Siguria në kopshte: 20 kopshte nuk kanë alarm kundër zjarrit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Nga monitorimi i kopshteve të qytetit të Tiranës u vunë  re gjetjet e mëposhtme:

  1. Janë 13 kopshte të monitoruara (nga të cilat 8 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) që dritaret i kanë të mbyllura me kangjella hekuri. Dritaret nuk duhet të shërbejnë për të izoluar fëmijët, por për të dhënë mundësinë e shpëtimit prej zjarrit.
  2. 92.7% e kopshteve (nga të cilat 24 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) i kanë dyert që hapen në drejtimin “brenda – jashtë”, duke vështirësuar daljet sa më emergjente në situatë zjarri.
  3. Në 70.2% të kopshteve të Tiranës (nga të cilat 19 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) mungojnë tabela shpjeguese për ngjyrat që paralajmërojnë rrezikun.
  4. 18 kopshte (nga të cilat 11 janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sistem detektimi të zjarrit.
  5. 20 kopshte (nga të cilat 14 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sirena alarmi për lajmërimin e ndonjë zjarri të mundshëm.
  6. Në 6 kopshte (nga të cilat 4 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) rezulton se edukatoret nuk dinë si të përdorin mjetet emergjente për shuarjen e zjarrit.

Më poshtë prezantohet tabela më të dhënat sintetike sipas gjetjeve të lartpërmendura:

36.6% e kopshteve të Tiranës nuk kanë sistem ndriçimi emergjence


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Siguria që ofrojnë kopshtet e monitoruara si institucione të mirërritjes së fëmijëve parashkollorë është trajtuar në disa aspekte, njëra nga këto është : Sistemi i ndriçimit të emergjencës.

Gjetjet e identifikuara gjatë procesit të monitorimit janë si më poshtë:

  1. 36.6% e kopshteve të qytetit të Tiranës nuk kanë sistem ndriçimi emergjence. 2 kopshte e kanë sistemin jofunksional. 8 kopshte të rikonstruktuar sipas nismës “Adopto një Kopsht” nuk kanë sistem ndriçimi emergjence.
  2. 97.6% e kopshteve (nga të cilat 24 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë gjeneratorë për të siguruar gjithmonë ndriçimin alternativ.
  3. 32 kopshte, nga 41 për të cilat u mblodh informacion, rezultojnë pa sistem ndriçimi për evakuim. 18 kopshte të nismës “Adopto një kopsht” nuk kanë sistem ndriçimi për evakuim.
  4. 82.9% e kopshteve të monitoruara (nga të cilat 21 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit.
  5. Për kopshtet nr. 14 dhe nr. 31 (ky i fundit pjesë e nismës “Adopto një kopsht”) kontrastet kromatike janë vendosur nga vetë edukatoret dhe fëmijët.
  6. 92.7% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 23 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë dalje sigurie dhe 73.2% e kopshteve (nga të cilat 19 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sinjalistikë që të të udhëheqë drejt daljeve të emergjencës.

Më poshtë gjeni në cila kopshte janë funksionale dhe në cilat jo sistemi i ndriçimit të emergjencës.

Pogradec: Pushteti vendor reagon me ndërhyrje konkrete pas monitorimit në kopshte


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Shoqata “Egnatia” në kuadër të projektit “Rrjeti Lëviz për kopshtin tim” në bashkëpunim  me  Shoqatën “Together for Life”   mundësuar nga “Lëviz Albania” organizuan  një takim me  kopshtet e Pogradecit, me përfaqësuesit e Bashkisë së Pogradecit dhe komuniteti i prindërve. Në takim u fol për situatën në fillimet e para të projektit, vazhdimësia përgjatë  gjithë ecurisë së projektit dhe  problematikave të  hasura në fillim të ditëve të para të implementimit të projektit për kopshtet e Pogradecit si dhe marrëdhëniet me institucionet vendore, konkretisht bashkinë nëpërmjet një diskutimi të hapur i cili u zhvillua në qytetin e Pogradecit. Në diskutim morën pjesë, prindër, mesues, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Pogradec si dhe përfaqesues të Bashkisë,nga bashkia ishte specialist i qendrës Arsimore Ing. Eniel Marjani, ku i cili shpjegoj edhe ndërhyrjet e bëra në kopshte si dhe prioritetet për vitin në vazhdim.

Duam të theksojmë dhe për një bashkëpunim shumë të mirë midis Bashkisë së Pogradecit dhe Zyrës Arsimore si edhe stafit Pedagogjik të kopshteve dhe edukatoreve.

Ing. Eniel Marjani, Specialist i qendrës Arsimore në bashkinë Pogradec, i pranishëm në këtë takim theksoi ndërhyrjet konkrete që janë bërë në disa prej  kopshteve pas monitorimit të kryer nga shoqata Egnatia.  Disa nga problematikat që kanë marrë zgjidhje të cilat janë diskutuar dhe në takimin e hapur në qërshor janë:

Në kopshte është ndërhyrë për riparime dhe mirëmbajtje të zakonshme si më poshte:

  • Lyerje me gëlqere, tavane, mure, klasa, drejtori, tualete.
  • Lyerje me bojë hidromat, klasa, drejtori, kopshte.
  • Lyerje me bojë hidroplastike fasada,
  • Lyerje me bojë vaji korridore, klasa
  • Suvatime të brendshme dhe të jashtme,
  • Vendosje ulluk shkarkimi horizontal,
  • Vendosje ulluk shkarkimi vertikal,
  • Patinim mure,
  • Vendosje dritare duralumini të bardha,
  • Shtrim me pllaka grez importi,
  • Vendosje tuba e rakorderi ujësjellësi,
  • Vendosje tubo shkarkimi,
  • Vendosje xhama,
  • Vendosje brava dyersh,
  • Vendosje dyer d/alumini,
  • Vendosje dritare d/alumini,
  • Shtresë llustër çimento
  • Hidroizolim tarracash, etj.

Nga ana e Qendrës Arsimore punohet çdo ditë për të minimizuar difektet e shfaqura. Në  fund Ing. Eniel  Marjani shprehet se:

Bashkia Pogradec shpreh angazhimin e saj dhe për vazhdimësinë e mbështetjes për rritjen e shërbimit në infrastrukturën fizike arsimore të kopshteve, në mënyrë që të bëhet sa më gjithëpërfshirës dhe cilësor për çdo fëmijë në qytetin e Pogradecit. 

 

Prindërit e kopshtit nr.2 të shqetësuar: Numër i lartë i fëmijëve në grupe


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Përfaqësues të shoqatës “Together for Life”,  zhvilluan një takim të hapur me prindërit e fëmijëve që frekuentojnë kopshtin nr.2 në Tiranë.
Pjesë e diskutimit u bënë prindër të grupeve të para, të dyta dhe të treta të cilët shtruan  problematikat më të mprehta që shqetësojnë pjesën më të madhe të tyre, si dhe u diskutua lidhur me rekomandimet e nxjerra nga studimi i publikuar.
Një nga shqetësimet më të mëdha që ngriten pjesa më e madhe e prindërve ishte numri i lartë i fëmijëve në grupe.
“Ky numër është totalisht në përpjestim të zhdrejtë me hapësirën e kopshtit”, tha A.M një prej prindërve të pranishëm.
Shtimi i edukatoreve në grupe, prania më e shpeshtë e psikologut dhe mjekut ishin të tjera problematika që ende nuk kanë marrë zgjidhje  edhe pse nevoja është e madhe.
Në diskutim u perfshi drejtuesja e  kopshtit dhe stafi, të cilët mbështetën çdo kërkesë të prindërve.
Ky diskutim u zhvillua në kuadër të projektit Rrjeti “Leviz për kopshtin tim”, mbështetur nga Leviz Albania.

Nga 41 kopshte të monitoruara 17% janë të parrethuara me mure ndarëse


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

“Hapësirat e jashtme” e vendos vëmendjen në ato aspekte të cilat shoqërojnë mirërritjen e fëmijëve, siç janë: hapësirat për aktivitetet argëtuese dhe hapësirat e mjediseve përreth godinës për aktivitetin e përditshëm operacional të një institucioni përkujdesës. Në pjesën e parë të këtij seksioni janë trajtuar evidencat e identifikuara gjatë monitorimit të hapësirave të lojërave për fëmijët. Gjatë monitorimit u vunë re gjetjet e mëposhtme:

1) 17% e kopshteve të monitoruara (nga të cilat 2 janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë mure ndarëse për të kufizuar ambientet e tyre të jashtme, ashtu siç kërkohet nga Standardet e Projektimit të Kopshteve.

2) 13 nga 41 kopshtet e monitoruara (nga të cilat 3 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë lodra në ambientet e tyre të jashtme për fëmijët. 4 kopshte të tjera (nga të cilat 2 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) kanë lodra të pamjaftueshme për numrin e fëmijëve të pranishëm në institucion. Është e rëndësishme të theksohet se, kopshti nr. 64 “Xixëllonjat” , kopshti “Bregu i Lumit” (pjesë e nismës “Adopto një kopsht”) kanë lodra që nuk janë të përshtatshme për fëmijët në këto grupmosha, duke cenuar sigurinë e tyre.

3) 10 nga kopshtet e monitoruara nuk kanë gjelbërim dhe bimësi të shkurtër në mjediset e lojërave. 3 prej këtyre kopshteve që nuk kanë gjelbërim janë të nismës “Adopto një Kopsht”.

4) 39% e kopshteve (nga të cilat 6 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë stola për fëmijë në hapësirat e jashtme.

5) 11 (nga të cilat 4 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nga kopshtet e monitoruara nuk ofrojnë hije në mjediset e lojërave.

 

Kequshqyerja dhe pasiviteti, 1 në 6 fëmijë mbipeshë ose obezë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Blertina Koka

Më shumë se 2 të rritur dhe gati 1 në 6 fëmijë janë mbipeshë ose obezë. Numri i njerëzve obezë është më i lartë në vende si SHBA, Meksikë, Zelandë e Re dhe Hungari dhe më i ulëti në Japoni dhe Kore. Pritet që deri në vitin 2030 numri i njerëzve obezë të rritet edhe më shumë.

Vihet re një lidhje mes pabarazive sociale dhe njerëzve obezë dhe mbipeshë, sidomos te gratë. Kështu, gratë e paarsimuara janë 2 ose 3 herë më të rrezikuara që të jenë mbipeshë, krahasuar me ato më të arsimuara. Në vitet e fundit, disa shtete, si Belgjika, Kili, Finlanda, Franca, Meksika etj, kanë ndryshuar politikat fiskale për të rritur çmimin e produkteve të pashëndetshme si dhe për të inkurajuar njerëzit të ndjekin një dietë të shëndetshme.

Gjithashtu, janë ndërmarrë disa nisma, fushata mediatike, me anë të rrjeteve sociale dhe teknologjive të reja, për të promovuar ushqyerjen e shëndetshme, si dhe ndalimin e reklamimit të produkteve të pashëndetshme, sidomos ato të prodhuara posaçërisht për fëmijët.

 Gati 1 në 6 fëmijë janë obezë ose mbipeshë

Pavarësisht politikave dhe nismave që janë ndërmarrë për vite me radhë, numri i fëmijëve mbipeshë dhe obezë është rritur konsiderueshëm që nga viti 2000.

Përqindja e fëmijëve mbipeshë ose obezë të moshës rreth 15 vjeç varion nga 10% në Danimarkë në 31% në SHBA (nga shtetet përfaqësuese në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim).

Një analizë më e detajuar  e kryer vit pas viti, ku janë përfshirë fëmijë të moshës 3-17 vjeç në këto shtete, tregon shifra relativisht të njëjta në Francë që nga viti 2012, ndërkohë që trendi është rritur si për djemtë ashtu edhe vajzat në Angli që nga viti 2012, ndërsa që në SHBA është rritur më shumë për djemtë.

Numri i njerëzve obezë dhe mbipeshë pritet të rritet edhe më shumë

Projektimet tregojnë një rritje të qëndrueshme në shifrat e obezitetit të paktën deri në vitin 2030. Nivelet e obezitetit pritet të jenë sidomos më të larta në vende si SHBA, Meksikë dhe Angli, ku 47%, 39% dhe 35% e popullsisë, sipas vendeve përkatëse, priten të jenë obezë deri në vitin 2030.

Ndërsa rritja pritet të jetë më e vogël në vende si Italia dhe Koreja, ku përqindja e njerëzve obezë mendohet të shkojë në 13% dhe 9% deri në vitin 2030, sipas vendeve përkatëse.

Shifrat e obezitetit mendohen të rriten me një ritëm më të shpejtë në Kore dhe Zvicër, ku shifrat kanë qenë historikisht më të ulëta.

Lidhja pabarazi sociale, obezitet dhe mbipeshë.

Në shumë shtete, gratë janë më obeze se burrat, megjithatë, në shtetet OECD, për të cilat ka të dhëna, përqindja e meshkujve obez është rritur me ritme më të shpejta këto vitet  e fundit.

Gratë më pak të arsimuara janë gjithashtu 2-3 herë më të predispozuara që të jenë mbipeshë, krahasuar me ato me arsimim më të lartë.

Diferencat janë më të ulëta te meshkujt, edhe pse ka rritje. Diferencat janë shtuar më shumë në Itali, Spanjë, Kore dhe Angli mes viteve 2010-2014, si për burrat ashtu edhe gratë. Ato janë pakësuar për të dyja gjinitë në Kanada, dhe vetëm për burrat në Francë dhe Hungari. Përqindja e njerëzve obezë është rritur me ritme më të shpejta te burrat e paarsimuar dhe gratë me arsim të mesëm. Në SHBA ka ndodhur e kundërta, ku numri i njerëzve obezë është rritur më shumë te njerëzit me arsim të lartë. Edukimi dhe gjendja ekonomike dhe sociale ndikojnë në obezitet. Njerëzit obezë kanë perspektiva më të ulëta për të gjetur punë krahasuar me ata me peshë normale.. Njerëzit obezë gjithashtu janë më pak produktivë në punë për shkak se sëmuren më shpesh, dhe fitojnë 10% më pak se njerëzit me peshë normale.

Politika të reja për luftimin e obezitetit

Gjatë viteve të fundit, janë ndërmarrë një sërë nismash të reja për të luftuar obezitetin. Shtetet kanë marrë disa masa fiskale dhe në çmime, ndërhyrje në shkollë dhe në vendin e punës, ndërhyrje në qendrat shëndetësore, ndryshime në madhësitë e racioneve etj. Sa i përket masave fiskale në veçanti, janë impementuar më së shumti politika taksimi në disa shtetet të OECD (Belgjikë, Kili, Finlandë, Francë, Hungari dhe Meksikë) për të rritur çmimet e ushqimeve të pashëndetshme, si ato të larta në kripë, sheqer, yndyra ose pijet e gazuara. Në vitet e fundit, shumë shtete iu janë besuar mediave sociale dhe teknologjive të reja, për të luftuar problemin me obezitetin.

Etiketat ushqimore ndihmojnë njerëzit të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme

Etiketat ushqimore mund të implementohen në forma të ndryshime, si nëpërmjet listimit të lëndëve ushqyese, logove informative, që tregojnë karakteristikat pozitive dhe negative të një produkti ushqimor. Ka gjithashtu të dhëna që etiketat ushqimore mund të motivojnë kompanitë që të prodhojnë produkte me pak lëndë ushqyese që çojnë në zhvillimin e obezitetit.

Fushatat mediatike rrisin ndërgjegjësimin për ushqyerje të shëndetshme

Janë lançuar një sërë fushatash mediatike për të rritur ndërgjegjësimin publik lidhur me ushqyerjen e shëndetshme në shumë vende të botës. Fushatat mediatike ndihmojnë që të arrihet një audiencë më e lartë. Fushata mediatike “2+5 në ditë”  në Australi, për shembull, shërbeu që të rritej konsumimi i frutave dhe perimeve në mbarë popullsinë përgjatë tre viteve të ardhshme. Këto fushata duhet të jenë të vazhdueshme për një kohë të gjatë në mënyrë që të ndryshojnë sjelljet e njeriut për mirë. Në Shqipëri gjithashtu, në kuadër të  projektit “Shëndet për të gjithë” (HAP), janë ndërmarrë një sërë nismash për promovimin e ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik, disa të zhvilluara nga shoqata Together for Life.

Rrjetet sociale dhe teknologjitë e reja po shërbejnë për promovimin e ushqyerjes së shëndetshme

Vitet e fundit, fushatat promovuese shëndetësore janë implementuar më së shumti nëpërmjet Facebook-ut ose Twitter-it, ose aplikacioneve mobile të dedikuar shëndetit Sipas analizës që iu është bërë disa studimeve, ka rezultuar që përdorimi i një aplikacioni të dedikuar për telefon ka potencialin të çojë në një ulje të peshës trupore (me rreth 1 kg), si dhe rënie të Indeksit të Masës Trupore (rreth 0.43 kg/m²). Megjithatë, është shumë herët për të vlerësuar efektshmërinë e këtyre fushatave, edhe pse të dhënat e fundit tregojnë se fushata Change4Life në Angli rezultoi me sukses tek audienca e targetuar, ku 58% e të rriturve filluan të konsumonin produkte të bulmetit të ulëta në yndyra.

Rregulla të reja për reklamim nëpërmjet televizorit, radios dhe mjeteve të tjera, për të ulur ekspozimin e fëmijëve ndaj tyre

Të paktën 7 shtete përfaqësuese të OECD i kanë forcuar rregullat për reklama që nga viti 2011. Këto rregulla aplikohen sidomos për reklamimin e ushqimeve potencialisht të pashëndetshme dhe pijeve të ëmbla që janë posaçërisht për fëmijët dhe të rinjtë. Kështu në vende si Kili, Islandë, Irlandë dhe Meksikë është e ndaluar i reklamave të ushqimeve dhe pijeve në televizor dhe radio gjatë orëve kur fëmijët janë audienca kryesore. Gjithashtu ndalohet reklamimi nëpër shkolla, transporte publike dhe vende të tjera publike (Norvegji).

Si mund t’ia heq fëmijës tim telefonin nga dora?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Dr. Erges Eskiu, mjek logoped

T’i heqësh telefonin fëmijës nga duart është një gjë e thjeshtë nëse e menaxhon situatën siç duhet. Çfarë do të thotë? -Mjafton t’i shpjegosh fëmijës se telefoni nuk është për fëmijët. Të ia ndalosh duke i shpjeguar pse ke vendosur ta bësh tani këtë gjë dhe jo më parë?! Deri në moshën 12 vjeç fëmijët nuk duhet të ekspozohen ndaj telefonave, tabletëve, kompjuterit dhe pajisjeve wireless. Nuk kam vepruar drejt që ta kam lejuar, por tani e mësova. Tani së fundmi kam lexuar se telefoni ose tableti të ul përqendrimin, dëmton marrëdhëniet sociale, dëmton sytë, privon gjumin, të bën agresiv, të bën të varur prej saj, rrit rrezikun e sëmundjeve kardiake (zemra) në një moshë më të hershme, ul aftësitë konjitive dhe dëmton arritjet akademike.

-Si t’ia heqim?

-Pasi ia kemi shpjeguar këto me fjalë të thjeshta, i themi që prej këtij momenti e në vazhdim ti nuk do e marrësh më telefonin ose tabletin. Unë mendoj dhe gjykoj se është e dëmshme për ty kjo gjë ndaj jam i/e përgatitur të të mbrojë ty si fëmijën tim që të kam dhe se të dua shumë.

Ai mund të protestoj, mund të qaj, mund të refuzoj të ushqehet, mund të përplas derën e frigoriferit, mund të godas televizorin, mund të plas kokën në dysheme, këto janë gjëra që ndodhin me fëmijët kur hasin vështirësi në gjetjen e mënyrës së duhur për të arritur rezultatin e dëshiruar, por ti duhet të jesh i vendosur t’ia ndalosh sepse ajo është e dëmshme për të. Ai mund bërtas që të fitojë vëmendje më të madhe apo se nuk di ç’të bëjë më, por ti nuk mund të dorëzohesh sepse kjo është në të mirën e tij. Ti nuk do të lodhesh së shpjeguari me fjalë, asnjëherë me dhunë,  fëmijës tënd se deri sa ai të bëhet adult, 18 vjeç, ti ke të drejtë të marrësh vendime për të dhe ky është një vendim i arsyeshëm i marrë prej një njeriu adult që arsyeton dhe vendos për më të mirën e fëmijës së vetë. Nëse ai thotë nuk më intereson fare se çfarë më thua, unë dua të luaj, ti do vazhdosh të mos lëkundesh deri sa ai të bindet që nuk do e marrë më telefonin ose tabletin.

Kujdes!

Asnjëherë nuk duhet të ushtroni dhunë ndaj fëmijës tuaj, as edhe kur ai po bën protesta të jashtëzakonshme! Nëse fëmija po shfaq sjellje autodestruktive, apo po bëhet i dhunshëm ndaj të tjerëve a mjedisit që e rrethon ju duhet ta bllokoni atë nga duart ose edhe këmbët nëse është e nevojshme dhe ti shprehni me fjalë:- po të mbaj bllokuar dhe do të mbaj të bllokuar derisa ti të qetësohesh dhe të mos më godasësh mua ose të tjerët. Telefonin nuk ke për ta marrë. -Më dëgjo, unë jam më i madh se ty, jam më i fuqishëm se ty, jam më i fortë se ty, por unë nuk të dhunoj sepse dhuna nuk është mjet komunikimi.

Me dhunë nuk merremi vesh asnjëherë. Do bënim sikur merreshim vesh, por nuk është e vërtetë. Dhuna është shumë e dëmshme dhe shumë e rrezikshme për personin që e pëson dhe shoqërinë në tërësi. Ajo nuk është mënyrë komunikimi, por mjet nënshtrimi.

Duke vepruar me shembullin e mësipërm, ndoshta edhe dy a tri herë të tjera me fëmijën tuaj për t’i hequr telefonin apo një ves tjetër të tijin, ju do ishit më të qetë dhe më të lumtur se me një mënyrë inteligjente ju rregulluat sjelljen e fëmijës tuaj, zgjidhët problemin mes jush për telefonin dhe nuk patët nevojë të dhunonit fëmijën tuaj që aq shumë e doni.

Skandali me fëmijën 4-vjeçar, digjet në kopshtin e Tiranës


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kjo është historia e një djali të vogël nga Tirana, i cili sapo ka mbushur katër vjeç, por që dy muajt e fundit është rrahur dhe djegur në dy kopështe të ndryshme shtetërore që administrohen nga Bashkia Tiranë.

A.H. ndiqte Kopështin Nr. 1 në Tiranë dhe më 29 gusht 2018, pasi u kthye në shtëpi, filloi të sillej në mënyrë të pazakontë. Kur nëna e tij u përpoq t’i hiqte këmishën për t’i bërë dush, ai kundërshtoi duke u acaruar emocionalisht dhe duke u sjellë në mënyrë të frikësuar. E ëma zbuloi se, jo për herë të parë, A. H. kishte një shenjë mavi në krah, pa pranuar t’i tregonte asaj se nga se ishte shkaktuar.

Menjëherë A. H. u dërgua nga e ëma në komisariatin e policisë, ku policët i bënë pyetje të thjeshta, por fëmija sërish nuk pranoi të fliste. Të nesërmen në mëngjes, A. H. u paraqit përsëri në komisariat dhe këtë herë u intervistua në prani të policëve, prindërve dhe tre psikologëve.

Në fillim, A. H. u duk ende i tmerruar për të treguar se kush ja kishte shkaktuar lëndimin, por, më në fund, ai tregoi se ishte rrahur me shkop nga drejtoresha e kopështit Nashi Shehapi, më shumë se një herë.

Për më tepër, Shehapi e kishte urdhëruar fëmijëm të mos tregonte në shtëpi, duke e frikësuar deri në pikën sa djali dridhej dhe largohej kur dikush shtrinte dorën drejt tij. Gjatë intervistës, A. H. tregoi, gjithashtu, se, kur silleshin keq, fëmijët e kopështit mbylleshin rregullisht në “vrimën e miut” — “vrima e miut” ishte një dollap i errët nën një palë shkallë të kopështit.

Gjatë pyetjeve, A. H. u pyet se çfarë mendonte për edukatoren e tij dhe ai u përgjigj se ai e donte atë dhe ajo ishte një grua e mrekullueshme. Por kur u pyetën për drejtoreshën Nashi, A. H. menjëherë shfaqi shenja shqetësimi dhe frike dhe u përgjigj: “Nashi është një grua e tmerrshme, një shtrigë dhe duhet të shkojë në burg”—teksa drejtonte dorën nga dera e komisariatit të policisë, duke treguar “burgun” ku duhej të dërgohej drejtoresha.

E nxira në krahun e djalit të vogël, sipas matjeve të policisë, ishte 7-10 centimetra e gjatë dhe 5-7 centimetra e gjerë, dhe, sipas mjekut ligjor, ishte e pamundur që kjo lloj shenje të ishte shkaktuar nga një fëmijë tjetër, pasi forca e nevojshme për ta shkaktuar mund të vinte vetëm nga një i rritur.

Prindërit e A. H. ngritën padi kundër drejtoreshës së kopështit Nashi Shehapi, dhe menjëherë e larguan fëmijën e tyre nga Kopshti Nr. 1 ​, duke e regjistruar në një kopsht tjetër në Tiranë.

Për fat të keq, pavarësisht raportit të psikologëve, pohimeve të fëmijës A. H., fotografive, raportit mjeko-ligjor dhe trysnisë së prindërve, deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë veprim kundër Nashi Shehapit. Çështja u dërgua nga policia gjyqësore në prokurori një muaj e gjysmë më parë, por ajo ka mbetur në vend.

Drejtuesja e Qendrës Ekonomike të Edukimit dhe Zhvillimit të Bashksië Tiranë, Enkelejda Isaku, pranoi se ata janë informuar për situatën, por as Shehapi dhe asnjë pjesëtar tjetër i personelit të kopështit nuk është thirrur për pyetje nga prokuroria. Për më tepër, kur babai i A. H. u përpoq të takohej me prokuroren e çështjes, Eriselda Bala, në dy raste, ajo u përgjigj se nuk ishte e “disponueshme” dhe nuk telefonoi asnjëherë në numrin e telefonit që ju la për të kontaktuar prindërit e fëmijës.

Kemi të bëjmë me një rast me dëshmi të mjaftueshme kundër drejtoreshës së një kopështi, të cilat sugjerojnë se ajo mund të jetë fajtore për abuzime fizike ndaj fëmijëve. Megjithatë, në vend që të pezullohet nga puna në pritje të hetimeve të mëtejshme, apo të thirret për t’u marrë në pyetje, ajo vazhdon detyrën e saj e pa shqetësuar.

Për më tepër, çështja po fle në prokurori prej më shumë se dy muajsh dhe prokurorja Bala duket se e ka shmangur babanë e fëmijës, të paktën në dy raste, dhe nuk e ka telefonuar atë kur i është kërkuar.

A kemi të bëjmë me qasjen “injoroje dhe do të harrohet”? Nëse ky është qëllimi i atyre që janë përfshirë në këtë çështje, ata duhet të kuptojnë se kjo ngjarje nuk do të harrohet pa u zbardhur.

Nëse kjo grua është vërtet fajtore ose thjesht dyshohet se abuzon me A. H. dhe fëmijët e tjerë në Kopshtin Nr. 1 të Tiranës, atëhere pse po vihen në rrezik fëmijët duke e mbajtur Shehapin në punë derisa drejtësia të mund të nisë të zbardhë çëshjen?

Duhet përmendur se Zonja Shehapi është gjithashtu kyetarja e organizatës së Partisë Socialiste në Kodrën e Priftit dhe përkrahëse shumë e zëshme e Partisë Socialiste. A ka mundësi që lidhjet politike dhe votat të kenë më shumë rëndësi se mirëqenia e fëmijëve të Tiranës?

Por historia nuk mbaron këtu. Për fat të keq, bëhet edhe më keq.

Pas ngjarjes në Kopështin Nr. 1, A. H. u transferua në një kopësht tjetër publik, Kopështin Nr. 20. Çdo gjë dukej se po shkonte mirë deri më datën 8 tetor 2018, kur babai i fëmijës u lajmërua me telefon se fëmija i tij ishte djegur dhe ishte dërguar në spital. A. H. kishte qenë në klasë por i kishte shpëtuar vëmendjes së edukatores dhe ishte endur i pambikëqyrur në mjedisin ku një pjesëtare e personelit po gatuante fasule.

A. H. i kishte dalë përpara dhe ishte përplasur me të, ndërsa ajo po ecte duke mbajtur në duar tenxheren me fasulet e nxehta, e cila u derdh dhe fasulet ranë drejtpërdrejt mbi trupin e fëmijës. Lëngu ishte aq i nxehtë sa A. H. pësoi djegje të gradës së dytë në kraharor, që përveç dëmit fizik, me shumë gjasa, do t’i lërë pasoja psikologjike për gjithë jetën.

Përsa i përket aksidentit në kopshtin numër 20, të gjithë punonjësit e pranishëm kur ndodhi ngjarja shprehën pikëllimin dhe keqardhjen e tyre për atë çfarë ndodhi. Ishte e qartë për prindërit e A. H. se ky ishte një aksident, një aksident që mund të ishte shmangur nëse kopështi do të kishte më shumë personel për të mbikqyrur fëmijët. Kjo ishte një ndjenjë e shprehur nga të gjithë edukatorët, pasi është gati e pamundur që një edukator të mbikëqyrë një grup me 20 deri në 25 fëmijë të vegjël, duke mbajtur para syve çdo njërin prej tyre gjatë gjithë kohës.

Të dyja këto ngjarje traumatike i ndodhën të njëjtin fëmijë brenda dy muajsh. Ndërsa disa mund të thonë se ky fëmijë është thjesht i pafat, unë dua të pyes se çfarë tjetër që ne nuk dimë u ndodh fëmijëve në kopështet dhe shkollat e administruara nga Bashkia Tiranë? A mos kemi të bëjmë me një sistem që nuk funksionon dhe, për rrjedhojë, çështjeve serioze që kanë të bëjnë me mirëqënien e fëmijëve nuk u jepet rëndësia që duhet?

Por përtej kësaj, na duhet gjithashtu të ballafaqojmë faktin se duket që ka mungesë përvoje apo vullneti për t’u marrë me këto raste nga njerëzit e ngarkuar me ligj me këtë përgjegjësi. Për shembull, psikologët që intervistuan A. H. erdhën dy orë me vonëse në takimin e intervistës dhe pastaj e pyetën fëmijën pa asnjë metodë deri sa e rraskapitën; Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve (QEZHEF) e Bashkisë Tiranë nuk bën asgjë kur mëson se një fëmijë nën përgjegjësinë e saj është abuzuar; ndërsa prokurorët nuk veprojnë në mënyrë kritike për rastet që kërkojnë vëmendje të menjëhershme.

Kur u pyet nga babai i fëmijës, Enkelejda Isaku, drejtuesja e QEZHEF-së, pranoi se kopshtet janë të mbipopulluara dhe se u është dashur të regjistrojnë fëmijë pavarësisht mungesës së kapaciteteve.

Por sapo e kuptoi se kishte pranuar mangësitë e sistemit, ajo mori pozicion mbrojtës duke argumentuar se të gjitha kopshtet janë njësoj dhe kjo nuk është në përgjegjësinë e saj. Duke fajësuar tyrsninë e ushtruar nga komuniteti për mbipopullimin e kopshteve, ajo u shpreh se numri i fëmijëve në kopështe është në përgjegjësi të drejtuesit të çdo kopshti, siç parashtron udhëzimi i Ministrisë së Arsimit.

Një problem tjetër është se Ministria e Arsimit nuk duket se ka përcaktuar ndonjë udhërrëfyes në lidhje me raportin fëmijë/mësues në institucionet parashkollore të edukimit, duke çuar në një gjendje ku nuk ka asnjë pikë reference ku një mësues mund të thotë “ndal, jo, kjo nuk është më në rregull” pa frikën e ndëshkimit.

Në shumicën e vendeve të zhvilluara, nën drejtimin e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe UNICEF-it, zbatohen raportet e mëposhtme:

Të miturit deri 15 muajsh — një mësues për 3 deri në 4 fëmijë;

Fëmijët 2-3 vjeç —një mësues për 4-6 fëmijë;

Fëmijët 4-5 vjeç — një mësues për 8-10 fëmijë;

Mbi 5 vjeç — një mësues deri 12 fëmijë.

Por këto probleme nuk ndodhin vetëm në kopshtet ku ka qenë A. H. Një nga autorët e këtij artikulli foli me një pjesëtar të personelit të Kopështit Nr. 56, i cili tha se i është dashur të kthejë mbrapsht 50 familje gjatë vitit të kaluar, sepse çerdhja ishte e mbipopulluar.

Të tjerët raportojnë se prindërit janë të detyruar t’i marrin fëmijët në orën 12 të drekës, sepse çerdhet dhe kopështet nuk kanë mjaftueshëm krevatë për të fjetur të gjithë fëmijët.

Fatkeqësisht, këta prindër detyrohen nga trysnia që të heshtin, sepse e dinë se po folën, fëmijët e tyre do të përjashtohen nga sistemi publik dhe pjesa më e madhe e tyre nuk kanë mundësi ekonomike t’i shkollojnë fëmijët në sistemin privat.

I gjithë sistemi duket edhe më i kalbëzuar nëse marrim parasysh ligjet jashtëzakonisht klienteliste dhe super-burokratike që parashikojnë se drejtorët e kopështeve duhet të zgjidhen nga bashkitë dhe mësuesit të emërohen nga Ministria e Arsimit. Kjo çon në arrogancën dhe sjelljen mbrojtëse të drejtorëve në këto institucione, të cilët pranojnë t’i takojnë prindërit vetëm për t’i bërë dalje, sikurse bëri Zonja Zhaneta Beqiri.

Ose i pranojnë vetëm për të marrë lavdërime, por kur vjen fjala për të ngritur shqetësime apo çështje, ata befas janë shumë të zënë qoftë edhe për të telefonuar mbrapsht një prind.

Për më shumë, nëse ju kërkoni informacion në faqen në rrjet për këta nënpunës, nuk do të gjeni asnjë shenjë të profilit të tyre (shiko www.fëmijëtetiranës.al — faqen zyrtare të QEZHEF-së) edhe pse është e detyrueshme me ligj që të botohen emrat e tyre, adresat zyrtare të postës elektronike dhe numërat e telefonit për të qenë të arritshëm nga publiku. Sërish, kjo tregon se këta persona janë aty vetëm për të zënë një vend pune, dhe jo për t’u dhënë llogari prindërve, medias, publikut apo kujtdo tjetër.

Po me dhjetëra mijëra fëmijët e sistemit publik shkollor në Tiranë çfarë ndodh? Jemi në një gjendje ku drejtorë, të cilët dyshohen se abuzojnë me fëmijët, lejohen të qendrojnë në vendin e tyre të punës pa u hetuar, pa u pezulluar, pa u ndërmarrë asnjë veprim kundrejt tyre; jemi në një gjendje ku një djalë i vogël është djegur si pasojë e neglizhencës së shkaktuar nga mbipopullimi i kopshteve; [ër më shumë, jemi në një gjendje ku një drejtuese e QEZHEF-së nuk do t’ia dijë për këto dhe është e interesuar vetëm për t’ia hedhur fajin drejtorive të tjera, prindërve dhe vetë komunitetit.

Sistemi ka dështuar dhe fondet janë të pamjaftueshme, por fakti skandaloz është se një djalë i vogël është traumatizuar dhe plagosur ëndë dhe autorja e dyshuar për dhunën ndaj tij dhe fëmijëve të tjerë në Kopështin Nr. 1 nuk është hetuar ende nga prokuroria, apo administrativisht nga drejtuesja e QEZHEF-së.

Jemi në një gjendje ku kopshtet po punojnë me dyfishin e kapaciteteve, ku një mësues kujdeset për 19 deri 25 fëmijë, ku fëmijët pësojnë djegie të gradës së dytë dhe prindërve nuk u jepet asnjë sqarim, por vetëm u thuhet se është faji i tyre që e regjistruan fëmijën në një kopësht i cili ishte i tejmbushur. Për t’i përcjellë prindërit, më pas, nga një zyrë e padobishme në një tjetër zyrë të padobishme, duke u thënë se nuk është problemi apo përgjegjësia e kësaj apo asaj zyre, dhe për t’u mohohuar drejtësinë për shkak të lidhjeve të mundshme politike të të akuzuarit. Kjo është e papranueshme.

A mos duhet të vdesë ky fëmijë përpara se shtetarët të bëhet ndonjë gjë? /Marrë nga exit.al

Kryetarja e Komisionit të Arsimit, njëherësh deputete e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar menjëherë pas rastit skandaloz të bërë sot publik, ku një fëmijë 4 vjeçar është rrahur dhe djegur në një nga kopshtet që menaxhohet nga Bashkia e Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook, Vokshi kërkon hetimin e menjëhershëm të kërtij rasti si dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësit të dhunës ndaj këtij fëemije 4 vjeç.

Ja çfarë shkruan Vokshi:

Tronditëse historia e vogëlushit të dhunuar në kopshtet që menaxhohen nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

As policia, as prokuroria nuk po reagojnë…

Pse sa herë flitet për përgjegjësitë direkte të Kryetarit të bashkisë Tiranë keto institucione nuk reagojnë??

Apo sepse Kryetari u jep qindra milionë euro pronë publike familjarëve të prokurorëve për të mbyllur hetimet, për dhunimin apo shfrytëzimin për vdekje të fëmijëve, siç bëri me rastin e Ardit Gjoklajt.

Pse nuk ndërmerret asnjë veprim ndaj drejtoreshës së kopshtit nr 1,  njëherazi drejtuese e partisë socialiste??

Prindër dhe aktivistë të të drejtave të fëmijëve duhet të gjithë të reagojmë.

Dhuna ndaj fëmijëve dhe mosreagimi i institucioneve shtetërore ndaj dhunuesve është i papranueshëm.

I bëj thirrje Avokates së Popullit të nisë një hetim të thelluar për këtë ngjarje shokuese.

 Më poshtë keni edhe linkun e lajmit për rrahjen e 4-vjecarit. 

TFL trajnon prinderit e bordeve të kopshteve në Bashkisë Tiranë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Shoqata Together for Life zhvilloi trajnimin me prindër dhe anëtarë të bordeve nga disa kopshte të Bashkisë Tiranë. Ky trajnim kishte në fokus njohjen me të drejtën e informimit, procedurën dhe afatet ligjore dhe raste në praktikë se si prindërit mund të rrisin transparencën dhe përgjegjshmerine e pushtetit vendor. Pjese e ketij trajnimi ishte dhe njohja me pergjegjesite ligjore që ka bashkia për të siguruar trajtim dhe edukim të fëmijëve në përputhje me standardet.

Trajnimi u mbajt nga eksperti Ligjor Andi Muratej, i cili theksoi për prindërit se “Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore”. Duke i nxitur prindërit të kërkojnë informacion mbi çështjet që prekin mirëfunksionimin e kopshteve që frekuentojnë fëmijët e tyre, Muratej trajnoi prindërit se si të plotësojnë dhe dërgojnë një kërkesë për informacion.

Në takim morrën pjesë prindër nga kopshtet 31, 19, 25, 24, 6, 20 të cilët shprehën dëshirën të japin kontributin e tyre në përmirësimin e cilësisë të sistemit të arsimit parashkollor.

Pas përfundimit të trajnimit, prindërit ngritën dhe disa çështje problematike si mungesa e sigurisë për ushqimin që konsumojnë fëmijët në kopshte, mungesën e hapësirës, si dhe mungesën e psikologut dhe mësueseve ndihmëse.

Trajnimi u zhvillua ne kuader te projektit “Rrjeti Leviz per Kopshtin tim”, mbeshtetur nga Leviz Albania.

Siguria ushqimore në shkolla, AKU mbyll dhe gjobit disa subjekte


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrollin e të gjitha subjekteve pranë çerdheve, kopshteve dhe shkollave në vend, për të verifikuar kushtet higjenike në të cilat mbahen ushqimet me të cilat ushqehen mxënësit

Siç raporton ky insitucion, në kuadër të sigurisë ushqimore dhe monitorimit të të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor (OBU) pranë institucioneve arsimore në vend (shkolla, kopshte, çerdhe) AKU ka kryer në rang vendi 227 inspektime.

Konkretisht, nga trupat inspektuese të AKU-së janë marrë masa administrative:

65 masa administrative me Paralajmërim, 13 masa administrative me gjobë në vlerën  1 720 000 lekë si dhe dy ndërprerje aktiviteti.

Ndërkohë gjatë inspektimeve, janë dhënë edhe këshillime ndaj subjekteve duke bërë të mundur eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore.

Bashkia Pogradec: Tryeza komunitare, një shtysë për fillimin e punimeve në kopshte


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Agim Blloshmi

Prej disa muajve vazhdon monitorimi i situatës në kopshte. Shoqata “Together for Life” dhe Shoqata “Egnatia” në kuadër të projektit “Rrjeti Lëviz për kopshtin tim” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, Zyrën  Arsimore, prindër dhe grupet komunitare, vazhdojnë të ndjekin nga afër nevojat dhe problematikat që janë hasur, mbas takimit të organizuar në Pogradec  në Qershor. Nga diskutimet dhe problematikat që dolën  gjatë  takimit dhe monitorimeve, si dhe kalimin e kopetencave Bashkisë , janë bërë  disa ndërhyrje.

Sipas Drejtorit të Zyrës Arsimorë Pogradec  Ilir Torra, në bazë të udhëzimit të Ministrisë së  Arsimit, edhe pse kompetacat i kalojnë  bashkive, përsëri  do të jepet ndihma e specializuar nga ana e Drejtorisë Arsimore. Do të vazhdohet të jepen ndihma edhe në trajnime me staf, me leksione dhe nevojat  që do të kenë drejtueset e kopshteve.

Nga Ana e Bashkisë së Pogradecit  në periudhën e verës është punuar në të gjitha kopshtet, kryesisht në lyerjet, rregullimet e ambienteve të brendëshme dhe të jashtme. Megjithatë nevojat janë të mëdha për ndërhyrje, kjo për shkak edhe të  amortizimit të ndërtesave, kështuqë Bashkia do të ketë në prioritet rikonstruksionin e plotë të tyre në muajt në vazhdim.

Në kopështin Persefoni Treni, sipas drejtoreshës  Alketa Lufo,  bashkia ka ndërhyrë në infrastruktë, në shtrimin me pllakave të kopështit, madje dhe gjatë momenteve të  monitorimit u gjet gjithë stafi i kopështit  duke punuar në rregullimin e ambienteve. Sipas  Lufos është e nevojshme  shtimi i edukatoreve ndihmëse, për fëmijët me aftësi të kufizuara, po kështu edhe shtimi i pranisë së një psikollogu. Kjo kërkesë e nevojshme për  gjithtë kopështet në Pogradec, pasi vetëm një psikologe është e pamundur për të përballuar  gjithë  kopështet dhe ngarkesën.

Po kështu, probleme janë  daljet e emergjencës, kjo për shkak të ndërtesave të vjetra, oborret, krevatet etj.

Në grupin e parë 3-4 vjecc, këtë vit ka një numër më të vogël kërkesash për fëmijë, kjo dhe për shkak të emigrimeve të të rinjëve. Sipas Enkeleida Kllomollari, Bashkia Pogradec,  situata është  vlerësuar  nga stafi i bashkisë dhe bashkëpunimi me zyrën arsimore është i mirë, po kështu dhe këshilli i prindrëve  po vazhdon të ngrihet sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit. Po punohet  edhe për  situatën e dimrit e cila po afron, për faktin se Pogradeci është një  bashki që temperaturat në dimër  arrijnë  deri në minus 15 gradë  Celsius. “Kemi  bërë edhe furnizmimet me soba të reja dhe bazë materiale të nëvojshme”, thotë Kollomari.

Ilir Torra, pohon se shtrimi i problematikave të kopshteve të Pogradecit, gjatë diskutimit të zhvilluar ne muajn qershor, ishte një shtysë e mirë e cila drejtoi vëmendjen e të gjithë aktorëve në përmirësimin e kushteve të tyre.

Monitorimi i Kopshteve të Pogradecit, u realizua nga shoqata Egnatia, si organizatë partnere e shoqatës “Together for Life”, në kuadër të projektit rrjeti “Lëviz për Kopshtin tim”, mbështetur nga LevizAlbania.

 

25 krevate për 68 fëmijë, çfarë po ndodh me kopshtet tona?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

E.B

Viti i ri i arsimit parashkollor, ka sjellë me vete problematika të shumta të cilat prekin kushtet në të cilat do të qëndrojnë të vegjlit përgjatë gjithë vitit mësimor. Hapësira të vogla dhe një numër i lartë fëmijësh, është kryefjala e të gjitha denoncimeve të ardhura pranë faqes “Lëviz për kopshtin tim”.  Një ndër kopshtet më të diskutuara përsa i përket çështjes të lartpërmenur është dhe kopshti nr. 41 i cili i përket njësisë administrative nr.2.

Për sa u konstatua nga monitorimi në teren situata edhe në këtë kopësht është tejmase problematike. Në grupe ka vetëm 25 krevate dhe ka 68 fëmijë që do “flenë” në to. Nuk dihet mbi c’baza matematikore janë bërë llogaritë se me matematikën që përdorim të gjithë, nuk duket as një pikë llogjikë në këtë mes.

“Kopështi 41 ka të regjistruar 68 femijë mosha 3-4 vjeç. Në 12:30 kur i marrim, behet miting para kopshtit. Rrezik të rrëmbejnë fëmijën dhe askush nuk e merr vesh. Ndarja e femijeve me krevat apo jo, një tjetër skandal”, ky ishte një denoncim nga një prind i kopshtit, i cili ka ardhur mëngjesin e sotëm pranë faqes tonë.

Nga biseda me drejtuesen e kopshtit, u mësua se fluksi i lartë i fëmijëve që do të frekuentojnë kopshtin këtë vit, vjen si pasojë e ndarjes gjeografike të rrugëve që i takojnë secilit kopësht të pranojë regjistrime. “ Kopshti nr. 41, ka nën patronazh 7 rrugë, një prej të cilave është dhe rruga e elbasanit. Të gjithë e dimë se kjo rrugë ka plot ndërtesa të reja, dendësi të madhe banorësh, dhe i gjithë ky fluks përkthehet në më shumë fëmijë që ju takon të regjistrohen në kopshtin që unë drejtoj. Nga ana tjetër, deri në qershor të këtij viti, në 2 prej klasave të kopshtit ishin fëmijët e kopshtit nr. 18 i cili ka qënë në rikonstruksion. Në qershor klasat u liruan dhe unë i kam dërguar kërkesë DAR dhe QEZHEF për hapjen e 2 grupeve të reja brenda kopshtit. Jemi duke pritur përgjigjen nga Institucionet”, kështu u shpreh drejtuesja e kopshtit gjatë takimit me përfaqësues të projektit “Lëviz për kopshtin tim”.

Nga ana tjetër Administratori i Njësisë z. Florian Pullazi, ka dërguar sërisht kërkesë për hapjen e 2 grupeve brenda kopshtit dhe ende nuk ka ardhur konfirmimi nga Institucionet përkatëse.

Stafi i projektit “Lëviz për kopshtin tim”, do të kontaktojë me drejtuesit e institucioneve përkatëse për të marrë një përgjigje se kur do të vihen ne sherbim te edukimit te femijeve 2 klasat e mbyllura te cilat ndodhen brenda kopshtit.


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387