Lodrat e kopshtit “Xixëllonja”, burim incidentesh jo argëtimi…


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kopshti nr. 64 është ndërtuar në vitin 2001 dhe rikonstruktuar në 2016. Kopshti “Xixëllonja” është pjesë e nismës “Adopto një kopsht” ka 58 fëmijë të regjistruar mbi kapacitet, duke sjell keshtu dhe mbingarkesë të grupeve. Për më tepër, lodrat në ambientet e jashtme për fëmijët përbëjnë rrezik për fëmijët e vegjël. Duke bërë kështu që lodrat të kthehen në burime incidentesh dhe jo argëtimi.

Më poshtë gjeni situatën e kopshtit  sipas ndarjes kushte të plotësuara, kushte të paplotësuara:

Kushtet e plotësuara:

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
  • Ujë i rrjedhshëm i ngrohtë dhe i ftohtë pa ndërprerje
  • Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
  • Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
  • Kopshti është i rrethuar me mure ndarëse
  • Ka stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
  • Ka sistem ndriçimi në rast emergjence
  • Dritare janë pa skara hekuri
  • Ka impiante për shuarjen e zjarrit
  • Ka infermier & psikolog

Kushtet e paplotësuara:

  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative
  • Mungon sistemi i ndriçimit të evakuimit (sinjalistika për evakuimin e ndriçuar)
  • Nuk ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit
  • Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Nuk ka sinjalistikë për daljet e emergjencës
  • Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë
  • Mungon sistemi i detektimit të zjarrit
  • Mungon sirenat e zjarrit
  • Kamera në hyrje të kopshtit nuk janë funksionale

Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.

Metoda “E.A.S.Y” për një rritje të shëndetshme për beben tuaj


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Nga Lira Gjika

Në këshillimoret e fëmijëve në Danimarkë, nënave me fëmijë të porsalindur u rekomandohet një formulë e thjeshtë për të edukuar fëmijën e porsaardhur në jetë. Në këtë formulë të thjeshtë është përmbledhur se si duhet të veprojnë me fëmijën e tyre që të rritet sa më i shëndetshëm e i qetë dhe njëkohësisht nëna të mos ndihet e lodhur dhe fajtore se nuk di të rrisë fëmijën e saj. Kjo formulë është E.A.S.Y. këto gërma janë gërmat e para të katër fjalëve:

1. Eat (ngrënie) – ushqimi i fëmijës
2. Activity – aktivitete për fëmijën
3. Sleep – respektimi i oreve të gjumit
4. You time – kohë për vetë nënat. Nëna duhet të gjejë kohë për veten e saj.

Këto këshilla e ndihmojnë nënën, që të organizojë ditën si për fëmijën dhe veten. Një nënë e qetë natyrisht arrin të qetësojë edhe fëmijën e saj. Një nënë që pret nga të tjerët që ti qetësojnë fëmijën, natyrisht që do të jetë ankthioze dhe siç dihet, ankthi i nënës i kalon automatikisht fëmijës duke mos e lejuar atë të jetë i qetë.

Në praktikën tonë për mirërritjen e fëmijës në muajt e parë të jetës, nëna gati përjashtohet me forcë si nga nëna dhe nga vjehrra. Në vënd që ta ndihmojnë të zhvillojë mëmësinë, i thonë ti nuk di. Për aktivitete fizike as që bëhet fjalë, madje nuk e lejojnë nënën as të nxjerr shëtitje fëmijën që ditët e para të jetës. I vetmi aktivitet fizik përveç veshjes dhe ushqyerjes është banja edhe ajo është shumë e shkurtër, pasi kultivohet frika se fëmija mund të ftohet e sëmuret. Mirë do të ishte që banja të zgjaste të paktën 30 minuta që në fillim të jetës së fëmijës.

Një tjetër gjë, që është shumë e rëndësishme dhe me vlerë për fëmijën dhe shëndetin e tij, është aktiviteti fizik me lojra të vogla që në fillimet e jetës. Për shëmbull pasi nëna e ushqen fëmijën, mund t’i flasë e tregojë fytyren e tij në pasqyrë, ti emërtojë gojën, hundën, sytë, veshët, flokët etj. T’i tregojë që është nje ditë më e/i madh.

Mos harrojmë të bëjmë dhe pak fiskulturë duke i hapur krahët dhe duke i’a afruar me pas në gjoks, po kështu veprohet edhe me këmbët, i shtrihen dhe i afrohen te barku. Gjithashtu prindërit të përpiqen të braktisin mendësinë e vjetër, që fëmija është i vogël dhe nuk merr vesh, por ta shohin njeri dhe njeriu me njeriun komunikon nëpërmjet fjalës, kështu duhet bërë edhe me fëmijën.

Fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit, të rrezikuar për infeksione të frymëmarrjes


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik

Duhanpirja aktive dhe pasive rrisin rrezikun për shumë sëmundje dhe ndikojnë në shëndetin e mushkërive në mënyra të ndryshme:

-Kanceri i mushkërive. Pirja e duhanit është përgjegjëse për më shumë se dy të tretat e vdekjeve nga kanceri i mushkërive në nivel global, ndërsa duhanpirja pasive rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive për joduhanpirësit. Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri në shumicën e vendeve të rajonit europian të OBSH-së. Përafërsisht 430 000 njerëz vdiqën nga kanceri i mushkërive në këtë rajon në vitin 2018, dhe gjatë kësaj periudhe u diagnostikuan më shumë se gjysmë milion raste të reja. Ndalimi i pirjes së duhanit zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive; 10 vjet pas lënies së duhanit rreziku ulet në rreth gjysmën e asaj të një duhanpirësi.

-Sëmundjet kronike të frymëmarrjes, si sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK) dhe astma. Pirja e duhanit është shkaku kryesor i SPOK-ut, një gjendje që rezulton me kollë të dhimbshme dhe vështirësi në frymëmarrje. Kjo gjendje përkeqëson astmën, e cila kufizon aktivitetin dhe ndikon në aftësinë e kufizuar. Sipas të dhënave të fundit, 3.6% e totalit të vdekjeve në rajonin europian ishin për shkak SPOK-ut në vitin 2017. Ndërprerja e hershme e pirjes së duhanit është mënyra më efektive e ngadalësimit të progresit të SPOK-ut dhe përmirësimit të simptomave të astmës.

-Fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar infeksione të shpeshta të frymëmarrjes, si dhe për t’u prekur nga astma, pneumonia dhe bronkiti. Përbërësit kimikë të tymit të duhanit mund të shkaktojnë infeksione latente të tuberkulozit (TB). Pirja e duhanit mund të rrisë gjithashtu rrezikun e paaftësisë dhe vdekjes nga bllokimi i frymëmarrjes te njerëzit me TB aktiv.

Fushata për Ditën Botërore pa Duhan synon të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet që shkakton tymi i duhanit në mushkëri, dhe rolin themelor që ato luajnë në shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë njerëzve. Veprimet dhe masat e mundshme që audiencat kyçe, duke përfshirë publikun dhe qeveritë, mund të marrin për të zvogëluar rreziqet që sjell duhani në shëndetin e mushkërive.

Këto veprime përfshijnë masat e kontrollit të duhanit të përshkruara në Konventën Kuadër të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit (WHO FCTC) të tilla si rritja e taksave të duhanit, zbatimi i politikave “pa tym duhani”, mbështetja e njerëzve për të lënë duhanin, ngritja e vetëdijes përmes mjeteve masive të komunikimit dhe zbatimi i ndalimeve në të gjitha format e promovimit. Zbatimi i plotë i Konventës Kuadër të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit dhe i masave të tjera të kontrollit të duhanit do të përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë, si dhe do të shpëtojnë jetë.

Kopshti 55, më shumë kushte të paplotësuara se të plotësuara


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Për çdo prind është shumë e rëndësishme të dijë nëse kushtet e kopshtit të fëmijës së tij janë brenda standarteve. Por shpesh herë ato lënë për të dëshiruar duke mos plotësuar dhe kushtet më minimale. Sipas një studimi të bërë në 2017 nga shoqata “Together for Life” me mbështetjen e “Lëviz Albania” mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës,  në kopshtin Nr. 55 në Tiranë kushtet janë nën nivele mesatare.

Më poshtë gjeni situatën e kopshtit  sipas ndarjes kushte të plotësuara, kushte të paplotësuara:

Kushtet e plotësuara:

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Të rrethuara me mure ndarëse
  • Impiante për shuarjen e zjarrit

Kushtet e paplotësuara:

  • Mungon ngrohja dhe ftohja për temperaturë konstante
  • Nuk ka ujë të rrjedhshëm të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
  • Nuk ka depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
  • Nuk ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Oborri nuk është i mbuluar me gjelbërim dhe bimë të shkurtra
  • Nuk ka stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
  • Nuk ka sistem ndriçimi emergjence
  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative
  • Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi (sinjalistika për evakuimin e ndriçuar)
  • Nuk ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit
  • Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Nuk ka sinjalistikë daljet e emergjencës
  • Mungojnë dritaret pa skara hekuri
  • Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë
  • Nuk ka tabela për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut?
  • Mungon sistemi i detektimit dhe sirenat e zjarrit
  • Kamera sigurie në secilën dhomë dhe ambient që të sigurojnë informacion të rrjedhshëm
  • Kamera funksionale në hyrje të kopshtit
  • Mungon infermieri dhe psikologu

 Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.

Dhimbja e kokës tek fëmijet, cilat janë shkaqet dhe si parandalohet


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Dhimbjet e kokës tek fëmijët janë shumë të zakonshme dhe në përgjithësi nuk janë serioze. Ashtu si dhe të rriturit fëmijët mund të zhvillojnë lloje të ndryshme dhimbje, përfshirë këtu migrenën ose dhimbjet e kokës për shkak të stresit ose tensionit. Ata gjithashtu mund të kenë dhimbje koke kronike.

Në të shumtën e rasteve, dhimbjet e kokës tek fëmijët shkaktohen nga infeksionet, nivel i lartë stresi ose ankthi, trauma të vogla në tru. Është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje simptomave të dhimbjes së kokës së fëmijës dhe të konsultoheni me një mjek nëse dhimbja e kokës përkeqësohet ose është e shpeshtë.

Dhimbja e kokës tek fëmijët shpesh herë mund të trajtohet me medikamente pa recetë.

Shkaqet

Ka një numër faktorësh që shkaktojnë zhvillimin e dhimbjeve të kokës tek fëmijët. Faktorët që përfshihen janë:

  • Sëmundjet dhe infeksionet
  • Traumat në tru
  • Faktorët emocional
  • Gjenetika
  • Ushqimet dhe pijet e caktuara

Parandalimi

Më poshtë keni disa teknika si mund ta parandaloni dhimbjen e kokës ose si të reduktoni dhimbjet e forta të kokës tek fëmijët:

  • Fëmjët duhet të praktikojnë një jetë të shëndetshëm.
  • Duhet të reduktojnë stresin
  • Mbani shënime sa herë fëmija ankohet se ka dhimbje koke
  • Shmangni shkaktarët e dhimbjeve të kokës
  • Ndiqni këshillat e mjekut

 

 

Ushqimet që ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e kockave tek fëmijët


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Ka shumë faktorë që ndikojnë në gjatësinë e një njeriu, duke filluar nga gjenet, aktiviteti fizik, mënyra e jetesës, ushqyerja etj. Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet më të mira që ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e kockave:

Produktet e qumështit – Djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet me bazë djathore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të gjitha të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave.

Mishi i pulës – Një tjetër ushqim që ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijëve është mishi i pulës. Ai përmban sasi të lartë të proteinës që ndihmon në zhvillimin e kockave.  

Vezët – Një tjetër burim i proteinave që duhet ta shtoni në dietën ushqimore është veza. Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën B12, që ju mban të shëndetshëm/

Banane – Shumë njerëz e shmangin bananen pasi mendojnë se të shton në peshë. Përkundrazi, ky frut përmban një sërë përfitimesh shëndetësore, një prej të cilave është edhe forcimi i kockave. Bananet përmbajnë sasi të lartë të magnezit, kalciumit, kaliumit dhe probiotikët, lëndë ushqyese këto shumë të nevojshme për trupin.

Peshku – Mos harroni të shtoni peshkun në dietën ushqimore të fëmijëve, pasi është shumë e rëndësishme në rritjen e tyre. Peshqit si salmoni, sardenja, tuna janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave, Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit, që ndihmon në forcimin e kockave.

Burimi: https://shendeti.com.al/

Mbipopullim të grupit të parë në kopshti nr. 52 Tiranë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Sipas një studimi të bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e Lëviz Albania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin nr. 52 ka 20 fëmijë të regjistruar mbikapacitet. Nëse do shikonim ndarjen në grupe do ishte: Grupi i parë 35 fëmijë të regjistruar ku kapaciteti është 15 fëmijë. Grupi i dytë 22 fëmijë në grup, kapaciteti 25 fëmijë. Grupi i tretë 28 fëmijë, kapaciteti 30 fëmijë. Pra, grupi  i parë i cili ka fëmijët e moshës 3-4 vjeç mosha më e vogël ka mbikapacitet. Kjo bën më të vështirë punën e edukatoreve dhe fëmijët të mos kenë vëmendjen dhe përkujdesjen e duhur.

Më poshtë keni të listuar kushtet e plotësuara dhe të paplotësuara për këtë kopsht.

Kushtet e plotësuara:

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
  • Të rrethuara me mure ndarëse
  • Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Oborri i mbuluar me gjelbërim dhe bimë të shkurtra
  • Dritare pa skara hekuri
  • A ka tabela për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut? (E kuqe, E verdhë/ Portokalli, Bojëqielli, E gjelbër)
  • Impiante për shuarjen e zjarrit
  • Edukatoret nuk dine si t’i përdorin në rast zjarri

Kushtet e paplotësuara:

  • Nuk ka ujë të rrjedhshëm pa ndërprerje
  • Nuk ka ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
  • Mungon depozita e ujit kur nuk behet furnizimi i linjës
  • Nuk ka akses për makinat që furnizojnë kopshtin me material
  • Nuk ka sistem ndriçimi emergjence
  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative
  • Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi (sinjalistika për evakuimin e ndriçuar)
  • Nuk ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit
  • Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Nuk ka sinjalistikë të daljeve të emergjencës
  • Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë
  • Mungojnë sirenat e zjarrit
  • Mungon sistemi i detektimit të zjarrit

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

Përralla e kontrollit urinar


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Lira Gjika

Ani 3 vjeç, sapo u zgjua në mëngjes nga gjumi, kontrolloi veten, prapë ishte lagur. U mërzit aq shumë dhe filloi të qajë. Menjëherë erdhi mami dhe e pyeti:

– Po qan se je lagur? Mos u mërzit, – vazhdoi mami. – Po të tregoj përrallën e trurit dhe fshikëzës së urinës apo qeses së çiçit.

“Truri drejton çdo proces në trupin e njeriut. Ai e realizon këtë kontroll nëpërmjet postierëve të shumtë që ka në dispozicion. Ata shkojnë në çdo cep të trupit duke çuar komanda.

“Një postier punon vetëm për vezikën urinare apo “qesen e çiçit”. Kur njeriu është i vogël, si ti Ani, edhe postieri është i ri dhe nuk mund të ecë shpejt, sepse nuk e di mirë rrugën dhe kështu komanda që i dërgon truri “qeses së çiçit”, arrin me vonesë në destinacion.

“Mbas moshës tre vjeç, postieri fillon edhe bëhet më i shpejtë e më i zoti, e njeh mirë rrugën dhe blen edhe një makinë dhe kështu e dërgon më shpejt komandën dhe “qesja” nuk e hap “derën” para kohe, fiton kontroll.

“Natën, truri nuk fle, por punon edhe më shumë dhe i çon vazhdimisht komanda qesës së çiçit që të mos e hapë derën pa dëgjuar zilen e postierit. Por qesja qëllon gjumashe dhe nuk e dëgjon zilen kur vjen postieri, prandaj urinojmë pa e kuptuar. Siç të ndodh ty, Ani.

“Atëherë, truri vendos dy roje dhe u ngarkon detyrën që të zgjojnë qesen kur i bie ziles postieri, që ta hapë derën në kohën e duhur. Por ndodh që edhe rojet të mos jenë akoma profesionistë të mirë. I zë gjumi.

“Por me kalimin e kohës ata të gjithë rriten së bashku: rojet, postieri, qesja dhe fëmija edhe bëhen shume të zotë. Siç po përpiqesh ti Ani të bëhesh, dhe do ia dalësh shumë shpejt”.

Kështu e përfundoi përrallën mami duke përkëdhelur kokën e Anit që tashmë ishte qetësuar.

Ekspertët: Jepuni fëmijëve më pak sheqer


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sasia e sheqerit tek ushqimi për fëmijë duhet të kufizohet dhe prindërit duhet t’u japin fëmijëve më shumë perime që të mos mësohen vetëm me shijen e ëmbël, thonë ekspertët e shëndetit për moshat fëminore.

Ata paralajmërojnë se, edhe pse në etiketat e produkteve ushqimore për fëmijë është e shënuar “nuk ka sheqer të shtuar”, shpesh përmbajnë sheqerna nga mjalti ose lëngu i frutave.

Prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët edhe me shijen e hidhur, rekomandojnë ekspertët nga Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit për Fëmijë.

Kjo do t’i mbrpjë fëmijët nga prishja e dhëmbëve, dieta e varfër dhe obeziteti. Ky rekomandim është një nga disa rekomandime të përfshirë në raportin si të përmirësojmë shëndetin e fëmijëve, në Britani. Në raport thuhet se qeveria duhet të vendos limitet e detyrueshëm të sasisë së sheqerit që mund të përdoret në produktet ushqimore për fëmijë.

Shumë prej këtyre produkteve përmbajnë nivele të larta të sheqerit të shtuar.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

 

Mbikapacitet në grupet e kopshtit 51 “Tomi & Xherri” në Tiranë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kopshti nr. 51 ”Tomi dhe Xherri” pjesë e nismës ‘Adopto një kopsht’ është ndërtuar në vitin 1970 dhe rikonstruktuar në 2016 nga Bashkia Tiranë.

Nga studimi i bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin Nr. 51 në Tiranë ka 130 fëmijë të regjistruar mbi kapacitet. Kështu sjell dhe mbingarkesën e grupeve duke e bërë punën e edukatoreve më të vështirë. Përkatësisht ndarja në grupe është e tillë: Grupi i parë ka 54 fëmijë kur kapaciteti është 15 fëmijë. Grupi i dytë ka 49 fëmijë, kapaciteti është deri në 25 fëmijë. Ndërsa në grupin e tretë ka 88 fëmijë por kapaciteti është 30 fëmijë në grup. Numri i edukatoreve që kujdesen për grupin e parë dhe të tretë është 3 ndërsa për grupin e dytë është 2 edukatore.

Më poshtë keni të listuar kushtet e plotësuara dhe të paplotësuara për këtë kopsht.

Kushtet e plotësuara:

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
  • Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
  • Të rrethuara me mure ndarëse
  • Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Ka stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
  • Ka sistem ndriçimi emergjence
  • Ka impiante për shuarjen e zjarrit
  • Ka dalje sigurie në holl dhe korridore

Kushtet e paplotësuara:

  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative
  • Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi (sinjalistika për evakuimin e ndriçuar)
  • Nuk ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit
  • Nuk ka sinjalistikë daljet e emergjencës
  • Dritare janë me skara hekuri
  • Hapja e dyerve nuk behet nga brenda – jashtë sipas standardeve
  • Nuk ka tabela për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut? (E kuqe, E verdhë/ Portokalli, Bojëqielli, E gjelbër)
  • Nuk ka sistem detektimi të zjarrit
  • Nuk ka sirena zjarri
  • Nuk ka kamera funksionale në hyrje të kopshtit

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

ISHP: Ja si të mbroni fëmijët nga i nxehti i verës


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Foshnjat dhe fëmijet janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të temperaturave të larta për shkak se metabolizmi i tyre ndryshon nga metabolizmi i të rriturve, qëndra e rregullimit të temperaturës është e papjekur, aftësia për djersitje është më e pakët, masa e trupit është e vogël.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë që:

  • Fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell nga ora 10.00-17.00
  • Fëmijët duhen larë me ujë të vakët
  • Kur ka puçrra lëkura duhet tharë lehtësisht me peshqir
  • Temperaturat e dhomës të mos jenë të larta dhe ajri të qarkullojë.
  • Kremrat mbrojtës duhet të jenë në përshtatje me fototipin e lëkurës së fëmijës dhe fortësinë e rrezeve ultraviolet. Sa më e bardhë të jetë lëkura e fëmijës aq më i lartë duhet faktori mbrojtës por gjithnjë me numër mbi 15.
  • Përsërisni disa herë lyerjen me produkte mbrojtëse të lëkurës sidomos mbas larjes, djersitjes apo fshirjes me peshqir.
  • Duhet tu jepen lëngje frutash, ujë natyral i pastër, si dhe supë zarzavatesh, pavarësisht nëse ka apo jo bark edhe të vjella
  • Duhet t’u jepen ushqime të lëngshme, të gatuara në moment dhe jo të ushqime të mbetura.
  • Në shtëpi të qëndrojnë në ambiente të freskëta në temperaturë deri 25 gradë celsius e me lagështi normale
  • Mos i lini asnjëherë fëmijët të futen në ujë pa mbikëqyrje.
  • Asnjëherë mos i lini fëmijët vetëm në makinë.
  • Asnjëherë mos i lini fëmijët të flenë në makinë.
  • Ambientin ku banoni mbajeni sa më të freskët të jetë e mundur.

Goditja nga dielli mund të quhet më drejte goditja nga i nxehti, pasi jo domosdoshmërisht një person tek i cili zhvillohet kjo gjendje ka qenë i ekspozuar ndaj diellit. Ajo është një gjendje jo shumë e zakonshme, por nga ana tjetër shumë serioze, me një normë vdekshmërie prej 20%.

Tipari mi i rëndësishëm i goditjes nga i nxehti është temperatura jashtëzakonisht e lartë e trupit (105111] ose më e lartë), që e shoqëron atë va yoditjen nga nxehti, viktima ka ndalim të procesit të djersitjes duke mos qenë ne gjendje të eliminojë nxehtësinë e tepërt të trupit të grumbulluar gjatë aktivitetit fizik.

Nëse temperatura e trupit rritet së tepërmi, truri, veshkat dhe mëlçia mund të pësojnë dëmtime të përhershme. Ndonëse goditja nga i nxehti prek kryesisht personat mbi 50 vjeç, ajo gjithashtu shkakton probleme tek individë të rinj të cilët merren me aktivitet fizik për një periudhë kohore të zgjatur.

 

Si të veprojmë me “2-vjeçarët e tmerrshëm”


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Termi “2-vjeçarët e tmerrshëm” është përdorur për të përshkruar ndryshimet që prindërit i shohin shpesh tek fëmijët 2-vjeç. Prindërit mund të dallojnë ndryshime në humorin dhe sjelljen e fëmijëve dhe vështirësinë për t’u sjell me ta. Në një moment fëmija rri gjithë kohës pas teje dhe në një moment tjetër largohet nga ju.

Këto ndryshime, ndonëse shumë sfiduese, janë shumë normale për zhvillimin e fëmijës. 2 vjeçarët pësojnë ndryshime të mëdha motorike, intelektuale, sociale dhe emocionale. Gjithashtu, fëmijët e kësaj moshe kuptojmë më shumë nga sa shprehen, faktor ky që kontribuon në emocionet dhe sjelljet që janë të vështira për prindin t’i interpretojnë.

2 vjeçarët luftojnë me prindërit për të qënë të pavarur. Ata janë të paduruar kur vjen punë për të bërë gjëra vetëm, por gjithashtu janë duke zbuluar që ka dhe disa rregulla që ata duhet t’i zbatojnë. Vështirësitë e këtij zhvillimi çojnë në sjellje jo të përshtatshme, frustrim, ndjenja jashtë kontrollit dhe shpërthime inati.

Gjatë kësaj kohe prisni që ju dhe fëmija juaj të humbisni durimin nga njëri-tjetri. Përpiquni të qëndroni të qetë. Kur shihni që fëmija po humbet durimin, mundohuni të tërhiqni vëmendjen. Nëse nuk mund ta shpërqëndroni, injorojeni.

Nëse jeni në publik, kaloni me një anë pa diskutuar apo pa trazira dhe prisni teksa qetësohet para se të vazhdoni me aktivitetet e planifikuara. Gjithashtu, shmangni situatat sfiduese, siç janë vajtja për pazar gjatë kohës pushimit të drekës së fëmijës dhe sigurohuni që të lavdëroni fëmijët kur sillen mirë.

Duke pranuar ndryshimet që po kalon fëmija dhe duke i dhënë dashuri dhe respekt, do ta ndihmoni fëmijën të kalojë këtë fazë me vetëbesim.

Burimi: Mayo Clinic


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387