Kopshti “Liri Çomo Pogradec”, atje ku 2-3 fëmijë flenë në një krevat


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Nga monitorimet e bëra deri tani në kopshtet e Pogradecit, në kuadër të projektit rrjeti “Lëviz për kopshtin tim”, janë evidentuar problematika të shumta që lidhen me mosrespektimin e standardeve.

Kopshti me ushqim “Liri Como”, i cili ndodhet  në qendër te qytetit në rrugën “Rinia”,  frekuentohet cdo ditë nga 113 fëmijë të  cilët janë të ndarë në tri grupe dhe pesë klasa.

Gjatë fazës së monitorimint në këtë kopsht, u vu re mungesa e shtretërve nëpër grupe. Në një grup prej 23 apo 28 fëmijë gjenden vetëm 10 krevate spitalesh. Edukatoret treguan se mungesa e krevateve i detyron ato të vendosin dy apo tre fëmijë në një krevat, gjë e cila shpesh ka krijuar shqetësim te prindërit.

Drejtoresha e këtij institucioni,  znj. Klara Hyka ndau me përfaqësuesit e shoqatës Egnatia, që po kryejnë monitorimet në kopshtet e  Bashkisë së Pogradecit, rastin e një fëmije prindërit e të cilit janë detyruar ta çrregjistrojnë nga kopshti për shkak të shtretërve të papërshtatshëm për këto grupmosha.

“Duke qenë se fëmija kishte kaluar shumë kohë në spital për arsye shëndetësore, përballja me të njëjtën krevate në ambientet e kopshtit i shkaktoi shqetësim. Prandaj prindërit e tij u detyruan ta largojnë nga kopshti”, rrëfen drejtoresha.

Përveç problemit të shtretërve, në këtë kopsht mungon gjithashtu një lavanderi apo lavatriçe dhe prindërit detyrohen t’i marrin rrobat e fëmijëve (çarçafët apo mbulesat) për t’i larë në shtëpi.

Një shqetësim jo më pak madhor është ai i tualeteve të fëmijëve, që janë jashtë çdo standardi. Në këto ambiente gjen kudo  mure me lagështirë dhe tualete aspak të përshtatshme për këtë grupmoshë. Lavamanet e këtyre klasave janë alumini me kënde të mprehta të cilat shpesh krijojnë aksidente të vogla për  fëmijët.

Sipas drejtueses së kopshtit, ndërtesa dykatëshe është rikonstruktuar në vitin 1997 dhe ka nevojë emergjente për një rikonstruksion total.

Nga kontakti me Bashkinë Pogradec dhe Drejtorinë Arsimore, u arrit të konfirmohet pjesmarrja e tyre në një diskutim të hapur me prindërit dhe stafin e kopshtit, ku do të shtrohet problematika dhe do të diskutohet çdo të bëhet me kopshtin.

Ky shkrim u realizua në kuadër të projektit rrjeti “Lëviz për kopshtin tim”, me mbështetjen e Lëviz Albania dhe me financimin nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SD.

Si të edukojmë fëmijët të respektojnë paratë?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Fëmijët duan gjithmonë të blejnë një “gjë”, por gjatë gjithë ditës bëhen shumë “gjëra” të cilat kanë kosto dhe jo gjithmonë jemi të gatshëm për të blerë gjithçka. Si të veprojmë që fëmija të kuptojë, të dijë të zgjedhë dhe të dëgjojë prindin?

Fëmijët duan gjithmonë të blejnë një “gjë”, por gjatë gjithë ditës bëhen shumë “gjëra” të cilat kanë kosto dhe jo gjithmonë jemi të gatshëm për të blerë gjithçka. Por është e vështirë sepse insistimi i fëmijës mund të jetë me të qara, ngritje zëri, ndonjëherë edhe ndonjë fjali të tillë si: “ti nuk je mami/babi e/i mirë sepse ti nuk ma blenë këtë”. Por si ta menaxhojmë këtë situatë? Si të veprojmë që fëmija të kuptojë, të dijë të zgjedhë dhe të dëgjojë prindin?

1. Kërkoni mundësi për të dhënë mesazhe 

Fëmija niset edhe nga ambalazhi për të kërkuar një blerje i shtyrë nga kureshtja apo thjesht impulsivitet i fëmijës. Mos ja blini! Tregojini se paratë mbarojnë dhe duhen mirëmenaxhuar për periudha të caktuara kohore. Kur i harxhon të gjitha paratë duhet të presësh derisa të fitosh të tjera, që do të thotë do të presësh datën kur rroga të kalojë në llogarinë tuaj.

2. Tregoni se si fitohen paratë 

Disa prindër përdorin shpërblimin me para pasi i vendosin fëmijët të kryejnë një punë të caktuar shtëpiake, por shumë të tjerë nuk bien dakord me këtë mënyrë edukimi. Punët e shtëpisë janë detyrë e gjithsecilit prej familjarëve dhe kjo detyrë kryhet pa u paguar.

3. Ndërtoni një skicë të shpenzimeve 

Nëse keni vendosur një sistem shpërblimi me anë të parave duhet të kërkoni që fëmijët tuaj të shënojnë si i shpenzojnë paratë e fituara. Nëse ju vendosni fokusin e duhur mbi mënyrën si i shpenzojnë paratë, ata do të fillojnë të vërejnë shpenzimet e kota dhe do të vendosin cilat blerje të eliminojnë.

4. Blijini arkat e kursimit transparente 

Nëse përdorni arkat e kursimit për fëmijët tuaj, blijini ato transparente që fëmijët të ndjekin ecurinë e kursimeve të tyre. Këto objekte ndihmojnë fëmijët të kuptojnë qartë konceptin abstrakt të kursimit.

5. Nxitini të vendosin një objektiv kursimi 

Ka një ndjesi plotësimi dhe plotfuqishmërie kur arrihet një qëllim i caktuar pa dredhi dhe pa ndihmë. Ndihmojini fëmijët tuaj ta ndjejnë këtë kur i nxitni të praktikojnë sjellje ekonomike. Herën tjetër kur t’ju kërkojnë të blejnë diçka, sugjerojuni të ndërtojnë një plan kursimi që ta arrijnë ta blejnë vetë artikullin që duan. Ky proces kursimi me një qëllim të caktuar rrit kënaqësinë, vetëvlerësimin dhe pavarësinë tek fëmija.

Fëmijët duhen edukuar të fitojnë zgjuarsi financiare gjatë procesit të rritjes. Është më e vështirë të mësosh aftësi të tilla kur je i zhytur në kredi studentore. Mësimi i këtyre aftësive në kohë të hershme është i rëndësishëm për suksesin e tyre më vonë./ Portali Shkollor

Shpëtime Bello: Asnjë hap nuk duhet të hedhim pa anëtarët e bordit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

“Asnjë hap nuk duhet të hedhim pa  anëtarët e bordit, i kam gjithmonë mbështetje”. Kështu u shpreh drejtoresha e kopshtit Bajkaj (Bashkia Delvinë), znj. Shpëtime Bello, gjatë intervistës për portalin “Kopshtiim.al”.

Duke qenë se këtë vit projekti rrjeti “Lëviz për kopshtin tim” është fokusuar në mobilizimin dhe fuqizimin e prindërve mbi transparencën rreth buxhetimit të kopshteve dhe cilësinë e shërbimeve për fëmijët e tyre, shoqata “Together for Life” dhe shoqata partnere Ajmmi, nëpërmjet kësaj interviste me aktorët kryesorë, vunë në pah rolin dhe rëndësinë e bordit të prindërve.

Raportet tregojnë dukshëm rolin thelbësor të prindit dhe familjes në edukimin e fëmijës. Prandaj në marrëdhëniet e reja të krijuara, prindërit, për të ushtruar realisht rolin e tyre edukues, nuk mund të konsiderohen vetëm këshillues e ndihmues dhe të mënjanohen nga vendimmarrja.

Znj. Shpëtime Bello, drejtoresha e kopshtit Bajkaj, thekson se opinioni i prindërve  anëtarë të bordit  në vendimet që merren në kopsht ka qenë jetik.

“Pavarësisht faktit që kopshti përballet me vështirësi të shumta  në drejtim të  kushteve  dhe mjedisit, ne nuk kemi hedhur asnjë hap pa mbështetjen e bordit. Angazhimi i të tre anëtarëve të bordit ka qenë maksimal”, shton ajo.

Bello foli dhe për një  problematikë mjaft shqetësuese të kopshtit, ku lagështia brenda ambienteve të kopshtit e bënte të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.

“Ishte pikërisht bordi i prindërve që mundësoi  sensibilizimin e strukturave të Bashkisë Delvinë dhe angazhimin direkt të kryetarit të bashkisë për  fillimin e punimeve  për meremetimin e  sipërfaqeve me  patinim çimentoje dhe izolime te  tjera  në pjesën pas kopshtit. Në punime u përfshi edhe një kanalizim i ri për largimin e ujërave që kërcënonin procesin mësimor dhe  jetën e fëmijëve”, vijoi Bello.

Lidhur me shpeshtësinë e takimeve mes saj dhe prindërve anëtarë të bordit, Bello pohoi se nga pikëpamja formal, zhvillojnë takime çdo muaj, por  realisht  flasin gati çdo javë apo një herë në dy ditë për problematikat që lidhen me infrastrukturën e institucionit  parashkollor. Kopshti përballet me problematikën  e rrethimit të kopshtit, pasi lidhet  direkt me rrugën e makinave dhe bart rrezikshmëri për fëmijët.

Ndërkohë kryetari i fshatit Bajkaj, Blerim Kullai, i cili është njëkohësisht dhe prind në kopsht, thotë se të gjitha vendimet që merren dhe kanë impakt në mbarëvajtjen e kopshtit si institucion parashkollor bëhen publike.

“Ne në fshat kemi mungese te instrumenteve  për të komunikuar me qytetarët, nuk kemi faqe zyrtare interneti, ku të publikojmë çdo vendim. Por pavarësisht kësaj mangësie të gjitha investimet që përfshijnë territorin e bashkisë bashkë me institucionet parashkollore ku bën pjesë edhe kopshti jonë, pasqyrohen herë pas here në dëgjesa publike. Dëgjesat publike janë të rregullta me komunitetin e prindërve të fëmijëve të kopshtit po edhe më gjerë, të tilla bashkëbisedime kemi organizuar në prag të vitit të ri shkollor po edhe gjate vitit na është dashur për shkak të kushteve jo të mira dhe lagështirës që ka ky institucion.” Vijoi Kullai.

Ai foli edhe për përgjegjësinë e dyfishtë si prind dhe si kryetar i fshatit, duke theksuar se të njëjtën gjë do të bënte edhe sikur të mos ishte një nga prindërit e fëmijëve.

Ky shkrim u realizua në kuadër të projektit rrjeti “Lëviz për kopshtin tim”, me mbështetjen e Lëviz Albania dhe me financimin nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

 

 

 

 

Bordi i prindërve dhe vendimmarrja


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Ndryshimi i sistemit solli, rrjedhimisht, dhe ndryshimin e botëkuptimit të prindërve e komunitetit mbi arsimimin e edukimin. Kjo bëri që të ndryshojnë raportet e marrëdhënieve midis prindërve, por dhe midis tyre, shkollës e qeverisë. Në këto raporte morale, shoqërore, politike dhe ligjore, duhen parë dhe përgjegjësite e edukimit. Përgjegjësi që e kanë burimin në përcaktimin se kush vendos për qëllimet e edukimit dhe drejtimet e tij, për programet  mësimore, kush vendos për metodat e zbatimit të tyre apo ku dhe si, në ç’kushte do të realizohen. Në marrdhënien e krijuar duhen përcaktuar dhe rolet; cili është roli i qeverisë, i prindërve dhe komunitetit, i mësuesve dhe shkollës. Pasi dihet se, sfida që has çdo shoqëri është të përcaktojë ekujlibrin e saktë të autoritetit dhe kontrollit të secilit.

Fëmija është në qendër të të gjitha marrëdhënieve të krijuara, i cili do të mësohet, edukohet e përgatitet për një shoqëri demokratike. Pra, mbi këtë fëmijë do të ushtrojë ndikimin e vet prindi dhe familja, shkolla si dhe gjithë aktoret dhe faktorët e tjerë të shoqërisë civile në fushën e edukimit. Raportet tregojnë dukshëm rolin thelbësor të prindit dhe familjes.Prandaj në marrdhëniet e reja të krijuara, prindërit, për të ushtruar realisht rolin e tyre edukues, nuk mund të konsiderohen vetëm këshillues e ndihmues dhe të mënjanohen nga vendimmarrja.

Bordi-përbërja, drejtimi, funksionimi Një organizëm, që krijon mundësinë edhe për vendimmarrje nga prindërit, është Bordi i shkollës i ngritur me ligj dhe që funksionon në bazë të dispozitave normative. Bordi është një organ kolegjal që ka në përbërje të tij përfaqësues nga të gjitha strukturat e shkollës (nxënës, prindër dhe mësues), si dhe përfaqësues të komunitetit, të Drejtorisë Arsimore e të Pushtetit Lokal. Ky organ drejtohet nga një prind. Bordi ka si mision të sigurojë që shërbimi shkollor të kryhet sipas politikave arsimore kombëtare e lokale dhe interesave të komunitetit të shkollës dhe përbën hapin e parë drejt decentralizimit në arsimit. Për nga mënyra e kompozimit, jo vetëm krijon përshtypjen por, dhe ka mundësinë që të njohë në hollësi problemet e shkollës, t’i zgjidhë ose ti adresojë ato për zgjidhje. Kjo përbërje krijon hapësirë bashkëpunimi me disa nga partnerët kryesore në fushën e edukimit, brenda e jashtë shkollës ku Bordi, shumë mirë, mund të luajë rolin e koordinatorit. Ka kompetenca për të zbatuar detyrat e ngarkuara brenda shkollës dhe për të informuar apo paraqitur shqetësimet deri në Pushtetin Lokal dhe DAR/ZA (Drejtoria arsimore rajonale/ Zyra arsimore). Bordi i shkollës nuk paguhet dhe, veprimtaria e tij bazohet në parimin e vullnetarizmit dhe në përgjegjësinë e përbashkët për edukimin e fëmijëve, edhe pse është i detyruar me ligj që të ngrihet.

Gjendja aktuale e funksionimit, mendime Prindërit në përgjithësi, duke qenë të niveleve të ndryshme arsimore, duke qene të ngarkuar dhe me një sërë hallesh ekonomike e sociale, e shikojne me indiferentizëm dhe pa interesin e duhur, përfshirjen në problemet e shkollës. Ndryshimet e bëra, akoma nuk kanë mundur të çrrënjosin plotësisht nga mendja e tyre se fëmijët i edukon shkolla, se punën në shkollë e bën një drejtor i “fortë” i cili mund të bëjë gjithçka, që problemet i zgjidh ai që ka shoqëri “lartë” apo akses politik etj. Ky opinion vazhdon të mbahet gjallë edhe për faktin se ligji, akoma lihet “prapa liste” dhe, nuk zbatohet. Duke thënë të vërtetën, pohojmë se në shumë shkolla, sidomos në zonat rurale, Bordi i shkollës, fuksionon pak ose aspak, dhe në shumë raste të tjera, pothuajse nuk funksionon fare.

Së pari; sepse ekziston koncepti i gabuar për përfshirjen dhe marrjen e përgjegjësive nga prindërit.

Së dyti; sepse përfaqësuesit e Bordit nuk paguhen dhe nuk shohin përfitime të dukeshme, duke mos konceptuar perfitimin afatgjatë, edukimin e fëmijëve.

Së treti; vetë ligjvënësit, nuk kanë parashikuar për Bordin asnje kërkesë llogarie apo llogaridhënie, ku të dalë përgjegjësia e detyrës së ngarkuar. Vetëm përgjegjësia morale, nuk e përligj impenjimin për të zbatuar detyrat.

Së katërti; institucioni i Bordit, nuk është kompletuar me ligjshmërinë e duhur për të marrë vendime ekzekutive, sepse nuk është realizuar ende delegimi i vendimmarrjes kundrejt përmbajtjes dhe menaxhimit financiar. Pa këto atribute bazë, vendimmarrja e nevojshme nuk mund të realizohet. Vetëm arsimi i decentralizuar është një proces që mund të sigurojë llogaridhënie, transparencë, cilësi dhe efikasitet. Cilësia e ulet e shërbimit në arsim vjen edhe si rezultat i mungesës së një shkolle autonome dhe të demokratizuar.

Së pesti; edhe nga vetë drejtuesit është e vështirë të mbështetet marrja e mendimeve, vërejtjeve apo urdhërave nga Bordi , duke e patur kështu më lehtë të urdhërojne e të vetëkomandojnë. Kështu ata, jo vetëm që nuk nxisin, stimulojnë e inkurajojnë bashkëpunimin, por shpesh behen dhe pengesë serioze në zbatimin e detyrave të tij. Pra, ndikimi i drejtorit është imponues për Bordin edhe pse ai nuk është pjesë e këtij organi; kurse Bordi, me statusin që ka, ka mundësi të reagojë vetëm me propozime ose këshilla.

Në këto kushte, mendoj se puna e bordit deri tani, për shkak të ndërgjegjësimit të ulet të prindërve dhe gjithë shoqërisë për rëndësinë e edukimit, për shkak të vështirësive të dukeshme ekonomiko-sociale, për mungesë të disa ligjeve që i shtojnë rolin ekzekutiv e vendimmarres, nuk është efiçente. Por gjithashtu kam mendimin e palëkundur se Bordi, si organ kolegjal, duhet të luajë rol të rëndësishëm në shkollë, prandaj duhet të kthehet në një entitet që funksionon, se vetëm kështu vendim-marrja do të jetë më afër prindërve, të cilët janë përfituesit kryesorë të shërbimit të shkollës. Por a do të mjaftonte ky organizim i prindërve vetëm brenda shkollës? A do mund të zgjidheshin shumë çështje që lidhen me cilësinë, apo me interesa të ndryshme të prindërve, vetëm nga aktorët në nivel shkolle?

Prindërit deri tani, i kanë të kufizuara kompetencat, aty ku janë të organizuar, dhe aty jo aq sa duhet. Në shkallë rrethi apo në atë kombëtare, nuk ka kush ti përfaqësojë institucionalisht dhe të mbrojë interesat e tyre. Nëpërmjet rritjes së rolit të prindërve, mendojmë që të organizohen dhe funksionojnë strukturat prindërore vendim-marrëse të institucionalizuara, në nivel lokal dhe kombëtar, (ndoshta kjo nëpërmjet një Bordi të përbashkët me DAR dhe pushtetin lokal,apo edhe me MASH). Shoqata e Prindërve Tiranë, ka patur përvojë të mirë në bashkëpunimin me Bashkinë Tiranë, nëpërmjet një Bordi të përbashkët, prindër-mësues-nxënës-përfaqësues të bashkisë, pranë Sektorit të Politikave Arsimore, i cili identifikonte problemet në shkolla e komunitet, i zgjidhte ose i adresonte ato për zgjidhje; po kështu, përfaqësues të Shoqatës, benin pjesë edhe në Bordin e DAR, i cili kishte rol konsultativ për zgjidhjen e problemeve. Fakti që këto bashkëpunime janë ndërprerë, tregon se nuk kanë qenë në baza institucionale e ligjore, por vareshin nga deshira e individëve përfaqësues të institucioneve.

Arritja e synimeve të mësipërme, që prindërit të jenë në strukturat vendimmarrëse të çdo niveli, kërkon patjetër, ndërgjegjësim të vazhdueshëm për rolin dhe përgjegjësinë e prindërve në edukim dhe të pjesmarrjes në këto struktura, kërkon ngritjen e kapaciteteve, duke organizuar trajnime sipas specifikave të çdo aktori e niveli, duke ngritur kështu edhe grupet e trajnereve në çdo rreth. Për të rritur efektin sqarues e zbatues të ligjeve tek anëtarët e Bordit, për ti ndihmuar në format dhe mënyrat e bashkëpunimit me partnerët apo për të koordinuar punën me Shoqatën e Prindërve, si hap i parë, mbase do të ishte e nevojshme përgatitja e një udhëzuesi për Bordet.Të gjitha këto masa ndërgjegjësuese e trajnuese, do të bënin që prindërit jo vetem të kuptojnë të drejtat e tyre por, dhe ti kërkojnë ato nëpërmjet pjesmarrjes në vendimmarrje./ arsimi.al

Ndikimi i aktivitetit fizik në zhvillimin psiko-motor te fëmijët


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Dorian Meta, specialist i traumave dhe rehabilitimit në QSUT

Sipas sugjerimit të Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët duhet të bëjnë aktivitet fizik jo më pak se 30-60 minuta në ditë. Aktivitet i cila ka funksione të shumta në aspektin psikologjik social dhe shëndetësor të fëmijës. Në asnjë mënyrë nuk duhet menduar që ekziston një aktivitet sportiv ideal për fëmijën, pasi janë të shumta problematikat në interpretimin e lojës sipas fazave të zhvillimit të vetë fëmijës. Arsye kjo e cila rrit rëndësinë që fëmija të jetë ai i cili zgjedh lojën e tij dhe jo të jetë i induktuar nga prindi apo familjarë të tjerë. Aktiviteti duhet të jetë interaktiv, në ajër të pastër, por mbi të gjitha të ketë varietet në zhvillimin harmonik të kapacitetit motor të fëmijës. Pra, loja duhet të përshtatet me moshën e fëmijës që e luan. Aktiviteti fizik duhet të diferencohet sipas fashave të rritjes dhe grupmoshave në të cilën fëmija bën pjesë, kjo për të reduktuar stresin e fëmijës, pasi, nëse luan me më të rritur, mund të krijojë aludime si i paaftë në ekzekutimin e lojës së më të rriturve, arsye kjo që duhet të kujtojmë gjithmonë disa pika kyç në rëndësinë e zhvillimit psiko-motor sipas moshave.

  1. Fëmijët nën moshën 2 vjeç duhet që prindërit të propozojnë lojëra të thjeshta dhe me pak strukturë logjike, pasi fëmija në këtë grupmoshë humbet shpejt interesin për atë ç’ka bëhet dhe zhvillohet.
  2. Fëmijët në moshën parashkollore duhet të marrin pjesë në aktivitete që lejojnë zhvillimin kreativ psikologjik, në zbulimin e hapësirë/ kohës. Duhet të jenë të pakta rregullat e këtyre aktiviteteve për të mos ndërprerë vazhdimisht lojën, dhe me komanda të thjeshta. Si për shembull, të vraposh, të notosh apo të luash me top.
  3. Fëmijët e grupmoshës 6 deri në 9 vjeç kanë kapacitete motore më të mira dhe janë të vetëdijshëm për trupin e tyre dhe për hapësirën që zotërojnë, me ekuilibër më të qëndrueshëm, dhe mundet të fillojnë sporte të organizuar me rregulla fleksibël, ku pikësynimi dhe fokusi duhet të jenë në aspektin e kënaqësisë se në atë të kompeticionit. Është një hap themelor ky për të krijuar një gjeneratë pozitive dhe korrekte, ku vlerat trashëgohen dhe ndihma për shokun është prioritare.
  4. Për fëmijët nga mosha 10-12 vjeç duhet të shtohet vëmendja tek zhvillimi i kapaciteteve motore, të jepen informacione taktike dhe strategjike për kontrollin dhe monitorimin e trupit, si dhe të aplikohen lojëra interaktive me informacione kërkimi dhe studimi edhe gjatë lojës. Të ketë aktivitet të fokusuar në zhvillimin e masës muskulore.
  5. Adoleshentët janë shumë të influencuar nga bashkëmoshatarët e tyre, arsye kjo që duhen zgjedhur lojëra dhe aktivitete që atyre u intereson. Të jenë në shoqëri dhe në grupe për të siguruar vazhdueshmëri të interesit, duke futur këtu edhe sportet me kompeticione.

Bëhet i rëndësishëm mirëkoordinimi i figurave shoqëruese të fëmijës (familja, shoqëria, kopshti, shkolla, etj) për të garantuar ecuri konstante sipas moshës, gjithashtu një mirë perceptim të vetvetes për të eliminuar problematika madhore që mund të mbarten gjatë zhvillimit, si depresioni, ankthi apo stresi./ Shendeti.com.al

Fëmijët me sjellje problematike kanë nevojë për “ndihmë” e jo për “ndëshkim”


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Metodat preventive janë forma efektive reduktimin e dhunës ndaj dhe ndërmjet fëmijëve, por edhe për krijimin e sjellje pozitive për mësim. Sidoqoftë, preventiva vetvetiu nuk mund ta zhduk sjelljen e dhunshme ndërmjet fëmijëve. Disa fëmijë kanë nevojë për mbështetje intensive për t’i zvogëluar sjelljet e tyre me rrezik të lartë.

Me rëndësi kyçe është të theksohet se “ndëshkimi nuk është përgjigje adekuate ndaj sjelljes së tillë”. Fëmijët kanë nevojë që ndokush “t’u ndihmojë”, të merret me çështjen e tyre dhe t’i përmirësojë gabimet e bëra. Po ashtu prindërit mund të kenë nevojë për ndihmë nga profesionistë.

Këtu janë dhënë disa këshilla, të cilat shpresojmë se do t’u ndihmojnë:

Kur fëmija juaj përfshihet në një incident, gjithnjë merreni situatën me seriozitet dhe angazhohuni maksimalisht që t’i kuptoni të gjitha versionet rreth ngjarjes.

Kini kujdes që fëmija juaj ta kuptojë dëmin ose lëndimin që e ka shkaktuar si rezultat i sjelljes së tij.
Ndihmoni fëmijës suaj të ofrojë një zgjidhje për ta përmirësuar dhe kompensuar dëmin ose vuajtjen dhe dhimbjen e shkaktuar. Pra, ndihmoni ta përmirësojë gabimin e bërë.

Shpeshherë fëmijët me probleme serioze të sjelljes gjatë jetës së mëtejme mund të përfshihen në probleme më të mëdha. Ju si prind duhet t’u ndihmoni të futen në binarë të shëndoshë. Ndoshta për këtë mund t’u nevojitet ndihmë nga persona profesionistë.

Shoqatat partnere, pjesë e rrjetit “Lëviz për kopshtin tim” nisin monitorimin e standardeve të kopshteve në rrethe


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Në kuadër të projektit Rrjeti “Lëviz për kopshtin tim”, me mbështetjen e Lëviz Albania dhe me financimin nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, shoqata “Together for Life” dhe organiztat partnere Ajmmi dhe Egnatia, po kryejnë një monitorim të standardeve të infrastrukturës dhe investimeve të 16 kopshteve në bashkitë Pogradec, Sarandë dhe Delvinë.

Qëllimi i projektit është të fuqizojë/mbështesë organizatat lokale dhe të mobilizojë grupimet qytetare për të ndikuar në rritjen drejt transparencës dhe mirëqeverisjes së pushtetit lokal.

Shërbimi i kopshteve në rrethe përballet me problematika të shumta, si: mbipopullimi; shpërndarja e pabarabartë, mosrespektim i standardeve të infrastrukturës fizike, të sigurisë dhe higjienës, etj. Prandaj dhe fushat kryesore të ndërhyrjeve do të jenë pikërisht monitorimi i standardeve fizike dhe buxhetimit të kopshteve në qytetet e synuara nga projekti, për të siguruar një mejdis më të mirë për fëmijët.

Në përfundim të procesit të monitorimit do të zhvillohen dhe 2 diskutime të hapura, ku do të flitet lidhur me problematikat që hasen më së shumti në kopshtet e monitoruara dhe çfarë mund të bëhet për të krijuar një mjedis më të mirë për fëmijët. Gjithashtu në përfundim të monitorimit do të bëhet publik dhe raporti me gjetjet e nxjerra, i cili do t’ju dërgohet institucioneve përgjegjëse për mirëfunksionimin e kopshteve.

Vdekja e 3-vjeçarit në Durrës; Hetohet kopshti, AKU merr mostra nga ushqimi


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa mjekët dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që çuan në vdekjen e tij.

Këtë të enjte në drekë, i mituri D. Zeka ndodhej në kopsht kur gjatë ushqyerjes ka shfaqur gjendje të rënduar. Sipas mjekëve fëmija ka mbërritur në gjendje të rënduar asfiksie, pa puls e tension në qendrën shëndetësore pediatrike, që ndodhet pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Durrës.

3-vjeçari është dërguar atje nga kujdestarja e kopshtit jopublik, si pika më e afërt për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtori teknik i Spitalit të Durrësit, mjeku Gentian Kavaja tregon mbi ndihmën e dhënë dhe se është ngritur një grup pune për të konfirmuar patologjinë që çoi në vdekjen e fëmijës.

“Ngushëllime për familjen. Shprehim keqardhjen tonë për ngjarjen. Fëmija ka mbërritur në gjendje tejet të rëndë, pa puls, pa tension në qendrën shëndetësore pediatrike që ndodhet pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Durrës. Mjekët kardiologë kanë bërë veprimet e para”, thotë ai.

Autoambulanca ka shkuar shumë shpejt dhe e ka marrë fëmijën, por ai gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Megjithatë është futur në reanimacion për çdo rast.

Është ngritur një grup pune për të përcaktuar patologjinë që çoi drejt vdekjes fëmijën.”

Prindërit kanë shkuar në spital në të tronditur nga humbja e beftë e fëmijës së vetëm, që sipas familjarëve, nuk ka pasur probleme shëndetësore. Do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkakun e vdekjes, ndërkohë hetimet janë përqendruar në kopshtin jopublik që ndodhet në lagjen 4 të Durrësit.

Përveç grupit hetimor që ka kryer veprimet e para proceduriale dhe marrë dëshmitë nga kujdestarja e fëmijës dhe i gjithë personeli i kopshtit, në kopsht kanë shkuar edhe inspektorë të AKU-së që kanë marrë mostra nga ushqimi që ka konsumuar në drekë 3-vjeçari.

Burimi: Top Channel

Tregoni kujdes me përdorimin e higjienizuesit tek fëmijët, paraqet rrezik për shëndetin


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Shumë prindër përdorin sapun të lëngshëm për të larguar mikrobet nga duart e fëmijëve. Ekspertët këshillojnë që të keni shumë kujdes në përdorimin e këtij produkti tek fëmijët, pasi, sipas tyre, paraqet rrezik për shëndetin e të vegjëlve.
Një studim i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka zbuluar se janë raportuar një sërë rastesh të irritim të syve të fëmijëve, të vjella dhe dhimbje abdominale pasi kanë përdorur sapunin e lëngshëm për duar.

Në vitet 2011-2014 janë regjistruar mbi 70 mijë raste në Amerikë që kanë kërkuar ndihmë për fëmijët e tyre nën 12 vjeç, pasi janë helmuar nga sapuni i lëngshëm ose kanë pësuar irritim të syve.

Pesë prej këtyre fëmijëve kanë rënë në koma ndërsa tre të tjerë kanë pasur kriza. Dy rastet më ekstreme kanë qenë kur fëmijët kanë ndaluar së marri frymë.

91% e rasteve kanë ndodhur tek fëmijët nën 5 vjeç, të cilët thuhet se kanë gëlltitur aksidentalisht këtë produkt.

Hulumtuesit shkencorë thonë se incidentet në lidhje me sapunin e lëngshëm për duar tek fëmijët e kësaj grupmoshe ndodhin më pak gjatë muajve të verës, ndoshta sepse ata kanë më shumë akses tek këto produkte gjatë vitit shkollor ose periudhës së gripit.

Ekspertët nuk po thonë që të ndaloni së përdoruri higjienizuesin për duar, por që të monitoroni fëmijët gjatë përdorimit të tij.

Pas sapunit dhe ujit, higjienizuesi me bazë alkooli është opsioni tjetër më i mirë.

Metoda që rekomandohet më shumë është larja e duarve me ujë dhe sapun.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Dyndje regjistrimesh në kopshte, drejtueset: nuk kemi kapacitet


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Elena Beta

15% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 2 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje. Vlen të theksohet se Kopshti Nr. 34 nuk ka ujë të ngrohtë. 92.7% e kopshteve i kanë dyert që hapen në drejtimin “Brenda – Jashtë” duke vështirësuar daljet sa më emergjente në situate zjarri .“13 nga 41 kopshtet e monitoruara (nga të cilat 3 kopshte janë të nismës Adopto një kopsht) nuk kanë lodra në ambientet e tyre të jashtme për fëmijët. Është e rëndësishme të theksohet se kopshti nr. 64 “Xixëllonjat” , Kopshti “Bregu i Lumit”, (pjesë e nismës Adopto një kopsht) ka lodra që nuk janë të përshtatshme për fëmijët në këto grupmosha, duke cenuar sigurinë e tyre”. Këto janë disa nga të dhënat e nxjerra nga monitorimet e infrastrukturës dhe investimeve të 43 kopshteve publike të Tiranës të cilat u prezantuan gjatë forumit të katërt komunitar “Lëviz për kopshtin tim“.

Të pranishëm në forum ishin drejtueset e kopshteve të njësisë numer 2, prindër, edukatore, si dhe pjesëmarrës nga kopshtet: Bregu i Lumit, Kopshti 25/1, Kopshti Sauk, Kopshti Ylberi, Kopshti Kodër Kamëz, Kopshti 39, Kopshti 24, psikologu dhe mjeku.

Eglantina Bardhi, drejtoreshë e shoqatës “Together for Life” foli më gjatë lidhur me problematikat që kanë dalë nga monitorimet, duke theksuar se shqetësues është fakti që numri i popullsisë qëndron në përpjestim të zhdrejtë me numrin e kopshteve dhe kjo situatë sa vjen dhe po rëndohet. “ Ky është forumi i katërt komunitar ku ne do të prezantojmë disa nga rezultatet e nxjerra deri tani, sigurisht nuk kanë dalë të gjitha por një pjesë e tyre do të bëhen publike sot për të gjithë të pranishmit. Dua të theksoj faktin se kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me drejtoreshat dhe personelin e kopshteve dhe i falënderoj për këtë. Përsa i takon standardeve të infrastrukturës kemi trajtuar ato që janë të dukshme dhe të matshme dhe jemi të hapur për të dëgjuar të gjitha problematikat që keni evidentuar dhe ju”, vijoi Bardhi.

Një nga problemet që u diskutua ishte kopshti i Saukut i cili rezulton të jetë kopësht pa drekë dhe shumë prej banorëve të kësaj zone i regjistrojnë fëmijët në kopshtet e njësisë numër 2. “Të gjitha prurjet e zonës së Saukut shkarkojnë tek kopshti 41 dhe 18, në një kohë që ne nuk i përgjigjemi dot fëmijëve të lagjes, që ju takon të regjistrohen në kopsht. Duhet të gjendet një zgjidhje për ketë situatë e cila sa vjen dhe po rëndohet më shumë”,kështu u shpreh Eljona Kryemadhi drejtuese e kopshtit 41.

“Ajo që më shqetëson mua si prind i kopshtit 40, është mungesa e kondicionerit në këto ditë të nxehta. Është diçka që e kemi diskutuar dhe me drejtoreshën pasi është i nevojshëm sidomos në ditët e nxehta. Një problem tjetër është raporti fëmijë hapësirë, pasi nga viti në vit numri i fëmijëve të regjistruar rritet ndërkohë që hapësira nuk është e mjaftueshme” tha A. D, duke kërkuar që në kopsht regjistrohen fëmijë brenda kapacitetit që kopshti ofron në mënyrë që fëmijët të jenë komodë atje ku kalojnë gjithë ditën.

Aktive në diskutim ishte dhe Anila Xhaferraj, drejtoreshë e kopshtit “Bregu i lumit”, e cila u shpreh e shqetësuar dhe kërkoi zgjidhje sa më të shpejtë për problematikat brenda dyerve të kopshtit që ajo drejton. Në ambientet e kopshtit “Bregu i lumit”ndodhen kaldajat të cilat sipas standardeve nuk duhet të jenë në ambientet e brendëshme ashtu si dhe depozitat. Ne edhe i kemi raportuar këto problematika dhe shpresojmë që në një të ardhme të rregullohet kjo situatë. Kemi gjithashtu probleme me ujin dhe rruga për të shkuar drejt kopshtit mund të konsiderohet problematike, pasi nuk mund të futet asnjë makinë e madhe. Nëse mund të ketë ndonjë situatë emergjente nuk di si do t’i japim zgjidhje” , vijoi Xhaferraj.

Prezenca e pamjaftueshme e mjekut dhe psikologut si dhe nevoja për një punonjës social i cili të trajtojë fëmijët të cilët vijnë nga familje me probleme të theksuara, prezenca e fëmijëve me autizëm dhe mungea e një personi të specializuar për tu kujdesur për ta, ishin gjithashtu çështjet që u diskutuan gjatë foruimit të katërt komunitar “Lëviz për kopshtin tim”. Në përdundim të diskutimeve, drejtueset e kopshteve kërkuan që problematikat e nxjerra nga monitorimet si dhe ato të evidentuara nga vetë ato dhe personeli i kopshteve, të marrin zë dhe bëhet diçka për përmirsimin situatës.

“Lëviz për Kopshtin tim” është një projekt i zbatuar nga shoqata “Together for life” me mbështetjen e Lëviz Albania i cili ka për qëllim monitorimin e infrastrukturës dhe investimeve të 43 kopshteve publike të Tiranës, me qëllim informimin e qytetarëve dhe medias për të nxitur përgjegjshmërinë dhe transparencën e pushtetit vendor për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në kopshtet e Bashkisë së Tiranës./shendeti.com.al

Zbulohen të tjera detaje për vdekjen e të miturit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja tragjike e ndodhur në një kopsht privat në Durrës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka ndërruar jetë.

Burime për në spitalin e Durrësit kanë bërë të ditur për Gazeta Shqiptare se fëmija i Zekarel Zekës ka qenë duke ngrënë, kur edhe kanë nisur komplikacionet e para.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur për Gazeta Shqiptare se Zekës 3-vjeçar i janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes teksa po hante supë.

E shkak për vdekjen tragjik të fëmijës në Durrës mësohet të ketë qenë asfiksimi pas bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Ngjarja

Një fëmijë 3-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Durrës. Nga sa mësohet ai ishte në një kopsht privat në lagjen numër 4, ndërsa është transportuar me urgjencë ne poliklinikën e specialiteteve në Durrës dhe nga aty drejt urgjencës së pediatrisë.

Edhe pse fëmija është dërguar menjëherë në spital, fatkeqësisht ka ndërruar jetë për arsye ende të paqarta.

Mjekët e urgjencës kanë bërë të ditur se fëmija është paraqitur me të vjella. Trupi i të voglit është dërguar në morg për ekspertizë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të vdekjes të të miturit.

Ekzema, si të dallojmë sëmundjen tek fëmijët e vegjël


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Albana Lufi, dermatologe

Dermatiti atopik (ekzema ose rrjebulla e fëmijëve ) është një sëmundje kronike, me shkaqe të panjohura, që vihet re në personat me histori personale ose familjare për atopi. Fillon herët në fëmijëri. Karakterizohet nga pruriti ose kruajtja, lezione ekzematoze dhe tharje e shprehur e lëkurës. Dermatiti atopik shoqërohet me sëmundje të tjera atopike (astma, riniti alergjik, urtikarie) dhe rritje të IgE.

75 – 80% e pacientëve me dermatitit atopik kanë histori familjare ose personale për sëmundje alergjike. Incidenca e dermatitit atopik në familje kur një prind ka sëmundje alergjike (astma alergjike, riniti alergjik dhe/ose dermatitit atopik) është 60% dhe 80% nëse të dy prindërit kanë historik të sëmundjeve alergjike.

Cilat janë shkaqet e ekzemës te fëmijët?

Shkaqet e dermatitit atopik janë të panjohura. Por, njihen një sërë faktorësh shpërthyes të tillë si infeksionet, irritimet, alergjitë ushqimore, aeroalergentet, pluhuri i shtëpisë etj. Pacientët me dermatitit atopik, pas kontaktit me alergentët, zhvillojnë sensibilizim të tipit të reaksionit të menjëhershëm.

Klinika ose shenjat në lëkurë

Dermatiti atopik, ose ekzema e fëmijëve, është karakterizuar nga ndryshime akute, subakute dhe kronike në lëkurë.

Forma akute: karakterizohet nga papula(puçrra të vogla të ngritura mbi lëkurë) me kruajtje të shprehur, papula dhe vezikular (puçrrat me lëng) në lëkurë të skuqur.

Forma subakute: papula eritematoze (puçrra të kuqe), papula të grupuara ose të shpërndara mbi një lëkurë eritematoze ose të skuqur.

Forma kronike: lëkurë e trashë, e infiltruar, me puçrra të vogla ose noduse që kruhen shumë, të shoqëruara me kore në sipërfaqe të tyre, zona me ndryshime të ngjyrës së lëkurës, si hypo dhe hiperpigmentime (zbardhje ose errësim të ngjyrës së lëkurës).

Shenjat dhe lokalizimi ndryshojnë në varësi të moshës:

Infantilet ose foshnjat: Preken kryesisht koka, fytyra dhe sipërfaqet ekstensorë (pjesët e jashtme) të gjymtyrëve Që në javët e para fillon skuqja e kufizuar mirë, e mbuluar me papula të cilat më vonë formojnë vezikula e krusta.

Fëmijët e rritur preken kryesisht plikat antecubitale, fossea poplitea (pjesa e brendshme të bërrylit dhe e gjurit), qafa, kyçet.

Adultët: Zonat më të prekura janë sipërfaqet e zgjatura të ekstremiteteve, kryesisht në bërryla, gjunjë, pjesën dorsale të duarve dhe të këmbëve.

Pruriti ose kruajtja konsiderohet një shenjë kryesore në dermatitin atopik. Tharja e lëkurës mund të jetë e pranishme që në lindje ose të zhvillohet më vonë./ Shendeti.com.al


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387