Diabeti tek fëmijët, ç’duhet të kenë kujdes prindërit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Në të gjithë botën, incidenca e diabetit është në rritje, dhe rrjedhimisht kështu është edhe diabeti mes fëmijëve. Shumica e fëmijëve janë të prekur nga diabeti i tipit 1. Megjithatë, numri i fëmijëve dhe të rinjve të prekur nga diabeti i tipit 2 ka filluar të rritet, veçanërisht në Amerikë. Përafërsisht 90% e të rinjve me diabet vuajnë nga lloji 1 dhe numri i pacientëve që janë fëmijë varion nga vendi në vend.

Ashtu si të rriturit, një numër simptomash mund të japin paralajmërim të hershëm të zhvillimit të diabetit, si përshembull: etje; lodhje; humbje peshe; urinim i shpeshtë. Tek fëmijët, simptomat specifike mund të përfshijnë: dhimbje stomaku, dhimbje koke dhe probleme të sjelljes. Pas diagnozës, një fëmijë zakonisht do t’i referohet një specialisti të diabetit.

Çfarë mund të bëjnë prindërit e fëmijëve me diabet? Mbajtja e një syri të rreptë në nivelet e glukozës në gjak të fëmijës, duke shmangur uljet dhe ngritjet. Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm se fëmijët me diabet kanë kufizime diete dhe se nivelet e aktivitetit të tyre duhet të monitorohen nga afër. Fëmijët me diabet mund të kalojnë një fëmijëri dhe adoleshencë gati normale, nëse e mbajnë sëmundjen nën kontroll.

Është e domosdoshme për të kontrolluar diabetin siç duhet, për të shmangur komplikimet. Menaxhimi fokusohet në monitorimin rutinor të sheqerit në gjak, terapinë e insulinës dhe rregullimin e një diete të shëndetshme. Mbajtja e sheqernave të gjakut brenda një diapazoni normal, mund të zvogëlojë rrezikun e problemeve afatgjata shëndetësore që lidhen me kontrollin e dobët të diabetit. Sa i takon sezonit të verës, kjo është një periudhë tepër aktive për fëmijët, pasi ata ndëpresin rutinën e tyre të përditshme për të kaluar disa ditë në plazh apo mal.

Për fëmijët me diabet, ky aktivitet duhet të monitorohet rreptësisht nga prindërit për të shmangur çdo problem të mundshëm shëndetësor. Dr. Petrit Hoxha, mjek endokrinolog pediatër, i kontaktuar nga gazeta “Shëndet plus”, jep disa këshilla për prindërit që kanë fëmijë me diabet.

Doktor, a mund të themi se është rritur numri i fëmijëve me diabet gjatë këtyre viteve të fundit edhe në vendin tonë?

Patjetër që ka shtim. Në përgjithësi, në çdo 10 vjet, dyfishohen shifrat e fëmijëve me diabet deri në moshën 5- vjeç. Kurse fëmijët më të mëdhenj, sidomos ata në periudhën e pubertetit, gjithashtu afërsisht e dyfishojnë shifrën. Ky është trend në të gjithë botën.

Cili është kujdesi që duhet të bëjnë fëmijët me diabet gjatë kësaj periudhe?

Vera sjell jo vetëm ndryshime të temperaturës, por domosdoshmërisht kërkon/përkon dhe me zhvendosjen e familjeve nga zonat ku jetojnë, drejt bregdetit. Zhvendosja është një fjalë goje, por për një diabetik është ndërrimi i mënyrës së jetesës i cili mund të atakohet shumë thjesht në gjëra elementare dhe ndoshta jo të menduara mirë.

Do të lëvizë një diabetik drejt plazhit;

Atëherë duhet të bëjmë kujdes se dieta e tij nuk duhet cënuar; orari i tij gjatë transportit nuk duhet cënuar; orari i të ngrënit; përcaktimi i glikemisë duhet të vazhdojë njëlloj. Për më tepër duhen përforcuar masat që e mbrojnë fëmijën, nga rënia e sheqerit në plazh se aty do luajë gjithë ditën, do bëjë not. Pra, është i ekspozuar nga rënia e sheqerit sepse do harxhoje energji gjatë notit. Nuk është në tavolinë duke bërë mësimet, por është në plazh duke bërë not, dhe shanset për të rënë sheqeri janë të mëdha. Atëherë kjo familje duhet të ketë pranë aparatin që mat sheqerin, paketat apo tabletat e sheqerit; duhet të ketë pranë një glikogeni që është një hormon i cili injektohet në momentin kur fëmija bën hipoglicemi dhe ngre sheqerin menjëherë.

Kurrë nuk mund të lejojmë një fëmijë të futet në det i pashoqëruar, sepse mund të pësojë rënie sheqeri dhe rënia e sheqerit fillimisht sjell një nervozizëm, pastaj sjell një skuqje të fytyrës, pastaj sjell djersë të trupit, pastaj humbje ekstreme të fuqisë fizike dhe pastaj humbet ndjenjat, bie në koma. Të gjitha këto mund të ndodhin kur fëmija është jashtë vëmendjes së kujdestarëve, prindërve etj. Prandaj të afërmit duhet të jenë absolutisht të pranishëm në çdo çast të një fëmije diabetik. Mua më pëlqen që fëmija do të lozë sporte të ndryshme, në ujë, në rërë por gjithmonë të programuara. Duhet ti japim diçka për të ngrënë, para se të fillojë lojën apo notin, sepse do harxhojë energji; do t’i japim sapo mbaron sportin ose notin përsëri diçka tjetër, një njësi-dy njësi karbohidrate sepse e harxhoi atë që hëngri gjatë sportit. Dhe do të kontrollojmë sheqerin. Kërkohet që transporti të shoqërohet me një çantë frigoriferike ku do vihet insulina, pasi insulina po u ekspozua ndaj temperaturave të larta humbet efektin. Kërkojmë që gjatë ditëve të plazhit të matet sheqeri 4 herë në ditë.

Ushqyerja

Vera kërkon më shumë lëngje, kjo do të thotë që temperatura e lartë bën që trupi të nxisë djersën. Bashkë me djersën, humbet dhe natriumin. Nëse fëmijët qëndrojnë në det, në diell, pa kriter, mund të pësojnë atë që quhet goditje nga dielli. Por është tjetër gjë tek fëmijët pa diabet dhe tjetër gjë tek një fëmijë me diabet. Pra, dieta duhet të jetë e mbështetur tek zarzavatet, te proteinat dhe pa harruar që karbohidratet janë bazat ditore e ushqimit, janë 50-55% e kalorive.

Sa të përgatitur janë prindërit?

Jo të gjithë kanë nivelin e mjaftueshëm të edukimit për diabetin. Kur fëmijët rriten, fillojnë të futen në fazën e pubertetit, ata janë bashkëpunëtor me mjekun për mjekimin e diabetit. Por, kur janë më të vegjël, janë prindërit ata që marrin përsipër menaxhimin e sëmundjes. Por unë them që me njohuritë që kanë prindërit mund ta menaxhojnë periudhën e pushimeve në një mënyrë të thjeshtë dhe sa më të lehtë për fëmijën, pa krijuar turbullime në shëndetin e tij. Edhe njëherë dua të bëj thirrje: Kujdes! Mos i lini fëmijët diabetik vetëm, sidomos në det. Mbrojini fëmijët në këtë periudhë nga rënia e sheqerit sepse harxhojnë shumë kalori me aktivitet fizik. Përcaktoni sa më shpesh nivelin e glicemisë që të dini si dhe sa ta mjekoni; dhe mos i mbani insulinat në ambiente të hapura sepse në temperaturë mbi 28-30 gradë ato humbasin efektin. Kështu çdo gjë do të shkoj mirë dhe pushimet do të jenë të lumtura./ Shendeti.com.al

Plan i ri masash për vaksinimin e çdo fëmije. Në tetor futet vaksinë e re


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Duke filluar nga 1 tetori, një vaksinë e re, Rotavirusi, do t’i shtohet kalendarit të vaksinimit, duke e çuar në 12 numrin e vaksinave të detyrueshme dhe duke e përafruar kalendarin tonë me atë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se do të nisë një verifikim i imtësishëm në çdo strukturë arsimore, për kartelat e vaksinimit.

Me nisjen e procesit të regjistrimit në çerdhe, kopshte dhe shkolla, Njësitë Vendore të shëndetësisë do të jenë në terren për monitorimin e  kartelave të vaksinimit në çdo strukturë arsimore, qoftë publike apo private.

Sipas Urdhrit të Ministres, do të ketë një koordinim të strukturave shëndetësore në territor dhe çdo institucion që nuk plotëson detyrimin për të pasur kartelën e vaksinimit për çdo fëmijë, do të gjobitet, sipas ligjit./ Shendeti.com.al

Lira Gjika: Është natyrale që fëmija të qajë kur shkon në kopsht


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Lira Gjika

Kur fëmija shkon në kopsht për herë të parë, është natyrale që të qajë dhe duhet të qajë. Vajtja në kopsht është një ngjarje e madhe për jetën e fëmijës dhe po ashtu edhe të nënës, sepse po konkretizohet procesi i të qenit dy individë më vete, pra dy njerëz të ndryshëm. Nëna dhe fëmija janë dy njerëz të ndryshëm.

Ky proces nuk është një proces i lehtë, pasi vetë nëna e refuzon. Vetë nëna, nuk e do dhe nuk e zhvillon këtë lloj vetëdije. Natyrisht që nuk e bën me dashje, por e shikon fëmijën e saj si të vogël dhe jo një njeri tjetër, i cili mund të ekzistojë pa të.

Mirëpo, gjithashtu, nuk është një gjë e lehtë t’i besosh dikujt fëmijën dhe për më tepër, për orë të tëra. Për orë të tëra, nëna të mos ketë asnjë lloj kontakti fizik dhe personal me fëmijën. Ndjesia, që provokon kjo “kohë e munguar” ndërmjet nënës dhe fëmijës, krijon ankth, pasiguri dhe konfuzion, në shpirtrat e të dyve. Fëmija e demostron me të qarën dhe nëna me ndjenjë faji dhe mosbesim.

I takon profesionistëve, pra edukatoreve, të qetësojnë nënën dhe fëmijën me sigurinë, që të jep profesioni dhe jo duke e paragjykuar apo u bezdisur, nga qëndrimi i pasigurt dhe mëdyshës i nënës.

Gjithashtu e qara e fëmijës është një reaksion natyral, pasi ai po ndahet nga nëna që është gjithçka për të dhe do të rrijë në një ambient të huaj me njerëz të panjohur. Edhe në këtë rast, edukatoret me profesionalizmin e tyre duhet të qetësojnë fëmijën brënda ores, duke i dhënë të drejtë që qan, pasi nuk i njeh dhe për më tepër, ato nuk janë mami, “por mami e ka zgjedhur me kujdes vendin ku do të besojë fëmijën e saj” dhe ai apo ajo shumë shpejt, do ta ndjejnë këtë gjë.

Duke kënduar dhe duke bërë lojra të ndryshme, te fëmija do të fillojë të zhvillohet një univers i ri, që kombinon atë, vetëm në kopshtin, pa prezencën e mamit.

Fëmija i vetëm ndërton marrëdhënie me këtë mjedis të ri. Në këtë mjedis të ri, pra në kopsht, nën drejtimin e edukatoreve, do të mësojë si të luajë me moshatarët e tij, duke praktikuar, të folurën, fjalët, duart dhe mbi të gjitha mëndjen dhe deri këtu është shumë mirë. Mirëpo, ajo që është problem kur fëmija fillon kopshtin, është tradita jonë e vjetëruar. Në traditën tonë fëmija trajtohet si i vogël, që nuk merr vesh apo nuk kupton dhe jo një njeri që po rritet.

Kështu, meqenëse është i vogël dhe nuk merr vesh, i biem shkurt, e gënjejmë, që të mos kuptojë që mami ka ikur dhe, duke shtuar dhe shprehjet: pusho, se i thashë policit apo e thërrita doktorin të të bëjë gjilpërën dhe, nuk mbaron këtu, ky i ashtuquajturi “dialog”, bëhet me zë të lartë e shumë të ashpër. Ky është problemi, mënyra jonë e të trajtuarit të fëmijës, pra e të rriturve.

Ne e trajtojmë kopshtin si një vend ku nënat lenë fëmijët se s’ka kush t’ua mbajë dhe jo si faza themel e organizimit të gjuhës, mëndjes dhe mendimit. Kjo mënyrë të trajtuari të fëmijës në këtë moshë, lë shumë për të dëshiruar, pasi ne ende nuk e kemi marrë seriozisht dhe nuk e vlerësojmë ashtu siç duhet këtë moshë themel për njeriun dhe njerëzoren.

 

Regjistrimi në kopsht/Dokumentet që duhen për të ardhurit në Tiranë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Për të gjithë të ardhurit nga qytetet e tjera në Tiranë të cilët dëshirojnë të regjistrojnë fëmijët e tyre në një nga kopshtet publike të Tiranës, duhet të të sjellin këto dokumenta:

  • Një kopje e kontratës së qirasë.
  • Kërkesë me shkrim që do të regjistrosh fëmijën në atë kopsht,
  • Vërtetime pune për të dy prindërit,
  • Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore nga të dy prindërit,
  • Certifikatë personale e fëmijës,
  • Certifikatë familjare,
  • Vërtetim vaksinimi,
  • Vërtetimi i frekuentimit të çerdhes.

Duhet patur parasysh që regjistrimet do të lejohen vetëm sipas vendbanimit, çka do të thotë se prindërit duhet të paraqiten për të regjistruar fëmijën në kopshtet që i përkasin njësisë së tyre të banimit, dhe jo preferencave.

*Ky informacion u sigurua në terren nga stafi i “Lëviz për Kopshtin Tim”. Stafi do të vazhdojë të jetë në terren për të raportuar hap pas hapi të gjithë procesin e rregjistrimeve në kopshte dhe çerdhe.

Regjistrimet në kopshte: Bashkia vendos monitorues në të gjitha kopshtet publike


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Sot është dita e dytë e regjistrimeve në kopshtet publike.

Kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin në kopshte.

Stafi i “Lëviz për kopshtin tim” ka dalë në terren për të ndjekur nga afër procesin. E reja e këtij vit është se në Komision përveç drejtoreshës së kopshtit dhe një edukatoreje është dhe një përfaqësues i Bashkisë së Tiranës.

Të pyetur nga gazetarët e “Lëviz pë Kopshtin Tim” komisioni u shpreh se deri më tani procesi ecën normalisht dhe numri i fëmijëve të regjistruar do të jetë brenda kapaciteteve të kopshteve.

Aplikimet vazhdojnë deri më datën 13 Shtator. Nga ora 08:00-14:00.

Stafi i “Lëviz për kopshtin tim” do të vazhdojë të jetë prezentë duke monitoruar procesin si në terren ashtu edhe problematikat e raportuara  në profilin tonë në Facebook.

 

Prindërit të shqetësuar: Cilat janë kriteret për të ardhurit nga qytete të tjera?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Sot filluan regjistrimet në kopshtet publike të Tiranës për vitin akademik 2019-2020. Pranë profilit tonë prindërit ka ngritur pyetje për regjistrimin e fëmijëve që janë transferuar nga një qytet tjetër.  Prindi pyet nëse kërkohet një dokumentacion i veçantë për të ardhurit nga qytetet e tjera në Tiranë.

“Kërkohet tjetër gjë për ne që jemi të sapo ardhur me qira? Kontratë qiraje? Apo duhet të bëj dhe shpërnguljen në gjendjen civile?”

Nga 2 shtatori nis regjistrimi në kopshte: Kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Duke nisur nga e hëna e ardhshme, 2 shtatori, prindërit mund të regjistrojnë fëmijët e tyre pranë kopshteve publike. Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve njofton se regjistrimet e fëmijë në kopshtet e Bashkisë Tiranë do të kryhen më datë 02-14 shtator, nga ora 08:00-14:00.

Drejtoresha e Qendrës Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri tregon se do jetë një komision pranë çdo kopshti i cili do të verifikojë dokumentacionin si dhe të bëj regjistrimin e fëmijëve në kopshte.

“Për kopshtet do të ngrihet një komision. Një nga dokumentet që do kenë prindërit me vete veç certifikatave do të jenë edhe vërtetimet e punës, për fëmijët që do qëndrojnë me gjumë. Fëmijët që i kanë prindërit jo në marrëdhënie pune do qëndrojnë deri në orën 13:00. Në momentin e aplikimit që fillon në datën 2 shtator, dhe periudha e regjistrimeve do të zgjasë 2 javë, në ambientet e kopshtit do të jetë një komision ku do jetë drejtuesja e kopshtit, edukatorja që ka eksperiencën më të gjatë në atë kopsht, dhe një përfaqësues i bashkisë. Prindërit në momentin e aplikimit duhet të kenë kartelën e vaksinimit, për të garantuar shëndetin e fëmijëve të tyre, por edhe të fëmijëve të tjerë. Duhet të kenë certifikata. Nëse nuk e bëjmë dot vetë nga e-albania këtë lloj dokumentacioni, duhet të lënë kartën e identitetit dhe një autorizim pranë Komisionit, që ta bëjmë ne si drejtori. Dhe vërtetimin e punës të prindërve, duke qenë se kemi një fluks shumë të madh, në mënyrë që të bëjmë këtë ndarjen, kush do jetë me gjumë dhe kush pa gjumë”, tha Beqiri.

Kriteret dhe dokumentacioni i duhur për aplikime 2019

 

Vaksinë fruthi para shkollës/ ISHP: Asnjë fëmijë nuk do të pranohet pa kartelë vaksinimi


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Situata e fruthit në Shqipëri duket të jetë përmirësuar ndjeshëm krahasuar me fillimin e këtij viti ku u shënuan qindra fëmijë të prekur.

Por ekspertë të Institutit të Shëndetit publik shprehin shqetësim me uljen e mbulesës vaksinale kryesisht në Tiranë pasi shumë prindër të cilët refuzojnë vaksinimin e fëmijës pa marrë në konsideratë riskun që merr përsipër nëse fëmija preket nga fruthi që në mos humbje jete, i shkakton verbëri apo shurdhëri.

“Kaq qytete që kemi, 0 raste. Është reduktuar numri në mënyrë drastike, por duhet rritur mbulesa vaksinale në Tiranë”, thotë Silva Bino.

Për të rritur mbulesën vaksinale , autoritetet shëndetësore deklarojnë se do të jetë strikt me drejtuesit e shkollave, kopshteve dhe çerdheve të cilët nuk duhet të pranojnë asnjë fëmijë nëse nuk kanë dorëzuar kartelën e vaksinave .

“Asnjë fëmijë nuk do të pranohet këtë vit nëse nuk bën të gjithë kalendarin e vaksinimit pasi jo vetëm mbron veten, por edhe fëmijët të cilët për arsye shëndetësore nuk mund ta bëjnë vaksinën’, thotë Bino.

Bino shpjegon se ky proces do të monitorohet në mënyrë rigoroze dhe për drejtuesit që shkelin ligjin do të ndëshkohen me gjobë. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive u tërheq vëmendjen edhe institucioneve private të cilët sipas saj një vit më parë nuk e kanë respektuar këtë ligj.

Në fillim të ketij vit fruthi shkaktoi disa viktima foshnje dhe të rritur të cilët ishin të pavaksinuar dhe u infektuan nga virusi vdekjeprurës. / Top Channel

Gabimi më i madh që bëjnë prindërit kur fëmija i kërkon gjërat me të qara dhe të bërtitura


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Nga Lira Gjika

Prindër, kur dëgjoni fëmijën tuaj që qan, bërtet dhe insiston që t’i plotësoni kërkesën, mos u nënshtroni, sepse nuk do të zgjidhni gjë dhe çështë më e keqja, do ta fiksoni edhe më shumë këtë sjellje të fëmijës tuaj. Shkencëtarët e shpjegojnë këtë sjellje të fëmijëve si një tregues inteligjence. Fëmija përpiqet të imponohet për të realizuar dëshirat dhe kërkesat e veta. Prindërit duhet ta marrin me qetësi dhe të mos plotësojnë kërkesën e fëmijës pse qan apo bërtet.

Duhet t’i japin të drejtë që mërzitet, por zgjidhja duhet të ndodhë pas fëmija të pushojë të qarën apo të bërtiturën. Prindërit duhet t’i thonë:” mbaro të qarën dhe më pas flasim për të gjetur zgjidhje.” Kur fëmija pushon dhe kërkesa është e plotësueshme, plotësojani duke i thënë e shikon, gjërat zgjidhen me fjalë dhe jo me të qarë. Prindër mos u turpëroni kur skenat ndodhin në rrugë, por ruani qetësinë dhe përsëritni shprehjen:” mbaro të qarën, unë jam këtu me ty, nuk je vetëm, përpiqu ta qetësosh veten siç e bërë dje”.

Ose pasi pushon, përgëzojeni duke i thënë, se radhën e shkuar t’u desh më shumë kohë për të qetësuar veten dhe të pushojë së bërtituri. E shikon që po e mëson edhe këtë mundësi që ke për të qetësuar vetë veten tënde. Tek e fundit i rrituri prandaj është pranë fëmijës që ta ndihmojë të arrij vetëqetësimin ashtu siç e ka nxitur të ecë të asë po ashtu po i mëson të vetëqetësohet . Kështu i mëson fëmijës të mendojë, të zgjedhë e të gjejë forcat e veta për t’ja dalë. Edhe një gjë të fundit, mos lejoni të huajt të ndërhyjnë në këtë proces ndërgjegjësimi dhe zhvillimi të fëmijës për veten, qofshin këta edhe gjyshërit./ Shendeti.com.al

Studimi: 110 fëmijë mbikapacitet në kopshtin nr. 26 në Tiranë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Nga studimi i kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e Lëviz Albania mbi monitorimin e infrastrukturës së kopshteve në Tiranë, kanë dal shumë problematika. Njëra nga kopshtet e monitoruara për të cilin do të flasim sot është kopshti “Dielli” i cili ndodhet në adresën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Kopshti nr. 26 “Dielli” është pjesë e nismës “Adopto një kopsht” është rikonstruktuar në 2016. Kopshti ka 210 fëmijë të regjistruar, kapaciteti i kopshtit është 100 fëmijë, 110 fëmijë mbikapacitet dhe stafi përbëhetë nga 8 edukatore.  Kjo sjell mbipopullimin e grupeve dhe vështirëson punën edukatoreve dhe mësinxënien fëmijëve.  Për më tepër lexoni më poshtë situatën e kopshtit  sipas ndarjes kushte të plotësuara, kushte të paplotësuara:

Kushtet e plotësuara:

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje (i ngrohtë dhe i ftohtë )
  • Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
  • Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Oborri i mbuluar me gjelbërim dhe bimë të shkurtra
  • Stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
  • Ka sistem detektimi zjarri
  • Ka sirena të zjarrit
  • Ka impiante për shuarjen e zjarrit
  • Edukatoret dinë si t’i përdorin në rast zjarri

Kushtet e paplotësuara:

  • Muret nuk janë të rrethuara me mure ndarëse
  • Mungon aksesi për makinat që furnizojnë kopshtin me material
  • Nuk ka sistem ndriçimi emergjence
  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternativë
  • Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi (sinjalistika për evakuimin e ndriçuar)
  • Nuk ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit
  • Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Nuk ka sinjalistikë të daljeve të emergjencës
  • Dritaret janë me skara hekuri
  • Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë
  • Mungojnë tabelat për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut (E kuqe, E verdhë/ Portokalli, Bojëqielli, E gjelbër)

Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.

Kopshti Duarartet, dritaret janë me skara hekuri


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Shoqata Together For Life me mbështetjen e Lëviz Albania ka monitoruar standardet të infrastrukturës fizike të 43 kopshteve publike të Tiranës. Ky monitorim është përkthyer në një studim të publikuar në 2017.

Kopshti nr. 25/1 “Duarartët” është ndërtuar në vitin 1956 dhe rikonstruktuar në 2016. Kopshti “Duarartët” është pjesë e nismës “Adopto një kopsht” ka 35 fëmijë të regjistruar mbi kapacitet.

Më poshtë gjeni situatën e kopshtit  sipas ndarjes kushte të plotësuara, kushte të paplotësuara:

Kushtet e plotësuara:

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
  • Ujë i rrjedhshëm i ngrohtë dhe i ftohtë pa ndërprerje
  • Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
  • Kopshti është i rrethuar me mure ndarëse
  • Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Ka impiante për shuarjen e zjarrit
  • Ka infermier & psikolog

Kushtet e paplotësuara:

  • Nuk ka sistem ndriçimi në raste emergjence
  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternativ
  • Mungon sistemi i ndriçimit të evakuimit (sinjalistika për evakuimin e ndriçuar)
  • Nuk ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit
  • Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Nuk ka sinjalistikë për daljet e emergjencës
  • Dritaret janë me skara hekuri
  • Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë
  • Nuk ka tabela për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut (E kuqe, E verdhë/ Portokalli, Bojëqielli, E gjelbër)
  • Mungon sistemi i detektimit të zjarrit
  • Mungon sirenat e zjarrit

Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.

Telat e dhëmbëve, cila është mosha ideale për fillimin e trajtimit?


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përshtati: Kesilda Gjoka

Është mirë të bëhet një vlerësim i një ortodontiku nga momenti që fëmija bën 7 vjeç. Ortodontiku është një dentist me trajnime shtesë, i cili është i specializuar drejtimin e dhëmbëve. Koha më e mirë që fëmija të vendosë tela varet nga gjëndja e rënduar dhe shkaku i shtrembërimit të dhëmbëve të fëmijës.

Në përgjthësi, trajtimi me telat e dhëmbëve fillon kur fëmija ka hequr pjesën më të madhe të dhëmbëve të qumështit dhe dhëmbët e përhershme kanë dal, zakonisht mes moshës 8 dhe 14 vjeç. Nëse trajtimi është i nevojshmë gjatë kësaj kohe, kujdesi interceptive dhe parandalues mund të përfitojë nga rritja e fëmijës për ta drejtuar rezultatin teksa zhvillimi prevalon.

Zgjedhja më e mirë për ju dhe fëmijën tuaj do të varet shumë nga ashpërsia e problemeve të dhëmbëve të fëmijës suaj. Bisedoni me dentistin ose ortodontin e fëmijës suaj për mënyrën më të mirë të veprimit.

Ortodontistët të cilët favorizojnë qasjen tradicionale thonë se një qasje dyfazore në trajtim në të vërtetë rrit kohën totale – dhe nganjëherë edhe shpenzimet – të trajtimit ortodontik me rezultate përgjithësisht të ngjashme. Megjithatë, ortodontistë të tjerë besojnë se udhëzimi i rritjes duke përdorur pajisje dentare para fazës së dytë të trajtimit e bën korrigjimin më të lehtë.

Disa ortodontik rekomandojnë ajo çfarë quhet një qasje interceptive, e cila përfshinë përdorimin e pajisjeve dentare (jo gjithmonë telat e dhëmbëve) në një moshë të hershme, kur fëmija i ka akoma dhëmbët e qumështit. Pastaj, kur fëmija ka dhëmbët e përhershëm, fillon faza e dytë e trajtimit, kryesishtë me telat e dhëmbëve. Kjo fazë e dytë mendohet nga disa të jetë më e shkurtër se trajtimi tradicional i telave nësë është bërë një trajtim më parë.

Burimi: Mayo Clinic


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387