Sot është dita e dytë e regjistrimeve në kopshtet publike.
Kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin në kopshte.
Stafi i “Lëviz për kopshtin tim” ka dalë në terren për të ndjekur nga afër procesin. E reja e këtij vit është se në Komision përveç drejtoreshës së kopshtit dhe një edukatoreje është dhe një përfaqësues i Bashkisë së Tiranës.
Të pyetur nga gazetarët e “Lëviz pë Kopshtin Tim” komisioni u shpreh se deri më tani procesi ecën normalisht dhe numri i fëmijëve të regjistruar do të jetë brenda kapaciteteve të kopshteve.
Aplikimet vazhdojnë deri më datën 13 Shtator. Nga ora 08:00-14:00.
Stafi i “Lëviz për kopshtin tim” do të vazhdojë të jetë prezentë duke monitoruar procesin si në terren ashtu edhe problematikat e raportuara në profilin tonë në Facebook.