Kopshti nr. 6 i nismës “Adopto një kopsht”, mungesa në kushtet e sigurisë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kopshti është vendi ku të vegjëlit tanë kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre. Prandaj prindërit dëshirojmë që të jenë në dijeni nëse kopshti ku është fëmija i tyre plotëson apo jo standardet. Nga studimi i bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin Nr. 6 në Tiranë një problematikë akoma shqetësuese është mbipopullimi. Sipas një ndarje në kushte të munguara dhe të plotësuara do të shikoni situatën e kopshtit Nr. 6 si më poshtë:

Në këtë kopsht janë regjistruar 210 fëmijë nga 130 fëmijë që është kapaciteti. Stafi që mbulon 210 fëmijë është 9 edukatore.

Kushtet e plotësuara

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
  • Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
  • Kopshti është i rrethuar me mure ndarëse
  • Stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
  • Ka sistem ndriçimi emergjence
  • Dritaret janë pa skara hekuri  
  • Ka sistem detektimi për zjarrin
  • Ka sirena për zjarrit
  • Impiante për shuarjen e zjarrit

Kushtet e paplotësuara

  • Nuk ka  dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi
  • Nuk ka sinjalistikë daljet e emergjencës
  • Hapja e dyerve nuk bëhen nga brenda – jashtë
  • Nuk ka tabela për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut? (E kuqe, E verdhë/ Portokalli, Bojëqielli, E gjelbër)
  • Nuk ka kamera sigurie

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

Pa dalje sigurie dhe sistem për detektimin e zjarrit, mungesat në kopshtin nr. 3 Tiranë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kopshtet në qytetet e Tiranës hasin një sërë problematikash, duke filluar që nga mbipopullimi, numri i ulët i edukatoreve për numër fëmijësh, mungesa e një psikologu dhe mjeku në kopsht, mosplotësimi i standardeve të infrastrukturës fizike etj.

Gjatë studimit të kryer në 2017 nga shoqata “Together for Life” me mbështetjen e “LëvizAlbania” është kryer monitorimi fizik i ambienteve të 43 kopshteve publike të qytetit të Tiranës, prej të cilit janë nxjerrë konkluzionet dhe rekomandime të cilat synojnë përmirësimin e gjendjes së evidentuar.

Kopshti “Nr. 3” në Tiranë i cili është rikostruktuar në vitin 2014 për herë të fundit shohim që ka shumë mungesa. Më poshtë keni pikat e standardeve të projektimit të kopshteve  që ai plotëson:

-234 fëmijë të regjistruar kur kapaciteti është 120 fëmijë

-8 edukatore për të treja grupet e kopshtit

Kushtet e plotësuara

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
  • Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
  • Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
  • Të rrethuara me mure ndarëse

Kushtet e paplotësuara

  • Nuk ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Nuk ka gjenerator për ndriçim alternativ
  • Nuk ka dalje sigurie
  • Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi
  • Dritare janë pa skara hekuri  
  • Nuk ka impiante për shuarjen e zjarrit
  • Hapja e dyerve nuk bëhen nga brenda – jashtë
  • Mungojnë sirenat e zjarrit
  • Mungon sistemi i detektimit të zjarrit
  • Nuk ka kamera sigurie

Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.

Lija e dhenve, si duhet trajtuar


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Gerlad Kola, konsulent mjekësor

Varicela është një sëmundje shpërthyese, shumë ngjitëse, që shkaktohet prej virusit herpetik të “variçela – zoster”. Ky është një virus që shkakton dy sëmundje:
zjarrin e natës (Herpes-Zoster) dhe linë e dhenve (Variçela).

Lija e dhenve (Variçela) nuk duhet ngatërruar në radhë të pare si nocion me linë e vërtetë (Variola), për të cilën ne jemi të vaksinuar qysh në fëmijërinë e hershme.

Variola (Lija e vërtetë) është një sëmundje virale e rëndë dhe shumë ngjitëse. Ajo ka qenë një sëmundje mjaft e përhapur në disa vende të Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut. Sot ajo është një sëmundje tepër tepër e rrallë, në vendet me nivel të ulët social-ekonomik. Njerëzimi ka arritur ta zhdukë këtë sëmundje në sajë të përdorimit të një vaksine mjaft efikase.

Cili është burimi i infeksionit të Lisë së dhenve (Variçelës)?

Burim infeksioni është njeriu i sëmurë me variçelë 1-2 ditë përpara se të shfaqet shpërthimi në lëkurë dhe derisa të zhduken koret.
Është një sëmundje që përhapet në rrugë aerogene (ajrit), nëpërmjet spërklave të pështymës ose edhe indirekt nëpërmjet rrobave apo sendeve që ka në përdorim i
sëmuri. Sëmundja ka kryesisht karakter sezonal dimër-pranverë.

Cilat janë moshat që preken më shumë?

Zakonisht kjo njihet si sëmundje e fëmijërisë, pra prek më tepër fëmijët e vegjël. Gjithashtu është vënë re në një përqindje të konsiderueshme se shfaqet edhe tek të rinjtë, e në moshat e rritura dhe sidomos në të moshuarit që kanë një rezistencë më të ulët të organizmit të tyre, apo vuajnë më shpesh nga sëmundje të ndryshme kronike.

Si zhvillohet sëmundja?

Virusi hyn në organizëm me anë të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, shumëzohet dhe përhapet në të gjithë sipërfaqen e lëkurës, në shtresën e sipërme të saj që quhet epiderma. Kështu formohen vezikulat (fshika të mbushura me lëng). Kur vezikulat çahen, formohen koret (krustat) që do të bien pas një ose dy javësh. Fshikat nuk dalin vetëm në lëkurë, por edhe në mukozën e gojës, në qiellzë, në laring, në faring, në mukozat gjenitale etj. Këto shoqërohen me një prurit (kruajtje) mjaft të shprehur.

Cilat janë shenjat klinike të sëmundjes?
Periudha e inkubacionit (koha nga infektimi deri në shfaqjen e shenjave klinike) është mesatarisht dy javë. Fillimisht shenjat janë të përgjithshme, temperaturë 38 gradë, pa-rehati e përgjithshme. Shenja e parë në lëkurë është një kruajtje (prurit) në të gjithë trupin dhe një skuqje e lehtë qe të kujton fillimin e fruthit.

Pas këtij fenomeni, brenda 24 orëve shfaqen fshikat (vezikulat) e para, me lëng të qartë dhe rrethuar nga një unazë e kuqe. Temperatura dhe shenjat e tjera të përgjithshme nuk zgjasin më shumë se 3-4 ditë. Elementët e lëkurës shfaqen kudo, duke përfshirë pëllëmbët dhe shputat, por sidomos trupin, fytyrën dhe lëkurën e mbuluar me flokë. Për 2-3 ditë fshikat çahen, nxisin të kruara dhe formohen krusta (kore), që bien në ditën e dhjetë, duke lënë në mënyrë kalimtare një lëkurë të dëmtuar kur nuk ka infeksione nga gërvishtjet. Është karakteristike për këtë sëmundje që brenda një jave ndodhin 2-3 shpërthime të tilla në lëkurë, pra në të njëjtën pjesë të trupit hasen njëkohësisht elemente të lëkurës në faza të ndryshme zhvillimi. Çdo shpërthim i tillë shoqërohet me ngritje të temperaturës 38-39 gradë Celsius, si edhe me limfinoduj (gjendra) kalimtarë. Shërimi bëhet vetiu brenda 10-15 ditëve (në një subjekt me imunitet të ruajtur).

Ecuria e sëmundjes!

Pothuajse gjithmonë ecuria e sëmundjes është e mirë. Nganjëherë mund të kemi mbi-infeksion të lëkurës, si rezultat i pruritit të shprehur (kruajtjes).
Këto janë raste që duhen trajtuar me antibiotikë, por vetëm nga mjeku. Një ndërlikim tjetër mund të jetë pneumonia, të cilës i duhet kushtuar mjaft vëmendje, sepse mund të ketë pasoja. Një rekomandim i rëndësishëm për të sëmurët është që ata të mos lahen derisa të bien krustat (koret). Gjithashtu e rëndësishme është të qetësohen kruajtjet me barna antihistaminike (kundër kruajtjeve), sepse të sëmurët rrezikojnë për mbi-infeksione.
Tek të rriturit sëmundja kalon më rëndë se tek fëmijët. Mjaft rëndë e kalojnë sëmundjen edhe të sëmurët me dëmtime të imunitetit ose që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike. Gjatë periudhës që janë të prekur nga kjo sëmundje, pacientët nuk duhet të shkojnë në shkollë ose në punë derisa të bien koret pasi janë burim infeksioni për të tjerët. Më tej rekomandohet një higjienë e mirë e duarve dhe prerje e thonjve (sepse mund të kemi infeksione dytësore nga kruajtjet)

Çfarë është variçela kongjenitale?

Nëse variçela ndodh tek një grua shtatzënë 5 ditë para lindjes apo pas saj, mund të kemi një variçelë të lindur (kongjenitale) të fëmijës, me bronkopneumoni, dëmtime të tubit tretës, të trurit me ecuri drejt vdekjes. Ndërsa kur variçela prek nënën gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, mund të kemi tek fëmija dëmtime të gjymtyrëve, të syve apo të lëkurës. Prandaj është e rëndësishme të theksohet një kujdes i veçantë për gratë gjatë kësaj periudhe për t’iu shmangur kontaktit me sëmundjet infektive.

Parandalimi!
Vaksinimi nuk ka ndonjë vlerë të rëndësishme. Mund të ndikojë pozitivisht një imunoglobulinë specifike e cila përdoret kryesisht tek personat me ulje të imunitetit dhe ata që vuajnë nga sëmundje malinje. Vetë sëmundja lë imunitet të përhershëm. Pra variçela (lija e dhenve) kalohet vetëm një here në jetë. Përhapet nga njeriu te njeriu kryesisht me kontakt të drejtpërdrejtë e më pak me rrugë aerogjene. Mund të përhapet brenda të njëjtës familje, në çerdhe, në shkolla e në spitale.

Përhapja e infeksionit

Në përgjithësi kjo sëmundje është më e infektueshme rreth 2 ditëve të para të paraqitjes së puçrrave, dhe më pak e infektueshme në ditët kur ndodh tharja e tyre. Pacientët me variçelë nuk duhet të shkojnë në shkollë derisa të gjitha puçrrat të jenë tharë, proces ky që mund të zgjasë edhe më shumë se një javë.
Duke qenë se variçela është shumë e infektueshme, shumica e fëmijëve që kanë vëllezër ose motra të infektuar edhe ata do të preken nga sëmundja, ndërsa simptomat paraqiten 2 ditë pas fëmijës tjetër./ Shendeti.com.al

Cilat janë pasojat e bullizmit të fëmijëve në kopsht


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Departamenti Promocionit Shëndetësor, Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë

Bullizmi është një fenomen që fillon qysh herët në jetën e qenieve njerëzore. Të dhënat shkencore sugjerojnë që bullizmi i ka rrënjët qysh në fëmijërinë e hershme, dhe studime të shumta e kanë evidentuar atë të ndodhë midis fëmijëve të kopshteve gjithashtu. Disa edukatore e prindër mund të dyshojnë ende në vërtetësinë e kësaj të dhëne, duke menduar se fëmijët e vegjël nuk janë në gjendje ta kuptojnë dhe shfaqin një sjellje të tillë.

Pasojat e bullizmit në këtë moshë

Simptoma psikosomatike

– Fëmijët e kopshtit të cilët janë dhunuar nga moshatarët e tyre, prindërit dhe edukatoret raportojnë të jenë stresuar dhe të kenë shfaqur simptoma të ndryshme psikosomatike (për shembull dhimbje koke), të kenë frikë të shkojnë në kopsht dhe të shprehin simptoma depresive. Refuzim nga moshatarët

– Studimet dëshmojnë se bullizmi në kopsht, sikurse edhe në shkollë, është një problem që shqetëson të gjithë grupin e fëmijëve sikurse edhe të rriturit (mësues dhe prindër). Fëmijët e kopshtit i pëlqejnë më pak viktimat se sa moshatarët e pa përfshirë apo edhe krahasuar me fëmijët bulli. Gjithashtu, viktimat nuk kanë shokët që të mund t’i mbrojnë ata.

Refuzimi nga moshatarët mbetet stabël për disa vite dhe ka pasoja negative afatgjate në mirëqenien dhe pranimin social të fëmijës, dhe mund të shkaktojë viktimizim të mëtejshëm. Bazuar në studime, mund të thuhet se fëmijët që nuk kanë shokë, që nuk pranohen në grup dhe që janë të viktimizuar, kanë nevojë për vëmendje speciale nga të rriturit në mënyrë që të ndihmohen të dalin nga ky rreth vicioz. Rrjedhimisht, edhe nëse vërehet që disa fëmijë në grup janë shqetësuar për shkak të bullizmit, studimet tregojnë që këta fëmijë, si viktimat ashtu edhe fëmijët e tjerë, nuk mund ta ndalojnë vetë këtë situatë. Po ashtu, studimet dëshmojnë së vetë situata është shpërblyese për fëmijët bulli dhe se edhe ata, ashtu si fëmijët viktima, janë të stabilizuar në këto role. Kjo nënkupton se të rriturit duhet të përfshihen direkt në ndalimin e këtyre situatave të dëmshme./ Shendeti.com.al

Kopshti Nr. 2 “Peter Pan” Tiranë, ja sa plotësohen standardet


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Sipas një studimi të bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës,  në kopshtin Nr. 2 “Peter Pan”  i nismës “Adopto një kopsht” kushtet janë në nivele mesatare. Shpesh kopshtet e tejkalojnë numrin e regjistrimeve të fëmijëve krahasuar me kapacitetin e kopshtit. Sipas një ndarje në kushte të munguara dhe të plotësuara do të shikoni situatën e kopshtit Nr. 2 më poshtë:

-170 fëmijë të regjistruar kur kapaciteti është 100 fëmijë

-8 edukatore në total

Kushte të plotësuara:

– Energji elektrike pa ndërprerje

– Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante

– Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje

– Ambientet e jashtme të pajisura me lodra për fëmijët

– Impiante për shuarjen e zjarrit

Kushte të munguara:

– Kopshti nuk është i rrethuar me mure ndarëse

– Mungon gjenerator për ndriçim alternative

– Mungon hapja e dyerve nga brenda-jashtë

– Mungojnë daljet e emergjencës

– Mungon sistemi i detektimit të zjarrit

– Mungojnë kamerat e sigurisë

 Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

Edukimi ligjor i komunitetit mbi sistemin arsimor parauniversitar


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Edukimi ligjor i komunitetit mbi sistemin arsimor parauniversitar

Kjo broshurë u përgatit në kuadër të Projektit Rrjeti “Lëviz për Kopshtin tim”, zbatuar nga shoqata “Together for Life” dhe mbështetur nga LevizAlbania. Ky projekt synon të fuqizojë/mbështesë organizatat lokale dhe të mobilizojë grupimet e qytetarëve për të ndikuar në rritjen e transparencës dhe mirëqeverisjes në pushtetin vendor.

Ja sa plotësohen standardet në kopshtin Nr. 1 Tiranë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Për çdo prind është shumë e rëndësishme të dijë nëse kushtet e kopshtit të fëmijës së tij janë brenda standarteve. Por shpesh herë ato lënë për të dëshiruar duke mos plotësuar dhe kushtet më minimale. Sipas një studimi të bërë në 2017 nga shoqata “Together for Life” me mbështetjen e “LëvizAlbania” mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës,  në kopështin Nr. 1 në Tiranë kushtet janë nën nivele mesatare. Shpesh kopshtet e tejkalojnë numrin e regjistrimeve të fëmijëve krahasuar me kapacitetin e kopshtit duke bërë që grupet të jenë të mbingarkuar. Sipas një ndarje në kushte të munguara dhe të plotësuara do të shikoni situatën e kopshtit Nr. 1 më poshtë:

-143 fëmijë të regjistruar kur kapaciteti është 150 fëmijë

-2 edukatore për të treja grupet e kopshtit

Kushte të plotësuara:

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
  • Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
  • Kopshti është i rrethuar me mure ndarëse

Kushte të munguara:

  • Mungon ngrohja dhe ftohja në temperatura konstante
  • Mungon gjenerator për ndriçim alternative
  • Mungon sistemi i ndriçimit të emergjencës
  • Mungon hapja e dyerve nga brenda-jashtë
  • Nuk ka dalje sigurie

Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.

Kopshti Borëbardha Tiranë, ja sa plotësohen standardet


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Për çdo prind është shumë e rëndësishme të dijë nëse kushtet e kopshtit të fëmijës së tij janë brenda standarteve. Por shpesh herë ato lënë për të dëshiruar duke mos plotësuar dhe kushtet më minimale. Sipas një studimi të bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës,  në kopështin Borëbardha kushtet janë në nivele mesatare. Shpesh kopshtet e tejkalojnë numrin e regjistrimeve të fëmijëve krahasuar me kapacitetin e kopshtit. Sipas një ndarje në kushte të munguara dhe të plotësuara do të shikoni situatën e kopshtit Borëbardha më poshtë:

-140 fëmijë të regjistruar kur kapaciteti është 120 fëmijë

-1 edukatore për grupin me 30 fëmijë

Kushte të plotësuara:

-Energji elektrike pa ndërprerje

-Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante

-Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje

-Kopshti është i rrethuar me mure ndarëse

Kushte të munguara:

-Mungon gjenerator për ndriçim alternative

-Mungon hapja e dyerve nga brenda-jashtë

-Kopshti nuk ka psikologë dhe infermier

-Mungesa e kamerave në secilën dhomë

 Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

 

 

Dislalia (defekt i shqiptimit), shkaqet dhe trajtimi


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Erges Esiku, mjek logoped

Dislalitë janë çrregullime të shqiptimit të fonemave, shkaku i të cilës i atribuohet alterimeve funksionale ose organike në nivelin e apartit fonator (buzë, gjuhë, dhëmbë) .

Ka fëmijë që në moshën 3 vjeç flasin në mënyrë korrekte, dhe të tjerë që janë 6 vjeç apo më tepër ngecin në shqiptimin e disa shkronjave. Shqiptimi i parregullt i një ose disa shkronjave quhet dislali. Format më të zakonshme të dislalisë janë rotacizmi ose ndryshe “r, rr e shurdhër” dhe sigmatizmi ose ndryshe “s e shurdhër”. Ekzistojnë dhe forma të tjera dislalie që mund të kapin shkronja/fonema të tjera.

Përdorimi i zgjatur në kohë i thithjes së gjirit, biberonit ose zakone të këqija, si gishti në gojë, ngrënia e thonjve, përtypja e lapsave ose stilolapsave, vendosja e gjuhës mes dhëmbëve gjatë shqiptimit: dislalia konseguente është sigmatizmi interdental dhe zetacizmi që prekin artikulimin e “S” dhe “Z”. Ndërkohë, përtypja e ushqimeve me konsistencë të dobët ose smoothi, mund të japin probleme të fonemave apikale, domethënë të atyre që shqiptohen duke prekur zonën anteriore të palatumit me kulmin e gjuhës (“L, N, R, C”) .

Ekzistojnë tipe të ndryshëm dislalie:

Dislalitë organike: kur shkaktohen nga malformacione ose lezione në nivelin e një ose më shumë sketorëve të sistemit artikulator. Janë në rastin e palatoskizis, insufiçenca velare, malformacione të harqeve të dhëmbëve (e dalë, progenic), alterime të mënyrës së kafshimit, palato ogivale, gjuhs kravatë, makroglosia, ipertrofia e adenoideve, rinite të përsëritur/persistent që detyrojnë fëmijën të respiroj me gojën hapur duke shkaktuar dislali me fonemat që artikulohen përmes ngritjes së pjesës anteriore të gjuhës.

Dislalitë funksionale: kur shqiptimi i gabuar është i shkaktuar nga një vendosje dhe përdorim i pasaktë i një ose më shumë sektorëve të aparatit fonator: shpesh janë efiçente pak ushtrime gjimnastike të sektorëve të ndryshëm të interesuar në një shqiptim të saktë.

Këto vërehen edhe te fëmijët e vegjël (3-4 vjeç). Në këtë moshë dislalitë konsiderohen si fiziologjike, në fakt, fëmijët e kësaj moshe nuk kanë arritur akoma maturimin e duhur dhe kapacitetin adeguat për të kontrolluar lëvizjet komplekse dhe preçize të nevojshme për një emetim të saktë të tingujve të ndryshëm. Këto dialali rregullohen në mënyrë spontane me maturimin e fëmijës. Ndërsa kur zgjasin mbi moshën shkollore, atëherë nuk janë më fiziologjike, por fillojnë të jenë shprehje të një vonese gjuhësore. Shpesh janë forma minore, por nëse lihen pas dore, mund të çojnë edhe në vonesa më të rënda, të influencojnë negativisht në rendimentin shkollor, në zgjerimin e fjalorit, të shkaktojnë çrregullime edhe në nivelin psikologjik dhe komunikativ. Prandaj problemet gjuhësore, edhe pse të vogla, është mirë që të rregullohen para se fëmijë të shkojë në shkollë. Megjithëse rregullimi i problemit në periudha të gjatë në stadet normale të zhvillimit është gjithmonë e më e vështirë dhe shpesh herë rezultatet nuk janë shumë mbresëlënëse.

Dislalitë audiogene: shkaktohen nga sëmundje që pengojnë fëmijën të bëjë një tingull preciz dhe si rrjedhojë dhe një shqiptim të gabuar të fonemave të ndryshme. Shkaqet kryesore të këtij tipi dislalie janë shurdhëria dhe otitet rekurente në vitet e para të jetës së fëmijës.

Kur flitet për dislali, përgjithësisht mendohet për fëmijët, gjithsesi mund të gjejmë edhe te adultët, dhe në rastet kur ata e vuajnë shumë këtë pjesë, ajo kthehet edhe në një problem serioz në marrëdhëniet sociale dhe jetën e tyre të përditshme. Është shumë e rëndësishme takimi me një logoped, sepse praktikisht këto janë vështirësi që marrin zgjidhje shumë shpejt.

Trajtimi logopedik

Në trajtimin logopedik të dislalive ndajmë dy momente:

  • Momenti i parë është “gjimnastika” e organeve fonatore të prekur, ose më mirë stërvitja e strukturave fono-artikulatore të gjuhës;
  • Momenti i dytë është vendosja fonetike e saktë, domethënë e artikulimit të tingullit ose të tingujve të alteruar.
  • Ushtrime të gjuhës lart-poshtë, majtas-djathtas, para-mbrapa.
  • Hapja dhe mbyllja e buzëve lateralisht, përpara në formë rrethore ose katrore etj.
  • Imitimi i fonemave para pasqyrës duke shërbyer prindi si modelues.
  • Mësimi i rrokjeve të drejta dhe të zhdrejta, e më pas mësimi i fjalëve dhe fjalive me shkronjat që fëmija has vështirësi.

Këshilla të nevojshme për prindërit

  • Pasi logopedisti ka vendosur tingullin korrekt, do të jetë e nevojshme të ndiqni bashkë me fëmijën tuaj ushtrime për të bërë të mundur të përshtatet me mënyrën e re të shqiptimit të tingullit. Koha që duhet dedikuar është 10-15 minuta në ditë, për një rregullim sa më të shpejtë të problemit dhe për një automatizim korrekt të tingullit. Është e rëndësishme t’i jepet kohë fëmijës dhe të mos ketë ngutje.
  • Për shembull, mund të emërtoni imazhe, ose t’i lexoni fjalë një për një fëmijës tuaj, duke ngritur pak zërin në fonemën që duhet korrektuar dhe ta ftoni atë në imitim. Do të jetë e nevojshme të adaptohet një shpirt loje dhe hareje. Pas pak kohësh fëmija do të ketë mundësinë të emërtojë dhe lexojë vetë emrat e imazheve.
  • E nevojshme do të jetë edhe krijimi i pyetjeve, përgjigja e të cilave janë fjalët që përmbajnë fonemat më të vështira për fëmijën.

Defektet e dislalisë janë vështirësi të cilat mund të zgjidhen me ndihmën e logopedit me 1-4 ose 8-12 seanca, në varësi të problemit, moshës, nivelit të përqendrimit dhe kuptueshmërisë së pacientit, por sigurisht edhe në saj të profesionalizmit të logopedit./ Shendeti.com.al

Monitorimi i standardeve të infrastrukturës fizike të kopshteve në Pogradec, Sarandë dhe Delvinë

Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Shqipërisë u realizua në kuadër të vitit të dytë të implementimit të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life”. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.

Monitorimi i kryer nga shoqata “Together for Life” bazohet në “Standardet e Projektimit të Kopshteve”, të hartuara nga Ministria e Zhvillimit Urban, si dhe në standardet aktuale mbi të cilat vepron Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar.

Në përputhje me misionin e shoqatës “Together for Life”, ky monitorim u krye për të kuptuar situatën në të cilën ndodhen kopshtet e fëmijëve në disa qytete të Shqipërisë. Ky është një monitorim i shoqërisë civile, i pavarur dhe me qëllim përmirësimin e kushteve aktuale, duke bërë një prezantim të drejtë të gjendjes reale. Produkti final i këtij studimi është një vlerë e shtuar për të gjithë grupet e interesit.

Klikoni më poshtë për të lexuar raportin:

Monitorimi i standardeve të infrastrukturës fizike të kopshteve FAZA II

 

 

Nëse nuk bën vaksinën, nuk ka shkollë!


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Fëmijët italianë nuk do të lejohen që të regjistrohen në shkollë pa paraqitur vërtetimin që janë vaksinuar. Ky urdhër vjen pas shumë debateve mbi vaksinimin.

Prindërit rrezikohen që të gjobiten deri në 500 euro nëse dërgojnë të pavaksinuar fëmijët në shkollë. Ndërsa fëmijët nën 6 vjeç as nuk do të lejohen që të regjistrohen në shkollë.

Ky ligj i ri vjen pas shtimit të rasteve me fruth. Ligji i ri quhet Lorenzin, që mban emrin e ish-ministrit italian të Shëndetësisë, i cili kërkoi me detyrim që fëmijët të bëjnë disa vaksina para se të ndjekin ciklin shkollor dhe gjatë saj.

Në vaksinat që kërkohen të bëhen patjetër janë: Vaksina kundër lisë së dhenve, poliomieliti, fruthi, kundër shytave dhe rubeolës. Fëmijët deri në moshën 6 vjeç do përjashtohen nga kopshti nëse prindërit nuk paraqesin raportin ku tregojnë se janë bërë vaksinat. Ata të moshës deri në 16 vjeç nuk do ndalohen nga ndjekja e shkollës, por janë prindërit ata që do gjobiten nëse nuk i orientojnë fëmijët të shkojnë të bëjnë vaksinat e detyrueshme.

E pyetur nga gazetari i La Repubblica, ministrja e Shëndetësisë Giulia Grillo tha se afati është shtyrë nga data 10 mars që ishte vendosur. Por ajo u tregua e qartë: Nëse nuk bën vaksinën, nuk ka shkollë!

Ligji i ri u miratua për të rritur shkallën e vaksinimit nga nën 80% në objektivin 95% të vendosur nga  Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Pogradec, aktiviteti përmbyllës: Prezantohen gjetjet e studimit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Me 18 Shkurt 2019, në Pogradec u bë prezantimi i rezultateve të monitorimit të kopshteve të kësaj bashkie, për periudhën Maj 2018 -Shkurt 2019.  Ky projekt u nga  zbatua nga “Together for Life” në bashkëpunim me Shoqatën “Engatia”  e mundësuar nga ‘Lëviz Albania”. Projekti “Lëviz për kopshtin tim” u zbatua në pesë kopshte të Pogradecit si një nga bashkitë me numrin më të madh të kopshteve.

U monitoruan Kopshtet “Tomka Lacka”, “Ollga Kërxhalli”, Liri Çomo” dhe “Persefoni Treni”.

Nga monitorimi i kopshteve dolën shumë mangësi, ndërtesa të amortizuara, mungesa e krevateve, raftet, banjot, stufat e  zjarrit, daljet e emergjencës, numri i madh i fëmijëve në disa prej kopshteve. Në workshop morën pjesë prindër, këshilltarë të bashkisë, punonjës të zyrës arsimore Pogradec.

Gjatë monitorimeve një vjeçare kemi patur një bashkëpunim shumë të mirë me institucionet si me bashkinë edhe me përfaqësues nga arsimi po kështu edhe edukatoret dhe drejtoreshat e kopshteve.

Para  të pranishmëve u lexua raporti i përgatitur  gjatë  monitorimit një vjeçar. Ku u lexuan edhe fjala e  punonjësve pjesmarrës gjatë monitorimeve.

Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve, nëntor 2018

Nga diskutimet dhe problematikat që dolën gjatë takimit dhe monitorimeve, si dhe kalimin e kopetencave Bashkisë, janë bërë disa ndërhyrje në Kopshtin Persefoni Treni në Pogradec.

Sipas Drejtorit të Zyrës Arsimore Pogradec Ilir Torra, në bazë të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, edhe pse kompetacat i kalojnë bashkive, përsëri do të jepet ndihma e specializuar nga ana e Drejtorisë Arsimore. Do të vazhdohet të jepen ndihma edhe në trajnime me staf, me leksione dhe nevojat që do të kenë drejtueset e kopshteve.

Nga Ana e Bashkisë së Pogradecit në periudhën e verës është punuar në të gjitha kopshtet, kryesisht në lyerjet, rregullimet e ambienteve të brendshëm dhe të jashtme. Megjithatë nevojat janë të mëdha për ndërhyrje, kjo për shkak edhe të amortizimit të ndërtesave, kështu që Bashkia do të ketë në prioritet rikonstruksionin e plotë të tyre në muajt në vazhdim.

Në kopshtin “Persefoni Treni”, sipas drejtoreshës Alketa Lufo, bashkia ka ndërhyrë në infrastrukturë, në shtrimin me pllakave të kopshtit, madje dhe gjatë momenteve të monitorimit u gjet gjithë stafi i kopshtit duke punuar në rregullimin e ambienteve. Sipas Znj. Lufo është e nevojshme shtimi i edukatoreve ndihmëse, për fëmijët me aftësi të kufizuara, po kështu edhe shtimi i pranisë së një psikologu. Kjo kërkesë e nevojshme për gjithtë kopshtet në Pogradec, pasi vetëm një psikologe është e pamundur për të përballuar gjithë kopështet dhe ngarkesën.

Po kështu, probleme janë daljet e emergjencës, kjo për shkak të ndërtesave të vjetra, oborret, krevatet etj.

Në grupin e parë 3-4 vjeç, këtë vit ka një numër më të vogël kërkesash për fëmijë, kjo dhe për shkak të emigrimeve të të rinjëve. Sipas Enkeleida Kllomollari, Bashkia Pogradec, situata është vlerësuar nga stafi i bashkisë dhe bashkëpunimi me zyrën arsimore është i mirë, po kështu dhe këshilli i prindërve po vazhdon të ngrihet sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit. Po punohet edhe për situatën e dimrit e cila po afron, për faktin se Pogradeci është një bashki që temperaturat në dimër arrijnë deri në minus 15 gradë Celsius. “Kemi bërë edhe furnizimet me soba të reja dhe bazë materiale të nevojshme”, thotë Kollomari.

Ilir Torra, pohon se shtrimi i problematikave të kopshteve të Pogradecit, gjatë diskutimit të zhvilluar në muajin qershor, ishte një shtysë e mirë e cila drejtoi vëmendjen e të gjithë aktorëve në përmirësimin e kushteve të tyre.

Ja  disa nga ndërhyrjet e bashkisë në kopshtet e Pogradecit: Kopshti “Tomka Lacka” ndërhyrje me vlerë 54990 lekë, në soba zjarri, kapakë të oxhaqeve, lyerje dhe bërje tavanesh. Kopshti “Ollga Kërxhalli” një ndërhyrje me  vlerë 172920 mijë lekë, çarçafë, enë kuzhine, tavane, dyer dritare etj. Kopshti “Liri Como” 535150 mijë lekë si në lyerje totale, stufa, oborre, aspiratorë guzhinë, enë guzhine etj.

Kopshti “Persefoni Treni”  vlerë 150580 mije lekë si në soba, tavane, lyerje, ndriçime, rubineta etj.

Sipas Olta Lekës  kryetare e bordit të prindërve thotë se: ju falenderojmë për rezultatet e paraqitura, bashkinë e cila  bëri të mundur ndërhyrjen në kopshte, një ndërhyrje që i shërben  jetës së fëmijeve pogradecarë.

Jovan Shkëmbi, përfaqësues nga Këshilli Bashkiak  thotë se  vërtet është një arritje e mirë dhe një vlerësim i  Bashkisë dhe specialistëve të zyrës që mbulon arsimin, kalimi i kopetencave ka bërë më të përgjegjëshme institucionin,  sepse më parë ishin  përgjegjës edhe Bashkia edhe  zyra arsimore, kjo tregon që kemi arritje, dhe një përmirësim i situatës.

Ndërsa Marjeta Balliu, drejtoresha e kopshtit “Persefoni Treni”, dikur drejtoreshë e Kopshtit  “Ollga Kërxhalli” thotë se nga Bashkia  dhe instancat  arsimore të Bashkisë por edhe më parë nga zyra arsimore  është parë me priritet, falenderojmë dhe ndërhyrjen e bërë në të gjitha kopshtet që u bënë në rrethin tonë. Falenderojmë dhe drejtuesit e projektit të cilët  nga monitorimi bënë që të shikohej edhe më me përgjegjësi puna.

Nga takimi doli nevoja e shtimit të numrit të psikologëve dhe shtimi i mësuesëve ndihmës.

Agim Blloshmi

 

 


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387