Frazat që nuk duhet t’i përdorni asnjëherë me fëmijët


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përshtatur në shqip: Lira Gjika

Kur fëmija i inatosur përplas apo flak lodrat dhe sendet që ka në dorë, mund t’i thuhet: nuk ke dëshirë të luash më? Kjo frazë e ndihmon të komunikojë në mënyrë jo konfliktuale. Gjithashtu lejon që komunikimi të mbetet i hapur dhe fëmija ta shikojë situatën nga një këndvështrim tjetër dhe krijohet mundësia ta rimendojë veprimin e tij.

Në vend që t’i thuhet: “të rriturit nuk sillen kështu”, shprehja qetësuese do të ishte: “Edhe të rriturve u ndodh të sillen kështu, por ata përpiqen ta kalojnë”. Është më mirë t’i shpjegohet fëmijës që është normale të provojë një ngarkesë të madhe emocionale, se sa ta ndrydhë atë. Kur i rrituri i tregon që edhe atyre i ndodh një gjë e tillë, por kalon, fëmija ndihet më i qetë dhe do të përpiqet të mos e përsërisë të njëjtën sjellje.

Kur fëmija “godet” i thuhet: ti je i nxehur dhe mbase ke te drejtë, por nuk mund të godasësh. Kjo mënyrë të foluri nga ana e të rriturit i tregon fëmijës se të qenit i nxehur është normale, por jo e goditura.

Në vend që t’i themi “po sillesh shumë keq”, mund t’i thuhet kaq e vështirë është të bësh si po të them? Pa të shohim së bashku si mund ta bëjmë sa më të lehtë situatën. Kur një fëmijë refuzon të bindet, duhet patjetër që i rrituri të përpiqet të kuptojë shkakun. Kjo frazë e siguron fëmijën që nuk është vetëm dhe do të përpiqeni së bashku t’ia dilni të qetësohet.

Në vend të shprehjes “tani do të dënoj”, mund t’i thuhet: “merr frymë thellë se edhe unë atë po bëj dhe kështu të qetësohemi”. Kjo mënyrë të foluri ndihmon të afrohen me njëri tjetrin, në vend që të izolohen, siç ndodh në rastin e kërcënimit.

E folura në mënyrë urdhërore e të rriturit, që ka humbur durimin për një arsye të vetën dhe nuk duron disa kapricio të vogla në fund të ditës të fëmijës, që në fund të fundit po mëson të kontrollojë ambientin. Në vend të shprehjes “shko laji shpejt dhëmbët”, mund t’i thotë: “si do të bësh, do të lash dhëmbët e kukullës të parat apo të tuat”. Kjo mënyrë i jep një mundësi zgjedhje që ndihmon të dalë nga gjendja e grindur që ndodhet.

Në vend të frazës “ha ose do të shkosh të flesh pa ngrënë” mund t’i thuhet: “çfarë të bëjmë që ngrënia e këtij ushqimi të bëhet sa më e shijshme”. Kjo frazë vlen për të bërë fëmijën më të përgjegjshëm, sepse duhet të gjejë ai një zgjidhje.

Në vend të shprehjes “mjaft, fëmijë qaraman” mund t’i thuhet: si thua ta kërkosh apo të flasësh me një ton normal që edhe unë të kuptoj mirë atë që po të shqetëson”. Shpesh fëmijët I kërkojnë gjërat nëpërmjet ankimit dhe qarjes sepse nuk e kuptojnë sjelljen e tyre dhe I rrituri duhet ta kujtojë dhe tja emërtojë sjelljen që po demonstron.

Në vend të shprehjes: “pusho, nuk të dëgjoj” mund ti thuhet: “si thua të gjejmë një zgjidhje”. Edhe kjo shprehje ndihmon fëmijën të mësojë përgjegjësinë. Kur fëmija ankohet për shkollën, apo ankohet për vëllanë apo motrën ju të rritur kërkojini të gjejë një zgjidhje, çfarëdo zgjidhje që të jetë mjafton ta gjejë vetë.

Në vend të shprehjes “sa herë duhet ta përsëris”, mund ti thoni: “e shoh që nuk e ke dëgjuar atë që po të thosha. Si thua ta përsërisësh me zë të ulët atë që unë të them”. Kur i kërkojmë fëmijës të përsërisë fjalët që i themi, atij i bëjnë më shumë përshtypje dhe njëkohësisht krijohet dhe një situatë humoristike.

Shprehja “po më turpëron” duhet hequr nga fjalori sepse e bën fëmijën të vuajë dhe të dyshojë te vetja. Në raste të tilla mund ti thuhet: “hajde shkojmë në një vënd që nuk na dëgjon njeri dhe të gjejmë një zgjidhje”. Propozimi që ta zgjidhni sëbashku, i fuqizon fëmijës sigurinë që nuk është vetëm dhe se nuk ja fajësojnë ndjesinë që provon.

Në vend të shprehjes “mjaft bërtite”, mund të përdorim një shprehje të tillë: “si thua, të bëjmë sikur ke ditëlindjen dhe t’i fryjmë qirinjve, marrim frymë thellë dhe e nxjerrim me gjithë forcën, si thua? Frymëmarrja e thellë e vendos trupin në një gjendje qetësie, qetësi që fëmija ka shumë nevojë në këto raste.

Në vend të shprehjes “ të kisha thënë, por nuk dëgjove”, mund t’i thoni: “të kam shumë xhan, por duhet të kuptosh që disa gjëra nuk bëhen. Mbase ke nevojë për shpjegim tjetër, si thua”? kjo mënyrë të shprehuri mban të hapur rrugën e komunikimit dhe ndihmon që të shprehurit e emocioneve të bëhen në mënyrë të shëndetshme.

Shprehja “do të çoj në banjë” është një shprehje gjymtuese, pasi në mënyrë të pavetëdishme, e barazon fëmijën me jashtëqitjen. Prindër gjeni çfarëdo lloj mënyre, por këtë shprehje mos e përdorni. Është e vërtetë që kur e përdorni këtë shprehje dhe kryeni veprimin, jeni të lodhur keni humbur durimin, por edhe pse ka qenë një praktikë e zakonshme ndëshkimi një brez më parë, duhet ta shmangni.

Në vend të shprehjes “po humbas durimin” mund të përdorni ngjyrat për të përshkruar gjendjen tuaj si p.sh: e gjelbërta është qetësia, e verdha frustracioni dhe e kuqja i inatosur, t’i çfarë ngjyre je se unë jam ndërmjet të verdhës dhe të kuqes. Si thua çfarë të bëjmë që të bëhemi prapë të gjelbërt”? Emërtimi i emocioneve nëpërmjet ngjyrave i ndihmon fëmijët t’i shikojnë emocionet e tyre dhe të kuptojnë mirë atë që provojnë dhe i ndihmon të gjejnë zgjidhje./ Shendeti.com.al

Përse fëmija nuk flet


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Vonesa fonologjike ose vonesa e të folurit  është një zhvillim i ngadaltë i etapave të  gjuhës, një problem i lehtë, plotësisht i kalueshëm nëse trajtohet si duhet në kohën e duhur. Ja si ta kuptoni kur bëhet fjalë për një dembelizëm të fëmijës dhe si duhet të silleni ju si prindër.

Nëse një fëmijë 2-vjeçar nuk është në gjendje të ecë ende, sigurisht që duhet të mendojmë se ka një problem në zhvillimin motorrik. Por, nëse një fëmijë 2-vjeçar nuk flet, duhet të shqetësohemi, por jo të mendojmë me siguri se ka një problem. Ju duhet të dini se një vonesë në të folur nuk nënkupton një vonesë që ka lidhje me zhvillimin njohës të fëmijës.
Në përgjithësi fëmijët që flasin me vonesë identifikohen në përgjithësi sipas kriterit: fëmija flet 10 fjalë në moshën 18-23 mujore, ose flasin rreth 50 fjalë në moshën 24-34 mujore. Fëmija konsiderohet si një fëmijë që ka një vonesë në të folur, nëse ai ka një zhvillim normal intelektual, social dhe afektiv, dhe nuk ka asnjë problem neurologjik.

Ajo që mjekët këshillojnë është stimulimi i fëmijës, i cili vlen për të gjitha moshat:

-Duhet ti lexoni fëmijës tuaj përralla që në moshë të hershme, pra kur ai është ende një bebe.

– Që në moshë shumë të hershme ju duhet të flisni me fëmijën duke i treguar emrat e të gjitha objekteve.
-Ndërsa flisni me fëmijën, ruani një kontakt të mirë viziv.
-Mund t’i stimuloni duke u vendosur të dëgjojnë këngë apo të argëtohen në grupe fëmijësh.

Cili është efekti i testimit?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Mësues, ju duhet të diskutoni rreth pyetjes: si studioni? Kjo është një bisedë që disa mësues zhvillojnë me nxënësit e tyre duke dashur që t’i ndihmojnë nxënësit me ide të reja për të përmirësuar mënyrën se si ata mësojnë.

Efekti i testimit u eksplorua në thellësi përmes një eksperimenti studimi i cili u botua nga “Karpicke and Blunt” në 2011.

Në eksperiment, u paraqit një fragment i shkurtër i tekstit për t’u lexuar dhe u zhvilluan tre strategji për metodat e studimit.

Strategjia 1: Nxënësi kalon pesë minuta duke lexuar pasazhin dhe pastaj përfundon.

Strategjia 2: Nxënësit kalojnë pesë minuta duke lexuar pasazhin. Pastaj, marrin një pushim të shkurtër, para se të lexojnë pasazhin. Ata e përsërisin këtë dy herë më shumë, kështu që ata kanë lexuar në fund të kalimit një total prej katër herë.

Strategjia 3: Nxënësi kalon pesë minuta duke lexuar pasazhin. Më pas ata e vënë tekstin dhe shpenzojnë dhjetë minuta duke shkruar gjithçka që ata mund të kujtojnë në një copë letre të bardhë. Ata përsërisin këtë strategji – lexoni pasazhin përsëri për pesë minuta dhe kaloni edhe dhjetë minuta për të shkruar atë që mbahet mend në një copë letre të bardhë.

Më pas ju  drejtuan dy pyetje nxënësve një javë pas përpjekjes së tyre për të studiuar pasazhin.

Së pari, u kërkua të kujtojnë idetë nga pasazhi që lexonin një javë më vonë. Strategjia 3 u zbulua se ishte qasja më efektive.

Pyetja e dytë ishte faktike. Në vend të pyetjeve përfundimtare, nxënësve ju kërkua të zbatonin njohuritë që kishin fituar në situata të reja.

Strategjia 3, duke dëshmoi se jo vetëm që kjo qasje siguroi memorizim më efektiv, por gjithashtu u lejoi nxënësve të aplikojnë njohuritë e tyre në kontekste të reja – qëllimi përfundimtar i të mësuarit.

Pse efekti testues është i rëndësishëm për mësuesit?

Kujtesa jonë afatgjatë ka kapacitet kryesisht të pakufizuar. Por, për të përdorur informacionin që ne kemi ruajtur në kujtesën tonë afatgjatë, është e nevojshme ta rikujtojmë ose ta marrim atë.

Çdo herë që të marrësh informacionin, ndërton lidhje të reja midis sinapeve në trurin tënd, duke forcuar lidhjet dhe duke konsoliduar kujtimet. Kjo, nga ana tjetër, ju mundëson të keni qasje më të lehtë në të ardhmen.

Nuk është e mjaftueshme që nxënësit tuaj të lexojnë informacione dhe të mendojnë se kuptojnë dhe mbajnë mend atë që kanë konsumuar. E njëjta vlen edhe për një leksion – dëgjimi nuk është sinonim me mjeshtërinë.

Dëgjimi nuk është sinonim i zotërimit.

Ndërsa leximi dhe ri-leximi mund të lejojnë tërheqjen e menjëhershme dhe të japin një iluzion të mjeshtërisë, për mbajtjen më afatgjatë duhet gjithashtu të jeni në gjendje të merrni informacionin.

Tani mbetet për të parë se si do e zbatoni ju këtë strategji.

(Albina Hoxhaj; Portali Shkollor)

Si dhe kur duhet të fillojmë t’u mësojmë fëmijëve një gjuhë të huaj?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Ekspozimi i fëmijës tuaj në një gjuhë të huaj që nga mosha e hershme ka përfitime të panumërta. Ndër këto janë kultivimi i aftësive të zgjidhjes së problemeve dhe të mendimit kritik si dhe arritjes së hershme të disa pikave kryesore.

Dëshironi t’i mësoni fëmijës tuaj një gjuhë të huaj? Mësimi i një gjuhe të dytë po bëhet gjithnjë e më shumë popullor në mbarë botën dhe kjo jo pa shkak. Me aq shumë përfitime sa sjell të qënit  dygjuhësh, një numër gjithnjë e në rritje i prindërve po përpiqen t’u japin fëmijëve të tyre dhuratën e të pasurit të një gjuhe të huaj. Ata që janë vetë dygjuhësh kanë përparësinë sepse janë në gjendje t’i mësojnë fëmijës së tyre një gjuhë të dytë. Sidoqoftë, për prindërit që nuk kanë aftësi të tjera gjuhësore, një gjuhë e huaj mund të jetë një sfidë.

Mësimi i gjuhës në moshë të vogël mund të ketë përfitime të konsiderueshme. Edhe fëmijët e vegjël mund të fillojnë të mësojnë një gjuhë të huaj – dhe të përfitojnë nga kjo.

Fëmijët kanë aftësinë për të qenë udhëtarët e botës në trurin e tyre – ose lehtë fitojnë aftësi në një gjuhë të huaj – deri në moshën shtatëvjeçare; megjithatë, periudha e parë kritike në zhvillimin e gjuhës është midis gjashtë dhe 12 muaj. Në këtë periudhë foshnjat thithin tingujt që janë të rrethuar nga ata dhe mësojnë të bëjnë dallimin midis fonemeve të ndryshme ose njësive auditive të gjuhës (p.sh., tinguj “s”, tinguj “sh” etj.). Duke e ekspozuar një fëmijë në një gjuhë tjetër në këtë fazë të hershme të jetës, mund t’i mësoni trurit të fëmijës që të mund të bëjë dallimet midis tingujve të një gjuhe që një folës joprofesionist do të kishte vështirësi në perceptim ose artikulim.

Ekspozimi i fëmijës tuaj në një gjuhë të huaj që nga mosha e hershme ka përfitime të panumërta. Ndër këto janë kultivimi i aftësive të zgjidhjes së problemeve dhe të mendimit kritik si dhe arritjes së hershme të disa pikave kryesore.

Ja disa hapa  për të mësuar fëmijën tuaj një gjuhë të huaj:

1. Zbuloni gjuhën në fillim

Hapi i parë për të mësuar fëmijën tuaj një gjuhë të huaj është të filloni sa më shpejt që të jetë e mundur. Filloni tani, pavarësisht se sa i rritur është fëmija juaj. Edhe foshnjat mund të mësojnë një gjuhë të huaj nëse janë të ekspozuar që nga lindja. Shumë njerëz argumentojnë se ekziston një “Periudhë kritike” ku aftësia e një fëmije për të mësuar një gjuhë të re zvogëlohet kur ata të rriten. Kjo nuk do të thotë që fëmijët më të rritur nuk mund të mësojnë një gjuhë të huaj. Mund të thotë vetëm se ata mësojnë ndryshe, ose mund të mos jetë aq e lehtë. Prezantimi i një gjuhe të hershme do t’i japë fëmijës tuaj shansin më të mirë për të zotëruar një gjuhë të huaj kur të rriten.

2. Filloni të mësoni bazat

Edhe nëse nuk e njeh gjuhën e huaj që po mëson, mund të filloni me bazat. Vetëm dëgjimi i gjuhës së synuar mund t’u ndihmojë fëmijëve të marrin vesh për tonet e ndryshme. Mësoni së bashku ngjyrat dhe format, mësoni të numëroni së bashku dhe këndoni këngë. Tregojini gjëra rreth shtëpisë dhe praktikoni identifikimin e tyre. Një nga mënyrat më efektive për t’i mësuar fëmijës tuaj një gjuhë të huaj është duke dëgjuar muzikë, kështu që vendosini këngë në sfond vazhdimisht dhe pas një kohe do të zbuloni se papritur fëmija juaj do të jetë duke kënduar fjalët.

Angazhimi në aktivitete që fëmija juaj pëlqen e bën mësimin e gjuhës të kënaqshme. Fëmijët mësojnë më mirë kur janë duke u argëtuar. Nëse do të luajnë lojëra, ose të vizatojnë, përfitoni nga koha e lojës së bashku për të futur fjalorin e ri dhe frazat. Është e rëndësishme të hartojmë aktivitete që lidhen me njohjen në mënyrë që fëmija juaj të përjetojë gjuhën dhe jo vetëm të jetë i ekspozuar ndaj saj përmes përsëritjes së lehtë. Për shembull, nëse dëshironi të kaloni fjalorin e motit me fëmijën tuaj, duhet ta përfshini atë në një eksperiment shkencor në të cilin bëni një ylber.

3. Përfitoni nga burimet e gjuhëve të huaja

Kur i mësoni fëmijës tuaj një gjuhë të huaj, burimet do të jenë miku juaj më i mirë. Hulumtoni online për gjëra të tilla si: libra të gjuhëve të huaja, aplikacione gjuhësore, programe gjuhësore në internet, lojëra dhe aktivitete. Përdorni kohën e ekranit në avantazhin tuaj dhe lejoni fëmijën tuaj të shikojë kartonat e tyre të preferuar ose programet televizive në një gjuhë të huaj.

4. Mbështeteni fëmijën me ndihma të jashtme 

Mbështetja e jashtme mund të jetë shumë e dobishme kur nuk e flisni vetë gjuhën e dytë. Mësimet e veçanta dhe sidomos nga një folës i gjuhës amtare në gjuhën e synuar do të jenë një ndihmë e madhe, edhe nëse mund ta bëni këtë vetëm disa herë në javë. Mësimi i një gjuhe të dytë mund të arrihet duke punuar vetëm me ekspozim dhe burime të mjaftueshme.

5. Gjeni mundësitë për të praktikuar gjuhën e synuar

Ndërsa klasat e gjuhës, grupet dhe materialet e tjera studimore do të krijojnë një bazë të mirë për mësimin e gjuhës, do t’ju duhet të gjeni mënyra për fëmijën tuaj që të praktikojë praktikisht atë që kanë mësuar. Nuk mjafton thjesht të dëgjosh apo të studiosh fjalë. Fëmijët duhet të përdorin një gjuhë për ta zotëruar atë.

Anëtarësimi në një rreth të caktuar, të shkruarit ose të folurit qoftë edhe online me një folës amtar të huaj janë mënyra të mira për t’i mësuar fëmijës tuaj një gjuhë të huaj. Duke pasur një folës të gjuhës amtare në një mjedis natyror do ta ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë gjuhën në mënyrë të natyrshme dhe t’u japë atyre mjaft kohë për të praktikuar.

Bashkohuni me grupe shoqërore me njerëz që flasin gjuhën ose udhëtojnë në vendet ku flitet gjuha për t’i dhënë fëmijës tuaj më shumë ekspozim.

Me fjalë të tjera, gjeni njerëz ose situata ku jeni rrethuar nga njerëz që flasin gjuhën që fëmija juaj po mëson. Nuk do të jetë e lehtë dhe nuk do të ndodhë brenda natës. Por t’i mësoni fëmijës suaj një gjuhë të huaj është një dhuratë që i bëni atij për gjithë jetën.

( Portali Shkollor)

Si të disiplinojmë fëmijët?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Nëse prindërit sillen me fëmijët e ndjeshëm ashtu siç sillen me fëmijët që janë më të fortë emocionalisht, rrezikojnë të dëmtojnë fëmijët e ndjeshëm më shumë sesa t’i disiplinojnë ata.

Të gjithë fëmijët kanë nevojë për disiplinë, rregulla dhe organizim të aktiviteteve të tyre çdo ditë. Është e vështirë, e veçanërisht me fëmijët e ndjeshëm të cilët kritikojnë vazhdimisht veten. Kjo bën që kritikat e prindërve t’i lëndojnë shumë emocionalisht ata.

“Fëmijët me ndjeshmëri të lartë i përjetojnë shumë gabimet e tyre dhe dënojnë vetveten”, – thotë Ph. D. Elaine Aron. Nëse prindërit sillen me fëmijët e ndjeshëm ashtu siç sillen me fëmijët që janë më të fortë emocionalisht, rrezikojnë të dëmtojnë fëmijët e ndjeshëm më shumë sesa t’i disiplinojnë ata.

Secili fëmijë ka specifikat e tij dhe është e rëndësishme që prindërit t’u qëndrojnë pranë dhe t’i kuptojnë, t’u ofrojnë mbështetje në çdo situatë e veçanërisht kur ata gabojnë. Ju këshillojmë të shmangni këto veprime:

  • Shmangni turpërimin
  • Shmangni talljet
  • Shmangni dhunën fizike
  • Mos përdorni dënimet dhe shantazhin afektiv
  • Mos jini liberalë nga frika se mos e lëndoni fëmijën

Më poshtë janë dis mënyra efektive disiplini të cilat ju mund t’i përdorni.

  • Mbani intonacion të prerë kur i bëni një vërejtje apo korrigjim fëmijës
  • Krijoni lidhje të mirë emocionale para se të korrigjoni sjelljen e tij
  • Zëvendësoni dënimet te “dhoma tjetër” me afrimin e fëmijës në një ambient ku ai qetësohet dhe më pas flisni cila sjellje ishte e papërshtatshme dhe si mund të ndryshohet ajo. 
  • Përballeni me kujdes me pasojat e sjelljes së tij dhe bëni kujdes që këto pasoja të kenë lidhje pikërisht me gabimin e tij. 
  • Rikuperoni lidhjen me fëmijën tuaj, sigurinë dhe vetëbesimin e tij pasi keni përdorur mënyrat e disiplinimit. 

(Portali Shkollor)

Si duhet mbajtur lapsi?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Duke marrë shkas nga shqetësimi i një prindi, menduam të sjellim disa këshilla për mësueset e kopshteve të grupit të parë, të cilat duhet të punojnë shumë për t’u mësuar fëmijëve mënyrën korrekte të të mbajturit të lapsit.

Duke marrë shkas nga shqetësimi i një prindi, menduam të sjellim disa këshilla për mësueset e kopshteve të grupit të parë, të cilat duhet të punojnë shumë për t’u mësuar fëmijëve mënyrën korrekte të të mbajturit të lapsit. Kjo gjë do t’i ndihmojë ata që në grupin e pasardhës (grupin e dytë) të jenë aftësuar e ushtruar, dhe ata që e kanë problem, ta tejkalojnë me lehtësi, nëpërmjet veprimtarive argëtuese që do t’ju sugjerojmë më poshtë.

Këshillat e psikologut

Natyrisht nuk duhet ta lësh me kaq, por të mos këmbëngulësh e ta imponosh. Reagimi i saj do të thotë se ajo nuk është ende gati e kërkon më shumë kohë. Duhet të ndihet e inkurajuar dhe ta tërheqë ajo që bën. Pasi të sigurohesh që ajo e ka me qejf, atëherë duhet të punosh për të arritur synimin tënd. Fillimisht provoni të përdorni lapsa trekëndësh ose pastela dhjami apo shkumësa. Ajo mund të shkruajë në dysheme ose në trotuar, në pemë apo në mur, në mënyrë që të mos fiksohet te fleta, që i rrit ankthin. Por mbani mirë parasysh se çdo gjë varet nga mënyra se si ia ofroni fëmijës suaj, e cila duhet bërë butësisht. Mos ngulmoni për t’ia mësuar të gjitha menjëherë, dhe përqendrohuni vetëm që ta pozicionojë drejt dorën.

Përvoja e një prindi tjetër

Mësuesja e vajzës sime kishte shumë takt me fëmijët, sidomos me time bijë, që ishte e ndrojtur e mësonte me vështirësi. Ajo përdori një “hile” të vogël: e fshehu qëllimin e saj në një lojë fare të thjeshtë. Ajo u mësoi fëmijëve si të bënin një sandviç me djathë. I mjaftuan vetëm një panine dhe një fetë djathi e verdhë. Ja lidhja: paninia e ndarë më dysh (gisht më gisht) e mbajnë butësisht / lehtësisht djathin (lapsin) mes tyre. Nuk mund t’i shtrëngojmë shumë fetat e bukës, sepse pastaj djathi varet jashtë.

Këshilla për mënyrën e duhur të mbajtjes së lapsit

• Udhëzojini fëmijët të palosin gishtin e vogël dhe atë të unazës në qendër të pëllëmbës.

• Nëse fëmijët e kanë të vështirë, jepuni të mbajnë në pëllëmbë një monedhë duke e shtrënguar me këta gishta.

• Përdorni pjesë të gomuara të posaçme, që janë elastike, por edhe me ngjyra të këndshme (shihni figurën.).

• Lidhjani dorën dhe lapsin me një llastik kartëmonedhash (shihni figurën).

• Ndërkohë që punojnë këndoni një këngë që ata të mos e mbajnë mendjen te procesi i të shkruarit.

• Udhëzojini vazhdimisht fëmijët të mos e ulin shumë kokën kur shkruajnë e as ta shohin nga poshtë vizatimin ndërsa e bëjnë.

• Përdorni lapostila të shkurtër me majë të trashë ose shkumësa. Duke qenë se qëndrojnë mirë në dorë ato nuk e tërheqin letrën pas vetes.

• Stampimet janë një metodë e mirë.

• Përdorni fillimisht ushtrime për bashkimin e pikave.

• Vetëm kur të siguroheni se muskujt e dorës së fëmijëve janë aftësuar, atëherë mund të përdorin model normal ngjyrash e lapsash. Kujdesuni që ta mbështesin dorën në letër.

Ndonjëri mund të pyesë “E pse qenka problem mënyra se si fëmija e mban lapsin? Ai shumë shpejt do të përdorë kompjuterin për të shkruar.” Por në fakt, pavarësisht se kjo është e vërtetë, procesi i mësimit të mbajtjes së lapsit nuk është vetëm teknik. Përveç aftësive lëvizore ai bën të formohen mekanizmat e automatike të shkrimit që nevojiten për të prodhuar tekstin: ide, shqiptim të saktë, strukturë gramatikore. Nëse nuk ushtrohet me këtë mekanizëm, fëmija, si fillestar, has në disa vështirësi të hedhë mendimet në letër. Mbajtja e lapsit me mënyrën e duhur dhe të ushtruarit i përgatit fëmijët dhe i bën më të sigurt të shkruajnë numrat dhe fjalët në grupin e ardhshëm parashkollor. Fëmijët janë shumë të aftë të hidhen, të kërcejnë apo të vrapojnë, por jo të përdorin muskujt e vegjël si ato të dorës. Duke qenë se muskujt e fëmijëve të moshës 3-4-vjeçare ende nuk janë aftësuar të mbajnë lapsin, lipset të ushtrojnë aftësitë e tyre motorike.

Detyra e parë e mësueses së kopshtit është të vlerësojë fortësinë e muskujve e duarve/gishtërinjve të fëmijës dhe nëse janë gati të mbajnë lapsin.

Ja një test i vogël: Kërkojini fëmijës të bëjë këto veprime (duke qenë se fëmija nuk i kupton disa nga emërtimet, mësuesja ia demonstron me veprime):

• Bëje dorën grusht.

• Fshihe në grusht gishtin e madh e pastaj shfaqe përsëri, pa i hapur gishtat e tjerë.

• Lëvize gishtin e madh në formë rrethore.

• Bashkoji mollëzat e gishtit të madh me gishtin tregues, dhe rrotulloji (mund të përdorë një sferë të vogël a një rruazë duke e mbajtur mes mollëzave e duke e rrotulluar, pa e lënë të bjerë)

• Mbaje lapsin dhe pozicionin e dorës mbi letër (ashtu siç po e demonstron mësuesja)

Disa ide për të ushtruarit e aftësive lëvizore të gishtërinjve 

• Të përdorë gjithmonë gishtin e madh dhe atë tregues për të kapur sendet,

• Të lëvizë me zhdërvjelltësi gishtin tregues dhe pastaj gishtin e madh;

• Të futë në arkën e kursimeve monedha ose të futë kopsa në shishe plastike;

• Të përhapë me gisht apo të “pikturojnë” shkumë rroje ose shkumë torte;

• Të mbyllë grusht dhe të hapë pëllëmbën me shkathtësi

• Të imitojë me gishtin tregues dhe atë të mësit ecjen e njeriut ose kafshëve që lëvizin me dy këmbë

• Të sprucojë ujë me larësit e xhamave (të ujisin lulet)

• Të shpojë me një thumb me kokë (nga të kancelarisë) një karton

• Të bëjë lojëra (kafshë) me hije në mur

• Të shtrëngojë e lirojnë sfungjerë;

• Të luajë me kapëset e rrobave (t’i hape e t’i mbyllë), t’i kapë në tel

• Të bëjë shegën kokrra-kokrra

• Të luajë me objekte të vogla, si fara, rruaza, pazëlla ose lodra druri me kunj të rrumbullakët (lodrat pino radhitëse “vishe vajzën” (kodi 4479a1) “vishe djalin” (kodi 4479a3), “mjete udhëtimi” (kodi 4556a2), “ferma” (kodi 4556a1), labirintet etj.)

• Të kthejë së prapthi e së mbari rroba

• Të presë me gërshërë copa të vogla letre

• Të vizatojë me kunja veshësh

• Të përdorë piskatore për të kapur objekte të vogla

• Të fusë kunjat e shkrepëseve në kuti

• Të ngjitë fara të vogla, si oriz, fara kungulli etj.

• Të futë rruaza në fill

• Të futë fije makaronash te vrimat e kopsave (të mëdha)

* Marrë nga Udhëzuesi metodik, dosja Hop – Hop, botimet Albas

Klikoni këtu për të shkarkuar udhëzuesin e plotë

Për të blerë online udhëzuesin klikoni këtu

(Portali Shkollor)

“Ua, ti nuk e di emrin tënd”


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Ka shumë të rritur që kur shohin një fëmijë me prindin e tij, pa u menduar e përjashtojnë prindin dhe i drejtohen direkt fëmijës: “Po ti, si e ke emrin?”. Kjo mënyrë është paedukatë sepse anashkalon prindin dhe e zhvleftëson në sy të fëmijës.

Ka shumë të rritur që kur shohin një fëmijë me prindin e tij, pa u menduar e përjashtojnë prindin dhe i drejtohen direkt fëmijës: “Po ti, si e ke emrin?”. Kjo mënyrë është paedukatë sepse anashkalon prindin dhe e zhvleftëson atë, prindin, në sy të fëmijës.

Dhe e keqja vazhdon, prindi në vend që të ndërhyjë me takt dhe t’i thotë se e kanë mësuar fëmijën të mos i përgjigjet njerëzve që nuk i njeh, e lë vetëm fëmijën dhe bëhet palë me të rriturin që pyet dhe pa u menduar, e nxit fëmijën të thotë emrin.

Fëmija hesht dhe struket pas prindit, por prindi këmbëngul më me ngulm edhe fizikisht që fëmija të tregojë emrin. Nuk mjafton kjo, por i rrituri tjetër plotëson kuadrin me shprehjen shumë “inteligjente”: “Uaa, ti nuk e di emrin tënd”. 

Prindërve nuk u shkon ndër mënd se është detyra e tyre që të prezantojnë fëmijën te të tjerët dhe se fëmija nuk mund ta bëjë këtë veprim, pasi nuk janë ndërtuar ende strukturat dhe mekanizmat psikikë që realizojnë këtë proces. Prindi duhet ta bëjë prezantimin për dy arsye shumë të rëndësishme për fëmijën.

E para, për të mbrojtur fëmijën, për të fuqizuar sjelljen kur të jetë vetëm, të mos flasë me çdo të panjohur, por vetëm me ata që i prezantojnë prindërit. Dhe, e dyta, për të rritur shkallën e vetëvlerësimit të fëmijës. Fjalët që do të përdori prindi për ta prezantuar te të tjerët, janë konfirmim dhe rikonfirmim i vlerësimit që kanë prindërit për fëmijën e tyre.

Prindi ose zëvendësuesi i tij (kujdestari, edukatori, mësuesi) duhet të bëjë prezantimin, duke filluar nga emri dhe duke plotësuar me disa cilësi të fëmijës, si p.sh.: se është një djalë ose vajzë shumë speciale, apo vajza e madhe apo e vogël se është e mençur e fjalë të tjera, të cilat e bëjnë fëmijën të ndihet mirë dhe i vlerësuar. Kjo mënyrë e siguron fëmijën se prindërit e kanë të çmuar dhe ndihen krenarë për të. Janë pikërisht këto veprime “të vogla” që ndërtojnë, konfirmojnë dhe fuqizojnë vetëvlerësimin te fëmija, pa të cilën nuk mund të realizohet si individ dhe qytetar.

(Lira Gjika, pediatre; Portali Shkollor)

Mbrojtja e fëmijëve në internet, udhëzues për prindërit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

eknologjia po përshtatet me nevojat e njerëzve, por të shumtë janë ata që nuk i mendojnë rreziqet që përcjell përdorimi i teknologjisë. Një studim i fundit tregon që 68% e prindërve kurrë nuk kontrollojnë aktivitetin e fëmijës së tyre në internet.

Ne po shohim çdo ditë impaktit të teknologjisë në jetën tonë të përditshme. Shumë nga ne mendojnë si ndikon teknologjia te ne, personalisht. Por sa nga ju kanë menduar çfarë ndikimesh ka te fëmijët?

85% e nënave thonë që e përdorin internetin për t`i mbajtur të zënë fëmijët.

Fëmijët po marrin pajisje që suportojnë internetin në një moshë shumë të vogël. Disa studime tregojnë që83% e amerikanëve kanë tableta dhe 77% kanë smartfonë.

Edhe në shkollë teknologjia është e bollshme. Mësuesit japin detyra shtëpie që kërkojnë për hulumtimin në internet dhe përdorimin e aplikacioneve të ndryshme për të menaxhuar detyrat.

Teknologjia po përshtatet me nevojat e njerëzve, por të shumtë janë ata që nuk i mendojnë rreziqet që përcjell përdorimi i teknologjisë. Një studim i fundit tregon që 68% e prindërve kurrë nuk kontrollojnë aktivitetin e fëmijës së tyre në internet. Dhe aktiviteti rritet çdo vit më shumë.

Për shumë fëmijë, bota virtuale është diçka më shumë se bota reale. Është e rëndësishme, për të mirën e fëmijëve, ne duhet të kuptojmë se çfarë shikojnë ata në internet, qoftë gjë e mirë apo e keqe, dhe duhet të kuptojmë çfarë ndikimi fizik dhe psikologjik ka te fëmijët që shikojnë.

Problemi, që shumica nga ne do e pranonte, është që ne ndjehemi sikur nuk e kuptojmë botën virtuale. Instagram, Snapchat dhe Facebook janë mjaft të ngatërruar. Gjithashtu, ne nuk ndjehemi aq të aftë për të kontrolluar lundrimin e fëmijëve në internet.

Por kemi një lajm të mirë për ju. Nuk është e vështirë për të vendosur disa kontrolle teknike për të mbrojtur fëmijët gjatë përdorimit të internetit. Por më e rëndësishmja, gjëja më e mirë që mund të bëni për të mbrojtur fëmijët është të flisni ta. Vendosni kufij për çfarë dhe kur mund të aksesojnë internetin, por duhet të jeni aty dhe të gatshëm për t`i ndihmuar dhe për t`i këshilluar nëse ata gabojnë. A nuk është ky kuptimi i të qenit prind?

Në këtë artikull kemi shënuar tetë pika ku ju duhet të fokusoheni se si t`i mbroni fëmijët gjatë përdorimit të aplikacioneve dhe internetit. Në varësi të moshës së fëmijëve, jo të gjithëve do ju shërbejnë këto pika në këto momente. Por mos e mendoni vetëm si një udhëzues si të veproni në këto momente por kushtojini rëndësi përgjatë kohës që fëmija rritet.

1. Celularët dhe aplikacionet

Sipas një studimi, mosha mesatare që një fëmijë merr një smartfon (celular inteligjent), është 10 vjeç. T`i japësh fëmijës një smartfon ka shumë përfitime. Celulari është një mjet sigurie. Fëmija mund ta përdorë që të ju tregoje kur të arrijë në destinacion, ju telefonon që ju të shkoni ta merrni ose të telefonojë në raste urgjente. Ju gjithashtu mund të përdorni GPS-në në celularin e tij për ta kontrolluar gjithmonë vendndodhjen e tij/saj. Mendimi që ju mund të kontaktoni në çdo moment me ta ju lehtëson mendjen si prind.

Por sidoqoftë, smartfonët, edhe mund të keqpërdorën dhe në disa situata fëmijët mund të jenë të cenueshëm. Ngaqë celularët janë pajisje personale, ju nuk mund ta dini se si dhe për çfarë e përdorin fëmijët.

Nëse po mendoni t’i dhuroni fëmijës tuaj një smartfon të ri, duhet të vendosni paraprakisht disa rregulla për përdorimin e tij. Nëse fëmija juaj e ka atë tashmë, atëherë ende nuk është vonë për të ndryshuar disa rregulla në familje. Tregojuni atyre që të pasurit e një smartfoni është një përgjegjësi e madhe.

Më poshtë po ju rendisim disa masa paraprake për përdorimin e smartfonit:

• Nënshkruani një kontratë me rregulla me fëmijën tuaj për përdorimin e smartfonit. Printoni këtë listë me rregulla dhe ngjiteni në një vend të dukshëm në shtëpi.

• Shkarkoni kontrollet prindërore. Aplikacionet e kontrolleve prindërore ju japin mundësi: të kontrolloni dhe të përcaktoni limitin e përdorimit të internetit, të gjurmoni vendndodhjen e smartfonit dhe të ndaloni funksionimin e disa programeve në kohën që dëshironi. Si për shembull, çaktivizimi i mesazheve gjatë ngarjes së makinës.

• Vendosni një kohë të caktuar që fëmija mund të përdorë smartfonin ngjatë ditës.

• Bëhuni edhe ju një shembull i mirë në sy të fëmijës. Mos e përdorni celularin në tavolinën e ngrënies dhe mos e përdorni gjatë ngarjes së makinës.

• Vendosni prizat e karikimit në dhomën e ndenjes. Celularët duhet të rrinë larg dhomës së fëmijëve dhe ata nuk do e përdorin celularin gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit.

2. Përmbajtja e transmetimit dhe televizorët e zgjuar (Smart TV)Na pëlqen të kujtojmë kohët kur e gjithë familja mblidhej para televizorit për të parë diçka të përgjithshme të gjithë sëbashku. (Në realitet, shumë nga ne me siguri kanë pasur një televizor në dhomë dhe kemi kaluar shumë kohë duke parë televizor pa ndonjë udhëzim nga prindërit.)

Transmetimet në internet kanë arritur majat në ditët e sotshme dhe janë shumë filma dhe emisione në qarkullim që vetëm nëpërmjet një klikimi me gisht janë të aksesueshme nga gjithkush që dëshiron. Problemi qëndron te fakti se, për fëmijët, disa nga këta filma dhe emisione janë të papërshtatshme dhe nuk kontrollohen.

Por ka edhe transmetime me përfitime. Ka shumë programe dhe dokumentare edukative të cilat nuk janë të bombarduara me reklama komerciale siç ndodh në televizor. Ju mund të hapni një botë komplet të re për fëmijët. Çelësi është se si e përdorni.

Shumica e transmetimeve kanë kontrolle prindërore, disa siguri më të lartë dhe disa me siguri më të ulët. Për shembull, Netflix, ju lejon të krijoni dhe të ndani profilet e veçanta për ju dhe fëmijët tuaj.

Përdorimi i këtyre mjeteve ju siguron që fëmija juaj ka akses vetëm për materiale të përshtatshme për moshën. Profili juaj në Netflix ka opsione shtesë dhe ngjyrë të ndryshme menuje nga ajo e profilit të fëmijës dhe kështu është e dallueshme nëse keni hapur profilin e duhur. Por kjo nuk do të thotë që të mos jeni vigjilent ndaj fëmijëve që do mundohen të kalojnë në profilin tuaj.

Gjithsesi, këto mjete, nuk mund të zëvendësojnë bisedat midis jush pasi bisedimi dhe arsyetimi ngelen mjetet më të mira.

3. Konsolat (pajisje) e lojërave dhe lojërat në internet (online)Sipas një studimi, 91% e fëmijëve amerikanë të moshës 2 deri në 17 luajnë video lojëra.

Konsolat e lojërave për një kohë shumë të gjatë kanë qenë frika dhe shqetësimi më i madh. Me aq shumë lojëra në qarkullim që përfshijnë dhunë dhe përmbajtje seksuale, është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm për lojërat që luan fëmija.

Përveç kësaj, konsolat e lojërave që përfshijnë lojërat me shumë njerëz të tjerë njëkohësisht ose lojërat që janë të bazuara kryesisht në internet (online), ju japin mundësi lojtarëve të abuzojnë me njeri-tjetrin. Shumë lojëra i lejojnë lojtarët nga e gjithë bota të komunikojnë me njëri-tjetrin, duke i ekspozuar fëmijët ndaj rrezikut të ngacmimeve seksuale dhe bullizmit kibernetik. Gjithashtu, fëmijët mund të krijojnë lidhje me lojtarët e tjerë dhe mund të shpërndajnë informacione personale.

Lojërat mund të shihen edhe si anë pozitive për fëmijët. Nëpërmjet lojërave fëmijët mund të zhvillojnë aftësitë e tyre. Lojërat: zhvillojnë aftësinë për zgjidhjen e problemeve, mësojnë si të angazhohen në qëllime afatgjata dhe si është të punosh në ekip. Gjithashtu lojërat mund të jenë një mundësi e mirë për të forcuar lidhjet familjare. Për fatin e mirë, shumica e lojërave japin mundësinë e kontrollit prindëror, në mënyrë që ju të monitoroni lojën e fëmijëve. 

4. Rrjetet socialeNdërkohë që formati ka ndryshuar, prindërit janë shqetësuar gjithmonë për emisionet në televizor dhe lojërat për vite me radhë. Rrjetet sociale janë një shqetësim i ri për t’ju shtuar të parave.

Rrjetet sociale përdoren shumë në ditët e sotme, ku më shumë se 71% e adoleshentëve amerikanë përdorin më shumë se një rrjet social. Gjithashtu fëmijët sot kalojnë një kohë të konsiderueshme në rrjetet sociale.

Studimet tregojnë që fëmijët e grupmoshës 8-12 vjeç qëndrojnë në internet për rreth gjashtë orë në ditë, shumicën e kohës në rrjetet sociale, dhe mosha 13-18 vjeç e tejkalonin këtë numër duke qëndruar 9 orë!

Adoleshentët janë më të prekurit për t`u bërë të varur pas rrjeteve sociale. Gjithashtu, rrjetet sociale, mund të jenë një derë për krijimin e shumë problemeve si: bullizmi kibernetik, shpërndarja e përmbajtjeve të papërshtatshme dhe bisedat me të huaj.

Qasja në rrjetet sociale është gjithashtu e rëndësishme për zhvillimin e identitetit social të adoleshenteve. Është mënyra se si lidhen me shoqërinë e tyre dhe mund të jetë një mënyrë e shëndetshme për të kaluar kohën. Rëndësi ka që të kuptohen kufijtë e përdorimit të tyre në mënyrë që të qëndroje një eksperiencë pozitive.

5. Bullizmi kibernetikJetët e fëmijëve tanë janë zhvendosur në internet. Për fat të keq, edhe bullizmi është zhvendosur gjithashtu në internet.

Bullizmi kibernetik shihet shpesh në lajme, me raportime ku adoleshentët kryejnë vetëvrasje për shkak të ngacmimeve në internet.

Bullizmi kibernetik ndodh në të gjitha platformat e përmendura më lart dhe vjen në shumë mënyra: duke përhapur thashetheme dhe duke dërguar mesazhe kërcënuese nëpërmjet rrjeteve sociale, nëpërmjet email-it duke u hequr sikur është dikush tjetër dhe duke shpërndarë materiale të turpshme në emrin e tij/saj, dërgimin e fotove private pa pëlqimin e përsonit në fjalë dhe kryesisht duke postuar për një fëmijë tjetër me qëllim turpërimin e tij/saj.

Bullizmi kibernetik është aq shumë i dëmshëm ngaqë është aq publike. Në të kaluarën, nëse një fëmijë binte pre e bullizmit, ndoshta disa nga shokët e tij e shikonin. Sot, informacioni më privat i një fëmije mund të shpërndahet në internet dhe të përhapet me një shpejtësi të madhe kudo. Edhe pse raportohet dhe hiqet ajo ngelet në qarkullim përgjithmonë.

Bullizmi kibernetik nuk ndikon negativisht vetëm tek viktima, por edhe te ai që e ushtron dhe ka një impakt të madh në të ardhmen e fëmijës duke përfshirë pranimet në universitet dhe punësimin.

Gjithashtu bullzimi është i vazhdueshëm. Nëse një fëmijë është objekt i bullizmit tradicional, shtëpia e saj/tij është si një kamp refugjatësh. Ngaqë platformat digjitale janë të aksesueshme nga gjithkush, viktimat e bullizmit kibernetik nuk arrijnë të gjejnë paqe.

Shpesh është shumë e vështirë për të konstatuar nëse fëmija juaj ngacmohet në internet. Ajo ndodh online, kështu që prindërit dhe mësuesit nuk arrijnë ta kuptojnë. Më pak se gjysma e fëmijëve që ngacmohen online ju tregojnë prindërve ose një të rrituri tjetër se çfarë po kalojnë. 

Mënyra më e mirë për të ndaluar bullzimin kibernetik është që prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për sjelljen e fëmijës. Disa shenja dalluese janë:

Një fëmijë që vuan nga bullizmi mund të mbyllë një profil në rrjetet sociale dhe të hapë një të ri. Ai ose ajo fillon të shmanget nga daljet me shoqërinë dhe në grup edhe pse më përpara i pëlqente. Viktima (dhe autori) i bullzimit kibernetik shpesh e fsheh ekranin e kompjuterit ose të celularit kur njerëz të tjerë ju afrohet dhe bëhet i çuditshëm për atë që po bën në internet. Ai/ajo mund të bëhet emocionalisht i/e shqetësuar ose mund të tërhiqet në vetvete.

6. Privatësia dhe siguria e informacioneve

Si prindër, ne jemi më të shqetësuarit rreth efekteve të botës së internetit te mirëqenia emocionale dhe fizike e fëmijës. Fëmijët janë të prekshëm ndaj kërcënimeve të sigurisë së informacionit që mund të shkaktojnë dëme financiare. Këto janë të njëjtat rreziqe që përballen edhe të rriturit: viruse dhe vjedhje identiteti.

Problemi është se fëmijët janë me më pak eksperiencë dhe shumë naiv në krahasim me të rriturit. Për fëmijët, shpërndarja e të dhënave personale, si emri i plotë ose adresa ku jetojnë, mund të mos u duket ndonjë problem i madh. Ata madje mund të mashtrohen nga palë të treta për të ndarë me ta numrin e llogarisë dhe të dhëna të tjera rreth bankës.

Ekzistojnë shumë mënyra dhe rrugë që ndjekin hakerat dhe hajdutët për të marrë informacionet e nevojshme nga fëmijët. Lojëra që shkarkohen falas, filma, madje edhe muzikë e shkarkuar mund të sjellin virus në kompjuter dhe mund të ju vjedhin të gjitha të dhënat.

Hakera që paraqiten si punonjës të ligjshëm të google mund të ju dërgojnë email duke ju kërkuar passwordin e profilit të fëmijës. Ose mund të hiqet si një nga shokët e tij.

Çfarë duhet t`i thoni fëmijës tuaj?

Bisedoni dhe tregoni fëmijëve rreziqet që përmban interneti në ditët e sotme. Sigurohuni që ata të dinë çfarë janë viruset dhe sulmet kibernetike dhe të mos bien pre e tyre vetëm ngaqë shohin faqe interneti të cilat kanë lojëra falas.

• Sigurohuni që të mbajnë të gjitha informacionet personale private dhe kurrë të mos publikojnë emrin e plotë, numrin e celularit, adresën ose shkollën në të cilën shkon.

• Flisni me fëmijët për fjalëkalimin. Një fjalëkalim i fortë është hapi i parë dhe më i mirë për të mbrojtur profilet nga hakerat. Sigurohuni që fjalëkalimi të jetë sa më i gjatë dhe sa më i ndërlikuar.

• Këshilloni fëmijët që të mos përdorin wireless publik pasi është një mënyrë e thjeshtë për hakerat që të futen në pajisjen e tyre.

Çfarë mund të bëni për të krijuar një mjedis të sigurt:

• Instaloni një program antivirusi të fortë në kompjuterin tuaj të shtëpisë dhe në të gjitha pajisjet e anëtarëve të familjes.

• Mendoni të instaloni një VPN (Virtual Private Network – Rrjeti Virtual Privat). VPN enkripton lidhjen e internetit dhe e bën shfletuesin tuaj anonim. Kjo e bën shumë më të vështirë për hakerat për të aksesuar dhe për të vjedhur informacionet private.

• Nëse ju dhe fëmijët tuaj përdorni pajisje të ndryshme në shtëpi, atëherë instaloni një VPN në ruter. Në këtë mënyrë, i gjithë interneti që shpërndahet nga ruteri është i mbrojtur, pa pasur nevojën për të instaluar VPN në çdo pajisje.

• Instaloni një program si Ad Blocker i cili bllokon reklamat në shfletuesin tuaj dhe në këtë mënyrë edhe fëmijëve nuk do ju shfaqen dhe t`i klikojnë ato.

• Nëse fëmijët tuaj kanë smartfone atëherë sigurohuni që parametrat e sigurisë të jenë të vendosura në maksimum.

7. Shikimi e përmbajtjes së papërshtatshme në internet

Ngaqë interneti është aq i hapur dhe publik, fëmijët mund të hasin në përmbajtje të menduar për të rritur, përmbajtje të cilën mund ta mendojnë të dëmshëm, të irritueshëm dhe të mërzitshëm. “Përmbajtje të papërshtatshme” mund të quhen shumë gjëra nga shumë njerëz, nga sharjet tek dhuna dhe tek përmbajtjet seksuale.

Ndoshta nuk është e lehtë, por ju duhet të flisni më fëmijët për çfarë shikojnë në internet. Shumë fëmijë nuk u tregojnë prindërve kur shohin diçka që ndoshta nuk duhet ta shihnin. Nga frika se prindërit mund të nevrikosen dhe mund t`ju heqin pajisjen ose internetin.

Nëse fëmija juaj ju tregon një gjë të tillë, gjëja më e mirë është të përgjigjeni qetësisht dhe të jeni të hapur për bisedim. Nëse përmbajtja për të cilën po flisni është seksuale me shumë siguri fëmija do ndjehet i turpëruar sepse po flet me prindërit për një problem të tillë. Bëjuani me dije që ju jeni aty për ata dhe jeni gati për t’ju përgjigjur për çdo pyetje pa gjykime.

Adoleshentët mund të shohin përmbajtjet seksuale për arsye të ndryshme. Mund ta kenë parë aksidentalisht, një shok mund të u a ketë dërguar ose mund ta kenë gjetur vetë nga kurioziteti.

Ndihmon shumë nëse flisni hapur dhe sinqerisht për seksin dhe biseda për pornografinë në internet është një pjesë e rëndësishme. Shumë studime tregojnë që pornografia mund të ketë efekte të shumta tek të rinjtë. Atyre mund t’u krijohen shume mendime të shtrembëruara dhe të pashëndetshme rreth seksit. Pornografia gjithashtu mund të drejtore njerëzit në rrugë të gabuar duke të tjerët si objekte dhe jo si qenie njerëzore me mendime dhe ndjenja. Në anën tjetër është shumë normale të bëhesh kurioz rreth seksit dhe lidhjeve. Kjo bisedë është një rast i mirë t`i drejtoni fëmijët në rrugën e duhur se çfarë do të thotë seksualitet.

Ka një numër të madh mundësish që të shmangni fëmijët nga përmbajtje jo të duhura për ta, si për shembull duke vendosur kontroll prindëror në lidhjen tuaj të internetit.

Flisni me fëmijët:

• Tregoni fëmijëve se mund të flasin me ju çdo herë që ata janë të shqetësuar ose nëse kanë pyetje për diçka që mund të kenë parë në internet.

• Bëjuani me dije që është normale të jenë kurioz rreth seksit. Drejtojini ata në faqe interneti pozitive ku mund të mësojnë atë që kërkojnë. Ndoshta ju e ndjeni që do ishte më mirë nëse kërkoni sëbashku.

Si mund të bllokoni përmbajtjet e papërshtatshme:

Vendosni filtra për të bllokuar përmbajtjet e papërshtatshme si pornografia. ISP (Internet Sercive Provider – Ofruesi i Shërbimit të Internetit) duhet të ofroje kontroll prindëror falas. Zakonisht janë shumë të thjeshta për t`u vendosur.

• Vendoseni Google-in në formën “safe”(të sigurt) në mënyrë që fëmijët të mos shikojnë pa dashje përmbajtje të papërshtatshme në rezultatet e kërkimit.

• Instaloni një Ad Blocker për të parandaluar viruse që mund të jenë me përmbajtje të papërshtatshme.

8. Grabitqarët në internetNë seksionin e fundit, ne do i hedhim një sy rrezikut më të errët dhe më të frikshëm nga të gjithë: grabitqarët e fëmijëve që qarkullojnë në internet. Sipas një statistike 13% e të rinjve më lidhje interneti kanë rënë pre e favoreve të padëshiruara seksuale.

Grabitqarët provojnë të krijojnë lidhje me viktimat në internet dhe më vonë i mashtrojnë të takohen me ta dhe t`i shfrytëzojnë.

Intereneti u`a ka lehtësuar jetën grabitqarëve në këtë drejtim. Ata e shënjojnë viktimën e tyre nëpërmjet platformave të ndryshme si për shembull: rrjeteve sociale, email-it, mesazheve në celular etj. Por mënyra më e përhapur dhe më e përdorur janë chatroom-et. 76% e njohjeve ndërmjet viktimave dhe grabitqarëve kanë filluar në këtë formë.

Shpesh grabitqarët krijojnë identitete të shumta në internet, duke u hequr si fëmijë për të mashtruar fëmijët e tjerë për të biseduar me ta. Ata zbulojnë sa më shumë informacione që munden për fëmijën që kanë shënjestruar duke kërkuar për ta nëpërmjet rrjeteve sociale dhe postimeve në chatroom-e.

Ata mund të kontaktojnë një numër të madh fëmijësh njëkohësisht, por fokusohen të ai më i prekshmi. Këta grabitqarë nuk janë të kënaqur vetëm duke biseduar me fëmijët në internet. Ata  shpesh mundohen t`i mashtrojnë viktimat për aktivitete seksuale në internet, nëpërmjet kamerës ose duke dërguar fotografi seksuale. Ata gjithashtu mund të provojnë të takohen dhe të abuzojnë më viktimat.

Nuk është e lehtë të kuptohet nëse një fëmijë bezdiset nga një njeri i tillë, ngaqë ata e mbajnë të fshehtë nga prindërit. Disa shenja paralajmëruese: këta fëmijë që bezdisen nga grabitqarët mund të bëhen shumë të mbyllur sikur po fshehin një sekret sepse grabitqari shpesh i kërcënon që të mos tregojnë prindërve apo shokëve. Fëmijët mund të bëhen të shpërqendruar, të mërzitur dhe kanë luhatje të emocioneve. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të dinë që për çdo problem ju jeni aty  për t`i ndihmuar ata.

Çfarë duhet të flisni me fëmijët?

• Bisedoni me fëmijët për rreziqet që paraqiten nga grabitqarët në internet. Sigurohuni që ata të dinë me kë po flasin në internet dhe të mos ndajnë informacione personale me të huajt.

• Tregojini fëmijëve që ata mund të vijnë tek ju për çdo problem. Nuk ka rëndësi se sa i madh apo i vogël është problemi.

• Mendoni të shikoni së bashku disa materiale edukative që lidhen më këtë temë.

• Nëse mendoni që fëmija juaj është në rrezik, kërkoni ndihmë në shkollë, një punonjësi social ose policisë.

Konkluzion

Ka shumë mjete teknike në dispozicion për të siguruar fëmijët gjatë lundrimit në internet. Këto variojnë nga VPN-të, antiviruset, filtrat e internetit dhe kontrollet prindërore. Por asnjëra nga këta janë të mjaftueshme për të mbajtur të sigurt fëmijët.

Siç e përsëritëm shpesh herë më lart në këtë udhëzues, çelësi nuk është të përvetësoni mjetet e ndërlikuara. (Në fakt, shumica janë shumë të thjeshta për t`u vendosur kështu që mos u dekurajoni).

Më e rëndësishmja, por gjithashtu edhe më e vështira, janë bisedat e shpeshta, të sinqerta dhe të hapura midis jush dhe fëmijëve rreth jetës së tyre. Kujtoni, kompanitë e internetit, rrjetet sociale, lojërat dhe çdo kush tjetër në hapësirën e internetit mund të ju ndihmojnë të vendosni limite në përmbajtje, por jo domosdoshmërisht kanë aq përzemër interesin e fëmijës tuaj.

Njeriu më i mirë dhe më i përshtatshëm për të mbrojtur fëmijët tuaj jeni ju. Bisedimi për sigurinë në internet është një kanal i përshtatshëm për të krijuar besimin dhe pozitivitetin në marrëdhënien tuaj me fëmijën.

Siguria në internet duhet të jetë prioritet për çdo prind.

(Arnold Përlala, Portali Shkollor)

Të lexosh libra nuk është gjithmonë një detyrë e thjeshtë…


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

A mendoni dhe ju se ka fëmijë dembel? A mendoni dhe ju se fëmijët do të duhet që të jenë të vetë motivuar për të lexuar më shumë, për të rregulluar dhomën e tyre vet dhe për të bërë detyrat kur është koha e detyrave?

Para disa ditësh, një nënë erdhi në klinikën time e shqetësuar se djali i saj e kishte shumë të vështirë të çonte një detyrë deri në fund. Për të kuptuar më shumë, e pyeta se cilat ishin disa prej detyrave që ai nuk arrinte t’i çonte deri në fund? Ajo fillojë të më listonte detyrat e tij: Të rregullojë gjithë dhomën e tij i vetëm, të bëjë detyrat e shtëpisë, të lexojë një libër nga fillimi deri në fund…dhe të tjera si këto.

Nënës i dukeshin të gjitha detyra shumë të thjeshta të cilat do të duhet të bëheshin me lehtësi nga djali i saj 10 vjeçar.

Në fakt, një fëmijë 10 vjeç, mund të arrijë të çojë një detyrë nga fillimi deri në fund, nuk do të duhet të jetë një problem, deri në atë pikë sa nëna të mund t’i drejtohet një profesionisti për të marrë disa këshilla se si mund të veprojë ndryshe. Në fillim duhej të sigurohesha se si kishte vepruar nëna deri tani me djalin e saj për të kuptuar se si do të vepronim në të ardhmen. I kërkova nënës të më përshkruante kujdesshëm dhe me detaje se si ia kërkonte detyrat djali të saj? Ajo më tregoi atë që më tregojnë pjesa më e madhe e prindërve, thjesht duke i dhënë një udhëzim: shko të rregullosh dhomën tende! Shko të bësh detyrat e shtëpisë! Merre një libër dhe lexoje!

Nëna e kishte shumë me merak që fëmija i saj të ulej dhe të lexonte më shumë pasi ajo mendonte se bashkëmoshatarët e tij lexonin shumë herë më tepër ndërkohë që të birin e shikonte shumë dembel.

A mendoni dhe ju se ka fëmijë dembel? A mendoni dhe ju se fëmijët do të duhet që të jenë të vetë motivuar për të lexuar më shumë, për të rregulluar dhomën e tyre vet dhe për të bërë detyrat kur është koha e detyrave?

Unë mendoj se duke e vizualizuar të gjithë pamjen, duket si një nga ato situatat perfekte të një reklame e cila nxjerr në pah anët më të mira të produktit. Pra duket sikur pamja që na vjen në kokë i përket të pamundurës. E si mundet një fëmijë të jetë kaq i kompletuar sa jo vetëm të marrë udhëzimet menjëherë por edhe t’i çojë ato deri në fund. A është e mundur kjo?

Lajmi është i mirë. Sigurisht që kjo është e mundur, vetëm se fëmijët kthehen në dembel dhe të pamotivuar pikërisht nga rrethanat. Nuk ka fëmijë dembel apo fëmijë që nuk duan, ka thjeshtë fëmijë të cilat e shikojnë një detyrë më të vështirë ose më të lehtë se ç’duhet, ose përfitimet nuk janë motivuese për të arritur sjelljen e synuar. Unë si analiste dhe psikologe sjellore, do të rekomandoja disa hapa esencial që të mund ta bëjnë fëmijën të bashkëveprojë më lehtësisht dhe madje të ndjehet i kënaqur që është pjesë e bashkëveprimit me prindin në çdo detyrë që i jepet. Gjithashtu, do t’ju jap disa pika lehtësuese se si ta bëjmë fëmijën të jetë më pranë librit dhe të gjejë kënaqësi në procesin e të lexuarit, pasi jo të gjithë fëmijët janë të vetë motivuar dhe të prirur për të qenë kompliant.

Le të shikojmë disa hapa të thjeshtë:

1. Së pari, duhet të vendosni qëllimin ose sjelljen e synuar për fëmijën. Për të vendosur këtë do të duhet të shikoni se çfarë bënë aktualisht fëmija? Deri ku arrin fëmija të jetë i suksesshëm në bërjen e një detyre? Pra, nëse ju i kërkoni të lexojë një libër, sa faqe mund të lexojë i motivuar dhe sa është kohëzgjatja?

2. Më pas, duhet të vendosni një kriter të ardhshëm duke filluar nga mesatarja e faqeve në ditë dhe koha që fëmija përfshihet në një detyrë. Kjo do të thotë se ne duhet të vendosim së bashku me fëmijën kriterin e ardhshëm objektiv duke u nisur nga mesatarja e nxjerrë. Nëse mesatarja është 5 faqe brenda 20 minutash, atëherë duhet të vendosim kriterin 6 faqe brenda 20 minutave. Koha për momentin nuk ndryshon për të rritur sasinë e faqeve brenda minutave të shpenzuara. Mbasi kemi arritur faqen e 10-të, do të duhet të ndryshojmë edhe kohën. Mateni kohën me kriterin tuaj, duke njohur dhe performancën e leximit të fëmijës. Sa kohë i duhet një individi të lexojë 10 faqe? Nëse koha nuk është kriteri që ju shqetëson, mund të qëndroni vetëm te numri i faqeve.

3. Ju doni që fëmija të lexojë të gjithë librin, por për të qenë realist dhe me këmbë në tokë, i gjithë libri nuk arrin të lexohet brenda ditës. Sigurisht që mund të lexohet, por për fëmijën tuaj kjo duket së është e vështirë dhe duhet të jemi objektiv me vendosjen e objektivave. Zakonisht, unë jam në kërkim të ndjenjave drejt arritjeve. Pra dua që fëmija të jetë i kënaqur me arritje objektive. Ndaj dhe u rekomandoj prindërve të vendosin kritere objektive. Një mënyrë praktike është që të mund të vendosni ndarëse letrash me shigjetë, me ngjyra të ndryshme për çdo kapitull të librit. Vendosja e një kohë relative për kapitull të mbaruar. Fëmija kështu nuk ka pse të jetë me ankthin se do të duhet të mbarojë gjithë librin, por të ndjehet i suksesshëm me hapa të vegjël por shumë të rëndësishëm për arritjen e fëmijës.

4. Çiftëzoni vazhdimisht leximin e fëmijës me kënaqësinë për të qëndruar me prindërit. Hera-herës ftojeni fëmijën që të lexojë në praninë tuaj. Këtu ka disa alternativa, fëmija lexon librin e tij dhe ju tuajin, ose ftojeni fëmijën t’ju lexojë një kapitull nga libri i tij.

5. Edhe pse fëmija zgjedh të lexojë vetë gjatë ditës, ose ia kërkoni ju, sërish ofrojini një mundësi që t’i lexoni diçka nga një prej librave. Nëse fëmija është më i vogël dhe ende nuk di të lexojë, ofrohuni t’i lexoni çdo mbrëmje nga një kapitull të ndryshëm ose nga një libër të ndryshëm. Kështu ju i ofroni modelin tuaj, e kushtëzoni librin me kënaqësinë që ka fëmija të qëndrojë me ju.

6. Organizoni një bllok kalendarik, ku për çdo arritje të fëmijës, së bashku shënoni me një frazë, paragraf të parapëlqyer ose një vizatim të vogël të cilin e ngjisni në të. Gjithashtu shoqërojeni me titullin e librit.

7. Kur fëmija është në moshë të vogël, është e rëndësishme që çdo javë të ketë dhuratë një libër të ri.Do të ishte e udhës që një herë ta zgjidhin ju dhe t’ia bëni surprizë dhe një herë të shkoni së bashku të blini diçka në librari.

8. Vendosni në dhomën e fëmijës një tabelë me shkumës me ngjyra dhe pas moshës tre vjeç, prezantojeni me një gërmë të alfabetit. Shkruajeni së bashku në tabelë dhe çdo ditë gjeni nga një fjalë që fillon me këtë gërmë prej librave që fëmija lexon. B-balena, biçikleta, etj. Një gërmë çdo javë do të ishte shumë mirë.

9. Një tjetër ide shumë e mirë kur fëmija mbaron një libër është të bëni një festë të vogël në mbrëmje, me ëmbëlsirën e preferuar të fëmijës dhe të vendosni librin në tavolinë përpara të gjithë familjarëve, ndërsa i tregoni arritjen që ka bërë djali apo vajza juaj. Mbrëmja do të marrë emrin e librit që fëmija ka lexuar ose të një prej personazheve që fëmija e ka aq shumë qejf. Kështu i ofroni mundësinë fëmijës të përforcohet, të shpërblehet për arritjet e tij dhe ta mbarsë me vete për të përsëritur të njëjtën sjellje në të ardhmen. Në të njëjtën mënyrë do të duhet të veproni edhe me arritjet e fëmijëve në shkollë. Një festë e vogël apo dhe e madhe për arritjet e fëmijës.

10. Emrat e librave që fëmija lexon, vendosini sipas radhës të shkruara njëra pas tjetrës në një shirit të gjatë të cilin e vendosini në mur. Gjithashtu inkurajoni që të shënojë datën e fillimit dhe të mbarimit.

11. Vendosni një kohë të caktuar për fëmijën që të shikojë TV. Atë kohë kujdesuni që ta kaloni së bashku. Kontrolloni programet që fëmija shikon për të shmangur çdo film që nxit dhunën apo urrejtjen. Në të njëjtën mënyrë veproni edhe për lojërat elektronike.

12. Çdo vit vendosni një javë e cila quhet java “Pa TV.” Kështu do të mund ta ftoni fëmijën të disiplinojë kënaqësitë e tij, pa të cilat lehtësisht mund të jetohet.

13. Krijoni një grup libri me fëmijë të tjerë të miqve tuaj. Inkurajoni që të ndodhë e pakta një herë në muaj, e shumta një herë në javë. Bëni një rotacion me prindërit e tjerë për drejtimin e grupit.

14. Pasi fëmija të mësojë të njohë shkronjat inkurajojeni që të lexojë çdo titull libri, çdo tabelë dhe çdo emërtim rruge. Kështu fëmija përfiton të shpërblehet nga sukseset e vogla. Nxiteni sa herë që ka nevojë për ndihmë me qëllimin për ta tërhequr nxitjen sa më parë të jetë e mundur që fëmija të jetë i pavarur.

15. Nëse fëmija ka një motër apo një vëlla më të vogël inkurajojeni që t’i lexojë një prej historive të tij të shkurtra.

16. Nga çdo lexim, nxirrni fjalët e vështira dhe shikojini së bashku në fjalor. Jepni shembuj për këto fjalë që fëmija të mund të kuptojë më mirë se për çfarë bëhet fjalë.

17. Nëse është e mundur, tani që ka disa librari në qytet, ofrojini mundësi që të ketë një kartë regjistrimi në librari dhe hera-herës të tërheqë libra.

18. Pyesni vazhdimisht se çfarë fëmija ka kuptuar me këtë histori, duke nxjerrë moralin e saj. Çfarë do lloj gjëje që fëmija thotë, mos e gjykoni. Shpërblejeni dhe kujdesuni që ta mbajë mend.

19. Si përfundim, vendosni libra nëpër të gjithë shtëpinë, që fëmija të ketë akses.

 

Këto janë disa hapa praktikë se si të ndihmoni fëmijën që të çojë detyrën e leximit me sukses drejt vazhdimësisë, ose prindërit do ta quanin deri në fund. Unë mendoj se ne po kërkojmë shumë pak prej tyre, ne po kërkojmë fundin e një libri, ndërsa ambicia jonë si prindër do të duhet të shtrohet te stili i jetesës, te dëshira, motivimi për të lexuar. Hapat e vegjël janë shumë të rëndësishëm, sikurse mund ta provoni edhe te detyrat e tjera. Ofrojini mundësinë fëmijës që të rregullojë dhomën e tij, por mos e filloni me të gjithë dhomën. Jepini një detyrë më të thjeshtë dhe të suksesshme. Kështu mund të veproni dhe me detyrat e shtëpisë. Zbuloni deri ku fëmija mund të jetë i suksesshëm dhe filloni që prej asaj pike dhe më tej. Kështu ju do të shtoni mundësitë për sukses të fëmijës në vend që padashur të këmbëngulim në dështimin e tij. Jam e sigurt se do të mrekulloheni prej asaj se çfarë mund t’ju sjellë fëmija. Aftësitë e tij janë unike dhe të pashoqë.

(Drnt. Denata Toçe, Portali Shkollor)

Fëmija juaj belbëzon? Cfarë duhet të dini për belbëzimin


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Belbëzimi nuk të pengon për t’ia arritur qëllimit. Një numër shumë i madh njerëzish të rëndësishëm nga pozita e karriera e tyre, belbëzojnë ҫ’ka do të thotë se belbëzimi nuk është bërë shkak i frenimit të ëndrrave të tyre.

Faza kur fëmija fillon e përvetëson të folurit është shumë e rëndësishme. Ka fëmijë që mësojnë të flasin shumë herët siҫ ka të tjerë që e përvetësojnë vonë të folurit. Një pjesë e fëmijëve hasin vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve ose në lidhjen e tyre. Kjo njihet si belbëzimi ose marrja e gojës.

Ҫ’ËSHTË BELBËZIMI?

Belbëzimi është të folurit jostandard, i cili shprehet në formë të përsëritjes së tingujve, ndaljeve, pauzave dhe vënies së tingujve të panevojshëm gjatë të folurit. Belbëzimi zakonisht përcillet me anksiozitet, frikë nga të folurit, ikje nga të folurit dhe situatave të të folurit, ikje nga kontaktet vizuale me bashkëbiseduesin, me lëvizje të pakontrolluara të kokës dhe gjymtyrëve, me frymëmarrje të ҫrregullt gjatë të folurit, përshpejtim të ritmit të zemrës, etj. Gjatë fëmijërisë së hershme fëmijët nuk janë të vetëdijshëm që të folurit e tyre devijon nga të folurit e moshatarëve ,dhe  në përgjithësi nga të foluri e rrethit. Mirëpo, fatkeqësisht, me kalimin e kohës e sidomos nën ndikimin negativ të rrethit, fëmija fillon ta ketë të qartë që të folurit e tij dallon nga ai i të tjerëve. Për ta mbizotëruar belbëzimin, fëmija i moshës shkollore, e sidomos personi i rritur, përdor mënyra jo të zakonshme të të folurit dhe sjelljeve me anë të gishtave dhe mimikës.

ETIOLOGJIA

Përsa i përket etiologjisë (prejardhjes) së belbëzimit, mendimet e shkencëtarëve që merren me këtë fushë studimi  janë të ndryshme. Disa shkencëtarë mendojnë se ai ka prejardhje organike sepse zakonisht shfaqet në moshën parashkollore, më shpesh paraqitet te djemtë se te vajzat. Është i lidhur me dominimin cerebral ( të trurit). Ka premisa familjare, ndërlidhet me të folurit e vonuar si dhe me ato situata të cilat individi i percepton si të vështira. Ndërkaq, shkencëtarët e tjerë janë të mendimit se belbëzimi mund të shkaktohet nga të kufizuarit e tepruar apo si pasojë e kërkesave tejet të mëdha të prindërve ndaj fëmijëve të tyre. Me fjalë të tjera, ka prindër që janë tepër anksiozë, perfeksionistë dhe që tregojnë një frikë të tepruar për të folurit e fëmijës. Kjo frikë e prindërve kalon pastaj te fëmija, duke krijuar në këtë mënyrë çrregullime të vërteta të të foluri të tij.

Rekomandime të rëndësishme lidhur me belbëzimin 

Këto rekomandime dhe shqyrtime duhet t’i kenë parasysh prindërit e fëmijës i cili, përsërit, ngurron, dhe ndalet gjatë të folurit.

Përsëritjet dhe ndaljet  shfaqen në fazën e zhvillimit të të folurit (në moshën 3-5 vjeç).

Shmanguni bisedës për ndryshime në të folurit e fëmijës kur ai është prezent. Nëse ai këtë e kërkon vetë, atëherë atij i jepet përgjigje konkrete. Mirëpo, sa më gjatë që të jetë fëmija i pavetëdijshëm për ndryshime të tilla, aq më të mëdha janë gjasat e tij për ta zotëruar të folurit e rregullt.

Është e nevojshme që fëmija të ndihet i sigurt duke qenë i rrethuar me dashurinë e prindërve dhe të rrethit. Disa të rritur janë aq të papërgjegjshëm sa që mund të shkaktojnë te fëmija pasiguri  dhe ngurrim gjatë të folurit.

Mbani qëndrim të qetë gjatë dëgjimit dhe bisedimit me fëmijën. Në këtë mënyrë ai do të jetë më i qetë, kështu që do të zvogëlohet pasiguria dhe ngurrimi në të folurit e tij.

Bëhuni i durueshëm dhe kushtojani fëmijës aq kohë sa i nevojitet për ta thënë atë që dëshiron. Mos shprehni pakënaqësinë (mërzinë) për shkak të vështirësive të tij gjatë të folurit.

Mos ia plotësoni fjalët dhe mos i përsëritni fjalët e tyre, përveçse nëse kjo është e domosdoshme (kriza e përgjithshme).

Këshilla:

– Fol ngadalë.

– Mos lejo një stuhi truri, plot mendime të të ngatërrojë e të të drejtojë.

– Lidhi fjalitë më përpara në trurin tënd, pastaj nxirri nga goja.

– Lexo shumë, edhe pse disa herë të njëjtin libër, psikologet kanë arritur në konkluzionin se personat që lexojnë shumë dhe riprodhojnë mekanikisht materialet  e lexuara, nuk kanë probleme me të folurin.

– Lexo me zë të lartë, shpesh herë të lexuarit me zë është shumë efikas, sepse e dëgjon informacionin dhe mundësia për ta kuptuar dhe riprodhuar më vonë është më e madhe.

– Listo në  një letër fjalët, të cilat ke probleme me shqiptimin  e tyre dhe mundohu që ti përsërisësh shumë herë që të familjarizohet goja me shqiptimin e tyre.

– Në qoftë se nuk arrin t’i shqiptosh mirë, gjej fjalë të tjera të ngjashme me to.

– Fol me mësuesit dhe shokët e shkollës dhe tregoja atyre problemin që ke.

– Falenderoji ata që të kuptojnë dhe që kanë durim të të dëgjojnë.

– Këndo shumë sidomos këngët e njohura, të kënduarit është një metodë shumë e mirë për të minimizuar sadopak belbëzimin.

Mos lejo askënd të të gjykojë për atë ҫ’ka je. Lufto gjithmonë për të arritur dëshirat e tua. Belbëzimi nuk të pengon për t’ia arritur qëllimit. Një numër shumë i madh njerëzish të rëndësishëm nga pozita e karriera e tyre, belbëzojnë ҫ’ka do të thotë se belbëzimi nuk është bërë shkak i frenimit të ëndrrave të tyre. Ndër këta të njohur vlen të permendim Winston Churchill, aktoren Marilyn Monroe, aktorët James Earl Jones, Bruce Willis, Jimmy Steëart, e shumë të tjerë.  Portali Shkollor

BE ndalon pijet me sheqer në të gjitha shkollat


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Vendimi përfshin jo vetëm dhënien fund të shitjeve të pijeve të buta për shkollat fillore, por dhe gjithë reklamat për këto lloj pijesh dhe është pjesë e një strategjie më të gjerë që përfshin ndalimin e përmbajtjes së sheqerit në pijet e lehta…

Industria e pijeve të buta në Europë ka njoftuar se do ndalojë shitjen e pijeve me sheqer në të gjitha shkollat në BE duke nisur nga fundi i 2018.  Aktivistët e shëndetësisë e kanë mirëpritur këtë masë, por thonë  se duhet bërë më shumë për të nxitur ushqimin e shëndetshëm në shkolla.

Vendimi përfshin jo vetëm dhënien fund të shitjeve të pijeve të buta për shkollat fillore, por dhe gjithë reklamat për këto lloj pijesh dhe është pjesë e një strategjie më të gjerë që përfshin ndalimin e përmbajtjes së sheqerit në pijet e lehta në mbi 10% deri në vitin 2020.

Organizatat e konsumatorëve kanë thënë se ata janë të inkurajuar nga vendimi. Pijet e sheqerit nuk kanë vend në një mjedis të shëndetshëm shkollor”, – tha për EURACTIV Emma Calvert, zyrtare e politikës ushqimore pranë organizatës evropiane të konsumatorëve BEUC.

“Në kushtet kur një e treta e fëmijëve në Europë vuan nga mbipesha, është koha për ushqim dhe pije për fëmijë të shëndetshëm”, – tha ajo. Belgjika përfaqësoi e para nismën nisur dhe nga një studim ku prishja e dhëmbëve për shkak të sheqerit në pije prek 50% të fëmijëve.

Aktualisht përmbajtja e sheqerit në këto lloj pijesh është zvogëluar me 12% që nga 2015, por synohet te hiqet fare.

Në Raportin e Obezitetit të vitit 2017, OBSH vuri në dukje se pijet me sheqer janë pjesa kryesore e  problemit.

(Portali Shkollor)

Si të jeni prindër të mirë kur nuk merreni vesh në çift?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Prindërit janë shembulli i parë i fëmijëve. Por është e vështirë të jesh prind i mirë kur komunikimi mes teje dhe partnerit/partneres nuk është më. Si të ndani marrëdhënien tuaj në çift me marrëdhënien me fëmijën?

Thuhet se çfarë ka shtëpia ta tregon fëmija! Duket se kjo shprehje do t’i rezistoj të gjithë kohërave. Fëmijët imitojnë atë çfarë shohin e dëgjojnë. Nëse në shtëpi është i pranishëm në zënkat mes prindërve ai do të jetë i dhunshëm në kopsht apo shkollë. Prindërit pavarësisht gjithçkaje përpiqen të mbrojnë lumturinë e fëmijëve. Më poshtë keni disa këshilla që ju tregojnë se si mund të jenë të suksesshëm:

1. Kuptoni partnerin dhe bëni kompromis

Kur njëri nga prindërit ngul këmbë që mënyra e tij është ajo “e duhura” me fëmijët, çifti përçahet. Në fakt prindërit tentojnë të kompensojnë për veprimet e partnerit që ata i mendojnë si të papërshtatshme. Prindi më strikt bëhet edhe më shumë strikt kur shikon që partneri është tolerant dhe nga ana tjetër, prindi tolerant bëhet edhe më shumë tolerant kur shikon që ana tjetër është shumë strikte.

Nëse gjendeni në të tilla situata duhet të komunikoni me partnerin rreth pikave për të cilat nuk bini dakord në prindërimin tuaj. Nuk është e thënë të keni të njëjtin mendim, por duhet të dëgjoni argumentet dhe ndjesitë e njëri-tjetrit për të qenë më të fokusuar në mbajtjen e një klime të qëndrueshme dhe pozitive në çift dhe rrjedhimisht në prindërim. Fokusi duhet të jetë ajo çka ka nevojë fëmija, jo lufta juaj në çift për t’i treguar partnerit kush nga ju të dy ka të drejtë dhe fiton.

2. Merrni kohën tuaj para se të reagoni

Kur fëmija juaj përfshihet në një situatë ku ju kërkohet të reagoni (dhe nuk është ndonjë situatë  urgjente ku kërcënohet siguria për jetën) merrni kohën tuaj. Marrja e situatës me qetësi ndihmon prindërit të shmangin reagime të panevojshme impulsive për të cilat pendohen më vonë. Mos reagoni menjëherë duke e pasuar problemin e fëmijës me tone negative te partneri duke thënë “Merru ti me të se shiko çfarë ka bërë”. Në vend të kësaj, korrigjoni gabimet si familje duke thënë “Unë dhe babi do marrim kohën të mendojmë si t’ia bëjmë që të të ndihmojmë ty të sillesh më mirë”.

3. Nxirrni në pah pikat e forta të njëri-tjetrit 

Bashkëpunoni për të evidentuar pikat e forta të njëri-tjetrit kur bëhet fjalë për prindërimin. Prindi që është më pak ankthioz mund të marrë përsipër menaxhimin e fëmijës në vende publike duke e ndihmuar atë të ndërmarrë rreziqe të përshtatshme për moshën. Prindi me durimin më të madh mund të marrë përsipër menaxhimin e fëmijës kur ka shpërthime të qarash. Nuk është asnjëherë njëri prind më “i mirë” se tjetri. Secili ka cilësitë e veta dhe nëse të dy janë të vetëdijshëm për këto cilësi, prindërimi bëhet më cilësor.

(Portali Shkollor)


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387