Kopshtet e Tiranës të mbipopulluara, nuk plotësojnë kushtet për fëmijët


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

htet e guzhinës apo psikologun dhe mjekun. Herë pas here psikologu dhe mjeku ofrojnë në të njëjtin ambient shërbimin e tyre.

Një tjetër problem i evidentuar nga monitorimi është mungesa e infrastrukturës për rastet emergjente si zjarret.

Alma Kordoni: 92.7% e kopshteve të Tiranës, ku 23 e këtyre janë pjesë e nismës së Bashkisë adopto një kopësht nuk ofrojnë sinjalistikën, që kanë të bëjnë me elementin e sigurisë së fëmijëve dhe asnjë nga kopshtet nuk i plotëson të gjitha standardet fizike të miratuara. Shumica e edukatoreve nuk janë të trajnuara apo të informuara se si mund të orientojnë fëmijët të shpëtojnë nga zjarri, përveç faktit që pozicioni i hapjes së derës nuk është optimal që të dalin fëmijët në një rast emergjence dhe mundësitë për të pasur mjetet e shuarjes së zjarrit mungojnë.

Rezultatet e monitorimit të kryer me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane do të merren në shqyrtim nga Komisioni i Ekonomisë pranë Bashkisë së Tiranës, për të bërë ndërhyrjet e nevojshme në buxhetin e vitit 2018.

Të dhënat

89% e kopshteve janë të mbipopulluara me fëmijë

86% janë pa akses për fëmijët me aftësi të kufizuara

92.7% nuk kanë sinjalistikë për daljet emergjente

60% nuk kanë akses për karrocat e fëmijëve

24% kanë vetëm ngrohje për temperaturë konstante

97.7% nuk kanë gjenerator për ndriçim alternativ

/Oranews.tv/

Kushtet në kopshtet e fëmijëve të Tiranes


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Në Tiranë, shoqata “Together for life” (“Së Bashku për Jetën”) publikoi një studim mbi gjendjen e kopshteve të kryeqytetit. Nga vëzhgimi doli se kopshtet janë të mbipopulluar nga fëmijët dhe shërbimet për ta janë dobësuar prej mungesave në infrastrukturës…/Zëri i Amerikës

Gazment Koduzi: Njerëzit lindin të ndryshëm, por me mundësi të barabarta


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Bisedoi: Elena Beta

Mund të konsiderohet si një nga ekspertët më të mirë të shëndetësisë, ndërkohë që mban mbi supe plot tituj të rëndësishëm të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën e tij të suksesshme. Sot pedagog në Universitetin e Elbasanit, profesion të cilin e ushtron prej disa vitesh dhe e konsideron si një nga eksperiencat më unike, Gazment Koduzi flet për sfidat që ky profesion mbart në vetvete dhe rëndësinë e të qenit koherent me informacionet më të fundit. Gazmenti flet për fillimet e tij dhe hapat e parë që e bënë të zgjidhte specializimin për shëndet publik dhe pse vendosi t’i dedikohej tërësisht kësaj dege…

Gazment, sot ju konsideroheni si një nga specialistët më të mirë të shëndetësisë, ndërkohë që keni mbajtur plot tituj të rëndësishëm. Mund të më tregoni si kanë qenë fillimet e karrierës?

Vitet e para të karrierës profesionale sigurisht që kanë pasur vështirësitë e veta dhe mund të them se unë e kam nisur karrierën time profesionale nga shkallët më të ulëta. Në fillimet e mia kam punuar mjek i ndërmarrjeve në Bashkinë e Lushnjës, mjek në komisariatin e Lushnjës, mjek familje në Karbunarë, derisa u zhvendosa nga Lushnja, ku jam lindur dhe rritur, drejt Tiranës. Puna që fillova ishte si produkt i pjesëmarrjes time në një projekt të USAID. Projekti konsistonte në ngritjen e shërbimeve të reja për planifikimin familjar. Ky ishte kontakti im i parë me shëndetin publik.

Rruga ime profesionale në shëndetin publik nisi me një projekt të Kryqit të Kuq Amerikan dhe Kryqit të Kuq Shqiptar në Qarkun e Peshkopisë, ku u bënë disa kërkime shkencore në terren dhe atje vendosa të merrja specializim në shëndet publik. Ndër arsyet e tjera, ishin bisedat me kolegët e mi, të cilët ishin të pakënaqur me anën financiare të sistemit. Shpeshherë pacientët që vinin për të marrë një shërbim pyesnin “Doktor sa kushton kjo?”, apo ka pasur raste kur personalisht më kanë pyetur pacientët “Usta sa të detyrohem?”. Mua më paguante shteti për t’u kujdesur për pacientët. Nisur nga të gjitha këto, vendosa të specializohem për shëndet publik pasi ishin punë të mirëpaguara dhe dinjitoze. Shikoje rezultat dhe vlerësim të punës tënde.

Në vitin 2004, nisa specializimin për shëndet publik dhe kam vazhduar me vonë nivelin master, doktoraturën, botime, kërkime shkencore dhe sot mbaj titullin PHD i politikave të menaxhimit shëndetësor.

 

Po sot, me çfarë vështirësish përballen të rinjtë që nisin një rrugë drejt karrierës?

Unë mendoj se problem kryesor që kanë të rinjtë sot është mungesa e dëshirës për të ecur para. Vetë sistemi nuk është i bazuar në merita, por bazuar me njohje, përkrahje politike, pagesa. Unë shoh që sot të rinjtë, nëse kanë dëshirë, kanë shumë më tepër hapësira nga sa kemi pasur ne para 10 – 15 vitesh, por janë të pamotivuar, gjë që i çon në mungesë interesi. Duke qenë se unë jam pedagog në universitet, vë re shumë pak studentë të interesuar për të mësuar mirë dhe për t’u ngritur profesionalisht. Në momentin që studenti pyet “A duhet ta marr unë librin?”, do të thotë që nuk vjen për të mësuar sepse në shkollë mësohet me libra. Prandaj shumica e të rinjve sot që mbarojnë studimet për infermieri apo mjekësi kanë zgjedhur rrugën e largimit në Gjermani apo vende të tjera, sepse atje gjejnë më shumë hapësira për t’u zhvilluar profesionalisht, gjejnë mundësinë për t’u punësuar dhe ndihen komod financiarisht. Në Shqipëri ndodh e kundërta, ata ndihen të sulmuar në këtë anë.

Çfarë do të veçonit nga eksperienca juaj si profesor në Universitetin  “Aleksandër Xhuvani”?

Të jesh pedagog në universitet është një eksperiencë unike, sepse në radhë të parë je i detyruar të lexosh, të përgatitesh për të bërë figurë sa më të mirë para studentëve dhe e dyta të thonë ato 2 gjëra që mësuam nga kjo lëndë na vlejtën në profesion. Mund të themi se është sfiduese dhe duhet të jesh gjithmonë i përditësuar në mënyrë që studentët të marrin informacion sa më të saktë. Duhet ta njohësh sistemin shëndetësor nga pikëpamje të ndryshme.

Në radhët e ekspertëve të shëndetësisë njihen më shumë emra burrash. Cila mendoni se është arsyeja për këtë tendencë?

Në fakt ka dhe eksperte femra të cilat janë shumë të mira në fushën e shëndetësisë, por kjo ka të bëjë me zgjedhjen e vetë eksperteve për të mbajtur një profil të ulët publik. Është zgjedhje e tyre personale, kjo pasi unë kam plot mikesha që janë eksperte shumë të mira në profilin e shëndetësisë.

Çfarë specifikash nevojiten që të konsiderohesh më i miri në fushën e shëndetësisë sot?

Sot në Shqipëri mungon sistemi i matjes së punës dhe gjykimi nuk është më tepër objektiv se sa subjektiv. Ka të bëjë me inputin apo kontributin që jep në sistem dhe në sa procese të reformimit ke marrë pjesë. Janë sfidat dhe dëshira për të ecur para ato që e bëjnë një specialist  të mirë. Ka dy zgjidhje ose do merresh me këto sfida ose do i lësh ashtu si janë. Shëndetësia ka një gjë, pika fundore e sistemit shëndetësor është mjeku me pacientin. Në çdo moment që pacienti do shkojë tek mjeku, ai do e vizitojë, do t’i japë ilaçet e nevojshme apo ndërhyrjet kirurgjikale.

Pra, po shkove tek mjeku, do të vizitojë, nuk të le asnjëherë pas dore. Ka edhe hallka të tjera pastaj, nëse nuk funksionon sistemi i financimit, njerëzit do paguajnë; nëse nuk ka ilaçe në spital, njerëzit do i blejnë. Ata specialist që merren me këto sfida, ata quhen specialistë të mirë. Unë kam pasur fatin të përballem me disa sfida gjatë kësaj periudhe, njëra prej tyre ka qenë sfida e financimit të kujdesit shëndetësor parësor, një reformë e rëndësishme, një formë rregullatori ligjor në të cilat jemi përfshirë unë dhe kolegët e mi dhe mendoj se kemi arritur një rezultat të mirë për atë periudhë.

Çështjet në sistemin shëndetësor duhet të vazhdojnë para, hap pas hapi të bëhen ndërhyrje dhe rregullime për të ecur para. Funksionojnë njëlloj si me një aeroplan i cili është në ngritje, duhet t’i japësh gaz që të ngrihet dhe të fluturojë. Nëse i jep gaz deri në një moment dhe e lëshon gazin, ai bie nuk fluturon më.

Cilat janë fushat specifike ku duhet të ketë njohuri një person që të radhitet ndër ekspertët më të mirë në shëndetësi?  

Që të konsiderohesh një specialist i mirë, duhet të kesh njohuri jo vetëm në fushën shëndetësore, nuk duhet të njohësh vetëm politikat shëndetësore, por të njohësh financat, ligjet, duhet të kesh marrë pjesë në të gjitha këto që të meritosh, pra renditjen në radhët e më të mirëve.                                         

Duke qenë se ju keni punuar dhe në administratë. A ka barazi gjinore në postet drejtuese?

Të them të drejtën, unë mendoj se barazia gjinore vendos kufij sepse në fusha të caktuara ka më shumë femra se sa meshkuj, varet kush është i aftë në një fushë të caktuar. Diskriminim gjinor mund të konsiderohet nëse një femër është më e aftë dhe për shkak të gjinisë merret burri në punë. Unë nuk besoj se ka barazi, sepse që kur lindin mashkulli dhe femra kanë kode gjenetike të ndryshme, kanë sekse të ndryshme, por rëndësi ka që mundësitë të jenë të barabarta, gara të jetë e barabartë. Për mua kjo është e rëndësishme. Në postet drejtuese në Ministrinë e Shëndetësisë, ku unë kam punuar shef kabineti, pjesën më të madhe të posteve drejtuese e mbulonin femrat.

Si është një ditë e juaja e zakonshme? Përveç punës, me çfarë merreni në kohën e lirë?

Një ditë pune e zakonshme fillon duke çuar në punë bashkëshorten, fëmijët shkojnë vetë sepse janë të rritur tashmë. Merrem me leksionet, seminaret, dhe më pas kthehem, në shtëpi shijoj drekën që gatuan nëna ime, e cila është një kuzhiniere e shkëlqyer. Më pas vazhdoj leximet e literaturave të ndryshme të cilat më duhen për punën time të përditshme. Janë të rralla ditët kur mund të kem hapësira bosh.

Koha e lirë është shumë e vështirë sot për t’u mbushur. Përveç punës në universitet, jam shumë i angazhuar edhe me projekte të ndryshme kërkimore shkencore, gjithashtu jam i angazhuar dhe në jetën sociale nëpërmjet angazhimit në parti politike, kështu që kohën e lirë është e rrallë ta gjesh sot.

Në kohën e lirë që kam mundohem gjithmonë ta kaloj me familjen, ndjek djalin në futboll, pasi është tepër i apasionuar, ka 6 vite që angazhohet në atë sport. E çoj në stërvitje, e ndjek nëpër ndeshje, jam konservator në këtë pjesë.

Një mesazh për barazinë gjinore?

Mos besoni tek kufijtë por besoni tek shanset, të gjithë lindim me shanse të barabarta./

Merita Hoxha: Asgjë nuk ka qenë e lehtë, por as e pamundur!


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Bisedoi: Blertina Koka

Merita Hoxha, e lindur në Kukës, e martuar me një vajzë, e diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale, ka një përvojë të gjatë në institucione të rëndësishme shtetërore dhe shoqëri civile. Gjatë viteve 2006-2009 ajo ka drejtuar Zyrën e Statistikave në Kukës, më pas për katër vite të tjera ka drejtuar Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit Kukës. Pozicioni tjetër publik ka vijuar si Administratore Sociale pranë Bashkisë Kukës.

Merita sot është anëtare e Bordit Drejtues të Rrjetit ”Barazi në Vendimmarrje” dhe Drejtoreshë Ekzekutive e Këshillit Rinor Rajonal të qarkut. Ambiciet e saj shkojnë më tej për përfaqësimin e Qarkut të Kukësit, si grua me prejardhje nga ky qark, duke i shtuar mundësitë e njohjes së problematikave dhe forcën e zërit të vajzave dhe grave kuksiane në vendimmarrje. Në këtë intervistë, ajo vjen me një rrëfim të sinqertë për karrierën e saj dhe jetën personale, si e kalon kohën e lirë, përkushtimi ndaj vajzës, Kaltrina dhe angazhimet për të ardhmen.

Merita, ju vini nga një familje modeste, por e respektueshme në Kukës. Sa i vështirë ka qenë rrugëtimi i arritjeve tua profesionale të shënuara deri tani?

Unë jam Merita Hoxha, vajza e Estref dhe Myrvete Hoxhës, dy prindër e njerëz të thjeshtë, familjarë e miq të mirë, të respektuar në rrethin e Kukësit. Fëmijëria ime ka qenë e thjeshtë, por e mbushur me punë e lojëra që në atë kohë të jepnin kënaqësi e vitalitet. Kam bërë një jetë të thjeshtë, por jam rritur në kushte të mira, pasi mamaja ime ka punuar shumë edhe jashtë orarit zyrtar për të plotësuar nevojat tona. Ajo më ka trashëguar dashurinë për punën duke më dhënë mundësinë të zgjedh profesionin që dua dhe të punoj fort për të siguruar kushte të mira për familjen time. Asgjë nuk ka qenë e lehtë, por as e pamundur për t’u realizuar… Kam punuar jashtë mase, edhe pse në disa raste nuk kam përfituar shpërblimin e duhur. Megjithatë e kam bërë në të mirë të punës sime.

Më konkretisht, cila është eksperienca juaj dhe arritjet në institucionet shtetërore dhe shoqëri civile?

Të  flasësh për arritjet, unë them se kanë ndikuar shumë faktorë, të cilët kanë bërë që unë të jem kjo që jam sot, në sajë të besimit të fituar dhe punës së vazhdueshme dhe në momentet kur isha shumë e lodhur, punoja për të arritur në  ditët  që jam sot.

Që në fakultet kam filluar si  konsulente teknike pranë AEDP për të krijuar Qeverinë e Nxënësve si një instrument ndihmës për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Vazhdova për 10 vite me emisionin “TROÇ”, një bashkëpunim i UNICEF-it dhe Televizionit Shqiptar. Në këtë emision krijonim kronika të jetës kulturore, sociale dhe ekonomike me fokus të rinjtë dhe problematikat që shqetësonin qytetarët në përgjithësi.

Për të vazhduar në Kukës me emërimin si Drejtore Ekzekutive e Këshillit Rinor Kukës, si një mundësi për të angazhuar të rinjtë si pjesë e jetës aktive të qytetit dhe ndryshimin që sjellin ata në proceset e vendimmarrjes. Në pozicionet e mia të punës, gjithmonë, pikë e fortë, ka qenë kontakti me njerëzit që vinin nga mungesa e nevojave bazë të jetës. Kam punuar në këshillimin e tyre, si dhe jam aktivizuar në kurse të formimit profesional e jam përpjekur të kontribuoj në punët vullnetare të komunitetit. Vlen të  theksohet hapja e  Zyrës së Parë Rinore në Kukës, si një fryt bashkëpunimi mes Bashkisë Kukës, Zyrës Rajonale të Punësimit dhe UNICEF, me mbështetjen e Ambasadës Spanjolle. Në Zyrën e Punës ishte këshillimi i karrierës që u fut si një projekt pilot i cili rezultoi me sukses, ishte trajnimi i kursit për miniera për herë të parë në Qarkun e Kukësit.

Si pjesë e shoqërisë civile puna dhe investimi im ka qenë i madh për të sjellë ndryshime të cilat i nevojiten një qyteti të vogël si Kukësi. Në atë qytet, kushtet ekonomike dhe sociale sidomos për vajzat dhe gratë bëjnë që të jetë gjithmonë e pargjykuar e nën shënjestrën e opinionin mashkullor. Trajnimet e shumta në fushën e barazisë gjinore, lidershipit dhe gazetarisë investigative më kanë dhënë mundësinë për t’u fuqizuar dhe për të marrë përsipër detyra dhe përgjegjësi që shumë ndryshime në shoqëri mund t’i sjellim bashkë me djemtë dhe burrat.

Nëse një ditë do jeni pjesë e politikës shqiptare me përfaqësimin tuaj si deputete në Kuvendin e Shqipërisë…..

Politika është një proces i rëndësishëm nëse e merr seriozisht për të kontribuar e ndryshuar situatat në favor të komunitet dhe elektoratit që ti do të përfaqësosh. Politika është investim mendor, përdorimi i kapacitetit dhe aftësive që çdo individ ka duke e përdorur për të arritur qëllimet pozitive.

Nuk është e lehtë të jesh grua  në një listë me kandidatë me shumicë burrash, në një zonë ku diskriminimi gjinor është akoma i pranishëm dhe ku mendësia që politika është për burra, vazhdon edhe në ditët e sotme. Do të ndihesha e lumtur të përfaqësoja vajzat dhe gratë kuksiane dhe këtë vit isha pranë realizimit të kësaj ëndrre pasi partia e cila më përzgjodhi  si të parën në listën e kandidatëve të saj ndonëse u bë pjesë e një kualicioni duke patur kështu zhvendosje të emërimeve të kandidatëve.  Megjithatë këtë vit, do të ketë një parlament me pjesëmarrje të një numri më të lartë të grave deputete dhe kjo më gëzon!

Çfarë do të donit të ndryshonit  në realitetin shqiptar?

Nëse do të jem një ditë pjesë e Parlamentit Shqiptar, “lufta” ime për të drejtat e fëmijëve mbetet ajo për të cilat uroj që çdo grua e nënë deputete të përpiqet akoma më fort ndaj kësaj kauze. Dhuna e çdo lloj forme ndaj të miturve duhet të ndëshkohet maksimalisht. Rritja e mundësive për gratë dhe vajzat pa pasur ndasi krahinore, fetare apo politike.

Mes shumë angazhimesh profesionale, pjesëmarrëse në trajnime dhe kurse të njëpasnjëshme, gjeni kohën të praktikoni edhe një pasion tuajin. Kopshtarinë! Cila është lidhja juaj me këtë pasion?

Koha ime e lirë është e mbushur me leximin, muzikën dhe kujdesin ndaj luleve. Nga dëshira që kam të kem ballkon me lule, bëra dhe kursin e kopshtarisë pranë qendrës së formimit profesional numër 4 në Tiranë, për të mësuar gjithçka rreth kopshtarisë. Leximi dhe muzika janë dy elemente pa të cilët me duket se gjithçka në këtë botë është e kotë.

Vajza juaj duket të jetë një pikë e fortë mbështetjeje për ju. Sa ju ndjek ajo në aktivitetet tuaja? Na trego pak më shumë për marrëdhënien me të.

Unë kam një vajzë në moshën 10-vjeçare, e cila ka qenë shtysa kryesore që unë të jem pjesë e kandidimit dhe gjithçka ia dedikoj këmbënguljes së saj. Kur Kaltrina lindi, unë isha koordinatore e emisionit “TROÇ” dhe Drejtuese e Zyrës së Statistikave. Ajo ka qenë udhëtare me mua në çdo takim, trajnim e angazhime të ndryshme të miat, sepse e ushqeja me gji, që më lejonte ta kisha pranë vetes. Duke u rritur, ajo dhe unë, u bëmë si shoqe e mike të ngushta e tani ajo është konsulente imja. Gjithsesi, autoriteti im si nënë është i pazëvendësueshëm. Sado shoqe e mike të jemi, raporti prind-fëmijë është një lidhje e ndërsjellë.

Kaltrina është shumë punëtore, ka sens humori dhe e zgjuar. Shpesh ka rolin e protagonistes tek shoqet e saj, por njëkohësisht është edhe shumë altruiste. Dalim bashkë për të bërë blerje e më ndihmon kur gatuaj. Është e vogël, por e kam mësuar të bëhet e zonja e vetes dhe të dijë të bëjë gjëra që ndoshta bashkëmoshatarët e saj nuk do të kishin dëshirë t’i bënin, si kujdesi për veten dhe shtëpinë kur nuk jam unë. Tashmë ajo ka pavarësinë e duhur për t’u kujdesur qoftë edhe në kryerjen e disa detyrave të thjeshta si përgatitja e një tosti apo rregullimi çdo ditë i krevatit të saj.

Cilat kanë qenë për ty figurat frymëzuese, modelet që ke ndjekur për të qenë një grua e suksesshme?

Për mua, shembuj të grave nën të cilat jam rritur e kam marrë nga karakteri i tyre, janë dy gjyshet e mia. Janë cilësitë e vuajtjet që çdo gjyshe ka bërë për mirëedukimin me dashuri të nipërve e mbesave. Dy gjyshet e mia janë modele frymëzimi e burim për forcën që kam sot. Gjyshja nga ana e babait ka qenë një zonjë shumë fisnike dhe dashamirëse me gjithë të afërmit. Sa herë më thoshte “nanë, ndihmoje këtë se është i varfër e të sheh Zoti dhe nëse njerëzit nuk ta dinë”. Ishte shumë e bukur, stili i saj i veshjes, qëndrimi dhe mënyra e  ecjes. Edhe pse kam trashëguar disa cilësi të saj, mendoj se fisnikëria është e lindur, dhe jo e fituar. Gjyshja nga ana e mamit ishte më e ashpër, por shumë korrekte në marrëdhënie me të tjerët. Nga ajo mësova si  të jem e rregullt dhe të gatuaj. Ajo është nga Shishtaveci, një zonë ku flitet gjuha gorançe. Ajo më mësoi të flas dhe të kuptoj nga ajo gjuhë.  Shpeshherë marrim shembuj nga gra të cilat nuk kanë pasur të njëjtin rrugëtim apo mentalitet e vështirësi jete që kanë kaluar gratë shqiptare.

Jetën tuaj profesionale e zhvilloni mes Tiranës dhe Kukësit. A e keni menduar ndonjëherë  të largoheni nga ky qytet i vogël për t’u zhvendosur në Tiranë?

Kukësi është një qytet i vogël, por i këndshëm, me njerëz të respektueshëm e me zemër të madhe, nuk më pëlqen të largohem pasi aty kam njerëzit e mi. Një pjesë të jetës e karrierës time e kam nisur dhe dua ta vazhdoj aty. Megjithatë, për arsye të kualifikimeve e kurseve profesionale që ndjek vazhdimisht, jam midis Kukësit e Tiranës, me synimin për t’u kthyer një ditë akoma më aktive dhe kontribute të palodhshme nga ana ime për këtë qytet. Po të kisha mundësi financiare, do të hapja një fasoneri ku gratë dhe vajzat të cilat kanë shumë nevojë për punë e të ardhura ekonomike, të punësoheshin aty.

Mesazhi juaj për të rinjtë shqiptarë….

Të rinjtë janë grupi kryesor për të cilët dua të  jap maksimumin e njohurive të mia. Të investosh për të rinjtë, ke investuar të  tashmen e të ardhmen e një kombi. Shpesh të rinjve u këshilloj të jenë të vëmendshëm ndaj politikës, e mos ta shohin vetëm si mundësi punësimi. Formimi akademik e profesional duhet të jetë objektivi kryesor i formimit të tyre. Arsimimi i tyre është prioritet në kohët moderne e zhvillimit teknologjik.

Mesazhi juaj për vajzat dhe gratë shqiptare….

Gratë  janë një forcë kryesore e jetës politike, ekonomike dhe sociale. Roli i tyre në shoqëri e familje është i patjetërsueshëm. Me vlerat që përfaqësojnë ato krijojnë modele të vajzave dhe grave të suksesshme në shoqërinë shqiptare.

Shpesh them që lufta brenda llojit dhe diskriminimi brenda gjinisë është më i madh krahasuar me llojet e tjera. Shqipëria ka modele të grave të cilat do mbahen mend për një kohë të gjatë në kujtesën e shumë prej nesh. Sa më shumë të jemi të bashkuara në çështjet e barazisë gjinore dhe të përfshira në proceset e vendimmarrjes në shoqëri, aq të lehta do t’i kemi edhe arritjet.

 

Kushtet në kopshtet e mbipopulluara të fëmijëve në Tiranë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Në Tiranë, shoqata “Together for life” (“Së Bashku për Jetën”) publikoi një studim mbi gjendjen e kopshteve të kryeqytetit.

Nga vëzhgimi doli se kopshtet janë të mbipopulluar nga fëmijët dhe shërbimet për ta janë dobësuar prej mungesave në infrastrukturës.

 

Shoqata “Së bashku për jetën” sapo ka bërë të ditur rezultatet e një monitorimi mbi gjendjen e 44 kopshteve të Tiranës, nga dolën një mori problemesh dhe mungesash.

Afro 90 për qind e kopshteve të kryeqytetit janë të mbipopulluar në grupe të mëdha fëmijësh, 2-3 fish më shumë se normat e mirërritjes, si dhe nuk kanë akses për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Mbipopullimi ka bërë që në kopshte të mos ketë hapësira as për mbajtjen e karrocave të fëmijëve.

Vëzhgimi zbuloi po ashtu se mbi 90 për qind e kopshteve nuk kanë dalje sigurie në raste emergjencash dhe as gjeneratorë për ndricim alternativ.

Vetëm cereku i kopshteve kanë mjete ngrohëse, që sigurojnë temperaturë konstatnte brenda tyre.

Studimi zbuloi se prindërit nuk janë të informuar mbi higjenën dhe kujdesin shëndetësor ndaj fëmijëve në kopshte.

Madje u zbulua që asnjë mjek nuk është paraqitur për një kohë shumë të gjatë në kopshtet e Tiranës nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal.

Po ashtu edhe psikologët mungojnë në këto mjedise për një kohë shumë të gjatë.

Shoqata “Together for life” u kërkoi autoriteteve vendore më shumë standarte në shërbimet ndaj fëmijëve dhe në zinxhirin mbrojtës të tyre.

Autorët e studimit vërejtën se standartet nuk plotësohen as në kopshtet e rikonstrukturuar rishtas, ndaj kërkuan që gjatë rindërtimit të kopshteve të respektohen një listë kërkesash të domosdoshme për ushqimin, mjekimin ngrohjen, sigurimin dhe edukimin e fëmijëve të mitur./ www.zeriamerikes.com

Kushtet në kopshtet e mbipopulluara të fëmijëve në Tiranë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Në Tiranë, shoqata “Together for life” (“Së Bashku për Jetën”) publikoi një studim mbi gjendjen e kopshteve të kryeqytetit. Nga vëzhgimi doli se kopshtet janë të mbipopulluar nga fëmijët dhe shërbimet për ta janë dobësuar prej mungesave në infrastrukturës.

Shoqata “Së bashku për jetën” sapo ka bërë të ditur rezultatet e një monitorimi mbi gjendjen e 44 kopshteve të Tiranës, nga dolën një mori problemesh dhe mungesash. Afro 90 për qind e kopshteve të kryeqytetit janë të mbipopulluar në grupe të mëdha fëmijësh, 2-3 fish më shumë se normat e mirërritjes, si dhe nuk kanë akses për fëmijët me aftësi të kufizuara. Mbipopullimi ka bërë që në kopshte të mos ketë hapësira as për mbajtjen e karrocave të fëmijëve. Vëzhgimi zbuloi po ashtu se mbi 90 për qind e kopshteve nuk kanë dalje sigurie në raste emergjencash dhe as gjeneratorë për ndricim alternativ./gazeta shekulli

Kopshti ideal, veshja, hapësira …


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Veshja e kopshtit

Gjatë aktivitetit ditor në kopsht fëmija është vazhdimisht në lëvizje dhe vazhdimisht në kontakt me bojëra, lapustila, ngjitës etj. Është mirë t’u sugjerohet prindërve që veshjet e fëmijëve të jenë sa më të rehatshme, mundësisht tuta dhe të pambukta, çorapet dhe shapkat të jenë me material jo të rrëshqitshëm; bluzat e sipërme të jenë me zinxhir që të vishen e të hiqen lehtësisht, pizhamet pa kopsa, këpucët jo me lidhëse, por me ngjitje ose zinxhir etj.

Rekomandohet që fëmijët të vishen me uniformë (ngjyrat mund të zgjidhen sipas gjinisë). Mbi përparëset e secilit mund të qëndisen figurëza simbolike, që ata t’i njohin lehtë përparëset e tyre. Në këtë rast është e mira që secili fëmijë të përdorë simbolin që ka përzgjedhur edhe për dosjen dhe për krevatin.

Mirë është që edhe mësuesja të vishet me përparëse.

Hapësira

Nëse fëmijët veprojnë në një mjedis të gjerë, ai mund të ndahet në zona të vogla e të dallueshme nga fëmijët, si zona e vizatimit dhe ngjyrosjes, zona e gjimnastikës dhe e lojërave fizike (e cila zakonisht është e pajisur me dyshekë të shtruar përdhe për t’u hedhur) për lojërat psikomotore, zona e teatrit e recitimit (zakonisht i mobiluar nga një si kuti si foltore me perde për teatër kukullash), zona e projektit etj.

• Është e mira që në korridor të vihen vendet e këpucëve dhe palltove e çantave ku të jetë vendosur simboli dallues i secilit.

• Po ashtu është mirë që në një kënd të jetë edhe biblioteka e librave për fëmijë, në të cilën të vendosen librat që do të lexohen gjatë vitit, por edhe të tjera që mund të sjellin vetë fëmijët.

• Edhe vendi i lodrave nuk ka pse të jetë gjithnjë i rregullt si një bufe. Lodrat prej pelushi, lodrat prej plastike (si kubat ndërtuese) apo ato prej druri mund të vihen dhe në kosha të mëdhenj plastikë.

Kërcimet e hedhjet (sidomos nga vende që kanë një hapësirë midis) përmbushin jo vetëm komponentët truporë e logjikë, por edhe ato emocionalë: largojnë frikën për t’u hedhur, motivohen të ndihen të aftë të përballojnë hapësirën, boshllëkun. Është vënë re se fëmijët që kanë probleme emocionale, duke e përsëritur shpesh aktivitetet psikofizike, kanë arritur ta kapërcejnë momentin që i bllokon të veprojnë, duke fituar hap pas hapi sigurinë në vetvete.

• Një vend i veçantë duhet lënë për materialet e riciklueshme (kuti kartoni, ambalazhe, gazeta e revista të vjetra, etiketa, sende polistreroli, çanta kartoni e plastike, shishe plastike, tapa shishesh, fara bimësh, makarona të ngjyrosura etj.), të cilat do të shërbejnë për punimet e fëmijëve.

• Të pasurit e një dhome të posaçme për lojërat psikomotore, do të ishte një lehtësi e madhe, por edhe në rastet kjo dhomë mungon, duhet sajuar një kënd i tillë, edhe pse pamja e jashtme mund të mos duket i përkryer. Ajo duhet të jetë e shtruar me dyshekë sfungjeri, me jastëkë dhe të jetë e rrethuar me materiale të buta që pengojnë fëmijët të vriten. Kështu fëmijët do të ndihen të sigurtë.

• Këndi i mjeteve (dosjet, mjetet) që do përdoren gjatë kohës duhet të jetë në një vend të arritshëm për fëmijët, sepse do të jenë ata vetë që do të shkojnë t’i marrin dhe t’i lënë në vend.

• Kopshti i kopshtit. Nëse kopshti ka oborr të mjaftueshëm, është mirë që një kënd i tij të lihet për mbjelljen e bimëve (si lule ose perime) ose për të mbajtur kafshë, si zogj e pula, për të cilët fëmijët do të kujdesen.

(Për të blerë dosjen “Hop – Hop”, e cila është e përshtatshme për fëmijët e moshës 3-4  vjeç klikoni këtu, për të blerë udhëzuesin e kësaj dosjeje klikoni këtu.)

Si të edukojmë fëmijët të respektojnë paratë?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Fëmijët duan gjithmonë të blejnë një “gjë”, por gjatë gjithë ditës bëhen shumë “gjëra” të cilat kanë kosto dhe jo gjithmonë jemi të gatshëm për të blerë gjithçka. Si të veprojmë që fëmija të kuptojë, të dijë të zgjedhë dhe të dëgjojë prindin?

Fëmijët duan gjithmonë të blejnë një “gjë”, por gjatë gjithë ditës bëhen shumë “gjëra” të cilat kanë kosto dhe jo gjithmonë jemi të gatshëm për të blerë gjithçka. Por është e vështirë sepse insistimi i fëmijës mund të jetë me të qara, ngritje zëri, ndonjëherë edhe ndonjë fjali të tillë si: “ti nuk je mami/babi e/i mirë sepse ti nuk ma blenë këtë”. Por si ta menaxhojmë këtë situatë? Si të veprojmë që fëmija të kuptojë, të dijë të zgjedhë dhe të dëgjojë prindin?

1. Kërkoni mundësi për të dhënë mesazhe 

Fëmija niset edhe nga ambalazhi për të kërkuar një blerje i shtyrë nga kureshtja apo thjesht impulsivitet i fëmijës. Mos ja blini! Tregojini se paratë mbarojnë dhe duhen mirëmenaxhuar për periudha të caktuara kohore. Kur i harxhon të gjitha paratë duhet të presësh derisa të fitosh të tjera, që do të thotë do të presësh datën kur rroga të kalojë në llogarinë tuaj.

2. Tregoni se si fitohen paratë 

Disa prindër përdorin shpërblimin me para pasi i vendosin fëmijët të kryejnë një punë të caktuar shtëpiake, por shumë të tjerë nuk bien dakord me këtë mënyrë edukimi. Punët e shtëpisë janë detyrë e gjithsecilit prej familjarëve dhe kjo detyrë kryhet pa u paguar.

3. Ndërtoni një skicë të shpenzimeve 

Nëse keni vendosur një sistem shpërblimi me anë të parave duhet të kërkoni që fëmijët tuaj të shënojnë si i shpenzojnë paratë e fituara. Nëse ju vendosni fokusin e duhur mbi mënyrën si i shpenzojnë paratë, ata do të fillojnë të vërejnë shpenzimet e kota dhe do të vendosin cilat blerje të eliminojnë.

4. Blijini arkat e kursimit transparente 

Nëse përdorni arkat e kursimit për fëmijët tuaj, blijini ato transparente që fëmijët të ndjekin ecurinë e kursimeve të tyre. Këto objekte ndihmojnë fëmijët të kuptojnë qartë konceptin abstrakt të kursimit.

5. Nxitini të vendosin një objektiv kursimi 

Ka një ndjesi plotësimi dhe plotfuqishmërie kur arrihet një qëllim i caktuar pa dredhi dhe pa ndihmë. Ndihmojini fëmijët tuaj ta ndjejnë këtë kur i nxitni të praktikojnë sjellje ekonomike. Herën tjetër kur t’ju kërkojnë të blejnë diçka, sugjerojuni të ndërtojnë një plan kursimi që ta arrijnë ta blejnë vetë artikullin që duan. Ky proces kursimi me një qëllim të caktuar rrit kënaqësinë, vetëvlerësimin dhe pavarësinë tek fëmija.

Fëmijët duhen edukuar të fitojnë zgjuarsi financiare gjatë procesit të rritjes. Është më e vështirë të mësosh aftësi të tilla kur je i zhytur në kredi studentore. Mësimi i këtyre aftësive në kohë të hershme është i rëndësishëm për suksesin e tyre më vonë.

Çfarë nuk duhet t’i thoni mësueses/mësuesit të fëmijës tuaj?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Për prindërit është e rëndësishme që të kenë një komunikim të mirë me mësuesin apo mësuesen e fëmijës së tyre. Ndaj ekzistojnë disa mënyra sjelljeje me ta. Për më tepër lexoni këshillat e psikoterapeutëve.

Mënyra se si mund t’i drejtoheni mësuesit të fëmijës tuaj mund të vërë në rrezik marrëdhënien e këtij të fundit me të, por edhe tuajën si prindër. Besimi është kryesor në këtë pikë. Raporti që do të ndërtoni me mësuesit do të ndikojë shumë në edukimin e fëmijës tuaj. Por të komunikosh me mësuesit nuk është gjithmonë e lehtë, sepse ndonjëherë rrezikoni të përdorni fjalë jo të duhura. Ndaj për të menaxhuar mirë këtë llloj marrëdhënie ne ju sjellin disa nga shprehjet që psikoterapeutët këshillojnë që ju si prindër të mos ja thoni mësuesve të fëmijës tuaj.

“Jam në ankth kur e lë fëmijën tim në shkollë”

Kjo frazë nënkupton se ju nuk keni besim në të, që nuk jeni 100% dakord se ai është mësuesi i duhur për fëmijën tuaj. Nga ana tjetër, ankth do të shkaktoni edhe për vajzën/djalin tuaj, duke qenë se ai/ajo nuk do ta ndjejnë veten plotësisht të përfshirë në klasë. Do ta ketë të vështirë të krijojë besim dhe kjo mund ta vështirësojë situatën përballë mësuesit.

“Fëmija im nuk vjen me dëshirë” 

Ky si të thuash është një lloj konfirmimi se ju jeni të pakënaqur nga puna e mësuesit të fëmijës suaj duke qenë se ai nuk e ka me dëshirë vajtjen në shkollë. Në vend të kësaj ju mund të thoni “Sipas jush, a ndihet mirë fëmija im, a ka ndonjë vështirësi?”, për ta lënë të hapur mundësinë e bisedës.

“Nuk më pëlqen metoda juaj” 

Kjo është një deklaratë lufte! Kjo është një frazë e cila zhvlerëson totalisht rolin e mësuesit, ndërsa prindi e ngre veten në piedestal! Por ja që secili prej jush ka rolin e tij në edukimin e fëmijës. Ndaj nuk është asnjëherë rasti të jepni direktiva mbi punën e mësuesit. Nëse shihni se diçka nuk ecën në të nxënit e fëmijës tuaj atëherë këtë mund ta diskutoni me qetësi duke parë bashkë alternativat  pozitive pa krijuar një terren keqkuptimesh dhe zënkash.

“Fëmijës tim i jepni shumë detyra shtëpie”  

Ky është një gjykim kritik, që duke u thënë kështu mbyll çdo llloj mundësie për diskutim. Më mirë të thoni “Fëmija im ka vështirësi të mbarojë të gjitha detyrat. Si mund ta zgjidhim këtë gjë?”.

“Nota që i keni vendosur është e gabuar” 

Sërish gabim nga ana e mësuesit sipas jush! Ju mund të jeni të nxehur por kjo nuk e justifikon të thënin e kësaj fraze. Nëse dëshironi që fëmija juaj do të përparojë, shiheni përparimin e tij në çdo drejtim. Mbështetja për të nuk duhet të jetë vetëm nga ana juaj por edhe e mësuesit të tij. Ndaj është më mirë të thoni “A ka një mënyrë që mund të ndihmojmë fëmijën tim të marrë një notë të lartë ose pozitive?”.

“Nuk i ka bërë detyrat sepse pasdite kishte leksione basketbolli” 

Pra do të thoni se aktiviteti sportiv është më i rëndësishëm se sa shkolla për fëmijën tuaj?! Edhe sikur të jetë kështu në gjykimin tuaj, atëherë pse duhet të fyeni punën e mësuesit.  Kjo frazë mund të japë një ide të gabuar në lidhje me rëndësinë e angazhimeve të ndryshme ndaj fëmijës. Natyrisht, nganjëherë mund të ndodhë, por nuk duhet të përdoret si justifikim apo zakon.

“Fëmija im mërzitet në klasë” 

Një frazë e tillë nënvlerëson sërish punën e mësuesit, duke e akuzuar se nuk është i aftë të mësojë nxënësit në mënyrën e duhur e t’i bëjë ata të ndihen mirë në klasë. Vlen prap diskutimi i hapur. Në vend që të thoni  “Fëmija im mërzitet në klasë” mund të thoni “Fëmija im thotë se e ka problem përqendrimin. A mund të ketë një mënyrë se si mund ta ndihmojmë?”.

“Duhet t’i ndryshoni vendin fëmijës tim”

Ju nuk duhet të ndërhyni në çështjet e brendshme të klasës, vetëm në rastin kur dyshoni se fëmija juaj keqtrajtohet nga shoku/shoqja e bangës. Gjithsesi jepini më shumë përgjegjësi atij duke e këshilluar të flasë vetë me mësuesin për të gjetur mënyrën më të mirë që marrëdhënia e tij me bashkëmoshatarët të funksionojë sa më mirë.

“Vitin tjetër do të ndryshojmë shkollë” 

Atmosfera që do të krijoni duke thënë këtë gjë do të jetë mbytëse e për më tepër ju do të tregoheni shumë të paedukatë edhe nëse pritshmëritë tuaja mund të kenë qenë zhgënjyese. Përpara se të merrni vendime drastike, komunikoni me mësuesit, ata do të jenë aty duke ju dëgjuar! /Nanila Biçaku, 

2-vjeçari mbijeton pasi i fikën aparaturat, prindërit në luftë me gjykatën dhe mjekët për ta mbajtur në jetë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

ALFIE Evans ka disa muaj që është vënë në qendër të një sërë betejash ligjore, jetë a vdekje, mes prindërve të tij, zyrtarëve të shëndetësisë dhe sistemit gjyqësor britanikë.

2-vjeçari ka më shumë se 1 vit që është në koma pasi vuan nga një sëmundje misterioze. Që kur lindi, më 9 maj 2016, ai ka qenë në një gjendje gjysmë-vegjetative. Ai vuan nga një gjendje degjenerative neurologjike që mjekët nuk e kanë diagnostikuar përfundimisht. Disa ekspertë mendojnë se mund të ketë gjendjen mitokondriale, e ngjashme me sindromën Charlie Gard.

Sindroma e Shterimit të ADN-s Mitokondriale i referohet një sërë çrregullimesh, ku, si në rastin e Charlie, trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm energji për muskujt, veshkat dhe trurin. MDS shkakton dobësim të muskujve dhe dëmtim nervor. Kjo gjendje është shumë e rrallë, ku vetëm 16 persona mund ta kenë atë. Përgjithësisht kjo gjendje është fatale për bebet dhe fëmijët, edhe pse disa pacientë kanë jetuar edhe deri në adoleshencë.

Aktualisht nuk ka një kurë për këtë sëmundje, megjithatë disa trajtime kanë ndihmuar në lehtësimin e simptomave.

Për disa muaj ALFIE është mbajtur me aparatura, derisa para pak ditësh mjekët dhe gjykatësit vendosën që t’i fikeshin pajisjet e që fëmija të lihej të vdiste në shtëpi. Por, ndodhi ajo që se kishte menduar njeri – vogëlushi filloi të merrte frymë vetë, pa ndihmën e aparaturave.

Tani prindërit po përballen me një sërë betejash ligjore që fëmija të vazhdojë të mbahet në spital. Ata arritën deri aty sa t’i japin fëmijës nënshtetësi italiane që ta dërgojnë në Romë. Por më parë çështja duhej zgjidhur në gjykatat britanike.

Dje, një gjykatës nga Gjykata e Lartë në Mançester refuzoi kërkesën e prindërve edhe pse një helikopter-ambulancë rrinte në gatishmëri në pritje të vendimit për ta dërguar fëmijën në Itali. Gjatë seancës, gjykatësi e u tha mjekëve që fëmija duhej lënë  të vdiste në shtëpi.

Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

Marsela Çibukaj: Jemi të bukur sepse jemi të veçantë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Bisedoi: Elena Beta

Pas 20 vitesh larg Shqipërisë, ajo erdhi si një nga zërat më të spikatur të “The voice”, për të mos u shkëputur më nga skenat e vendlindjes. “Kur papritur, pas 22 viteve u gjenda përsëri në Shqipëri për të kënduar, pra, për të bërë gjënë që doja më shumë në jetë, mendova se e gjitha kjo kishte një kuptim”, thotë për gazetën “Shëndet+” Marsela Çibukaj. Ajo flet për kujdesin për veten, stilin e preferuar, kontaktin e veçantë me natyrën, ushqimin e preferuar, lidhjen mes muzikës dhe profesionit tjetër të saj: drejtësisë! Të gjitha këto si dhe shumë detaje të tjera interesante mund t’i lexoni në intervistën më poshtë.

Marsela, çfarë është shëndeti për ty?

Është harmonia dhe mirëqenia psiko-fizike e një njeriu në vetvete, me vetveten dhe në raport me çfarë e rrethon. Nuk është thjesht mungesa e sëmundjeve, por është dhe ekuilibri midis çfarë jemi dhe çfarë na rrethon.

Marsela Cibukaj 3

Ke pasur ndonjë problem apo histori me shëndetin që të ka bërë të vlerësosh më shumë çka të është dhënë?

Në familje, siç mund të ketë ndodhur edhe në shumë familje të tjera , kemi pasur sigurisht periudha të vështira . Si çdo gjë e keqe, edhe ajo e përballjes nga afër me një sëmundje, shkakton vuajtje dhe vështirësi. Në këto raste, parësore janë jeta dhe shëndeti. Gjithçka tjetër ridimensionohet, i shikon me një tjetër prespektivë.

Një vajze në karrierë si ty Marsela, sa i del koha të kujdeset si duhet për veten (të ushqehet shëndetshëm, të shkojë në palestër apo të mbajë një dietë të ekuilibruar)?

Kam shumë pak kohë. Jeta është frenetike, është një vrap i shpejtë për të respektuar orare, takime, ndaj dhe koha për të dëgjuar trupin dhe kërkesat e tij është gjithmonë dhe më e paktë. Më pëlqejnë ecjet me qenin, gatimet e mira dhe të shëndetshme, pavarësisht se e ekzagjeroj me sasinë (qesh). Kam nevojë të pafundme të jem në kontakt me natyrën, gjë që fatkeqësisht nuk e  ofrojnë qytetet e mëdha dhe tepër të betonizuar, plot ndotje akustike dhe ambientale. Shpeshherë shoh se kemi ngecur në disa mekanizma jetese që na garantojnë shpeshherë një stil jete të shëndetshme.

Marsela Cibukaj 5

Cili është ushqimi yt i preferuar?

Zarzavatet dhe peshku. Ha rrallë mish, kam vite që jam pothuajse vegjetariane jo vetëm për çështjen e shëndetit, por edhe për çështje etike.

Ti je nga ato figura të rralla “2 në 1” ku përveç vokalit që të karakterizon, të kënaq edhe syrin me stilin e veçantë dhe gjithmonë ndryshe. Sa e vështirë është për një artist/e ti plotësojë të dyja këto komponentë të rëndësishëm?

Nuk është e vështirë, të paktën për mua. Jam gjithmonë vetvetja, më pëlqen në jetë edhe në skenë të ndihem rehat me çfarë vesh. Më pëlqejnë “afro-style”, dhe stili i viteve ’50-’60, rokenroll. Kështu që kërkoj nëpër merkatot “vintage” kur udhëtoj në Evropë për të gjetur gjëra të veçanta dhe shumë të kushtueshme.

Zëri yt i bukur është i trashëguar apo dhuratë e natyrës?

Dhuratë e natyrës me siguri, por edhe pak trashëgimi mendoj. Thonë që një nga gjyshet e mia kishte një zë të ëmbël dhe melodioz, pavarësisht se këtë aftësi e tregonte rrallëherë në festa familjare dhe në mënyrë totalisht amatoreske.

Marsela Cibukaj 6

Duke qenë se performon drejtpërdrejt për orë të tëra, si kujdesesh për zërin në mënyrë që mos të të “tradhtojë”? Ke ndonjë sekret?

Unë kam studiuar teknikë vokale, që më ndihmon për të ruajtur zërin në performanca të shpeshta dhe të gjata. Teknika është e domosdoshme për jetëgjatësinë e profesionit tonë. Kështu që flas pak, pothuajse fare gjatë javës dhe bëj ushtrime vazhdimisht në mënyrë që në fundjavë vokali dhe aparati fonik të jetë i çlodhur dhe i përgatitur.

Ishte “The Voice” që riktheu Marselën në Tiranë… Pas përfundimit të kompeticionit, çfarë të bëri të lije Romën për të jetuar në Tiranë?

Kam një ndikim tepër budist në mënyrën se si i përjetoj përvojat që më rastisin në jetë. Mendoj nuk vijnë pa një arsye. Prandaj kur papritur, pas 22 viteve u gjenda përsëri në Shqipëri për të kënduar, pra për të treguar gjënë që doja të bëja më shumë në jetë, mendova se e gjitha kjo kishte një kuptim, që duhet të njihja më mirë vendin tim tani që isha e rritur dhe t’i jepja atij dhe vetes një mundësi për t’u njohur më mirë. Dhe faktikisht kisha të drejtë, sepse kjo këmbëngulja ime, pavarësisht kompeticioneve të fituara apo të humbura, më solli sukses dhe kënaqësi.

Marsela Cibukaj 7Drejtësi dhe art… Cila peshon më shumë për ty?

Për mua janë të rëndësishme të dyja. Secila në mënyrën e vet. Janë shumë të lidhura me njëra -tjetrën pavarësisht se në impakt të parë duket sikur nuk kanë një pikë takimi. Mjafton të flasim për “të drejtën e autorit” në muzikë apo thjesht për kontratë diskografike dhe kuptojmë që kanë shumë hapësira të përbashkëta.

Kohët e fundit vëmë re një prirje të personave të ekranit për t’iu nënshtuar kirurgjisë plastike. Ç’mendim ke? I ndihmon apo i transformon njerëzit, veçanërisht ata të fushës tënde?

Jam e mendimit që secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet dhe të zgjedhë si të dojë rrugën drejt lumturisë. Por, dhe ka një por (qesh), mua më pëlqen më shumë bukuria natyrale 100% me apo pa imperfeksione. Shpeshherë një hundë më e theksuar apo një rrudhë më tepër me pëlqejnë më shumë, sepse i konsideroj veçanti që e dallojnë nga dikë nga një tjetër. Që e vogël kam qenë e bindur se standardet e bukurisë i vendosim ne, dhe jo parametra të caktuar nga nuk e di kush dhe nuk e di pse.
Jemi të bukur të gjithë, sepse jemi të gjithë të veçantë. Më frikëson kjo moda e transformimit me të njëjtat hundë, të njëjtat buzë e të njëjtat mollëza.

Cili është personi që të ka mbështetur gjithmonë pa kushte?

Me siguri familja, me siguri motra ime. Por në përgjithësi kam qenë me shumë fat, sepse kam pasur miqësi që ende e ruaj, nga të cilët burojnë gjithmonë objektiva dhe sugjerime a këshilla të sinqerta.

Një mesazh për lexuesit e gazetës “Shëndet+”?

I uroj shëndet të gjithëve, uroj të vlerësojnë jetën dhe çfarë ajo na ka dhuruar.

Lira Gjika: Qytetaria ose zhvillohet në fëmijëri ose shkatërrohet


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Grupmosha e fëmijëve është pikërisht kategoria e cila ka më shumë nevojë për një kujdes tejet të veçantë, lidhur me mënyrën e komunikimit, edukimit si edhe të gjithë komponentëve të tjerë që ndikojnë në formimin e tyre të mëvonshëm. Në këtë mënyrë, roli i prindërve, të rriturve dhe mjedisit rreth tyre përbën një faktor të rëndësishëm për individët dhe modelet e mëvonshme të shoqërisë sonë. Ku gabojnë zakonisht prindërit më fëmijët? A i njohin ata sa duhet nevojat e tyre? Si po ndryshon teknologjia jetën e fëmijëve? Këto janë vetëm disa nga shqetësimet që shoqërojnë procesin e edukimit dhe rritjes së fëmijëve.
Pediatrja Lira Gjika, në një intervistë për gazetën “Koha Jonë” i jep përgjigje të gjitha këtyre shqetësimeve. Ajo ka edhe disa këshilla sesi mund të edukojmë fëmijë të përgjegjshëm dhe me formimin e duhur, çka do të sjellë edhe një shoqëri po kaq të përgjegjshme.

Znj.Lira, cilat janë gabimet më të zakonshme të prindërve me fëmijët?

Kjo është një pyetje shumë e vështirë. Ka shumë raste ku prindërit nuk e shohin fëmijën si njeri, por të vogël. Nuk e kuptojnë që kanë përpara tyre një njeri të parritur. Prindërit duhet të komunikojnë me fëmijët e tyre me të vetmen mënyrë, me anë të fjalës. Nëse do të ecim me mendimin që fëmija nuk merr vesh, atëherë do të edukojmë një të rritur që nuk merr vesh. Kjo është A-ja dhe Zh-ja në edukimin tonë. Duhet të mësojmë të përdorim pasurinë tonë që realisht kemi në dispozicion.Të dimë të mendojmë dhe jo të mësojmë fjalët përmendësh, duke i riprodhuar më pas. Kjo praktikë haset edhe në programet, sjelljet dhe fjalët tona copy-paste.
Nëqoftëse duam të kopjojmë të huajt, duhet të dimë që nuk jemi ata, por të shohim një pasqyrë tek modelet e tyre. Imitimi është një tjetër gabim i prindërve me fëmijët. Prindërit nuk i shohin fëmijët e tyre si njeri, por si të parritur. Kjo ka shumë rëndësi për ta kuptuar, në mënyrë të atillë që të shmangim imitimin dhe fëmijët të mos jenë peng i të rriturve dhe më vonë i tjetrit, por t’i çojmë drejt vetes. Ky edukim është forma më e mirë, ku prindërit i çojnë fëmijët drejt vetes.

Përse është e rëndësishme kjo?

Sepse identiteti i çdo njeriu ndërtohet nga tjetri, ashtu sikurse vijmë në jetë nga dikush tjetër, ashtu edhe ndërtohemi. Por nëse pranë kemi prindër dhe të rritur të tjerë të përgjegjshëm, do të kemi si rezultat individë dhe shoqëri po kaq të përgjegjshme. Dhe anasjelltas.

A janë mjaftueshëm të përgjegjshëm prindërit e rinj në ditët e sotme?

Në atë konceptin e vetëdijes dhe principeve europiane perëndimore, jo. Intuitivisht po. Por ka një ndryshim të madh vitet e fundit. Nga eksperienca ime, shoh që është rritur edhe ndërgjegjësimi i meshkujve në këtë aspekt. Shoh prindër që i trajtojnë fëmijët me shumë dashuri dhe nga ana tjetër edhe prindër që i godasin pa pikë mëshire fëmijët e tyre.
Do doja që një prindër të ishte i përgjegjshëm dhe jo i mëshirshëm. Ti sheh në rrugë apo kafene mama me taka të larta, thonj të gjatë, ndërkohë që flasin në telefon dhe qëllojnë fëmijën. Kjo ndodh kaq shpesh në realitetin tonë.

Sa ndikon kjo në formimin e fëmijës dhe sjelljen e mëvonshme të tij?

Prek në mënyrë direkte identitetin e tij. Nëna e prezanton fëmijën pa respekt dhe kur nëna nuk të përfill, nuk mund të ndërtohet një identitet. E keqja këtu është se hesht babai. Por këto nuk janë vetëm difektet tona, por të gjithë shoqërisë në tërësi.
Po ashtu, edhe në zgjedhjen e profesioneve ne i ngulisim në mendje fëmijëve idenë se do të bëhet doktor apo çfarë tjetër dëshirojnë prindërit pa i dhënë mundësinë të eksplorojnë. Lërini fëmijët të eksplorojnë dhe të zgjedhin! Në fëmijëri ose zhvillojmë qytetar ose i shkatërrojmë ato.

Probleme të tjera që hasen në edukimin e fëmijëve?

Mugesa e etikës është një tjetër problem më vete në familje. Nëse nëna dhe babi i fëmijës i flasin njëri-tjetrit me gjuhën e rrugës apo mënyra sesi i drejtohen njëri-tjetrit, ndikojnë drejtëpërdrejtë në formimin e mëvonshëm të fëmijëve.

A i njohin mjaftueshëm prindërit e sotëm nevojat e fëmijëve të tyre?

Nuk është puna vetëm t’i njohësh, por të marrësh përgjegjësi. Njohja është vetëm një prej elementëve. Ai nuk e mat me nevojën e vërtetë, por me nevojën që sheh në televizor. Arritjet e fëmijës janë të vogla, por mësimet duhet të jenë të vazhdueshme.

Zakonisht në shoqërinë tonë mamatë mbajnë peshën kryesore për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Po përsa i përket rolit të meshkujve, kemi një rritje të prezencës së tyre në edukumin e fëmijevë?

Natyrisht. Ka ardhur në rritje edhe ndërgjegjësimi. E thashë edhe më lart që kemi një rritje të prezencës mashkullorë në edukimin dhe rritjen e fëmijës, e cila nis që me ngjizjen e tij.

Ti kushtosh vëmendje fëmijeve, do të thotë gjithmonë të iu falësh dashuri?

Të biem dakort për termin dashuri, pasi ka 2 përkufizime. Dashuri që e ndjen vetëm ti dhe dashuria që është niveli më i lartë i vetëdijes. Këtu fillon edhe edukimi.

A duhet të ia plotësojnë prindërit të gjitha kërkesat lidhur me pajisjet teknologjike fëmijeve të tyre?

Ky është një debat shumë i madh në plan botëror. Sikurse janë një arritje e madhe të gjitha këto pajisje, po aq janë edhe një frikë e madhe. Duhet të mësojmë të respektojmë ligjet e natyrës. Ne mund t’i blejmë fëmijëve iPad, smartphone, por duhet të mos i ndajmë nga duart librin. Pajisjet teknologjike janë të gatshme, por pa librin këto nuk do të ishin. Libri të zhvillon fantazinë, ndërsa teknologjia e kufizon.

Në vendin tonë, si po e ndryshon teknologjia jetën e fëmijëve?

Teknologjia iu ka dhënë një farë rehatie dhe pavarësie të dy palëve. Prindërit janë rehat në kafene dhe fëmijët rehat me pajisjet teknologjike në duar. Idealja do të ishte ta kalonin bashkë këtë kohë, sepse fundja prindërit i kanë sjellë vetë në jetë këto fëmijë.


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387