Përrenjas, Rikonstruktohet godina e kopshtit të vitit 1968


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Agim Blloshmi

Merr fund “odisea” e kërkesave pa fund të banorëve të Përrenjasit për një kopsht të ri, më së fundmi rikonstruktohet Kopshti i Përrenjasit.

Kryebashkiakja Rira realizon ëndrrën e prindërve, të vetën dhe gjithë fëmijëve të Prrenjasit. Rikonstruksionin e Kopshtit të vetëm publik, 350 fëmijë do të kenë kopësht më të mirë.

Projekti “Lëviz për kopshtin tim” është një projekt i cili zbatohet prej gati një viti nga shoqata  “Egnatia” dhe “Together for Life” që  mbështetet nga “LëvizAlbania”, projekt që kishte të bënte më monitorimin e situatës dhe nevojat që ka. Projekti ‘Lëviz për Kopshtin tim”, ju vjen në ndihmë qytetarëve dhe komunitetit.

Bashkia Përrenjas është njëra nga bashkitë e reja të krijuara me ndarjen e re territoriale të Qarkut të Elbasanit.

Në monitorimet e situatës në Kopshte rezultoj se ishte  kopshti i vetëm në këtë bashki dhe një nga kopshtet më të vjetra. Banorët, prindërit, nënat baballarët kërkonin ndërtimin e një kopshti të ri ose rikonstruksionin e tij. Kjo që nga koha e ndryshimit të proceseve demokratike, lëvizjeve demografike.

Me dhjetra premtime të politkanëve për 28 vjet, çdo qeveri dhe kryebashkiak që kandidonte  premtonte ndërtimin e kopshtit,  zgjidhjen e problemeve por askush nuk mbante premtimin.

Nga monitorimi  i bërë nga ‘Egnatia” i kopshtit  në Përrenjas, rezultoj se situata është jo shumë e kënaqëshme me shumë probleme dhe me mbipopullimin e tij. Kopshti  është ndërtuar në vitin 1958, dhë është në  gjendje të amortizuar.  Në takimin e organizuar me qytetarët dhe tryezën e rrumbullakët  që u organizua ku morën pjesë përfaqësues të Bashkisë, Zyrës Arsimore, prindër u kërkua më këmbëngulje ndryshimi i situatës në këtë kopësht.

Ishte dhe vetë drejtoresha e kopshtit Flutura Vasku ku para prindërve dhe stafit të Egnatia-s, auditorit u shpreh e shqetësuar,  gjatë  gjithë kohës së monitorimit , ekipi u prit mjaft mirë dhe na vuri në dispozicion gjithë materialet dhe nevojat që kishte kopshti.

Nga verifikimet  dhe monitorimi rezultoi një situatë shumë e vështirë, që nga viti 1958, vit që ishte ndërtuar nuk është berë asnjë ndërhyrje për përmirësimin e gjendjes së kopshtit.

Kushtet e kopshtit ishin skandaloze, tavanet të shkatërruar i gjithë shiu dhe dëbora bie brenda në  ambientet e tij. Pajisjet që duhen as që ekzistojnë, dollapë, garderoba, karriget dhe tavolinat janë të vjetëruara.

Po kështu kuzhina ka ambiente  shumë të vogla (5.40×3.40 metra), një kuzhinë që nuk plotëson asnjë standart. Krevatët të ngjeshur me njëri-tjetrin kur bëheshin gati për fjetjen e fëmijëve, më pas merren dhe stivohen në një ambient njëri mbi tjetrin për efekt të mungesës së hapsirave, gjithashtu  tualetet  janë jashtë  standartit, madje në raste shiu, pikon direkt dhe në banjot e fëmijëve, ndërkohë që edhe daljet emergjente në raste zjarri as që ekzistojnë, mbrojtëse kundra zjarrit jo. Përveç mungesës së hapësirave të nevojshme fëmijët e këtij kopshti nuk kishin tualetet  brenda standartit etj.

Kryebashkiakja  Miranda Rira  thotë se më së fundmi arrita të bëj realitet  ëndrrën e gjithë  qytetarëve të përrenjasit.

“Jam shumë e lumtur   edhe si nënë e një vajze që e dërgoja në këtë kopsht, por edhe si kryetare bashkie që fëmijët do të kenë mundësinë të mësojnë në ambiente komplet të ndryshuara. Falenderoj edhe drejtuesit e  “Egnatias”, Together For Life”, Projekti ‘Lëviz për Kopështin tim”, një projekt që i dha rezultatet e tij, sot merr fund njëherë e mirë problematika e banorëve, ndërkohë së shpejti  kemi gati dhe një projekt të ri për një kopsht tjetër për faktin se ka një  shtim të numërit të banorëve dhe është një domosdoshmëri për të ardhmen e fëmijëve tanë. Investitori i Kopështi tonë do të jetë Qeveria Kujvajtian, ku bashkia lidhi kontratën për fillimin e punimeve kontratë që u lidh nga vetë Ambasadori  i Kuvajtit  Z. Fayez M. Al- Jassim!”

 

 

Mosmiratimi i buxhetit rrezikon mbylljen e kopshtit në Prrenjas, banorët në protestë

500 fëmijë të qytetit Prrenjas nuk mund të shkojnë nesër në kopsht dhe çerdhe, sepse Bashkia nuk ka miratuar buxhetin për vitin 2019, dhe si pasojë është vendosur mbyllja e kopshteve dhe çerdheve.

Prindërit e fëmijëve kanë protestuar sot para ambienteve të Bashkisë Prrenjas, duke kërkuar anullimin e këtij vendimi.

Ankesa është paraqitur pranë Shoqata Together for Life nga prindërit e fëmijëve të Kopshtit Prrenjas, të cilët kanë kërkuar të merren masa për zgjidhjen e problemit.

Kryetarja e Bashkisë Prrenjas, znj. Miranada Rira është shprehur se do të mbyllen kopshtet dhe çerdhet ditën e nesërme, pasi për të vegjlit nuk do të mund të garantohet dot ushqimi i përditshëm.

Sipas kryetares së Bashkisë, mosmiratimi i buxhetit për vitin 2019 nga këshilltarët e Partisë Socialiste është bërë shkak i kësaj situate.

“Gjendja është kaotike. Administrata është e paralizuar. Kopshtet nuk kanë ushqim. Ne i kemi paraqitur disa shkresa prefektit të Qarkut, kryeministrit Rama, me dhjetëra shkresa këshillit bashkiak, kërkesa për mbledhje, gjithçka ka dështuar, sepse gjithçka është bllokuar vetëm e vetëm për të krijuar këtë situate kaotike. Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të kërkojmë mbylljen e kopshteve dhe të çerdheve. Është turp dhe fatkeqësi që sot në Shqipëri bëhet politikë me fëmijët e vegjël. Janë 500 fëmijë që nuk mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre të zakonshëm në kopshtet dhe çerdhet e Prrenjasit”, është shprehur znj. Rira para prindërve të fëmijëve.

Në diskutimet e hapura që Shoqata Together for Life dhe shoqata Egnatia kanë organizuar në Kopshtin Prrenjas, prindërit kanë deklaruar se kopshti nuk plotëson as kushtet më bazike.

“Situata në Kopshtin e Përrenjasit është shumë alarmante dhe mjaft serioze. Unë kam vajzën  dhe rri me merak. Gjendja është skandaloze,  pamjet flasin vetë, mungon çdo gjë, jorganët, tavolinat, lodrat lapsat, gjithçka”, shprehet Blerina Kryeziu, prind dhe njëkohësisht mësuese.

“Unë nuk kam ku ta lë fëmijën tim, prandaj dhe kam bërë këtë zgjedhje të detyruar”, shton ajo.

Ankesa u ndoq në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin Tim”, të mbështetur nga Leviz Albania.

 

Kopshti Nr. 22, cilat pika të standardeve të projektimit të kopshteve plotëson?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kopshtet në qytetet e Tiranës hasin një sërë problematikash, duke filluar që nga mbipopullimi, numri i ulët i edukatoreve për numër fëmijësh, mungesa e një psikologu dhe mjeku në kopsht, mosplotësimi i standardeve të infrastrukturës fizike etj.

Gjatë studimit të kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania është kryer monitorimi fizik i ambienteve të 43 kopshteve publike të qytetit të Tiranës, prej të cilit janë nxjerrë konkluzionet dhe rekomandime të cilat synojnë përmirësimin e gjendjes së evidentuar.

Kopshti Nr. 22 i cili ndodhet pranë rrugës “Kongresi i Manastirit” në Tiranë dhe është rikostruktuar në vitin 2011 për herë të fundit. Më poshtë keni pikat e standardeve të projektimit të kopshteve  që ai plotëson:

– Gjeneralitete

Kapaciteti i kopshtit – 120 fëmijë

Nr. I fëmijëve të regjstruar – 160 fëmijë

 

 – Të dhëna mbi grupin e I-rë (mosha 3-4 vjeç) .

Grupi  1 (3-4 vjeç) kapaciteti deri në 15 fëmijë – 38 fëmjë

Nr. I Edukatoreve Gr. I – 2 edukatore

 

 – Të dhëna për Grupin II, mosha 4-5 vjeç

Grupin II, mosha 4-5 vjeç (kapaciteti deri ne 25 fëmijë) – 35 fëmijë

Nr. I Edukatoreve Gr. II – 2 edukatore

 

– Të dhëna për grupin e tretë, mosha 5-6 vjeç

Grupi III, mosha 5-6 vjeç (kapaciteti deri në 30 fëmijë) – 39 fëmijë

Nr. I edukatoreve Gr. III – 2 edukatore

 

Aneks 5 – Të dhëna mbi “Lehtësirat” në kopshtet e monitoruara

Energji Elektrike pa ndërprerje  

Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante  

Ujë /H2O i të rrjedhshëm pa ndërprerje  

Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje  

Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës  

TV satelitor/ tokësor në ambientin e qëndrimit të fëmijëve  

TV satelitor/ tokësor në dhomat e argëtimit të fëmijëve  

 

– Hapësira e lojërave për fëmijë në ambientet e jashtme

Të rrethuara me mure ndarëse  

Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët  

Oborri  i mbuluar me gjelbërim dhe bimë të shkurtra 

Stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar

25% e lojërave në oborr mund të luhen në hije

 

– Hapësirat për rrugët lidhëse dhe parkimi

Akses për makinat që furnizojnë kopshtin me material

Akses të karrocave të fëmijëve

Akses i PAK

 

– Sistemi i ndriçimit të emergjencës

A sistem ndriçimi emergjence

A ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative

A sistem ndriçimi evakuimi  (sinjalistika për evakuimin e ndriçuar)

A ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit

A dalje sigurie në holl dhe korridore 

Sa dalje emergjente ka në secilin korridor 

A ka sinjalistikë daljet e emergjencës

 

– Mbrojtja kundër zjarrit

Dritare pa skara hekuri  

Hapja e dyerve nga brenda – jashtë

A ka tabela për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut? (E kuqe, E verdhë/ Portokalli, Bojëqielli, E gjelbër)

Sistem detektimi i zjarrit

Sirenat e zjarrit

Impiante për shuarjen e zjarrit

Dinë edukatoret si t’i përdorin në rast zjarri?

 

– Sistemi CCTV dhe njoftimi zanor

Dhomë serveri ku të jetë i vendosur sistemi CCTV

Kamera sigurie në secilën dhomë dhe ambient që të sigurojnë informacion të rrjedhshëm

Kamera funksionale në hyrje të kopshtit

Altoparlantë në korridore

Altoparlantë në ambientet e përbashkëta (klasa, dhoma fjetje, etj)  

Elda Skënderi, mjekja që i kupton fëmijët pa folur


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Bisedoi: Denisa Canameti

Përveçse shumë vite të dedikuara shkollës, të qenit pediatër kërkon gjithashtu durim dhe dashuri për fëmijët. Pediatrit sigurojnë kujdes nga lindja deri në moshën e rritur, dhe specializohen në diagnostikimin dhe trajtimin e një sërë sëmundjesh apo çrregullimesh, që ndodhin në mënyrë të veçantë tek foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët.

Elda Skënderi është pediatre e përgjithshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ka përmbyllur lumturisht 10 vjeçarin e saj të parë si “doktoreshë e fëmijëve”, dhe beson se do të ruajë të njëjtin entuziazëm edhe për vitet në vazhdim. Në një intervistë për lexuesit e gazetës “Shëndet plus”, për pacientët e saj të vegjël dhe për prindërit e tyre, doktoreshë Elda na rrëfen pak nga jeta e saj profesionale- mjekësore, akademike dhe profesionale.

Kush është doktoreshë Elda Skënderi?

Kam rreth 10 vite që punoj si pediatre. Pasi mbarova universitetin, punova 1 vit si mjeke e përgjithshme. Kuptova që më pëlqen shumë puna me fëmijët. Më bëri shumë mirë ai vit i punës, pasi njoha më shumë veten time. Pashë se ku ndihesha më mirë të punoja dhe më pëlqeu shumë puna me fëmijët. Kështu që, zgjodha pediatrinë dhe nuk jam penduar aspak për këtë, ndihem shumë mirë.

Zgjedhja për të qenë mjeke, ishte juaja apo vini nga një familje mjekësh?

Jo! Prindërit e mi kanë qenë të dy ekonomistë. Ata kishin një dëshirë shumë të madhe për mjekësinë. Ne të dy fëmijët, dhe unë dhe im vëlla u bëmë mjekë.

Nëse nuk do të kishit pasur atë vitin e punës që ju çoi drejt pediatrisë, çfarë specialiteti do kishit dashur të zgjidhnit?

Më ka pëlqyer shumë kirurgjia. Nuk është një zgjedhje shumë e përshtatshme për femrat. Por ishte një pasion i rinisë. Më dukeshin kirurgët si heronj, dhe në fakt janë të tillë. Por në jetë duhet të vendosësh një ekuilibër. Jeta nuk është vetëm puna. Në momentin që rritesh dhe krijon familje, është e vështirë që t’i përkushtohesh aq shumë profesionit tënd. Dhe kirurgjia për hir të së vërtetës do shumë përkushtim. Jo se profesionet e tjera nuk duan.

Sot, jeni penduar që keni zgjedhur pediatrinë?

Aspak! Ndihem shumë mirë si pediatre dhe nuk mund ta shoh veten time në një pozicion tjetër veç pediatres.

Cila është marrëdhënia juaj me fëmijët?

Marrëdhënia me fëmijët është shumë e mirë. Mund të them që e kam më të mirë marrëdhënien me fëmijët sesa me të rriturit.

Pacientët e vegjël, nuk i artikulojnë dot shqetësimet që kanë, si arrini ju të komunikoni me ta?

Fëmijët, ashtu sikurse të rriturit, duan dikë që ta kuptojë shqetësimin e tyre dhe pa folur. Dhe unë këtë gjë e kuptoj shumë mirë.

Po sfidat e kësaj pune, cilat janë?

Nuk mund ta them sfidë, por ka mjekë që i kanë pak frikë fëmijët. Mendojnë se është më vështirë me fëmijët sesa me të rriturit. Në fakt më qartë të flet një fëmijë. Vetëm duke e parë, pa e vizituar , nga reagimet e tij, mund ta kuptosh se çfarë e shqetëson vërtet. Një i rritur mund të manipulojë, mund të simulojë. Fëmijët nuk e bëjnë këtë. Gjendja e fëmijës, të flet shumë për fëmijët. Është shumë më e thjeshtë kjo punë, besoj, unë sesa puna me të rriturit.

Sa i nevojshëm është bashkëpunimi me prindërit?

Pjesa më e vështirë e punës së një pediatri është komunikimi me prindërit. Edhe në këtë rast them se ia kam dalë, pasi jam prind vetë dhe gjithmonë e vë veten në pozicionin e prindit. Ai mund të jetë i acaruar, ndonjëherë me të drejtë, ndonjëherë pa të drejtë, dhe unë e kuptoj shumë mirë. Por nëse prindi vjen i acaruar dhe do gjejë një ambient armiqësor, do acarohet më keq. Përpiqem me qetësi që ta mirëkuptoj dhe t’ia shpjegoj situatën me fjalë të thjeshta se çfarë është më e mira për t’u bërë në këtë rast. Përpiqem të gjej mirëkuptimin e prindërve.

Për fëmijët me sëmundje kronike, që duhet të vijnë më shpesh në spital, sa e rëndësishme është që të shohin të njëjtën figurë pediatri?

Sigurisht që është e rëndësishme. Por, në rastin tim, si pediatre e përgjithshme, shumica e pacientëve të mi kanë sëmundje akute.

A ka ndonjë fushë brenda pediatrisë së përgjithshme që ju e keni më me përzemërsi?

Jam në vitin e 10 të punës dhe e shikoj që pediatria e përgjithshme është shumë e mirë, sepse të jep mundësinë që të zhvillohesh në të gjitha drejtimet. Sigurisht që kjo do shumë punë.

Me këtë 10 vjeçar pune në QSUT, vazhdoni të ruani të njëjtin entuziazëm si ditën që keni nisur punë?

Po, vazhdoj.

Cila është ambicia juaj për 10 vjeçarin e ardhshëm?

E kam me pasion këtë punë që bëj. U gëzohem gjërave që kam. Dhe besoj se kjo do më shoqërojë që të përmbush çdo ambicie për çdo 10 vjeçar që do të kalojë.

Ju keni dy fëmijë, a do donit të vazhdonin mjekësinë, si ju?

Nuk do t’u imponohem. Po i ndjek hap pas hapi që të shikoj karakterin e tyre, dhe do ta shikoj a është ndonjëra nga ato. Do doja të kishin dëshirë. Se pa dëshirë nuk do ta bënin dot. Është punë që do përkushtim. Sepse ato e shikojnë që vazhdimisht unë jam duke lexuar, duke u përgatitur si për rastin që kam, për ndonjë rast të vështirë, duke u përgatitur për studentët. Duke folur vazhdimisht me kolegët gjatë orës së darkës. Vajza e vogël bëhet edhe xheloze dhe ankohet që nuk e dëgjoj, që e kam mendjen tek puna.

Në fakt, a i merrni kohë familjes suaj për të qenë e përkushtuar në këtë profesion?

Mendoj se e kam gjetur një ekuilibër. Kohën jashtë profesionit ia dedikoj kryesisht familjes.

Një problem tjetër i pediatërve janë edhe telefonatat që marrin në çdo moment nga prindërit, edhe për shqetësimin më të vogël… E keni zgjidhur ju këtë?

Kjo është shumë pikë delikate në fakt. Përpiqem të zgjidh çdo gjë brenda orarit të punës. Rastet urgjente sigurisht që nuk i shmang dot.

Konsultat në telefon, a kanë risk në vetvete?

Po nuk e pe vetë fëmijën, nuk mund ta diagnostikosh. Për ndonjë gjë urgjente dhe mund të përgjigjesh, por konsulta në telefon nuk mund të bëhen. Ka shumë raste që duke i pasur të shtruar këtu, duke i pasur të gjitha ekzaminimet dhe nuk mund të vëmë një diagnozë të saktë, kështu që është shumë e rrezikshme që të japësh mjekime apo të vësh diagnoza përmes telefonit.

Roli i prindërve, kur fëmija kalon një temperaturë apo një gjendje të lehtë?

Prindërit i tremben shumë temperaturës. Shqetësimi kryesor i prindërve është temperatura. Punoj vazhdimisht me prindërit duke iu thënë se vetë organizmi rrit temperaturën për të luftuar infeksionin. Përpiqemi t’i këshillojmë.

Sa është numri i fëmijëve që vizitoni gjatë një dite?

Kam 8 shtretër që janë thuajse çdo ditë të mbushura. 8 pacientë i kam minimalisht çdo ditë. Gjatë ditës mund të vijnë konsulta, mund të vijnë pacientë që kanë dalë nga spitali dhe vijnë për rikontroll. Shkon te 15 vizita në ditë.

A mendoni se keni arritur të vendosni një lloj ekuilibri komunikimi me pacientin?

I vështirë është pacienti, por të mendojmë që dhe ne si mjekë na bie të jemi pacientë. Dhe unë kur shkoj te mjeku me thënë të drejtën më dridhen gjunjët. Kështu që, e njëjta gjë është edhe për pacientët.

Sa të informuar vijnë pacientët këtu, si e kanë marrëdhënien pacientët tuaj me doktorin Google?

Prindërit vijnë të lexuar. Kanë mësuar disa gjëra pjesërisht. Nuk i dekurajoj për ato që lexojnë, por ju bëj të qartë që mjeku duhet dëgjuar, se ajo që lexohet përgjithëson rastet. Nuk mund të përgjithësosh rastet, vetëm se e ke lexuar ashtu.

A abuzojnë me medikamentet para se t’i sjellin fëmijët?

Shumica po. Por ka dhe prindër të ndërgjegjësuar që kërkojnë sqarim për çdo preparat. Sa herë përshkruaj një preparat, ua shpjegoj një për një se për çfarë janë.

Patologjitë më të shpeshta?

Sëmundjet e traktit respirator, që janë: laringitet, bronkitet, bronkopneumonitë dhe pneumonitë.

Angazhimet tuaja akademike…

Jam prej një viti pedagoge e jashtme. Jam në fillimet e kësaj pune dhe e kam me shumë pasion. E bëj me shumë dëshirë. Ndihem shumë mirë me studentët. Përpiqem t’i trajtoj si kolegë. Bëj që të ndihen mirë dhe të mos e ndjejë diferencën, të përmirësohen dhe të bëhen mjekë të mirë.

Një ditë e juaja në pediatri, si është?

Bëjmë mbledhjen e mëngjesit, pas mbledhjes së mëngjesit përgatitemi, bëjmë gati dosjen, e studiojmë dhe rreth orës 9 fillojmë vizitat në pavijon. Diskutojmë rast pas rasti edhe me prindërit. Pasi mbarohet pjesa e vizitës, presim pasi ka pacientë që duhet të bëjnë ekzaminimet. Shikohet dhe një herë gjendja dhe i jepet dhe një herë informacion prindit për situatën.

Sa besim kanë pacientët …?

Besimi duhet fituar. E ndjej për detyrë që t’ia fitoj besimin pacientit. Nëse nuk kanë besim, do të thotë që diçka nuk shkon me atë që unë kam thënë.

A mendoni se do ta mbyllni karrierën tuaj në QSUT?

Nuk kam ndonjë plan për t’u larguar. Do isha e kënaqur ta mbyllja karrierën këtu.

Një mesazh për prindërit …

Lërini fëmijët të lirë./ Shendeti.com.al

14.3% e kopshteve pa depozitë uji, “lehtësira” të munguara në kopshtet e Tiranës


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Disa nga problematikat e identifikuara në studim kanë të bëjnë me disa aspekte të kushteve fizike që ofrojnë kopshtet e qytetit të Tiranës për fëmijët parashkollorë. Këtu do të përmenden uji i rrjedhshëm, uji i ngrohtë dhe i ftohtë, ngrohja dhe freskimi i ambienteve të brendshme etj.

Më poshtë po përmbledhim gjetjet sipas çështjeve që trajtohen në këtë seksion të marra nga studimi “Monitorimi i Standarteve të Infrastrukturës Fizike të Kopshteve të Tiranës”:

  • Energji elektrike pa ndërprerje

Kopshti “Kodër Kamëz” ka probleme me energjinë elektrike ndërkohë që 41 kopshte (25 të cilët janë nga nisma “Adopto një kopësht”) kanë energji elektrike pa ndërprerje.

  • Ngrohje dhe Ftohje për temperaturë konstante

25 kopshte (15 janë nga nisma adopto një kopësht) kanë ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante ndërsa  24% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 9 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) kanë vetëm ngrohje për mbajtjen e temperaturës konstante në ambientet e tyre.

Fëmijët e 7 prej kopshteve të monitoruara (nga të cilat nuk ka të nismës “Adopto një kopsht”), (17%) nuk kanë në ambientet e tyre as ngrohje e as ftohje.

  • H2O i rrjedhshëm dhe pa ndërprerje

Nga 43 kopshte të monitoruara,  35 kopshte (22 janë të nismës “Adopto një kopësht”) kanë ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje ndërsa 6 kopshte (3 janë nga nisma “Adopto një kopësht”) nuk kanë.

  • H2O i ngrohtë dhe i ftohtë pa ndërprerje

15% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 2 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje. Ajo që vlen të theksohet është kopshti nr. 34 “ nuk ka ujë të ngrohtë për fëmijët e vegjël.

  • Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës

Siç dhe vihet re 36 kopshte  (24 janë nga nisma “Adopto një kopësht”) janë të pajisur me depozitë uji në rast të mungesës së furnizimit nga linja, ndërsa 14.3 % e kopshteve ( 1 është nga nisma “Adopto një kopësht”) nuk kanë depozitë uji për të siguruar vazhdimësi në higjienën e fëmijëve dhe të vetë institucionit.

  • TV satelitor / tokësor në ambientët e qëndrimit të fëmijëve

Janë 23 kopshte, nga të cilat 13 janë të nismës “Adopto një kopsht” (54.8% e kopshteve të monitoruara), të cilat nuk kanë asnjë TV satelitor apo tokësor në ambientet e qëndrimit të fëmijëve.

  • TV satelitor / tokësor në dhomat e argetimit të fëmijëve

17 kopshte, nga të cilat 5 janë të nismës Adopto një kopsht (40.5% e kopshteve të monitoruara), nuk kanë TV satelitor apo tokësor në dhomat e argëtimit të fëmijëve.

Në tabelë janë  të dhënat mbi “lehtësirat” që ofron çdo kopësht i monitoruar:

Reagon pushteti vendor: U morën masat për riparimin e defekteve të kopshteve në Ksamil


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Situata e kopshteve të fëmijeve në njësinë administrative Ksamil të Bashkisë Sarandë, me një popullsi të regjistruar prej mbi 10.000 banorë , ka vijuar të jetë në vëmendje të monitorimeve nga Agjencia AJMMI- partneri lokal i “Together for Life”- në kuadër të projektit të mbështetur nga Leviz Albania.

Administratorja e Ksamilit Valbona Oruçi, bëri të ditur për “Together for Life”, nëpërmjet partnerit  lokal AJMMI, se problematikat kryesore të evidentuara  në kopshtet e fëmijëve në Ksamil, janë rikuperuar.

Gjatë takimeve dhe vëzhgimeve në terren si edhe në takimet me edukatoret dhe drejtueset e këtyre institucioneve ishin evidentuara disa mangësi që dëmtonin procesin normal të  funksionimit të kopshteve. Të tilla sipas vëzhgimeve në terren në mjedise të kopshteve Nr.1 dhe Nr. 2 ishin ato që lidheshin me papërshtatshmërinë e  mjediseve hidrosanitare po edhe  prania e lagështirës në një pjesë të  mjediseve të Kopshtit Nr.2- Ksamil.

Znj .Valbona Oruçi vuri në dukje se pjesa më e madhe e problematikave të evidentuara si nga takimet me personelin e kopshteve të Ksamilit, ashtu edhe në  verifikimet drejtpërdrejtë të mjediseve  në  këto institucione; janë riparuara, janë rikuperuar edhe sot mund t’i konsiderojmë si të papercyera.

Sipas Administratores, “Jo se nuk njiheshin problemet e konstatuara dhe të shndërruara në objekt të punës riparuese; por se ato-veçanërisht pas tryezës së organizuar nga AJMMI dhe “Together for Life”, në prani të prindërve, edukatoreve dhe përfaqesuesve të bashkisë Sarandë u përfshinë në ndërhyrje  konkrete duke ripartuara si lagështirën ashtu edhe përshtatjen e tualeteve ekzistuese për fëmijët e  kopshteve.

Për një periudhë gati 3 mujore kopshtet e Ksamilit ishin pjesë e punës verifikuese  në kuader të projektit të mbështetur nga Leviz Albania. “Lëviz për kopshtin tim”.

Fotografimi, monitorimi dhe evidentimi e ballafaqimi i problemeve të hasura, gjeti mirëkuptimin dhe angazhimin e stafeve të vetë kopshteve të fëmijëve dhe të stafit të NJA-Ksamil. Bashkëpunimi me ndërmarrjen e shërbimeve publike të Bashkisë- dhe mbështetjen e stafit drejtues të bashkisë – tha administratorja Valbona Oruçi-bëri të mundur që të kapërceheshin problemet dhe të niste mbarë viti 2019.

“Ne falenderojmë si “Together for Life”, ashtu edhe shoqatën AJMMI këtu në Sarandë dhe Leviz Albania për impenjimin e ndihmesën sensibilizuese për frymën e bashkëpunimit që besoj do të vazhdojë edhe gjatë 2019-s,- tha Valbona Oruçi, Administratore e Ksamilit.

Vasilika Ifandi– AJMMI


Monitorimi i Kopshteve të Saranës dhe Delvinës, u realizua nga Agjensia Ajmmi si organizatë partnere e shoqatës “Together for Life”, në kuadër të projektit rrjeti “Lëviz për Kopshtin tim”, mbështetur nga LevizAlbania.

 

A i dini hapësirat e jashtme të kopshteve ku keni fëmijët tuaj?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Ambientet e jashtme janë po aq të rëndësishëm sa dhe ambientet e brëndshme të një kopshti. Kjo sepse ndikojnë në mirërritjen e fëmijës. A kanë lodra që fëmijët të argetohen? A kanë stola që fëmijët të pushojnë? A është e sigurt ambienti nga kalimi i mjeteve, është i rrethuar nga muret ndarëse etj.

Nga studimi i kryer nga shoqata ‘Together For Life’ me mbështetjen e ‘Leviz Albania’ mbi “Monitorimi i standarteve të infarastrukturës fizike të kopshteve të Tiranës” në vitin 2017 ka rezultuar që:

1). 17% e kopshteve të monitoruara (nga të cilat 2 janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë mure ndarëse për të kufizuar ambientet e tyre të jashtme, ashtu siç kërkohet nga Standardete Projektimit të Kopshteve.

2). 13 nga 41 kopshtet e monitoruara (nga të cilat 3 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë lodra në ambientet e tyre të jashtme për fëmijët. 4 kopshte të tjera (nga të cilat 2 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) kanë lodra të pamjaftueshme për numrin e fëmijëve të pranishëm në institucion.

Është e rëndësishme të theksohet se, kopshti nr. 64 “Xixëllonjat” , kopshti “Bregu i Lumit” (pjesë e nismës “Adopto një kopsht”) kanë lodra që nuk janë të përshtatshme për fëmijët në këto grupmosha, duke cenuar sigurinë e tyre.

3). 10 nga kopshtet e monitoruara nuk kanë gjelbërim dhe bimësi të shkurtër në mjediset e lojërave. 3 prej këtyre kopshteve që nuk kanë gjelbërim janë të nismës “Adopto një Kopsht”.

4). 39% e kopshteve (nga të cilat 6 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë stola për fëmijë në hapësirat e jashtme.

5). 11 kopshte (nga të cilat 4 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) të monitoruara nuk ofrojnë hije në mjediset e lojërave.

Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.

Rreziku me të cilin përballen fëmijët nga përdorimi më shumë se 4 orë i pajisjeve elektronike


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

 

 

 

 

 

 

 

Përdorimi për shumë orë i pajisjeve elektronike nga fëmijët mund të shkaktojë vonesë në zhvillim të aftësive si të folurit dhe socializimi.

Në këtë përfundim ka arritur një studim kanadez, ku janë monitoruar rreth 2,500 2-vjeçarë. Ky studim është i fundit që i shtohet debatit se sa orë para pajisjeve elektronike janë të sigurta për fëmijët.

Në Kanada dhe SHBA, ekspertët thonë se fëmijët nuk duhet të jenë në kontakt me pajisjet elektronike para se të mbushin të paktën 18-muaj.

Çfarë ka zbuluar studimi i ri?

Përgjatë viteve 2011-2016, nënat u anketuan në lidhje me përdorimin e pajisjeve elektronike, si dhe plotësuan një formular për aftësitë dhe zhvillimin e fëmijëve në moshat 2, 3 dhe 5 vjeç.

Përveç përdorimit të kompjuterit, tabletit, telefonit ose çdo pajisje tjetër me ekran elektronik, këtu përfshihet edhe shikimi i programeve televizive, filmave apo video-lojërat.

Deri në moshën 2 vjeç, fëmijët qëndronin mesatarisht 17 orë në javë para pajisjeve elektronike. Kjo shifër rritej me 25 orë në javë në moshën 3 vjeç dhe binte në 11 orë në javë në moshën 5 vjeç, kur edhe fëmija fillon arsimin parashkollor.

Sa orë qëndrimi para pajisjeve elektronike janë shumë?

Studimi nuk rekomandon se sa orë mund t’i përdor një fëmijë pajisjet elektronike. Në udhëzimet e Shoqatës Amerikane të Pediatrisë, shkruhet:

  • Për fëmijën nën 18 muajsh duhet të shmangni çdo pajisje elektronike, edhe bisedat me video.
  • Prindërit e fëmijëve 18-24 muajsh që duan të njihen fëmijët me teknologjitë e reja, duhet të zgjedhin programe të cilësisë së lartë dhe t’i përdorin këto pajisje së bashku, në mënyrë që fëmija të kuptojë çfarë po sheh.
  • Për fëmijët e moshave 2-5 vjeç kufizoni përdorimin e pajisjeve elektronike deri në 1 orë në ditë, me programe të cilësisë së lartë. Sërish prindërit duhet të jenë afër fëmijëve.
  • Për fëmijët mbi 6 vjeç, duhet t’u vendosni kufizime të qëndrueshme, duke u siguruar që pajisjet elektronike nuk do të ndikojnë në aktivitetin fizik dhe gjumin e fëmijës.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Sa të sigurtë janë fëmijët tanë në rast zjarri?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Nga studimi i kryer nga shoqata “Together For Life” me mbështetjen e “Leviz Albania” mbi “Monitorimi i standarteve të infarastrukturës fizike të kopshteve të Tiranës”  në vitin 2017 ka rezultuar që:

Nga 41 kopshte të monitoruara 13 prej tyre (nga të cilat 8 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) dritaret i kanë të mbyllura me kangjella hekuri duke penguar fëmijët të dalin në rast zjarri.

38 kopshte (nga të cilat 24 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) i kanë dyert që hapen në drejtimin “brenda – jashtë”, duke vështirësuar daljet sa më emergjente në situatë zjarri.

Në 30 kopshte  në Tiranë (nga të cilat 19 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) mungojnë tabela shpjeguese për ngjyrat që paralajmërojnë rrezikun.

18 kopshte (nga të cilat 11 janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sistem detektimi të zjarrit.

20 kopshte (nga të cilat 14 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sirena alarmi për lajmërimin e ndonjë zjarri të mundshëm.

Në 6 kopshte (nga të cilat 4 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) rezulton se edukatoret nuk dinë si të përdorin mjetet emergjente për shuarjen e zjarrit.

Më poshte keni listën e kopshteve për gjetjet e mësipërme:

Autizmi, shifra alarmante, kosto e lartë e trajtimit dhe të (pa) vërtetat e teorive të vaksinave


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Bisedoi: Denisa Canameti

Referuar shifrave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik në 2017-n autizmi është vlerësuar se prek 1 në 68 fëmijë dhe 1 në 42 djem. Djemtë kanë 5 herë më shumë të ngjarë të kenë autizëm krahasuar me vajzat. Në botë vlerësohet se 35% e të rriturve (19-23 vjeç) me autizëm, nuk kanë marrë arsim universitar dhe nuk kanë një punë. Në një intervistë për gazetën “Shëndet plus”, Migena Kika  drejtoreshë në Qendrën për Mirërritjen, Zhvillimin dhe Rehabilitimin e Fëmijëve, tregon se numri i të prekurve nga autizmi po shtohet me ritme shumë të shpejta. Mjekja gjithashtu u jep përgjigje një sërë pyetjesh qoftë të karakterit statistikor, qoftë pyetje që lidhen me dilemat e prindërve kur dyshojnë/mësojnë se fëmija vuan nga autizmi.

Doktoresha, si është trendi i autizmit në vite (thuhet që ka një rritje të numrit të fëmijëve autik)?

Ka një rritje jashtëzakonisht shumë të madhe të numrit të fëmijëve që janë diagnostikuar me çrregullime të spektrumit të autizmit. Nëse bëhet fjalë për prevalencën, në Shqipëri nuk ka akoma të dhëna të sakta, sa i takon numrit të fëmijëve autik. Ka copëza të marra nga fëmijët që ndjekin sistemit e kopshteve, apo të shkollave apo që janë të regjistruar dhe marrin pagesën (Kemp). Nuk ka studim të mirëfilltë në vendin tonë, sa i takon prevalencës.

Në SHBA, të dhënat e fundit të prevalencës, janë 1 në 59 fëmijë. Është një shifër alarmante. Ndërkohë që, studimet në Evropë apo dhe në vende të tjera të botës, sipas OBSH-së prevalenca e autizimit rrotullohet diku tek rreth 1 -2%. Pra, 1 në 100 fëmijë ose 1 në 50 fëmijë. Përsëri bëhet fjalë për një shifër shumë të madhe. Nëse e krahasojmë me shumë vite më përpara, prevalenca e autizmit, pra çrregullimit të autizmit rreth viteve ‘60-‘70 ishte rreth 0.5 për 1000 fëmijë ndërkohë që në vitet ‘80, rrotullohej tek 1 në 1000 fëmijë. Ndërkohë që në vitet e fundit, prevalenca nga viti 2000 deri tani ka ardhur duke u rritur: 1 në 150 fëmijë , 1 në 125 fëmijë; 1 në 110 fëmijë; 1 në 88 fëmijë; 1në 68 fëmijë deri në 1 në 59 fëmijë në SHBA. Meqenëse autizimi është një lloj çrregullimi që ndodh njësoj, pavarësisht vendbanimit, gjendjes social- ekonomike, pavarësisht racës apo etnisë, i bie që dhe Shqipëria të vijë afër kësaj prevalence. Pra, nuk ka pse Shqipëria të jetë jashtë këtyre shifrash. Thuhet që, jo vetëm me çrregullime të spektrit të autizmit, por në përgjithësi me çrregullime të neuro-zhvillimit, të ketë rreth 1-6 fëmijë që janë të diagnostikuar në SHBA.

Cilat janë shenjat e hershme të autizmit që çdo prind mund t’i dallojë te fëmija?

Një pjesë shumë e madhe e prindërve, gati mbi 90%, para se të referohen te një mjek i specializuar për të vlerësuar fëmijën, dhe për të marrë diagnozë përfundimtare nëse fëmija vuan nga një çrregullim i spektrit të autizmit apo jo, i ka kapur shenjat e para. Thuhet në studime, por edhe nga raportimet e prindërve, që shenjat e para shfaqen që kur fëmija është i vogël; 9 muajsh, 10 muajsh, 1 vjeç pavarësisht se mund të mos jenë shumë specifike. Nëse prindi i rikthehet retrospektivisht fëmijës kalon në mendje mënyrën sesi është zhvilluar fëmija dhe e kupton që diçka nuk ka shkuar me këtë fëmijë, para se fëmija të marrë diagnozë përfundimtare.

Shenjat e hershme janë: Fëmija nuk arrin të ketë një kontakt me sy, të mirë, me prindërit apo personin që kujdeset për të; nuk ka një lloj bashkëveprimi apo komunikimi me ambientin që e rrethon, me prindin apo personat që kujdesen për të;

Janë në fakt disa shenja madhore për të cilat çdo prind duhet të jetë alert, në gjendje t’i kapë dhe ta ndjekë me kujdes.

6 muajsh:  fëmija nuk buzëqesh apo nuk ka ekspresione të fytyrës, siç janë: e qeshura, kontakti me sy, apo dhe reagimi ndaj një personi që po i flet.

9 muajsh: fëmija nuk të përgjigjet me tinguj, buzëqeshje, apo ekspresione nëse dikush i flet ( nëna ose persona të tjerë që kujdesen për të) .

1 vjeç:  fëmija nuk belbëzon, nuk nxjerr ato tingujt që nxjerrin bebet në përgjithësi.

12 muajsh: fëmija nuk tregon me gisht jo vetëm gjërat që ai do, për të ngrënë apo për të pirë, por dhe objekte që nuk i shërbejnë atij për ekzistencën e tij, ato që ne i quajmë tregimi me gisht protodeklarativ. Pra, një makinë që ecën në rrugë, një lodër apo një fëmijë tjetër që po luan në park etj. Nëse nuk bën “mirupafshim” që nga mosha 12 muajsh.

16 muajsh: fëmija nuk thotë asnjë fjalë. Nuk konsiderohen si fjalë të thëna : mama ose baba. Duhet të jenë fjalë të tjera përveç këtyre dy fjalëve.

24 muajsh: fëmija nuk krijon fjali me kuptim, me 2 fjalë. Dhe këtu nuk futet imitimi i fjalëve të ambientit rrethues, atë që ne e quajmë përsëritje e dy fjalëve. Në këtë rast duhet të drejtohet patjetër te një specialist që trajton problem të neurozhvillimit.

Prindërit kanë prirjen të mos e pranojnë kur fëmija ka një çrregullim të zhvillimit, si duhet vepruar në këto raste?

Po vihet re gjithnjë e më shumë që prindërit kanë prirjen të mos pranojnë problemin kur fëmija ka një çrregullim të zhvillimit, kryesisht çrregullim të spektrit të autizmit. Në momentin që mjeku komunikon diagnozën sigurisht që është moment i vështirë për të gjithë familjen sepse i bie që prindi të humbasë idenë e një fëmijë “normal”, dhe të ketë përpara një betejë shumë të vështirë. Një betejë që për momentin i bie që të zgjasë gjithë jetën e fëmijës.

Sigurisht që kur vijnë tek një mjek që merret me probleme të neurozhvillimit, nëna ka shkuar nëpër mjek të tjerë dhe ajo e ndjen që diçka nuk shkon me fëmijën. Qëllimi i parë dhe kryesor për të cilën kontaktojnë një mjek të specializuar është marrja e konfirmimit nga ai mjek që fëmija është shumë mirë dhe çdo gjë shkon normalisht. Fatkeqësisht në pjesën më të madhe të rasteve nuk e kam këtë mundësi. Detyrohem që t’u komunikoj prindërve diagnozën! Më duket e drejtë që të komunikoj një diagnozë të saktë për prindin, që terapia e fëmijës të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur. Në rastet kur fëmija është shumë i vogël dhe prindi apo mjeku nuk është i bindur që fëmija ka një diagnozë të tillë, është më mirë të mos vihet diagnoza. Por, fëmija nëse ka probleme të zhvillimit, të filloj terapinë. E ardhmja e fëmijës ndryshon nëse kjo terapi fillon herët.

Njihet nëpërmjet studimeve që nuk janë vetëm prindërit në Shqipëri por janë prindërit kudo në botë që nëse u komunikohet një diagnozë e spektrumit të autizmit, kalojnë nëpër disa faza.

Faza e parë: Mohimi dhe shoku. Prindi është i shokuar kur u komunikohet kjo diagnozë. Ndihen komplet pa shpresë, të shokuar dhe janë në fazën e parë të mohimit. Pra, mohojnë diagnozën.

Duke qenë se është një diagnozë që vihet pas një bashkëveprimi të mjekut me fëmijën përmes disa testeve me lojëra , etj.,  prindi shpesh thotë: Po çfarë i bëri doktoresha? Thjesht disa lojëra , vëzhgoi sjelljen e fëmijës dhe vuri diagnozën. Vetëm me kaq nuk mund të marrësh diagnozë të çrregullimit të spektrumit të autizmit.

Faza e dytë: Dhimbje dhe ndjenjë faji. Nëna, sidomos, fillon dhe ndihet në faj, duke thënë për shembull: “e kam lënë shumë para televizorit dhe nuk ja kam stimuluar unë ndërveprimin apo komunikimin prandaj kam këto problem me fëmijën”.

Faza e tretë: Inati. Ke inat gjithë botën, terapistin që të ka vënë diagnozën, terapistin që merret me fëmijën, ke inat edukatoren e kopshtit, apo mësuesen e kopshtit që fëmija ndan një pjesë të kohës, apo prindërit dhe fëmijët e tjerë.

Faza e katërt: Depresion. Te disa prindër mund të jetë më e gjatë, mund të zgjasë deri me vite.

Faza e pestë: Përballimi. Prindi merr veten nga faza e depresionit dhe përpiqen ta përballojë.

Faza e gjashtë: Pranimi dhe shpresa. Sidomos nëse fëmija ecën mirë me terapi dhe ka filluar të ndryshojë, të flasë, të ndërveprojë etj.

Si duhet vepruar në këto raste? Nuk ka receta. Në varësi edhe të prindërve që ke përpara. Sidomos kur prindi është në fazën e depresionit duhet të kërkojë ndihmë psikologjike. Duhet një psikolog që të trajtojë prindin.

Në cilën moshë mund të dallohen shenjat e autizmit?

E thamë që shenja të vogla mund të duken që herët, që nga mosha 1 vjeç dhe janë absolutisht të dukshme në moshën 18 muajshe. Diagnoza mund të vihet në mënyrën më korrekte dhe të saktë që nga mosha 18 muajshe- 2 vjeç. Por, qoftë në Shqipëri, qoftë në SHBA apo në çdo vend tjetër, një pjesë shumë e madhe e prindërve mund të marrin diagnozën e autizmit dhe shumë më vonë. Studimet thonë që në disa raste diagnoza vihet rreth moshës 3-4 vjeç. Sa më shpejt të vihet diagnoza aq më mirë është sepse aq më shpejt mund të fillojë terapia. Postulati I autizmit është që sa më shpejt të ndërhyhet aq më mirë është e ardhmja e fëmijës.

A ka sjellje të fëmijëve që imitojnë shenjat e autizmit, nëse po cilat janë ato?

Ndonjëherë na vjen dhe një fëmijë pa çrregullime të spektrit të autizmit. Nënat lexojnë në internet, apo shikojnë fëmijë të tjerë me autizëm dhe gjejnë të shenja të përbashkët me fëmijët e tyre. Me këtë frikë vijnë për të konfirmuar apo mohuar një diagnozë. Një nga shenjat, për shembull është ekolalia (përsëritja e fjalëve që fëmija dëgjon t’i këtë thënë dikush afër tij). Ekolalia është një fazë normale e zhvillimit gjuhësor edhe te fëmijët normale. Gjithashtu mundet që në një pjesë tjetër të rasteve një fëmijë shumë i vogël, të bëjë një rreshtim të objekteve njëra pas tjetrës ose të kthejë mbrapsht rrotën e makinës dhe të mos bëjë lojë simbolike me makinën.  Këto shenja, të marra të izoluara, janë shenja të autizmit por mund ti bëjë dhe një fëmijë normal. Fëmija duhet të kalojë testet diagnostike në të cilat vlerësohet për tre fusha: komunikimin, aftësitë sociale dhe për sjellje steriotipi apo sjellje të veçanta, nëse i ka apo jo. Diagnozën duhet ta bëjë një mjek i specializuar.

Si reagojnë këta fëmijë ndaj stimujve të jashtëm?

Reagojnë në mënyra të ndryshme. Një pjesë e madhe e rasteve kanë edhe çrregullime të tjera shoqëruese, që mund të jenë: çrregullime të neurozhvillimit apo jashtë sistemit nervor qendror. Për shembull, një fëmijë me çrregullime të spektrit të autizmit mund të ketë mbindjeshmëri dëgjimore. Pas një zhurme shumë të madhe mund të vendosë duart në vesh për të ulur intensitetin e zhurmës apo dhe me një zhurmë të vogël, apo dhe me një tingull që një njeriu normal nuk i bën përshtypje. Ai e percepton në mënyrë jo normale dhe mund të reagojë në mënyrë jo normale, në mënyre agresive, duke përplasur sende në tokë, apo të godasë nënën, apo të çjerrë dhe shkulë flokët nënës (apo një personi tjetër që ka afër). Mundet që një fëmijë të spektrumit të autizmit të marrë dhe të nuhasë objektet që e rrethojnë apo të marrë dhe të fusë në gojë objekte të ndryshme. Pra, sjellje dhe reagime të ndryshme.

Thuhet se fëmijët me çrregullime te zhvillimit, siç është në këtë rast autizmi, kanë talente të veçanta…

Është ajo që quhet sindroma Savant. Bartësit e këtij sindromi kanë vështirësi në komunikimin, të kuptuarit e asaj që është transmetuar dhe vështirësi për të krijuar marrëdhënie ndërpersonale. Nga ana tjetër, ka shumë talente, të lidhura kryesisht me një kujtesë të jashtëzakonshme.

Na vjen ndërmend filmi “Rain man” gjatë të cilës personi që vuante nga autizmi kishte një memorie vizuale shumë të madhe, mund të mbante mend sasinë e kunjave të dhëmbëve që ranë përtokë dhe mund të numëronte në një sasi shumë të madhe kohe.

Këta fëmijë mund të kenë aftësi artistike, aftësi muzikale etj. Në një pjesë të madhe të rasteve vetëm njëra nga këto aftësi është prezente.

Ka qarkulluar vitet e fundit edhe besimi në njerëz se vaksinat shkaktojnë autizëm, në fakt çfarë thotë shkenca për këtë? A është e vërtetuar?

Vazhdon të diskutohet akoma kjo temë. Në fakt që nga momentin që u shpik vaksina e parë ka lindur edhe grupi i parë i njerëzve që ishin kundër vaksinave. Është një betejë që vazhdon me shekuj. Ka dhjetëra vite që vazhdon. Në Shqipëri ka filluar të ndihet këto vitet e fundit. Tani që më shumë fëmijë po diagnostikohen me çrregullime të spektrumit të autizmit, por në fakt është një teori e vjetër.

Sa i takon lidhjes së vaksinave me autizmin, qarkullojnë 3 teori:

Teoria e parë: Vaksina e fruthit lidhet me autizmit. Është virusi i fruthit që dëmton sistemin nervor qëndror që shkakton autizmin, sepse vaksina e fruthit përmban virusin e gjallë që është i dobësuar për të ngjallur te fëmija imunitet kundrejt fruthit, por në fakt është virus i gjallë.

Teoria e dytë: Disa vaksina që përmbajnë një lloj konservuesi që quhet timerosal dhe që është derivat i mërkurit shkakton autizmin, duke qenë se mërkuri, edhe ky është neurotosktik.

Teoria e tretë: Numri i madh i vaksinave që po u bëjmë fëmijëve që gati është 2- fishuar, 3 -fishuar të shkaktojnë autizmin.

Asnjëra nga tre teoritë nuk është vërtetuar. Pra, të gjitha studimet që janë kryer deri tani nuk kanë vërtetuar një lidhje direkte midis vaksinave dhe autizmit. Janë ndërmarrë disa studime shumë të mëdhaja dhe rishikime të studimeve që janë bërë deri tani dhe asnjëra prej tyre nuk ka gjetur një lidhje direkte midis vaksinave dhe autizmit. Në fakt edhe ndërmjet mjekëve dhe ndërmjet personave që janë antivaksinë, pra shoqatave apo grupeve antivaksinë, mendohet se nuk janë vaksinat që shkaktojnë direkt autizëm por mund të jetë kontribues në shfaqjen e autizmit në një individ i cili është i predispozuar gjenetikisht. Shkenca dhe studimet thonë jo. Deri tani nuk është konfirmuar një lidhje e tillë. Ndërkohë, që sa i përket vaksinës së fruthit, është ndërmarrë një studim para disa vitesh, me një numër shumë madh fëmijësh në SHBA dhe është gjetur që midis dy grupeve, pra fëmijëve të pavaksinuar me vaksinën e fruthit dhe atyre të vaksinuar, jo vetëm që grupi i fëmijëve me autizëm që ishin vaksinuar dhe nuk ishin vaksinuar nuk kishin ndonjë ndryshim, por përkundrazi, vaksina e fruthit jepte një farë mbrojtjeje kundrejt çrregullimeve të spektrumit të autizmit dhe ndoshta kjo lidhet me faktin se infeksionet qofshin virale, qofshin bakteriale apo të llojeve të ndryshme, janë një faktor rrisku sa i takon çrregullimeve të spektrumit të autizmit.

Nëse vazhdon rritja e numrit të fëmijëve autik me këto ritme, a mendoni se do kemi një situatë që do të kërkojë ndërhyrje qoftë në rritje kapacitetesh të burimeve njerëzore, apo edhe infrastrukturore?

Bëhet fjalë për një prevalencë shumë të lartë. Po vazhdon rritja e numrit të fëmijëve me çrregullime të spektrumit të autizmit, kudo në botë. Është problem madhor i shëndetit publik. Nuk do të kemi një situatë që do të kërkojë ndërhyrje, tashmë e kemi këtë situatë që nuk jemi në gjendje ta kontrollojmë. Dhe nuk flas vetëm për Shqipërinë por për të gjitha shtetet. Shtetet nuk do të arrijnë të kontrollojnë numrin shumë të madh të fëmijëve që kemi me çrregullime të spektrumit të autizmit. Këto vitet e fundit në SHBA është parë që kemi një rritje të lehtë 2-3 vitet e fundit dhe jo një rritje drastike. Le të shpresojmë që të qëndrojmë në këto shifra. Sigurisht që do një numër të madh orësh terapie që një fëmijë me çrregullime të spektrumit të autizmit të ndjejë përmirësim. Asnjë shtet nuk do të jetë në gjendje që të përballojë një emergjencë të tillë. Pra, bëhet fjalë për një situatë emergjence. Një fëmijë me çrregullime të spektrumit të autizmit, i kushton shtetit shumë, kudo në botë, sepse terapitë që marrin këta fëmijë kushtojnë. Por, përveç çrregullimeve, një fëmijë me çrregullime të spektrumit të autizmit, kërkon dhe trajtime të tjera. Kostoja për një fëmijë të tillë është e madhe.

Kamerat e sigurisë thuajse inekzistente në kopshte


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Siguria është një tematikë shumë e gjërë dhe e rëndësishme, sidomos kur bëhet fjala për të vegjëlit tanë. Në monitorimin e kryer nga shoqata “Together For Life” me mbështetjen e “Leviz Albania” mbi “Monitorimi i standarteve të infarastrukturës fizike të kopshteve të Tiranës” në vitin 2017 një pjesë të saj e zuri dhe sistemi i sigurisë në mënyrë të veçantë kamerat e sigurisë dhe njoftimi zanor.

Ajo çfarë doli nga ky monitorim ishte se nga 41 kopshte të monitoruara, vetëm në 2 prej tyre, të cilat janë të nismës “Adopto një kopsht”, ekziston dhoma e serverit ku është i vendosur sistemi CCTV. Duke rezultuar në 37 kopshte (nga të cilat 23 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) pa dhomë serveri dhe pa sistemin CCTV.

Kopshte pa kamera sigurie, dhe që nuk sigurojnë informacion të rrjedhshëm, janë 38 (nga të cilat 24 janë të nismës “Adopto një kopsht”). Ndërsa përsa i përketë kamerave të sigurisë funksionale në hyrje të kopshtit 37 prej kopshteve nuk kishin kamera dhe vetëm 2 prej tyre i kishin funksionale.

Të gjithë kopshtet e monitoruara janë pa altoparlantë në ambientet e përbashkëta, sigurisht këtu përfshihen të gjitha kopshtet e nismës “Adopto një kopsht”

 

Virozat e dimrit tek fëmijët e vegjël, këshilla


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Prof. Ermira Kola, Shefe e Shërbimit të Reanimacionit Pediatrik

Në periudhën e dimrit dhe fillimit të pranverës, gripi ose influenza është infeksioni viral i cili haset më shpesh në moshat fëminore. Janë infeksione virale që kryesisht shfaqen me shenja klinike të përfshirjes së sistemit të frymëmarrjes, duke qenë shumë ngjitës në moshën fëminore. Në epidemitë e gripit preken më shumë fëmijët në moshën shkollore.

Shfaqja e simptomave të gripit

Pas një periudhe të fshehtë ose të heshtur pa shenja klinike, periudhë kjo nga 48-72 orë, në një fëmijë që ka patur kontakt me të sëmurë me grip shfaqen shenja të sëmundjes kryesisht të rrugëve të sipërme respiratore. Ky fëmijë është ngjitës për fëmijët e tjerë, gjatë 24-orëshit të parë nga fillimi i sëmundjes. Shenjat e gripit te fëmijët janë të ngjashme me ato te të rriturve, por mënyra se si shfaqen ndryshojnë nga një rast në tjetrin, në varësi të moshës. Në fëmijët e muajve të parë bie në sy grindja, të qarat pa shkak, prishja e gjumit, rënia e dëshirës për marrjen e gjirit ose të biberonit.

Në mjaft raste temperatura nuk është shenjë shoqëruese në këtë grupmoshë. Në fëmijët deri në dy vjeç, bie në sy një gjendje e përgjithshme jo e mirë, hundë të zëna, prishje e humorit, ulje e oreksit. Krahas temperaturës së lartë, në shumë raste dalin në plan të parë edhe çrregullimet e aparatit tretës si të përziera, të vjella, diarre që mund të çojnë në humbje të lëngjeve. Në moshat parashkollore shenjat fillojnë menjëherë, me ethe në shifra të larta, dhimbje koke e muskujsh, këputje, kollë e thatë e cila forcohet shkallë shkallë, më vonë djegie gryke, rrjedhje nga hundët, skuqje të syve, mund të kemi nauze, të vjella, diarre dhe dobësi të përgjithshme. Sëmundja arrin kulmin gjatë ditës së dytë dhe të tretë, më pas të gjitha shenjat fillojnë të zbuten gradualisht. Gripi normalisht ka ecuri të shkurtër, mesatarisht 2-4 ditë, pavarësisht se edhe për pak ditë do të vazhdojë me ulje të oreksit. Kolla mund të zgjasë për një farë kohe, disa herë edhe me javë.   Rreziku nga gripi Në përgjithësi gripi kalon mirë dhe pa ndërlikime. Por shpesh prindërit dhe mjekët duhet të jenë të kujdesshëm për ta ndjekur fëmijën në dinamikë sepse ndonëse ndërlikimet janë të rralla, ato mund të ndodhin. Këto ndërlikime shkaktohen jo vetëm nga viruset, po dhe nga mbivendosja e mikrobe ve të tjerë. Ato shfaqen më shpesh në moshat e vogla dhe fëmijët me probleme të tjera shëndetësore. Dhënia e antibiotikëve për të parandaluar ndërlikimet, është një veprim i gabuar, antibiotikët do të jepen vetëm me konsultën e mjekut. Ndërlikimet më të zakonshme në fëmijë janë otiti (maisjet e veshit) si dhe pneumonia që i dedikohen mbivendosjen e infeksioneve bakteriale. Shpesh shfaqen disa shenja që nuk duhet të neglizhohen dhe që duhet të tërheqin vëmendjen, qoftë të prindërve ose të mjekut, të cilat lidhen me prezencën e ndërlikimeve. Përgjumësia, refuzimi i marrjes së gjirit ose biberonit, maviosja rreth buzëve që thellohet herë pas herë (në vend të kollës). Këto janë shenja tepër shqetësuese që tregojnë për prekjen e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, prandaj pa humbur kohë duhet të lidheni me mjekun. Nëse fëmija do të ketë grindje, qarje të cilat shtohen më shumë kur ushtrohet pak presion mbi tragusin e veshit ose kur fëmijët më të rritur ankojnë dhimbje veshi, kollë ngacmuese lehëse, kollë të thatë, kumbuese, zë të ngjirur etj, duhet të drejtoheni patjetër tek mjeku.

Si të kujdesemi për fëmijët

Regjimi – Dëshiron të shtrihet në shtrat ose jo, këtë e zgjedh vetë fëmija, pa e detyruar, por duhet të qëndrojë në shtëpi, në mjedise të ngrohta (jo të nxehta), me ajër të pastër e pak të lagështuar. Të ajroset dhoma e fëmijës edhe nëse jashtë është ftohtë, duke ruajtur një temperaturë konstante. Mos e vishni tepër. Të jepen lëngje shpesh e nga pak, si ujë e lëngje frutash.

Menaxhimi i temperaturës – Temperatura përtej vlerave normale nuk është sëmundje, është një shenjë që tregon që një infeksioni viral ka filluar. Temperatura është shenja e parë e sëmundjeve të ndryshme, të cilat mund të variojnë nga një infeksion i lehtë ose si shenjë e sëmundjeve që rrezikojnë jetën. Prezenca e temperaturës, nuk ka lidhje midis gravitetit të sëmundjes dhe prezencës së saj. Temperaturat e larta dhe mos rënia e temperaturës nuk janë tregues që lidhen me prognozën e sëmundjes, pra nuk lidhen me gjendje të rënda të fëmijës . Temperatura mund të jetë shumë e lartë në një infeksion të lehtë dhe mund të jetë jo shumë e lartë në një sëmundje të rëndë. Temperatura në fëmijët e vegjël, shpesh herë është fobi për prindërit, të cilët tentojnë në çdo mënyrë për ta ulur sa me shpejt atë, në shifra normale. Në fakt, ndonëse duket paradoksale temperatura është skalioni i parë mbrojtës i trupit kundër viruseve dhe bakterieve shkaktarë të infeksionit. Temperatura është mekanizëm mbrojtës, që do të thotë që nëse ne e lëmë fëmijën me temperaturë, mekanizmat mbrojtëse të fëmijës do të aktiviziohen mjaft mirë e mjaft shpejt, duke ndikuar në ecurinë e mirë të sëmundjes. Fobia e prindërve ndaj temperaturës dhe abuzimi me dhënien shpesh dhe me doza të larta të medikmenteve ulës së temperaturës, janë të dëmshme për fëmijën.

Fillimisht që të realizohet transmetimi i temperaturës nga trupi – jashtë tij, duhet të bëhet heqja e rrobave, të mbahet vetëm me pelena. Të jepen lëngje shpesh e nga pak. Rekomandohen banja me ujë të vakët, kompresat nuk kanë vlerë. Të përdoren ulës të temperaturës si algofen, paracetamol etj, qoftë në formë shurupi ose suposti. E rëndësishme është që dhënia e tyre të jepet në shifra të temperaturës mbi 38.5 gradë celsius dhe jo më shpesh se 4 ose 6 orë. Kujdes, Aspirina nuk duhet të jepet në moshat fëminore.

Drejtohuni menjëherë te mjeku nëse:

Fëmija është më i vogël se 2 muaj dhe shifrat e temperaturës janë mbi 38 gradë celsius. Fëmija është 3-12 muaj dhe temperatura është mbi 39 gradë celsius. Zgjat mbi 24-48 orë.   Këshilla për ushqyerjen Mungesa e oreksit është dukuri e zakonshme, por mundohuni të jepni ushqimet shpesh e nga pak.

Tentoni të jepni supra të holla perimesh, të varfër me proteina dhe yndyrna. Këto të fundit nxisin acetonin (atë erë të rëndë që ju ndjeni nga goja e tij). Lëngjet e frutave duhen të jenë pjesë e rëndësishme e ushqyerjes. Mënjanoni kontaktet me të sëmurë me viroza, duke evituar vizitat e panevojshme ose çuarjen e fëmijëve në mjediset me grumbullime.

Burimi: QSUT


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387