Kopshti “4 Stinët”: mungon alarmi kundër zjarrit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Nga studimi i bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin Nr. 45  “4 Stinët” në Tiranë ka 50 fëmijë të regjistruar mbi kapacitet. Kopshti ka mbingarkesë të grupeve të cilat nuk janë homogjene sipas moshës, por janë të përbërë me fëmijë të moshave të ndryshme.  Stafi përbëhet nga 14 edukatore.

Sipas një ndarje në kushte të munguara dhe të plotësuara do të shikoni situatën e kopshtit “4 Stinët”, më poshtë:

Kushtet e plotësuara:

  • Ka energji elektrike pa ndërprerje
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
  • Të rrethuara me mure ndarëse
  • Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Ka sistem ndriçimi emergjence
  • Dritaret janë pa skara hekuri në rast zjarri
  • Ka sistem detektimi zjarri
  • Ka impiante për shuarjen e zjarrit

Kushtet e paplotësuara:

  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternativ
  • Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Nuk ka sinjalistikë daljet e emergjencës
  • Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë
  • Nuk ka sirena zjarri
  • Mungon mjeku

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

Kur mund të përdor krem kundër diellit te bebet?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përshtati: Kesilda Gjoka

Kremi kundër diellit mund të përdoret tek bebet më të mëdha se 6 muaj. Për bebet më të vegjël se 6 muaj përdorni forma të tjera të mbrojtjes kundër diellit.

Mënyra më e  mirë për t’i mbrojtur bebet është t’i mbani ata në hije sa më shumë të jetë e mundur. Për më tepër, vishinin fëmijët tuaj me rroba që i mbrojnë ata, një kapele me strehë, syze.  Por sigurohuni që të mos i vishni trashë pasi u bën vapë. Ju mund t’i hapni një tendë apo një çadër për ta mbrojtur nga dielli fëmijën tuaj.

Nëse fëmija juaj është më i madh se 6 muaj, është e rekomandur të përdoret kremi kundër diellit. Zgjidhni një krem kundër diellit  me mbrojtje të gjërë me SPF të paktën 30. Aplikoni në të gjithë trupin e ekpozuar të bebes dhe ri-aplikojeni çdo 2 orë ose më shpesh nëse fëmija po rri në ujë.

Për të shmangur irritimin e lëkurës dhe syve të foshnjës, përdorni një mbrojtës dielli që përmban oksid zinku ose dioksid titaniumi.

Burimi: Mayoclinic

Kopshti nr. 43 në Tiranë pa dalje sigurie


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Nga studimi i bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin Nr. 43 në Tiranë ka 45 fëmijë të regjistruar mbi kapacitet. Kështu sjell dhe mbingarkesën e grupeve dhe duke e bërë punën e edukatoreve më të vështirë.   Përkatësisht ndarja në grupe është e tillë: Grupi i parë ka 47 fëmijë kur kapaciteti është 15 fëmijë. Grupi i dytë ka 40 fëmijë, kapaciteti është deri në 25 fëmijë. Ndërsa në grupin e tretë ka 40 fëmijë por kapaciteti është 30 fëmijë në grup.  Grupet monitorohen nga 2 edukatore për secilin grup.

Sipas një ndarje në kushte të munguara dhe të plotësuara do të shikoni situatën e kopshtit Nr. 43 më poshtë:

Kushtet e plotësuara:

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
  • Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
  • Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
  • Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
  • Ka sistem ndriçimi emergjence
  • Dritare janë pa skara hekuri
  • Sirenat e zjarrit
  • Sistem detektimi i zjarrit
  • Hapja e dyerve behet nga brenda – jashtë sipas standardeve

Kushtet e paplotësuara:

  • Mungon depozita e ujit kur mungon furnizimi i linjës
  • Kopshti nuk është i rrethuar me mure ndarëse
  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternativ
  • Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi
  • Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Nuk ka sinjalistikë të daljeve të emergjencës
  • Mungojnë kamerat e sigurisë
  • Mungon mjeku/infermieria

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

Si t’u flasim fëmijëve për dhunën që shfaqet në media


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përshtati: Kesilda Gjoka

Çfarë fëmijët dinë dhe duhet të dinë

Fëmijët nuk e bëjnë dot dallimin mes fantazisë dhe realitetit. Ata mund të mendojnë se gjithçka çfarë shohin në televizor apo video-lojëra janë reale. Edhe pse disa 4- vjeçar e kuptojnë se çfarë ndodh në programet televizive nuk ndodhin me të vërtetë, ata nuk kuptojnë që dhuna në filmat vizatimor ka pasoja në jetën reale.

Shumë nga prindërit mundohen t’i mbrojnë fëmijët nga dhuna, por bëhet e vështirë teksa rriten. Mund të habiteni nga reklamat, madje dhe nga filmat klasik që mendoni se janë për moshat parashkollore. Prandaj përgatituni të flisni me fëmijët për gjërat që shohin.

Si të minimizoni dhunën që shfaqet në ekranet televizive apo video-lojëra.

Kufizoni kohën para televizorit. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon maksimumi 2 orë në ditë qëndrim para ekranit, këtu përfshihet dhe qëndrimi në internet dhe video-lojërat, për fëmijët 2 vjeç e lartë. Ndërkohë që studimet kanë treguar që koha mesatare e fëmijëve që kalojnë para TV është 2 deri në 3 orë, pa përfshirë qëndrimin para kompjuterit, video-lojërat ose filmat. Nëse keni më shumë se një televizor në shtëpi, sigurohuni që po monitoroni kohën dhe çfarë fshihet edhe në televizorët e tjerë apo video-lojërat.

Jini selektiv. Mos i lini fëmijët të shohin çdo gjë që del në televizor. Pasi tani televizionet shfaqin një gamë më të gjerë programesh, me përmbajtje edhe të veprimeve të dhunshme, krahasuar me kohën kur jeni rritur juve.

“Prindërit pretendojnë se dhuna shfaqet tek filmat vizatimor është thjesht imagjinare dhe nuk përbën rrezik. Por kjo nuk është e vërtetë,” thotë Dimitri Kristakis, profesor i pediatrisë në Universitetin e Uashington dhe bashkëautor i “Elefanti në dhomë: Si të bëjmë TV të përshtatshëm për fëmijët”.

Edhe super-heronjtë përçojnë mesazhe që dhuna është e pranueshme në disa rrethana. “Kjo do të përkthehej në përdorimin e dhunës nga fëmija kur dikush i kalon para në radhë në parkun e lojërave”, thotë Kristakis.

Programet më të mira janë ato që mësojnë si të jemi shok të mirë dhe të ndajmë lodrat me njëri-tjetrin. “Fëmijët nuk imitojnë vetëm sjelljet e gabuara, por edhe ato të mirat”, nënvizon Kristakis.  Nëse emisionet e preferuara nuk transmetohen në orarin e duhur, atëherë regjistrojini dhe transmetojini në orarin që fëmijët kanë për të parë televizor, mos i lejoni të shohin çfarëdo që jepet në atë moment. Dhe kur programet e përzgjedhura mbarojnë, fikni televizorin.

Shikoni së bashku. Shumë fëmijë të vegjël shohin televizor pa mbikëqyrje. Jini gjithnjë të vëmendshëm kur TV është i ndezur. Kur mundeni, shikoni TV së bashku, nëse nuk mundeni, hidhni sytë herë pas here teksa kryeni punët, kështu jeni në dijeni çfarë fëmija po shikon. Dhe mos bini pre e kurthit e të vendosni TV në dhomën e fëmijëve, pasi ata mund të abuzojnë.

Ndryshoni kanalin në rast se shfaqen skena të dhunshme. Shkencëtarët sugjerojnë se sa më shumë skena dhune të shohin fëmijët në media, aq më shumë agresiv bëhen. Nëse një emision ka skena dhune, ndërrojeni kanalin ose fikeni fare TV.

Shikoni vlerësimet dhe përshkrimet për filmat për fëmijë që të siguroheni që nuk ka skena dhune dhe kontrolloni çdo lojë apo DVD para se të lejoni fëmijën t’i shoh.

Kini kujdes dhe me video-lojërat. Shumë video-lojëra po projektohen për fëmijët më të vegjël. Edhe nëse fëmijët nuk mund të kenë aftësitë për të luajtur mirë, do të jenë kurioz ta provojnë. Kontrollojini më parë lojërat para se të lejoni fëmijët të luajnë. Mundohuni t’i orientoni drejt lojërave që ndihmojnë në mësimin e alfabetit, numërimit dhe zgjidhjes së problemeve- ose luani së bashku.

Kini parasysh që edhe filmat për fëmijë mund të jenë problematikë. Filmat për fëmijë mund të jenë të dhunshëm gjithashtu. Kontrolloni vlerësimet dhe komentet para se të çoni fëmijën në teatër.

 Çfarë t’i thoni fëmijës kur shfaqen skena dhune në televizor?

Shpjegoni se çfarë po ndodh. Nëse përsëri fëmija shikon një skenë të dhunshme në TV, mos e anashkaloni. Nëse një personazh bie nga humnera dhe rikthehet përsëri, shpjegojini që nuk funksionin kështu në jetën e përditshme. Nëse bëhet fjalë për skena dhune në lajme, qetësojeni fëmijën nëse duket i mërzitur. Shfrytëzojeni si mundësi për të treguar se çfarë pranohet dhe çfarë jo.

Mbështetni çfarë thoni me veprime, fikni TV. Teksa po shikonin një film me vajzat, Brixhit Jong fiku TV kur një nga personazhet kafshoi një tjetër dhe vajzat imituan veprimin. “Asnjëra nga ato nuk e kishin bërë këtë veprim më parë,” kujton ajo. Kështu u shpjegova: “Kjo nuk është e lejuar në shtëpinë tonë, sepse nuk është e sjellshme dhe as e respektueshme. Ne nuk kafshojmë”.

Bëni sa më shumë pyetje. Fëmijët kanë një tendencë të shohin skena dhune në TV pa bërë pyetje. Nëse shikoni që fëmija shikon një skenë të dhunshme, tërhiqjani vëmendjen duke i bërë pyetje si: U lëndua njëri? Si ndjehet ai/ajo? Çfarë mendon se mamaja e tij do të thotë? Ishte diçka e mirë apo e keqe? Çfarë do të bëje ti?

Flisni për çdo sjellje agresive. Nëse fëmija juaj përfshihet në një zënkë në kopsht apo kënd lojërash, flisni për të. Flisni së bashku se si mund ta zgjidhni këtë konflikt. Nëse një fëmijë ngacmon fëmijën tuaj, mund t’i thoni: “Herës tjetër largohu ose i thuaj ndalo”.

Korçë/Prindërit e fëmijëve me autizëm kërkojnë kabinet dentar


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Denisa Canameti

Ka një rritje shumë të madhe të numrit të fëmijëve që janë diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit, konfirmojnë mjekët që japin shërbim në Qendrat e Zhvillimit të Fëmijëve, në Shqipëri.

Fëmijët me diagnozën e çrregullimeve të spektrit të autizimit duhet të vlerësohen nga një mjek ekspert në vlerësimin dhe menaxhimin e këtyre çrregullimeve. Nuk është e rrallë për këta fëmijë të kenë edhe probleme shëndetësore të tilla si konstipacioni, diarreja, refluksi, probleme të gjumit, probleme të të ushqyerit etj. Duke qenë se për autizmin nuk ka një kurë, trajtimi i problemeve që zhvillohen përgjatë këtyre çrregullimeve mund të shtojë rehatinë e fëmijës. Kur fëmijët ndjehen më mirë, ata mund të jenë më pranues ndaj të mësuarit dhe, rrjedhimisht, mund të përfitojnë më shumë nga ndërhyrjet edukative dhe terapeutike.

Por, sa e lehtë është për këtë kategori pacientësh marrja e shërbimit shëndetësor? A është shërbimi shëndetësor lehtësisht i arrirë dhe falas?

Nga Korça vijnë një sërë problematikash! Eleni Kotelli, duke folur për situatën në qytetin e Korçës ka treguar se sa e vështirë është përballja me sistemin shëndetësor për këtë kategori pacientësh.  “Ka probleme sa i përket shërbimit shëndetësor në përgjithësi, sidomos në atë stomatologjik dhe laboratorik”, shprehet Eleni. Sa i takon institucioneve shëndetësore, ajo tregon se ka patur disa komunikime zyrtare, por pa zgjidhje.

Prindërit e fëmijëve me autizëm, shkresë spitalit: Kemi nevojë për kabinet dentar

Shkresë drejtuar Drejtorit të Spitalit të Korçës, e për dijeni Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Shëndeti i mirë oral është një element shumë thelbësor për shëndetin e plotë dhe mirëqenien e secilit prej nesh. Zakonisht, nuk është e lehtë që të bindësh vogëlushët që të shkojnë me dëshirë tek stomatologu. … Çdo prind me fëmijë me autizëm e ka shumë të vështirë që të gjejë një dentist për fëmijën e tij. Ne vazhdojmë që të vuajmë për të gjetur një dentist që ofron shërbim për fëmijët tanë, pjesa më e madhe e tyre, për të mos thënë të gjithë, nuk marrin përsipër për shkak të nevojave të veçanta, ose e refuzojnë fare punën me pacientët me autizëm.

Ne ndodhemi para një situate faktike, ku fëmijët tanë nuk marrin fare shërbim stomatologjik. Që të bëhet një vizitë tek stomatologu duhet të ndiqen një sërë procedurash të gjata e të lodhme, duke filluar nga analizat e përgjithshme të fëmijës, marrjen e rekomandimit për të lejuar dentistin që të trajtojë fëmijën, qoftë edhe nga ministria, përdorimi i anestezisë së përgjithshme, e cila kërkon një specialist të kualifikuar që ta aplikojë atë dhe ka një kosto të madhe, e në fund heqja e plotë e dhëmbit dhe jo trajtimi për ruajtjen e jetëgjatësisë së dhëmbit.

Kërkojmë:

  • Të hapet një kabinet dentar i veçantë në institucionin publik shëndetësor spitalor, në qytetin e Korçës, ku të kryhen shërbime profilaktike, ekzaminime, diagnostikime, analiza, narkozë…
  • Të mundësohen ambientet, profesionistët, mjetet e nevojshme për kontroll të vazhdueshëm të shëndetit oral të fëmijëve me autizëm, ndjekja e tyre që në moshë të hershme, kurimi që në fazat e para të shfaqjes së probleme me dhëmbët.
  • Kabineti të pajisjet me infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme logjistike…
  • Pranë këtij kabineti dentar të atashohen mjekë stomatolog, laborant dentar, ndihmës mjek, stomatolog, anestezist profesionist ….
  • Në kirurgji të ketë një cep kushtuar posaçërisht dentistit që merret me fëmijët me AK
  • Pranë spitalit të vendosen laborantë të specializuar për mënyrat dhe metodat e veçanta sesi mund t’i bëhen analizat fëmijës me autizëm
  • Dentisti i ambulancës të ketë leje për të bërë ndërhyrje për fëmijët me AK, ose në klinikë ose në kirurgji.
  • Të vihet në dispozicion një anestezist për tu vënë narkozë fëmijëve në rastet kur është e pamundur që të mjekohen me gjendje zgjuar.

Spitali i KorçësNuk ofrohet shërbim i specializuar vetëm për fëmijët autikë

Drejtoria e shërbimit spitalor Korçë-  Rezulton se pranë Spitalit Korçë nuk ofrohet asnjë shërbim i specializuar vetëm për fëmijët autikë, pasi kërkohet edhe prezenca e psikiatrit infantil, ky shërbim ofrohet nga shëndeti mendor, i cili është në varësi të Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë, edhe shërbimi stomatologjik është në varësi të po kësaj drejtorie.

Drejtoria e Shërbimi Spitalor Korçë nuk ka procedurë të paracaktuar për marrjen e analizave të gjakut për fëmijët autike, në rast se do të paraqiten do të trajtohen njësoj si çdo pacient.

Pranë spitalit Korçë nuk disponohet protokoll trajtimi për fëmijët autikë, pasi protokolli i mjekimit ndodhet pranë Shëndetit Mendor i cili ka në varësi trajtimin e fëmijëve autik…

Në një tjetër shkresë, spitali ka premtuar se do të kërkojë në vazhdimësi pranë Ministrisë së Shëndetësisë mundësinë e çeljes së një Kabineti të Specializuar për shërbimin oral për fëmijët me aftësi ndryshe, për kryerjen e shërbimeve falas, me aparaturat përkatëse dhe mjek të specializuar.

Eleni Kotelli: Korça nuk ka personel të specializuar , as shërbime terapeutike, logopedi, ergoterapi

Znj. Eleni, sa është numri i personave me autizëm në qytetin e Korçës?

Në bazë të informacionit zyrtar numri i personave me Autizëm në qytetin e Korçës është 39 për vitin 2018.

Sa i përgjigjet sistemi shëndetësor, nevojave të personave me Autizëm? 

Sistemi shëndetësor nuk ju përgjigjet aspak nevojave të personave me Autizëm, pasi nuk ka personel të specializuar.

Cilat janë sfidat e prindërve që kanë fëmijë me autizëm? 

Sfidat e prindërve janë të shumta dhe ato përballohen çdo ditë me shumë vështirësi përsa i përket shërbimit në përgjithësi shëndetësor dhe sidomos ne atë stomatologjik dhe laboratorik.

A i keni adresuar ndonjëherë këto problematika. Nëse po, ku?

I kemi adresuar shpeshherë dhe prej vitesh vazhdojmë ta bëjmë në takime të ndryshme, në emisione televizive lokale, intervista të ndryshme, takime verbale me përgjegjës të institucioneve shëndetësore. Dhe shkresa zyrtare drejtuar Drejtorit te Shërbimit Spitalor Rajonal Korçë, Poliklinikës Korçë, për dijeni Ministres Ogerta Manastirliu.

Cila ka qënë përgjigja e institucioneve ndaj problematikave që ju keni adresuar?

Përgjigjet e institucioneve ndaj problematikave që kemi adresuar i gjeni tek dokumentet që po ju dërgojmë (shiko foton)

Problematikat për personat me Autizëm, janë të njëjta në të gjithë Shqipërinë, apo Korça vuan për shërbime specifike?

Pak a shumë në të gjithë Shqipërinë është e njëjta gjendje, vetëm në Tirane ofrohen shërbime të tilla por në spitale private dhe janë shumë të kushtueshme dhe të papërballueshme ekonomikisht. Por Korça nuk ka personel të specializuar si dhe as shërbime terapeutike, logopedi, ergoterapi etj.

Shoqata Together for Life  në takimin e parë konsultues të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me grupet e interesit, në kuadër të hartimit të programit të buxhetit afatmesëm (PBA) 2020-2022, bazuar në këtë informacion ka kërkuar mes të tjerash:  
• Garantimin e shërbimeve të nevojshme mjekësore për pacientët me Autizëm, vëcanërisht të nevojave për shërbim stomatologjik dhe laboratorik;

Progres Raporti 2019: Mungesa e kopshteve sjell mos punësimin e grave


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Progres raporti i vitit 2019 i Komisionit Evropian për Shqipërinë raportoi një pamjaftueshmëri të kopshteve dhe çerdheve në vendin tonë. Një vend i sigurt për përkujdesjen e fëmijeve do të sillte mundësinë që prindërit, veçanërisht gratë të punojnë.

Sipas të dhënave të INSTAT,  përsa i përket barazisë midis grave dhe burrave në punësim dhe politika sociale, hendeku gjinor në punësim është 14.3%  dhe nuk ka treguar ndonjë shenjë përmirësimi gjatë viteve të fundit. Raporti i Indeksit të Hendekut Gjinor i Forumit Ekonomik Botëror 2018 tregoi se Shqipëria është përmirësuar krahasuar me vitin 2017 (duke u renditur në vend të 34 nga 149 vende krahasuar me vendin 38 i vitit të kaluar). Gjithsesi, Shqipëria nuk ka mjaftueshëm kopshte apo vende edukimi për fëmijët e vegjël, për të mundësuar që prindërit, veçanërisht gratë të punojnë. Ndryshimet në Kodin e Punës tregonin masat që mbështesnin balancën mes punës dhe jetës për prindërit që janë në punë por nuk ka asnjë monitorim mbi implementimin/zbatimin e këtyre ndryshimeve.

A është fëmija im autik? Si të dalloni shenjat e para të autizmit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përgatiti: Ilma Lamçe

Autizmi është çrregullim i trurit, është paaftësi zhvilluese e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tij. Disa persona të prekur nga ky çrregullim mund ta drejtojnë botën e tyre, disa kanë aftësi mahnitëse, e disa tjerë kanë problem edhe të flasin. Autizmi prek 1 në 68 fëmijë.

Shkaku apo shkaqet e autizmit janë ende të panjohura, por studimet tregojnë që faktorët gjenetik janë me rëndësi.

Karakteristikat e autizmit

-Nuk ka lidhshmëri
Fëmijët zakonisht bëjnë çmos që të tërheqin vëmendjen e personave të tjerë. Ata buzëqeshin, lëvizin këmbët dhe duart. Një fëmijë që nuk bën përpjekje për të komunikuar me të tjerë, mund të jetë autist.

-Nuk belbëzojnë
Fëmijët fillojnë të belbëzojnë që para se të bëjnë një vjecc, nëse fëmija juaj nuk e bën ende atëherë ai mund të jetë autist ose të ketë një problem të ngjashëm.

-Nuk njohin emrat
Fëmija në moshën gjashtëmuajshe, kthen kokën kur dikush e thërret në emër. Nëse fëmija ju injoron ose ju shikon rrallë kjo është një shenjë paralajmëruese.

-Nuk buzëqeshin
Nëse fëmija nuk ua kthen fare buzëqeshjen apo të qeshurat, kjo gjë është shqetësuese.

-Vendosja e lodrave në mënyrë të çuditshme
Fëmijët autist shpesh bëjnë gjëra të çuditshme me lodrat e tyre, pa ndonjë kuptim apo dobi.

-Lëvizja e duarve
Lëvizja e shpeshtë e duarve pa ndonjë arsye të veçantë është shenjë paralajmëruese e autizmit.

-Ecja në gishtërinj
Fëmijët autistë ecin në majë të gishtave pothuajse gjatë gjithë kohës./Shendeti.com.al

Pa sistem detektimi zjarri në kopshti nr. 56


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kopshti nr. 56 në Tiranë është ndërtuar në vitin 1974 dhe rikonstruktuar në 2016 nga Bashkia e Tiranës  pjesë e nismës “Adopto një kopsht”. Kopshti ka të regjistruar 190 fëmijë ndërkohë kapaciteti është 120. Stafi i këtij kopshti përbëhet nga 6 edukatore.

Nga monitorimi i 43 kopshteve i kryer nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LevizAlbania në vitin 2017 kanë dal disa problematika. Më poshtë keni të listuar kushtet e plotësuara dhe të paplotësuara për këtë kopsht.

Kushtet e plotësuara:

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
  • Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
  • Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
  • Të rrethuara me mure ndarëse
  • Impiante për shuarjen e zjarrit

Kushtet e paplotësuara:

  • Nuk ka stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
  • Mungon sistemi i ndriçimit të emergjences
  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternativë
  • Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi (sinjalistika për evakuimin e ndriçuar)
  • Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Nuk ka sinjalistikë të daljeve të emergjencës
  • Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë sipas standardeve
  • Nuk ka tabela për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut
  • Mungon sistemi i detektimit të zjarrit
  • Mungojnë sirenat e zjarrit
  • Mungojnë kamerat e sigurisë

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

Kopshti nr. 42 në Tiranë, 88 fëmijë në grup


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kopshti nr. 42 në Tiranë është ndërtuar në vitin 1961 dhe është rikonstruktuar në 2015. Një problematikë që është folur dhe vazhdon të flitet është mbipopullimi i kopshtit. Nga kjo problematikë duket se as kopshti nr. 42 nuk ka shpëtuar. Kopshti ka një kapacitet prej 100 fëmijësh por të regjistruar janë 161 fëmijë. Duke sjell kështu dhe mbingarkesën e grupeve. Sipas standardeve në grup lejohen nga 15 deri në maksimum 30 fëmijë në varësi të grupmoshave. Grupi i parë të cilët janë fëmijët e moshës 3-4 vjeç, kanë kapacitetin dëri në 15 fëmijë, por në kopshti 42 në grup janë të regjistruar 81 fëmijë. Edukatoret që kujdesen për këtë grup janë vetëm 2. Grupi i dytë i përketë fëmijëve të moshës 4-5 vjeç dhe maksimumi i lejuar është deri në 25 fëmijë. Por të regjistruar janë 44+44 çka do të thotë se ky grup nuk është as homogjen por është i përbërë me fëmijë të moshave të ndryshme. Ky grup nga 4 edukatore që kujdesen për 88 fëmijë. Kapaciteti për këtë grup është deri në 25 fëmijë. Grupi i tretë përbëhet nga fëmijë 5-6 vjeç me një kapacitet deri në 30 fëmijë, por të regjistruar janë 41 fëmijë. Edukatoret që kujdesen për këtë grup janë 2.

Kushtet e plotësuara

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
  • Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
  • Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
  • Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
  • Stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
  • Ka sistem ndriçimi emergjence
  • Dritaret janë pa skara hekuri
  • Ka sistem detektimi të zjarrit
  • Sirenat e zjarrit
  • Impiante për shuarjen e zjarrit

Kushtet e paplotësuara

  • Kopshti nuk është i rrethuar me mure ndarëse
  • 25% e lojërave në oborr nuk janë në hije
  • Nuk ka sinjalistikë të daljeve të emergjencës
  • Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar ndriçimin alternativ
  • Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi
  • Nuk ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit
  • Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë sipas standardeve
  • Mungojnë kamerat e sigurisë
  • Mungon aksesi PAK

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

Psikologia i shkruan Ministres së Shëndetësisë: Keni shkelur të drejtat e fëmijëve…


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Psikologia e njohur, Denata Toçe, ka reaguar ashpër në lidhje me materialet fotografike të publikuara së fundmi në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Toçe evidenton përdorimin e imazhit të fëmijëve, duke luajtur me ndjeshmërinë që ata krijojnë tek publiku, gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe e quan këtë një shkelje të pastër të të drejtave të fëmijëve.

Ky fenomen është një shqetësim tejet i madh i evidentuar lehtësisht nëse sheh profilet e politkanëve, si kryeministri Edi Rama apo kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Postimi i plotë:

Nuk durohet më!!!!
Mjaft përdoret fëmijët për reklamimin e “ndjeshmërisë” dhe “empatisë” farse që ju karakterizon, sidomos në fushata elektorale. Sapo pash foton e rradhës, këtë herë nga Ministresha e shëndetësisë, që mbulon dhe çështjet sociale.

Zonja na kishte dalë nëpër njesitë bashkiake. Padiskutim mund të takohet me grupet e interesit, me adultë që zgjedhin të jenë pjesë e punës së tyre madje dhe të bëjë foto me fëmijët (me lejen e prindit), por në asnjë rast, e theksojë, në asnjë rast nuk mund të publikojë në media apo rrjete sociale fotot e tyre. E para, keni shkelur të drejtat e fëmijëve.

E dyta, përdorni në shkelje të plotë të etikës për përdorimin e fëmijëve në media dhe e treta, keni shkelur rregullat zgjedhore. Duket se ju është regjur lekura duke abuzuar mbi të drejtat e njeriut apo ligjin, por kur vjen puna te fëmijët, e keni qelbur fare. Mjaft më!/ Marrë nga Faxweb

Shqipëria vendi i parë në Europë për fëmijë të dhunuar dhe kequshqyer


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Shqipëria është vendi i parë europian për dhunën dhe kequshqyerjen e fëmijëve. Në prag të 1 qershorit, organizata ndërkombëtare “Save the Children” ka publikuar raportin e ri global “Ndryshimet në jetën e fëmijëve ndër vite”.

Shqipëria mbetet vendi me numrin më të lartë në Europë të fëmijëve të kequshqyer dhe të dhunuar. Në këtë përfundim ka dalë organizata ndërkombëtare në mbrojtje të fëmijëve “Save the Children”, e cila ka vlerësuar  aksesin e të vegjëlve në kujdesin shëndetësor, arsim dhe mbrojtje nga praktikat e dëmshme si puna, martesat dhe shtatëzanitë e hershme në 176 vende të botës. Shqipëria mban vendin e 61.

Raporti “Ndryshimet në jetën e fëmijëve ndër vite” vë në dukje përmirësim të treguesve në dekadën e fundit, por megjithëkëtë shifrat mbeten të larta. Indeksin e vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën pesë vjeç “Save the Children” e ka përllogaritur 8.8 vdekje për 1 mijë lindje. Ndërkohë organizata ndërkombëtare vë në dukje se 11. 3% e fëmijëve të kësaj grupmoshe paraqesin vonesa në rritje. Rënie ka pësuar numri i fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë.

Aktualisht nuk ndjekin arsimin bazë, apo të mesëm 6.9%  e fëmijëve. Ndërkohë është rritur numri i martesave gjatë adoleshencës. 6.7% e vajzave nga 15 deri në 18 vjeç në vendin tonë sipas “Save the Children” janë të mbartuara ose në bashkëjetese./Gazeta Shëndeti

Zhvillimi gjuhësor në fëmijërinë e hershme 1-6 vjeç dhe shenjat e alarmit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Gentjana Sinaj, mjeke logopede, pedagoge në Universitetin e Mjekësisë Tiranë! 

Çfarë është gjuha dhe si zhvillohet ajo?

Komunikimi zhvillohet nëpërmjet ndërveprimit dhe lidhjeve që krijon fëmija me persona të tjerë. Sa më stimulues të jetë mjedisi ku rritet fëmija dhe sa më e fuqishme lidhja mes tij dhe prindërve, aq më i madh është motivimi i fëmijës për të komunikuar fillimisht nëpërmjet gjesteve e më pas nëpërmjet gjuhës së folur. Loja ndërvepruese dhe leximi janë përforcuesit më të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës.

Zhvillimi i gjuhës ka tri elementë kryesore:

  • E folura e cila është aftësia për të prodhuar tinguj, një koncept që përfshin dhe ritmin, rrjedhshmërinë e të folurit dhe artikulimin;
  • Gjuhën ekspresive (aftësia për të përçuar informacion, ndjenjat, mendimet dhe idetë nëpërmjet të folurit dhe shprehjeve të fytyrës, gjestikulacioneve të dorës dhe të shkruarit;
  • Gjuha receptive ka te bëj me te kuptuarin e situatave te ndryshme që krijohen

Si zhvillohet gjuha deri në moshën 6 vjeç?

  • Mosha 2 muaj, fëmija fillon t’u qesh njerëzve, gugat dhe kthen komën nga burimi i zërit.
  • Mosha 4 muaj, fillon të belbëzoj dhe ka ekspresion facial, e qara është formë komunikimi.
  • Mosha 6 muaj, fëmija i përgjigjet emrit të vetë, fillon te artikuloj tinguj bashtingëllor(M, B, D).
  • Mosha 9 muaj, tregon me gisht, kupton “Jo”
  • Mosha 12 deri 18 muajsh, fëmija në këtë moshë kalon nga imitimi i tingujve dhe gugatja në thënien e disa fjalëve me kuptim si mama, baba, dada, imja etj. Femija fillon të kuptojë gjithnjë e më shumë dhe komandat e thjeshta (si, p.sh.: thuaj mirupafshim) dhe emrat e njerëzve të afërm si dhe të objekteve familjare.

Fëmijët në këtë moshë e zgjerojnë repertorin e tyre komunikativ nëpërmjet një numri të gjerë gjestesh (p.sh.: tregojnë me gisht, tundin dorën për të thënë mirupafshim, etj..), të shoqëruara ose jo me vokalizime.

Zhvillimi i gjuhës dhe komunikimit në fëmijërinë e hershme ka rëndësi themelore për zhvillimin e mëvonshëm social, akademik dhe konjitiv në vitet në vazhdim.

  • Në moshën 2 vjeç, gjuha ekspresive e fëmijëve në pjesën më të madhe të rasteve përfshin fjali me dy fjalë, kryesisht kombinime dyshe fjalësh pa folje, p.sh.: pi lëng, ose mami jep.
  • Mosha 2 deri në 3 vjeç, fëmijët flasin me fjali që përmbajnë 4 deri në 5 fjalë. Ata janë në gjendje të tregojnë ndodhi në të cilën përdorin pyetje si “çfarë̈?” dhe “ku?”.
  • Mosha 3 deri 4 vjeç, fëmijët mësojnë rregullat thelbësore të gramatikës. Ata kanë një fjalor që i kalon 1,000 fjalë.
  • Mosha 5 deri 6 vjeç – pjesa më e madhe e 5-6 vjeçarëve e përdorin mirë gjuhën e folur, por përsëri pjesa më e madhe e tyre mund të kenë vështirësi në shpjegimin e ngjarjeve komplekse edhe kur arrijnë ti shpjegojnë ato mund të lënë pa treguar pjesë të rëndësishme të ngjarjes.

Në këtë moshë fëmijët mund të thonë emrin, mbiemrin, adresën, moshën dhe ditën e lindjes së tyre. Mund të pyesin për kuptimin e fjalëve të ndërlikuara, mund të tregojnë histori, të thonë vjersha, etj…

Në këte moshë deri 80% e të folurës duhet të jetë e kuptueshme për një të huaj.

Cilat janë shenjat e alarmit dhe kur duhet te reagojmë?

  • Mosha 2- 4 muaj nuk reagon ndaj tingujve të fortë. Nuk sheh gjërat që lëvizin në ambientin e tij dhe nuk u qeshin njerëzve.
  • Mosha 6- 9 muaj nuk lëshon zanore si: A, E, O. Nuk belbëzon ma..ma, ba..ba. Nuk përfshihet në lojra. Duket i ngurtë në tonusin muskular. Nuk provon të kap sendet e arritshme. Nuk shikon në drejtimin nga jeni ju.
  • Mosha 12-18 muaj nuk thotë fjalë teke dhe nuk i shoqëron me gjestikulacione. Nuk tregon sende me gisht. Nuk imiton të tjerët dhe në fjalor nuk numëron as 6 fjalë.
  • Mosha 2- 3 vjeç, nuk përdor fjali me dy fjalë dhe nuk di përdorimin e sendeve të ndryshme si: piruni, telefoni etj. Nuk ndjek komanda te thjeshta. Nuk realizon lojën “sikur”. Ka salivacion të shtuar (jargë) dhe flet fjalë të pashqiptuara saktë.
  • Mosha 4- 5 vjeç, fëmija është i tërhequr dhe jo aktiv, ka vështirësi për dhënien e emrit dhe mbiemrit. Nuk përdor shumësin dhe kohën e shkuar siç duhet. Nuk flet për aktivitet e përditshme.

Ku duhet të drejtohemi në këto raste?

Etapat e zhvillimit të fëmijëve na ndihmojnë të njohim zhvillimin e tyre dhe te jemi në gjendje te monitorojmë ecurinë e tyre. Sa më herët të evidentojmë situata që kërkojnë më tepër vëmendjen tonë aq më herët i japim ndihmën fëmijëve. Në rastet që do evidentoni situata ku fëmija juaj ka vështirësi ne nxjerrjen e tingujve, artikulimi, e fjalëve apo fjalori i tyre nuk është në masë e fjalorit të bashkëmoshatarëve të tij, duhet te kontaktonin me patologun e gjuhës, pra Logopedin. Logopedi është specialisti që vlerëson zhvillimin gjuhësor të fëmijës tuaj , përcakton bilancin gjuhësor dhe harton plan-këshillimin i cili zbatohet nga prindërit dhe kujdestarët ose plan-trajtimin kur është vlerësohet situata për ndërhyrje.

A janë gjithmonë vonesat gjuhësore të lidhura me çrregullime apo patologji të tjera?

Zhvillimi gjuhësor në fëmijë të ndryshëm mund të jetë i ndryshëm, kjo sepse ka dhe faktorë ambiental dhe familjar që ndikojnë në zhvillimin e gjuhës. Dhe pikërisht sepse gjuha varet edhe nga këto eksperienca individuale të fëmijëve, ky zhvillim ka ecuri të ndryshme në fëmijë te ndryshëm dhe jo domosdoshmërisht këto vonesa janë te lidhura me çrregullime në zhvillimin e fëmijëve. Por mbetet për t’u vlerësuar nga patologu i gjuhës në bazë te indikatorëve të zhvillimit gjuhësor dhe më pas vendosjen e një diagnoze gjuhësore./ Shendeti.com.al


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387