Prindër, po ushqeni vetë bullizmin te fëmijët me këtë mënyrë të vepruari


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Nga Lira Gjika

Shpesh shoh e dëgjoj nëna dhe baballarë që nxitin fëmijët e tyre që t’i kundërpërgjigjen shokëve të tyre që i ngacmojnë, me goditje, grushta e sharje. I fyejnë që nuk reagojnë. I quajnë “budallenj” apo të “ngordhur” “që nuk dinë të mbrojnë veten” e shumë e shumë etiketime që nuk mbarojnë. Kjo mënyrë të sjelluri e prindërve, është një nga arsyet që ushqen bullizmin te fëmijët dhe adoleshentët.

Fëmijët që ushtrojnë bullizëm te shokët e tyre, janë po aq viktima sa edhe fëmija që e pëson dhunën. Këta fëmijë rriten në mjedise të ashpra, ku më i forti bën ligjin. Respekti për veten dhe tjetrin dhe zgjidhja e problemeve nëpërmjet fjalës nuk është praktikë. Në edukimin e këtyre fëmijëve mbizotëron e folura në mënyrë urdhërore, etiketimet, zëri i ashpër e kërcënues dhe fjalët banale.

Kopshti nr. 24 Tiranë, 116 fëmijë të regjistruar përtej kapacitetit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Në 2017 shoqata “Together For Life” me mbështetjen e “Lëviz Albania” konkludoi në një studim monitorimin e 43 kopshteve publike në Tiranë. Nga ky monitorim kanë dal shumë problematika siç janë mbikapaciteti, mungesa në kushtet bazike, mungesa e daljeve të sigurisë etj. Problematika këto që ndikojnë në mbarëvajtjen funksionimit të një kopshti.

Kopshti nr. 24 i cili është pjesë e nismës “Adopto një kopsht” i cili është ndërtuar në vitin 1955 dhe rikonstruktuar në 2014. Problematika e parë që vihet re sapo hapim raportin është numri i lartë i numrit të fëmijëve të regjistruar. Nëse kapaciteti i kopshtit është 100 fëmijë, në kopshti nr 24 janë të regjistruar 216 fëmijë, pra 116 fëmijë të regjistruar përtej kapacitetit. Stafi pedagogjik që mbulon këtë kopsht është 8 edukatore. Ndonëse shumë prej kushteve që kanë dalë problematike në kopshtet e Tiranës, ky kopsht ka më shumë nga kushtet e plotësuara në krahasim me të tjerat. Por edhe ky ka mangësi në kushtet e sigurisë.

Më poshtë keni kushtet e plotësuara dhe të paplotësuara të kopshti nr. 24 në Tiranë:

Kushtet e plotësuara

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
  • Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
  • Kopshti i rrethuar me mure ndarëse
  • Ka sistem ndriçimi emergjence
  • Ka sinjalistikë të daljeve të emergjencës
  • Dritare janë pa skara hekuri
  • Ka sistem detektimi të zjarrit
  • Impiante për shuarjen e zjarrit
  • Ka sirena zjarri

Kushtet e paplotësuara

  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative
  • Nuk ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Nuk ka dalje sigurie në holle dhe korridore
  • Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë sipas standardeve
  • Nuk ka kamera sigurie
  • Nuk ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

Kopshti nr. 21 “Heidi”, pa dalje sigurie


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Në 2017 shoqata “Together For Life” me mbështetjen e “Lëviz Albania” konkludoi në një studim monitorimin e 43 kopshteve publike në Tiranë. Nga ky monitorim kanë dal shumë problematika siç janë mbikapaciteti, mungesa në kushtet bazike, mungesa e daljeve të sigurisë etj.

Kopshti nr. 21 Heidi është pjesë e nismës “Adopto një kopsht” e ndërtuar në vitin 1955 dhe e rikonstruktuar në 2014. Ajo ka një kapacitet prej 120 fëmijësh, por nga monitorimi doli që kopshti kishte të regjistruar 130 fëmijë. Stafi i edukatoreve në këtë kopsht është 8. Më poshtë keni kushtet e plotësuara dhe të paplotësuara të kopshtit nr. 21:

Kushtet e plotësuara

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
  • Kopshti i rrethuar me mure ndarëse
  • Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Dritare janë pa skara hekuri
  • Ka sistem detektimi të zjarrit
  • Impiante për shuarjen e zjarrit
  • Ka sirena zjarri

Kushtet e paplotësuara

  • Nuk ka sistem ndriçimi emergjence
  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternativ
  • Nuk ka sinjalistikë të daljeve të emergjencës
  • Nuk ka dalje sigurie në holle dhe korridore
  • Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë sipas standardeve
  • Nuk ka kamera sigurie
  • Mungon mjeku pediatër
  • Mungon psikologu

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

Si të rrisim vajza me vetëbesim


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përshtati: Kesilda Gjoka

Kur vajzat fillojnë shkollën fillore ose 9-vjeçaren ato mund të humbasin “entuziasmin” e tyre për shkak të presionit dhe pritshmërive të larta. Ja çfarë  duhet të bëni të formoni një vajzë me vetëbesim dhe më elastike për vitet që do vijnë.

Inkurajoni që  të jenë sa më shumë këmbëngulëse

Mësoni vajzës suaj të shprehë çfarë duhet për t’u rritur dhe të jetë e vendosur përballë moshatarëve të saj. Nëse një moshatar tregohet i keq me të, inkurajoni të thotë, “Nuk më pëlqen mënyra se si më flisni”.

Tregohuni specifikë për komplimentat

Përdorni shembuj real kur i thoni fëmijës suaj sa të zgjuar apo të bukur që janë. Ka më shumë vlerë të thoni, “Je kaq e zonja me numrat”, sesa një “Bëre një punë të mirë” e përgjithshme.

Lavdërimet duhet të jenë reale

Vajza juaj e di që nuk është një gjeni i muzikës ose artistja më e mirë në botë, prandaj mos thoni që është. Ajo do të vlerësojë më shumë nëse ju vini re përmirësimet ose komentoni se si ajo është përmirësuar nga performanca në performancë.

Ndihmojeni të kuptojë përse ajo ndonjëherë përjashtohet nga grupet

Shpjegoni vajzës që nuk është ofendim nëse nuk e kanë ftuar në një festë ose të bëhet pjesë e lojës. Tregojini që kur një fëmijë thotë, “Ti nuk mund të luash,” ka të bëjë me humorin e keq të fëmijës dhe jo me vajzën tuaj personalisht.  

Inkurajoni sfidat

Mos nxitoni t’i shkoni në ndihmë sapo vajza has në vështirësi. Kur ajo ju kërkon ndihmë, sugjeroni asaj të mendohet për një zgjidhje dhe pak minuta. Do të ndjehet shumë mirë dhe që ka arritur diçka të madhe kur gjen vetë një zgjidhje. Kështu ajo do të kuptojë që është më e zonja nga sa mendonte.

Inkurajoheni të luaje sporte të ndryshme

Në ditët e sotme vajzat mund të luajnë të gjitha llojet e sporteve në shkollë. Mos vendosni ju çfarë sportesh të luaje. Është më mirë të vendosë për veten kështu do të jetë më entuziaste gjatë lojës, dhe praktikimit të sportit. Të qënurit pjesë e një skuadre sporti do ta ndihmonte me aftësitë sociale  dhe të paturit të një jete të shëndetshme.

Mos bëni supozime për pikët e forta dhe të dobëta

Fakti që fëmija juaj është vajzë nuk do të thotë që do ketë vështirësi me thyesat dhe do të ketë sukses me leximin. Gjithashtu nuk do të thotë që ajo nuk do të shkojë për kamping apo për peshkim. Mundohuni të punoni me të në përmirësimin e pikave të saj të dobta.

Inkurajoni një ushqyerje të shëndetshme

Në revistat, videot muzikore dhe reklamat po promovohet imazhi i vajzave dhe grave elegante, sensuale dhe “përsosura”, nuk është e çuditshme që vajzat po shqetësohen për paraqitjen e tyre të jashtme që në moshë të hershme. Sigurohuni që t’i thoni vazhdimisht vajzës suaj që është e bukur kështu e inkurajoni të ketë besim në vetëvete. Kur komplimentoni paraqitjen e saj, përpiquni të theksoni edhe veprimet: “Ishe shumë e hijshme sot në orën e gjimnastikës” ose “Të shkëlqyen sytë në skenë”.

Do të ndihmonte shumë dhe vajzat më të mëdhaja në moshë të dëgjojnë që dhe modelet dhe aktoret që dalin në revista nuk janë ashtu në jetën reale. Mësojini vajzës suaj që të jesh aq e dobët nuk është shumë e shëndetshme

I flisni pë barazinë gjinore

Edhe sot e kësaj dite ka njerëz që mendojnë që vajzat nuk mund të merren me shifrat apo gjëra të tjera që i bëjnë djemtë. Nëse vëreni që vajza juaj sheh emisone apo filma ku vajzat qëndrojnë në hije ndërkohë që djemtë shpëtojnë botën, flisni me të dhe shpjegojini se në realitet gjerat janë ndryshe. Thenksojini vajzës që asgjë nuk është e paarritshme.

Shfrytëzoni çdo mundësi teksa shihni lajmet apo lexoni gazetat për t’i treguar vajzës suaj që gratë mund të bëjnë çdo gjë. Tregoni asaj gra politikane, doktoresha dhe atlete në njohura dhe të suksseshme.

Të lexuarit të librave ku personazhi kryesor është një grua është një mënyrë shumë e mirë për të dhënë mesazhin pa qënë e nevojshme të mbash leksione.

Burimi: Baby Center

Mungon sistemi i detektimit të zjarrit në kopshtin Çufo


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Sipas studimit të bërë në 2017 nga shoqata “Together for Life” me mbështetjen e “LëvizAlbania” mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin Nr. 20 “Çufo”, pjesë e nismës “Adopto një kopsht” në Tiranë ka 30 fëmijë të regjistruar mbi kapacitet. Duke sjell kështu dhe mbingarkesën e grupeve dhe duke e bërë punën e edukatoreve më të vështirë. Stafi që mbulon 150 fëmijë është 9 edukatore. Sipas një ndarje në kushte të munguara dhe të plotësuara do të shikoni situatën e kopshtit Nr. 20 më poshtë:

Kushtet e plotësuara

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
  • Ujë i rrjedhshëm dhe pa ndërprerje i ngrohtë dhe i ftohtë
  • Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
  • Kopshti i rrethuar me mure ndarëse
  • Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Ka stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
  • Ka sistem ndriçimi emergjence
  • Dritare janë pa skara hekuri
  • Ka impiante për shuarjen e zjarrit
  • Hapja e dyerve bëhet nga brenda – jashtë sipas standardeve

Kushtet e paplotësuara

  • Nuk ka akses për karrocat e fëmijëve
  • Nuk ka gjenerator për të siguruar ndriçimin alternativ
  • Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi
  • Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Nuk ka sinjalistikë të daljeve të emergjencës
  • Nuk ka sistem detektimi të zjarrit
  • Nuk ka tabela për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut
  • Mungojnë sirenat e zjarrit
  • Mungojnë kamerat e sigurisë
  • Mungon mjeku pediatër
  • Mungon psikologu

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

Si të shmangim llastimin e fëmijës?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387


Pershtati : Kesilda Gjoka

Vendosni rregulla të qarta se si dëshironi që të sillet fëmija juaj. Ndihmojini të marrin përsipër përgjegjësi për veprimet.

Nuk i llastoni fëmijët duke i dhënë shumë nga koha apo afeksioni juaj. Për më tepër, nëse ata  do të ndjejnë dashurinë dhe vlerësimimin që ju keni  për ta do jetë më i lehtë “disiplinimi” i fëmijës. Kjo sepse ata kanë tendencë t’u besojnë drejtimit tuaj nëse ndjehen të lumtur dhe të sigurtë.

Ju mund t’i tregoni që respekti është shumë i rëndësishëm për çdo marrëdhënie duke i dëgjuar teksa komunikohet qetësisht dhe duke patur parasysh ndjenjat e tyre.

A duhet t’u  japim fëmijëve të bëjnë  punë  shtëpie?

Jepini fëmijës detyra të thjeshta kështu ata mësohen me idenë e përgjegjësive. Në këtë mënyrë fëmijët mësojnë se bashkëpunimi është i rëndësishëm dhe është ndjesi e mirë kur ndihmon të tjerët.

Gjithashtu, jepini detyra të cilat mund të kryjë vetë, siç është vendosja e këpucëve në vendin e vetë. Përfshijini fëmijët në punët e shtëpisë që ata mund të bëjnë.

Mund të ketë dëshirë t’iu kalojë rrobat e lara nga koshi tek ju për nderjen e tyre. Falenderojeni kur kryen këto detyra dhe tregojini se sa shumë ju ka ndihmuar.

Sa herë duhet t’i japë dhurata?

Mundohuni të limitoni dhuratat e mëdha për raste të veçanta siç janë për ditëlindje dhe Krishtlindje. Ndonëse është mirë të dhuroni nuk është e thënë të bëni dhurata në çdo herë që dilni më fëmijët.

Nëse fëmijët presin dhurata gjithë kohës, atëherë nuk do t’i  vlerësojnë shumë. Dhe nëse është mësuar me shumë dhurata nga ju, atëherë ata mund të tregohen mosmirënjohës kur dikush tjetër i dhuron diçka.

Kur i bëni dhurata mësoni fëmijëve të thonë “faleminderit” dhe të kujdesen për dhuratën e marra. Mundohuni të shmangni premtimet që do t’i blini diçka nëse ata pastrojnë dhomën e tyre apo një detyrë tjetër. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund t’i dhuroni diçka si shpërblim për sjellje të mirë, ose sepse ishte një ndihmë për ty apo dikë tjetër në familjen tuaj.

Nëse ata kanë shprehur dëshirën për një lodër të veçantë, ju mund të vendosni një tabelë vlerësimi me yje të cilat i marrin kur ata sillet mirë. Do të ketë më shumë domëthënie fakti që ka punuar fort për ta arritur dhe mund ta trajtojë më mire (lodrën).

Si të di nëse duhet të them “po”?

Nëse nuk jeni të sigurtë nëse duhet të thoni po, pyesni fëmijët tuaj përse mendojnë që është një ide e mirë për të pasur diçka apo për të vepruar siç ata dëshirojnë. Nëse dëshiron vërtetë të kalojë kohë para televizorit dhe ka pastruar dhomën nga të gjitha lodrat e hedhura, është më e lehtë që ju t’i thoni po.

Kjo do ta ndihmojë të kuptojë që e menduara në  mënyrë të pavarur dhe sjellja e mirë shpërblehen.

Nëse nuk keni arsye të pengoni fëmijën atëherë lejojeni.  A ka problem nëse hidhet në një pellg me ujë rrugës për shtëpi, ose dëshiron të vesh pizhama për në këndin e lojrave?  Zgjedhja e “betejave” mund ta bëjë më të lehtë t’i qëndroni “jo-së” kur është e rëndësishme, siç mund të jetë rasti i kërkimit të një lodre që ju nuk mund ta blini.

Si të mos dorëzohem?

Kur fëmija të kërkon të konsumoj një tjetër biskotë pasi i keni thënë që mund të haje vetëm një, është shumë tunduese të dorëzoheni vetëm që ata të jenë të kënaqur. Në fund të fundit, çfarë dëmi mund të bëj një biskotë e dytë?

Megjithatë, dorëzimi juaj bën që fëmija të mendojë që gjithmonë mund të fitojë. Kjo mund të çojë në grindje, shpërthim inati dhe ankim.

Përpiquni të mos dorëzoheni por kini në konsideratë dhe kujdes ndjenjat e fëmijës: “E di që dëshiron dhe biskotën tjetër por ne ramë dakort që do të haje vetëm një. Më vjen keq që nuk mund të kesh dhe tjetrën tani.”

Çfarë e  bën fëmijën të lumtur për një kohë të shkurtër mund të mos jetë e mirë më vonë. Prandaj kini parasysh pse po merrni këto vendime dhe tregoji dhe fëmijës: “E di që dëshiron të hash të gjithë vezët e Pashkës tani. Por nëse të lejoj ta bësh atë ti do ndjehesh keq më vonë dhe nuk mund të luajmë në park.”

Si të ndihmoj fëmijën të kalojë zhgënjimin?

Është e vështirë të shohësh fëmijët tuaj të mërzitur kur nuk merr diçka që ai dëshiron dhe është mëse normale të kërkosh ta bësh të lumtur. Por është e rëndësishme që të mësohet me zhgënjimin herë pas here.

Prandaj kur qan kur nuk merr një lodër kur dilni në qendrat tregtare ofrojini keqardhjen tuaj dhe tregojini që kjo ndjesi (zhgënjim) nuk do të zgjasë përgjithmonë. Pastaj përpiquni t’ia hiqni vëmendjen, për shembull, duke i treguar se çfarë do bëni sapo të arrini në shtëpi.

Kur ju duhet t’i thoni “jo” jepini një arsye për vendimin që morët kështu ata nuk do të ndjejnë që ju po e kontrollini sepse mundeni. Gjithashtu, mbani parasysh që ata mund të ngarkohen emocionalisht kur përjetojnë ndjesi jo të këndshme, kështu ata mund të kenë shpërthime të inatit kur gjërat nuk shkojnë siç dëshirojnë.

Burimi: Baby Center

Kopshti nr. 19, mbingarkesë të grupeve dhe pa dalje sigurie


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kopshti nr. 19 i nismës “Adopto një kopsht” është ndërtuar që në vitin 1953 dhe në 2016 është rikonstruktuar nga bashkia. Si pjesa më e madhe e kopshteve të Tiranës edhe kopshti nr. 19 ka mbingarkesë të grupeve duke patur dyfishin e fëmijëve në grup në krahasim me kapacitetin. Kjo sjell vështirësi ndaj stafit për mbajtjen nën kontroll dhe menaxhimin e situatave që mund të krijohen por njëkohësisht shumë fëmijë mund të mbeten pa vëmendjen e nevojshme. Shoqata Together for Life me mbështetjen e “LëvizAlbania” ka kryer monitorimin e 43 kopshteve publike të Tiranës në vitin 2017. Të cilin e ka konkluduar në studimin “Monitorimi i standardeve të infrastrukturës fizike të kopshteve të Tiranës”. Nga studimi kanë dal këto të dhënat për kopshtin Nr. 19:

Kapaciteti i kopshtit – 110 fëmijë

Të regjistruar – 170 fëmijë

Kushtet e plotësuara

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ujë i rrjedhshëm dhe pa ndërprerje
  • Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës me ujë
  • I rrethuar me mure ndarëse
  • Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
  • Ka sistem ndriçimi emergjence
  • Ka sistem ndriçimi evakuimi
  • Dritare pa skara hekuri në rast zjarri
  • Sistem detektimi i zjarrit
  • Impiante për shuarjen e zjarrit
  • Sirenat e zjarrit
  • Ka sistem detektimit të zjarrit

Kushtet e paplotësuara

  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternativ
  • Temperatura konstante  funksionon vetëm për ngrohjen
  • Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Nuk ka sinjalistikë të daljeve të emergjencës
  • Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë sipas standardeve
  • Nuk ka kamera sigurie
  • Mungon mjeku pediatër
  • Mungon psikologu

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

105 fëmijë mbi kapacitet në kopshtin nr. 14 në Tiranë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kur dëshirojmë të regjistrojmë fëmijët në kopsht gjëja e parë që bëjmë është të interesohemi për kushtet që ai ofron. Shpesh për arsye të ndryshme prindërit bëjnë kompromise ose së bashku me stafin mundohen të përmirësojnë sado pak klasat ku kanë fëmijët e tyre. Sipas një studimi të bërë në 2017 nga shoqata “Together for Life” me mbështetjen e “LëvizAlbania” mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin Nr. 14 në Tiranë ka 105 fëmijë të regjistruar mbi kapacitet. Duke sjell kështu dhe mbingarkesën e grupeve dhe duke e bërë punën e edukatoreve më të vështirë. Stafi që mbulon 255 fëmijë është 10 edukatore. Sipas një ndarje në kushte të munguara dhe të plotësuara do të shikoni situatën e kopshtit Nr. 14 më poshtë:

Kushtet e plotësuara

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
  • I rrethuar me mure ndarëse
  • Stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
  • Ka sistem ndriçimi emergjence
  • Dritare pa skara hekuri në rast zjarri
  • Sistem detektimi i zjarrit
  • Impiante për shuarjen e zjarrit
  • Sirenat e zjarrit
  • Ka sistem detektimit të zjarrit

Kushtet e paplotësuara

  • Nuk ka depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
  • Nuk ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative
  • Nuk sistem ndriçimi evakuimi
  • Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë sipas standardeve
  • Nuk ka kamera sigurie
  • Mungon mjeku pediatër

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

Kopshti 11 “Cicërimat”, mungojnë masat për mbrojtjen kundër zjarrit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Në 2017 shoqata “Together For Life” me mbështetjen e “Lëviz Albania” konkludoi në një studim monitorimin e 43 kopshteve publike në Tiranë. Nga ky monitorim kanë dal shumë problematika siç janë mbikapaciteti, mungesa në kushtet bazike, mungesa të daljeve të sigurisë, mungon sistemi i detektimit të zjarrit etj.

Kopshti nr. 11 Cicërimat është pjesë e nismës “Adopto një kopsht” e ndërtuar në vitin 1960 dhe e rikonstruktuar në 2016. Ajo  ka një kapacitet prej 100 fëmijësh, por nga monitorimi doli që kopshti kishte 43 fëmijë mbi kapacitet. Stafi i edukatoreve në këtë kopsht është 8.

Kushtet e plotësuara

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
  • I rrethuar me mure ndarëse
  • Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative
  • Ka sistem ndriçimi emergjence
  • Impiante për shuarjen e zjarrit

Kushtet e paplotësuara

  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative
  • Nuk ka sinjalistikë daljet e emergjencës
  • Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë sipas standardeve
  • Nuk ka sistem detektimit të zjarrit
  • Mungojnë sirenat e zjarrit
  • Nuk ka kamera sigurie
  • Mungon mjeku pediatër

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

Nuk mund të kuptoj fëmijën tim 2 vjeç kur flet


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përshtati: Kesilda Gjoka

2 vjeçarët ndryshojnë shumë nga mënyra se si flasin dhe sa janë të kuptueshëm. Në përgjithësi, mendohet të kuptohet gjysma e asaj çfarë fëmija thotë. Artikulimi vjen natyrshëm me maturimin e aftësive gjuhësore.

Nëse nuk arrini të kuptoni fëmijët teksa flasin mundohuni të perceptoni mesazhin e tyre pa u shkaktuar stres. Përpiquni të mos thoni, “nuk ju kuptoj.” Pasi do t’i bëni të ndjehen të frustruar. Nëse ju kërkojnë diçka përpiquni të hamendësoni. Nëse përsëri nuk arrini të kuptoni atëherë kërkoni që t’u tregojnë objektin që duan. Mundohuni të mos i bëni presion ose të kuptojnë që jeni të frustruar.

Për t’i inkurajuar që të flasin sa më qartë shqiptoni fjalët me kujdes teksa flisni me ta. Kur ata tregojnë një objekt, thoni emrin dhe kërkojini ta përsërisin. Ose tregoni një objekt dhe pyetini fëmijët për emrin, pas pauzës tregoni emrin e objektit.

Është normale që një 2-vjeçar të shqiptoj fjalët gabim, apo të mos artikulohet mirë. Nëse përsëri nuk arrini t’i kuptoni kur ata mbushin 3-vjeç, atëherë mund të kenë nevojë të bëjnë terapinë e të folurit ose mund të kenë probleme me dëgjimin. Konsultohuni me pediatrin ose me edukatoren për rekomandimet e tyre. Sa më herët të gjendet problemi aq më i lehtë është trajtimi. Shumë probleme me të folurin mund të trajtohen gjatë moshës së hershme (viteve parashkollore) kështu fëmija nuk do të ketë probleme në të ardhmen.

Burimi: Baby Center

Pa dalje sigurie kopshti Bambi i nismës “Adopto një kopsht”


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Për çdo prind është shumë e rëndësishme të dijë nëse kushtet e kopshtit të fëmijës së tij janë brenda standarteve. Por shpesh herë ato lënë për të dëshiruar duke mos plotësuar dhe kushtet më minimale. Sipas një studimi të bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin Nr. 8, pjesë e nismës “Adopto një kopsht” në Tiranë ka 40 fëmijë të regjistruar mbi kapacitet. Kështu sjell dhe mbingarkesën e grupeve. Sipas një ndarje në kushte të munguara dhe të plotësuara do të shikoni situatën e kopshtit Nr. 8 më poshtë:

Në këtë kopsht janë regjistruar 190 fëmijë nga 150 fëmijë që është kapaciteti. Stafi që mbulon 190 fëmijë është 10 edukatore.

Kushtet e plotësuara

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
  • Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
  • Kopshti është i rrethuar me mure ndarëse
  • Ka sistem ndriçimi emergjence
  • Ka sistem detektimi për zjarrin
  • Ka sirena për zjarrit
  • Impiante për shuarjen e zjarrit
  • Ka kamera sigurie

Kushtet e paplotësuara

  • Nuk ka  dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi
  • Nuk ka sinjalistikë daljet e emergjencës
  • Hapja e dyerve nuk bëhen nga brenda – jashtë sipas standardeve
  • Nuk ka tabela për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut? (E kuqe, E verdhë/ Portokalli, Bojëqielli, E gjelbër)
  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternativ

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

Adopto një kopsht përballë “adoptimit” të standardeve


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Qendra për Gazetari Cilësore ka kryer një investigim mbi standardet e kopshteve të rikonstruktuara në kuadër të nismës së Bashkisë së Tiranës, Adopto një kopsht. Në këtë investigim janë përdor të dhënat e studimit të marrë nga Shoqata Together for Life të nxjerra nga “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të 43 kopshteve të Tiranës”.  Ky monitorim u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim” me mbështetjen e LëvizAlbania.

Nga një hulumtim i Qendrës shqiptare për Gazetari Cilësore për 24 kopshtet e rikonstruktuara në kuadër të nismës së Bashkisë së Tiranës, Adopto një kopsht, rezulton se një pjesë e tyre nuk përmbushin standardet bazë infrastrukturore që lidhen me lëvizjen e fëmijëve dhe mbrojtjen e jetës së tyre.

Mungesa e rampave për karrocat e fëmijëve dhe të atyre me aftësi të kufizuara, kushtet për mbrojtjen nga zjarri apo monitorimi me kamera sigurie mbeten sfida për kopshtet.

Në 8 prej kopshteve të nismës u konstatuan probleme higjieno-sanitare dhe mbipopullimi është një nga problemet që ngrenë prindërit dhe shoqatat që kanë në fokus shëndetin dhe mirërritjen e tyre.

Nisma Adopto një kopsht u ndërmor nga Bashkia e Tiranës gjatë verës së vitit 2016, në përfundim të së cilës kryebashkiaku Erion Veliaj tha se u transformuan një pjesë e kopshteve dhe tashmë fëmijët do të mësonin në infrastrukturë moderne.

Rindërtimi apo rikonstruksioni i kopshteve u realizua kryesisht me financimin e bizneseve private që iu përgjigjën thirrjes së bashkisë. Punimet u kryen në vitin 2016, por ato nuk kanë plotësuar kriteret bazë të ndërtimit apo ndërhyrjeve në institucionet e veçanta, si kopshtet, kohë në të cilën ishte përpiluar drafti për “Miratimin e standardeve të projektimit të kopshteve” që u miratua më pas më 1 mars 2017.

Barrierat nga mungesa e rampave dhe rreziku nga zjarri

Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve (QEZHEF), institucion në varësinë e Bashkisë së Tiranës, merret me administrimin e çerdheve dhe kopshteve në territorin e bashkisë.

Qendra shqiptare për Gazetari Cilësore i kërkoi QEZHEF një autorizim për të zhvilluar një vëzhgim (anketim) në disa prej kopshteve të nismës lidhur me kushtet infrastrukturore, por kërkesa u refuzua me argumentin se, “inspektimi i institucioneve parashkollore është kompetencë vetëm e strukturave përkatëse”.

Qendra për Gazetari përpunoi të dhënat zyrtare, të marra nga QEZHEF, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe një studim mbi kushtet në kopshtet e Tiranës, të realizuar nga shoqata Together for Life mbështetur nga Lëviz Albania.

Në 24 kopshtet e rindërtuara apo rikonstruktuara, lidhur me aksesin e fëmijëve, rezulton se (infrastrukturën/rampën) për karrocat e fëmijëve e kanë 25% e kopshteve të nismës.

Ndërsa rreth 30% e tyre kanë ambiente të jashtme dhe të brendshme të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, sipas përgjigjes zyrtare të QEZHEF.

“Kopshtet dhe çerdhet normalisht duhet të jenë të aksesueshme, pasi, duke parë moshën e fëmijëve në këto institucione, nga 0-6 vjeç, pothuajse të gjithë fëmijët janë në karroca fëmijësh. Besoj se ashensorë nuk kanë brenda godinave, por mund të bëhen edhe rregullime brenda ambienteve të kopshtit, kur kemi raste të fëmijëve me aftësi të kufizuara, pasi mund të caktohen në një klasë në katin e parë”, – tha një punonjës social, i cili kërkoi të mos identifikohet me emër.

Në muajin gusht të vitit të kaluar dy çerdhe në Tiranë u përfshinë nga zjarri.

Për zjarrin e rënë në çerdhen numër 14 në zonën e Ali Demit shkak ishte shpërthimi i bombolës së gazit. Policia dyshoi për zjarrvënie të qëllimshme. Ndërsa për zjarrin në çerdhen numër 16 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, u dyshua për zjarr aksidental nga shkëndija në një pajisje.

Një tjetër zjarr më herët (kopshti numër 45, më 5 janar 2016), u shoqërua me evakuimin e rreth 150 fëmijëve. Për fat, nuk pati pasoja në njerëz.

Sot, kopshti numër 45 është rikonstruktuar në kuadër të nismës.

Nga të dhënat e marra nga QEZHEF për 24 kopshtet e nismës Adopto një kopsht rezulton se, “sirena alarmi për lajmërimin e ndonjë zjarri të mundshëm kanë gjysma e kopshteve” dhe “drita emergjence” ka gjysma e kopshteve të nismës, ndërsa “detektor tymi për zjarrin” ka pak më shumë se gjysma e këtyre kopshteve (54.17%).

Një pjesë e kopshteve, 29.17%, i kanë dritaret të mbyllura me kangjella.

“Derë për daljen emergjente” kanë vetëm 6% e kopshteve. Me “sinjalistikë për daljen e emergjencës” janë të pajisura rreth 33% e kopshteve.

Lidhur me “gjeneratorin për të siguruar gjithmonë ndriçimin alternativ, dyert që hapen në drejtimin brenda-jashtë dhe tabela shpjeguese për ngjyrat që parandalojnë rrezikun”, QEZHEF nuk dha informacion duke shpjeguar se “nuk është i detyrueshëm/i parashikuar në ligj për t`u përmbushur”.

Shërbimi Zjarrfikës Tiranë, në varësinë e Bashkisë, është përgjegjës për lëshimin e aktit teknik.

Ky akt jepet para vënies në shfrytëzim të objekteve vetëm pas plotësimit të rregullave.

Ky institucion na informon se stafete të gjitha kopshteve të nismës janë trajnuar për raste zjarri.

“Në të gjitha këto institucione ka pajisje të mbrojtjes nga zjarri dhe sinjalistika që tregojnë daljen e emergjencës. Këto institucione janë pajisur me aktin teknik, në momentin kur është marrë leja e shfrytëzimit, në periudhën pas përfundimit të punimeve”, – thotë Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Bashkia Tiranë, pas një kërkese për të drejtë informimi nga Qendra për Gazetari.

Në rastet e identifikuara në vitin 2017 nga monitorimi i shoqatës Together for Life, të mbështetur financiarisht nga LëvizAlbania, rezultoi se 8 kopshte të rikonstruktuara sipas nismës Adopto një Kopsht nuk kanë sistem ndriçimi emergjence; 24 kopshte të nismës nuk kanë gjeneratorë për të siguruar gjithmonë ndriçimin alternativ; 18 prej tyre nuk kanë sistem ndriçimi për evakuim; 21 kopshte nuk kanë kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit dhe 19 nuk kanë sinjalistikë që të të udhëheqë drejt daljeve të emergjencës në rast zjarri.

 

Megjithëse QEZHEF thekson faktin se të gjitha kopshtet janë të pajisura me fikse zjarri, mbetet e paqartë se si Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit i ka pajisur me aktin teknik të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, në kushtet kur mungon pjesa më e madhe e elementëve që përcakton ligji.

Mbipopullimi cenon mirërritjen

Përtej mungesave të një pjese të elementëve bazë në infrastrukturën e kopshteve të rikonstruktuara në kuadër të nismës Adopto një kopsht, prindërit dhe shoqatat e fushës ngrenë problemin e mbipopullimit dhe plotësimit të mjeteve të nevojshme të kopshteve.

Një prind që dërgon fëmijën sot në një kopsht të Tiranës, paguan për ushqimin 160 lekë në ditë ose 3520 lekë në muaj, duke përfshirë fjetjen dhe ngrënien. Por ka edhe “kosto të fshehura”.

Në fillim të vitit paguhet për “paketën e mjeteve didaktike” që mund të kushtojë rreth 3000-4000 lekë. Çdo muaj blihet “paketa higjienike” që përfshin letra, sapun të lëngshëm etj., dhe që kushton rreth 200 lekë. Po ashtu, në fillim të vitit për rojën e natës paguhet tarifa 1000 lekë.

Duke përllogaritur shifrat që Bashkia e Tiranës na vendosi në dispozicion, rezulton se nga 24 kopshtet e nismës vetëm 17% prej tyre kanë kamera sigurie.

“Ulja e dendësisë së fëmijëve nëpër grupe, ulja e raportit fëmijë/edukator për të qenë sa më pranë raportit që përdorin vendet fqinje dhe ato të rajonit, janë nevoja emergjente”,- thotë E. Bardhi, drejtuesja e shoqatës Together for Life.

Ina Kasimati është kryetare e prindërve në grupin e fëmijëve ku ka djalin esaj, në një kopsht jo të nismës.

“Në grupin e tim biri në fillim pati 40 fëmijë të regjistruar. Ata u vendosën në katin e parë (në kundërshtim me rregullat e emergjencës), dhe në dhomën me hapësirën më të vogël në kopsht, me 28 shtretër”, – thotë ajo për Qendrën për Gazetari Cilësore.

“Mosplotësimi i këtyre kushteve krijon vështirësi në procesin e mirërritjes apo edukimit të fëmijëve. Nëse ka mbipopullim të grupeve dhe më pak staf, gjithmonë do ketë fëmijë që nuk do jenë në vëmendjen e edukatoreve”, – thotë Eglantina Bardhi.

Që në muajin shkurt 2018, 20 prindër të fëmijëve në çerdhet dhe kopshtete Tiranës janë ankuar tek Avokati i Popullit për menynë e çerdheve dhe kopshteve, e cila nuk është e bazuar mbi një plan mujor, por mbi atë javor. Sipas Kasimatit, problem paraqet përdorimi 3 herë në javë i tërshërës që mund të shkaktojë probleme shëndetësore te fëmijët dhe, sipas saj, rasti është ende në shqyrtim nga Avokati i Popullit.

Infrastruktura ul kushtet higjieno-sanitare

24 kopshtet e nismës Adopto një kopsht paraqesin edhe probleme që lidhen me pastërtinë dhe higjienën, si pasojë e mungesave ose përkeqësimit të infrastrukturës. Megjithëse të rikonstruktuar rishtazi, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor gjatë inspektimeve në periudhën maj-qershor 2018, ka evidentuar probleme që lidhen me kushtet higjieno-sanitare.

Nga 24 kopshtet e nismës Adopto një kopsht, 16 prej tyre “janë kopshte, të cilat plotësojnë kërkesat ligjore dhe ofrojnë kushte të mira higjieno-sanitare”, – përgjigjet Inspektorati.

Ndërsa në 8 prej tyre evidentohen mungesa në infrastrukturë.

Kopshti numër 24 nuk kishte ndarje midis tualeteve të fëmijëve, ndërsa frigoriferi dhe aspiratori nuk janë profesionalë.

Në kopshtin numër 25/1, Duarartët, mungonte soba, frigoriferi, banaku i gatimit dhe larësja e rrobave, ndërsa kopshti numër 6 nuk ishte i lyer dhe kishte pllaka të dëmtuara në dyshemenë e kuzhinës.

Në kopshtin numër 8 Inspektorati Shëndetësor konstaton se ka mungesë të rrjetës në dyert e kuzhinës, në dhomat e gjumit dhe në katin e parë ka prezencë lagështire.

Inspektorati Shëndetësor në kopshtin numër 39 konstatoi mungesën e aspiratorit në kuzhinë, mungesën e rafteve dhe skarat e kullimit të enëve në kuzhinë, rubineti, dhe probleme me larësen e rrobave.

Te kopshti 101 Dalmatët (nr. 19), kishte një sallë dhe tualet, ndërsa në katin e dytë u evidentua prania e lagështirës; ndërsa në kopshtin numër 20 u konstatua mungesë e rrjetave të telit në dritaren e kuzhinës.

Në kopshtin Xixëllonjat (nr. 64), kishte probleme me suvanë e tavanit në korridorin e katit të parë, mungesë dezinfektimi dhe lyerje të pjesshme të ambienteve të kopshtit, konstaton më tej Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

Bashkia pas konstatimeve në kopshtet e rikonstruktuara rishtazi, duket se ka marrë masa për përmirësimin e problemeve.

“Është kryer ri-inspektimi në periudhën shtator-tetor, ku është evidentuar realizimi i të gjitha detyrave të lëna dhe si rrjedhojë nuk është marrë asnjë masë administrative”, – shkruan Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në përgjigjen e tij.

Por, të njëjtin reagim duket se Bashkia nuk e ka pasur ndaj rekomandimeve që kanë dalë pas monitorimit të shoqatës Together for Life, ku kërkohej specifikisht shtimi i hapësirave fizike për fëmijët dhe rritja e kontrollit të brendshëm.

“Nga komunikimi i fundit përmes një shkrese zyrtare në janar të vitit 2019, na ka rezultuar që gjatë vitit 2018 nga ana e Bashkisë së Tiranës është investuar vetëm për mirëmbajtjen e kopshteve, por jo investime konkrete”, – tha drejtoresha Eglantina Bardhi për Qendrën për Gazetari Cilësore.

Nisma Adopto një kopsht solli përmirësime në kushtet e kopshteve në kryeqytet.

Sfida mbetet që përmirësimet dhe investimet duhen matur, jo me gjendjen që ka qenë, por me standardet e kohës.

Burimi: Albanian Center For Quality Journalism


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387