Fruthi, 15 raste në 2 javë. Kryesisht, fëmijët nën 2 vjeç që nuk kanë bërë vaksinën


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët në lidhje me situatën e deritanishme të fruthit në vendin tonë dhe masat për të parandaluar përhapjen e tij.
Për periudhën 1-15 janar 2019 janë raportuar në total 15 raste (pozitive) të konfirmuara me fruth.
Nga rastet e konfirmuara në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, pjesa më e madhe e rasteve i përkasin grupmoshës nën 2 vjeç. Për këtë arsye, ISHP ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre, sipas Kalendarit Bazë të Vaksinimit, sepse është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin si dhe për të ulur komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritjen e rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më e rëndësishmë vaksinimi i fëmijëve për të parandaluar përhapjen e fruthit.

Masat e ndërrmara nga ISHP për mbrojtjen nga epidemia e Fruthit:

– Izolimi në pavione të caktuara (në pediatri dhe tek të rriturit) dhe vetëizolimi për rastet ambulatore.
– Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe të transmetitmit ajror.
– Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.
– Vaksinim i personelit.
– Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj Fruthit.
– Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.
– Vendosja e survejancës aktive në nivel kombëtar.
– Trajnime me pjesëmarrjen e mjekëve të institucioneve parashkollore dhe shkollore si dhe mjekëve të familjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e të gjithë fëmijëve si dhe të rriturve që janë në rrezik për t’u infektuar, për të cilët kryerja e vaksinës së fruthit nuk është e kundërindikuar.

Burimi: Shendeti.com.al

Studimi: “116 fëmijë mbi kapacitetin e lejuar në kopshte”


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Është folur shumë dhe akoma flitet për numrin e fëmijëve në kopshtet e Tiranës  dhe në rrethe. Është një problematikë që në faqen tonë  të Facebook  të projektit “Lëviz për kopshtin tim”,  po shkruhet çdo ditë  në komente apo mesazhet private. 

Nga studimi i kryer nga shoqata “Together For Life” me mbështetjen e “Leviz Albania” mbi “Monitorimi i standarteve të infarastrukturës fizike të kopshteve të Tiranës”  në vitin 2017 ka rezultuar që 32 kopshte nga 43 të monitoruar kanë më shumë fëmijë të regjistruar në krahasim me kapacitetin që ka, 24 nga këto kopshtet janë të nismës “Adopto një kopsht”.

Po të shikonim në foton e postuar më poshtë, marr nga studimi do të shikonim se shumë prej tyre kanë kaluar kapacitetin me 10-fish. Disa prej tyre janë: kopshti Nr. 24 i nismës “Adopto një kopsht” ka 216 fëmijë të regjistruar nga 100 i cili është kapaciteti i kopshtit, pra 116 fëmijë mbi kapacitetin e lejuar.

Më pas vjen kopshti nr 3, i cili ka 234 fëmijë të regjistruar nga 120 të lejuar, 114 fëmijë mbi kapacitet.

Kopshti nr. 26 “Dielli” e nismës “Adopto një kopsht” ka 110 fëmijë të regjistruar mbi kapacitetin e lejuar i cili është 100.

Ndërkohë kopshti nr. 22  ka 160 fëmijë të regjistruar ku 120 është kapaciteti i lejuar, pra ka 40 fëmijë mbi kapacitet.

Gjatë monitorimit ka rezultuar edhe kopshte të cilat kanë më pak fëmijë të regjistruar në raport me kapacitetin si: kopshti nr. 55 ku ka të regjistruar 60 fëmijë dhe kapaciteti është 110.

Apo kopshti nr. 60 i cili ka kapacitet prej 120 fëmijë por janë regjistruar vetëm 65.

Më poshtë gjeni listën e plotë të  kopshteve të monitoruara me numrin e fëmijëve të regjistruar dhe kapacitetin e tyre.

Si të ndihmojmë fëmijët me vështirësi në të lexuar e shkruar


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prindërit duhet të marrin parasysh temperamentin e secilit fëmijë, faktorët që nxisin një situatë, moshën dhe detyrat që lidhen me zhvillimin e tyre

 

Orjola Pampuri, specialiste e shëndetit mendor pranë ISHP-së

 

Shumë fëmijë kanë vështirësi në të lexuar, në të shkruar, por kjo nuk do të thotë se ata kanë aftësi të kufizuara të të mësuarit. Një fëmijë me paaftësi në të mësuar, shpesh shfaq disa shenja të lidhura me to, dhe këto vijojnë të shfaqen gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës dhe ndryshojnë nga personi në person. Disa prej tyre po i përmend më poshtë:

Vështirësi në të lexuar dhe/ose në të shkruar
• Probleme në aftësitë matematikore
• Vështirësi për të kujtuar
• Vështirësi në të përqendruar
• Vështirësia në perceptimin e kohës

Një fëmijë me paaftësi në të mësuar gjithashtu mund të shfaqë një ose më shumë nga problemet e mëposhtme:
• Lëvizje të pakontrolluara
• Përgjigje të papërshtatshme në situata të ndryshme në shkollë apo me shokët
• Vështirësi për t’u përqendruar
• Vështirësia për të gjetur mënyrën e duhur për t’u shprehur
• Performancë të dobët në shkollë dhe sjellje në kundërshtim me rregullat e saj
• Fjalor i varfër, çka shkakton edhe vështirësinë e përzgjedhjes së fjalëve
• Vështirësi në të dëgjuar
• Shfaqin probleme kur përballen me situata apo ngjarje të reja në jetën e tyre

Aftësia për të nxënë në mosha të ndryshme:

Mosha 7 vjeç

Jo të gjitha karakteristikat  e mëposhtme janë të pranishme tek çdo fëmijë. Prindërit duhet të marrin parasysh temperamentin e secilit fëmijë, faktorët që nxisin një situatë, moshën dhe detyrat që lidhen me zhvillimin e tyre. Në këtë periudhë fëmijët janë të aftë në këto aspekte të të mësuarit:
• Gëzon aftësinë e të mësuarit
• Mësuesi mund të shndërrohet në idhull të tij
• Mund të krijojë një lidhje të fortë apo të afeksionohet me mësuesin
• Shpesh kërkon leje për të bërë detyrat
• Dëshiron të jetë i veçantë
• Në shtëpi mund të ankohen shumë për shkollën
• Nuk është një lajmëtar i mirë për të sjellë letra apo porosi të mësuesve, në shtëpi nga shkolla
• Gëzon aftësinë për të lexuar
• Fillon të kuptojë kohën dhe hapësirën
• Vendos standarde të larta për veten, dëshiron rezultatet dhe përfaqësohet me detyra të përsosura.

 

Mosha 8 vjeç
Tetëvjeçarët gëzojnë aftësinë për të zgjidhur problemet në mënyrë të pavarur. Ata janë në gjendje të përqendrohen tek mësimet për periudha të gjata kohore dhe të fillojnë të përdorin burimet e tyre para se të kërkojnë ndihmë tek të rriturit. Tetëvjeçarët shfaqin aftësi shumë të zhvilluara të të menduarit, si dhe aftësinë për të zgjidhur probleme me anë të strategjive krijuese.
Aftësitë gjuhësore të tetëvjeçarëve janë një tregues i rëndësishëm i aftësive të tyre në shkrim dhe lexim.

Strategjitë për të lexuar rrjedhshëm dhe me kuptim.

Fëmijët në këtë moshë përdorin njohuritë e tyre për strukturuar më mirë, fjalorin e tyre dhe  për të kuptuar dhe komunikuar më mirë me botën që i rrethon. Ata lexojnë për kënaqësi dhe të zgjedhin libra, bazuar në preferencën e tyre personale, përsa i përket tematikës dhe autorit.

Shumica e këtyre librave

Në matematikë mund të llogarisin  afërsinë relative të numrave tre dhe katërshifror me njëri-tjetrin. Ata janë në gjendje për të kryer disa ushtrime me numra treshifrorë ose më pak. Fëmijët në këtë moshë njohin shumëllojshmëri  të formave dhe mund të identifikojnë lehtësisht modele.

Kur ndërveprojnë me të tjerët, tetëvjeçarët mund të ndajnë dhe shpalosin këndvështrimet e tyre mbi tema dhe biseda të ndryshme. Ata kanë një sens të zhvilluar të vetëvlerësimit dhe në përgjigje mund të shprehin zhgënjim kur nuk ia dalin në aktivitetet që ata i perceptojnë si fushat e dobësisë personale. Tetëvjeçarët të fillojnë të kuptojnë konceptin e maskimit apo shtypjes së emocioneve dhe mund të zbulojnë strategji të ndryshme ose të përfshihen në aktivitete e situata sfiduese. Fillojnë të ndërveprojnë e bashkëpunojnë me bashkëmoshatarët, fillojnë të zhvillojnë fantazitë dhe të përfshihen në lojëra interaktive. Në ndërveprimeve mes shokësh, ata mund të fillojnë të angazhohen në udhëheqje dhe një shumëllojshmëri të lojërave interaktive. Tetëvjeçarët mbështeten tek të rriturit duke kërkuar vazhdimisht siguri, por janë krenarë për pavarësinë e tyre dhe duan ta shprehin vazhdimisht atë.

Aftësia e të nxënit tek fëmijët 9-vjeçarë:

•Mund të përftojë informacionin duke mësuar faktet përmendësh.
• Mund të lexojë dhe zbërthejë kuptimin e një teksti
• Mund të njohë dhe kuptojë pikëpamjet e të tjerëve
• Mund të përdorë logjikën për të saktësuar faktet
• E kanë të vështirë të qëndrojnë gjatë, të përqendruar e të ulur në tavolinat e shkollës dhe këtë gjendje shoqërojnë me gjeste të tilla, si: këndojnë, përshpërisin apo lëvizin objektet e tyre mësimore mbi tavolinë.

Aftësia për të nxënë tek fëmijët 10-vjeçar.

Ata mund të mësojnë koncepte të tilla si metaforat duke vijuar më pas edhe me fjalë e fjali më të vështira. Ata do të jenë në gjendje të analizojnë tregime, të ofrojnë kritika dhe shkruajnë ese. Aftësia e tyre për të menduar logjikisht do të bëhet më e theksuar dhe ata do të jenë në gjendje të shkruajnë ese bindëse dhe të argumentojnë pikëpamjet dhe opinionet e tyre me më shumë besim dhe organizim.
Në matematikë ata mund  të punojnë me thyesat, shumëzimin, dhe  gjeometrinë.
Një fëmijë 10-vjeçar është në gjendje të praktikojë aftësitë matematikore logjikë dhe të duke përdorur it abstrakt. Përsa i përket lëndëve të tjera si historia, letërsia apo lëndë të tjera me tematikë sociale, ata kanë aftësi hulumtuese, dhe dinë të përdorin burime të tilla si libra nga biblioteka apo interneti, dhe gjithashtu janë të aftë t’i organizojnë dhe më pas t’i prezantojnë këto punime në klasë. Gjithashtu motivohen kur puna e tyre mbështetet apo pëlqehet nga të tjerët. Mënyra më e mirë për të nxitur vetëvlerësimin dhe ndjenjën e sigurisë tek kjo grupmoshë, është reduktimi i kohës së mbikëqyrjes së tyre për mësimet dhe detyrimet në shkollë.

Të menduarit logjik dhe arsyetimi është gjithashtu një shenjë dalluese e zhvillimit të fëmijëve 10-vjeçarë. Prindërit mund të diskutojnë ngjarjet e publikuara në revista apo gazeta, në momentet kur e gjithë familja është bashkë gjatë darkës apo drekës. Prindërit gjithashtu mund të inkurajojnë fëmijët duke diskutuar mbi librat që ata kanë lexuar. Në këtë moshë fëmijët janë të etur për dije dhe informacion, kështu që prindërit mund ta shfrytëzojnë më së miri këtë mundësi, për t’i inkurajuar dhe ushqyer tek ata dashuri për të mësuarin.
Fëmijët dhjetëvjeçarë janë gjithashtu në gjendje të përqendrohen për periudha të zgjatura kohore, dhe mund të kalojnë një orë apo më shumë të përqendruar në një detyrë apo një aktivitet tjetër të tillë, si: leximi i një libri  ose një lojë. Prindërit mund të përfitojnë nga kjo aftësi në rritje për të fokusuar dhe nxitur ndonjë talent apo interes, të tillë si një instrument muzikor apo diçka tjetër.

 

Të nxënët tek fëmijët 11-13 vjeç
Shumica e fëmijëve në këtë grupmoshë kanë hyrë në një fazë të re të të mësuarit.

Shumica e shkollave për këtë grupmoshë janë konvertuar për t’u bërë qendra të mësimit në mënyrë të përshtatur në mënyrë specifike për nevojat e adoleshentëve të rinj. Qëllimi është për të ruajtur ndikimin e rritur, theksoj mësimin ndërdisiplinor. Për disa fëmijë, kalimi nga shkolla fillore deri në shkollën e mesme përbën një vështirësi më vete, sepse kjo periudhë “pasuron” botën e tyre, duke rritur pavarësinë dhe përgjegjësinë e tyre.

Ndoshta për herë të parë fëmija juaj përballet me  konkurrencën, tashmë do të duhet të mësojë të menaxhojë punë më të vështirë, më afatgjatë. Kjo periudhë është ndër më të suksesshmet për të përftuar më shumë njohuri e informacion, është periudha në të cilën fëmijët kanë aftësi dhe kapacitet më të madh për të mësuar. Në këtë periudhë aftësia për të memorizuar dhe kapacitetet intelektuale janë shumë të zhvilluara. Zhvillimi i trurit tek para-adoleshentët gjithashtu çon në rritjen e aftësive të të menduarit abstrakt dhe arsyetimit hipotetik të tilla, si: logjika deduktive.
Në këtë periudhë ata janë në gjendje të projektojnë të ardhmen. Ata mund të përdorin të menduarin dhe të gjykuarit për të zhvilluar pritshmëritë e rezultateve të veçanta, dhe për të formuluar qëllimet afatgjata.
Në këtë moshë ata nuk arrijnë të shohin dallimin mes aftësisë dhe përpjekjes. Në këtë periudhë ata suksesin ia delegojnë vetes, ndërsa dështimin të tjerëve.

 

Të nxënët tek fëmijët 14 -16 vjeç
• Mësojnë shprehitë për të përcaktuar rregullat e punës.
• Tregojnë më shumë interes për shkollën dhe planeve për të ardhmen.
• Janë më të aftë të argumentojnë çdo ngjarje, sjellje ose çështje, të japin arsyet e një sjellje apo reagimi, si dhe të parashtrojnë zgjidhjen për to, duke specifikuar sjellje, reagime apo situata të gabuara.

Ditët më të ftohta të dimrit fëmijët i kalojnë me ngrohës alternativ


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Pranë profilit tonë “Lëviz për Kopshtit Tim” në Facebook kanë ardhur disa ankesa për sa i përket ngrohjes së ambienteve të kopshteve. Shumë prindër të zonave të ndryshme kanë raportuar që në kopshtet e fëmijëve të tyre nuk ka ngrohje, ose kaldaja ndizet me orare ose ka defekt.

Ky është kthyer në një shqetësim të madh për prindërit, pasi ndikon në shëndetin e fëmijës së tyre, si dhe pengon ata në angazhimet e tyre ditore, pasi disa prej tyre detyrohen t’i marrin fëmijët në shtëpi.

Në mesazhet në faqen e ‘Leviz Për Kopshtin Tim’ një prind shkruan: “Ngrohja në kopshtin e fëmijës tim nuk funksionon. Kaldajat nuk ndizen që para vitit të ri. Po të shihni edhe pjesëmarrjen e fëmijëve shumë e dobët. E çoj në mëngjes me shpresën se janë rregulluar (se na kanë thënë që ka defekt) dhe e marr serish mbrapsht sepse aty thahen fëmijët… kanë dy ngrohëse që edhe t’i prekësh me duar nuk të djegin…. vetëm ndriçojnë 2 shufra halogjene ….”

Ndërkohë drejtuesit e kopshteve kanë pranuar që ka defekte me kaldajat, por që tani gjithçka është nën kontroll.

Drejtoresha: “Ka patur defekt dhe është rregulluar pasi është punuar nga mbyllja e orarit të kopshtit deri në darkë vonë dhe gjatë kohës që kaldaja nuk ka punuar kemi përdorur ngrohës të tjerë alternative”.

Për sa i përket virozave, kopshti nr. 41 në bashkëpunim me mjeken kanë afishuar në derën e çdo grupi këshilla dhe rekomandime për fruthin dhe linë. Ndërsa raportohet që nuk ka fëmijë me grip kjo pasi as prindërit nuk i sjellin në kopsht.

Sipas studimit të bërë nga Shoqata Together For Life “Monitorimi fizik i kopshteve të qytetit të Tiranës” ka rezultuar që:

  • 24% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 9 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) kanë vetëm ngrohje për mbajtjen e temperaturës konstante në ambientet e tyre.
  • Fëmijët e 7 prej kopshteve të monitoruara (nga të cilat nuk ka të nismës “Adopto një kopsht”), (17%) nuk kanë në ambientet e tyre as ngrohje e as ftohje.

 

Tërshëra, ushqimi që i bën fëmijët më të zgjuar dhe më të përqendruar


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

 

 

 

 

 

Blerina Bombaj, dietologe

Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të fillojnë ditën në mënyrë të shëndetshme, ju ofroni një mëngjes me qumësht, drithëra të cilët përmbajnë tërshëre dhe pak fruta të thata.

Largojnë nepsin

Tërshëra përmban shumë lloje vitaminash dhe në sasi te konsiderueshme, si dhe lëndë inorganike, për të cilat fëmijët kanë veçanërisht nevojë, që të gëzojnë një shëndet të mirë. Për më tepër, duke shtuar tërshërën në ushqimin e fëmijës tuaj, parandaloni nepset e panevojshme dhe dëshirën e tepruar për ëmbëlsira. Tërshëra përmban fibra të tretshme, të cilat i japin asaj indeks glicemik të ulët. Kjo do të thotë që ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak në nivele konstante, duke mundësuar kështu evitimin e luhatjeve që çojnë në neps për ushqime të përpunuara me përmbajtje të lartë sheqernash të thjeshtë si biskotat, çokollatat dhe ëmbëlsira.

Përmirësojmë përqendrimin

Fëmijët që konsumojnë tërshëre për mëngjes, është e sigurt që ja dalin më mirë në mësime. Këta fëmijë kanë rendiment më të mirë në zgjidhjen e problemeve matematikore dhe në realizimin e detyrave të ndryshme. Lloji i mëngjesit ka një rëndësi të veçantë në performancën mendore të fëmijëve në shkollë. Në një studim të Universitetit Taft, u konstatua se fëmijët që konsumonin tërshëre në mëngjes, në vend të drithërave të tjerë, arrijnë rezultate më të mira në mësime. Kjo gjetje, argumentohet me faktin se drithëra si tërshëra, ofrojnë glukoze-ushqimin më të preferuar të trurit- në mënyrë konstante. Për më tepër, fëmijët që ndjehen të ngopur, e kanë më të lehtë të përqendrohen, në krahasim me fëmijët që ju gërryen stomaku.

Veçanërisht të dobishme për fëmijët me diabet

Tërshëra është një ushqim i çmuar për fëmijët dhe adoleshentët me diabet, pasi i ndihmon ata të kontrollojnë sheqerin në gjak më mirë.

Fëmijë të gëzuar

Ushqimet e pasura ne karbohidrate, si tërshëra, përforcojnë nivelet e serotoninës në tru, lënda përgjegjëse për humorin e mirë, duke ndihmuar kështu adoleshentët të evitojnë luhatjet e shpeshta të humorit.

Për intolerantët ndaj glutenit

Edhe pse tërshëra e ofruar në treg përmban gluten, studimet kane treguar se, fëmijët me kolika dhe çrregullime të tretjes, të cilët kanë ndjekur një dietë pa gluten por që përmbante tërshëre, kanë rezultuar në rikuperim optimal të aparatit tretës. Gjithsesi, nëse fëmija juaj është intolerant ndaj glutenit, duhet të konsultoheni me mjekun pediatër për përdorimin e tërshërës.

Ushqim me përfitime afatgjata

Fibrat dhe beta-glukanet që përmban tërshëra, ndihmojnë ruajtjen e niveleve optimale të kolesterolit në gjak, duku ulur kështu rrezikun kardiak, si dhe ndihmojnë në zbërthimin dhe përthithjen e shumë lëndëve ushqyese që ajo përmban. Beta glukanet janë molekula të ngjashme me fibrat, te patretshme, të cilat forcojnë florën bakteriale të fëmijëve, duke u dhënë atyre një mburojë të shkëlqyer ndaj patogjeneve, diarreve, dhe toksinave të ndryshme të ambientit dhe ushqimit./Shendeti.com.al

Nga Lira Gjika: Si të lehtësoni ankthin e fëmijëve


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Kur fëmija juaj, vazhdimisht, është i nxehur, i nervozuar, i trishtuar apo i frikësuar, do të thotë se diçka nuk shkon. Isabelle Filliozat, është psikoterapeute amerikane dhe ka 30 vjet, që punon me fëmijë dhe autore e shumë librave për sferën emocionale të fëmijëve, tërheq vëmendjen dhe këshillon: “Përsëritja, është sinjali i një burimi të stresit kronik, që fëmija nuk di apo ka vështirësi ta menaxhojë”.

Fëmija me siguri është përfshirë në një situatë, që nuk po ja del dot, ta zgjidhë. Kështu i rrituri duhet të ndërhyjë me pyetje konkrete për të zgjidhur situatën dhe jo me pyetje, që as vetë i rrituri nuk di të përgjigjet. Si: “çfarë ke?”, “pse bën kështu?” Është shumë e rëndësishme të gjendet shkaku dhe do të ishte mirë të bëhej një konsultë edhe me një specialist për fëmijë. Por një ndihmë shumë e mirë për të zbutur gjendjen dhe ulur ankthin, janë edhe tre veprime të thjeshta si p.sh.:-
1. nxiteni fëmijën të marrë frymë. Frymëmarrja qetëson dhe njëkohësisht çon oksigjen në tru
2. ti jepet një gotë uji. Ky veprim, ndërpret procesin që provokon gjendjen dhe njëkohësisht hidraton trurin e fëmijës.
3. bëjini fëmijës disa përkëdhelje të lehta në duar, në sup apo në kokë. Ky veprim stimulon hormonin e oksitocinës, i cili influencon direkt në sferën afektive.
Të tri këto veprime ndihmojnë në zhbllokimin e një situate veçanërisht të vështirë.

 

Sa kripë marrin fëmijët gjatë ditës?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Blerina Bombaj, dietologe

E keni menduar ndonjëherë se fëmija juaj mund te jetë duke marrë më shumë kripë se duhet? Ushqimet e sotme përmbajnë shumë më tepër kripë se ushqimet ne të shkuarën. Sidomos ato të gatshmet!

Ky fakt i vendos fëmijët përpara rrezikut të rritjes së presionit të gjakut dhe të vendosjes së preferencës për kripë që zgjat gjithë jetës. Ja disa nga ushqimet që përbëjnë burim të sasive të tepruara të kripës:
-Drithërat e gatshëm të mëngjesit
-Picat
-Salcicet, sallamet, proshutat
-Konservat
-Salcat e gatshme të bëra me mish
-Supat e gatshme
-Cibuket, patatinat
-Kikirikat, farat dhe bajamet e kripura
-Sanduiçet e gatshëm, hamburgerat
-Salcat e gatshme, salca e sojës
Ne ju këshillojmë të evitoni sasitë e tepruara të kripës në ushqimin e fëmijëve tuaj. Ata kanë përmasa trupore më të vogla dhe nuk e përballojnë mirë tepricën e kripës. Sasitë e tepruara të kripës mund të rrisin presionin e gjakut në arteriet e fëmijës duke e predispozuar atë të shfaqë hipertension dhe probleme kardiake në moshë të rritur.

Zgjedhjet më të mira për fëmijët janë ushqimet e përgatitura në shtëpi me ushqime të freskëta dhe të papërpunuara.

Përpiquni të përmirësoni shijen e ushqimeve vetëm me përbërës natyral si erëzat dhe limoni apo uthulla e mollës. Pasuroni ushqimin e tyre me fruta dhe zarzavate dhe mundësojini konsumin e ujit edhe kur ata harrojnë.

 

Edukatoret: Kërkojmë edukatore dublante për fëmijët me aftësi ndryshe


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kopshtet e Tiranës akoma vazhdon numri i lartë i fëmijëve në grupe dhe sikur të mos mjaftonte kjo në grup ka dhë fëmijë që kërkojnë një trajtim  ndryshe. Në një nga kopshtet këtu në Tiranë ka 8 fëmijë me aftësi ndryshe dhe sigurisht që meriton një trajtim special.  Është thënë që për kopshtet do të ketë nga 1 edukatore dublante për fëmijët me aftësi ndryshe. Kjo që fëmijët  të marrin edukimin dhe përkujdesjen e merituar por dhe për të lehtësuar edukatoret e tjera të cilat kanë në grup dhe 35 fëmijë të tjerë.

Një edukatore në një nga kopshtet e Tiranës shprehet: “Na është premtuar që do të kishim pjesë të stafit dhe një dublante për fëmijët me aftësi ndryshe por akoma nuk ka ardhur asnjë.”

Një tjetër edukatore thotë: “Ne në kopshtin tonë kemi të paktën 8 fëmijë, pothuajse 2-3 fëmi në çdo grup dhe kemi vështirësi  pasi kemi dhe 35 fëmijë të tjerë në grup që si ata kërkojnë vëmendje dhe përkujdesje”.

Përsa i përketë psikologes ajo vjen 1 herë në 2 javë, kjo nuk është e mjaftueshme shprehen edukatoret.

Kërkojmë të kemi një edukatore për fëmijët me aftësi ndryshe që të marrë përkujdesjen e duhur por dhe të mos lihen pas dore fëmijët e tjerë.

Kopshtet e Tiranës, vazhdojnë problematikat me rolin e drejtuesve


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Gjatë monitorimit që Lëviz  për Kopshtin Tim ka kryer këto ditë, një problematikë që u shpreh për herë të parë nga një drejtuese e një kopështi në Tiranë ishte dy detyrat që ajo kishte, të kryej detyrimet  si drejtoreshë e kopështit apo të kujdeset për fëmijët si edukatorja e tyre.

Në kopshtin që unë drejtoj i cili për momentin është pa drekë,  janë rreth 70 fëmijë, 35 fëmijë në secilin grup, kemi 1 edukatore për secilin nga 2 grupet dhe njëra jam unë, drejtoresha e kopshtit.

Ajo shprehet se e ka shumë të vështirë të menaxhoje detyrat e saj si drejtuese e kopshtit dhe edukatore e një grupi me 35 fëmijë. Jam e detyruar të lë fëmijët më sanitaren teksa kujdesem për punët që më takojnë si drejtoreshë. Do doja shumë të kisha një ndihmë nga një përson tjetër pasi nuk e përballoj dot.  Jam në merak  kur largohem nga frika se mos ndodh diçka të vegjëlve, por as detyrat që më takojnë nuk mund t’i lë pas dore.

Kopshti është pa drekë tani që flasim por presim që nga janari të kthehet me drekë dhe fluksi do të jetë dhe më i madh. Kjo sjell dhe rritje të përgjegjësisë dhe fluksit të punës do të rriten dhe do e kem më të vështirë të kujdesem për fëmijët dhe për punët që më takojnë, të kontrolloj ushqimet që vinë, produktet per pastrim etj etj. Uroj dhe shpresoj që të më sjellin dikë tjetër…

Shmangia e teknologjisë në fëmijërinë e hershme dhe të vonë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Për Gazeta Shëndeti, dr. Gentjana Sinaj, mjeke logopede

Teknologjia është  shumë e rëndësishme dhe gati e pazëvendësueshme për njeriun modern, por ajo mbart edhe efekte negative në jetën e njeriut dhe shoqërisë. Një ndër to është edhe ekspozimi i tepërt i fëmijëve 0-3 vjeç ndaj teknologjisë.

Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqëria e Pediatrisë Kanadeze tregojnë se foshnjat e  moshës 0-2 vjet nuk duhet të kenë ekspozim ndaj teknologjisë, 3-5 vjet të kufizohet në një orë në ditë dhe 6-18 vjet të jetë e kufizuar për 2 orë në ditë. Fëmijët dhe të rinjtë që përdorin teknologjinë 4-5 herë më shumë nga sa është rekomanduar, mund të kenë pasoja të rënda dhe shpesh kërcënuese për jetën. Pajisjet e dorës (telefonat celularë, tableta, lojëra elektronike), janë rritur në mënyrë dramatike në qasjen dhe përdorimin e teknologjisë, sidomos nga fëmijët shumë të vegjël. Pediatrit e zhvillimit dhe logopedët, jemi duke u bërë thirrje prindërve dhe mësuesve për të ndaluar përdorimin e të gjitha pajisjeve të mbajtjes në dorë për fëmijët nën moshën 12 vjeç. Në vijim efektet negative që sjell përdorimi i teknologjisë te fëmijët e vegjël ndikojnë në:

Rritja e shpejtë e trurit               

Midis 0 dhe 2 vjet, truri foshnjës rritet trefish në madhësi, dhe zhvillimi vazhdon deri në moshën 21 vjeç por ne procese më të ngadalta. Zhvillimi i hershëm i trurit është përcaktuar nga stimujt mjedisore, apo mungesa e tyre. Stimulimi i  trurit  në zhvillim nëpërmjet ekspozimit të tepërt të teknologjisë (telefonat celularë, internet, iPad, TV), ka treguar se është  i lidhur me kohen e reagimeve, deficitit të vëmendjes, vonesat konjetive, dëmtimit të të mësuarit, rritje e impulsiviteti dhe ul aftësinë për vetë-menaxhim, p.sh. tantrumet.

Zhvillim i vonuar

Përdorimi teknologjisë kufizon lëvizjen, e cila mund të rezultojë në zhvillimin e vonuar. Një në tre fëmijë që përdorin  teknologjinë në Amerikë dhe Kanada tani hyjnë në shkollë me vonesë zhvillimore, duke ndikuar negativisht në të mësuarit dhe arritje akademike. Teknologjia jep efektin e pasivitetit, përgjumjes dhe dembelizmit ndryshe nga lëvizja e cila  rrit vëmendjen dhe aftësinë e të mësuarit. Përdorimi i teknologjisë nën moshën 12 vjeç është e dëmshme për zhvillimin e fëmijëve dhe të të mësuarit.

Dëmtimi gjuhësor       

Shpesh herë fëmijët shqiptar që përdorin teknologjinë dëgjojnë video-animatore në gjuhën angleze. Ka një pjesë të fëmijëve që i zhvillojmë të dyja gjuhët në mënyrë simultane dhe këtu jemi në rregull. Fëmijët që zhvillojnë dy gjuhë njëkohësisht kanë më tepër avantazhe se një fëmijë që përdor vetëm një gjuhë, por në këtë artikull do të merremi çrregullimin e dygjuhësisë.  Duke qenë se ata jetojnë në një mjedis ku flitet shqip, kjo i bën ata të rrezikuar ndaj çrregullimit të bilingualizmit. Pra, fëmijëve që janë të ekspozuar në dy ose më shumë gjuhë mund t’u ndodhë konfuzioni bilingual ose multilingual dhe, për pasojë, këta fëmijë kanë vështirësi në zhvillimin gjuhësor në secilën gjuhë. Edhe në gjuhën shqipe ata hasin vështirësi, sepse duke qëndruar për një kohë të gjatë me teknologjinë, ata dëgjojnë në gjuhë të huaj e për rrjedhojë ajo nuk është më një e gjuhë e huaj për fëmijën, por ajo kthehet në një gjuhë familjare. Është një gjuhë e dytë, por kryesore për fëmijën. Sa më tepër të konsumojë kohë me gjuhën e huaj, aq më të mëdha janë gjasat që ai të zhvillojë atë gjuhë, e nga ana tjetër të ketë vështirësi në zhvillimin e gjuhës shqipe. Por, mund të mos zhvillojë asnjërën e për rrjedhojë ai mund të mbyllet në vetvete prej pamundësisë së komunikimit, prej faktit se është mësuar të rrijë vetëm me teknologjinë që i është dhënë prej familjarëve të vet.

Obeziteti epidemik

Përdorimi i TV dhe video lojës  lidhet me rritjen e obezitetit. Fëmijët të cilët i kanë të lejuara aparatet në dhomat e tyre kanë 30% rritje në rastet e obezitetit. Një në katër Kanadeze, dhe një në tre fëmijë SHBA-së janë obezë. 30% e fëmijëve me obezitet do të zhvillojnë diabetin, dhe individët obezë janë në rrezik të lartë për goditje të hershme në tru, sulm në zemër, shkurtimin e të jetëgjatësisë. Kryesisht për shkak të obezitetit, fëmijët e shekullit të 21 mund të jenë brezi i parë, shumë prej të cilëve nuk do të jetojnë më gjatë se prindërit e tyre.

Privim i gjumit

60% e prindërve nuk e mbikëqyrin përdorimin e teknologjisë nga ana e fëmijës së tyre, dhe 75% e fëmijëve ju lejohet teknologjia në dhomat e tyre. 75% e fëmijëve të moshës 9 dhe 10 vjet kanë privim të gjumit në masën që notat e tyre janë ndikuar për keq.

Sëmundje mendore      

Përdorimi i tepruar i teknologjisë njihet si faktor shkaku në normat në rritje të depresionit të fëmijëve, ankthit, çrregullime shtesë, deficit të vëmendjes, autizëm, çrregullim bipolar, psikozë dhe sjellje problematike të fëmijëve. Një në gjashtë fëmijë kanadez kanë një diagnozë sëmundje mendore, shumë prej të cilëve janë me mjekime të rrezikshme si psikotrope.

Agresioni                                                                                                                 

Përmbajtja e dhunshme mediave mund të shkaktojë agresion të rritur të fëmijëve. Fëmijët e vegjël janë të ekspozuar gjithnjë e në rritje nga rastet e dhunës fizike dhe seksuale në median e sotme. SHBA ka kategorizuar dhunën në media si një rrezik për shëndetin publik për shkak të ndikimit në agresionin e fëmijëve.

Demenca digitale

Përmbajtje të medias mund te kontribuojë me shpejtësi të lartë në deficite  të vëmendjes, si dhe zvogëlim të përqendrimit dhe kujtesës, për shkak të shkurtimit neuronal në korteksin frontal te trurit. Fëmijët të cilët nuk mund të kenë vëmendje nuk mund të mësojnë.

Varësia

Edhe  prindërit varen  gjithnjë e më shumë drejt teknologjisë, ata shkëputen nga fëmijët e tyre. Në mungesë të lidhjes prindërore, fëmijët e shkëputur mund të krijojnë me shpejt varësi te pajisjet teknologjike. Një në 11 fëmijë të moshës 8-18 vjeç janë të varur nga teknologjia.

Emisioni i rrezatimit

Në maj të vitit 2011, Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikoi telefonat celularë dhe pajisje të tjera (wireless) si një rrezik të kategorisë 2B (kancerogjen të mundshëm) për shkak të emetimit të rrezatimit. James McNamee me Health Canada në Tetor të vitit 2011 lëshoi ​​një paralajmërim rreziku ku thuhet “Fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj një shumëllojshmëri agjentësh se sa të rriturit duke qënë se truri i tyre dhe sistemet imune janë ende në zhvillim, kështu që ju nuk mund të thoni se rreziku do të jetë i barabartë si për një të rritur ashtu dhe  për një fëmijë. ”  

Paqendrueshmëria

Mënyrat në të cilat fëmijët janë rritur dhe edukuar me teknologjinë nuk janë më të qëndrueshme. Fëmijët janë e ardhmja jonë, por nuk ka të ardhme për fëmijët që mbipërdorin teknologjinë. Një qasje e bazuar në ekip është shumë e nevojshme dhe urgjente për të zvogëluar përdorimin e teknologjisë nga fëmijët.   Ekspozimi i tepërt i fëmijëve ndaj teknologjisë mund të sjell si efekt negativ stopimin e të folurit apo dhe stopimin e zhvillimit gjuhësor. Rasti i një vajze 3-vjeçare e cila konsumonte mbi 4-orë në ditë përpara kompjuterit kishte sjell tek ajo bllokim të të folurit. Vajza e vogël nuk frekuentonte çerdhen dhe shok/shoqe i/e saj ishte kompjuteri. Vajza merrte informacion prej kompjuterit, por  nuk kishte bashkëbisedim ndërmjet tyre, nuk kishte fjalë mes tyre. Ajo dëgjonte, shikonte, por në gjuhë të huaj. Ishte mbyllur në vetvete. Me prindërit ajo kishte gjetur mbështetje në komunikimin jo verbal (të folurën pa fjalë) dhe për rrjedhojë i gjithë fjalori i saj ish kufizuar vetëm në 4 fjalë. Pas vetëm një konsulte logopedike vajza e vogël filloi t’i komunikonte mamit të vetë, dëshirat e veta, verbalisht. Ajo nuk u rikthye më sepse nuk ishte e nevojshme. Nisi të fliste, por deri atëherë ishte bllokuar. Nuk bëmë asnjë gjë të madhe, thjeshtë diskutuam sesi duhej të veprohej. Duhej kanalizuar vetëm në një gjuhë sepse kishte konfuzion multilingual. Ajo dinte të shprehej në shqip, por ngatërrohej me gjuhën portugeze dhe angleze, kishte vështirësi në përcaktimin ose familjarizimin me një gjuhë të caktuar. Por ia doli, kishte mundur të kuptonte në tre gjuhë, por ndihej konfuze në cilën gjuhë duhej të shprehej. Ndaj ajo që konkludojmë  është, më shumë marrëdhënie interaktive me njerëz të tjerë dhe integrim social i hershëm, më pak teknologji sepse mbyll fëmijën në vetvete dhe mund të sjell konfuzion multilingual e për rrjedhojë fëmija mund të has vështirësi  në arritje akademike dhe  ndërtimin e marrëdhënieve me të tjerët.

Drejtoresha e kopshtit “Ollga Kërxhalli” flet për sfidat, arritjet dhe pikat e forta në punën e saj


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Znj.Marjeta Balliu Drejtoreshë në kopshtin “Ollga Kërxhalli” dhe si drejtuese e një rrjeti profesional në arsimin parashkollor në diskutimin e saj flet për sfidat, arritjet dhe pikat e forta në punën e saj.
Siç e dimë thotë Balliu në arsimin parashkollor punohet mbi bazën e dy dokumenteve të rëndesishme:

Korniza Kurrikulare e Arsimit Parashkollor dhe Standartet e zhvillimit të të nxënit të fëmijeve 3-6 vjeç, ku këto standarte shërbejnë si një mjet për të  gjykuar cilësinë e programeve të edukimit të femijërisë së hershme, të arritjeve dhe rezultateve të të nxënit të fëmijeve, e të kompetencës profesionale.

Një nga fushat më të rëndësishme të standarteve të arsimit parashkollor janë: Mjedisi fizik i brendshëm dhe i jashtëm i kopshtit i cili përshpejtojnë rritjen dhe zhvillimin optimal, plotëson nevojat e fëmijeve për zbulim dhe mësim.
Pra, mjedisi fizik i kopshteve ndikon në sjelljen dhe zhvillimin e njeriut, të të rriturve dhe fëmijeve, të cilët punojnë dhe jetojnë në të. Kështu që cilësia e hapësirës fizike dhe e materialeve të ofruara ndikojnë në nivelin e përfshirjes së fëmijëve dhe në cilësinë e bashkëveprimit midis të rriturve dhe fëmijëve.
Gjerësia, pajisja dhe përdorimi i hapësirës brenda dhe jashtë kopshtit duhet të vlerësohet seriozisht, duhet të rregullohen dhe modifikohen vazhdimisht për të përmbushur nevojat e fëmijeve dhe për të lehtësuar mësimdhënien dhe të nxënit tek fëmijët e moshës 3-6 vjeç.

Në kopshtin  “Ollga Kërxhalli” të cilin unë drejtoj gjendja brenda dhe jashtë kopshtit është e mirë, me një ambient të përshtatshëm, me hapësira të nevojshme për një edukim sa me të mirë të fëmijëve, grupet kanë hapësira që fëmijët të lëvizin sa më lirshëm e të eksplorojnë dhe të perceptojnë mjedisin e brendshëm. Kopshti mirëmbahet shumë mire, ka ambient të këndshëm dhe tërheqës për fëmijët.

Stafi i mësueseve është i kualifikuar, gjithashtu kemi një bashkërendim të mirë mësues- fëmijë-prindër. Por krahas kësaj dua të falenderoj Bashkinë për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e kushteve dhe realizimin e tyre në kohën e duhur.

Duke bërë hidrozolimin e tarracës, lyerjet e brendshme të grupeve, shtrim me parket të dy klasave, pajisjen e grupeve me soba zjarri të reja, ndriçimin.

Falenderoj dhe Zyrën Arsimore për informimin mbi udhëzimet, programet dhe kurrikulat që ne zbatojmë.

Gjithashtu falenderoj dhe projektin, drejtuesit e projektit që u implementua në Kopshtet e Pogradecit.

Kur temperatura e lartë shkakton konvulsione tek fëmijët


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Për Gazeta Shëndeti, Dr. Artan Haruni, neuropediatër

Të dhëna nga studime të ndryshme epidemiologjike japin shifra se nga 2 deri në 10% e fëmijëve me konvulsioneve febrile zhvillojnë epilepsi. Në shumicën e studimeve rreziku i kalimit në epilepsi pas një krize febrile të vetme nuk është i konsiderueshëm në krahasim me popullatën normale. Madje dhe në popullata me incidencë të lartë për konvulsione febrile, si në Japoni nuk vërehen ndryshime domethënëse nga popullata me incidencë më të ulët.

Faktorët e rrezikut për kalimin e konvulsioneve febrile në epilepsi janë si më poshtë:

  • Prania e anomalive neurologjike para krizës febrile
  • Konvulsionet febrile komplekse
  • Anamnezë familjare për epilepsi

Në rastin e konvulsioneve febrile komplekse, sa më shumë manifestime komplekse, aq më i madh rreziku. Fëmijët me kriza febrile të zgjatura dhe fokale, janë veçanërisht në risk të lartë për epilepsi.

Sa më shumë nga këta faktorë hasen, aq më e madhe është mundësia e kalimit në epilepsi.

Dy nga faktorët e rrezikut më të rëndësishëm për kalimin në epilepsi janë anomalitë neurologjike dhe anamneza familjare për epilepsi. Ndërsa anamneza familjare për konvulsione febrile, mosha në krizën febrile të parë, temperatura dhe gjinia nuk kanë treguar të rrisin rrezikun për epilepsi pasuese.

Konvulsionet febrile

Konvulsionet febrile konsiderohen si lloji më i shpeshtë i konvulsioneve tek fëmijët e moshës 3 muaj deri 5 vjeç. Konvulsionet janë të dridhura të pavullnetshme të ekstremiteteve me tonizim të trupit.

Ato diferencohen nga llojet e tjera të konvulsioneve qysh prej mesit të shekullit XIX. Në atë kohë trajtimi konsistonte në eliminimin e shkaktarit të temperaturës. Me futjen në përdorim të termometrit në fundin e viteve 1880, u kuptua se temperatura ishte faktori primar në shkaktimin e konvulsioneve febrile.

Konvulsionet afebrile (pa temperaturë), mund të fillojnë nga disa muaj pas krizës febrile deri në pas 30 vjetësh, por 85% fillojnë pas 4 vjetësh.

Risku që një fëmijë që ka kaluar konvulsione febrile të bëjë konvulsione afebrile është:

  • 2% në moshën 5 vjeç
  • 4,5% në moshën 10 vjeç
  • 5,5% në moshën 15 vjeç
  • 7% në moshën 25 vjeç.

Konvulsionet febrile mund të paraprijnë forma të ndryshme të epilepsisë, si:

  • Epilepsia mioklonike
  • Epilepsia rolandike
  • Sindroma Panayiotopoulos
  • Sindroma Dravet

Konvulsionet febrile janë dy llojesh: të thjeshta dhe komplekse

Konvulsionet febrile “të thjeshta” karakterizohen nga kriza të shkurtra, përgjithësisht të gjeneralizuara me kohëzgjatje deri 5 apo më shumë minuta, të shoqëruara nga temperatura e lartë.

Forma e dytë e konvulsioneve është forma “komplekse”: karakterizohet nga konvulsione të zgjatura mbi 15 minuta, kriza fokale, shpesh të dhëna EEG jonormale.

Zgjatja e krizës ndryshon nga pacienti në pacient. Kriza mund të paraqitet në temperaturë të ndryshme disa herë gjatë një dite apo periudha të zgjatjes së temperaturës.

Piku i incidencës së konvulsionve febrile është grupmosha 9-18 muaj.

Këto kriza janë të shoqëruara nga infeksione, si: tonsilitet, faringitet, otitet, etj.

Studime epidemiologjike kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në lidhje me frekuencën, historinë e sëmundjes dhe prognozën e konvulsioneve febrile.

Pothuaj në çdo artikull thuhet se “konvulsionet febrile janë tipi më i shpeshtë ndër konvulsionet e fëmijëve dhe hasen në 2–5% të fëmijëve.

Duke përdorur metodologji të ndryshme, studime të shumta kanë treguar se konvulsionet febrile hasen në përqindje të ndryshme në fëmijë të moshës nën 5 vjeç. Në vende të ndryshme vërehen incidenca të ndryshme si për shembull, Angli 2.4%, Izraeli 4.7%, Kili 4%, Japonia 7%, Ishujt Mariani 14%.

Arsyeja e kësaj mospërputhje gjeografike mbetet e pashpjeguar, por mund të jetë e lidhur me prirjen gjenetike apo faktorët ambientalë.

Në 28 fëmijë, njëri do të ketë konvulsione febrile. Konvulsionet febrile kanë 3 elemente kritike:

  • mosha,
  • temperatura,
  • prirja familjare.

Tendenca për konvulsione febrile është e lidhur me një stad të caktuar të maturimit të trurit. Mbetet e paqartë pse imaturimi i trurit është i prekshëm nga temperatura.

Ndër faktorët e rrezikut, më i rëndësishmi është prania në historinë familjare e konvulsioneve febrile. Sa më shumë të afërm të prekur, aq më i lartë rreziku.

Studime të ndryshme kanë treguar edhe faktorë rreziku të tjerë, si: pirja e duhanit gjatë shtatzënisë apo infeksionet respiratore të nënës gjatë 3-mujorit të parë të shtatzënisë.

Faktorët e rrezikut për përsëritje të konvulsioneve febrile.

Autorë të ndryshëm kanë studiuar rrezikun për përsëritje të konvulsioneve febrile. Rreth një e treta e fëmijëve që kanë pasur një konvulsion febril, do të kenë të paktën një përsëritje.

Studime të shumta kanë identifikuar faktorët e mëposhtëm si rrezik për përsëritje të konvulsioneve febrile.

  • Një histori familjare për konvulsione febrile.
  • Kriza e parë febrile para moshës 18 muaj
  • Një nivel jo shumë i lartë i temperaturës
  • Fëmijët me dy apo më tepër faktorë kanë rrezik për përsëritje 30% brenda 2 viteve.

50% e rrezikut për përsëritje realizohet brenda vitit të parë menjëherë pas konvulsionit të parë febril. 90% e fëmijëve që bëjnë përsëritje, kriza mund të shfaqet përsëri brenda 2 viteve.

Mosha është faktori përcaktues më i qëndrueshëm për sa i përket rrezikut të përsëritjes.

Me rritjen e moshës, rreziku për përsëritje bie. Prania në historinë familjare e konvulsioneve febrile shoqërohet me rritje të rrezikut një deri dy herë.

Fëmijët që kalojnë shpesh sëmundje febrile kanë rrezik të lartë për të bërë konvulsione febrile.

Deri në 50% e fëmijëve që bëjnë përsëritje, mund të bëjnë më tepër se një përsëritje.

Faktorë të tjerë si historia familjare për epilepsia mund të luajnë gjithashtu rol në këta fëmijë që tashmë kanë bërë të paktën një përsëritje. Faktorë të cilët janë diskutuar shpesh, por që janë ende të paqartësuar mirë dhe ndikojnë në përsëritjet e konvulsioneve febrile, përfshijnë shenjat komplekse, anomalitë neurologjike.

EEG

Edhe pse nuk është metodë e sigurt në parashikimin e prognozës së konvulsioneve febrile, EEG si metodë jo invazive mbetet e rëndësishme në vërtetimin e ndryshimeve strukturale të SNQ, si dhe si prediktor i kushtëzuar në prognozën e konvulsioneve febrile dhe kalimin e tyre në epilepsi./Shendeti.com.al


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387