Prindërit e kopshtit nr. 11: Të shtohen mësueset ndihmëse në grupe


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Shoqata ‘Together for Life”, në kuadër të projektit rrjeti “Lëviz për kopshtin tim”, zhvilloi dje një diskutim të hapur me prindërit e fëmijëve që frekuentojnë kopshtin nr. 11 në Tiranë. Gjatë diskutimit me prindër, u shtruan problematikat më të mbprehta që shqetësojnë pjesën më të madhe të tyre, si dhe u diskutua lidhur me rekomandimet e nxjerra nga studimi i publikuar.

Në ambientet e kopshtit u ngrit një kënd, ku prindërit dhanë sugjerimet e tyre lidhur me zgjidhjen e problematikave shqetësuese. Një nga më të theksuarat ishte dhe numri i lartë i fëmijëve në kopshte, numri i ulët i edukatoreve dhe hapësira e vogël në klasa.

“Unë si prind e shikoj problem serioz pjesën e 50 apo më shumë fëmijëve në një klasë. Ne i sjellim fëmijët në kopësht jo thjesht sa për t’i lënë diku, por me qëllimin që të fillojnë të hedhin hapat e para drejt dijes. Tani më thoni ju, 1 mësuese me 50 fëmijë, a ka mundësi fëmija të marrë më të mirën?”, tha një prej prindërve që morri pjesë në këndin e diskutimeve.

E ndërsa tjetër prind i pranishëm në diskutim theksoi faktin  eungesës të mësueseve ndihmëse duke thelluar edhe më tej problemin.

“Që nuk po ndërtohen kopshte të reja po e shohim të gjithë, por ndërkohë vazhdon të ketë mungesa të mësueseve ndihmëse. Po si mund ta mbajë një klasë plot me fëmijë një mësuese. Është e pamundur”

Gjatë diskutimeve u mbështet ideja për largimin e grupit të tretë të fëmijëve nga kopshti dhe vendosjen e tyre në parashkollor. “Mesa mbajmë mend, kjo procedurë është diskutuar në Bashki vitin e kaluar, sikur të bëhet realitet, situata  mund të përmirësohej disi”, thanë prindërit e pranishëm në takim.

Drejtuesja e kopshtit, znj. Katerina Grabova shprehu mbështetjen e saj lidhur me çdo nismë që mund të ndikojë sadopak në përmirësimin e kushteve për mirëarsimimin e e të vegjëlve që frekuentojnë kopshtin./kopshtiim.al

 

 

 

Pas tryezës komunitare, fillojnë ndërhyrjet në kopshtin nr.2 Ksamil  


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

    

Vasilika  Ifandi

Rrjeti “Lëviz për kopshtin tim”,  projekt i shoqates “Together for Life” me partner lokal shoqatën  Agjencia “AJMMI” dhe me mbështetje të “LëvizAlbania, i kthehet herë pas here problematikave të konstatuara në kopshtet e fëmijve në dy rrugë: si nga vëzhgimet në terren ashtu edhe në takime me edukatore, drejtues  të njësive vendore, administrator, kryetarë të fshatrave etj.

Pas tryezës frytdhënëse të pak kohëve më parë organizuar në Ksamil me komunitetin e prindërve dhe drejtues të Njësisë Administrative, në kuadër të projektit të mësipërm, patëm rastin të bashkëbisedojmë me administratoren e Ksamilit znj. Valbona Oruçi e cila vjen nga një stazh i gjatë në sektorin e arsimit si mësuese dhe drejtuese e shkollës.

“Kopshtet e fëmijve janë proiritet i punës në njësinë administrative të  Ksamilit, vuri në dukje znj. Oruçi. “Pavarësisht se periudha e verës krijon problematika të përditshme për menaxhimin e situatës turistike në një qytezë që disafishohet nga turistë vendas dhe të huaj, kjo nuk e bën administratën të kalojë në harresë disa problematika të evidentuara nga situatat në terrenin e kopshteve tona”, vijoi ajo.

Gjatë takimit në tryezën e përmendur më sipër me prezencë të prindërve të fëmijve dhe edukatoreve, u ngritën disa probleme dhe shqetësime për mbarëvajtjen e punës në kopshte. Si në drejtim të infrastrukturës ashtu edhe për rritjen e numrit të edukatoreve në kopshtin nr.1.

Sipas Admininistratores, problemi i lagështirës në kopshtin nr.2 dhe ndrërhyja në infrastrukturën e këtij institucioni parashkollor, bëri të mundur që situata të shikohej nga një grup pune me prenzencë të vetë kryetares se Bashkisë Sarandë znj. Florjana Koka. Ndjekja e problematikës në këtë kopësht të ngritur me të drejtë nga edukatorja e kopshtit Erisa Druckaj është në proces.

“Në kopshtin nr.2 i cili ka mjedis të jashtëm të bukur dhe të këndshëm për prindërit dhe fëmijët, jemi duke punuar që investimi i pritshëm të mundësojë më shumë tualete, shmangjen e lagështirës për t’i lenë vend  dhe nevojës, që kopshtet e Ksamilit të jenë me ngrohje”, u shpreh Koka.

Nga informacioni që shoqata Ajmmi morri në Bashki, mendohet se punimet do te fillojnë së shpejti për t’ju siguruar një ambient komod të vegjëlve që do të frekuentojnë kopshtin gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Tryeza komunitare, e zhvilluar në muajin korrik,  ngriti problematikat e konstatuara nga monitorimi i kopshteve , në prezencë të përfaqësuesve vendor, duke kërkuar të ndërhyet sa më parë.  Pas 2 muajsh, duket se kemi një reagim nga Bashkia Sarandë, të cilët premtuan përmirësim të situatës në kopshtet e monitoruara.

Monitorimi i Kopshteve të Saranës dhe Delvinës, u realizua nga Agjensia Ajmmi si organizatë partnere e shoqatës “Together for Life”, në kuadër të projektit rrjeti “Lëviz për Kopshtin tim”, mbështetur nga LevizAlbania.

 

Numër i ulët edukatoresh, edukim i dobët i fëmijëve


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

“Një pikë e dobët me të cilën përballem çdo ditë është numri i lartë i fëmijëve të larguar nga kopshti për shkak të kushteve të vështira. Përveç këtyre më duhet të bëj edhe rolin e edukatores ndërkohë që nuk i kam kapacitetet për t’a bërë diçka  të tillë, pasi nuk më del koha të bëj 3 ditë edukatore, 2  ditë drejtoreshën”, shprehet Altina Brokaj, drejtoreshë e kopshtit nr.60 në Tiranë.

Bazuar në Standardet e Projektimit të Kopshteve, grupet e fëmijëve nëpër kopshte janë 3. Grupi i I-rë, janë fëmijë të moshës 3-4 vjeç. Grupe të tilla, duhet të kenë maksimalisht prej 15 fëmijë. Grupi i II-të, në këto grupe janë fëmijë të moshës 4-5 vjeç, numri maksimal i fëmijëve në këto grupe duhet të jetë 25 fëmijë. Grupi i III-të, janë fwmijë të moshws 5-6 vjeç numri maksimal në këto grupe duhet të jetë 30 fwmijë.

Nga monitorimet e zhvilluara nga stafi i projektit Lëviz për kopshtin tim,  në 89% të kopshteve të monitoruara (nga të cilat 24 janë të nismës “Adopto një kopsht”), prej të cilave u morën informacione të sakta dhe të plota, vihet re një numër fëmijësh për grup përtej normave të këshilluara për mirërritjen e tyre.

E ndërsa këtë vit, situata jo vetëm nuk është përmirësuar por vazhdon të përkeqësohet. Përveç mungesës të shtretërve, mungesës të kushteve për të gatuar për një numër të lartë fëmijësh, ajo që ndjhet më së shumti është numri i ulët i edukatoreve për grupet e “stërmëdha”.

Nga biseda me drejtueset e kopshteve të njësisë Administrative nr. 5, numri i lartë i fëmijëve të regjistruar për këtë vit ka qënë përtej normales. “Kërkesat janë të shumta, numri i fëmijëve është plotësuar dhe jemi përtej kapaciteteve të kopshtit. Problemi është se numri i edukatoreve është tepër i ulët, janë vetëm 2 edukatore për grup, të cilat punojnë me turne. Nuk e di ku do shkojmë nëse vazhdojmë me këto hapa. Duhen marrë masa, nga organet përkatëse, kaq mund të them”, tha gjatë bisedës drejtuesja e kopshtit nr. 52, znj. Miranda Liçaj.

Në studimin e publikuar nga Shoqata “Together for Life”,gjithashtu vihet re numri i ulët i edukatoreve në raport me numrin e fëmijëve. Më poshtë, në formë tabelore dhe grafike, paraqiten rezultatet e këtij raporti në vendet fqinje dhe të rajonit: Vihet re se, mesatarisht, edukatoret e ciklit parashkollor në qytetin e Tiranës kanë pothuajse dyfishin e fëmijëve që kanë koleget e tyre në Greqi, Maqedoni, Itali dhe Kroaci.

Por çfarë pasojash sjell për fëmijët numri i ulët i edukatoreve?

Nëse do të bënim një studim do të rezultonte që kopshtet e mbipopulluara do të dilnin më dobët në krahasim me një koësht brënda kapacitetit optimal. Kopshtet e ngarkuara sjellin një munër të lartë efektesh negative në performancën e fëmijës dhe të edukatorëve kur ka mbipopullim të numrit dhe një numër të ulët të edukatoreve.

Sa më i lartë është numri i grupit aq më e vështirë është përkushtimi i një edukatoreje tek të gjithë fëmijët. Edukatorja nuk mund të ndërveprojë me fëmijët një për një sipas nevojave që mund të kenë.

Duke patur shumë fëmijë në grup edukatorja nuk mund t’i dedikohet fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët kërkojnë vëmendje dhe kohë shtesë në krahasim me të tjerët. Kjo do të sillte rezultate jo të mira si dhe pakënaqësi të fëmijës për të marrë pjesë në mësimdhënie.

*Analiza (tabela) e mësipërme është hartuar duke krahasuar të dhënat e publikuara të faqen zyrtare të Eurostat

Mbikapacitet në kopshtet e Tiranës, 81 fëmijë në grup


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

E.B

Prindër që presin me orë të tëra para dyerve të kopshteve, të tjerë që ngulin këmbë për të regjistruar fëmijën, ka dhe nga ata që i hedhin një sy listës të mbingarkuar me fëmijë të regjistruar tashme dhe ikin të dëshpëruar pa ditur se ku. Të tjerë i sheh të ulur në stolat e oborrit, duke kërkuar zgjidhje tek pritja,  një pjesë e bënë zgjedhjen sapo panë të regjistruar 81 fëmijë në grupin e parë, “Një kopësht privat”!

Kjo është situata në kopshtet publike të Tiranës, të cilat nëse i sheh përmes ekranit të televizorit, do t’i kishin zili dhe kopshtet e Zvicrës, Suedisë, madje dhe ato të Amerikës.Jo, situata nuk është ajo që  trumbetohet në media dhe rrjetet sociale të Kryetarit të Bashkisë. Mbas prerjes të shiritave inagurues të godinave të rikonstruktuara, fshihet një e vërtetë e dhimbshme, pre e së cilës janë fëmijët. Ata 81 fëmijë që do kenë një vend ku të kalojnë ditën, por vetëm kaq…

Sipas standardeve të projektimit të kopshtve, çdo grup duhet të ketë nga 15 fëmijë deri në një maksimum 30 fëmijë. Aspak në përputhje me këto standarte dhe jashtë çdo norme të lejueshme, numri i fëmijëve të regjistruar deri tani në grupin e parë, në kopshtin nr. 26 është 81. Nga biseda me drejtuesen e kopshtit kuptuam se kjo situatë e shkaktuar nga mungesa e kopshteve dhe rritja e numrit të fëmijëve çdo vit e më shumë, sa vjen dhe përkeqësohet.

“Sipas udhëzimeve të marra nga Njësia Administrative, kopshtit i takojnë të regjistrojë fëmijët që banojnë në 17 rrugë, deri tani janë bërë 81 fëmijë në grupin 3-4 vjeç, ndërkohë kam dhe 100 fëmijë në listën e pritjes. Vras mendjen çdo ditë, ku do t’i sistemoj? Kapaciteti i kopshtit nuk ka vend as për gjysmën e tyre”,  tha ajo.

Nga rekomendimet e studimit “Monitorimi i standardeve të infrastrukturës fizike të Kopshteve të Tiranës”, i cili u publikua vjet dhe ju prezantua përfaqësuesve të Bashkisë Tiranë, doli se ndërtimi i kopshteve të reja ishte nevoja më emergjente. Ka kaluar 1 vit dhe ku jemi sot? Numri i komplekseve nëpër lagje rritet, bashkë me to dhe numri i banorëve, ndërsa numri i kopshteve jo.

Nga monitorimet e vazhdueshme që stafi i projektit “Lëviz për kopshtin tim” ka bërë në terren, kjo situatë është e pranishme në pjesën më të madhë të kopshteve, madje dhe në ato “Të Adoptuarat”. Tani mirë që Bashkia i  “Adoptoi” kopshtet, por mos të shohë vetëm fasadën dhe ngjyrat e bukura, se nuk i japin ato fëmijës dije.

 

Studimi i publikuar nga TFL, nxit reagimin e mediave të shkruara


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Studimi i publikuar nga shoqata “Together for Life” , “Monitorimi i Standardeve të Infrastukturës Fizike të Kopshteve të Tiranës”, në kuadër të projektit “Lëviz për kopshtin tim”, ka nxitur vëmendjen e mediave të ndryshme. Problemet e njëpsnjëshme me sigurinë në kopshtet e Tiranës, rënia zjarreve të pashpjegueshme kanë bërë që shifrat  nxjerra nga studimi i publikuar në vitin 2017, të zenë titujt kryesorë të lajmeve në disa prej mediave. Më poshtë mund të gjeni linqet me lajmet që trajtojnë problematikën e sigurisë në kopshte, me të dhënat e marra nga studimi “Lëviz për kopshtin tim”.

http://www.55news.al/aktualitet/item/186424-studimi-zjarri-together-for-life-ne-kopshtet-e-tiranes-dhe-te-nismes-adopto-nje-kopsht-s-ka-dalje-emergjence

http://www.living.al/news/aktualitet/studim-kopshtet-ne-shqiperi-jashte-cdo-standardi-92-e-tyre-nuk-kane-dalje-sigurie-ne-rast-rreziku

Studim «Kopështet në Shqipëri jashtë çdo standardi, 92% e tyre nuk kanë dalje sigurie në rast rreziku»

 

Mbipopullimi në kopshte, një pjesë e madhe e fëmijëve mbeten në listën e pritjes


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Data 3 shtator ishte dita e parë e regjistrimit të fëmijëve në kopshtet publike të tiranës. Këtë vit regjistrimi u bë sipas kritereve të komunikuara nga Njësitë Administrative përkatëse, ku çdo familje ka të drejtë të regjistrojë fëmijët në kopshtet që përfshin njësia Administrative ku banon. Ndarja e re e cila bazohet në hartën gjeografike, ka konfuzuar disi prindërit të cilët në mungesë të informacionit lidhur me kopshtin që ju takon për të regjistruar fëmijët, kanë ndenjur në radhë të gjatë pranë kopshteve të gabuara duke krijuar kështu fluks pranë këtyre të fundit.

Stafi i projektit “Lëviz për kopshtin tim”, vizitoi disa kopshte gjatë ditës të sotme për të parë nga afër situatën në ditën e parë të regjistrimeve.Problematikë tjëtër ishin dhe prindërit që kishin ndryshuar vendbanim dhe tashmë kanë kaluar në listën e pritjes. Drejtuesja e kopshtit nr. 31, tha se fluksi i prindërve ka qënë i madh, kjo dhe për faktin e vendndodhjes të favorshme të kopshtit. “Numri i fëmijëve të regjistruar sot ka qënë i lartë, ka pasur shumë prindër të cilët kanë zgjedhur kopshtin që unë drejtoj për të nisur rrugën e formimit të fëmijës të tyre. Jemi përpjekur të menaxhojmë situatën dhe të përfundojmë më sykses këtë ditë të parë regjistrimesh. Ajo që mund të konsideroj problematike, janë prindërit me vendbanim në njësi të tjera, të cilët sigurisht i kam kaluar në një listë pritjesh. Në momentin që do ploltësohen kërkesat e banorëve të njësisë përkatëse, vendet e mbetura do të plotësohen me fëmijë të tjerë”, tha drejtoresha e kopshtit 31.

Ajo që mund të kosiderohet pozitive këtë vit të ri mësimor është informacioni që drejtueset e kopshteve kanë ndarë me prindërit lidhur me rruget qe i takojnë secilit kopësht të marrë nën përgjegjësinë e regjistrimit. Ky informacion ka qënë i afishuar në derën hyrëse të çdo kopshti 1 javë para fillimit të regjistrimeve.

Nisuar nga problemet e ndryshme që hasnin prindërit lidhur me mungesën e informacionit për datat e regjistrimeve dhe kritereve që duheshin plotësuar, shoqata “Together for life”, ka ngritur zërin dhe duket se kjo problematikë ka marrë zgjidhjen e duhur.

 

 

 

 

 

 

Regjistrimet në çerdhe e kopshte; Tiranë, asnjë fëmijë s’pranohet pa bërë analizat


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Për të shmangur përhapjen e sëmundjeve të ndryshme tek fëmijët e vegjël, asnjë fëmijë nuk do të pranohet në çerdhe apo në kopshte pa bërë analizat pranë drejtorisë së higjienës.

“Bëjmë një depistim për të parandaluar disa infeksione banale të fëmijëve të kësaj grupmoshe. Për t’i dalë të keqes përpara ne bëjmë analiza të fëmijëve”, shprehet Dritan Ulqinaku, drejtor i ASHR Tiranë.

Janë rreth 40 mijë fëmijë në Tiranë që duhet të kryejnë këto analiza dhe po kështu ata ne Bashkinë e Kamzës dhe Vorës. Për prindërit që janë në punë dhe kanë vështirësi për të kryer këto analiza për fëmijët e tyre në Drejtorinë e higjienës është caktuar edhe një orar pasdite.

“Kemi marrë disa masa për të përballuar fluksin. Do të funksionojmë me dy turne, një paradite dhe një pasdite nga ora 16:00-18:00”, sqaron Ulqinaku.
Në të gjitha kopshte dhe çerdhet njihen vetëm analizat pranë drejtorisë së higjienës dhe jo në laboratorët private, kjo lidhet më së shumti me besueshmërinë e kryerje së analizave.

Të dhëna të frikshme nga studimi i TFL: 92.7% e kopshteve nuk kanë dalje sigurie


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Elena Beta

Gjatë javëve të fundit shpesh jemi përballur në media me lajme të trishtuara, të cilat rëndojnë drejtpërdrejt mbi fëmijët dhe sigurinë e atyre që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet publike të Tiranës. “Zjarr në çerdhe”, “Shperthim i bomblës të gazit në çerdhe”, deklarata pafund e prononcime se titujt në media janë ekzagjerime. Por a e kanë pyetur ndonjëherë veten këta drejtues institucionesh se cilat mundt të ishin pasojat nëse zjarri apo shpërthimet e bombolave do të kishin ndodhur ditën? Vallë e dinë ata se sa prej kopshteve  të Tiranës  kanë dalje emergjente?

Sipas raportit të publikuar nga shoqata “Together for Life”, “Monitorimi i Standardeve të Infrastukturës Fizike të Kopshteve të Tiranës”,  92.7% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 23 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë dalje sigurie dhe 73.2% e kopshteve (nga të cilat 19 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sinjalistikë që të të udhëheqë drejt daljeve të emergjencës”

Në këto kushte lind pyetja: Si do ishin evakuar femijet? A do kishte vend për fatalitete? Dhe përgjigjet janë të frikshme. Nëse pretendohet se do ndërtohen kopshte të reja, për të plotësuar nevojat e popullatës, atëherë minimumi i përgjegjësisë është të sigurohen njëhërë ato ekzistueset. Sipas Standardeve të Projektimit të Kopshteve, kopshtet dhe çerdhet duhet të plotësojnë kriteret e sigurisë, e ndërsa nga monitorimi i kryer në 43 kopshtet publike ekzistuese, del se jemi shumë larg nga këto standarde…

Janë 13 kopshte të monitoruara (nga të cilat 8 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) që dritaret i kanë të mbyllura me kangjella hekuri. Dritaret nuk duhet të shërbejnë për të izoluar fëmijët, por për të dhënë mundësinë e shpëtimit prej zjarrit.

92.7% e kopshteve (nga të cilat 24 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) i kanë dyert që hapen në drejtimin “brenda – jashtë”, duke vështirësuar daljet sa më emergjente në situatë zjarri.

Në 70.2% të kopshteve të Tiranës (nga të cilat 19 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) mungojnë tabela shpjeguese për ngjyrat që paralajmërojnë rrezikun.

18 kopshte (nga të cilat 11 janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sistem detektimi të zjarrit.20 kopshte (nga të cilat 14 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sirena alarmi për lajmërimin e ndonjë zjarri të mundshëm.

Në 6 kopshte (nga të cilat 4 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) rezulton se edukatoret nuk dinë si të përdorin mjetet emergjente për shuarjen e zjarrit.

Të gjithë kopshtet e monitoruara janë pa altoparlantë në ambientet e përbashkëta, sigurisht këtu përfshihen të gjitha kopshtet e nismës “Adopto një kopsht”.

(Studimin mund ta gjeni ne linkun bashkangjitur)

http://togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2018/01/Monitorimi-i-standardeve-t%C3%AB-infrastuktur%C3%ABs-fizike-t%C3%AB-Tiranes1.pdf

 

 

 

Monitorimi i Standardeve të Infrastukturës Fizike të Kopshteve të Tiranës


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Monitorimi i Standardeve të Infrastukturës Fizike të Kopshteve të Tiranës_shoqata Together for Life

Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life”. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese. Monitorimi i kryer nga shoqata “Together for Life” bazohet në “Standardet e Projektimit të Kopshteve”, të hartuara nga Ministria e Zhvillimit Urban01, si dhe në standardet aktuale mbi të cilat vepron Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar.

Në përputhje me misionin e shoqatës “Together for Life”, ky monitorim u krye për të kuptuar situatën në të cilën ndodhen kopshtet e fëmijëve në qytetin e Tiranës. Ky është një monitorim i shoqërisë civile, i pavarur dhe me qëllim përmirësimin e kushteve aktuale, duke bërë një prezantim të drejtë të gjendjes reale. Produkti final i këtij studimi është një vlerë e shtuar për të gjithë grupet e interesit.

Materiali është konceptuar në tri etapa:

  1. Në etapën e parë është kryer monitorimi fizik i ambienteve të kopshteve të qytetit të Tiranës, prej të cilit janë nxjerrë konkluzionet dhe rekomandime të cilat synojnë përmirësimin e gjendjes së evidentuar.
  2. Etapa e dytë e studimit vijon me anketimin e prindërve që përcjellin çdo ditë fëmijët e tyre në këto kopshte. Kjo etapë kryqëson informacionet e grumbulluara nga vëzhguesit e pavarur në etapën e parë, monitorimin fizik me perceptimet e prindërve, si një nga grupet më të rëndësishme të interesit.
  3. Etapa e tretë konsiston në organizmin e katër forumeve komunitare. Thënë ndryshe, në këtë etapë ballafaqohen faktet e dy etapave të mësipërme me disa palë interesi, siç janë: drejtuesit e kopshteve të monitoruara, përfaqësues të Këshillit Bashkiak, prindër, shoqëria civile të përfaqësuar nga moderatorët e këtyre forumeve komunitare nga shoqata “Together for Life” dhe organizata “Lëviz Albania”.

Përgjatë materialit lexuesit do të njihen me metodologjinë dhe kriteret e përdorura nga shoqata për vlerësimin e kushteve fizike të kopshteve të qytetit të Tiranës. Detajohen katër hapat në të cilat ka kaluar procesi i monitorimit dhe mënyra e mbledhjes së informacionit. Për çdo të dhënë të përpunuar, prej të cilave janë nxjerrë konkluzionet e studimit, grupi monitorues ka mbajtur evidencat përkatëse. Përgjatë materialit prezantohen 5 fushat e kushteve fizike të cilat i janë nënshtruar monitorimit në të gjitha kopshtet e kryeqytetit. Këtij monitorimi fizik i është shtuar edhe analiza e anketimit të prindërve, si një pjesë e dytë e studimit.

Në material prezantohen analiza të përgjigjeve të prindërve lidhur me perceptimet e tyre mbi situatën aktuale të kopshteve. Në fund jepen në formë aneksesh të dhënat tabelare mbi të cilat janë nxjerrë rezultatet dhe konkluzionet e monitorimit fizik dhe pyetësori drejtuar prindërve.

Shtrirja e re territoriale për regjistrimin në kopshte, ende asnjë informacion në faqet zyrtare!


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Fillimi i vitit të ri mësimor për kopshtet publike në Shqipëri, shoqërohet nga problematika të ndryshme. Një ndër to është dhe regjistrimi i fëmijëve në kopshte i cili do të zhvillohet sipas kritereve të vendosura nga Njësitë Administrative përkatëse.

Mbipopullimi në kopshte, si pasojë e numrit të ulët të tyre, gjë e cila është publikuar dhe në studimin e zhvilluar nga shoqata “Together for Life”, (lexo në fund të faqes) ka sjellë një ndarje të re territori lidhur me frekuentiminin e kopshteve. Kjo ndarje e miratuar nga Njësitë Administrative, u është komunikuar drejtueseve të kopshteve dhe mund ta gjeni të afishuar në dyert e jashtme të kopshteve të njësive ku ju banoni.

 

Duke u nisur nga një ankesë që ka ardhur në inboxin e faqes “Lëviz për kopshtin tim”, stafi i projektit, ka zhvilluar një takim me drejtuesen e kopshtit nr. 24 znj. Jorida Gura e cila na informoi se secila drejtuese ka marrë nga Njësia Administrative përkatëse listën e rrugëve që përfshin kopshti që drejton dhe rregjistrimet do të vijojnë duke u bazuar në atë listë. “ Unë personalisht jam përpjekur t’ju vij sa më shumë në ndihmë prindërve që kanë fëmijë për të regjistruar në kopshte, duke afishuar informacionin e marrë nga Njësia Administrative lidhur me rrugët që përfshin kopshti nr 24. E kam menduar të nevojshme ndarjen e informacionit disa ditë përpara në mënyrë që të shmanget disi fluksi i prindërve në ditët e regjistrimit”, theksoi Gura.

Ndërkohë që data e regjistrimeve po afron (3 shtator), rezulton se Njësitë Administrative, nuk kanë bërë publike në faqet e tyre zyrtare as ndarjen e re sipas hartës gjeografike, as kopshtet që ato përfshijnë, duke lënë kështu prindërit pas dyerve të kopshteve, në konfuzion të plotë./Leviz per kopshtin tim

http://togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2018/01/Monitorimi-i-standardeve-t%C3%AB-infrastuktur%C3%ABs-fizike-t%C3%AB-Tiranes1.pdf

Ja kur fillojnë regjistrimet në kopshte!


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Elena Beta

Sipas burimeve të brendëshme të projektit “Lëviz për kopshtin tim”, regjistrimet për fillimin e vitit të ri të arsimit parashkollor, do të fillojnë në datën 3 shtator 2018. Sipas udhëzimeve të dhëna nga Drejtoria Arsimore, mësohet se se regjistrimet do të lejohen vetëm sipas vendbanimit, çka do të thotë se prindërit duhet të paraqiten për të regjistruar fëmijën në kopshtet që i përkasin njësisë së tyre të banimit, dhe jo preferencave.

Lidhur me kriteret që duhet të plotësojnë fëmijët për të frekuentuar kopshtet, bëhet e ditur se ashtu si çdo vit do të duhen: certifikata personale, vërtetimi i banimit, vërtetimi i vaksinimit dhe analiza fece.

Ashtu si përcaktohet dhe në pikën 6 dhe 7 të nenit 5 të “Dispozitave normative për sistemin arsimor parauniversitar”.

“Për regjistrimin e fëmijës në kopsht paraqitet  vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore. Në raste të veçanta, kur prindi nuk ka vërtetimin e vaksinimeve të fëmijës, drejtoresha e kopshtit i kërkon prindit t’i drejtohet qendrës përkatëse shëndetësore dhe pas marrjes së vërtetimit, e regjistron fëmijën”.

Zjarri në çerdhen nr. 14 i qëllimshëm, dyshime për konflikte pronësie


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Policia po e heton si akt të qëllimshëm shpërthimin e bomulës së gazit në magazinën e çerdhes nr.14 në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Ngjarja ndodhi më 16 gusht në pjesën e pasme të çerdhes në një dhomë që përdorej si magazinë.

Hetimet në lidhje me shkakun e ngjarjes po kryhen nga komisariati nr.1 dhe prokuroria e Tiranës, ndërsa pista kryesore lidhet me një akt të qëllimshëm që mund të ketë pasur si shkak konfliktet e pronësisë., shkruan OraNews

Ekspertët zjarrfikës kanë arritur në përfundimin se bombola nuk ka qenë në përdorim në momentin kur ka ndodhur shpërthimi në orën 04:57 të mëngjesit pasi në atë kohë në çerdhe nuk ka pasur njeri.

Kjo ka ngritur dyshime për një ndërhyrje të qëllimshme nga persona ende të pa identifikuar që kanë pasur si motiv mosmarrëveshjet lidhur me pronësinë e godinës.

Në këtë pistë hetuesit e komisariatit nr.1 janë duke hetuar disa persona të dyshuar për të cilët ka dyshime se mund të jenë implikuar në shpërthimin e qëllimshëm duke dëmtuar tubat e gazit.

Grupi i hetimit po analizon me detaje kamerat e sigurisë të marra nga bizneset e zonës për të evidentuar ndonjë lëvizje në magazinë në kohën kur ndodhi shpërthimi.

Për fat të mirë ngjarja nuk solli pasoja njerëzore pasi çerdhja ishte bosh, ndërsa të vetmet dëme që u shkaktuan ishin plasaritjet e mureve dhe shkatërrimi i materialeve që ndodheshin brenda magazinës.


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387