Nga kopshti me urgjencë në spital, ndërron jetë fëmija 6-vjeçar


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Një fëmijë 6-vjeçar, teksa ndodhej në një kopsht privat në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar ka shfaqur temperaturë të lartë. Menjëherë është dërguar në Urgjencë, por nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë.

Burimi: Balkan Web / Shendeti.com.al

Media e rrezikshme, të rinjtë sjellje dhe modele negativë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Fëmijët dhe adoleshentët duhet të kenë kontroll në kohën që kalojnë në media si edhe në përzgjedhjen e programeve dhe filmave që ata shikojnë. Lediona Asabella, pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave Sociale dhe punonjëse e shërbimit psikologjik shkollor pranë DART shpjegon për “Shëndet Plus” rreth këtij fenomeni.
Si ndikon në psikologjinë e të rinjve media në përgjithësi?
Media është një burim informacioni shumë i fuqishëm në ditët e sotme dhe si i tillë sigurisht që është i rëndësishëm edhe për fëmijët dhe të rinjtë. Në këto dhjetëvjeçarët e fundit jemi mësuar me idenë që të rinjtë e kërkojnë dhe e gjejnë informacionin qe u nevojitet ne forma nga me te ndryshme dhe pa dyshim media sidomos elektronike ka nje rol thelbësor.
Mendoj se sot format elektronike të marrjes së informacionit janë ato më të pëlqyerat nga të rinjtë dhe kjo për faktin se jetojmë në një kohë ku teknologjia ecën shpejt dhe të rinjtë e ndjekin më së miri. Ata janë shumë familjarë me rrjetet sociale, me internetin si dhe me motorët e fuqishëm të kërkimit online. Metodat e transmetimit të informacionit me anë të librave, revistave, gazetave apo bisedat me të rritur sot nga të rinjtë konsiderohen të vjetra dhe jo aq të shpejta e efikase sa metodat elektronike. Nisur edhe nga të dhënat e publikuar nga Unicef ku 1/5 e fëmijëve lexojnë libra shumë rrallë dhe më shumë se gjysma e tyre nuk dëgjojnë radio mund të themi se ata preferojnë metodën e tyre te komunikimit. Fakti që nuk dëgjojnë radio nuk do të thotë që nuk dëgjojnë muzikë por që për këtë ata përdorin mjetin I-pod, telefon apo edhe adresa interneti, ndërkohë e njëjta gjë ndodh me librat ku ata dëshirojnë të informohen mbi të rejat apo aktualitetin në botë nëpërmjet faqeve online.
Unë mendoj se media ndikon shumë në zhvillimin e të rinjve dhe në formimin e karakterit dhe personalitetit të tyre pasi është burimi i parë informacioni që arrin nga media ajo që transmetohet të ata. Ajo ndikon pozitivisht për sa kohë është e kontrolluar për moshën e të rinjve dhe përdoret si duhet ndërkohë që ushtron efekt të kundërt një media e pakontrolluar dhe që mund të transmetojë informacion të gabuar apo edhe të dëmshme për moshën e tyre. Pikërisht këtu është roli madhor i prindërve si aktor kryesor në menaxhimin e situatave të caktuara në mënyrën më efikase.
A mendoni se do të ishte më rëndësishme kontrolli i fëmijëve dhe adoleshentëve mbi median?

Absolutisht po, që është e rëndësishme të kontrollohet dhe monitorohet media që përcillet nga të rrinjtë. Sidomos në moshën 6-12 kur fëmija ka shumë nevojë për këshillat e prindit dhe akoma ndjen nevojën të konsultohet me të por edhe në pubertet dhe adoleshencë 12-19 gjatë të cilës ai ndihet më i rritur, me rebel, me antikonformist dhe dëshiron të ketë vendimmarrje. Është pikërisht ky momenti ku duhet të ndërhyet me delikatesë për të monituar nëse fëmijët po marin informacionin që përputhet me moshën. Është pak e vështirë në fakt pasi interneti sot është një botë që hap shumë dyer informacioni dhe vështirë të monitorohet por duhet zgjedhur rruga e mesme e artë ku me adoleshentin të gjesh gjuhën e përbashkët që më vonë të kesh akses edhe në monitorimin e tij mbi median që ai zgjedh të shikojë. Mendoj me TV është pak më e lehtë të monitorohet se interneti kjo për arsye se interneti është me privat. Nisur nga statistikat ku programet me muzikë dhe argëtim janë më të preferuarat për fëmijët mund të arrihen marrëveshje me ta mbi orarin dhe kohëzgjatjen e programeve në raport me gjërat e tjera gjatë ditës. Kjo marrëveshje nuk është e pamundur por prindi duhet të gjejë gjuhën e adoleshentit dhe të kuptojë botën e brendshme të tij.

Sa e rrezikshme është shpërdorimi i kohës së gjatë në media i të rinjve dhe aq më tepër kur ata frekuentojnë gjëra të rrezikshme për ta?

Statistikat tregojnë se gjysma e të anketuarve rrinë rreth 3 orë në ditë dhe 20 % e tyre më tepër duke parë programe në median e preferuar që është TV. Ajo që mund të them është se kjo shifër është e tepruar për moshën e të anketuarve 13-19 vjeç pasi ata kanë nevojë të realizojnë gjatë ditës mësime, argëtim edhe komunikim të suksesshëm. Duke ditur se pjesën e parë të ditës deri në drekë e shpenzojnë në shkollë ngelet pak kohë për pjesën tjetër të jetës së tyre. Mendoj se 3 orë të përditshme në TV japin pasoja për një fëmijë apo adoleshent si lodhje, mungesë vëmendje të mësimet, apati dhe mosdëshirë për aktivitet fizik, dëmtojnë sytë dhe përqendrimin, ulin shanset për komunikim real mes bashkëmoshatarëve dhe reduktojnë komunikimin me prindërit dhe të afërmit. Rreziku rritet së tepërmi nëse gjatë këtyre orëve në media shfaqen programe të orientuara ndaj dhunës (filma të fortë aksion, horror apo me përmbajtje dhune) si dhe programe të papërshtatshme për moshën (pornografi). Kjo bën që fëmija të modeloje dhunën dhe të marrë informacion të papërshtatshme e shumë të dëmshme për moshën që është dhe këtë mund ta ndaje me bashkëmoshatarët duke përhapur kështu rrezikun edhe të fëmijët e tjere. Mendoj se prindi duhet të jetë shumë i përgjegjshëm dhe serioz në tolerimin e programeve mediatike që fëmija sheh dhe të kujdeset ta ndërgjegjësojë atë të mos i frekuentojë këto programe edhe në mungesë të tij. Nëse prindi nuk di ta bëjë këtë gjë duhet patjetër të konsultohet me një profesionist të shkencave përkatëse ose mjafton edhe të lexojë rreth këtyre çështjeve për të gjetur mënyrën e duhur për të monitoruar fëmijën pasi në të kundërt pasojat te fëmija do të jenë shumë të dëmshme dhe vështirë për tu eliminuar.

Studimi i UNICEF, 68% e fëmijëve përdorin internetin

Të rinjtë dhe fëmijët zëvendësojnë mediat tardicionale si televizioni,radioja apo shtypi i shkruar me internetin ndërsa librat i konsiderojnë humbje kohe. Kjo u bë e ditur nga një sondazh i realizuar prej UNICEF dhe Institutit të Medias në shkollat e kryeqytetit. 68 për qind e të anketuarve u shprehën se interneti është shumë i rëndësishëm në jetën e tyre sesa mediat e tjera. Ilda Londo pjesëmarrëse në këtë projekt u shpreh se të rinjtë e përdorin internetin kryesisht për rrjetet sociale.
Detlef Palm përfaqësuesi i UNICEF-it kërkoi që mediat të ndryshojnë e ti kushtojnë më tepër vëmendje të rinjve dhe fëmijëve. Sipas këtij studimi për të cilin janë pyetur 500 fëmijë të moshës 13-18 vjeç nga disa shkolla në kryeqytet rezulton se më shumë se 3/5 e të pyeturve përdorin internetin disa herë në ditë.

Gjen zgjidhje një tjetër problematikë e ngritur nga TFL: Rikonstruktohet kopshti nr.60


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Një tjetër problematikë e ngritur nga Shoqata “Together for Life” në lidhje me kopshtet publike në Tiranë ka gjetur së fundmi zgjidhje.

Gjatë monitorimeve të 43 kopshteve publike të Tiranës (24 prej të cilave kanë qenë pjesë e nismës “Adopto një kopsht”) nga shoqata “Together for Life’, në kuadër të projektit “Lëviz për kopshtin tim”, ndër më të diskutuarit ishte dhe kopshti nr. 60, i cili ndodhet në njësinë numër 3 të qytetit të Tiranës.

Prej kohësh kopshti, i ndërtuar që në vitin 1956, ishte në listën e pritjes për t’u përfshirë në nismën “Adopto një kopsht”.

Edhe pse i rikonstruktuar pjesërisht në vitin 2005, kopshti kishte shumë probleme, të evidentuara edhe nga vetë kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, gjatë përurimit që i bëri sot rikonstruksionit të kopshtit.
“Ky kopsht ka pasur probleme të qenësishme me infrastrukturën, ndërtesën, me themelet, me lagështirën, me kullimin, me gjithë rrënimin që kemi gjetur këtu”, u shpreh Veliaj, ndërsa ftoi edhe prindërit që të regjistrojnë fëmijët e tyre.

“Ky kopsht sjell një çlirim të fluksit për njësinë 3. Dua të ftoj prindërit që janë të interesuar, të vrapojnë të regjistrohen dhe nga 1 janari do të kemi mundësinë që të ofrojmë edhe shtretërit që janë gati, edhe kuzhinën që është gati. Kopshti do të jetë një kopsht me drekë”, deklaroi Veliaj.

Lëviz për Kopshtin Tim është një projekt i zbatuar nga Shoqata Together for Life, mbështetur nga Leviz Albania, me qëllim informimin e qytetarëve dhe medias për të nxitur përgjegjshmërinë dhe transparencën e pushtetit vendor për respektimin e standardeve infrastrukturore dhe të sigurisë në 43 kopshtet publike të Tiranës.

Aktorët kryesorë të projektit dhe ndryshimit ishin prindërit që përmes angazhimit të tyre arritën ta çojnë zërin deri në Këshillin Bashkiak të Tiranës. / Shendeti.com.al

Njerëzit e zgjuar jetojnë më gjatë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Njerëzit e zgjuar jetën më gjatë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit i publikuar tek Revista Mjekësore Britanike. Prej kohësh shkencëtarët kanë studiuar lidhjen mes inteligjencës së lartë dhe jetëgjatësisë, dhe kjo lidhje i është atribuuar më shumë faktorëve të lidhur me koeficientin e lartë të inteligjencës. Personat që dalin më mirë në testet e inteligjencës janë më shumë të predispozuar që të kenë një arsim të lartë dhe të fitojnë më shumë, për shembull: të dy këta faktorë që ndikojnë në jetëgjatësi.

Tani, një tjetër studim gjithëpërfshirës e ka përforcuar këtë teori – të njohur si “hipoteza e sistemit të integritetit” – që propozon se njerëzit me koeficient të lartë të inteligjencës janë më të shëndetshëm.

Studimet e kryer në Skotlandë në vitet 1930 dhe 1940 kanë regjistruar testet e koeficientit të inteligjencës të thuajse çdo 11-vjeçari. Në sondazhin e kryer në Skoci u vëzhguan 1947, 33,536 meshkuj dhe 32,229 femra.

Një ekip shkencëtarësh të kryesuar nga profesoresha e psikologjisë në Universitetin Edinburg, Catherine Calvin, analizuan shkaktarët e vdekjes në këtë grupmoshë për të përcaktuar nëse kishte një lidhje mes inteligjencës në fëmijëri dhe jetëgjatësisë së tyre. Pasi përjashtuan faktorë të tillë si duhanpirja, hulumtuesit shkencorë zbuluan se inteligjenca në fëmijëri lidhej pothuajse me të gjitha shkaktarët kryesorë të vdekjes.

Kryesisht u zbuluan lidhje të forta mes niveleve të ulëta të inteligjencës dhe sëmundjeve respiratore, të zemrës dhe goditjes në tru. Gjithashtu u gjet një lidhje mes rezultateve të koeficientit të inteligjencës në fëmijëri dhe vdekjeve nga plagët dhe kanceri, sëmundja digjestive dhe demenca, të lidhura me duhanpirjen.

Një tjetër lidhje e dobët u zbuluar mes niveleve të koeficientit të inteligjencës në fëmijëri dhe vetëvrasjes, dhe me lloje të ndryshme të kancerit që nuk kanë lidhje me duhanpirjen.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

7 arsye pse duhet të lexoni libra


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

E lexuara e librave, e një libri me faqe dhe jo nga tableti, ndikon shumë pozitivisht edhe në shëndet jo vetëm në argëtimin e lexuesit. Më poshtë po ju listojmë 7 arsyet pse duhet të lexoni libra.

Ju bën më të zgjuar
Studimet kanë treguar që fëmijët të cilët kanë filluar që në moshë të vogël të lexojnë libra, janë vlerësuar maksimalisht jo vetëm në testet e leximit / letërsisë por dhe në testin e inteligjencës. Ju mësoni më shumë gjëra teksa lexoni një libër. Shfletimi i një libri është gjithmonë një mundësi për të përfituar njohuri të reja. Sipas ekspertët lexoni i një libri përmes tabletës dhe jo fizikisht ju ngadalëson përformancën tuaj nga 20-30%.

Nxit fuqinë e trurit
Mund ta mendoni trurit si një nga muskujt tuaj, sa më shumë e përdorni aq më shumë i fuqishëm behët. Kjo ësh të arsyeja pse leximi i një libri ndihmon në rritjet e fuqisë së trurit me hapa galopant. Leximi i librave ndihmon në një kujtesë të freskët, ulë rrezikun e rënies së funksionimit teksa rriteni. Sipas ekspertëve, ushtrimi i trurit vazhdimisht , redukton përkeqësimin mendor me 32%.

Ulë rrezikshmërinë e prekjes nga Alzhajmer
Nëse dëshironi të ulni rrezikun e vuajtjes nga sëmundja e Alzhaimer në vitet më vonë, atëherë lexoni sa më shumë libra sot. Nuk ka rëndësi nëse preferoni libra shkencorë nga novelat shkencor-fantazi ose preferoni më shumë biografitë sesa romanet romantike, leximi angazhon trurit dhe e mban të stimuluar. Sipas ekspertët, truri juaj ka nevojë të jetë aktiv vazhdimisht pasi, pasiviteti i tij sjell rritjet e rrezikut të prekjes nga sëmundja e Alzajmer.

Jeni më pak gjykues
Zgjedhja e leximit të librave letrare ju ndihmon në kuptimin më të mirë të të tjerëve. Veçanërisht nëse zgjedhin të lexoni për letërsinë letrare, të kuptuarit e të tjerëve mund të rritet ndjeshëm. Duke qenë se bëheni më të ndjeshëm, kjo ju bën më pak gjykues. Mirëkuptimi i gjendjes emocionale të tjerëve dhe veprimet ju ndihmon në ndërtimin e një marrëdhënie më komplekse. Ju mund të mos përjetoni gjithçka që kalojnë njerëzit përreth por leximi ju ndihmon të kuptoni sa shumë dimensionale është mëndja e njeriut.

Ju ndihmon të relaksoheni
Sipas një studimi në vitin 2009 e lexuara mund të ulë me 68% nivelin e stresit. Mos u shqetësoni shumë për zhanrin e librave që pëlqeni, pasi vetëm do t’iu stresojë. Gjeni diçka që ju intereson dhe humbi vetën pas një ditë të gjatë dhe të lodhshme në punë.

Ndihmon të keni një gjumë të mirë
Leximi i librave nuk ju ndihmojnë vetëm të relaksoheni por edhe të bëni një gjumë të qetë gjatë natës. Shfletimi i faqeve gjatë leximit pasi jeni rehatuar në krevatin tuaj, sinjalizon trurin se është koha për tu relaksuar dhe për udhëtuar në botën e ëndrrave. Ndryshe nga netët e tjera, kur shikoni TV ose merreni me telefonin apo tabletin, libri nuk lëshon dritën që thuhet nga ekspertët ju prish rehatin dhe ju pengon të keni një gjumë të mirë gjatë natës.

Ju bën të keni ndikim tek të tjerët
Ju mund të ndihmoni miqtë tuaj të përfitojnë nga të mirat që sjell leximi i librave duke i inkurajuar të lexojnë. Në takimin tjetër me miqtë, vizitoni një librari dhe përzgjidhni një titull. Prindërit gjithashtu ndikojnë tek fëmijët e tyre që të jenë lexues të hershëm duke lexuar me zë të lartë dhe duke u blerë libra të cilët jo vetëm janë të përshtatshëm për ta por edhe interesante për sytë e fëmijëve./ Shendeti.com.al

9 këshilla që fëmija juaj të ushqehet shëndetshëm


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387


Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Të nxisësh fëmijën të ushqehet shëndetshëm është sfidë për çdo prindër.

Përfshirja e fëmijëve gjatë gatimit apo bërjes së pazarit e inkurajon atë të ushqehet shëndetshëm, thonë prindërit.

Po t’i pyesim prindërit se cila është sfida e tyre me madhe gjatë rritjes së fëmijëve, përgjigja e tyre do të ishte : T’i mësosh ata (fëmijët) të hanë shëndetshëm!

Pjesa më e madhe e fëmijëve duan të hanë ushqime të shpejta dhe të thata, pa perime. Atëherë, çfarë duhet të bëjë një prind? Më poshtë do të gjeni 9 këshilla për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijës suaj :

Çfarë mos të bëni?

Mos lejoni fëmijën tuaj të varet nga sheqernat. Sheqernat janë në çdo ushqim të paketuar, në ditët e sotme. Ndaloni pijet me gaz apo me sheqer në shtëpinë tuaj dhe lexoni përbërjen para se të blini pije me sheqer të shtuar.

Ju nuk mund ta kontrolloni fëmijën tuaj me çfarë ushqehet kur ai/ajo nuk ndodhet në shtëpi, por edukojeni me ushqim të shëndetshëm. Mos sillni në shtëpi ushqime të shpejta nëse ata nuk i kanë nuk do t’i kërkojnë.

Mos e lutni, mos e kërcënoni, as mos e shpërbleni fëmijën që të ushqehet shëndetshëm sepse asnjëra nga këto taktika nuk janë efektive. Gjithashtu, mos gjykoni shijen e tyre nga shija juaj. Fakti që ju nuk e konsumoni brokolin nuk do të thotë që as fëmija juaj nuk e do.
Bëje ushqimin interesant
Nëse fëmijës i duket ushqimi interesant, atëherë ka më shumë probabilitet që ta provojë. Prandaj lërini fëmijët ta prekin ushqimin, të luajnë me të do i kuriozojë edhe shija e tij.

Përfshirja e fëmijëve
Përfshirja e fëmijëve në blerjen e produkteve apo gjatë gatimit të ushqimit e bën më interesante dhe më emocionues procesin e të ushqyerit. Fëmijët mund të inspirohen të ushqehen shëndetshëm kur janë pjesë e procesit të gatimit.

Gjithashtu, rritja e perimeve vetë e bën më të lehtë tërheqjen e fëmijës ndaj ushqimeve të shëndetshme.

Jepuni fëmijëve mundësi zgjedhje
Jepuni mundësi fëmijëve që në vogëli të zgjedhin ushqimin, frutat, perimet që duan brenda arsyes. Gjatë rritjes shtoni mundësitë e përzgjedhjes, por mos i mbani gjithmonë nën kontroll apo t’u jepni shumë leksione pasi do të rebelohen ndaj ushqimit.

Bëhuni krijues
Nëse fëmija juaj nuk ushqehet shëndetshëm. mos e kritikoni atë por filloni të gjeni taktika të reja se si ta joshni. Mund të bëni lëngje frutash dhe dalëngadalë t’i shtoni perime dhe e bëni më të shëndetshëm.

Një taktikë tjetër për më të vegjlit do të ishte të krijoni natën e ngjyrës violet dhe çdo pjesëtar të vishet apo të ketë atë ngjyrë, gjithashtu të gatuhet me të gjitha ushqimet me atë ngjyrë. Kështu do të keni dhe argëtimin por edhe ushqyerjen e shëndetshme të fëmijës suaj.

Model i të ngrënit shëndetshëm
Fëmijët tanë shohin gjithçka që në bëjmë, prandaj ata mund të zgjedhin më mirë nëse shohin që ne bëjmë njësoj. Nëse ti ushqehesh shëndetshëm edhe fëmijët do të bëjnë të njëjtën gjë, pasi ata kopjojnë çfarë ne bëjmë dhe jo çfarë themi.

Harroni fjalinë “Mos lini asgjë në pjatë”!
Mos ushtroni presion tek fëmijët duke iu thënë që nuk u lejohet të lënë tavolinën pa e mbaruar ushqimin që kanë në pjatë. Nëse ata nuk e duan, lërini të ikin por tregojini që nuk kanë asgjë tjetër për të ngrënë. Gjithashtu, nuk mund t’i jepni diçka tjetër nëse ata nuk kanë mbaruar të gjitha perimet në pjatë pasi mishi dhe perimet vijnë bashkë në një pjatë.

Fjalët kanë rëndësi
Fëmijët dëgjojnë gjithçka që ne themi, prandaj duhet të zgjedhim çfarë duam qe ata të dëgjojnë. Prandaj, nëse ne flasim se sa të mira dhe të shijshme janë perimet apo çdo ushqim tjetër i shëndetshëm, mendojmë që ata nuk na dëgjojnë por në një moment ata do të bëhen kurioz dhe do t’i kërkojnë t’i provojnë.

Përdorni shumë ngjyra
Mësojini fëmijës suaj që në pjatën e tyre të ketë shumëllojshmëri ngjyrash. Ngjyrat dhe shumëllojshmëria i tërheqin fëmijët, prandaj në çdo vakt përdorni shumë perime me ngjyra. Kështu ata mësojnë që, nëse nuk kanë ngjyra ushqimet e tyre, atëherë tua shtojnë.

Burimi: CNN/ Shendeti.com.al

Fëmijët, ja pse është i nevojshëm aktiviteti fizik


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Lënda e fizkulturës nuk ka nevojë që të koordinojë shumë teknika, sepse është vetë lënda që u krijon nxënësve hapësira që të argëtohen. Një orë mësimi është më produktive kur nxënësve u lihet hapësira që të shprehen. Marrja me aktivitet fizik ndikon jo vetëm në pasjen e një trupi të bukur, por luan një rol shumë të madh edhe në shëndetin mendor. Nga studimet e bëra ka Aktiviteti fizikrezultuar se edhe sikur një ecje prej 20 minutash në ditë, mund të parandalojë episode depresioni tek njerëzit e të gjitha moshave.

Për këtë arsye, si dhe për shumë arsye të tjera edukimi fizik përfshihet në planin mësimor të klasës së parë. Padyshim që kjo lëndë është e preferuara e nxënësve. Arsyen se pse ndodh kjo gjë na e shpjegon Ferdinant Gjypi, mësues fizkulture në një nga shkollat e kryeqytetit, i cili thotë se fëmijët kanë nevojë të tregojnë aftësitë e tyre lëvizore, që janë shumë të shkathët dhe dinë të luajnë bukur.
Çfarë duhet të kuptojmë me edukim fizik?

Edukimi fizik është një degë e edukimit që punon për të përmirësuar përmes aktivitetit fizik dhe sportiv zhvillimin fizik, mendor dhe shëndetin individual e social.

Ora e edukimit fizik është e preferuara e nxënësve, pse?

Po, është e vërtetë që ora e fizkulturës është ora e preferuar e nxënësve. Kjo, mendoj unë, mund të shpjegohet fare thjesht. Çdo fëmijë ka nevojë për argëtim, për lojëra, për lëvizshmëri. Fëmijët kanë nevojë të tregojnë aftësitë e tyre lëvizore, që janë shumë të shkathët dhe dinë të luajnë bukur. Fizkultura është një nga këto lëndë që ua jep këtë mundësi nxënësve. Unë mendoj se çdo lëndë është e bukur dhe secilën prej tyre nxënësit e duan.

Një lëndë mund ta duan më pak, një lëndë më shumë, por në tërësi i duan të gjitha. Shpeshherë bëhet gabimi që mësuesit e lëndëve të tilla si matematika, fizika, informatika që konsiderohen edhe si lëndët më të vështira, marrin orët e fizkulturës që të japin shpjegime shtesë në mënyrë që nxënësit të kuptojnë më shumë. Kjo është e gabuar, fizkultura është njësoj e rëndësishme si lëndët që përmendëm më lart.

Mjafton që brenda asaj ore mësimi që është caktuar për secilën lëndë të përdoren teknika të ndryshme mësimore në mënyrë që ora të bëhet më e bukur. Lënda e fizkulturës nuk ka nevojë që të koordinojë shumë teknika, sepse është vetë lënda që u krijon nxënësve hapësira që të argëtohen. Një orë mësimi është më produktive kur nxënësve u lihet hapësira që të shprehin mendimin e tyre, të flasin, të lëvizin brenda klasës për të realizuar punë në grup etj.

Në një orë mësimi ku mësuesi flet dhe nxënësi dëgjon, gjithçka kthehet në monotoni dhe nxënësit me të drejtë mezi e presin orën e fizkulturës.

Pse është e rëndësishme përfshirja e sporteve në planin mësimor?

Është shumë e rëndësishme që në planin mësimor të përfshihen sa më shumë sporte. Por që të përfshish në planin mësimor shumë sporte, duhet dhe një terren i përshtatshëm për t’i ushtruar ato. Duke pasur një terren të përshtatshëm zhvillohet dhe një orë mësimi shumë e mirë. Pse është e nevojshme të jenë sportet në planet e mësimit? Do të thoja që është shumë e nevojshme, sepse me anë të sporteve që ne realizojmë dallojmë çdo nxënës se në cilin sport mund të ketë prirje. Nga edukimi fizik mund të dalin talentet e sportit në të ardhmen si në futboll, basketboll, mundje, boks etj.

Përveç zbulimit të talenteve përfshirja e sporteve në planin mësimor është e rëndësishme edhe për shumë arsye të tjera. Kështu, mund të theksojmë shmangien e shumë problemeve shëndetësore nëse i mësojmë fëmijët me kulturën që të zhvillojnë sport.

Pyet mjekun: Si ndikon obeziteti në shëndetin e fëmijëve?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përgjigjet Petrit Hoxha, mjek pediatër endokrinolog

Obeziteti është një gjendje e veçantë e fëmijës që ka të bëjë me një shtim të peshës mbi limitin normal të moshës. Një shtim peshe përtej normales krijon terren për shfaqjen e shumë problemeve shëndetësore të tilla si diabeti, dëmtimi i enëve të gjakut, probleme të zemrës, ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes, krijon vështirësi në lëvizje etj. Por përveç problemeve shëndetësore, këta fëmijë shpeshherë shërbejnë edhe si target për t’u tallur e ngacmuar nga fëmijët e tjerë./ Shendeti.com.al

Hapësirat e jashtme të kopshteve, konkluzionet e nxjerra nga monitorimi “Lëviz për kopshtin tim”


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Seksioni “Hapësirat e jashtme” e vendos vëmendjen në ato aspekte të cilat shoqërojnë mirërritjen e fëmijëve, siç janë: hapësirat për aktivitetet argëtuese dhe hapësirat e mjediseve përreth godinës për aktivitetin e përditshëm operacional të një institucioni përkujdesës.

Në pjesën e parë të këtij seksioni janë trajtuar evidencat e identifikuara gjatë monitorimit të hapësirave të lojërave për fëmijët. Gjatë monitorimit u vunë re gjetjet e mëposhtme:

1. 17% e kopshteve të monitoruara (nga të cilat 2 janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë mure ndarëse për të kufizuar ambientet e tyre të jashtme, ashtu siç kërkohet nga Standardet e Projektimit të Kopshteve.

2. 13 nga 41 kopshtet e monitoruara (nga të cilat 3 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë lodra në ambientet e tyre të jashtme për fëmijët. 4 kopshte të tjera (nga të cilat 2 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) kanë lodra të pamjaftueshme për numrin e fëmijëve të pranishëm në institucion.

3. Është e rëndësishme të theksohet se, kopshti nr. 64 “Xixëllonjat” , kopshti “Bregu i Lumit” (pjesë e nismës “Adopto një kopsht”) kanë lodra që nuk janë të përshtatshme për fëmijët në këto grupmosha, duke cenuar sigurinë e tyre.
4. 10 nga kopshtet e monitoruara nuk kanë gjelbërim dhe bimësi të shkurtër në mjediset e lojërave. 3 prej këtyre kopshteve që nuk kanë gjelbërim janë të nismës “Adopto një Kopsht”.

5. 39% e kopshteve (nga të cilat 6 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë stola për fëmijë në hapësirat e jashtme.

6. 11 (nga të cilat 4 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nga kopshtet e monitoruara nuk ofrojnë hije në mjediset e lojërave.

7. 50% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 11 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk ofrojnë akses për makinat që furnizojnë kopshtin materiale të ndryshme.

8. 50% e kopshteve të monitoruara (nga të cilat 16 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk ofrojnë akses për karrocat e fëmijëve.

9. 86% e kopshteve të qytetit të Tiranës të monitoruara (nga të cilat 21 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk ofrojnë akses për personat me aftësi të kufizuara.

10 fakte të rëndësishme nga OBSH: Si ka ndikuar ndotja e ajrit në shëndetin e fëmijëve


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Blertina Koka

Një ambient i sigurt, i shëndetshëm dhe mbrojtës është i nevojshëm që fëmijët të rriten dhe zhvillohen të shëndetshëm.

Në vitin 2015, ulja e rreziqeve mjedisore mund të kishte parandaluar më shumë se treçerekun e 5.9 milionë vdekjeve të fëmijëve nën 5 vjeç. Fëmijët janë sidomos të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit, substancave të dëmshme, ndryshimeve klimaterike dhe higjienës së dobët.

Në mars të vitit 2017, OBSH publikoi botimin e dytë të studimit “Të trashëgojmë një botë të qëndrueshme: Atlasi i shëndetit të fëmijëve dhe mjedisi”, që nënvizon ndikimin e mjedisit tek shëndeti i fëmijëve dhe rekomandon zgjidhje për parandalimin e sëmundjeve dhe vdekjeve në të ardhmen.

Fakt 1: Më shumë se 1 në 4 vdekje mund të ishin parandaluar duke pastruar mjedisin

Çdo vit, faktorët e rrezikshëm mjedisorë, si ndotja e ajrit brenda dhe jashtë ambienteve të shtëpisë, tymi i duhanit dhe higjiena e dobët marrin jetët e 1.7 milionë fëmijëve nën 5 vjeç – 26% e vdekjeve të fëmijëve.

Fakt 2: Në mbarë botën janë shtuar rastet me astmë tek fëmijët

Në të gjithë botën, 11-14% e fëmijëve të moshës 5 vjeç e sipër shfaqin simptoma të astmës. Shumë nga këto simptoma janë të lidhura me ndotjen e ajrit, tymin e duhanit, polenet, myku dhe lagështia.

Fakt 3: Ndotja e ajrit është një ndër faktorët më të rrezikshëm mjedisorë në shëndetin e fëmijëve

Çdo vit, më shumë se 570 mijë fëmijë nën 5 vjeç vdesin nga sëmundjet respiratore, si pneumonia, e lidhur me ndotjen e ajrit brenda dhe jashtë ambienteve të shtëpisë dhe tymi i duhanit.

Fakt 4: Aksesi në ujë dhe higjienë të pastër mund të kishte parandaluar 361 mijë vdekje të fëmijëve nga diarreja

Sëmundjet e diarresë janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç. Çdo vit, 361 mijë fëmijë nën 5 vjeç vdesin nga diarreja, që mund të ishin parandaluar duke siguruar ujë dhe higjienë të pastër dhe mbylljen e kanaleve të ujërave të zeza.

Fakt 5: Helmimet akute nga pesticidet gjatë fëmijërisë mund të vënë rrezik jetën

Pesticidet kimike përdoren gjerësisht për të mbrojtur prodhimet bimore nga insektet apo për të larguar mushkonjat nga shtëpia. Përdorimi i pasigurt, ruajtja dhe hedhja vend e pa vend e pesticideve janë ndër shkaktarët kryesor të helmimit akut tek fëmijët.

Fakt 6: Malaria ka shkaktuar në vitin 2015 më shumë se 300 mijë vdekje të fëmijëve nën 5 vjeç

Malaria është një sëmundje e rëndë që shkaktohet nga parazitë shumë të vegjël, të cilët ia fut njeriut në gjak mushkonja anofele kur e pickon, dhe që shfaqet me ethe të forta e me të dridhura, të cilat e zënë njeriun herë pas here zakonisht në mbrëmje; ethet e kënetës.

Kjo mushkonjë preferon ujërat e qeta apo të ndenjura. Menaxhimi më i mirë i këtyre ujërave mund të kishte parandaluar më shumë se 300 vdekje të fëmijëve nën 5 vjeç.

Fakt 7: Plumbi është një nga kimikatet më të dëmshme, sidomos për fëmijët

Fëmijët janë më të rrezikuar nga efektet toksike të plumbit dhe mund të pësojnë dëmtime serioze, sidomos në zhvillimin mendor dhe të sistemit nervor. Duke qenë se ata kalojnë më shumë kohë duke luajtur jashtë dhe shpesh i fusin gishtat dhe objekte të tjera në gojë, janë më të rrezikuar nga ekspozimi i plumbit.

Fakt 8: Helmet shkaktojnë rreth 23 mijë vdekje të fëmijëve nën 5 vjeç çdo vit

Është shumë e rëndësishme që të mbrohen fëmijët nga helmimet. Fëmijët janë sidomos të rrezikuar nga helmet për shkak të madhësisë së vogël trupore dhe moszhvillimit psikologjik, dhe sepse ata pëlqejnë të eksplorojnë dhe shpesh i fusin objektet në gojë. Ata helmohen zakonisht nga objekte shtëpiake toksike (produktet për pastrimin e shtëpisë apo ato që përdoren për vrasjen e insekteve), ilaçet, farat, kërpudhat, benzina, vajguri etj.

Fakt 9: Ekspozimi i hershëm ndaj faktorëve të rrezikshëm mjedisorë rrit rrezikun për kancer

Edhe pse nuk dihet shumë rreth origjinës së zhvillimit të kancerit tek fëmijët, faktorët e rrezikshëm mjedisorë, si rrezatimi solar dhe jonizues, tymi i duhanit, aflatoksina dhe disa pesticide të tjera, mund të çojnë në zhvillimin e kancerit në fëmijëri dhe vazhdojnë të ndikojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse edhe në vitet në vazhdim.

Fakt 10: Ndryshimet klimaterike rrisin rrezikun e sëmundjeve, sidomos për fëmijët në vendet në zhvillim

Ndryshimi klimaterik është një nga faktorët më të rrezikshëm mjedisor në shëndetin e fëmijëve. Temperatura dhe nivelet e larta të dyoksidit të karbonit në atmosferë, që favorizojnë shtimin e poleneve, kanë shtuar rastet me astmë tek fëmijët. Mungesa e furnizimit me ujë të pastër dhe ulja e të korrave mund të çojë në kequshqyerje dhe pengojë rritjen e fëmijëve siç duhet. Valët më të shpeshta të të nxehtit mund të vënë gjithashtu fëmijët në rrezik nga stresi, sëmundjet renale dhe respiratore./ Shendeti.com.al

Gjyshërit rrezikojnë shëndetin e fëmijëve?!


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Gjyshërit tolerues mund të kenë një impakt negativ në shëndetin e nipërve dhe mbesave. Në këtë përfundim ka arritur një studim nga Universiteti Glasgow, i publikuar tek revista PLOS One, i cili sugjeron se gjyshërit janë zakonisht të predispozuar t’i ushqejnë dhe japin ëmbëlsira më shumë seç duhet fëmijëve.

Studimi zbuloi gjithashtu se disa pinë duhan para nipërve dhe nuk i aktivizojnë mjaftueshëm.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e 56 studimeve të mëparshme të kryera në 18 shtete të ndryshme, si Britani, SHBA, Kinë dhe Japoni.

Ata janë fokusuar më shumë në 3 ndikime të rëndësishme:

Dieta dhe pesha
Aktiviteti fizik
Duhanpirja
Si tek dieta ashtu edhe pesha, ndikimi i gjyshërve tek fëmijët ishte negativ.

Prindërit thonë se gjyshërit janë “tolerues” dhe “të keqinformuar”, ku në shumë raste përdorin ushqimin si një mjet për të qetësuar ose tërhequr vëmendjen e fëmijëve.

Shumë studime kanë zbuluar se ata i ushqejnë fëmijët me ushqime të pasura në sheqer ose yndyra.

Nipërit dhe mbesat gjithashtu janë më pak aktivë fizikisht në kohën që janë nën kujdesin e gjyshërve. Nivelet e aktivitetit fizik të fëmijëve lidhen me ato të gjyshërve, nëse këta të fundit janë aktivë, si dhe nëse ka hapësirë të mjaftueshme ku fëmijët mund të jenë aktivë./Shendeti.com.al

Depresioni tek prindërit ndikon tek performanca e fëmijëve në shkollë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Fëmijët shfaqin performancë më të ulët në shkollë në rastet kur prindërit e tyre janë diagnostifikuar me depresion. Sipas një studimi të kryer në Suedi, ka një lidhje mes depresionit të prindërve dhe performancës në shkollë të fëmijëve.

“Sigurisht që e dimë se depresioni ndikon për keq tek shëndeti, ashtu siç çdo problem tjetër mendor. Por shumë pak njerëz e dinë se problemet me shëndetin mendor më shumë prekin të afërmit sesa vetë të sëmurin.
Prandaj prindërit ose kujdestarët duhet të tregojnë më shumë kujdes për fëmijët”, shprehet autori i studimit, Brian Lee, nga Universiteti Drexel i Shkollës së Shëndetit Publik në Filadelfia.

“Studimet e mëparshme kanë treguar se fëmijët, prindërit e të cilëve vuajnë nga depresioni, janë më të rrezikuar për të pasur probleme me zhvillimin e trurit, me sjelljen, gjendjen emocionale dhe probleme të tjera psikiatrike, – shkroi Lee tek revista JAMA Psychiatry, – por shumë pak studime janë përqendruar tek performanca në shkollë e fëmijëve”.
Për studimin e ri ata përdorën të dhënat nga më shumë se 1.1 milionë fëmijë të lindur në Suedi nga viti 1984 deri në vitin 1994. 3% e nënave dhe 2% e baballarëve të tyre ishin diagnostifikuar me depresion para se fëmijët e tyre të përfundonin vitin e fundit të arsimit të detyrueshëm, që është rreth moshës 16 vjeç në Suedi. Në rastet kur prindërit ishin diagnostifikuar me depresion, fëmijët e tyre shfaqnin performancë më të ulët në shkollë, që konvertohet në nota më të ulëta. Më të prekur në këtë rast ishin vajzat sesa djemtë.

Në listën e faktorëve që influencojnë performancën e fëmijëve në shkollë, Lee vendos depresionin e prindërve mes statusit ekonomik të familjes dhe edukimit prindëror, i cili është një nga faktorët më të rëndësishëm që përcakton suksesin e fëmijës në shkollë.

Burimi: Reuters / https://shendeti.com.al/


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387