Migrena te fëmijët, faktorët e rrezikut


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përgatiti: Ilma Lamçe

Kur flasim për dhimbjet e kokës, shpesh mendohet se ky është një problem me të cilin përballen vetëm të rriturit. Dhimbja e kokës tek fëmijët është shpesh arsyeja për kontroll apo konsultim tek mjeku padiatër neurolog. Si tek të rriturit edhe tek fëmijët ekzistojnë lloje të ndryshme të dhimbjes së kokës, siç janë dhimbjet e përsëritura të migrenës apo  dhimbjet kronike të përditshme.

Rastet kur duhet të shkoni te mjeku neurolog janë kur:

-dhimbjet e kokës e zgjojnë fëmijën nga gjumi,

-fëmija ka dhimbje koke të shpeshta apo të forta,

-dhimbjet e ndryshojnë personalitetin e fëmijës,

-dhimbjet shoqërohen me temperaturë apo ngrirje të qafës.

Faktorët të cilët ndikojnë në shfaqjen e dhimbjes së kokës janë:

– infeksionet ,të ftohtit, gripi, infeksionet e veshit dhe të sinuseve, si dhe infeksionet e rënda të trurit meningjiti apo temperatura e lartë

-traumat në kokë, edhe traumat e lehta shkaktojnë dhimbje koke, por nëse dhimbja bëhet e fortë, duhet të kryeni kontroll të menjëhershëm

-faktorët emocionalë,stresi, ankthi, depresioni;

-ushqimi dhe pijet, nitratet të cilat janë të pranishme në produktet e sallamrave, si dhe aditivë të tjera në ushqim; kafeina e tepërt, lëngjet e gazuara, çokollata, kafja dhe çaji

Natyrisht, gjatë këtyre kushteve, gjithmonë ekzistojnë edhe simptoma të tjera të rënda – çrregullim vizual, marramendje, çrregullim të koordinimit motorik (të lëvizjes së duarve, këmbëve).

Sa të sigurta janë Institucionet e arsimit parashkollor për fëmijët tanë?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Në studimin e publikuar nga shoqata “Together for Life”, i cili u bazua në monitorimin e 43 kopshteve publike të Tiranës një hapësirë e veçantë ju kushtua sigurisë. Siguria që ofrojnë kopshtet e monitoruara si institucione të mirërritjes së fëmijëve parashkollorë është trajtuar në disa aspekte. Ndër to ishin:

Mungesa e hapësirave të nevojshme për mirërritjen e fëmijëve në kopshtet e kryeqytetit.

Një katalizator i rëndësishëm i ofrimit të një shërbimi cilësor, të krahasueshëm me standardet e projektimit të kopshteve, është sistemi i kontrollit të brendshëm.

Sistemi i ndriçimit të emergjencës. 36.6% e kopshteve të qytetit të Tiranës nuk kanë sistem ndriçimi emergjence. 2 kopshte e kanë sistemin jo funksional. 8 kopshte të rikonstruktuar sipas nismës “Adopto një Kopsht” nuk kanë sistem ndriçimi emergjence.

Sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit. Nga monitorimi i kopshteve të qytetit të Tiranës u vu re:

20 kopshte (nga të cilat 14 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sirena alarmi për lajmërimin e ndonjë zjarri të mundshëm.

92.7% e kopshteve (nga të cilat 24 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) i kanë dyert që hapen në drejtimin “brenda – jashtë”, duke vështirësuar daljet sa më emergjente në situatë zjarri.

Sistemi CTV dhe Njoftimi Zanor Gjatë monitorimit të seksionit të sigurisë, ishte e rëndësishme edhe pjesa e kamerave të sigurisë dhe njoftimit zanor. Nga 41 kopshte të monitoruara, vetëm në 2 prej tyre, të cilat janë të nismës “Adopto një kopsht”, ekziston dhoma e serverit ku është i vendosur sistemi CTV. Duke rezultuar në 37 kopshte (nga të cilat 23 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) pa dhomë serveri dhe pa sistemin CTV.

Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.

Shpërthimi në çerdhen nr. 14, nuk ka fëmijë të lënduar


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Një nga problematikat e trajtuara nga projekti “Lëviz për kopshtin tim”, ka qenë dhe siguria në institucionet e arsimit parashkollor. Shumë nga godinat e çerdheve dhe kopshteve ndodhen në hapësira të papërshtatshme dhe për pasojë fëmijët dhe stafi mësimor përballen me incidente si ai i datës 16 gusht.

Çerdhja 14 në zonën e ‘Ali Demit’ në kryeqytet u trondit gjatë natës së kaluar nga një shpërthim që hodhi në tokë një pjesë të saj. Policia sqaroi se shkak u bë rrjedhja nga një bombul gazi që mbahej në ambientet e pasme të ndërtesës. Shpërthimi u shoqërua me një zjarr që nuk pati pasoja.

“Forcat zjarrfikëse kanë ardhur menjëherë në vendngjarje, kanë bërë shuarjen e flakëve që kanë qenë në fazën fillestare të saj”.

Pavarësisht rënies së një pjesë të ndërtesës çerdhja u hap normalisht në orët e para të mëngjesit nga edukatoret. Ambientin ku rrinë fëmijët e ndan vetëm një mur nga magazina ku ndodhi shpërthimi.

Drejtuesja e çerdhes, tha për mediat se zjarri nuk kishte lidhje me kopshtin dhe se mesimi vazhdon si normalisht pa asnje problem.

Puthja vdekjeprurëse: Kurrë mos i puthni fëmijët nëse keni herpes në buzë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Një vogëlushe përfundoi me plagë të rënda në duar dhe krahë pasi u prek nga herpesi. 3-vjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, mendohet se e mori këtë infeksion pasi i ati i saj, të cilit i ishte krijuar një herpes në buzë si pasojë e ftohjes, e kishte puthur.

Mjekët fillimisht i ngatërruan simptomat e saj me të ekzemës dhe i dhanë antihistaminë, antibiotikë dhe kremra për këtë sëmundje. Pas një jave vajza u shtrua sërish në spital sepse nuk i ishin shëruar plagët. Këtë herë nëna u tha mjekëve që të atit të vajzës i ishte krijuar herpes si pasojë e ftohjes,

Pasi morën mjekime për herpes, plagët iu shëruan për 10 ditë. Herpesi mund të rezultojë vdekjeprurës tek fëmijët duke qenë se sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar plotësisht.

Burimi: Daily Mail

Studimi/ Nënat me shumë fëmijë të rrezikuara nga çrregullimet mendore


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Sipas një  studimi të fundit, gratë  që  kanë  më  shumë  se pesë  fëmijë  janë 70 %  më  të  rrezikuara ndaj Alzheimer –it në krahasim me gratë që kanë më pak fëmijë. Studiuesit mendojnë se kjo mund të jetë për shkak të rritjes së niveleve të hormoneve estrogjen në fund të shtatzënisë.

Studimi tregoi se nga 716 gra me pesë ose më shumë fëmijë, 59 prej tyre u prekën nga  Alzheimer, krahasuar me 53 nga 2.751 femrat me më pak fëmijë.
Rezultatet ishin të njëjta edhe pasi u vlerësuan faktorë të tjerë të rrezikut, siç janë kushtet  mjekësore, përdorimi i terapisë zëvendësuese të hormoneve dhe ushqyerja me gji.

Në testet e aftësive të kujtesës dhe të menduarit, gratë që kishin pesë ose më shumë fëmijë kishin rezultate më të ulëta se gratë që kishin më pak fëmijë.
Në një test ku rezultati maksimal është 30 pikë dhe rezultatet prej 24 ose më shumë tregojnë aftësitë e të menduarit normal dhe rezultatet prej 19 deri 23 tregojnë probleme të lehta njohëse, gratë me pesë ose më shumë fëmijë kishin një mesatare prej 22 pikësh, në krahasim me pothuajse 26 pikë për gratë me më pak se pesë fëmijë.

Ndërsa një studim tjetër ka zbuluar se sa më shumë fëmijë të ketë një femër, më i lartë është rreziku i sëmundjeve të zemrës. Ndërsa ato që kanë më shumë se pesë fëmijë, kanë një rrezik 40% më të lartë për një infarkt serioz në zemër në 30 vitet e ardhshme, krahasuar me ato që kanë një apo dy fëmijë./Shendeti.com.al

Si ndihmojnë sportet në zhvillimin fizik dhe psikomotor të fëmijës?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Noti ndihmon në forcimin e muskujve të zemrës, mushkërive, punojnë të gjitha muskujt dhe pakson rrezikun e shtrembërimeve të shtyllës kurrizore. Nëpërmjet notit fëmijët kuptojnë, konceptet lart, poshtë, majtas, djathtas, njohuri që do e ndihmojnë kur të mësojë për të shkruar.

Futbolli rrit shpejtësinë, lëvizshmërinë. Përmirëson ndjenjën e ekulibrit dhe të mëson rregullat e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit në grup/ekip. Gjimnastika artistike dhe dansi mësojnë të njohësh trupin, ndihmojnë të zhvillohet në mënyrë harmonike dhe përmirësojnë aftësinë e përqëndrimit.
Xhudo dhe karateja/artet marsiale janë shumë të mira për të mësuar të respektohet kundërshtari, të bëhen më të sigurt tek vetja dhe të dominojnë agresivitetin e tyre.

Ndihmojnë në shkathtësinë dhe zhvillimin e artikulacioneve.
Basketbolli dhe volejbolli shtojnë koordinimin dorë këmbë, rrisin shpejtësinë dhe reagimin me shpejtësi, forcojnë shpirtin e grupit.
Skitë përmirësojnë kontrollin e trupit në hapsirë, ndihmojnë në kapërcimin e frikës nga humnera, lartësitë dhe shpejtësisë./ISHP

Ç’duhet të dini për arsimin bazë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Arsimi në Republikën e Shqipërisë është përparësi kombëtare. Ai realizohet në përputhje me parimet e sanksionuara në legjislacionin në fuqi, mbështetet në traditat e arritjet e shkollës sonë kombëtare dhe kryhet në përputhje me marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë. Arsimi respekton të drejtat e fëmijëve dhe të të rriturve të sanksionuara në këto dokumente.

Sipas Ligjit Nr. 69/2012, në mbështetje të nenit 22, pikat 1, 2, 3, 4, 5:

  1. Arsimi bazë synon zhvillimin shoqëror, intelektual e fizik, të çdo nxënësi, zotërimin e rregullave të sjelljes dhe kultivimin e vlerave, përkujdesjen për shëndetin, si dhe përgatitjen e mjaftueshme për vazhdimin e arsimit të mesëm të lartë ose për tregun e punës.
  2. Arsimi bazë përfshin arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët. Arsimi fillor përbëhet nga gjashtë klasa, nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë. Arsimi i mesëm i ulët përbëhet nga tri klasa, nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë.
  3. Shkollat e arsimit të orientuar mund të nisin në klasa të caktuara të arsimit bazë, duke siguruar formimin e mjaftueshëm të nxënësve në lëndët e kulturës së përgjithshme.
  4. Arsimi bazë me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë shtetas shqiptarë me banim në Republikën e Shqipërisë nga mosha gjashtë vjeç deri në moshëngjashtëmbëdhjetë vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë ligj. Nxënësi ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me kohë të plotë deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç. Nxënësi, që ka mbushur moshën shtatëmbëdhjetë vjeç dhe nuk ka përfunduar arsimin bazë, lejohet të përfundojë klasën që po ndjek. Nxënësit, që kanë mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe nuk e kanë përfunduar arsimin bazë me kohë të plotë, kanë të drejtë të regjistrohen në shkollat e arsimit bazë me kohë të pjesshme.
  5. Nxënësi, që nuk ka ndjekur të paktën dy klasa të arsimit bazë me kohë të plotë, ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me program mësimor individual, sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit.

Kur fillojnë regjistrimet në kopshte


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Një nga cështjet më të diskutuara në inboxin e faqes “Lëviz për kopshtin tim” është dhe data e fillimit të regjistrimeve në kopshtet publike të Tiranës. Shumë prindër janë interesuar pranë faqes tonë për të marrë informacion lidhur me datën e fillimit të regjistrimeve në kopshte si dhe për kriteret që duhet të plotësojnë fëmijët që do të frekuentojnë kopshtet për herë të parë këtë vit.

Përfaqësues të shoqatës “Together for Life”, pasi kontaktuan me institucionet përkatëse dhe drejtoritë e kopshteve, u informuan se nuk është vendosur akoma një datë për fillimin e regjistrimeve dhe nuk janë bërë ende publike për drejtueset e kopshteve kriteret bazë për fëmijët që do të frekuentojnë këto institucione.

Dihet se regjistrimet do të fillojnë 2 javë para se të fillojë rregullisht mësimi në kopshte dhe do të njoftohet paraprakisht në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse.

Shoqata “Together for Life” do vazhdojë të marrë informacion lidhur me këtë çështje dhe menjëherë pas vendosjes të datës për regjistrimet do të njoftojë prindërit nëpërmjet faqes “Lëviz për kopshtin tim”

Pushimet e verës/ Mjekja pediatre Lira Gjika: Ne i mbajmë peng fëmijët sepse kemi frikërat tona


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Pavarësisht se shkolla ka mbaruar, fëmijët duhet të vazhdojnë të mësojnë, por përmes lojës. Është kjo këshilla që jep mjekja pediatre Lira Gjika në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, e cila bën apel për krijimin e qendrave kulturore që organizojnë sa më shumë aktivitete për fëmijët, ndërsa prindërit nuk duhet të harrojnë kurrë që fëmijët duhet ta ndjejnë që nuk janë vetëm.

Intervista e plotë e pediatres Lira Gjika dhënë për emisionin “Rreze Dielli”
1 – Si duhet ti kalojnë fëmijët pushimet në stinën e verës, në kohën që nuk kanë më për të mësuar, pasi nuk janë në shkollë?
Fëmijët duhet ti kalojnë ditët e verës duke luajtur , pra duke mësuar. Pavarësisht në është në shkollë apo shtëpi , fëmija duhet të luajë, pra të mësojë sepse loja dhe mësimi janë bashkë. Për fat të keq ne kemi shumë pak vende të organizuara nga shteti . Duhet të ketë qendra kulturore  për fëmijë, biblioteka apo parqe. Duhet të organizohen qendra për aktivitetet e fëmijëve, ku të jetë një vazhdim i shkollës, ku të ketë prapë mësues, por jo mësues që vënë nota, por mësues që ndihmojnë fëmijët të luajnë sa më shumë, sepse fëmija i vetëm nuk luan dot. Fëmijët duhet të luajnë sa më shumë. E para për tu zhdërvjelltësuar dhe kur hyjnë në marrëdhënie me të rritur mësojnë anën sociale dhe gjuhën, dhe kur rrinë me moshatarët e tyre zhvillojnë akoma më mirë fjalorin dhe ndërkohë pranojnë të njëjtin. Kjo gjë nuk mund të ndërpritet për verën.

2- Çfarë sugjeroni për prindërit, si duhet ti ndihmojnë ata fëmijët që ti kalojnë sa më mirë pushimet e verës?
Në stinën e verës, fëmijët duhet të hipin dhe të zbresin. Sot rekomandohen shumë kërcimet, sepse fëmijët tanë konsumojnë shumë sheqer , dhe një nga veprimet e shëndetshme që duhet të bëjnë për të shpërbërë sheqerin është të hidhen, të luajnë , të hipin , të zbresin, të vrapojnë. Ushtrimet fizike duhet të jenë të domosdoshme përgjatë gjithë vitit. Loja është shëndet, në natyrë kafsha që nuk luan, nuk mbijeton. Kafsha që luan është kafsha që e ka të sigurt ushqimin dhe nga ky ligj nuk përjashtohen as njerëzit. Dhe fëmija e bën të qeshë të rriturin, edhe i rrituri vlerëson investimin që bën fëmija dhe ia zhvillon më cilësisht.

3 – A duhen ngarkuar fëmijët gjatë verës me kurse dhe aktivitete shkollore, apo duhet të fokusohen më shumë tek lojrat dhe zbavitja?
Jam dakord që fëmijët nuk duhet të ngarkohen me mësime gjatë stinës së verës , por libri nuk duhet të mungojë asnjëherë. Është shtuar nga ana e studiuesve nxitja që fëmijët të lexojnë sa më shumë libra, gjatë gjithë kohës.

Fëmija luan dhe do të qetësohet. Të qetësohesh me një libër në dorë , apo kur ta lexon një i rritur është shumë mirë për fëmijën, sepse janë bashkë dhe shikon se s ii rrituri i përkushtohet të voglit, ka menduar për të, pra rritet siguria, fuqizohet dhe rritet marrëdhënia prind-fëmijë.

4 – Si ndikon mërzia në krijimtari , a është ajo ndihmuese? Cili është mendimi juaj?
Jam dakord me ekspertët që thonë se mërzia e rrit krijimtarinë .Fëmija do mërzitet dhe do qajë. Vetëm njeriu qan, vetëm njeriu qesh, kjo është normale. Fëmija nuk duhet të jetë vetëm në mërzinë e tij, por duhet të shohë që i rrituri nuk e anashkalon. Për një fëmijë të mërzitur, kur i rrituri ulet me të, bëhet baraz me të dhe i shkon pranë e i thotë : “Je i mërzitur? Edhe unë, dhe prandaj të kuptoj. Tani që po flasim të dy sikur po më ulet mërzia”. Fëmija sheh që nuk është vetëm . Ajo që i mundon fëmijët tanë është qe ndihen shpeshherë vetëm edhe kur janë në krah të nënës.

5- Ndodh që shpesh fëmijët i mbajmë të lidhur pas vetes ? Sa të lidhur duhet të jemi meta dhe kur duhet të fillojë shkëputja nga prindërit apo kujdestarët?
Ne i mbajmë peng fëmijët psikologjikisht apo psiqikisht, sepse kemi frikërat tona. Po ta shohësh edhe në botën e kafshëve , prindërit janë shumë të vëmendshëm. Kjo është normale sepse është përgjegjësia që na ka dhënë jeta. Kur vjen një i parritur, i rrituri duhet patjetër ta mbrojë. Ajo që ne duhet të bëjmë është të rrisim dhe edukojmë fëmijët për të ardhmen.

Sindroma e mungesës së përqendrimit te fëmijët, fakte që duhet t’i dini


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Nga Blerina Bombaj, dietologe

Prindërit intuitivë kanë vënë re se pas sjelljeve problematike dhe përformancës së dobët në mësime fshihen mangësi ushqimore apo zgjedhje të gabuara. Studime të reja po e konfirmojnë këtë dyshim të prindërve.
Shpjegimi: Sindroma e mungesës së përqendrimit te fëmijët mund të vijë nga prishja e ekuilibrit të neurotransemtuesve. Fëmijët me këtë sindromë, përdorin sjellje të padëshirueshme dhe hiperaktivitet mendor për të stimuluar prodhimin e këtyre lëndëve kimike të trurit. Por, kjo pasohet me stres dhe me zbrazje të neurotransmetuesve dhe fëmijët dalin jashtë kontrollit. Pra, tingëllon shumë logjike që një fëmijë me tendencë për sindromën e mangësisë së përqendrimit të përfitojë shumë nga një dietë e cila e ushqen mjaftueshëm për të prodhuar këto lëndë kimike.

Acidet lyrore omega-3 përbëjnë element kyç të dietës. Këto yndyra nuk prodhohen dot nga organizmi prandaj duhen siguruar nga ushqimi si salmoni, sardelet, peshku ton, arrat dhe vaji cilësor i ullirit.

Prindër, veproni vetë!

Ju mund të mbani një ditar ku të shënoni ushqimet që fëmija juaj konsumon dhe sjelljet që vëreni më pas. P.sh., shumë prindër raportojnë sjellje problematike pasi fëmija e tyre konsumon një ushqim me përmbajtje të lartë sheqeri si karamelet, ëmbëlsirat, lëngjet e gatshme të frutave.
Vendosni qëllimin tuaj si prindër, të shtoni çdo ditë nga një ushqim të shëndetshëm në dietën e fëmijës tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të kujtoheni t’i vendosni në menu ushqime që përmirësojnë sjelljen dhe aftësinë e të mësuarit si peshku, farat e linit, zarzavatet dhe drithërat integrale.

Mos harroni:

  • JU jeni modeli i ushqimit të shëndetshëm për fëmijën tuaj.
  • JU zgjidhni larminë e ushqimeve që i ofroni fëmijëve.
  • JU mund ta bëni ushqimin kënaqësi./Kopshtiim.com

Digjet çerdhja e fëmijëve në Dibër, dyshimet e para të policisë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Një çerdhe është përfshirë nga flakët dy ditë më parë në Dibër. Sipas informacioneve zyrtare, zjarri ka rënë rreth orës 08:00 të së martës në çerdhen numër 1 të qytetit.

Ndonëse u dyshuar si një zjarrvënie e qëllimshme, burime nga policia thonë se dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Fatmirësisht nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar, pasi çerdhja nuk ka pasur fëmijë.

Burimi: Balkan Web

Ushqimet që ndihmojnë në shtimin në peshë të foshnjave


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Nënat nuk duhet të shqetësohen për ushqyerjen e foshnjës vetëm nëse është nënpeshë.

Nënat janë të shqetësuara për foshnjat e tyre kur ata nuk  hanë, por më shumë kur fëmija është nënpeshë. Mjekët i këshillojnë nënat të ndjekin rekomandimet e tyre në mënyrë që të vegjlit të ushqehen si duhet. Foshnjat duhet të kenë një rritje të vazhdueshme në peshë me qëllim që të forcohet sistemi imunitar.

Ka disa ushqime që ndihmojnë në shtimin në peshë të foshnjave:

-Qumështi i gjirit, është mënyra e vetme për të fituar peshë për foshnjat nën moshën 6 muajshe. Nuk ka asnjë burim tjetër ushqimor të ngjashëm me qumështin e gjirit.

-Bananet , janë burim i kaliumit, fibrave ushqyese dhe karbohidrateve.

-Kremërat nga frutat ose perimet. Në mënyrë që të vegjlit të shtojnë në peshë, duhet të ushqehen me kremra të frutave dhe perimeve, pasi në këtë mënyrë marrin vitaminat dhe mineralet e nevojshme.

-Patatet, siç e dimë, janë një burim i rëndësishëm i karbohidrateve, gjë që ndihmon në rritjen e shpejtë të peshës.

Foshnja duhet të ushqehet shëndetshëm dhe të ketë një dietë të pasur me vlera ushqyese. Kjo është kryesore për zhvillimin mendor dhe fizik.


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387