Manastirliu: Hapen kopshtet dhe çerdhet me 1 Qershor, protokollet e sigurisë duhet të zbatohen rreptësisht


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kopshteve nga data 1 Qershor, protokolli I të cilave është miratuar dhe është shpërndarë për t’u parapërgatitur për këtë datë. Vlerësojmë që ky protokoll por edhe të gjithë protokollet e sigurisë duhet të zbatohen rreptësisht, pasi janë baza për ruajtjen e shëndetit të popullatës”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila mori pjesë sot në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Sipas Ministres së Shëndetësisë, faza e dytë e rihapjes do të vijojë edhe me sezonin turistik, me protokolle sigurie në funksion të mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes së qytetarëve, për të kufizuar përhapjen e COVID19.
Ministrja e Shëndetësisë kërkoi vëmendje maksimale nga strukturat e shëndetësisë në këtë situatë të fazës së dytë të rihapjes.
“Nuk duhet të harrojmë që ky virus vijon të qarkullojë dhe ne duhet t’i përgjigjemi me të gjitha strukturat në gatishmëri. Kemi hyrë në javën e 12 të epidemisë me mbi 1 mijë të prekur. Tashmë edhe puna bëhet më e vështirë për të gjurmuar kontaktet, ndaj duhet të intensifikohet puna nga strukturat tona të terrenit“, tha Manastirliu.
Duke paraqitur situatën e deritanishme, drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP dr. Silva Bino kërkoi rritje të ndërgjegjësimit edhe të të rinjve.
“Rritja e numrit të rasteve sidomos në Tiranë tregon se sa të kujdesshëm duhet të jemi. Është koha që të rinjtë të jenë të përgjegjëshëm, që e gjithë popullata të jetë e përgjegjshme në mënyrë që të ruajmë distancën dhe rregullat e higjienës”, tha Bino.

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, prof. Najada Çomo deklaroi se situate është e qëndrueshme, por ka raste të rënda në spital dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve.
“Duhet të jemi realistë që ka persona të shtruar në spitalin infektiv që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe duke patur parasysh që kemi patur dy vdekje brenda pak ditësh tregon për vazhdimin e gravitetit të sëmundjes, pa çka se shifra është nën 20. Por kjo shifër mund të zvogëlohet ose të shtohet në ditët në vijim. Masat e marra dhe pjesa e ruajtjes së distancimit janë elementë shumë të rëndësishëm për të ruajtur shifrat e ulëta të pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv”, tha Çomo.
Prof. Tritan Kalo apeloi për vetëndërgjegjësim nga qytetarët. “Sfida me COVID19 ende nuk ka përfunduar ndaj masat e vetëndërgjegjësimit dhe kujdesit ndaj vetes mbeten në fuqi sot, nesër dhe në të ardhmen”, tha Kalo.
Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vijojë vlerësimin mbi baza ditore dhe 14 ditore të situatës epidemiologjike të COVID19 për vendimet e mëtejshme.

Publikohet udhëzuesi: Rregullat e reja që duhet të zbatohen në kopshte/çerdhe në 1 qershor


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19. Ministria ka parashikuar hapjen e kopshteve dhe çerdheve më 1 qershor ndërkohë që rregullorja prej 7 faqesh është shpërndarë në të gjitha kopshtet e çerdhet.

Disa nga rregullat

-Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.

-Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.

-Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes.

-Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.

-Në momentin që fëmija hyn në institucion çdo ditë.

-Do i matet temperature me termometër digjital.

-Do i pastrohen duart me solucion higjienizues në momentin që hyn në çerdhe/kopsht.

-Nëse është e mundur të vendosen vaska me solucion dezinfektues me bazë klor për shuajt e këpucëve përpara hyrjes në çerdhe/ kopsht.

-Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit.

-Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.

-Fëmijët e një grupi do të qëdrojnë në të njëjtën sallë cdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

Rregullat e reja që duhet të zbatohen në kopshte dhe çerdhe nga 1 qershori


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e cerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi disa ditë më parë:

Duke filluar nga 1 Qershori, në vend do të hapen edhe kopshtet dhe çerdhet. Draft-protokolli i specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik përcakton rregulla strikte përsa i përket dorëzimit të fëmijëve si dha masave mbrojtëse për personelin e kopshteve dhe çerdheve”.

“Tv Klan” ka siguruar draft protokollin e specialistëve të  ISHP-së, ku përcaktohet se si do të bëhet hapja e kopshteve dhe çerdheve. Fëmijët nuk do lejohet të dorëzohen dhe merren nga gjyshërit, vetëm nga prindërit. Këta të fundit nuk do mund të hyjnë brenda institucionit, por duhet ta dorëzojnë fëmijën tek edukatorja, në derën e kopshtit apo çerdhes.

Po ashtu në draft është përcaktuar se nuk do lejohen në mënyrë kategorike fëmijët që mund të kenë probleme shëndetësore. Madje edhe të vegjlit që do të futen brenda kopshtit apo çerdhes do t’u matet temperatura dy herë në ditë.

Përsa i përket personeli, ata duhet të jenë të pajisur me doreza dhe maska. Po ashtu edhe kuzhinierët duhet të jenë me masa mbrojtëse.

Në draft thuhet se nuk do të ketë kufizime për numrin e fëmijëve, por do të përdoren të gjitha hapësirat e kopshtit dhe çerdheve për të krijuar distancë mes fëmijëve.

Si të flisni me fëmijët tuaj rreth koronavirusit?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Të dish si t’u përgjigjesh pyetjeve dhe frikërave të fëmijëve tuaj, ndërkohë që jeni vetë në ankth, mund të jetë e vështirë. Nëse ke hasur vështirësi si prind që të shpjegosh se çfarë po ndodh në botë, nuk je vetëm.

Është e rëndësishme që të tregoheni të hapur rreth koronavirusit me fëmijët tuaj. Shoqëria Britanike e Psikologëve thotë në udhëzimin e saj se si të flisni me fëmijët rreth koronavirusit se: “Të rriturit kanë një rol kyç në ndihmën që duhet t’u jepet fëmijëve për të kuptuar se çfarë po ndodh, duke dhënë informacion dhe mbështetje, duke limituar ekspozimin ndaj mediave, dhe duke qenë të ndërgjegjshëm se si veprimet e tyre mund të ndikojnë tek fëmijët e tyre.”

Kujtoni gjithashtu që edhe bebet dhe fëmijët e vegjël mund ta ndjejnë ankthin tuaj. Ata mund ta kuptojnë ndryshimin tuaj në sjellje nëse bëheni më të distancuar apo të pavëmendshëm. Mundohuni ta kontrolloni sjelljen tuaj. Flisni me fëmijët për t’i qetësuar ata, edhe nëse nuk e kuptojnë plotësisht se çfarë po ndodh, sigurohuni që të t’u qendroni shumë afër.

Mundohuni të mbani një rutinë sa më normale të jetë e mundur, në mënyrë që fëmijët tuaj të ndjehen të sigurt.

Ja disa këshilla se si mund të veproni:

  • Mos i nënvlerësoni frikërat e fëmijëve tuaj. Ndërkohë që është e rëndësishme që të mos u krijoni frikëra që nuk i kanë, është po aq e rëndësishme që të kuptoni se ata mund të jenë në ankth rreth asaj çfarë kanë dëgjuar për koronavirusin, si në lajme apo në biseda të ndryshme të më të rriturve. Dhe duke qenë se nuk e kuptojnë rrezikun ashtu si të rriturit, fëmijët mund të jenë më të shqetësuar se sa mund t’ju duket ju.
  • Pyetini fëmijët tuaj se çfarë dinë dhe çfarë nuk kuptojnë. Ndonjëherë fëmijët mund të mos i përmendin gjërat nga të cilat frikësohen, por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë të shqetësuar. Është gjithmonë diçka e mirë që t’u jepni fëmijëve tuaj mundësinë që të flasin rreth gjërave që i frikësojnë.
  • Sqaro keqkuptimet. Qarkullojnë shumë thashetheme dhe mite rreth origjinës dhe detajeve të tjera të koronavirusit. Është e rëndësishme që t’i sqaroni fëmijët tuaj për atë se çfarë është e vërtetë e çfarë jo.
  • Mundohuni që shpjegimet që jepni të jenë të shkurtra dhe pa shumë detaje të tepërta. Për fëmijët më të vegjël, përdorni lojëra, histori apo kukulla që t’u shpjegoni situatën dhe t’i ndihmoni të kuptojnë. Dhe tregohuni të vëmendshëm se çfarë mund të jenë duke shprehur ata me anë të lojës apo vizatimeve të tyre.
  • Sigurojini fëmijët tuaj se shumë të rritur po punojnë që të na mbajnë të sigurt. Ka shumë raporte që tregojnë për masat që po merren në mënyrë që virusi të përmbahet dhe që çdokush të jetë sa më i përgatitur. Ndonjëherë fëmijët kamë nevojë që të kujtohen për këtë.
  • Mos shikoni vetëm lajme. Edicionet e lajmeve mund t’i mërzisin fëmijët, sepse toni i shumicës së tyre dramatizohet dhe fokusohet më shumë në pjesët negative se sa ato positive.
  • Mos e nënvlerësoni fuqinë e përqafimeve dhe ledhatimeve. Qetësimi jo – verbal mund të ketë efekte shumë pozitive.
  • Ndihmojini fëmijët tuaj të kuptojnë shkakun dhe efektin. Larja e duarve dhe qëndrimi larg nga personat e tjerë do të ndalojë përhapjen e virusit. Kjo do t’i ndihmojë ata të kuptojnë se pse duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Historia e koronavirusit do të vazhdojë të zhvillohet dhe gjatë ditëve të ardhshme. Fëmijët tuaj do të dëgjojnë më shumë rreth tij nga burime të ndryshme. Qëndrimi afër tyre, dëgjimi i shqetësimeve të tyre, dhënia e informacionit të saktë, dhe dashuria që keni për ta, do t’i ndihmojë ata dhe ju që ta kaloni këtë situatë të vështirë.

Burimi: Babycentre

Shtyhet sërish hapja e shkollave, kopshteve dhe çerdheve: Ky është afati i ri


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e shkollave, kopshteve, dhe çerdheve deri në përfundim të situatës me pandeminë.

Më parë, vendimi për mbylljen e tyre ishte deri më datë 3 prill, por mos përmirësimi i situatës ka detyruar autoritetet që të vendosin shtyrjen e vendimit për rihapjen e tyre pa afat, deri në përfundim të pandemisë.

COVID-19, urdhri i Manastirliut: Shkollat e kopshtet mbyllur deri në 3 prill


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike do të mbeten mbyllur deri në 3 prill 2020.  Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e dytë që shtyn afatin e çeljes së aktivitetit në këto institucione.

“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill”, u shpreh Manastirliu.

Aktualisht i gjithë vendi është përfshirë  nga masa të rrepta që ka lënë hapur vetëm njësitë e tregtimit të ushqimeve, fasonet dhe call center si dhe disa hallka të tjera të cilësuara si jetike për ekonominë.

Ndëkrohë shkollat, kopshtet, çerdhet, baret-restorantet, qendrat tregatre dhe njësi të tregtimit të artikujve që nuk cilësohen si jetikë mbeten të mbyllur qysh nga java e kaluar duke lënë të paqarë afatin se kur do të kthehet aktiviteti normal. Një masë e tillë u mor nga qeveria me synimin për të parandaluar përhapjen e koronavirus.

Mësuesi i shkollës private në Korçë me koronavirus, prindërit njoftohen pas një jave


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Shkolla greke jopublike “Omiros” në qytetin e Korçës, përmes një njoftimi ditën e sotme iu ka bërë të ditur prindërve se një nga mësuesit e këtij stafi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në njoftim shkruhet gjithashtu se ky rast është konfirmuar pozitiv ditën e premte (dt.13.02). Kjo shkollë është mbyllur 4 ditë para se të shfaqej rasti me koronavirus.

Njoftimi i plotë:

Të dashur prindër, ju informojmë se një person prej stafit edukativ të Shkollës “Omiros” u gjend pozitiv ndaj koronavirusit ditën e Premte dt 13/03/2020. Shkolla jonë u mbyll ditën e hënë, 4 ditë para se të shfaqej rasti, dhe ishte e vetmja ditë që dikush prej stafit dhe fëmijëve mund të ketë erdhur në kontakt me personin e infektuar i cili nuk ishte në dijeni për problemin deri ditën që iu shfaqën shenjat e para dhe shkoi në spital, ku pas analizave rezultoi pozitiv. Duke pasur parsysh dhe propabilitetin më minimal të një infeksioni të mundshëm, jemi të detyruar t’iu vëmë në dijeni që të jeni më vigjilentë në lidhje me shëndetin tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e mëposhtme në rast se keni një prej shenjave të bëra publike e që lidhen me infektimin nga ky virus.
Më poshtë kemi udhëzimet e Organizmit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Persona që erdhën në kontakt me një rast të verifikuar apo të dyshimtë të infektimit me koronovirusin e ri ( psh anëtarët e familjes, miqtë, kolegët, profesionistët e shëndetit) ndjekin shëndetin e tyre (matin temperaturën dy herë në ditë) nga dita e kontaktit të fundit me këtë rast që prej 14 ditësh.
Është i domosdoshëm komunikimi i (përditshëm) me profesionistët e shëndetit gjatë gjithë kohës së karantinës.

Përgjatë gjithë kësaj periudhe (14 ditore) duhet të aplikohen rregullat si më poshtë:
Qëndrim në dhomë e cila vazhdimisht pastrohet ajri që përdoret vetëm për këtë person.

• Kufizim i të gjithë atyre që kujdesen për personin, një person i cili i përket grupit të rrezikut (dmth janë të një moshe të madhe dhe nuk ka sëmundje kronike).
• Nuk lejohen vizitat
• Qëndrim i anëtarëve të tjerë të familjes në dhomë tjetër nëse kjo nuk është e mundur të qëndrojnë të paktën në 2 m largësi nga personi.
• Izolim nga lëvizjet e personit në shtëpi, sa të jetë e mundur.
• Ajrosia sa më e mirë e ambienteve të përbashkëta.
• Larje e mirë e duarve para dhe pas kontaktit me njeriun ose ambientn e tij (dhomë, objekte) , para ushqimit dhe pas përdorimit të banjës (larje duarsh me ujë e sapun ose përdorimi i dizifektantit nëse duart e tij janë dukshëm të ndotura ose jo).
• Gjithmonë të mbulhet goja dhe hunda gjatë momentit që kollitet ose tështin.
• Hedhje e kujdesshme e mbeturinave dhe materialeve të përdorura për mbulimin e hundës apo të gojës, larje e kujdesshme në rast se nuk janë për një përdorim.
• Shmangie e kontaktit të drejtpërdrejt me lëngra të trupit, në veçanti pështymë apo të tjera lëngra trupore me duart të pambrojtura dhe përdorimi i dorezave me një përdorim. Pason larja e duarve.
• Shmangia e kontaktit me objekte mundësisht të infektuara të të sëmurit si piata, gota, lugë e pirunj, piceta, çarçafë të cilat pas një larjeje të kujdesshme ripërdoren. Pastrim dhe dizifektim i sipërfaqeve dhe objektve të dhomës së të sëmurit me bazë ditore me një sapun ose detergjent të zakonshëm, shplarje të duarve dhe në vazhdim dizifektim me një tretësirë prej klori shtëpiak në një propocion 1:50, nëse përdoret kolorinë e holluar 5%.
• Larje e banjës çdo ditë me të njejtën mënyrë.

Me respekt të veçantë
Drejtoria e Shkollës Omiros./ Telegraf

Mbyllen përkohësisht çerdhet dhe kopshtet, Veliaj: Po vijojmë dezinfektimet nëpër institucione. 


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Në zbatim të planit të masave të marra për parandalimin e prekjes nga COVID 19, të gjithë çerdhet dhe kopshtet në kryeqytet do të qëndrojnë të mbyllura përkohësisht.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës po vijon me ritëm te lartë dezinfektimet në këto institucione parashkollore që të jenë gati për rihapjen e tyre.

“Vendimi për shkollat vlen edhe për kopshtet e çerdhet! Edhe pse fëmijët nuk paraqesin rrezikshmëri, mund të jenë bartës që prekin më pas gjyshërit e tyre që janë me të rrezikuar. Ndërkohë po vijojmë dezinfektimet që të jemi gati kurdo që vendoset rihapja #DoJaDalim”, thekson Veliaj.

Koronavirusi/ Mbyllen institucionet arsimore deri më 23 mars


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Pas situatës së krijuar në vend nga konfirmimi i dy rasteve të para me koronavirus, Task – Forca ka vendosur mbylljen e institucioneve arsimore për një periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në rrjetin e saj social Facebook.

Deklarata e Shahinit:

U vendos nga Task Forca për Koronavirusin që të mbyllen institucionet arsimore për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020.

Kjo për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi.

Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore.

Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht:
• Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda;
• Të evitojmë takimin deri në 1 m largësi;
• Të evitojmë grumbullimet e njerëzve.

 

 

 

Qëndrimi gjatë zgjuar i lidhur me obezitetin tek fëmijët e moshës 2 – 6  vjeç


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Prindërit kanë një arsye tjetër për t’i vendosur fëmijët herët në gjumë. Qëndrimi zgjuar pas orës 9 të darkës mund të rrisë rrezikun për t’u bërë obezë tek fëmijët e moshës nga 2 – 6  vjeç.

Kjo sipas një studimi të publikuar në revistën “Pediatria: Akademia Amerikane e Pediatërve”. Studiuesit regjistruan të fjeturin tek pjesmarrësit duke përdorur një pajisje aktigrafie të vendosur në kyçin e dorës.

Ata zbuluan se fëmijët që qëndronin shpesh zgjuar deri në 9 të darkës apo më vonë, kishin një rritje më të madhe, si të indeksit të masës trupore (BMI) edhe të perimetrit të belit, sidomos tek fëmijët me prindër mbipeshë apo obezë.

“Mesazhi i studimit ishte se mënyra se si jetojmë, dhe jo vetëm zakonet e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik, do të ndikojë në riskun e fëmijëve për të pasur një shtim të pashëndetshëm të peshës”, u shpreh dr. Claude Marcus, një nga autorët e studimit.

Meqë obeziteti lidhet me një sërë faktorë të tjerë risku, si tensioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i lipideve dhe glukozës, parandalimi i obezitetit është një synim i rëndësishëm për fëmijët.

Obeziteti gjatë fëmijërisë është i lidhur gjithashtu edhe me simptoma psikologjike si depresioni dhe ankthi, vetëvlerësimi i ulët, dhe probleme sociale si stigmatizimi dhe bullizmi.

Gjumi dhe pesha e fëmijëve

Lidhja mes gjumit dhe peshës është komplekse. Fëmija nuk do të ndikohet negativisht nëse  do të ketë vetëm disa ditë me gjumë të parregullt. Por, kur kjo gjë përsëritet shpesh dhe ndodh të bëhet edhe standarte, mund të fillojnë të krijohen probleme.

Sipas specialistëve çfarë dihet është që koha e gjumit tek fëmijët lidhet me nivele më të larta të insulinës dhe gjithashtu me ndjeshmëri më të lartë ndaj saj, që do të thotë se trupat e tyre mund të mos jenë të aftë ta procesojnë insulinën dhe glukozën në mënyrën e duhur, gjëra këto që mund të çojnë në shtim të peshës.

Përveç kësaj, studimet tregojnë se mungesa e gjumit rrit dëshirën për të ngrënë, dhe plogështia nga mungesa e gjumit ul aktivitetin fizik.

Burimi: Healthline

Kopshtet dhe çerdhet, KLSH: Prindërit përballen me kosto të fshehura, u kërkohen para për ujë e mjete didaktike


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Prindërit që kanë fëmijët të regjistruar në kopshte apo çerdhe publike përballen me pagesa të fshehta përveç tarifë zyrtare ditore. Një auditim performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi efektivitetin e çerdheve dhe kopshteve është fokusuar në dy bashki, atë të Tiranës dhe Vlorës ku ka nxjerrë edhe konkluzionet. Kështu me shqetësim është parë transparenca e detyrimeve që lidhen me tarifimin e kostot e çdo prindi në çerdhe dhe kopshte.

KLSH parashtron se tarifa për frekuentimin në çerdhe dhe kopshte përcaktohet me Vendim të Këshillit Bashkiak dhe në këtë vendim përcaktohet se kjo tarifë mbulon ushqimin dhe paguhet një herë në muaj në varësi të ditëve që ka frekuentuar çerdhen ose kopshtin.

Nga shqyrtimi i këtij dokumentacioni vihet re se në dy rastet Tiranë dhe Vlorë ky vendim nuk shoqërohet me asnjë studim apo përllogaritje të kostove apo elementë të tjerë të marra në konsideratë për arritjen në këtë tarifë përfundimtare. Audituesit nënvizojnë se ajo çka bie në sy në të dy bashkitë është se tarifa në të dyja rastet është e njëjtë (130 lekë/ditë për çerdhet dhe 160 lekë/ditë për kopshtet) pavarësisht se niveli i të ardhurave në këto dy qytete është i ndryshëm.

Krahas kësaj mungese transparence nga auditimi në kopshte dhe çerdhe rezultoi se gjatë vitit shkollor prindërit përballen me “kosto të fshehura” për pjesën më të madhe të nevojave që ka një shërbim i tillë. Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit që administrojnë përgjegjësit e kopshteve dhe çerdheve u vu re se rregullisht në këto institucione mblidhen kontribute nga prindërit të cilët sigurojnë ujin e pijshëm, mjetet didaktike, të përditshme të fëmijës (letra, lapsa, ngjyra, lodra, plastelina, gërshërë e shumë mjete të tjera), pajisje e orendi të tjera si lavatriçe, frigorifer, soba ngohjeje, dhe riparim të tyre, arredim.

Ky fenomen u has më i reduktuar në Bashkinë Vlorë ku për shkak edhe të nivelit të ulët të të ardhurave prindërit siguronin kryesisht mjete didaktike në pamundësi për orendi të tjera ndërkohë që nga dokumentacioni vënë në dispozicion Bashkia vetëm për vitin 2018 kishte shpenzuar mbi një milionë lekë për fishekzjarrë” thuhet në dokumentin e KLSH.

Po kështu shpenzimet sipas audituesve jo në të gjitha rastet janë shoqëruar me fatura ndërkohë që fondet e mbledhura administrohen nga përgjegjësit e kopshtit apo çerdhes dhe në raste të tjera nga bordi i prindërve.

I njëjti auditim nënvizon se ka paqartësi apo mbivendosje sa i takon standardeve apo rregulloreve të aplikueshme në shërbimin e kopshteve dhe çerdheve kjo e lidhur me çështje të mjedisit, sigurisë, ushqimit apo higjienës.

 Në këto kushte KLSH ka rekomanduar që të hartohet një studim i detajuar që do të përcaktojnë një tarifë të saktë për shërbimin duke evituar pagesat e fshehta.

Burimi: Monitor

Çfarë duhet të konsideroni para se t’i blini fëmijës suaj një telefon celular?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Kur prindërit mendojnë që t’i blejnë fëmijës së tyre një telefon celular, duhet të kenë parasysh se nuk po blejnë vetëm një celular, por një kompjuter dore dhe një kamera të aftë për çdo gjë. Është një vendim madhor, që vjen me shumë përgjegjësi si për prindërit ashtu edhe për fëmijët.

Si ndikojnë telefonat celular në sjellje?

Smartfonët janë një burim i komunikimit të vazhdueshëm. Kjo është edhe diçka e mirë edhe diçka e keqe. Mund ta përdorni telefonin për të kontrolluar vazhdimisht vendodhjen e fëmijës suaj, por nuk duhet ta teproni me këtë.

Një problem tjetër i komunikimit të vazhdueshëm është se fëmijët në këtë mënyrë mund të kontaktojnë me këdo, duke përfshirë dhe persona të huaj me qëllime të këqija. Edhe pse shumica e fëmijëve mund të dijë se si të tregohet i kujdesshëm me komunikimin online dhe në telefon, mund të ketë dhe përjashtime. Për më tepër, fëmijët mund të mos e marrin dhe aq seriozisht rrezikun në situata të ndryshme.

Telefonat celular ndikojnë dhe në përqendrim dhe vëmendje. Shumë studime e kanë dokumentuar lidhjen mes telefonave celularë dhe vëmendjes dhe përqendrimit të reduktuar të fëmijëve.

Edhe gjumi i fëmijëve ndikohet nga smartfonët. Shumica e tyre flenë shumë më pak se sa është e rekomanduar. Përkeqësimi i gjumit nga telefoni celular ndodh për dy arsye:

  1. Drita ngjyrë blu e ekranit që e bën trurin të mendojë se është akoma ditë kur nuk është.
  2. Shpesh fëmijët mendojnë se mund të humbasin diçka të rëndësishme nëse bien në gjumë herët dhe e lënë telefonin mënjanë.

Çfarë mund të bëjnë prindërit për të reduktuar përdorimin problematik të telefonave celularë?

  • Flisni me fëmijët tuaj rreth përdorimit të përgjegjshëm të telefonit celular.
  • Tregojuni fëmijëve tuaj se dhe gjërat e qejfit duhet të kenë një kohë të caktuar fillimi dhe një kohë mbarimi. Ndihmojini ata të limitojnë përdorimin e telefonit në kohë të caktuara gjatë ditës.
  • Ofrojini fëmijës suaj aktivitete zëvendësuese. Ndihmojeni atë ta mbushë kohën e tij me aktivitete të tjera kur koha e përdorimit të telefonit mbaron. Mund të jenë aktivitete si leximi, gatimi, sporti etj.
  • Praktikoni atë që thoni. Nëse do të limitoni kohën që fëmija juaj qëndron në telefon, mundohuni ta bëni këtë dhe për veten tuaj nëse keni mundësi.

Burimi: Healthy Children


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387