Denata Toçe: Investimi për fëmijët më shton dashurinë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Bisedoi: Elena Beta

Shpesh e shohim si të ftuar në panele të ndryshme televizive, duke argumentuar fenomenet më të mprehta të shoqërisë. Për të tretin vit, pjesë e jurisë se kompeticionit “Power Kids”, psikologia Denata Toçe rrëfen për gazetën “Shëndet+” dilemat e pjesëmarrjes në një program sfidues për brezin e ri. Ajo flet për kushtet që ofron mjedisi shqiptar dhe a janë ato të përshtatshme për të krijuar një familje të re.

Denada, ju njiheni si një nga psikologet e suksesshme në Shqipëri me imazh pozitiv në publik. Duke u bazuar tek ngjarjet e fundit të publikuara në media e televizione, mendon se po përjeton shoqëria shqiptare një krizë morale?

Ma merr mendja se shoqëria shqiptare nuk e ka kaluar asnjëherë krizën morale. Nuk e di nëse shqiptarët e kanë të mirëformuar se çfarë është kriza morale pasi moralin e kanë lidhur me induktimin e një influence indoktrinale, siç ishte partia komuniste dikur dhe si e tillë është prekur celula kryesore e ndërgjegjes, ku ti e lidh ndërgjegjen e moralit tënd dhe rregullit të vendosur nga shoqëria. Nëse shoqëria ka qenë e induktuar nga komunizmi imagjino se sa e depersonalizuar ka qenë krijimi i individit të ri. Për mendimin tim, ky individ i ri shkatërroi ndërgjegjen e njeriut me këtë lloj vunerabiliteti edhe në demokraci. Dhuna dhe agresioni është i pranishëm në të gjitha nivelet, si social, verbal, familjar, psikologjik, ekonomik. Në vendin e punës ti dhunohesh nga maskilizmi, ku ti nuk ke të drejtë të jesh pjesë e gjithpërfshirjes seksore ku femra të ketë të njëjtat të drejta. Duke parë se përfitimet janë jo mertokracie, ti përsëri këtu ke një dhunë dhe çfarëdolloj tranzicioni të kalojmë nëse nuk kalohet një identitet në thelb i shoqërisë, ku të preket thellësisht ndryshimi rrënjësor i thelbit të kësaj shoqërie, nuk mund të ndërtojmë dot një moral të shëndoshë. Që shteti të jetë social dhe të mbrojë ata që janë më vunerabël në shoqëri, fëmijët, gratë, të moshuarit, aftësinë e kufizuar duhet të investojë në këto plandrejtime dhe atëherë do fillojmë të krijojmë një moral. Të gjitha këto mund të realizohen duke i dhënë prioritet jo vetëm politikës si  një katalizator kryesor i jetës personale, familjare dhe shoqërore sepse nëse do të ndodhte kështu mund të them se jemi nisur me këmbën e gabuar. Në fund mund të them se Shqipëria mbetet një vend i pamoralshëm për të premtuar shpresë.

Në këto kushte, sa e vështirë është sot të rritësh një fëmijë në këtë ambient të krijuar?

Është e vështirë dhe shqiptarët janë në një dilemë të jashtëzakonshme sepse duan gjithnjë e më tepër ta shohin Shqipërinë më mirë. Unë e shikoj edhe me prindërit e rinj nga eksperienca ime që të gjithë janë inksigjent, sidomos në fushën e edukimit, duke kërkuar kopshtin më të mirë, institucionet më të mira të edukimit, të gjejnë mundësinë ku këto institucione minimalisht mos të kenë dhunë brenda tyre. Prindërit janë vazhdimisht në kërkim, por është një atmosferë ku mungon profesionalizmi, përditësimi me format e edukimit, ku mungon modeli. Për fëmijët tanë përveç modelit familjar, që në shumë familje shqiptare le për të dëshiruar, pikërisht për këtë çështje identitare, ajo që mua me vjen keq është se mungon dhe modeli social, kjo është frika ime si nënë dhe frika e të gjithë prindërve. E kemi shumë të vështirë t’ju ofrojmë fëmijëve një model social dhe ata të ndjehen krenarë. Unë do të doja që fëmija im të ndjehej krenar që është shqiptar, sepse nga ajo lloj krenarie buron dhe motivimi për të ecur përpara me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Jam e sigurt se prindërit vazhdojnë të kenë shpresë, por jo tek Shqipëria duke menduar se fëmija i tyre do jetë për një farë kohe dhe më mbrapa do të zgjedhin ti edukojnë diku jashtë. Kjo do të thotë se besimi është shuam i pakët duke u nisur dhe nga vetja ime, pasi jam në dilemë lidhur me edukimin e fëmijës tim. Ka shifra të larta që tregojnë se me mijëra studentë dalin nga Shqipëria çdo vit për t’u edukuar jashtë dhe nuk e di nëse një pjesë e mirë e tyre kthehen në Shqipëri, por edhe nëse kthehen, nuk e di se sa hapësira gjejnë këtu. Hapësirat dhe mundësitë këtu janë të limituara.

Shohim shumë të rinj që zgjedhin të ndërtojnë të ardhmen jashtë vendit. Në çfarë këndvështrim e sheh këtë fenomen ?

Shqipëria ka humbur shumë nga rrjedhjet sociale të individëve, por mund të them se ka fituar në disa raste për ata që janë shkolluar jashtë dhe kanë synim të bëjnë diçka për Shqipërinë, por është si puna e asaj shprehjes, kur ti nuk e di çfarë ke fituar e humbet shumë shpejt dhe Shqipëria nuk e ka merituar shumë atë që ka fituar. Ky kast njerëzish që kemi ne në pushtet nuk përputhet me ata të rinj që janë shkolluar jashtë dhe duan të aderojnë dhe të japin diçka për Shqipërinë dhe atmosfera është ende shumë mbytëse edhe pse ka përpjekje. A jemi ne gati për t’i mirëpritur? Për mua është një patologji shumë  e madhe të mos njohësh se çfarë vlerash ke dhe çfarë njerëzish ke. Sot liderët politike duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish afrojnë. Jo domosdoshmërish ai që shkollohet jashtë është më i miri i mundshëm, por ka një potencial që vjen prej institucioneve të edukimit që janë nga më të njohurat në botë që pikërisht i sjell me këtë ndërgjegje. Edhe pse mund të jetë i vetëdijshëm që nga vendi i tij nuk ka marrë asnjë gjë, përsëri ka dëshirën të kthehet dhe ti ofrojë diçka vendit ë tij, kjo pra është ndërgjegjja për të cilën po flas.

Së fundmi ke qenë pjesë e jurisë në edicionin “Power Kids”, sa e rëndësishme është për një fëmijë përballja me sfidat dhe pjesëmarrja në kompeticione (gara) të tilla?

Kur më ka bërë ftesën Ardit Gjebrea për të marrë pjesë në emision, kam qenë pak skeptike. Unë mendoj se çdo fëmijë ka një forcë unike të të qenit ashtu siç është, dikush më shumë dikush më pak. Nëse do të masnim trurin me metër, i vetmi dallim do të ishte koeficienti i inteligjencës pasi secili prej nesh ka një koeficient të ndryshëm. Qëllimi i këtij konkursi nuk ishte që ne të masnim apo të skualifikonim ato që janë më pak apo më shumë inteligjent, kjo më joshi dhe më bëri të jem pjesë e këtij kompeticioni, pikërisht për tu falur atyre fëmijëve pjesëmarrës si dhe atyre që e shohin nga jashtë, modelin. Pra qëllimi është të japim shembuj fëmijësh që shfaqin potencialin e tyre në një lojë ku ka dhe humbës dhe secili prej tyre mund të them se ka humbur me shumë dinjitet. Secili prek tyre ka qenë i preferuari i dikujt, pasi kështu është e ndërtuar rrjedhimisht marrëdhënia sociale. Kjo lojë të fal një eksperiencë të jashtëzakonshme se çdo të thotë të jesh luftarak, pasi jeta është e tillë, një luftë që nuk ka të vrarë, por një luftë që ka të lënduar. Të provosh vetveten, të testosh se sa e mban presionin, lojën është një formë shumë e mirë e të qenit luftarak, kjo është pjesa që më mbushi mendjen të bëhem pjesë e programit “Power Kids”. Në atë lojë nuk ka të skualifikuar por të zgjedhur për të vazhduar konkurrimin, secili prej tyre ka dhënë një shembull shumë të mirë. Në fund fare ne mundohemi të zgjedhim atë model që i përshtatet më së miri shembullit më të mirë për bashkëmoshatarët. Së fundmi ishte Tea, një fëmijë shumë i zgjuar. Arditi punon fort për të gjetur rubrika të cilat janë shembull për kalamajtë, të cilat prekin intelektin  tyre, i nxitin të argumentojnë pa ofenduar konkurrentin, ky është modeli që duam të servirim për bashkëmoshatarët e tyre.

Ka prindër të lënduar nga skualifikimet?

Po, ka pasur edhe të irrituar. Unë sot u jap mesazhin të gjithë atyre prindërve, që ky nuk është kompeticion për t’u dhënë fëmijëve mesazhin e gabuar. Pse ti skualifikove fëmijën tim është pyetja më e gabuar dhe jo edukuese që më është bërë nga një prind me gjithë respektin që kam për ta, sidomos në sy të fëmijës. Ne nuk jemi aty për t’i mësuar fëmijës pse humbe, por për t’i treguar sa e rëndësishme është dhe të humbësh, duke mos nënvleftësuar rëndësinë e fitores. Është mirë që fëmija të mësohet ta kërkojë problematikën brenda vetes duke i dhënë argumentin e vetëm se në lojë ka dhe humbës. Unë do t’iu kërkoja me shumë përulësi prindërve se ka ardhur dita që ata të mësojnë se si fëmijët e tyre në asnjë rast nuk duhet t’i edukojnë se ata janë më të mirët më të zgjuarit.  Të ndërtosh vetëbesimin tek fëmija do të thotë të përballësh fëmijën me realitetin. Aspak ti ulësh, por duke u vënë në pah se duhet të përmirësojnë vetveten çdo ditë dhe e kundërta as ti vësh në pah diçka më tepër se sa duhet, pasi në këtë mënyrë i jep fëmijës një besim që është përtej realitetit. Edhe nënvlerësimi edhe mbivlerësimi të nxjerrin në të njëjtin rezultat.

Mendon që shqiptarët kanë filluar të ndërgjegjësohen lidhur me takimet me psikologun apo vazhdojnë ende ti ndruhen takimeve këshilluese?

Unë mendoj se prindërit e rinj shqiptarë janë shumë të hapur ndaj ardhjes tek psikologu. Kam përshtypjen se kur prindërit janë në hall dhe zgjidhja e tyre familjare bëhet vërtet kritike, drejtohen tek psikologu. Infrastruktura e mënyrës se si punon psikologu në Shqipëri, nuk është shumë mirëorientuese dhe po ta shohësh me vëmendje prindërit nuk kanë një infrastrukturë shumë të mirëdrejtuar nga shërbimet që ofrohen në Shqipëri. Nëse një prindi i ndodh të përballet me një problem emocional me fëmijën jo gjithmonë e ka të qartë se ku duhet të drejtohet. Nëse ka një problem fizik ka shumë mundësi të drejtohet tek pediatri, pra edhe tek pjesa e shëndetit fizik prindërit janë në dilemë se ku duhet të shkojnë. Derisa kemi arritur në pikën e rregullimit të  profesionit të psikologut me anë të urdhrit të psikologut, përpjekjet janë jashtëzakonisht të mira që një ditë të mund të arrijmë ti kemi lehtësisht të identifikueshme shërbimet psikologjike që dhe prindi të dijë ku të drejtohet. Ka plot 30 vjeçar që ndodh të drejtohen tek unë që jam specialiste për problematikat e zhvillimit tek fëmijët dhe nuk ka faj për këtë pasi nuk ka informacion. Media si ju, ndihmojnë shumë njerëzit për të gjetur këtë lloj profilizimi, por nuk janë vetëm mediat që mund ta bëjnë këtë gjë, është organizimi i shëndetësisë në Shqipëri që duhet të ketë një protokoll të caktuar që kur prindi shkon te pediatri, t’i ofrohet një listë të institucioneve ku mund të drejtohet në rast nevoje.

Me gjithë angazhimet e tua profesionale, si arrin të menaxhosh kohën për të qenë pranë fëmijëve, të kalosh kohë me të dashurit e tu?

Unë në fakt nuk bëj një jetë mëmësore apo gruaje tipike, pa e paragjykuar fare jetën tipike të një gruaje. Unë jam munduar që në jetën time t’i ofroj fëmijës tim një model të një prindi i cili punon, përpiqet dhe tregon shumë tepër me veprimet e tij se sa me fjalët. Mendoj se koha cilësore që shpenzoj me fëmijët e mi është shumë më me vlerë se sa koha sasiore që do shpenzoja me të. Kemi një rutinë në mbrëmje me djalin e vogël Samuelin që e shpenzojmë bashkë. Koha me librin, loja e mbrëmjes, ushqyerja, fundjava të cilën padiskutim e kalojmë së bashku. Të gjithë ata që punoj e dinë mirë se fundjava mbetet dita e familjes. Shpeshherë e marr djalin edhe në punë, ku qëndron me kalamajtë duke u njohur më shumë me punën që unë bëj. Ai vjen më ndihmon dhe qëndron me fëmijët që janë në vështirësi dhe kanë nevojë për ndihmë, duke u bërë kështu pjesë komplicite e punës time. Kur shkon në kopsht dhe sheh fëmijët me vështirësi zhvillimi, Samueli ju vesh këpucët, pallton, i asiston, i ushqen, dhe në këtë rast jam shumë krenare për fëmijën tim. Një kohë tjetër shuam cilësore, për të cilën i jam mirënjohëse me jetë, është koha që bashkëshorti im shpenzon me fëmijët, është shumë i dhënë pas tyre, shumë didaktik dhe shumë lojcak. Investimi që ai ka bëtë tek fëmijët ma shton dashurinë për të akoma më tepër.

Mendon se ushqehesh si duhet?

Në fakt unë futem tek ato nëna që kam dhe një ndihmëse në shtëpi e cila më ndihmon në pjesën e amvisës. Nuk e kam fjalën këtu për gatimin, pasi pa modesti mund të them se gatuaj shumë mirë dhe jam krenare që i kam ngjarë babait në këtë pjesë. Ushqimi i shëndetshëm është një investim tjetër shumë i mirë në familje dhe një mënyrë përkujdesje për familjarët e tu. Unë jam nga ato nëna që kam instaluar tek fëmijët e mi dashurinë për perimet, ushqimet vegjetariane. Samueli e konsumon brokolin si të jetë patatina, bizelet si të jenë kokoshka, ka raport jashtëzakonisht shumë të mirë me perimet. Ashtu si unë ha dhe shumë dhe peshkun. Shpesh ja lidh perimet me heronjtë e tij në mënyrë që të ngacmoj fantazinë e tij (qesh), spiderman ha perime prandaj është aq i fortë (qesh).

Ke mbajtur ndonjëherë dietë?

Nuk e mendoja ndonjëherë se do mbaja dietë (qesh). Pas lindjes së djalit pata një mbipeshë jo shumë të përshtatshme në raport me linjat e mia dhe fillova një dietë më shumë të shëndetshme se sa dietë për t’u dobësuar. Unë nuk jam e fiksuar nuk jam pro dietave ekstreme por parapëlqej ushqimin e shëndetshëm me orar dhe me karar. Gjithashtu mendoj se një dietë të rrit mundësitë për të qenë më i pëlqyeshëm nga shoqëria duke të rritur kështu vetëbesimin.

Si e percepton ti lumturinë dhe çfarë të bën të ndjehesh e tillë?

Unë lumturinë e perceptoj si një gjendje të vazhdueshme, si çaste lumturie, jo si diçka që ndodh në mënyrë të përhershme. Njeriu kalon çaste lumturie, të cilat nuk zgjasin shumë por për aq sa zgjasin ja vlen që t’i mbash me vete. Njeriu ja krijon mundësinë vetës për të qenë i lumtur, duhet të kërkojë. Mendoj se kërkesa e vazhdueshme për të qenë i lumtur është lumturia vetë. Kjo është ajo që më bën mua të lumtur kur e kërkoj, kur punoj për të. Çastet e lumturisë bëjnë lumturinë në vetvete.

Një këshillë për lexuesit si mund të mbajmë në balancë mirëqenien trup-mendje?!

Balanca e një jete të qëndrueshme varet shumë nga pritshmëritë, të cilat duhet të jenë sa më realiste. Njeriu kur kërkon të pamundurën është një shqetësim që do ta çojë tek e pamundura. Duhet të kërkosh atë që është e mundur, të realizosh gjërat e vogla që të arrish tek qëllimi final. Në momentin që njeriu ndjen lëkundje është një ide e mirë për të marrë një këshillë të mirë…

Të hënën nis regjistrimi në çerdhe, ja kush përfiton, dokumentat që duhen


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Zhaneta Beqiri, drejtoreshë në Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve e ftuar në emisionin “Rreze Dielli në Report TV ka folur rreth dokumentave që nevojiten për regjistrimin në çerdhe.

Edukimi parashkollor në kryeqytet nis regjistrimet duke filluar nga kjo e hënë që vjen. Megjithëse jemi në përfundim të vitit akademik, aplikimet për çerdhe nisin të hënën në datën 25 dhe përfundojnë të premten në datën 29, nga ora 09:00-14:00

Të gjithë prindërit të cilët i kanë fëmijët nga 6 muaj në 3 vjeç duhet të bëjnë gati dokumentat dhe të shkojnë në çerdhen më të afërt për të regjistruar fëmijën e tyre. Për të treguar më saktë situatën në çerdhe dhe kopshte Zhaneta Beqiri, drejtoreshë në Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve , e ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv sqaron se janë disa kategori të cilat përfitojnë shërbimin falas në çerdhe. Beqiri shprehet se prioritet kanë aplikuesit që vijnë nga shtresat social ekonomike në nevojë.

Prioritet do të kenë një kategori prindërish, fëmijët e të cilëve më vonë do të kenë edhe një reduktim të pagesës.

1. Fëmijët që kanë statusin e jetimit, e vërtetuar me çertifikatën e statusit të jetimit që një prej prindërve duhet ta ketë me vete gjatë aplikimit, e shoqëruar me certifikatë personale të fëmijës dhe certifikatë familjare.

2. Fëmijë të prindërve që kanë statusin e jetimit

3. Fëmijë që kanë raport mjeko-ligjor për nevoja të veçanta që mund të jenë fëmijë me sëmundje të ndryshme, fëmijë me sindromën down, fëmijë me autizëm

4. Fëmijë të prindërve me nevoja të veçanta

5. Fëmijë, prindërit e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike, e vërtetuar me dokumentin përkatës që prindërit duhet ta kenë me vete në ditën e aplikimit.

5. Një tjetër kategori me prioritet janë fëmijët me mono prindër, pra që në certifikatën familjare janë vetëm nëna ose babai. Këta prindër duhet të sjellin edhe vërtetim page , ku prioritet kanë ata me pagë sa paga minimale ose më të ulët. Është e njëjya gjë edhe për fëmijët me prindër të divorcuar.

Zhaneta Beqiri, drejtoreshë në Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve

Për sa i përket shtresave të cilat nuk bëjnë pjesë në kategoritë e sipërpërmendura, Zhaneta Beqiri në Rreze Dielli shprehet se prioritet i jepet fëmijëve me dy prindër të punësuar. Një prej dokumenteve të kërkuara është dhe vërtetimi i pagës së prindërve pasi , prindërit me paga më të ulta renditen më përpara për të pasur një vend për fëmijët e tyre në çerdhe.

Kanë prioritet fëmijët me dy prindër të punësuar. Të dy prindërit duhet të sjellin vërtetimin e punës dhe të pagës së tyre. Kategoria tjetër janë fëmijët me të dy prindërit që punojnë në privat duke sjellë vërtetimin që paguajnë sigurimet shoqërore.

Duke qenë që fluksi është i madh, në momentin që unë shikoj që një pagë është e konsiderueshme nuk do e vë atë si rast prioritar, por do vë një prind tjetër që ka një pagë më të ulët sepse çmimi që ne ofrojmë është shumë më i ulët se çmimet e tjera alternative që kemi.

Zhaneta Beqiri, drejtoreshë në Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve

Beqiri u shpreh gjithashtu se nëse do të ketë vende përgjatë vitit, të tjerë fëmijë do të pranohen duke respektuar kushtet për kapacitetet akomoduese dhe punonjës. Sipas saj e rëndësishme është mirërritja e fëmijëve dhe të gjithë bashkë duhet të kontribuojnë për të arritur këtë gjë.

Pas ankesës drejtuar Bashkisë nga TFL, Pullazi jep zgjidhje për situatën e kopshtit nr. 41


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Nisur nga disa denoncime që erdhën në adresën e shoqatës “Together for Life” nga komuniteti i prindërve të fëmijëve të kopshtit numër 41, lidhur me ndotjen e ajrit si pasojë e punimeve që po zhvillohen pranë kopshtit, përfaqësues të shoqatës dërguan një ankesë pranë Bashkisë Tiranë.

Ankesa, drejtuar bashkisë Tiranë, kërkonte verifikimin e gjendjes të punimeve pranë kopshtit nr. 41, me qëllim marrjen e masave të përshtatshme për zhvillimin e procesit efektiv edukativ për fëmijët.

Ditën e sotme nga një komunikim me administratorin e njësisë bashkiake nr. 2 ku ndodhet dhe kopshti, z. Florian Pullazi, u vumë në dijeni se dherat e grumbulluara pranë kopshtit janë pastruar, si dhe materialet inerte janë larguar nga ambientet përreth kopshtit. “ Ka 3 ditë që situata është është rregulluar, dherrat dhe materialet inerte janë larguar nga mjedisi afer kopshtit. Projekti do të zgjasë 10 muaj dhe konsiston në rregullimin e rrugës dhe trotuareve në lagjen ku ndodhet dhe kopshti nr. 41, gjithashtu do të sistemohet dhe oborri i kopshtit, prandaj kërkojmë mirëkuptim nga ana e të gjithë aktorëve. Ne nuk kemi për qëllim të rrezikojmë shëndetin e fëmijëve, përkundrazi, duam të krijojmë një mjedis më të mirë për ata”, theksoi Pullazi.

Këto fjalë u konfirmuan dhe nga drejtoresha e kopshtit nr. 41, znj. Eliona Kryemadhi, e cila na vuri në dijeni për pastrimin e ambientit rreth kopshtit që në orët e para të mëngjesit.

Shoqata “Together for Life”, për të dytin vit po zbaton projektin “Lëviz për kopshtin tim”, i cili mbështetet nga Leviz Albania dhe ka në fokus, monitorimin e kopshteve dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies të pushtetit vendor.

 

Ndroqi pa kopësht, çiftet e reja detyrohen të sakrifikojnë edhe punën


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Në njësinë administrative Ndroq mungon një ambient i përshatshëm për të dërguar fëmijët. Kopështi i vetëm publik që ka shërbyer që prej viteve 90’ është mbyllur që prej një vitit për shkak të kushteve të këqija në të cilat ndodhet. Pa çati, me lagështirë, shiu bie lirshëm në të katër anët e ambienteve të brendshme të kësaj godine, këto rrethana kanë bërë të pamundur ekzistencën e këtij kopështi normal.

Kopështi është një domosdoshmëri në çdo komunitet dhe mungesa e një të tilli në Ndroq ka sjellë mjaft shqetësime për çiftet e reja. Mustafa Reka, një prind i ri, tregon se për shkak se mungon një çerdhe në këtë fshat e dërgon fëmijën e tij 3 vjeçar çdo ditë në Kombinat. Si Reka ka dhe shumë prindër të tjerë që detyrohen të shpenzojnë më shumë për të çuar fëmijët në kopështin publik në Kombinat. Ndërsa ata që s’kanë mundësi janë të detyruar të lënë punën për t’i mbajtur vetë në shtëpi.

“Paguajmë 35 mijë lekë në muaj. Po të bësh një llogari më shkon gati 250 mijë lekë vetëm shërbimi i fëmijës. Sepse gati 7 mijë lekë i do makina naftë, nga Kombinati në Ndroq. Pastaj tarifa nuk është tarifë që të vret sepse fëmija aty rri 8 orë, hanë, flenë i ka të gjitha kushtet”, thotë mes të tjerash Reka.

Projekti “Pushtetari përballë Qytetarit” i realizuar nga Infinit Plusi ngriti tek pushteti vendor këtë problematikë për të cilën mesa duket do të ketë zgjidhje së shpejti. Sipas Përgjegjësit të Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse në Ndroq, Afrim Azuni, Bashkia e Tiranës ka mundur të sigurojë një donacion nga një komunitet shqiptarësh në Itali, që do të shërbejë për të ndërtuar kopështin.

TFL ndjek ankesën e prindërve të fëmijëve të kopshtit 41: Punimet urbane, rrezik për shëndetin e fëmijëve


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Elena Beta

Shoqata “Together for Life”, për të dytin vit po zbaton projektin “Lëviz për kopshtin tim” i cili mbështetet nga Leviz Albania dhe ka në fokus, monitorimin e kopshteve dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies të pushtetit vendor. Në adresën zyrtare të shoqatës apo dhe në faqen e e Facebook “Lëviz për kopshtin tim”, vijnë shpesh sugjerime apo ankesa nga prindërit e fëmijëve që ndjekin arsimin parashkollor.

Ditën e sotme ka ardhur një ankesë nga komuniteti i prindërve të fëmijëve të kopshtit numër 41, të ndodhur në rrugën “Jan Kukuzeli”, Tiranë. Prindërit kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me ndotjen e ajrit si pasojë e punimeve që po zhvillohen shumë pranë ambienteve mësimore të kopshtit. Në deklarimin e njërit prej prindërve thuhet se:  “Fëmijët e kopshtit 41, po përballen me një situatë të tmerrshme, kalova dhe sot e njëjta gjendje. Më e keqja është se në atë zonë punimet për rikualifimin urban do zgjasin 3 vjet, dhe ngaqë s’kanë ku t’i lenë dherat i rrasin para kopshtit. Unë shkova dje, janë të lemerisur. Kondicionerët nuk punojnë, hapin dritaret të marrin ajrin, po ndërkohë nga jashtë u hyn gjithë pluhuri brenda. Duhet reagim, jam i gatshëm ta ngrejmë zërin”.

Menjëherë pas ankesës, përfaqësues të shoqatës “Together for Life” kontaktuan me drejtuesen e kopshtit numër 41 . Drejtuesja e kopshtit megjithëse pranoi ekzistencën e kësaj problematike, pohoi se punimet po zhvillohen në të gjithë zonën urbane afër kopshtit dhe nuk cënojnë hapësirën e brendëshme të tij. Ajo na informoi se në përfundim të punimeve do të sistemohet dhe pjesa e oborrit të kopshtit. Duke patur parasysh temperaturat e larta, pluhuri dhe zhurma e punimeve ndikon në mbarëvajtjen e procesit arsimor.

Sipas nenit 28 të ligjit Nr. 69/2012 PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, njësia bazë e qeverisjes vendore (Bashkia) ka për detyrë:  Të ruajë dhe mirëmbajë  institucionin arsimor publik; ç) të garantojë kushtet higjieno-sanitare e atyre të ngrohjes në godinat e institucioneve arsimore publike.

Shoqata “Together for Life” angazhohet të ndjekë rastin në fjalë, duke e adresuar këtë problematikë pranë Bashkisë Tiranë, me qëllim zhvillimin e punimeve duke mos cenuar zhvillimin e procesit arsimor dhe edukativ në kopshtin numër 41.

 

Kujdes me këto produkte! Po u shkaktojnë fëmijëve alergji ndaj ushqimeve


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Pecetat e lagura rrisin rrezikun që një fëmijë të zhvillojë alergji ndaj ushqimeve të rrezikshme për jetën, sugjeron një studim i ri. Prindërit duhet t’i lajnë gjithmonë duart para se të prekin foshnjat për t’i mbrojtur ato nga probleme më të rënda, paralajmërojnë shkencëtarët. Pas një studimi të kryer tek minjtë, shkencëtarët zbuluan se alergjitë ndaj ushqimeve nxiten nga një kombinim i disa faktorëve, si gjenetika dhe ekspozimi i foshnjave ndaj pecetave të lagura, pluhurit dhe ushqimit.

Alergjitë ndaj ushqimeve prekin gati 1 në 20 fëmijë.

Studime të mëparshme kanë treguar se moslarja e sapunit nga trupi mund të reduktojë barrierën e lëkurës.

Autorja kryesore e studimit, prof. Joan Cook-Mills, nga Shkolla Mjekësore Universitare Feinberg, tregon se 35% e fëmijëve me alergji ndaj ushqimeve kanë një gjendje të quajtur dermatiti atopik. Kjo gjendje lidhet me mutacione të tri gjeneve që ulin gjithashtu barrierat e lëkurës.

Duke përdorur minj me të njëjtat mutacione gjenetike, ajo i ekspozoi ato ndaj alergjenëve dhe ndaj një përbërësi që gjendet tek pecetat e lagura për bebe.

Minjtë u ekspozuan ndaj alergjenëve të pluhurit dhe ushqimeve si vezët dhe gjalpi i kikirikut për 40 minuta gjatë një periudhe 2-javore.

Minjtë me mutacione gjenetike, të cilët u ekspozuan gjithashtu ndaj alergjenëve dhe sapunit të ngelur në lëkurë, zhvilluan një sërë reaksionesh alergjike, si në lëkurë ashtu edhe alergji ndaj ushqimeve.

Eskeprtët sugjerojnë që të kufizohet përdorimi i pecetave të lagura, ndërkohë që po planifikohen testime të tjera tek njerëzit.

Ndërsa prof. Cook-Mills këshillon që t’i lani duart para se t’i mbani fëmijët për të reduktuar ekspozimin e lëkurës së bebeve ndaj alergjenëve ushqimorë.

Burimi: Mirror / Shendeti.com.al

Edukatoret e kopshteve në Ksamil diskutojnë problematikat me të cilat bashkëjetojnë çdo ditë fëmijët


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

 Rrjeti “Lëviz për kopshtin tim”,  projekt i  shoqates “Together for Life” me partner lokal  Shoqatën  Agjencia “AJMMI”  dhe  me mbështetje të  “LëvizAlbania, ndalesën e dytë e kishte ne qytetin e  Ksamilit.

Tryeza e Ksamilit: “Nxitje e angazhimit qytetar, me fokus përmiresimin e problematikave në kopshtin e fëmijëve.”, u zhvillua në mjedise pranë këndit të lojrave në parkun në zemër të kësaj qendre urbane , pjesë e territorit të Bashkisë Sarandë.

Në këtë Tryezë të  drejtuar për AJMMI-n  nga Shkëlqim Hajno, morën  pjesë:  edukatore të dy kopshteve , prindër të fëmijëve mjaft të interesuar për  ktë aktivitet , drejtorja e shkollës së bashkuar si dhe administratorja e Ksamilit znj.Valbona Oruçi.

Tryeza u orientua si një formë bashkëbisedimi ku u diskutua mbi  kushtet  e fëmijëve në kopshte, rolin e  pushtetit  lokal dhe  sa vendimarrjet  për  këto instituicione të arsimit  parashkollor kishin  përfshirëse edhe  komunitetin e  banorëve.

Aktiviteti në pjesën më të madhe u zhvillua në formë debati, ku jo vetëm edukatoret adresuan probleme dhe cështje për përmirësimin e kushteve me kopshtet e fëmijve Nr.1 dhe Ne.2; por edhe prindërit debatuan me përfaqësuesit e pushtetit lokal për përmirësimin e kushteve të jetesës në kopshtet e Ksamilit.

Erisa Grucka edukatore polemizoi për kushtet e papranueshme higjeno-sanitare në kopshtin Nr.2 ku ka vetëm dy tualete edhe këto të papërshtatshme për fëmijë të vegjël, në një kohë kur duhet të kishte minimumin e tualeteve për numrin e lartë të fëmijvë që frekuentojnë këtë institucion parashkollor.

Edhe koleget e tjera të këtij kopshti debatuan mbi nevojën urgjente kundër lagështires në godinën ku finksionojnë grupet e kopshtit Nr.2.  Ato bënë thirrje që sezoni i verës duhet të shikohet nga Bahkia e Sarandes si koha më e përshtatshme për merementime serioze dhe shmangjen e lagështirës më mjedise dhe kopshte.

Për edukatoret  e kopshtit Nr.1 në këtë institucion duhet të ketë të paktën edhe një edukatore më tepër duke referuar numein e fëmijve që frekuentojnë kopshtin si dhe tedencës në rritje për këtë  dukuri. Diana Nikolla e kopshtit Nr.1 vuri në dukje se: “nuk kanë munguar për këtë cështje edhe kërkesat me shkrim nga ana jonë drejtuar si në Bashki ashtu edhe në zyrën arsimore të Sarandës”.

Në tryezën e Ksamilit administratorja Valbona Oruci mirëpriti sugjerimet dhe kritikat e tryezës duke shprehur vullnetin, sic tha ajo: “Bashkarisht mos ta ndërpresëim presionin ndaj ekzekutivit për përmirësimin e standarteve dhe kushteve në kopshtet e fëmijve të Njësisë Administrative Ksamil ne Bashkinë Sarandë”.

Oruci përvec falënderimit për  “LëvizAlbania“, “Together for Life” dhe “AJMMI”-t shprehu edhe një kërkesë zyrtare: “Lëviz Albania me një emër prestigjoz tashmë në Shqipëri të shikojë mundësunë e investimit për zbatimin e një projekti pilot në Ksamil për sigurimin e sistemit të ngrohjes për vogëlushët e të paktën njërit prej dy kopshteve.”

 

“Lëviz për kopshtin tim” zbret në Bajkaj (Delvinë) dhe gjen mbështetje komunitare


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Rrjeti “Lëviz për kopshtin tim”, projekt që po zbatohet  aktualisht nga  shoqata “Together for Life” me partner lokal  Shoqatën  Agjencia “AJMMI”  dhe  me mbështetje të  “LëvizAlbania“, ka  zbritur sot ne jug te Shqipërisë dhe pikërisht  ne fshatin Bajkaj të Bashkisë Delvinë.

“Together for Life” dhe “Agency AJMMI”  organizuan sot në Bajkaj  Tryezën komunitare: “Nxitje e angazhimit qytetar, me fokus përmiresimin e problematikave në kopshtin e fëmijëve.”

Në këtë Tryezë e cila u drejtua nga Shkëlqim Hajno, përfaqësues  i AJMMI-t, morën  pjesë:  edukatore të kopshtit, mësues dhe mësuese të shkollës së fshatit, përfaqësues të këshillit bashkiak të Delvinës, nga këshilli I fshatit si dhe prindër të fëmijëve të kopshtit.

 

Në këtë aktivitet u synua nxitja e angazhimit të banorëve  për të ushtruar trysni në procesin e vendimarrjeve që lidhen me ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në arsimin parashkollor. Gjatë diskutimeve dhe debateve pjesëmarrësit manifestuan shqetësimin  për kushtet e papërshtatshme të godinës ku funksionon kopshti i Bajkaj.

 

Sipas kryetarit të fshatit Blerim Kullaj “Gjendja fizike e godinës me lagështiren, deri më sot të paevituar, dëmton jetën e fëmijve që frekuentojnë këtë godinë.”  Sipas tij, ndërhyrjet pjesore për shmangjen e lagështirës në mjedisn e kopshtit, kanë treguar që ato janë të pamjaftueshme dhe sot kërkohet ose ndërhyrje riparuese kapitale ose një godinë e re. ‘

Vetë edukatorja Shpëtime Bello e cila prej 20 vitesh punon në këtë institucion parashkollor  e paraqiti situatën emergjente duke falënderuar Rrjetim  “ Lëviz për kopshtin tim’’ si dhe mbështetjen që i jep kësaj nisme “LëvizAlbania”.  Për nënkryetarin e këshillit të bashkisë së Delvinës,  Mikeljan Cano, “bashkia nuk ka aq fonde për të ndërtuar një kopsht të ri, por ajo,  mund të kontribuojë si pjesëmarrëse në ndryshimin e situatës, në se gjenden donatorë si Ministria e Arsimit, etj.

Rreth dy opsioneve për ndryshimin e situatës fizike në kopshtin e Bajkajt diskutoi edhe drejtoresha e shkollës Algerta Xhaferi. Shumë prindër që morrën fjalën vunë në dukje se siguria e jetës së fëmijve nuk kërcënohet vetëm nga lagështira por edhe nga rruga automobilistike shumë afër kopshtit.

Tryeza e Bajkajt  e organizuar nga AJMMI  dhe  “Together for Life” ,me mbeshtetje te “LëvizAlbania“, u finalizua me  një kërkesë komunitare me shkrim e cila do të firmoset në ditët në vijim nga prindër të fëmijvë të kopshtit, banorë të fshatit, anetarë të këshillit të fshatit si edhe mësues; per t’ju partaqitur  Ministrisë se Arsimit, Sportit dhe Rinise , Bashkisë Delvinë dhe institucioneve të tjera për zgjidhjen emergjente të kushteve më të mira në funksionimin e kopshtit  ne Bajkaj.

Këshilli bashkiak, rriten pagat për edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Duke filluar nga muaji qershor, pagat e edukatoreve në çerdhe dhe në kopshte në Tiranë do të jenë më të larta dhe më dinjitoze. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, është miratuar propozimi i Bashkisë së Tiranës për rritjen e pagës për të gjithë edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve duke u dhënë një vlerësim për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë për fëmijët e Tiranës.

Veliaj deklaroi se sot çerdhet e kopshtet e Tiranës ofrojnë kushte shumë më të mira jo vetëm krahasuar me situatën para 2015-s, por edhe krahasuar me pjesën dërrmuese të kopshteve e çerdheve private.

“Kjo ka të bëjë me një lajm shumë të mirë për qindra edukatore të Tiranës. Bëhet fjalë për rritjen e tyre të rrogës. Tani që dhe Bashkia ka edhe më shumë financa mbas zjarrfikësve kishim premtuar që do të ishin edukatoret që do të merrnin lehtësimin e shumë pritur prej vitesh. Megjithatë edukatoret janë në dijeni dhe mezi e presin dhe do të doja t’i falenderoja shumë për sakrificën”, tha Veliaj.

Projektet “Adopto një çerdhe” dhe “Adopto një kopsht” ishin dy nga programet më të bukura, por edhe një mënyrë shumë e mirë për të treguar se prioriteti i Bashkisë ishin fëmijët e Tiranës dhe gjenerata tjetër.

 

Shoqata bamirëse mbledh para, por nuk i jep asgjë fëmijës së sëmurë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Fiks Fare ka denoncuar sonte një tjetër rast të shoqatave “bamirëse”, që mbledhin para rrugëve me pretendimin për të ndihmuar fëmijë të sëmurë, por që në të vërtetë familjet nuk janë në dijeni të këtyre fondeve sesa janë mbledhur dhe se ku shkojnë.

Emisioni investigativ trajtoi të hënën rastin e Fondacionit “Rikthe Buzëqeshjen”, të cilat prej më shumë se dy muajsh mbledhin fonde për një 12-vjeçar të sëmurë, të cilit i kanë marrë foton që në muajin mars në QSUT.

Para disa kohësh, Fiks Fare konstatoi dy vajza, punonjëse të këtij fondacioni, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë që mbanin në dorë foton e një djali 12-vjeçar, i quajtur Sildi, dhe futeshin në lokale, duke kërkuar para si ndihmë për këtë fëmijë, i cili është operuar dhe vuan nga sëmundja e ekinokokut. Punonjëset e i thanë gazetarëve të Fiksit se për kurimin e tij duheshin 600 lekë të reja në ditë për të blerë ilaçet.

Gazetarët u kërkojnë një kartëvizitë, por ato nuk e dhanë, kështu që Fiksi shkoi te selia e këtij fondacioni, ku takoi dhe bisedoi me koordinatoren, sesi mund të ndihmohej kjo familje. Ajo i tha gazetarëve se vetëm lekë mund të jepen dhe jo ushqime e materiale të tjera. Kështu që, Fiksi i kërkoi që paratë t’ia çonte vetë familjes.

Pas bisedës me të, gazetarët e Fiksit shkuan në Dibër të takonin familjen e djalit 12-vjeçar. Gjatë bisedës me babanë, ky i fundit tha se nuk ka marrë asnjë lekë ndihmë nga fondacioni dhe nuk është kontaktuar prej tyre, ndërkohë që me 1 qershor do të çonte djalin në QSUT në Tiranë për vizitë mjekësore.

Më datë 1 qershor, gazetarët e Fiksit shkuan edhe në QSUT, ku folën me nënën e djalit dhe ajo konfirmoi se më 26 mars në spital, i kishin ardhur një djalë dhe një vajzë, të cilët i ishin ofruar për ta ndihmuar për ilaçet e djalit. Por që nga ajo kohë nuk kishin kontaktuar me të. Madje, ajo thotë se i kishte humbur edhe numri i tyre, pasi i ishte dëmtuar telefoni. Ndërkaq, nëna e Sildit betohet se vetëm 5000 lekë të vjetra që i ka dhënë gazetari i Fiks Fare ka marrë ndihmë familja e saj.

Në këto kushte, duke parë se kanë kaluar tre muaj që mblidhen fonde dhe asgjë nuk ka kaluar te familja e Sildit, Fiks Fare kontaktoi me Fondacionin “Rikthe Buzëqeshjen”. Koordinatorja e fondacionit, Anila Demiri tha se ende nuk ka përfunduar trajtimi i rastit të Sildit, duke thënë se gjatë gjithë kësaj kohe, kanë qenë duke mbledhur fondet për ilaçet e tij për një vit.

Ajo pretendon se këto fonde do i jepeshin me datë 1 qershor. Madje, për t’i dhënë fondet ajo ka folur disa herë me nënën e fëmijës, por sipas saj, me 1 qershor, gruas nga Dibra i është fikur telefoni dhe nuk kanë mundur të kontaktojnë me të.

Megjithatë, Fiks Fare kontaktoi të hënën në telefon me nënën e fëmijës dhe ajo tha se ishte kontaktuar vetëm këtë ditë nga fondacioni, pasi Fiks Fare kishte ngritur shqetësimin pranë tyre dhe i kishte kërkuar që të martën të paraqitet në Tiranë për të tërhequr fondin.

Pra, fondacioni u kujtua për fëmijën e sëmurë në emër të të cilit mblidhte para, vetëm pasi Fiks Fare pyeti për këtë rast dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk kishte dërguar asgjë në adresë të familjes së tij/tch/

Mos po e teprojmë me sterilitetin? Ekspertët: Kujdes fëmijët, rrezikohen nga leucemia


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Stili modern i jetës pa baktere, pasuar nga infeksionet me kalimin e moshës, mund të bëhen shkak për zhvillimin e leucemisë, sugjeron një studim i ri.

Studimi, i publikuar të hënën tek revista “Nature Reviews Cancer”, ka zbuluar se leucemia akute limfoblastike, lloji më i përhapur i kancerit gjatë fëmijërisë, shkaktohet nga një proces dy-fazash.

Hapi i parë është mutacioni gjenetik para lindjes, që përcakton rrezikun e zhvillimit të kësaj forme të leucemisë tek fëmija. Hapi i dytë është ekspozimi ndaj infeksioneve të caktuara me kalimin e moshës, pas kalimit të fëmijërisë në sterilitet të plotë

Më specifikisht, fëmijët që rriten në pastërti të plotë gjatë vitit të parë dhe ndërveprojnë më pak me fëmijët e tjerë, janë më shumë të rrezikuar që të zhvillojnë leucemia akute limfoblastike.

Profesori  Mel Greaves, nga Instituti i Hulumtimit të Kancerit, sugjeron se ky lloj kanceri mund të parandalohet.

“Ky studim është fryt i disa dekadave punë kërkimore dhe jep një shpjegim më të qartë se si zhvillohet kjo formë e leucemisë në fëmijëri”, u shpreh ai gjatë një deklarate për shtyp.

“Studimi sugjeron se ky lloj kanceri ka një shkak të qartë biologjik dhe nxitet nga një sërë infeksionesh tek fëmijët sistemi imunitar i të cilëve nuk është formuar si duhet”.

Si të informohemi përmes portalit “Kopshtiim.com”


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

 

Në kuadër të projektit Rrjeti “Lëviz për Kopshtin tim” zbatuar nga shoqata “Together for Life” dhe mbështetur nga LevizAlbania është aktivizuar dhe portali kopshtiim.com,  i  cili synon të informojë dhe të përfshijë qytetarët në çështjet e qeverisjes vendore dhe në veçanti të standardeve të shërbimeve në arsimin parashkollor.

Portali Kopshtiim.al përmban disa kategori si:

Ligje dhe rregullore, ku mund të lexoni ligjet dhe të drejtat që lidhen me kopshtet, Lajme, ku mund të informoheni për të rejat më të fundit që kanë lidhje me fëmijët, prindërit, institucionet arsimore. Kategori të tjera për t’u lexuar janë Aktivitete ku mund të njiheni me aktivitetet më të fundit që zhvillon shoqata “Together for life” dhe organizatat partnere,  Raporto dhe Denonco, ku  mund të dërgoni rastet ku vini re shkelje të ligjeve, standardeve, apo të drejtat e fëmijëve, si dhe rubrikat Media dhe Publikime në të cilat gjeni emisionet televizive, kronikat e realizuara nga media të tjera lidhur me aktivitetet e ndryshme të projektit.

Në faqen kryesore gjendet dhe kategoria Profil ku mund të gjeni intervista me personazhe frymëzuese. Në portal mund të gjeni gjithashtu  disa nënkategori të cilat ofrojnë informacion lidhur me shëndetin, edukimin, argëtimin si dhe  adresarin, ku ndodhen adresat e kopshteve të monitoruara nga shoqata “Together for Life”.

 


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387