Si të lehtësoni adaptimin e fëmijëve në kopsht?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Me shumë lojëra, shokë e shoqe të reja, kopshtet apo institucionet parashkollore bëhen shtëpi e dytë për shumë fëmijë dhe një vend ku ata kalojnë kohën më të madhe dhe më të bukur të ditës.

Por jo edhe për ata që sapo fillojnë të vijojnë këto institucione.

Pothuajse të gjithë fëmijët fillimisht e kanë të vështirë të pranojnë procesin e ndryshimit të kujdestarëve.

Adaptimi në fillim paraqet ndryshime në ritmin familjar me të cilin fëmija është mësuar prandaj vështirësitë sipas psikologoëve janë shumë normale.

Por cila është mënyra më e mirë që fëmija juaj të mos ketë probleme të adaptohet në kopsht?

Ajo se si prindërit i qasen këtij ndryshimi reflekton shumë tek fëmijët dhe ka shumë rëndësi në këtë situatë.

Psikologët këshillojnë që pindërit të jenë të sinqertë me fëmijën, mos të largohen pa ju shpjeguar çfarë po ndodh, të flasin sa më shumë me fëmijët dhe dërgimin në kopësht ta marrin pa asnjë stres dhe me vendosshmëri.

E rëndësishme është që prindërit të mos ndihen fajtor për dërgimin e fëmijëve në kopsht dhe të kujtojnë që po investojnë në edukimin dhe formimin e tyre.

Ndërsa sa i përket adaptimit duhet të kenë durim, kjo mund të zgjasë varësisht nga fëmija.

Dërgimi i fëmijëe në kopësht ndikon mirë në persosonalitetin e tyre, fillimisht ata socializohen më fëmijë të tjerë dhe kjo i bën ata më të shoqërueshëm, ndërsa më vonë krijon pavarësi dhe nxit shkathësi tek ta./revistaporta

Cila është mosha që fëmija fillon të marrë edukimin e prindit?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

“Edukimi fillon para se të lind” thotë një psikoanaliste dhe pediatre në Francë. Edukimi tek fëmijët duhet të operojë vetëm me fjalën.

Sot përfshihen edhe baballarët, përveç nënave, në edukimin e fëmijës. Ata e shohin rritjen e tyre. Edukimi i një fëmijë tregon nivelin e një shteti sepse një rritje e mire e fëmijëve, një shteti i lehtëson shumë punë.

Edukimi është gjëja më serioze kur njeriu është i pafuqishëm të ndërhyjë. Individi ka kohët e tij për ta marrë edukimin. Ai prek të gjitha shtresat dhe njëriu është i pafuqishëm në edukimin e fëmijës së tij.

Si duhet të sillen prindërit me fëmijët?

Kompjuteri dhe televizioni kanë arrdhur tek fëmijët në mënyrë të fuqishme. Duhet të kontrollojmë fëmijën tonë.

Këto teknologji janë shumë të mira por duhet gjithmonë që prindërit të vendosin një lloj mase te përdorimi i tyre tek fëmijët.

Fjalët që nënkuptojnë ndalesa (ndalo, pusho, mos) si ndikojnë tek fëmija?

Fjala pusho dëgjohet gjithandej. Ne i themi fëmijës “mos fol”. Është një fjalë që ligjërtisht është e ndaluar. Me firmosjen e kartës së të drejtave të fëmijëve, shteti shqiptarë ka pranuar që të heqi fjalën “pusho” nga institucionet shqiptare.

Këto fjalë drejtuar fëmijëve janë shumë të këqija por pyetja “pse” është pyetja më vrastare për fëmijën. Kjo pyetje përdoret shumë nga prindërit.

Është një pyetje që e bën vetëm fëmija. Një i rritur që i bën fëmijës këtë pyetje më shumë do ta kërcënoj fëmijën, sdo përgjigje prej tij por tregon një konfuzion të të rriturit. Tregon që i rrituri nuk ka durim ta përballojë këtë fëmijë. Pse-ja është e barabartë me një shuplakë për fëmijën.

Shpesh herë prindërit por edhe gjyshërit në familje marrin rolin e fëmijës së tyre në gjuhën që ata përdorin. A është një sjellje e drejtë kjo për fëmijën?

Ajo vret fjalën. Ne nuk dimë të luajmë dhe më mirë t`i mësojmë fëmijës fjalën e rregullt.

Fëmija duke e mësuar çdo ditë fjalën e rregullt, ai rregullon dhe fjalën e tij. Ndaj është shumë e rëndësishme që duhet të flitet me drejtëshkrim në komunikimin me fëmijën./ Lira Gjika, Pediatre.

“Lëviz për kopshtin tim”, nisin forumet me prindërit e kopshteve të Tiranës


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Elena Beta

Projekti “Rrjeti – Lëviz për kopshtin tim” i cili ka për qëllim të mobilizojë grupimet e qytetarëve për të ndikuar në rritjen drejt transparencës dhe mirëqeverisjes së pushtetin lokal, zhvilloi forumin e parë me prindërit Anëtarë të Bordeve e kopshteve të Tiranës. Prindërit të cilët morën pjesë në takim, u informuan lidhur me standated fizike dhe buxhetimin e kopshteve të Tiranës. Në takim u diskutua gjithashtu,  mbi rolin e antarëve të bordit të prindërve dhe angazhimin e tyre,  politikat lokale lidhur me arsimin parashkollor, si dhe prindërit u vunë në dijeni për trajnimin që do të zhvillohet  në hapat e tjera të projektit,  ku ata do të trajnohen për advokim dhe lobim në pushtetin lokal.

Z. Bledar Tuzi, anëtar i bordit të prindërve të kopshtit numër 31, u shpreh se për të ishte viti i parë që kishte një përgjegjësi të tillë, edhe pse prej disa vitesh është prind në kopshtin 31. Tuzi shprehu interes për të qenë pjesë e  takimeve që do të zhvillohen në kuadër të projektit  “Lëviz për kopshtin tim”, duke e parë këtë angazhim si një mënyrë për të dhënë më shumë në rolin e tij si pjesë vendimmarrëse në kopsht.

Prezente në takim ishte dhe znj. Manjola,  Kryetare e Bordit të prinderve nga kopshti numër 11, e cila ndau me prindërit e tjerë eksperiencën pozitive të vitit të kaluar të projektit, duke i nxitur ata të angazhohen për të sjellë ndryshime pozitive në sistemin shqiptar të kopshteve.

Në fund të diskutimit, pjesëmarrësit u ftuan të bëhen pjesë e platformës online “Kopshtiim.al”, e cila ka për qëllim informimin dhe përfshirjen e qytetarëve në çështjet e qeverisjes vendore dhe në veçanti të standardeve  në edukimin parashkollor.

Projekti  “Rrjeti -Lëviz për Kopshtin tim” mbështetet nga Lëviz Albania  dhe ka për qëllim të mobilizojë prindërit, opinionin publik mbi trasparencën dhe buxhetimin e kopshteve si dhe të transferojë modelin pozitiv të Tiranës në 3 qytete të tjera ( Pogradec, Sarandë dhe Delvinë).

6 sjellje të fëmijëve që janë rezultat i gabimeve të prindërve


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

“Ju mund të përpiqeni që të bindni të tjerët se fëmija juaj është personi më i sjellshëm në botë, por nëse bëni gabime në edukimin e tyre, atëherë këto do të jenë mjaft të dukshme në situata të caktuara.”

Revista “Bright Side” ka vendosur të ndajë me ju disa këshilla të sjelljes dhe edukimit të fëmijëve tuaj.

  1. Shprehia për të ndërprerë të tjerët

Duke thënë “Mos më ndërprit”! nuk funksionon aspak. Mësojeni fëmijën tuaj të presin kur t’iu vijë radha për të folur apo për të bërë ndonjë bisedë çdo ditë, përderisa ju jeni folur me dikë në telefon apo jeni duke ngrënë darkë. Për shembull, para se të telefononi dikë, tregoni fëmijës suaj:

“Tani, unë do të flas në telefon dhe nuk dua që të më ndërpresësh. Do ta përfundoj bisedën kur akrepat e orës të arrijnë këtë numër, në rregull”?!

  1. Fëmija juaj prek sende në dyqan apo insiston blerjen e tyre

Është shumë e rëndësishme që fëmija juaj të mësohet se nuk mund të blejë gjithçka që mund të ekzistojë sepse nuk është nevoja për ta bërë këtë. Fëmijët mendojnë se ju mbledhni gjëra nga dyqani pa ndonjë sistem të duhur, ata thjeshtë nuk e kuptojnë se ju keni një listë të mallrave për të blerë. Pra, duhet ta përgatitni fëmijën tuaj para se të bëni Pazar. Krijoni së bashku një listë të mallrave (vizatoni figura nëse fëmija juaj nuk mund të lexojë akoma). Le të jetë fëmija juaj ëprgjegjës për këtë letër, duke ia bërë me dije se ju po ndjekni listën.

  1. Fëmija juaj nuk thotë fjalë të hijshme

Sa më herët të filloni të mësoni edukimin e fëmijës suaj, aq më mirë. Megjithatë, disa e kuptojnë lehtë, ndërsa të tjerëve iu duhet akoma kohë. Tregojuni fëmijës suaj magjinë e fjalëve të sjellshme, mos bëni asgjë përderisa nuk ju thonë “të lutem”. Thuani ju së pari “përshendetje”, “ditën e mirë” dhe “faleminderit”, në mënyrë që fëmija juaj të mbajë mend fjalët.

  1. Ata nuk dinë kur të ndalojnë

Fëmija e ka të vështirë të kuptojë se ka informacione që nuk duhet ndarë me të tjerët. Ata nuk njohin turpin apo sikletin dhe nuk kanë përvojë në kundërshtimin e fjalëve të gabuara që janë thënë në kohën e gabuar. Prindërit, nga ana tjetër mund ta vuajnë poashtu këtë. Mundohuni të prezantoni konceptin e “sekretit të shtëpisë” që nënkupton se jo të gjitha gjërat mund t’ia thuani njerëzve tjerë.

  1. Ata kanë frikë largimin tuaj

Një fëmijë rritet shumë i frikësuar nga largimi i prindërve të tij kur ata vendosin pengesa mes tyre dhe aktiviteteve të zakonshme. Ata kanë të ngulitur në kokën e tyre, për shembull: “Nëse unë rrëshqas, do të bie ose do të gris rrobat e mia” etj. Ja pse prindërit duhet të lënë fëmiëjt të lirë të shkojnë lirisht në sheshin e lojërave, dhe fëmija sigurisht nuk do të zgjedhë që të mos rrezikojë jetën e tyre për një kënaqësi momentale.

  1. Ata shqetësojnë të rriturit tjerë

Nëse një fëmijë mund të fillojë lehtë një bisedë me një person të panjohur, kjo është shenjë besueshmërie në familje. Megjithatë, kjo mund të nënkuptojë poashtu se fëmija nuk di se të rriturit mund të kenë interesa tjera. Një shembull ilustrues është kur prindërit nuk mund të bëjnë atë që duan apo kanë nevojë, sepse përpiqen të kalojnë tërë kohën me të vegjlit e tyre.

Prania e psikologut dhe mjekut në kopshtet publike. Reagojnë prindërit!


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Duke qënë se qëllimi i projektit “ Lëviz për kopshtin tim” është nxitja e lëvizjes qytetare për t’i bërë institucionet vendore më të përgjegjshme dhe më transparente ndaj qytetarëve, në postën e faqes sonë çdo ditë vijnë mesazhe mbështetëse të qytetarëve të cilët vullnetarisht në një mënyrë ose një tjetër duan t’i bashkohen nismës sonë.

Një nga çështjet e diskutuara edhe gjatë forumeve komunitare të zhvilluara me prindërit dhe drejtuesit e kopshteve, ishte dhe prezenca e psikologut dhe mjekut në kopshtet publike të Tiranës. Shumë nga prinderit u shprehën të shqetësuar lidhur me mungesën e pranisë së psikologut dhe mjekut në kopshte. Në disa raste prindërit nuk e kishin parë kurrë një mjek edhe pse sipas rregullores duhej të ishte prezent 1 herë në javë. E ndërsa punën e psikologut e shihnin si më të nëvojshme se sa 1 herë në javë.

Lidhur me këtë çështje, faqja “Lëviz për kopshtin tim”, ka ngritur disa pyetje drejtuar qytetarëve dhe përgjigjet e tyre në komente, konfirmojnë se ky aspekt vazhdon të jetë problematik në kopshtet e tiranës dhe jo vetëm.

Konkluzionet e nxjerra nga studimi “Lëviz për Kopshtin Tim”


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Në përfundim të këtij studimi, duke u bazuar në të dhënat e mara nga rezultatet dhe krahasimit të tyre me të dhënat e literaturës në studime të ngjashme nga autorë të ndryshëm, janë nxjerrë këto konkluzione:

 

  1. Ofrimi i shërbimeve duhet të ngrihet mbi standarde për të siguruar cilësi të shërbimeve.

  1. Rezultatet e këtij studimi konfirmuan lidhjen statistikisht të rëndësishme midis nivelit ekonomik dhe kontribuimit të prindërve në kopshtin e fëmijës së tyre.

 

  1. Gjithashtu, rezultatet e këtij studimi treguan lidhje statistikisht të rëndësishme midis arsimimit të prindërve dhe mbështetjes që i jep puna e psikologut fëmijës suaj.

 

  1. Prindërit nuk kanë informacionin e nevojshëm mbi higjienën dhe kujdesin e duhur shëndetësor për fëmijët e tyre.

 

  1. Në kopshtet e qytetit të Tiranës, asnjë mjek nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës nuk është paraqitur për një periudhë kohe shumë të gjatë.

 

  1. Për fëmijët e moshës parashkollore, të cilët jetojnë në familje me nivel ekonomik të ulët, nuk ofrohen mundësi për të pasur akses më të madh në shërbimin shëndetësor.

 

  1. Në kopshtet e qytetit të Tiranës psikologu mungon për një kohë të gjatë, konkretisht në kopshtet nr.56, kopshtin Kodër Kamëz dhe kopshtin Shkozë psikologu mungonte prej më shumë se 6 muajsh.

 

  1. Ndërhyrja e Bashkisë për rikonstruksion në disa kopshte është një nevojë emergjente për arritjen e standardeve dhe ruajtjen e shëndetit të fëmijëve./shendeti.com.al

Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

L I G J

Nr. 9518, datë 18.4.2006
PËR MBROJTJEN E TË MITURVE NGA PËRDORIMI I ALKOOLIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:

alkoolKREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka si qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore nga konsumi i alkoolit, nëpërmjet përdorimit të pijeve alkoolike nga të miturit.

Neni 2
Objekti i ligjit
Objekti i ligjit është ndalimi i përdorimit të pijeve alkoolike nga të miturit.
Në kuptimin e këtij ligji, pije alkoolike konsiderohen ato pije, që në volumin e tyre kanë përqindje të alkoolit të barabartë ose më të lartë se 1,2 për qind.

Neni 3
Reklama e pijeve alkoolike
Konsiderohet reklamë e pijeve alkoolike çdo formë komunikimi, udhëzimi apo veprimi tregtar i ngjashëm me to dhe që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo ndikon në nxitjen e përdorimit të alkoolit.

Neni 4
Ndalime për përdorimin e alkoolit
Ndalohet shitja ose ofrimi falas i pijeve alkoolike të miturve apo konsumimi i tyre në vende publike nga të miturit.
Në kuptimin e këtij ligji, vendi publik përfshin çdo njësi tregtare, bar, restorant ose klub nate.

Neni 5
Frekuentimi i lokaleve të natës
Përveç rasteve kur është i shoqëruar nga prindi ose kujdestari i tij, një i mitur nuk mund  të frekuentojë, nga ora 22:00 deri në orën 6:00, një bar apo lokal nate, në të cilin tregtohet pije alkoolike. Personi që shoqëron të miturin paraqet në hyrje të lokalit dokumentin e identifikimit të vet, si dhe dokumente që vërtetojnë lidhjen e tij si prind ose si kujdestar i të miturit.
Pronarët e lokaleve të natës, në të cilat tregtohen pije alkoolike ose personeli i punësuar nuk lejojnë hyrjen në lokal të personave që nuk janë dukshëm madhorë, pa kërkuar më parë dokumentin e identifikimit.

Neni 6
Dokumenti i identifikimit
1. Për qëllime të zbatimit të këtij ligji, si dokument identifikimi, për të vërtetuar që personi nuk është i mitur, shërben njëri nga këto dokumente:
a) certifikata e lindjes me fotografi;
b) pasaporta për udhëtim jashtë shtetit;
c) dëshmia e aftësisë për drejtim automjetesh;
ç) karta e identitetit të nxënësit;
d) çdo dokument tjetër zyrtar i njëvlefshëm me to.

2. Për qëllime të zbatimit të këtij ligji, si dokument identifikimi, për të vërtetuar lidhjen e personit madhor me të miturin, të cilin ai po shoqëron, shërbejnë:
a) certifikata e lindjes së të miturit me fotografi, së bashku me dokumentin identifikues të personit madhor, sipas përcaktimit të dhënë në pikën 1 të këtij neni;
b) pasaporta për udhëtim jashtë shtetit e të miturit, së bashku me dokumentin identifikues të personit madhor, sipas përcaktimit të dhënë në pikën 1 të këtij neni.

Neni 7
Detyrimi për kontroll të dokumentit identifikues
1. Subjektet që tregtojnë pije alkoolike në tregje dhe lokale ose personeli i punësuar prej tyre kontrollojnë dokumentin identifikues për personat që nuk janë dukshëm madhorë.
2. Në rast të mungesës së dokumentit identifikues, personat që nuk janë dukshëm madhorë nuk pranohen në lokale nate e nuk u shërbehet në tregje.
3. Subjektet që tregtojnë pije alkoolike janë të detyruar të vendosin në hyrje të lokaleve tabela treguese me shënimin “Ndalohet shitja e alkoolit personave nën 18 vjeç”.
4. Tabela treguese duhet të jetë e dallueshme me një format minimumi A4.

Neni 8
Ndalimi i pijeve alkoolike në institucionet arsimore
Ndalohet përdorimi dhe çdo lloj reklamimi i pijeve alkoolike në institucionet arsimore për të mitur.

Neni 9
Ndalimi i publicitetit për pijet alkoolike në median vizive
1. Ndalohet transmetimi i publicitetit për pijet alkoolike në brendësi të një programi drejtuar të miturve, si dhe 15 minuta para dhe pas këtij programi.
2. Ndalohet prodhimi dhe transmetimi i publicitetit që përmban skena me të mitur, të cilët konsumojnë pije alkoolike.

Neni 10
Reklamat e pijeve alkoolike
1. Ndalohet çdo formë reklame e pijeve alkoolike që u drejtohet të miturve.
2. Ndalohet çdo reklamë e pijeve alkoolike në sallat e kinemave apo teatrove gjatë shfaqjes për të mitur.

KREU II
MASAT DETYRUESE

Neni 11
Kundërvajtjet administrative
1. Tregtimi nga njësitë tregtare i pijeve alkoolike të miturve përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë.
2. Tregtimi apo ofrimi falas i pijeve alkoolike nga baret, restorantet ose klubet e natës të miturve përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë.
3. Frekuentimi nga të miturit i klubeve të natës, në të cilat tregtohen pije alkoolike, përbën kundërvajtje administrative dhe subjekti dënohet me gjobë nga 30 mijë deri në 50 mijë lekë.
4. Mungesa e tabelave treguese me shënimin “Ndalohet shitja e alkoolit personave nën 18 vjeç” në njësitë tregtare, bare, restorante ose klube nate përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 10 mijë lekë;
5. Reklamimi drejtpërdrejt ose tërthorazi i pijeve alkoolike drejtuar të miturve në të gjitha mjediset e tjera, përjashtuar ato arsimore, si rrugë, parqe etj., përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 100 mijë deri në 200 mijë lekë.

Neni 12
Dispozita për mediat vizive
1. Transmetimi i publicitetit për pijet alkoolike në brendësi të një programi drejtuar të miturve, si dhe 15 minuta para dhe pas këtij programi përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 200 mijë lekë.
2. Prodhimi dhe transmetimi i publicitetit që përmban skena me të mitur, të cilët konsumojnë pije alkoolike, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 300 mijë lekë.
3. Çdo lloj reklame e pijeve alkoolike në sallat e kinemasë apo teatrove gjatë shfaqjes për të mitur përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 100 mijë lekë.

KREU III
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 13
1. Radiotelevizionet, mediat e shkruara publike ose private, si edhe agjencitë publicitare, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miratojnë rregulla për përmbajtjen e mesazheve publicitare që kanë të bëjnë me pijet alkoolike.
2. KKRT-ja është organi përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e këtij ligji nga personat e licencuar prej tij.

Neni 14
1. Për zbatimin e nenit 11 pikat 1, 2, 3 dhe 4 ngarkohet Inspektorati Sanitar Shëndetësor.
2. Për zbatimin e nenit 11 pika 5 ngarkohet policia bashkiake.
3. Ekzekutimi i gjobave dhe procedura e ankimit ndaj tyre bëhet në bazë të ligjit nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, të ndryshuar.

Neni 15
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4860, datë 10.5.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

Këshilla si nënat e reja të kujdesen për të porsalindurit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Larja e bebit 
•Ёshtë e rekomandueshme larja e bebit 1 (një) herë në ditë
•Zona e pampersit duhet të lahet sa herë që ndërrohet pampersi
•Kujdes – Mos përdorni shumë shampo

Gjumi i bebit 
•Bebi fle 17-20 orë/ditë
•Ёshtë e këshillueshme që gjithmonë bebi të vendoset për të fjetur në krevatin e tij/saj
•Pozicioni më i përshtatshëm për gjumë është në shpinë dhe asnjëherë në pozicionin përmbys
•Mos përdorni jastëk

Temperatura e ambientit dhe e bebit
•Temperatura e dhomës ku rri bebi duhet të jetë 22-24°C.
•Temperatura e bebit duhet të jetë 36.5-37.5°C.

Veshja e bebit
•Ёshtë e këshillueshme që bebi te vishet me kostume pambuku trupore
•Në stinën e ftohtë rekomandohet veshja me kapuç dhe çorape.

Cilat shenja konsiderohen normale

  • Lemza, teshtimat si dhe trembjet në gjumë
    •Rritje dhe forcim i gjirit të bebit
    •Te bebet djem -Urinim me ngjyrë të errët
    •Te bebet vajza – Sekrecione vaginale

Cilat janë ato shenja që duhet t’ju shqetësojnë “alarmojnë” 
•Përgjumja
•Mosurinimi
*Në të tilla raste është e këshillueshme që të viheni në kontakt me mjekun specialist pediatër për një vlerësim mjekësor.

Cilat janë disa nga arsyet “Pse qan bebi?” 
•Uria
•Ndotja e pampersit
•Mbiveshja
•Dhimbjet e barkut (kolikat infantile)
•Nuk ndjehet mirë (në këto raste ju rekomandojmë të këshilloheni menjëherë me mjekun pediatër)./

Aseti im më i çmuar: Dashuria për njerëzit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Bisedoi: Elena Beta

Të gjithë e njohim për zërin potent dhe look-un e veçantë që përcjell sa herë ngjitet në skenë, por pakkush e di se Irma Libohova është nga ato artiste, që gjithmonë mbështet kauzat humanitare dhe është tepër e ndjeshme lidhur me aktivitete që kanë të bëjnë me sensibilizimin dhe mirëqënien e njerëzve. Pjesë e rubrikës “Vip Shëndet”, Irma na lejon ta njohim më shumë përtej “petkut VIP”, duke dëshmuar se pas këngëtares të suksesshme, qëndron një amvisë e shkëlqyer, një bashkëshorte e përkushtuar dhe një njeri i thjeshtë dhe i dashur me të gjitha ata që e kanë përkrahur dhe e kanë dashur që nga momenti i parë i ngjitjes në skenë.

Këtë intervistë interesante me plot detaje dhe foto ekskluzive për gazetën “Shëndet+” mund ta ndiqni më poshtë…

Irma, bashkë jemi takuar në një kauzë humanitare ku dhe vendosëm kontaktet për të realizuar intervistën. Sa e ndjeshme është Irma ndaj kauzave të tilla?

Ndaj çdo kauze ku flitet për mirëqenien e njerëzve që janë në nevojë, unë jam e pranishme. Kur kauzat janë me në qendër gratë, atje jam edhe më e pranishme. Lidhur me kauzën e para disa ditëve për sensibilizimin e grave në luftën kundër kancerit, ku dhe ne u takuam, mendoj se për çdo grua, çdo artist do të ishte mirë të ishte pjesë e atij organizimi që u bë. Unë personalisht jam e pranishme pothuajse në çdo aktivitet të tillë.

irma-libohova-6Ke ndonjë histori me spitalet, ndonjë episod jo fort të mirë që ta shton edhe më shumë ndjeshmërinë?

Situata nëpër spitale sinqerisht më trishton. Të sëmurit apo kujtdo që është në atë hall, i jap asistencë me shpirt. Unë mund të jem një psikologe apo doktoreshë e mirë, por nuk dua t’i përjetoj gjatë situatat e spitalit. Më trishtojnë pa fund.

Dukesh gjithnjë e buzëqeshur dhe shumë e bukur. Është ky tregues i një kujdesi të vazhdueshëm për veten?

Kujdesi i njeriut për vetveten vjen natyrshëm. Nuk të thotë njeri bëj këtë apo atë. Unë besoj se ndjesia për të mirëmbajtur veten dhe për t’u ndjerë mirë me veten, është një ndjesi që më vjen nga brenda. Unë këtë pjesë e kam merak, dua të jem një ditë më mirë se ditën tjetër, asnjëherë mos ta ndryshoj paraqitjen dhe Irmën nga përkujdesi. Buzëqeshja shkon paralel me look-un. Është gjithashtu dhe çështje karakteri. Kur je e kuruar mirë, ke një buzëqeshje të vazhdueshme dhe të bukur, atëherë je në vijën e duhur.

Mendon se bën një jetë të shëndetshme, domethënë a ke kohën që të hash shëndetshëm, të bësh palestër…?

Ka shumë raste që nuk kam kohë të gatuaj atë që duhet por jetesë të shëndetshme bëj. Ajo që është e rëndësishme, nuk shkel disa norma dhe mënyrat e të ushqyerit të cilat janë parimore. Nuk shkel kurrë orën kur duhet të ushqehem, nuk e teproj me ushqimet që nuk më bëjnë mirë dhe nuk janë të shëndetshme sidomos për mua dhe të gjitha gratë e moshës sime. Kam shumë kujdes për ushqimin. Ushqehem shëndetshëm dhe jetoj shëndetshëm.

Është evidente se je në formë perfekte. Bën palestër apo është gjenetike?

Edhe gjenetika edhe palestra janë të dyja njëlloj të rëndësishme për këdo, jo vetëm për mua. Janë një faktor shumë i rëndësishmën, sepse nuk të bëjnë mirë vetëm fizikisht, por të çlirojnë edhe stresin, energjitë negative. Për mua, palestra çliron energji negative po aq sa muzika. Ashtu si të mbush me energji pozitive një tingull apo një këngë, të njëjtën gjë bën edhe palestra. E këshilloj gjithmonë për brezin tim dhe moshën time. Jo ushtrime të forta, jo palestër me intensitet të madh, sepse dhe zemra me kalimin e kohës nuk mund të përballojë shumë. Para disa vitesh edhe unë vetë bëja lëvizje dhe ushtrime më të forta, tani preferoj zumba, e cila është gjimnastike shumë e mirë, si dhe të mëson të vallëzosh.

irma-libohova-5Ke mbajtur ndonjëherë dietë drastike?

Po, kam mbajtur përpara 10 ose 12 vitesh. Jo dietë të rregullt, por dietë shumë të fortë ku në mënyrë të menjëhershme hoqa bukën, pija vetëm ujë, çaj, kafe, dhe ula në mënyrë të rrufeshme 7-8 kile brenda 1 muaji.

Pate ndonjë problem me shëndetin?

Për fat të mirë jo (qesh), por më pas fillova gradualisht të marr kile dhe të vij në kuotën time. Mbaj mend kur bija për të fjetur dhe ndieja tulet të binin super brinjëve (qesh). Këtë nuk e duroja dot. E kam edhe masë që matem nëse shtoj kile këtë metodë.

Cili është mjeku që takon më shpesh?

Deri tani nuk kam vizituar ndonjë mjek në mënyrë permanente. Mjeku që do të preferoja në të ardhmen, do të ishte mjeku estetist.

Sa e vështirë është të konkurrosh me këngëtare që armë të fortë kanë bukurinë, dhe jo zërin?

Unë kam dëshirë t’i vendos të dyja në një garë, bukurinë edhe zërin dhe të shohim kush do fitojë në fund. Bëj shaka (qesh). Të jesh dhe e bukur dhe njëkohësisht këngëtare e mirë, është luks, por jo të gjitha janë të bukura. Nuk është bukuria kriteri që mat dashurinë, respektin dhe opinionin që ti ke tek të tjerët. Bukuria është një plus, ndërkohë që sot është diçka që mund ta bësh edhe nëse nuk e ke, ndërsa zëri nuk bëhet. Zëri është ose nuk është, nuk e bën as studioja, as gjë tjetër.

irma-libohova-1Je nga ato artiste që tërheq gjithmonë vëmendjen me look-un e kuruar në detaj në çdo projekt tëndin. Sa e rëndësishme është veshja kur del në skenë?

Unë kam stilin tim dhe jam shumë natyrale. Jam në rregull me pamjen, paraqitjen, normat. Sa për veshjen në skenë, ky është një problem tjetër. Mendoj se veshja e çdo artisti në skenë duhet të kalojë nga dora dhe dera e stilistit. Ne mund të dimë diçka, por nuk dimë shumëçka, gjë e cila është kompetencë e stilistit, rrobaqepëses. Një strukturë e tërë që të orienton ty drejt të bukurës në skenë. Më përpara edhe kam bërë me kokën time, kam gabuar me ndonjë element të tepruar. Tani nuk dal në skenë asnjëherë pa u këshilluar më përpara me stilistin, asnjë aksesor nuk vendos. Është një fije shumë e hollë që ndan karagjozllëkun nga serioziteti, prandaj duhet të tregohet kujdes.Nuk flas për veshjen në përditshmëri të femrave, e cila në fakt lë shumë për të dëshiruar, por fokusohem tek veshja e artistëve në skenë. Ata janë një model, një pasqyrë për gjithë të tjerët që i shohin.

Pse njerëzit i paragjykojnë VIP-at kur i shohin të pagrimuar (pa makijazh)?

Njerëzit i identifikojnë personat VIP gjithmonë ashtu si i shohin ata dhe i duan t’i shohin të bukur gjithmonë, të mirë, të sjellshëm. Gjithmonë një artist që e do, ti do ta shohësh ashtu si ta do zemra ty, siç ndodh dhe me mua për një artist timin të preferuar. Tani qëllon ndonjëherë që mund të jemi të lodhur. Mua personalisht madje më pëlqejnë personazhet vipa që e shfaqin këtë pjesë. Thotë kjo jam tani, ujë dhe sapun, sepse edhe VIP-at janë njerëz si të tjerët. Thjesht për shkak të një talenti të caktuar njerëzit i kanë vendosur etiketimin VIP, gjë që, të them të drejtën, nuk më pëlqen fare.

Të pëlqen të gatuash vetë apo është më mirë kur t’i bëjnë gati?

Jam kuzhiniere shumë e mirë. Është një dimension tjetër imi dashuria për kuzhinën. Mund të them se gatuaj, sajoj, provoj, shpik, i qëndroj gjërave tradicionale. Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të gatuash dhe të gëzosh të tjerët me produktin tënd. Kjo është kënaqësi e pafund. Më pëlqen, sigurisht, të provoj edhe nga dora e të tjerëve, por vetë jam kuzhiniere e mirë, kam dhe mjete shumë të mira, të cilat nuk më lënë të gatuaj me yndyrna. Gjërat e skuqura, gjërat me yndyrë, krokante, në shtëpinë time nuk gatuhen, nuk konsumohen.

Marrëdhënia me duhanin…?

Nuk e kam pirë kurrë. As alkool, as duhan asnjëherë, as nuk i kam provuar madje.

irma-libohova-2Çfarë mendon se kanë pëlqyer më shumë njerëzit tek ti ?

Aseti im më i çmuar në gjithë personazhin tim është vlerësimi për njerëzit dhe mirësjellja që kam me ta. Unë i dua njerëzit dhe gjithmonë, që kur kam filluar të ndërgjegjësohem në personin tim dhe derisa të mbyll sytë, do të kem qasje pozitive ndaj njerëzve, edhe kjo është e pakthyeshme pasi është çështje karakteriale. Edhe me njerëzit që nuk më duan, sepse jo çdokush mund të të dojë në këtë botë, qasja ime është pozitive. Unë i dua dhe i pranoj ashtu siç janë. Thjesht përpiqem të rrezatoj mirësi e cila në shumicën e rasteve më është kthyer me të njëjtën monedhë. Pastaj e kënduara ose kënga, ndoshta mund të jetë një arsye, si dhe modeli i mirë i familjes mund të jetë një nga arsyet që më vlerësojnë.

Ç’do të thotë për ty lumturi?

Lumturi është të realizohesh në jetë dhe të bësh gjërat që do, t’i fitosh ato me djersë pa lakmuar askënd dhe të kënaqësh me ato që të ka falur Zoti, pa e shtrirë dëshirën deri në makutëri.

“2 shoqe ne dhe duhemi si motra”, një nga duetet që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare… Cilat janë këngët që ti dashuron më shumë, ato të repertorit tënd?

Këngët e mia të preferuara janë baladat, jo këto këngët e vrullshme. Janë pjesë e repertorit tim dhe nuk i shmang, janë shumë të bukura të gjitha. Por, kam një këngë të preferuar “Mëngjese shtatori”, “Tango dashurie” “Një jetë me ty”, “Prap tek ti do vij”. Pastaj është dhe kënga “Kush ka vajza”, e cila dhe më identifikon dhe unë e dua shumë.

Po ti Irma ke vajzë apo djalë?

Unë në fakt kam vetëm një çun (qesh)

Kur do t’ju shohim përsëri në një duet ty dhe Erandën?

Nuk e di. Të kishim pyetur dhe Erandën njëherë a do apo jo? (qesh). Për momentin nuk e kemi një plan të tillë, pasi, nëse do të duhej të bënim një duet, duhej të ishte shumë i mirë. Një gjë sa për të kaluar radhën, është më mirë të mos e bësh. Më mirë një pauzë sesa të hedhësh në treg diçka të vakët. Konkurrenca është bërë shumë e madhe, nuk e di a do mundemi ne të konkurojmë më me zë.

Mbështetja më e madhe?

Bashkëshorti im. Më rri afër, më këshillon, më njeh karakteristikat në gjithë kontraversitetin që karakterizon artistët, është personi që di pjesën më të madhe të gjërave të mia dhe unë e pyes për gjithçka. Falënderoj Zotin që më dha këtë short të mirë.

Një mesazh për ata që të ndjekin dhe të duan?

Duke qenë se është fjala për gazetën “Shëndet+”, mesazhi kryesor që do të jepja për të gjithë, është se ne jemi njerëz  që brenda trupit tonë kemi një laborator kimik që vepron dhe ndërvepron. Asgjë nuk është gabim nëse ne bëjmë një kontroll herë pas here. Nëse fshihemi ,nuk e përballojmë dot, është më mirë të përballemi dhe të kontrollohemi. Mua nuk më jep ndjesi të mirë pamja e disa njerëzve kur kanë bark të madh, ndaj u jap këshillë të bëjnë kujdes, pasi nga shëndeti i tepërt vijnë të gjitha problemet. Përveçse estetikisht nuk duken bukur, po dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre.

Skarlatina, sëmundja infektive e fëmijëve. Si të dallojmë simptomat


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Dr. Griselda Toci, pediatre pranë poliklinikës nr.4, Tiranë

Skarlatina është një sëmundje infektive akute, ngjitëse, që shkaktohet nga një bakter që quhet ‘streptokoku i  grupit A’. Zakonisht prek fëmijët nga mosha 5 deri 15 vjeç, me një frekuencë më të lartë në moshën 5-6 vjeç dhe rrallë pas moshës 15 vjeç, duke prekur njësoj si meshkujt dhe femrat.

Çfarë është skarlatina dhe cili është shkaktari ?

Ethet e kuqërremta ose skarlatina është një sëmundje infeksioze , ngjitëse, që shkaktohet kryesisht nga streptokoku i grupit A. Streptokoku i grupit A prodhon një toksinë (helm) që jep skuqjen karakteristike të lëkurës prej nga merr dhe emrin sëmundja. Zhvillohet tek njerëzit që kanë të pranishëm bakterin e streptokokut në fyt. Skarlatina është më e zakonshme te fëmijët e moshës 5-15 vjeç, por në praktikën klinike vihen re prekje të zakonshme dhe të moshave 2-5 vjeç, me një pik maksimal të prekjes në moshat 5-6 vjeç. Njihet si sëmundje serioze e fëmijërisë por sot trajtimi me antibiotikë e ka zvogëluar ashpërsinë e simptomave dhe prevalencën e sëmundjes.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e sëmundjes?

Shenjat dhe simptomat e skarlatinës zakonisht shfaqen 1-4 ditë pas marrjes së infeksionit fillestar. Simptomat e para karakterizohen nga skuqje dhe dhimbje fyti ( ka raste që shoqërohet me pika ose pllaka të qelbëzuara ) dhe një temperaturë e lartë mbi 38.3 gradë C . 12-24 orë pas shfaqjes së simptomave të para shfaqen shenjat në lëkurë, fillimisht si njolla të kuqe dhe më pas kthehen në pika fine rozë në të kuqe, që duken si djegie nga dielli dhe lëkura në prekje ndihet e ashpër. Shfaqjet në lëkurë (ekzantema) fillon në pjesën e poshtme të qafës, në sqetulla, rrëzë kofshëvë, shpatulla, gjoks dhe brenda 24 orëve gjeneralizohet dhe mbulon gjithë trupin. Nëse ushtrojmë presion në lëkurë me një xham, skuqja e lëkurës do të zbardhet. Për rreth 6 ditë ekzantema në lëkurë do të zbehet. Fytyra zakonisht nuk preket, por është karakteristike veshja me një shtresë të bardhë të gjuhës ku duken ngritje me ngjyrë të kuqe, pamje e cila i jep emrin “gjuha luleshtrydhe” karakteristike e skarlatinës.

Simptoma të tjera janë:

  • ndjenja e të qenit i pafuqishëm
  • dhimbje koke
  • kruarje
  • të vjella
  • të përziera
  • humbje oreksi
  • dhimbje barku
  • zmadhim të gjëndrave limfatike të qafës të cilat bëhen të forta në prekje.

Në rast diarreje , të vjellash apo dhimbjesh të forta muskulare duhen kërkuar shkaktarë të tjerë siç është TSS (Sindroma e shokut toksik). Pasi skuqja e lëkurës kalon, në pjesën e duarve dhe të këmbëve vihet re rigjenerimi i lëkurës.

Si transmetohet infeksioni?

Infeksioni transmetohet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes, spërklave nga kollitja ose teshtima e personit të sëmurë ose bartës të infeksionit, nëpërmjet lëkurës së dëmtuar, nga kontakti direkt nëpërmjet puthjes ose duarve, kontakti direkt me sipërfaqen e kontaminuar, përdorimi i enëve të njëjta të ngrënies me personin e infektuar.

Cilët janë më të riskuar për t’u prekur nga skarlatina ?

Çdokush mund të infektohet nga streptokoku i grupit A dhe ethet e kuqërremta (skarlatina) por më të riskuar janë fëmijët e grupmoshave 5-15 vjeç.

Personat që kanë në shtëpi të prekur nga skarlatina ose që kanë kontakt të ngushtë me persona të infektuar.

Si vendoset diagnoza ?

Diagnoza vendoset nga mjeku nëpërmjet ekzaminimit fizik (simptomat, prekja e fytit, bajameve, gjuha karakteristike), zmadhimi i gjëndrave të qafës, shenjat në lëkurë dhe kultura e fytit ku evidentohet në laborator prania e streptokokut të grupit A.

Si ta kuptojmë që fëmija është prekur nga skarlatina dhe jo një sëmundje tjetër infektive?

Sigurisht që për vënien e diagnozës duhet ekzaminimi nga mjeku pediatër, megjithatë duhen patur parasysh shenjat karakteristike të skarlatinës:

  • dhimbja e fytit
  • gjuha e luleshtrydhes
  • skuqja e lëkurës
  • dhe prania e streptokokut në kulturën e fytit

 Cilat janë komplikacionet e mundshme nga skarlatina dhe cilët pacientë janë më të predispozuar për të bërë komplikacione?

Me përdorimin me efektivitet të antibiotikëve, pjesa më e madhe e fëmijëve të prekur nga skarlatina nuk preken nga komplikacionet. Komplikacionet e mundshme që mund të jenë të pranishme janë:

  • Infeksionet e veshit (otitis media)
  • Infeksion me qelbëzim të bajameve
  • Pneumonia Sinusitis
  • Prekje të veshkave- ku më të predispozuar janë pacientët që kanë të pranishme sëmundje të veshkave (glomerulonefriti post-streptokoksik)
  • Ethe reumatizmale (prek zemrën, artikulacionet etj)
  • Infeksione të lëkurës
  • Ekzistojnë dhe ndërlikime të rënda por që janë shumë të rralla
  • Dëmtimi i pakthyeshëm i veshkave me humbje të funksionit
  • Meningitis
  • Prekje e palcës së kockave
  • Shpërthimi i ADHD me faktor nxitës streptokokun
  • Një risk i njohur tek fëmijët me skarlatinë njihet si PANDAS- një çrregullim autoimun neuropsikik i lidhur me infeksionin streptokoksik. Në rastet kur evitohet antibiotikoterapia, risku i komplikacioneve është më i lartë.

Cilat janë metodat e trajtimit dhe çfarë duhet patur parasysh për një përmirësim sa më të shpejtë të fëmijës?

Pjesa më e madhe e simptomave të etheve të kuqërremta ose skarlatinës vetëshërohen brenda një jave dhe pa praninë e mjekimit. Mirëpo është shumë e rëndësishme të merret një kurë e plotë me antibiotikë edhe nëse simptomat janë qetësuar dhe duket sikur fëmija është shëruar, kjo pasi terapia është e rëndësishme për të zhdukur infeksionin dhe për të reduktuar rrezikun e shfaqjes së ndërlikimeve nga infeksioni streptokoksik i kaluar.

Trajtimi normalisht përfshin një kurs 10 ditor terapi orale me antibiotikë, zakonisht penicilinë ose në rast alergjie nga penicilina mund të përdorët eritromicina ose një antibiotik tjetër i përshtatshëm . Zakonisht temperatura do të stabilizohet brenda 12-24 orëve pas fillimit të dozës parë të antibiotikut dhe pas 4-5 ditëve nën terapi pacienti i rikthehet normalitetit.

Nëse brenda 24-48 orëve nga fillimi i antibiotikut fëmija nuk ka përmirësim duhet kontaktuar patjetër mjeku pediatër pasi në rast terapie joefektive ekziston risku i komplikacioneve të mundshme. Duhet theksuar se 24 orë pasi pacienti fillon antibiotikun risku i të qenit burim infeksioni dhe përhapës i sëmundjes ka kaluar, por gjithsesi regjimi i shtëpisë duhet ruajtur deri në përfundim të plotë të terapisë. Pasi është filluar terapia me antibiotikë mund të ndërmerren hapat për qetësimin e simptomave klinike. Nëse pacienti ka dhimbje fyti, ushqyerja është e vështirë dhe për të ruajtur një hidratim të fëmijës i duhen dhënë sa më shumë lëngje. Paracetamoli ndihmon në uljen e temperaturës dhe reduktimin e dhimbjeve. Mund të përdoret një pomadë freskuese që të reduktohen të kruarat.

Si mund të parandalohet prekja nga skarlatina?

Nëse fëmija ka temperaturë dhe ankon dhimbje fyti duhet kërkuar konsulta e mjekut pediater. Nuk ka vaksinë për ta parandaluar prekjen nga bakteri i streptokokut të grupit A. Mënyrat më të mira për të parandaluar transmetimin e skarlatinës janë të njëjta si për sëmundjet e tjera infektive siç është:

  • një higjienë e mirë
  • larja e shpeshtë e duarve me ujë të ngrohtë dhe sapun veçanërisht pas kollitjes , teshtimës ose para përgatitjes së ushqimeve
  • flakja në vende të izoluara e kartopecetave të përdorura nga personi i infektuar
  • shmangja e përdorimit të të njëjtave gota apo enë me personin e infektuar
  • mbulimi i hundës dhe gojës gjatë kollitjes apo teshtitjes
  • izolimi i pacientit të infektuar dhe mosfrekuentimi i çerdheve, kopshteve, shkollave apo ambjenteve të tjera të përbashkëta.

Edhe njëherë vëmë theksin tek roli i antibiotikoterapisë tek skarlatina pasi ndihmon në: përmirësimin shpejt të të sëmurit, parandalimin e ndërlikimeve afatgjata tek i sëmuri dhe mbron të tjerët nga infeksioni./ Shendeti.com.al

Fruthi, 9 raste në javë. ISHP kërkon vaksinimin e foshnjave


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

 

Shqipëria renditet në vendin e 6 në Europë për nga numri i të prekurve nga fruthi. Viti që u mbyll shënoi 1.376 raste, ndërkohë që vetëm javën e parë të janarit ka pasur raste të reja, kryesisht te fëmijët e vegjël nën 2 vjeç.

“Deri në datën 8 janar janë evidentuar 9 raste pozitive me fruth. Këto raste, sidomos kohët e fundit, që nga muaji nëntor kur kurba e epidemisë ka rënë në mënyrë mjaft të ndjeshme, ne kemi raste në Tiranë dhe kryesisht të fëmijëve të moshave deri në dy vjeç”, tha Silva Bino.

Në këtë situatë, Instituti i Shëndetit Publik ka udhëzuar që kjo vaksinë të bëhet që kur bebet mbushin 9 muaj, pasi është vënë re një rënie e imunitetit që transmetohet nga nëna te bebja.

“Fëmijët duhet të fillojnë vaksinimin në moshën 9 muajshe, por shohim që kjo gjë nuk po zbatohet. Nuk po zbatohet nga mjekët e konsultoreve, por nuk po zbatohet sidomos nga prindërit, të cilët dëgjojnë lloj-lloj sharlatanësh dhe nuk i vaksinojnë fëmijët kundrejt fruthit, ose përpiqen ta shtyjnë vaksinën e fruthit me frikën e autizmit. Unë e përsëris edhe njëherë se, bazuar në fakte shkencore dhe në të gjitha eksperiencat e vendeve, vaksina ndaj fruthit nuk shkakton autizëm”, tha më tej Silva Bino.

Rastet e reja të prekura janë të gjithë nga Tirana dhe burimi i infeksionit mendohet të jetë Urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare, ku për shkak të virozave ka fluks fëmijësh.

“Për shkak të virozave respiratore dhe të një dyndjeje që prindërit bëjnë në QSUT, pikërisht në Urgjencën e QSUT-së ku bëhet filtrimi i pacientëve, atje sëmuren fëmijët dhe transmetohet sëmundja e fruthit”, thotë Bino.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive u bën thirrje prindërve të shmangin sa të mundin Urgjencën e Pediatrisë dhe të drejtohen te pediatri pranë Qendrës Shëndetësore, në mënyrë që bebet e tyre të mos bien në kontakt me virusin e fruthit.

Nga ana tjetër kërkohet vaksinimi ndaj fruthit, e në të gjithë institucionet arsimore, si çerdhe e kopshte, është kërkuar të mos pranohet asnjë fëmijë që nuk ka bërë vaksinat.

Burimi: Top Channel

Forumi i dytë “Lëviz për kopshtin tim”/ Përfaqësuesit e njësive: Më shumë buxhet në vitet në vijim!


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Elena Beta

Mungesa e sistemit të ftohjes, nevoja për informimin e prindërve për standardet e kopshteve, prania e pakët e psikologut apo mjekut, si dhe mungesa e stafit të kualifikuar për të punuar me fëmijët me nevoja të veçantam ishin disa nga problemet që u shtruan gjatë forumit të dytë komunitar “Lëviz për Kopshtin Tim”

Forumi përfshiu kopshtet e njësisë bashkiake numër 6 të qytetit të Tiranës (Kopshti 21, 27K, 38, 34, 45) ku një pjesë e tyre janë përfshirë në nismën “Adopto një kopsht”. Të pranishëm ishin prindër të cilët kanë fëmijët në kopshte, drejtueset e kopshteve, edukatoret, përfaqësues të këshillit bashkiak, përfaqësues të institucioneve, mjeku dhe psikologu, si dhe qytetarë të interesuar për më të mirën e fëmijëve dhe çfarë duhet përmirësuar në të ardhmen.

“Duke qenë se përfaqësoj zonën e Kombinatit, jam shumë i ndjeshëm ndaj çdo lloj problemi që mund të ketë kjo zonë, aq më tepër lidhur me kopshtet, prandaj dhe kam parë me kujdes situatën. Mund të them se njoh personalisht çdo drejtoreshë kopshti që ndodhet sot në këtë tryezë, dhe në bashkëpunim dhe me drejtoritë përkatëse jemi përpjekur të bëjmë më të mirën. Ndryshimi mes asaj që kemi gjetur dhe asaj që shumica prej këtyre kopshteve përfaqësojnë tani është e dukshme”. Kështu u shpreh z. Adriatik Merko, administrator i njësisë nr. 6 gjatë forumit të dytë komunitar “Lëviz për kopshtin tim”.

Merko theksoi situatën e kopshtit numër 34, i cili nga monitorimet e kryera rezultoi si tepër problematik (lexo këtu).

“Ky është një kopsht shumë i vjetër dhe është i uzurpuar nga familjarë. Së bashku me Bashkinë e Tiranës jemi në fazën e strehimit të 4 familjeve që aktualisht banojnë në një pjesë të ambienteve të kopshtit dhe shumë shpejt makthi i prindërve që kanë fëmijët në këtë kopsht do të marrë fund”, vijoi ai.
Gjatë prezantimit të rezultateve të nxjerra nga monitorimet e realizuara në 43 kopshtet e Tiranës, Arlinda Gjypi, menaxhere e programeve në shoqatën “Together for Life”, u shpreh se qëllimi i këtij projekti ishte të nxirrnin në pah zbatimin e standardeve fizike në kopshtet e kryeqytetit.

“Një nga gjërat që ne kemi vënë re është se shumë nga kopshtet të cilat janë të përfshita në rikonstruksion vazhdojnë të mos plotësojnë standardet e vendosura, e meqënëse kemi sot të pranishëm përfaqësues të pushtetit vendor, do të doja që diskutimi të përqëndrohet tek promblematikat aktuale dhe si mund të përmirësohen në vazhdim.

Drejtoresha e kopshtit nr. 38, Eneida foli për numrin e fëmijëve në kopsht, duke theksuar se aktualisht janë 25 fëmijë jashtë kapacitetit, si dhe theksoi situatën në ambientin e jashtëm të kopshtit dhe nevojën e më shumë lodrave në oborr.
I pranishëm në këtë forum ishte dhe përfaqësuesi i Këshillit Bashkiak, Fatmit Heti i cili foli rreth nismës ‘adopto një kopsht’ duke e cilësuar si një nismë shumë të mirë nga ana e Bashkisë.

“Të gjithë jemi prindër dhe duam kushtet më të mira për fëmijët apo nipërit dhe mbesat tanë. Kombinatin e ndan vetëm një rrugë nga zona e Sharrës dhe mund të them se situata këtu është shumë më e mirë se sa në Sharrë, ku edhe ato 2 kopshte ekzistente janë në kushte të këqija. Prandaj vitin tjetër do të ketë më shumë buxhet për rregullimin e kopshteve. Bashkia ka pasur mbështetjen maksimale edhe të Këshillit Bashkiak, pa mbajtur krah politik, por sigurisht kemi nevojë dhe për kohë pasi nuk mund të rregullohet çdo gjë për një vit”, vijoi Heti.
Drejtoresha e kopshtit 21 K shtroi nevojën e pranisë së një çerdhe në zonën e Kombinatit, për shkak të mbipopullimit të çerdhes aktuale, duke treguar dhe marrjen e 2 klasave nga kopshti 21 për t’u përdorur nga çerdhja e zonës.

Disa nga problemet që u shtruan gjatë diskutimit ishin mungesa e sistemit të ftohjes, nevoja për informimin e prindërve për standardet e kopshteve, prania e pakët e psikologut apo mjekut, si dhe mungesa e stafit të kualifikuar për të punuar me fëmijët me nevoja të veçanta.
Ardit Çela, përfaqësues i Këshillit Bashkiak, i pranishëm në këtë tryezë, si dhe banor i zonës së Kombinatit, foli për kryqëzimin e rrugës afër kopshteve, e cila konsiderohet si mjaft problematike e si burim i vazhdueshëm aksidentesh. Çela thksoi se brenda javës do të vijnë ekspertët e Bashkisë për të bërë matjet e për të filluar rregullimin e këtij problemi duke vendosur mbrojtëset dhe semaforin. Ai përgëzoi nismën e Bashkisë për rikonstruktimin e një pjesë të konsiderueshme kopshtesh dhe foli për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve të tjera në mënyrë që të luftohet mbipopullimi dhe të ofrohen kushte më të mira për fëmijët e zonës.

Ky ishte forumi i dytë komunitar i organizuar në kuadër të projektit “Lëviz për kopshtin tim”, i cili zbatohet nga Shoqata ‘Together for Life’ dhe mbështetet nga Lëviz Albania me synimin për të nxitur angazhimin e qytetarëve të Tiranës për të ushtruar kontroll mbi vendimmarrjet dhe proceset këshillimore të Bashkisë për kopshtet e kryeqytetit./ Shendeti.com.al


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387