë njerëz të infektuar me COVID-19. Papërgjegjshmëria po na çon në një situatë tragjike për shëndetin e shqiptarëve. Shëndeti i një fëmije dhe shëndeti i një shqiptari sot është shumë më i shtrenjtë sesa posti i një prokurori apo karrigia e një kryebashkiaku kriminel. U bëj thirrje qytetarëve që të kujdesen vetë për shëndetin e tyre dhe të kërkojnë sa më shumë llogari institucioneve në mënyrë që të mos përfundojnë nga kjo qeverisje, në rastin më të mirë të intubuar në spitalin Infektiv.

 

 

 

 

Mbyllet kopshti “4 Stinët” në Tiranë, një punonjëse rezultoi pozitive me COVID-19


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Një kopsht publik në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë është mbyllur ditën e djeshme pasi një prej punonjësve ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kopshti “Katër Stinët” është mbyllur pas daljes së rezultatit të punonjësit të saj.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe kopshti privat me të njëjtin emër në kryeqytet i cili sqaron qytetarët, në rast keqkuptimi për shkak të emrit të njëjtë.

“Ne rast se keni lexuar nje lajm neper disa media online ne lidhje me Kopshtin 4 Stinet, ju informoj sa me poshte:

Lajmi eshte i rreme. Lajmi i sakte i referohet Kopshtit SHTETEROR mbas pallatit me shigjeta ku ka rezultuar nje person prej stafit me Covid19.

Fatkeqesisht ky kopesht shteteror i eshte vene emri “4 Stinet” 5 vite me pare, ndersa ne operojme si kopesht privat me emrin “4 Stinet”, prej 20 vitesh.

Shpresoj t’ju kem sqaruar per kete situate te pakendshme dhe skandaloze per disinformimin e qytetareve”, thuhet në njoftim.

Ky është kopshti i dytë në Tiranë i raportuar në mbyllur, pasi pak kohë më parë u mbyll edhe një tjetër institucion i ngjashëm në zonën e ish-Bllokut duke qenë se një prej punonjësve rezultoi pozitiv me koronavirus./abcnews.al

Edukatorja pozitive me COVID-19, një tjetër çerdhe në Tiranë drejt mbylljes


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Autoritetet shëndetësore në Tiranë bëjnë me dije se një tjetër çerdhe është drejt mbylljes për shkak të koronavirusit, pasi një edukatore ka rezultuar pozitive.

Në datën 12 Qershor, ditën e premte, në momentin e paraqitjes në punë, në zbatim të protokollit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në çerdhen nr.11 në Laprakë ajo u konstatua me temperature.

Njoftohet se që nga ajo ditë, punonjësja nuk është lejuar në mjediset e punës dhe është karantinuar në banesën e saj. Pas raportimit të rastit është kryer edhe tamponi.

Ndërkohë edhe dy edukatore të po këtij grupi sot nuk kanë shkuar në punë pasi kanë shfaqur shenja të ngjashme me kolegen e tyre.

 

Edukatorja del pozitive me COVID, mbyllet çerdhja nr. 16 në ish-Bllok


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Një çerdhe në Tiranë është mbyllur pasi një nga edukatoret ka rezultuar me CoVid-19. Sipas burimeve bëhet me dije se është çerdhja numër 16 në Tiranë.

Sipas informacioneve asnjë fëmijë nuk është i prekur dhe i gjithë stafi do të karantinohet për 14 ditë.

Drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri, në një prononcim për mediat njoftoi se Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka dalë me një vendim, ku pezullohet shërbimi me një afat kohor 14 ditor, duke qene se i gjithë stafi i çerdhes është pjesë e hetimit epidemiologjik.

“Ne do të zbatojmë të gjithë protokollin e  Ministrisë së Shëndetësisë për këtë rast. Që do të thotë, stafi do të vetëkarantinohet, pastaj Ministria e Shëndetësisë me strukturat e veta përkatëse do të vazhdojë të ndjekë rastin”, tha Beqiri.

 

Nuk përmbush kushtet e sigurisë anti-COVID, mbyllet kopshti


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

*Foto ilustruese

Kur ka kaluar vetëm  një ditë nga hapja zyrtare e kopshteve, ka nisur mbyllja e tyre sepse nuk përmbushin protokollin për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër ka mbyllur një kopsht në Memaliaj. Shkak është bërë mospërmbushja e masave ndaj COVID-19 që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpërndarë një rregullore prej 7 faqesh mbi masat ndaj COVID-19 që duhet të ndërmarrin të gjitha kopshtet dhe çerdhet.

Disa nga rregullat

-Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.

-Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.

-Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes.

-Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.

-Në momentin që fëmija hyn në institucion çdo ditë.

-Do i matet temperature me termometër digjital.

-Do i pastrohen duart me solucion higjienizues në momentin që hyn në çerdhe/kopsht.

-Nëse është e mundur të vendosen vaska me solucion dezinfektues me bazë klor për shuajt e këpucëve përpara hyrjes në çerdhe/ kopsht.

-Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit.

-Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.

-Fëmijët e një grupi do të qëdrojnë në të njëjtën sallë cdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

Protokolli i Plotë..

https://new.shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/05/Urdher-Nr.333-1.pdf

Nis regjistrimi në çerdhet e Tiranës për sezonin 2020-2021, publikohen datat dhe dokumentet e aplikimit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Bashkia e Tiranës njofton datat se kur do të bëhet regjistrimi në çerdhet e kryeqytetit. Duke filluar nga data 22 qershor e deri në datën 26 Qershor 2020 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve.

Prindërit të cilët duan të regjistrojnë fëmijët e tyre duhet të kenë dokumentet si më poshtë:

– Çertifikatë personale dhe familjare e fëmijës.

– Vërtetim me pagë mujore të pasqyruar, të kujdestarit ligjor (të prindërve)

– Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore për individin nga portali zyrtar e-albania.

Këto dokumente janë lehtësisht të aksesueshme në portalin e-albania.

Ndërsa familjet në nevojë, për regjistrimin e fëmijëve të tyre në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës do u duhet dokumentacioni sipas kategorive, si më poshtë.

Sondazhi TFL: Hapja e kopshteve, 58% e prindërve “i kthehen” punës


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Gjatë tri muajve të fundit, kur vendi u përfshi nga pandemia COVID-19, gjithçka u ndal dhe të gjithëve na u desh të përballemi me sfida të paimagjinueshme pak kohë më parë.

Masat e marra nga Qeveria për mbrojtjen e popullatës nga pandemia kishin të bënin me mbylljen e shumë sektorëve të ekonomisë, të shkollave, kopshteve dhe çerdheve. Familjet u ngujuan në shtëpi dhe më fatlumët, të cilët nuk e humbën vendin e punës, vazhduan të punonin nga shtëpia. Nxënësit dhe studentët filluan të adaptoheshin me formën e re të mësimdhënies online, ndërsa fëmijët nga 3-6 vjeç, shkëputën çdo lloj marrëdhënie jo vetëm me shokët, por edhe me edukatorët dhe mësuesit e tyre.

Sfida për prindërit me fëmijë në moshe shkollore dhe parashkollore ka qenë shumë komplekse, në përpjekje për të ekuilibruar punën me kujdesin ndaj fëmijëve dhe, disa prej tyre edhe me përkujdesjen ndaj prindërve të moshuar dhe të vetmuar.

Shoqata ‘Together for Life’, për të siguruar informacion më të plotë rreth problemeve që hasin prindërit me fëmijë 3-6, zhvilloi dhe administroi online një sondazh që zgjati 3 javë dhe në të cilin morën pjesë rreth 200 prindër.

Sondazhi synoi sigurimin e informacionit rreth problemeve të krijuara nga mbyllja e kopshteve në vazhdimin e programit mësimor, ndryshimin e statusit ekonomik të prindërve gjatë pandemisë dhe vështirësitë e tyre për t’iu rikthyer punës para hapjes së kopshteve.

Pyetësori u organizuar në katër seksione me pothuaj nga 6 pyetje secili.  99% e prindërve që kanë filluar të plotësojnë pyetësorin, e kanë përfunduar atë, duke iu përgjigjur 100% të pyetjeve, që tregon interesin e lartë që ky pyetësor ka ngjallur.

Nga analizimi i të dhënave bie në sy se pandemia ka rënduar situatën ekonomike të familjeve, pasi vetëm 40% e personave të përfshirë deklarojnë se të ardhurat e tyre nuk kanë ndryshuar, ndërsa 48% pranojnë se të ardhurat janë ulur, nga të cilët 9% për shkak të humbjes së punës dhe 14 % për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës gjatë kohës së pandemisë. Pjesa tjetër, rreth 25% pranojnë që vazhdojnë të punojnë nga shtëpia, por të ardhurat e tyre janë ulur.  8.2% e prindërve me fëmijë në moshë 3-6 vjeç deklarojnë se gjatë periudhës së pandemisë nuk kanë pasur asnjë të ardhur.

Në të njëjtën logjikë vjen edhe përqindja e prindërve që pranojnë se gjatë kësaj periudhe u kanë plotësuar fëmijëve vetëm nevojat bazike (50%), kundrejt 30% që deklarojnë se edhe gjatë kësaj periudhe fëmijëve u kanë plotësur të njëjta nevoja si më parë, ndërsa 3% që pranojnë se nuk kanë mundësi t’u plotësojnë fëmijëve të tyre as nevojat bazike.

58% e pjesëmarrësve në sondazh kanë pohuar se mos’hapja e kopshteve e ka penguar rikthimin e tyre në punë, që presupozon se sot, me hapjen e kopshteve dhe çerdheve, ata ia janë rikthyer punës.

Por, disa prindër janë treguar skeptik për hapjen e kopshteve, duke deklaruar se nuk do t’i çojnë fëmijët në kopshte edhe sikur të humbin vendin e punës, pasi numri i fëmijë në një grup është shumë i lartë, gjë që shton rrezikun e kthimit të këtyre ambienteve në vatra të reja të COVID19. Një tjetër shqetësim që shfaqin prindërit që kanë humbur punën gjatë kësaj periudhe është që institucionet përkatëse të ndryshojnë rregullat e pranimit të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe dhe të ‘mos kërkojnë më dokumente të tilla si, vërtetim pune apo sigurimesh shoqërore’, gjë që do t’i penalizonte atë të regjistronin fëmijën në çerdhe apo kopshte publike.

Hapje e vendit dhe rikthimi në normalitet, gjithsesi, janë një lajm i mirë. Rikthimi në punë tek një pjesë e prindërve që deri tani kanë punuar online pritet të reflektojë edhe në rritjen e të ardhurave në nivelet e para-pandemisë.

Dhe, tani që situata po ndryshon dhe po shkon drejt përmirësimit, të gjithë i kanë sytë nga ekonomia dhe pritshmëria është që të gjithë sektorët t’i rikthehen aktivitetit të plotë, vendet e punës të rikuperohen dhe të ardhurat e familjeve të stabilizohen sërish.

TFL është duke përgatitur një informacion më të plotë rreth gjetjeve të sondazhit, të cilat do t’i prezantojë në ditët në vijim.

A munden kopshtet të zbatojnë protokollet e sigurisë?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Denisa Canameti

Me 1 qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet. Ky vendim është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgerta Manastirliu. Në vendimin e tryezës së ekspertëve janë përcaktuar protokolle strikte sigurie, që duhet të zbatohen nga drejtuesit e çerdheve dhe kopshteve, prindërve, edukatorëve dhe stafit të brendshëm të këtyre institucioneve.

Në pikën B të protokollit të sigurisë përcaktohen “Strategjitë e distancimit shoqëror gjatë qëndrimit në kopësht/çerdhe”, ku rekomandohet, midis të tjerash që: të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit; Gjatë procesit mësimor, edukatoret qëndrojnë duke respektuar distancën dhe rekomandohet të përpiqen t’i vendosin fëmijët në distancë nga njëri tjetri (p.sh. rreth një tavolinë me 10 karrige ulen 5 fëmijë), etj.

Por, sa e mundur do të jetë për kopshtet që të respektojnë protokollet e sigurisë?

Në 2017-n, shoqata Together for Life, ka realizuar një studim për “Monitorimin e Standarteve të Infrastrukturës Fizike të Kopshteve të Tiranës”, të dhënat e të cilit tregojnë për “Mungesën të hapësirave të duhura për numrin e lartë të fëmijëve të regjistruar, si dhe për të tri nivelet e grupeve në kopshtet e vëzhguara, vihet re numri i ulët i edukatorëve në raport me numrin e fëmijëve”.

Gjatë Monitorimit që Shoqata Together for Life ka realizuar, ka rezultuar se:

  1. Për grupet e para, të cilat përbëhen nga fëmijë të moshave 3-4 vjeç, nuk është respektuar numri maksimal i fëmijëve që duhet të përmbajë grupi, bazuar në Standardet e Projektimit të Kopshteve. Në asnjë nga kopshtet prej të cilave u grumbulluan të dhëna (duke përfshirë këtu edhe ato të nismës “Adopto një kopsht”), nuk u gjet të ishte respektuar numri maksimal prej 15 fëmijësh në grupin e parë.
  2. Në grupet e dyta, ku bëjnë pjesë fëmijë të moshës 4-5 vjeç, vihet re fenomeni I mbi-kapaciteteve të hapësirave. Në 89% të kopshteve të monitoruara (nga të cilat 24 janë të nismës “Adopto një kopsht”), prej të cilave u morën informacione të sakta dhe të plota, vihet re një numër fëmijësh për grup përtej normave të këshilluara për mirërritjen e tyre.
  3. Në 29 nga 36 kopshte prej të cilave janë tërhequr të dhëna (nga të cilat 19 janë të nismës “Adopto një kopsht”) në grupet e treta, ku bëjnë pjesë fëmijë të moshës 5-6 vjeç, vihet re tejkalimi i numrit maksimal për grup i parashikuar në Standardet e Projektimit të Kopshteve.

Sipas këtyre të dhënave duket e vështirë që kopshtet të respektojnë protokollet e sigurisë, veçanërisht ato që lidhen me distancimin fizik. Për edukatorët, të cilët kanë një numër më të lartë të fëmijëve në grupe, sesa përcakton standarti kjo periudhë duket se do të jetë një sfidë më vete.

 

Protokolli i plotë:

PËR “MASAT NDAJ COVID-19 QË DUHET TË NDËRMARRIN INSTITUCIONET E KOPSHTEVE DHE ÇERDHEVE”

PËR FËMIJËT E KOPSHTEVE DHE ÇERDHEVE

A – Sjellja dhe marrja e fëmijëve nga institucioni (çerdhe, kopësht)

– Orari për sjelljen dhe marrjen e fëmijëve në këto institucione rregullohet sipas një grafiku të hartuar nga drejt e institucionit dhe të monitoruar nga edukatoret.

– Në hyrje dhe në dalje të institucionit të vendoset një higjenizues për duart në trajtë solucioni

me përmbajtje aktive të alkoolit 60% i cili duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm, në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur vijnë dhe kur ikin.

– Prindërit duhet të sjellin dhe marrin fëmijët duke respektuar me përpikmëri në orarin e përcaktuar.

– Fëmija shoqërohet nga njëri prind, i cili qëndron jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1.5 m nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes/ kopështit.

– Gjithmonë fëmija të pritet dhe shoqërohet brenda institucionit nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit/çerdhes.

– Drejtuesi i institucionit duhet të caktojë një person i cili në momentin kur fëmija hyn në institucion të kryejë çdo ditë:

– Matjen e temperaturës me termometër digjital.

– Pastrimin e duarve të fëmijes me solucionin higjenizues në momentin që hyn në çerdhe/kopësht.

– Nëse është e mundur të vendosen vaska me solucion dezinfektues me bazë klori aktiv, për dezifektimin e shuajve të këpucëve përpara hyrjes në ambientet e brendshme të çerdhes/kopështit.

– Fëmija lejohet të hyjë dhe të dalë nga institucioni vetëm në mbërritje dhe në ikje.

– Rekomandohet që sjellja apo marrja e fëmijëve nga çerdhja/kopështi të bëhet nga prindi dhe jo nga gjyshërit.

– Dera e institucionit do të qëndrojë e mbyllur gjatë kohës që fëmijët janë brenda, ndërsa

dritaret e sallave të hapen herë pas here për të lejuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre. Ambjenti duhet te jete i ajrosur gjatë gjithë kohës.

– Në rast se fëmija shfaq temperaturë, prindi duhet të informojë menjëherë edukatoren dhe të mbajë fëmijën në shtëpi.

– Nëse fëmija shfaq temperaturë apo shenja të tjera të shëndetit jo të mire, njoftohet prindi që të paraqitet për të marrë fëmijën sa më pare nga ambjentet e kopshtit/çerdhes.

B – Strategjitë e distancimit shoqëror gjatë qëndrimit në kopësht/çerdhe

– Rekomandohet shfrytëzimi maksimal i ambienteve të institucionit, për të ruajtur distancimin fizik në grupet me numër të madh të fëmijëve.

– Fëmijet e një grupi duhet të qëndrojnë në të njëjtën sallë/dhomë çdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

– Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.

– Gjatë procesit mësimor, edukatoret qëndrojnë duke respektuar distancën dhe rekomandohet të përpiqen t’i vendosin fëmijët në distancë nga njëri tjetri (p.sh. rreth një tavolinë me 10 karrige ulen 5 fëmijë).

– Të merren masat e nevojshme që femijët të mos ndihmojnë në perhapjen e transmetimit të virusit duke:

– Mbajtur secilin grup fëmijësh në një dhomë/sallë të veçantë.

– Kufizuar përzierjen e fëmijëve midis grupeve, në kohën që ata kryejnë aktivitete te tilla si lojra ne oborr, duke hartuar një grafik sipas grupeve për këto aktivitete.

– Lojrat me njëri tjetrin, apo aktivitete të tjera, duhet të organizohen në mënyrë që të respektohet gjithmonë brenda mundësive distancimi fizik midis fëmijëve.

– Në kohën e gjumit të shfrytëzohet hapësira e dhomës maksimalisht duke i vendosur fëmijët larg nga njëri tjetrit.

– Rekomandohet të mos organizohen festa ditëlindjesh të fëmijëve në kopësht.

Kujdesi në mjediset e kopështit/çerdhes

A – Kujdesi për higjienën

– Fëmijët duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë që ka distancimi fizik dhe higjiena personale në ambientet brenda dhe jashtë institucionit, nëpërmjet mesazheve të dhëna nga edukatorja.

– Fëmijëve duhet tu flitet në mënyrë të vazhdueshme për COVID-19, rregullat e higjienës, larjen e duarve, mënyrën e duhur të kollitjes dhe teshtitjes.

– Të vendosen postera të veçantë për mënyrën e larjes së duarve.

– Në ambientet e institucionit të afishohen postera mbi masat e parandalimit të infektimit me

COVID-19, higjenën respiratore dhe atë personale si dhe rregullat për distancimin fizik, të dizenjuara në mënyrë sa më të thjeshtë dhe të kuptueshme nga fëmijët.

– Çdo fëmijë duhet të nxitet të lajë duart pas çdo veprimi që mund të përbëjë rrezik për përhapjen e virusit: prekja e hundës, syve, gojës etj.

– Duhet të sigurohen: uji i rrjedhshëm, sapuni i lëngët, letra për fshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60%, në ambientet e institucionit.

– Të kryhet dezinfektimi i çdo dhome, çdo ditë. Pas largimit të fëmijëve, të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lënde dezinfektuese.

– Në fund të çdo dite duhet të kryhet edhe dezinfektimi i mjediseve të përbashkëta.

Pastrimi dhe dezinfektimi i lodrave

– Lodrat të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.

– Lodrat apo objektet që futen në gojë dhe që janë të ndotur me sekrecione duhet të largohen dhe të mos përdoren deri sa të dezinfektohen.

– Lodrat prej rrobe që mund të lahen në lavanderi duhet të përdoren vetëm nga një fëmijë dhe më pas të lahen, përpara se të përdoren nga një fëmijë tjetër.

– Lodrat apo mjetet didaktike nuk duhet të kalohen nga një grup (klasë) në tjetrën pa i larë më parë apo dezinfektuar ato.

– Librat e fëmijëve, si dhe materialet e tjera me bazë letre, si letra, zarf, revista, dosje nuk konsiderohen se përbëjnë një rrezik të lartë për transmetim dhe nuk kanë nevojë për procedura shtesë të pastrimit ose dezinfektimit. Kujdesi për foshnjat dhe fëmijët e vegjël

– Ndërrimi i pampersit

– Kur ndërrohet një fëmijë, më parë duhen larë duart, më pas duhen përdorur doreza për të vijuar me ndërrimin.

B – Për Edukatorët

– Stafi mjekësor i institucionit ose personeli i institucionit i caktuar nga drejtuesi dhe i trajnuar për veprimet e mëposhtme, kryen për çdo fëmijë procedurën si vijon:

– Mat temperaturën me termometër digjital për të gjithë fëmijët si edhe për të gjithë stafin e kopshtit/çerdhes.

– Spërkat dezinfektues me me përmbajtje alkooli 60% në duart e fëmijëve dhe të stafit.

– Vëren gjëndjen shëndetësore të fëmijëve si edhe ruajtjen e masave higjeno-sanitare prej tyre.

– Gjatë kohë qe edukatorja qëndron me fëmijët duhet të përpiqet të respektojë distancimin social duke i orientuar ata në vendet ku duhet të qëndrojnë.

C – Për personelin ndihmës

– Drejtuesi i institucionit duhet të hartojë një grafik me oraret për pastimin dhe dezifektimin e institucionit.

– Rekomandohet pastrimi në mënyrë rutinë i sipërfaqeve dhe objekteve të cilat preken më shpesh nga fëmijët, veçanërisht lodrat, karriget, tavolinat, kutitë e lodrave, etj.

– Pastrimi i ketyre objekteve nuk duhet kryer në prani të fëmijëve në dhomë/ambient.

– Korridoret dhe tualetet pastrohen dhe dezifektohen rregullisht sipas një grafiku.

– Sanitaret të mbajnë gjatë gjithë orarit të punës maskën, dorezat.

– Largimi nga institucioni bëhet pas përfundimit të pastrimit dhe dezifektimit të çdo ambienti të tij.

– Kryhen të gjitha detyrat duke respektuar distancimin social me fëmijët dhe edukatorët dhe stafin.

Përgatitja e ushqimit dhe shërbimi i tij

A – Punonjësit e kuzhinës

– Personeli që përgatit ushqimin duhet të mbajë gjithmonë maskë.

– Personeli duhet të lajë gjithmonë duart para, gjatë dhe pas mbarimit të përgatitjes së ushqimit.

– Mjetet dhe sipërfaqet që përdoren për përgatitjen e ushqimit duhet të lahen para dhe pas përdorimit të tyre.

– Lavamanet që perdoren për larjen dhe përgatitjen e ushqimit nuk duhet të përdoren për asgjë tjetër.

– Mjedisi ku kryhet ushqyerja e fëmijëve duhet të pastrohet dhe dezinfektohet para dhe pas ngrënies së çdo grupi të fëmijëve.

– Edukatoret duhet të sigurohen që femijët t’i lajnë duart gjithmonë para dhe pas ngrënies, ose t’u pastrohen herë pas here (për fëmijët e çerdheve).

– Edukatoret duhet t’i lajnë duart gjithmonë para përgatitjes së ushqimit si dhe pasi i ndihmojnë fëmijët për të ngrënë.

PËR PRINDIN

– Nënshkruan ose konfirmon në rrugë elektronike, tek edukatorja, këtë rregullore.

– Plotëson formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjëndjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të edukatores.

– Në rast nevoje për komunikim me edukatoren apo drejtuesin përdoret vetëm komunikimi elektronik.

– Në rastet e shoqërimit të fëmijës në institucion, prindi nuk duhet të hyjë në mjediset e brendshme për asnjë arsye.

– Prindi duhet të deklarojë nëse ka patur kontakt me persona të prekur me COVID-19 në familje apo në ambjentet e punës.

– Në rast se fëmija shfaq temperaturë apo simptoma të tjera të shëndetit jo të mirë, prindi duhet të paraqitet menjëhere për të marrë fëmijën.

PËR DREJTUESIT

– Të sigurojnë pajisjen e stafit me mjetet mbrojtëse, si: maska, doreza, solucione dezinfektuese.

– Për çdo fëmijë i cili paraqet probleme shëndetësore si rritje të temperatures, të konstatuar në ambjentet e institucionit apo të njoftuar nga prindi, ka patur kontakt me dikë të prekur me

COVID-19, si dhe nëse prindi përkatës është i sëmurë, apo ka patur kontakte me persona të prekur nga COVID-19, drejtuesi lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor

(NJ.V.K.SH) dhe strukturën përkatëse për këtë njësi.

– Për çdo edukatore apo personel tjetër të institucionit, i cili paraqet probleme shëndetësore, si

psh. rritje të temperaturës, etj., apo ka njoftim se ka patur kontakt me dikë të prekur me COVID19, drejtuesi lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJ.V.K.SH) dhe strukturën përkatëse në këtë njësi.

Shënim: Ky udhëzues mund të ndryshojë në varësi të nevojave të lidhura direkt me ndryshimin e situatës epidemiologjike në vend


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387